{"id":4687,"date":"2015-07-24T07:04:13","date_gmt":"2015-07-24T05:04:13","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4687"},"modified":"2015-07-24T00:10:28","modified_gmt":"2015-07-23T22:10:28","slug":"me-kenget-e-ulqinit-e-shkodres-neper-bote","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4687","title":{"rendered":"Me k\u00ebng\u00ebt e Ulqinit e Shkodr\u00ebs n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Shaban-gjekaj.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-4688 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Shaban-gjekaj-274x300.png\" alt=\"Shaban-gjekaj\" width=\"274\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Shaban-gjekaj-274x300.png 274w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Shaban-gjekaj.png 322w\" sizes=\"auto, (max-width: 274px) 100vw, 274px\" \/><\/a>Ramazan \u00c7eka<\/p>\n<p>\u201cTuj ju ngjit Bun\u00ebs p\u00ebrpjet\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebng\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohura q\u00eb Shaban Gjekaj, me interpretimin e tij brilant, e ka p\u00ebrjet\u00ebsuar n\u00eb fondin e art\u00eb t\u00eb k\u00ebng\u00ebs popullore qytetare. Kjo k\u00ebng\u00eb \u00ebsht\u00eb ilustrimi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpjeguar lidhjet e vjetra kulturore e zakonore t\u00eb dy qyteteve, Ulqinit e Shkodr\u00ebs, q\u00eb natyrsh\u00ebm banor\u00ebt e k\u00ebtyre an\u00ebve i quajn\u00eb v\u00eblla e mot\u00ebr. Buna, ky lum\u00eb legjendar, i qet\u00eb e i lundruesh\u00ebm q\u00eb buron n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Shkodr\u00ebs, ka p\u00ebrkundur n\u00eb uj\u00ebrat e veta, jo vet\u00ebm varka, sule e galera me mallra, por edhe shkodran\u00eb e ulqinak\u00eb q\u00eb kan\u00eb bartur me vete at\u00eb q\u00eb mund ta quajm\u00eb \u201cmall shpirt\u00ebror\u201d kultur\u00ebn e nd\u00ebrsjellt\u00eb, tradit\u00ebn, zakonet, k\u00ebng\u00ebt e baladat. N\u00eb k\u00ebt\u00eb truall kulturor lindi dhe u rrit edhe Shaban Gjekaj, ky p\u00ebrfaq\u00ebsues e p\u00ebr\u00e7ues kulturor bashk\u00ebkohor i k\u00ebng\u00ebs popullore qytetare dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi asaj shqiptare t\u00eb trevave t\u00eb Veriut. Ai, q\u00eb n\u00eb f\u00ebmini, u p\u00ebrkund me k\u00ebng\u00ebt e vjetra ulqinake, me k\u00ebng\u00ebt e detar\u00ebve me z\u00eb, me vallet e k\u00ebnduara t\u00eb peshkatar\u00ebve ulqinak\u00eb p\u00ebr t\u2019u njohur m\u00eb von\u00eb me \u201cariet\u201d e mrekullueshme shkodrane, me interpretimet e pavdekshme t\u00eb Bik Ndoj\u00ebs, Marije Kraj\u00ebs, Lu\u00e7ije Milotit, Xhevdet Hafizit, Shyqyri Alushit e shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve .<\/p>\n<p><strong>Z. Shaban, ju keni dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb \u00e7muar n\u00eb ruajtjen dhe afrimin e k\u00ebng\u00ebs tradicionale qytetare ulqinake dhe shkodrane. Asnj\u00ebher\u00eb nuk jeni shk\u00ebputur prej tyre, duke mos harruar edhe viset e tjera shqiptare. Si filloi karriera juaj artistike si k\u00ebng\u00ebtar popullor?