{"id":4742,"date":"2015-07-26T09:44:26","date_gmt":"2015-07-26T07:44:26","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4742"},"modified":"2015-07-26T09:49:15","modified_gmt":"2015-07-26T07:49:15","slug":"mehmeti-haxhi-turistet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4742","title":{"rendered":"Mehmeti: Haxhi-turist\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Plazhi-vogel.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-4740 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Plazhi-vogel-300x200.jpg\" alt=\"Plazhi-vogel\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Plazhi-vogel-300x200.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Plazhi-vogel.jpg 601w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Valbona Mehmeti<\/p>\n<p>Pushimet e kosovar\u00ebve n\u00eb bregdet m\u00eb shum\u00eb i ngjajn\u00eb haxhill\u00ebkut: n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend, i nj\u00ebjti ritual. I dallon vet\u00ebm q\u00ebllimi: t\u00eb par\u00ebt kryejn\u00eb nj\u00eb obligim fetar p\u00ebr t\u00eb fituar k\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr, t\u00eb dyt\u00ebt p\u00ebrpiqen ta gjejn\u00eb at\u00eb n\u00eb diell, uj\u00eb e zall&#8230;<\/p>\n<p>Turist\u00ebt zakonisht e kan\u00eb nj\u00eb mision n\u00eb mendje kur udh\u00ebtojn\u00eb. T\u00eb shohin sa m\u00eb shum\u00eb atraksione t\u00eb vendit q\u00eb e vizitojn\u00eb dhe t\u2019i p\u00ebrjet\u00ebsojn\u00eb kujtimet n\u00eb fotografi. Ata kryesisht jan\u00eb pasiv\u00eb dhe presin t\u2019u ndodhin gj\u00ebra gjat\u00eb udh\u00ebtimeve. P\u00ebr dallim prej tyre udh\u00ebtar\u00ebt jan\u00eb aktiv\u00eb. Ata duan jo vet\u00ebm t\u2019i shohin, por edhe t\u2019i eksplorojn\u00eb vendet q\u00eb i vizitojn\u00eb, t\u00eb njohin njer\u00ebz, t\u00eb fitojn\u00eb p\u00ebrvoja t\u00eb reja dhe ta p\u00ebrjetojn\u00eb plot\u00ebsisht aventur\u00ebn e udh\u00ebtimit, qoft\u00eb edhe n\u00eb kushte e rrethana q\u00eb e rrezikojn\u00eb jet\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Shumica e kosovar\u00ebve nuk i kan\u00eb as tiparet e turistit e l\u00ebre m\u00eb t\u00eb udh\u00ebtarit. Emri q\u00eb u shkon m\u00eb p\u00ebrshtati \u00ebsht\u00eb ashtu si\u00e7 i quajn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 pushues.<\/p>\n<p>Pushues n\u00eb zall me mbeturinat te koka, q\u00eb vet\u00ebm rreshket n\u00eb diell si peshku n\u00eb skar\u00eb, her\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb, her\u00eb nga tjetra dhe lahet n\u00eb det. \u201cP\u00ebr qet uj\u00eb e p\u00ebr qet zall kemi ardh\u00eb, se p\u00ebr \u00e7ka tjet\u00ebr\u201d, i d\u00ebgjon tek i thon\u00eb nj\u00ebri-tjetrit n\u00eb plazhe.<\/p>\n<p>Pushimet n\u00eb bregdet t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb kosovar\u00ebve jan\u00eb aq uniforme, sa ndodh q\u00eb ata me vite pushojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend, p.sh n\u00eb Ulqin ose n\u00eb Durr\u00ebs. Ata madje nuk duan ta nd\u00ebrrojn\u00eb as apartamentin ku rrin\u00eb gjat\u00eb pushimeve. \u201cNuk e ndrroj kurr\u00eb banes\u00ebn. Pse me ndrru? Aty jam si n\u00eb shpi teme. Veq e th\u00ebrras shokin tem edhe i kallxoj q\u00eb po vi\u201d, thon\u00eb ata duke u krenuar se kan\u00eb z\u00ebn\u00eb miq\u00ebsi me t\u00eb zotin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>Ka t\u00eb atill\u00eb q\u00eb u mbetet hatri q\u00eb miku i tyre nikoqir nuk ua ka ruajtur edhe dhom\u00ebn e preferuar. Ose shkojn\u00eb edhe m\u00eb larg. Qesin kajde pse ua ka nd\u00ebrruar ngjyr\u00ebn e dhom\u00ebs?! V\u00ebrejn\u00eb imt\u00ebsi t\u00eb kota, nd\u00ebrsa nuk ankohen p\u00ebr mungesa elementare q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pushim t\u00eb dinjitetsh\u00ebm. Ndjenj\u00ebn e t\u00eb qenit si n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vet\u00ebn e plot\u00ebsojn\u00eb edhe me gj\u00ebsendet e ushqimet e shumta q\u00eb sjellin nga sht\u00ebpia. Thuajse p\u00ebr ato dhjet\u00eb dit\u00eb t\u00eb pushimit n\u00eb det duhet patjet\u00ebr gjith\u00e7ka t\u00eb jet\u00eb si n\u00eb sht\u00ebpi. Sa u mungon shpirti aventuresk i udh\u00ebtarit!