<\/strong><\/p>\n<p>Karriera ime muzikore e mir\u00ebfillt\u00eb filloi n\u00eb Prizren, n\u00eb Shoq\u00ebrin\u00eb Kulturore Artistike \u201cAgimi\u201d n\u00eb vitin 1968, duke u mir\u00ebpritur me shum\u00eb sukses n\u00eb turnet\u00eb q\u00eb organizoheshin n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet e Kosov\u00ebs. Rreth viteve \u201970, deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme, vazhdoj t\u00eb k\u00ebndoj dhe t\u00eb kontribuoj n\u00eb qytetin e Ulqinit, por pa e shk\u00ebputur bashk\u00ebpunimin me RTP dhe Shoq\u00ebrin\u00eb Kulturore Artistike \u201cAgimi\u201d n\u00eb Prizren.<\/p>\n<p><strong>Cilat ishin k\u00ebng\u00ebt q\u00eb me z\u00ebrin dhe interpretimin tuaj ju b\u00ebn\u00eb shum\u00eb t\u00eb njohur dhe t\u00eb dashur p\u00ebr publikun?<\/strong><\/p>\n<p>Po, ato jan\u00eb shum\u00eb, por un\u00eb do t\u00eb ve\u00e7oja sidomos k\u00ebng\u00ebt \u201cKrisi topi\u201d, \u201cAli Pash\u00eb Tepelena\u201d, \u201cTuj u ngjit\u00eb Bun\u00ebs p\u00ebrpjet\u00eb\u201d, dueti me k\u00ebng\u00ebtaren Lajde Berisha me k\u00ebng\u00ebn \u201cMa ke gishtin p\u00ebr unaz\u00eb\u201d dhe dueti tjet\u00ebr me k\u00ebng\u00ebtarin Muhamet Jetishi me k\u00ebng\u00ebn \u201cDrandofilja lypte hije\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb vitin &#8217;68 pas suksesit q\u00eb pat\u00ebt si k\u00ebng\u00ebtar?<\/strong><\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb erdh\u00ebn ftesa nga redaktor\u00eb, producent\u00eb dhe kompozitor\u00eb t\u00eb Radios dhe Televizionit t\u00eb Prishtin\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga z.Lorenc Antoni, redaktor, kompozitor i njohur dhe nd\u00ebr studiuesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb folklorit n\u00eb Kosov\u00eb, duke mos e limituar koh\u00ebn e in\u00e7izimit, por t\u00eb regjistroja sa m\u00eb shum\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb vjetra ulqinake dhe shkodrane me orkestr\u00ebn e Radio Televizionit t\u00eb Prishtin\u00ebs, q\u00eb drejtohej nga mjeshtri Isak Mu\u00e7olli.<\/p>\n<p><strong>Na tregoni di\u00e7ka rreth turneve q\u00eb keni patur\u2026<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitet \u201878-\u201879 kam qen\u00eb n\u00eb dy turne n\u00eb SHBA, Kanada, Australi e n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb tjera, n\u00eb troje shqiptare, me estrad\u00ebn e ish-Jugosllavis\u00eb, me k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb afirmuar t\u00eb asaj kohe, si: Shaban Shuliq, Meho Puziq, Ismet K\u00ebrciq, Olivera Katania, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin \u201879 p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb vjen n\u00eb Shkod\u00ebr Ansambli i Ulqinit, ku u mir\u00ebprita me k\u00ebng\u00ebn \u201cZaganjorja\u201d dhe ky ansamb\u00ebl u p\u00ebrfaq\u00ebsua edhe me vallen e \u201cPeshkatar\u00ebve\u201d, duke dh\u00ebn\u00eb shfaqje edhe n\u00eb Tiran\u00eb Puk\u00eb, etj. N\u00eb vitin &#8217;80 mora pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb turne n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet e Shqip\u00ebris\u00eb, me Ansamblin e RTP, me gjenerat\u00ebn m\u00eb t\u00eb art\u00eb t\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve t\u00eb asaj kohe: Esat Bicurri, Ismet Bogujevci, Nazmie Hoxha, Luan Hajro, Nyzafete Shala, Faton Bakolli, Hanife Re\u00e7ani nga Gostivari, etj, i cili mbetet p\u00ebr mua si nj\u00eb nga turnet\u00eb e paharruar.<\/p>\n<p><strong>Me cil\u00ebt nga kompozitor\u00ebt dhe poet\u00ebt keni pasur bashk\u00ebpunime?<\/strong><\/p>\n<p>Kompozitor\u00ebt dhe poet\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt kam bashk\u00ebpunuar jan\u00eb shum\u00eb. Mund t\u00eb ve\u00e7oj disa prej tyre, ato t\u00eb Malit t\u00eb Zi; Nikoll\u00eb Nikprelaj, Sokol Vulaj, Shefko Dabi, Afrim \u00c7oba, G\u00ebzim Haxhimehmeti, me rapsodin e paharruar t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, Sali Mani, por pa u shk\u00ebputur edhe nga kompozitor\u00ebt e mir\u00ebnjohur t\u00eb Kosov\u00ebs Isak Mu\u00e7olli dhe Isa Jakupi. M\u00eb pas vjen bashk\u00ebpunimi me kompozitor\u00ebt m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe q\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb i suksessh\u00ebm si: Pjet\u00ebr Gaci, Zef \u00c7oba, Nazmi Lishi, Luan Barova, Shp\u00ebtim Sara\u00e7i, Ilir Zoga etj. T\u00eb suksesshme kan\u00eb qen\u00eb edhe bashk\u00ebpunimet me autor\u00ebt e teksteve si Brahim Berjashi, Asllan Bisha, Haxhi Shabani, Basri \u00c7apriqi, Bujar Ferhati, G\u00ebzim Uru\u00e7i, Zyni Beqiraj etj.<\/p>\n<p><strong>Z.Shaban, cilat jan\u00eb orkestrat me t\u00eb cilat keni punuar gjat\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs tuaj 47-vje\u00e7are dhe me t\u00eb cilat keni patur edhe suksese?<\/strong><\/p>\n<p>Kam punuar me disa orkestra profesioniste t\u00eb mir\u00ebnjohura si: Orkestra e Shoq\u00ebris\u00eb Kulturore \u201cAgimi\u201d, orkestra e Radiotelevizionit t\u00eb Prishtin\u00ebs, orkestra e Shoq\u00ebris\u00eb Kulturore \u201cBuna\u201d, orkestra \u201cDasma e Ulqinit\u201d, orkestra e Ansamblit Shtet\u00ebror t\u00eb K\u00ebng\u00ebve dhe Valleve Tiran\u00eb, si dhe me orkestr\u00ebn e kompozitorit t\u00eb mir\u00ebnjohur Agim Krajka n\u00eb SHBA. Por kujtime t\u00eb paharruara dhe mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, jan\u00eb edhe ato momente kur kam k\u00ebnduar s\u00eb bashku me k\u00ebng\u00ebtaren Parashqevi Simaku.<\/p>\n<p><strong>Dhe tani t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht statistik\u00eb, por tregues i karrier\u00ebs suaj dhe mir\u00ebpritjes q\u00eb ke pasur nga publiku. Sa k\u00ebng\u00eb keni t\u00eb regjistruara n\u00eb radio dhe televizione?<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 1968 deri n\u00eb vitet &#8217;90 in\u00e7izova rreth 80 k\u00ebng\u00eb, ku 13 prej tyre n\u00eb vitin &#8217;71 u in\u00e7izuan me orkestr\u00ebn \u201cDasma e Ulqinit\u201d, kur dhe dol\u00ebn edhe albumet e para (n\u00eb pllaka gramafoni n\u00eb at\u00eb koh\u00eb) me k\u00ebng\u00ebt \u201c\u00c7\u2019ka kalaja\u201d, \u201cKush po vjen me temena\u201d, \u201cMori kull\u00eb\u201d, \u201cMe jelek me barnavek\u00eb\u201d e t\u00eb tjera q\u00eb tani edhe nuk m\u00eb kujtohen.<\/p>\n<p><strong>Sa koncerte keni realizuar gjat\u00eb karrier\u00ebs tuaj artistike?<\/strong><\/p>\n<p>Po, kam realizuar shum\u00eb koncerte n\u00eb televizione t\u00eb ndryshme si me RTSH, RTP, etj. t\u00eb drejtuar nga regjisor\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb si: Ylli Pepo, Leonard Gjata, Gjergj Rita, Osman Mula, Vera Grabocka, Arjan \u00c7uliqi, dhe me ato t\u00eb Kosov\u00ebs me producentin Musa Tolaj, me regjisorin Nuhi Matoshi dhe drejtorin gjeneral t\u00eb RTP, Osman Gashi, etj. Kam realizuar edhe disa koncerte recitale, ku do t\u00eb ve\u00e7oja at\u00eb n\u00eb Teatrin \u201cMigjeni\u201c, n\u00eb vitin 2001, n\u00eb 35-vjetorin e karrier\u00ebs sime artistike, me nj\u00eb