<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb e kosovar\u00ebve n\u00eb plazh si n\u00eb \u201cdetin e Durr\u00ebsit, si n\u00eb at\u00eb t\u00eb Ulqinit\u201d \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Vrap i m\u00ebngjesit p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb \u00e7ad\u00ebr, ekspozim direkt n\u00eb rreze edhe kur dielli arrin zenitin, muhabete me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrpjekje t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb bised\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh prej nga vjen pushuesi q\u00eb ndodhet n\u00eb shezlonget af\u00ebr, konsumim petullash t\u00eb f\u00ebrguara n\u00eb \u201cfritez\u00ebn mobile\u201d af\u00ebr bregut t\u00eb detit, shtalba misri apo frutash t\u00eb blera nga shit\u00ebsi me gomar apo me karroc\u00eb dore. Rrall\u00ebk\u00ebnd e sheh duke lexuar ndonj\u00eb lib\u00ebr e duke shikuar pun\u00ebt e veta.<\/p>\n<p>N\u00eb plazhet e Ulqinit ende aplikohet rituali i \u201cvarrimit\u201d n\u00eb r\u00ebr\u00eb p\u00ebr ta nxjerr\u00eb reum\u00ebn nga trupi, sepse n\u00eb det shkohet edhe \u201cp\u00ebr ila\u00e7\u201d. Mjek\u00ebt i konsiderojn\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr sh\u00ebndetin k\u00ebto \u201cvarrime\u201d, por shqiptar\u00ebt v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb zakon.<\/p>\n<p>M\u00eb t\u00eb per\u00ebnduar dielli pushuesit si n\u00eb Ulqin, ashtu edhe n\u00eb Durr\u00ebs nisin ritualin e \u201chaxhill\u00ebkut\u201d dhe freskimit t\u00eb trupit nga \u201czharitjet\u201d e dit\u00ebs. T\u00eb ndrequr e t\u00eb pispillosur b\u00ebjn\u00eb xhiro t\u00eb pakuptimta n\u00eb sh\u00ebtitoret q\u00eb dikur i njihnim si korzo, e q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb plazheve t\u00eb bregdetit shqiptar viteve t\u00eb fundit jan\u00eb nd\u00ebrtuar sipas t\u00eb nj\u00ebjtit model. I nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe modeli i sh\u00ebtitjes n\u00eb to edhe i xhingla-minglave q\u00eb shiten p\u00ebrgjat\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Eh, kur mbaron \u201chaxhill\u00ebku\u201d, vrap te muzika. Patjet\u00ebr tallava dhe patriotike. Se kosovar\u00ebt edhe pushimet i b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr patriotiz\u00ebm. \u201cMa mir\u00eb i l\u00ebm\u00eb parat\u00eb te i joni\u201d, thon\u00eb.<\/p>\n<p>I l\u00ebn\u00eb, sepse, e para, u kushton m\u00eb lir\u00eb, dhe, e dyta, se p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pushime n\u00eb bregdete t\u00eb tjera u duhen viza dhe pak m\u00eb shum\u00eb pare e gjendja ekonomike nuk ua mund\u00ebson k\u00ebt\u00eb luks shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Por nga m\u00ebnyra sesi i b\u00ebjn\u00eb pushimet kosovar\u00ebt nuk dalin edhe fort patriot\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse shkojn\u00eb me vite n\u00eb nj\u00eb vend ata nuk kan\u00eb iden\u00eb se \u00e7far\u00eb monumentesh apo atraksionesh kulturore dhe historike ka qyteti e rrethina ku pushojn\u00eb. E Shqip\u00ebria sidomos ka shum\u00eb t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Besoj se t\u00eb pakt\u00eb jan\u00eb ata pushues shqiptar\u00eb q\u00eb shkojn\u00eb ndoshta me dekada n\u00eb Ulqin dhe e din\u00eb p\u00ebr shembull se rreth 20 kilometra larg k\u00ebsaj qyteze ndodhet Shasi, nj\u00eb lokalitet i bukur me g\u00ebrmadha t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb ilire q\u00eb dikur kishte 365 kisha.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 besoj se nuk e din\u00eb as adhuruesit e pushimeve n\u00eb Durr\u00ebs, se n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet ndodhet amfiteatri i periudh\u00ebs romake, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit n\u00eb Ballkan, ku zhvilloheshin gara mes njer\u00ebzve dhe dyluftime mes kafsh\u00ebve.<\/p>\n<p>Edhe sikur t\u00eb ken\u00eb vullnet p\u00ebr t\u2019i vizituar k\u00ebto antikitete k\u00ebt\u00eb do t\u00eb mund ta b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm individualisht, sepse institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr turizmin n\u00eb t\u00eb dyja qytetet nuk u ofrojn\u00eb atyre vizita t\u00eb organizuara me guid\u00eb.<\/p>\n<p>Agjencit\u00eb e udh\u00ebtimeve nuk kan\u00eb oferta t\u00eb tilla p\u00ebr pushuesit kosovar\u00eb, sepse nuk kan\u00eb as k\u00ebrkesa. E t\u00ebra q\u00eb u ofrojn\u00eb k\u00ebto agjenci jan\u00eb transporti me autobus\u00eb jo fort komod\u00eb n\u00eb destinacione dhe shoq\u00ebrimi me tingujt e muzik\u00ebs s\u00eb Med\u00ebs apo Mentor Kurtishit.<\/p>\n<p>Ofertat me guid\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr turist\u00ebt dhe udh\u00ebtar\u00ebt e huaj, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb pushime t\u00eb planifikuara dhe duan q\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb e pushimit t\u00eb tyre t\u00eb mos jet\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, por t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb ndryshme me plot aventur\u00eb e njohje t\u00eb \u00e7do atraksioni t\u00eb vendit q\u00eb e vizitojn\u00eb.<\/p>\n<p>Pushimet e paorganizuara dhe pa agjend\u00eb q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb shumica e shqiptar\u00ebve nga t\u00eb gjitha trevat etnike, ekspert\u00ebt e turizmit i kan\u00eb cil\u00ebsuar si mjaft primitive, t\u00eb ngjashme me fillet e turizmit evropian pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Faji, sipas tyre, \u00ebsht\u00eb i dyansh\u00ebm: edhe i institucioneve t\u00eb turizmit p\u00ebr munges\u00eb kontrolli dhe oferte, edhe i pushuesve p\u00ebr munges\u00eb interesimi dhe k\u00ebrkese p\u00ebr ngritjen e standardeve.<\/p>\n<p>Fatmir\u00ebsisht natyra u ka dhuruar shum\u00eb bukuri viseve shqiptare dhe historia e bujshme u ka l\u00ebn\u00eb shum\u00eb trash\u00ebgimi.<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb huajt ata q\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre i kan\u00eb njoftuar me to dhe i kan\u00eb vet\u00ebdijesuar shqiptar\u00ebt si k\u00ebndej, si andej kufirit p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ruajtjes, shfryt\u00ebzimit dhe promovimit t\u00eb pasurive natyrore dhe t\u00eb monumenteve historike dhe kulturore.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb fushat\u00ebs \u201cTurizmi i s\u00eb nes\u00ebrmes\u201d me p\u00ebrkrahjen e Qeveris\u00eb gjermane para disa vjet\u00ebsh ka filluar nj\u00eb iniciativ\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e organizatave lokale dhe turistike t\u00eb tri shteteve: Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs e Malit t\u00eb Zi e quajtur \u201cThe Peaks of Ballkans\u201d (Majat e Ballkanit). Si rezultat i saj sot jan\u00eb t\u00eb identifikuara shtigjet q\u00eb lidhin trek\u00ebnd\u00ebshin e Bjeshk\u00ebve t\u00eb Nemuna, gj\u00eb q\u00eb u ndihmon edhe vendor\u00ebve, edhe t\u00eb huajve t\u00eb shijojn\u00eb sa m\u00eb leht\u00eb bukurit\u00eb e Alpeve shqiptare.