sukses t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, me orkestren e Shkodr\u00ebs, shoq\u00ebruar nga fizarmonicisti im Fiqo Dabi, ku salla ka qen\u00eb e tejmbushur. N\u00eb k\u00ebt\u00eb eveniment jam shoq\u00ebruar nga grupi folklorik \u201cZana\u201c i Ulqinit, me udh\u00ebheq\u00ebs artistik kompozitorin Nazmi Lishi, koreograf Kabil Mehmeti dhe moderatore Silvana Bra\u00e7e. Mikpritja e spektatorit shkodran ishte, jo vet\u00ebm treguesi m\u00eb i mir\u00eb i lidhjeve t\u00eb vjetra Shkod\u00ebr-Ulqin, por edhe i pjekuris\u00eb sime si artist i k\u00ebng\u00ebs dhe interpretimit. Ai koncert nuk do t\u00eb m\u00eb shqitet kurr\u00eb nga mendja.<\/p>\n<p><strong>A keni patur koleg\u00eb tuaj t\u00eb ftuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor?<\/strong><\/p>\n<p>Po, shum\u00eb. T\u00eb ftuar special\u00eb kan\u00eb qen\u00eb koleg\u00ebt e mi t\u00eb nderuar k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt Vjoleta Zefi dhe Bashkim Alibali. Kam realizuar edhe nj\u00eb recital tjet\u00ebr me \u201cJehona e Shkodr\u00ebs\u201c me producent Xhelal Halili, n\u00eb vitin 2001 me orkestr\u00ebn e drejtuar nga fizarmonicisti shkodran Qemal Kajushi, si dhe fizarmonicisti nga Mali i Zi Fiqo Dabi. Duhet t\u00eb kujtoj edhe di\u00e7ka\u2026 me Ansamblin Shtet\u00ebror t\u00eb K\u00ebng\u00ebve dhe Valleve n\u00eb Tiran\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb tre koncerte me k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur shkodran\u00eb si Xhevdet Hafizi, Shyqyri Alushi, Naile Hoxha, Hysen Ko\u00e7ia, Bujar Qamili, Bashkim Alibali, Mukades \u00c7anga etj. Po me Ansamblin Shtet\u00ebror, n\u00eb vitin 2004, kam dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb koncert ku ishin t\u00eb pranish\u00ebm edhe k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt Bujar Qamili dhe Elisabeta Marku, dhe q\u00eb arriti nj\u00eb sukses t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb Pallatin e Kultur\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Na thoni di\u00e7ka rreth pjesmarrjes tuaj n\u00eb festivale dhe \u00e7mimet q\u00eb keni marr\u00eb gjat\u00eb karrier\u00ebs tuaj 47 vje\u00e7are.<\/strong><\/p>\n<p>Jam pjesmarr\u00ebs i disa festivaleve ku jam vler\u00ebsuar me \u00e7mime t\u00eb ndryshme. N\u00eb vitin 1969 si \u201cInterpretuesi m\u00eb i mir\u00eb\u201d n\u00eb \u201cAkordet e Kosov\u00ebs\u201d kur isha 21 vje\u00e7 me k\u00ebng\u00ebt \u201cShkollares fshatare\u201d dhe \u201cPse ul\u2019 kryet kur n\u2019rrug\u00eb t\u2019takoj\u201d t\u00eb kompozitorit Isak Mu\u00e7olli. N\u00eb \u201cFest Federativ\u201d n\u00eb Vrana\u00e7ka Banja n\u00eb vitin \u201871, n\u00eb ish-Republik\u00ebn Federative Jugosllave, fitova \u00e7mimin e par\u00eb me duetin \u201cK\u00ebndon bylbyli posht\u00eb te zalli\u201d me G\u00ebzime Hajrullahun nga Tetova, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i RTP dhe \u201cRilindjes\u201d, ku \u00e7do Republik\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej me nga nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar. N\u00eb vitin \u201871 fitova \u201c\u00c7mimin e dyt\u00eb t\u00eb juries\u201d me k\u00ebng\u00ebn \u201cLulja e k\u00ebputur&#8221;, p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb \u201cAkordet e Kosov\u00ebs\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, pas