<\/p>\n<p>Ka edhe plot shembuj t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb me iniciativ\u00ebn dhe ndihm\u00ebn e fondeve t\u00eb huaja jan\u00eb restauruar e jan\u00eb promovuar vlerat tona kulturore, duke i kthyer edhe n\u00eb pika t\u00eb leverdishme turistike.<\/p>\n<p>Por fatkeq\u00ebsisht k\u00ebto bukuri m\u00eb shum\u00eb po i shijojn\u00eb t\u00eb huajt sesa shqiptar\u00ebt. Ndoshta edhe p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs turistike.<\/p>\n<p>Edhe sivjet n\u00eb pikat turistike t\u00eb rivier\u00ebs jugore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebp\u00ebr kala e g\u00ebrmadha antike, m\u00eb shum\u00eb shiheshin turist\u00eb t\u00eb huaj sesa shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare u ka b\u00ebr\u00eb thirrje kosovar\u00ebve q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pushime sa m\u00eb aktive n\u00eb bregdetin shqiptar, duke kombinuar t\u00eb shijuarit e plazhit me vizita n\u00eb zona arkeologjike dhe malore.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb fillojn\u00eb me praktika t\u00eb tilla. Kjo jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur syt\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb njohur sa m\u00eb mir\u00eb historin\u00eb dhe kultur\u00ebn e bashk\u00ebkomb\u00ebsve, nga njohja e t\u00eb cilave kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb privuar me dekada.<\/p>\n<p>N\u00ebse jo udh\u00ebtar\u00eb, pushuesit shqiptar\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnin p\u00ebrpjekje t\u00eb b\u00ebhen bile turist\u00eb. T\u00eb provojn\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb rutin\u00ebn e pushimit, duke vizituar vende t\u00eb reja dhe t\u00eb eksplorojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb pasurit\u00eb natyrore dhe arkeologjike si t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ashtu edhe t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebshtu jo vet\u00ebm se do t\u00eb pasuronin shpirtin dhe mendjen e tyre, por do ta njihnin m\u00eb mir\u00eb edhe bot\u00ebn e mrekullueshme q\u00eb i rrethon. K\u00ebto nuk mund t\u2019ua ofroj\u00eb dielli, uji e zalli\u2026<\/p>\n<p>\/Koha Net\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Valbona Mehmeti Pushimet e kosovar\u00ebve n\u00eb bregdet m\u00eb shum\u00eb i ngjajn\u00eb haxhill\u00ebkut: n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend, i nj\u00ebjti ritual. I dallon vet\u00ebm q\u00ebllimi: t\u00eb par\u00ebt kryejn\u00eb nj\u00eb obligim fetar p\u00ebr t\u00eb fituar k\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr, t\u00eb dyt\u00ebt p\u00ebrpiqen ta gjejn\u00eb at\u00eb n\u00eb diell, uj\u00eb e zall&#8230; Turist\u00ebt zakonisht e kan\u00eb nj\u00eb mision n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4740,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-4742","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4742","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4742"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4742\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4746,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4742\/revisions\/4746"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4740"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4742"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4742"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4742"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}