k\u00ebng\u00ebtares s\u00eb madhe Nexhmie Pagarusha, e cila fitoi \u00e7mimin e par\u00eb. E quaj nj\u00eb nder t\u00eb madh k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim pas k\u00ebng\u00ebtares s\u00eb paarritshme Pagarusha. Po n\u00eb vitin \u201c71 n\u00eb Festivalin e Z\u00ebrit t\u00eb Ri t\u00eb Jugosllavis\u00eb q\u00eb shtrihej nga Vardari shqiptar e deri te Alpet e Sllovenis\u00eb, zura vendin e pare, duke interpretuar nj\u00eb duet t\u00eb k\u00ebnduar nga Ibrahim Tukiqi dhe Lu\u00e7ie Miloti \u201cK\u00ebndon bilbili posht\u00eb te zalli\u201d, nj\u00eb k\u00ebng\u00eb kjo e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb izoluar q\u00eb ngjitej n\u00eb sken\u00ebn e artit jugosllav dhe q\u00eb d\u00ebgjohej me frik\u00eb nga shqiptar\u00ebt e Ulqinit.<\/p>\n<p><strong>\u201cK\u00ebng\u00ebt tradicionale t\u00eb ruhen dhe t\u00eb mos devijohen\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>K\u00ebng\u00ebtari kujton me emocion interpretimet n\u00eb Tiran\u00eb dhe Shkod\u00ebr, si dhe vler\u00ebsimet e marra<\/strong><\/p>\n<p><strong>Cil\u00ebt jan\u00eb pra disa nga momentet m\u00eb t\u00eb bukura dhe emocionuese q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme?<\/strong><\/p>\n<p>Emocionet m\u00eb p\u00ebrshkojn\u00eb trupin edhe tani q\u00eb po flasim. Nj\u00eb nd\u00ebr momentet m\u00eb t\u00eb bukura dhe emocionuese p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb kur kam k\u00ebnduar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebng\u00ebn \u201cTuj u ngjit Bun\u00ebs p\u00ebrpjet\u00eb\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. K\u00ebng\u00ebtari i Ansamblit Shtet\u00ebror t\u00eb Tiran\u00ebs Xhevdet Hafizi m\u00eb dhuroi nj\u00eb buqet\u00eb me lule n\u00eb Pallatin e Kultur\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. E ndjeva veten shum\u00eb t\u00eb nderuar, t\u00eb vler\u00ebsuar e krenar q\u00eb isha ulqinak dhe shqiptar. Por edhe nj\u00eb tjet\u00ebr moment emocionues ka qen\u00eb kur jam nderuar dhe respektuar n\u00eb Pallatin e Sportit n\u00eb Shkod\u00ebr, nga k\u00ebng\u00ebtari i madh Shyqyri Alushi, i cili m\u00eb dhuroi nj\u00eb tuf\u00eb me lule, duke m\u00eb falenderuar p\u00ebr z\u00ebrin tim t\u00eb bukur, pas interpretimit t\u00eb k\u00ebng\u00ebs \u201cN\u2019Shkodr\u00ebn ton\u00eb ka ra nji drit\u00eb\u201d. Publiku n\u00eb sall\u00eb u befasua nga q\u00eb isha nj\u00eb djalosh i ri, mendoj i talentuar dhe q\u00eb kisha zgjedhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb publik nj\u00eb nga perlat muzikore q\u00eb i kushtohet Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebn autor\u00ebsin\u00eb tuaj interpretative, si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebt edhe m\u00eb lart, ju keni shum\u00eb albume. Cil\u00ebt nga k\u00ebto, mendoni ju, se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb arriturit dhe q\u00eb i kan\u00eb q\u00ebndruar koh\u00ebs me k\u00ebng\u00eb t\u00eb cilat edhe sot k\u00ebndohen?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin \u201885 doli albumi n\u00eb kaset\u00eb audio titulluar \u201cZaganjorja\u201d me 10 k\u00ebng\u00eb me orkestr\u00ebn e RTP. Krijimtaria dhe prodhimtaria ime \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrmbledhur n\u00eb 11 albume, duke arritur k\u00ebshtu nj\u00eb shif\u00ebr t\u00eb konsiderueshme prej rreth 180 k\u00ebng\u00eb, ku n\u00eb t\u00eb cilat nj\u00eb pjes\u00eb jan\u00eb edhe albume kolektive.<\/p>\n<p><strong>Ju vazhdoni t\u00eb jetoni n\u00eb Ulqin. Ende edhe sot z\u00ebri juaj d\u00ebgjohet n\u00eb radio, tv, koncerte, festa, g\u00ebzime familjare, fejesa e dasma. A mund t\u00eb na thoni ndonj\u00eb nga \u00ebndrrat tuaja t\u00eb kahershme?<\/strong><\/p>\n<p>Ulqin-Shkod\u00ebr v\u00eblla e mot\u00ebr, nj\u00ebsoj jan\u00eb, s\u2019ka dallim, jan\u00eb adete t\u00eb nj\u00ebjta, faktor ky, q\u00eb nuk na ndan\u00eb. Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e kahershme u b\u00eb zhgj\u00ebnd\u00ebrr s\u00eb fundi nga Bashkia e qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, duke m\u00eb vler\u00ebsuar me titullin: \u201cMir\u00ebnjohja e Qytetit\u201d, me motivacion: \u201cP\u00ebr kontribut si p\u00ebrfaq\u00ebsues tipik n\u00eb interpretimin dhe afrimin e k\u00ebng\u00ebs tradicionale popullore ulqinake-shkodrane\u201d, sepse, si\u00e7 e dini, jasht\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka p\u00ebr\u00e7uar kush m\u00eb shum\u00eb se un\u00eb k\u00ebng\u00ebt shkodrane.<\/p>\n<p><strong>A keni ndonj\u00eb mesazh p\u00ebr koleg\u00ebt, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt tuaj apo brezin m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb ve\u00e7anti rreth k\u00ebng\u00ebve popullore qytetare, falenderoj koleg\u00ebt e mi k\u00ebng\u00ebtar\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb rinj, por duke i porositur t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb k\u00ebng\u00ebt tradicionale t\u00eb ruhen dhe t\u00eb mos devijohen.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb d\u00ebshirat dhe projektet tuaja n\u00eb t\u00eb ardhmen?<\/strong><\/p>\n<p>Eh, shum\u00eb&#8230; d\u00ebshirat, planet dhe projektet e mia jan\u00eb shum\u00eb, por do t\u00eb ve\u00e7oja realizimin e nj\u00eb recitali n\u00eb Ulqin, Shkod\u00ebr dhe Tiran\u00eb, si dhe botimin e nj\u00eb libri ku t\u00eb p\u00ebrfshihen kujtimet nga karriera ime si k\u00ebng\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>Biografia<\/strong><\/p>\n<p>Shaban Gjekaj ka lindur m\u00eb 1948 n\u00eb Selit\u00eb t\u00eb Ulqinit. Pasi p\u00ebrfundoi shkoll\u00ebn fillore n\u00eb vendlindje dhe shkoll\u00ebn e mesme n\u00eb Prishtin\u00eb, mbaroi studimet p\u00ebr fizik\u00eb dhe kimi n\u00eb vitin 1969 n\u00eb filialin e Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs n\u00eb Prizren. Shabani voli k\u00ebng\u00ebn popullore t\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit q\u00eb ishte si ur\u00eb lidh\u00ebse mes Ulqinit dhe Shkodr\u00ebs, trev\u00eb ku kan\u00eb lindur k\u00ebng\u00eb e balada t\u00eb vjetra, perla t\u00eb muzik\u00ebs shqiptare, ku g\u00ebrshetohen trim\u00ebria dhe dashuria, q\u00eb fal\u00eb talentit t\u00eb tij i p\u00ebrvetsoi dhe interpretoi q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Shaban Gjekaj ka l\u00ebvruar k\u00ebng\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve t\u00eb shquar shkodran\u00eb, me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb rritur, duke d\u00ebgjuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Radio Shkodr\u00ebn dhe Radio Tiran\u00ebn, n\u00eb vitet e para t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij, q\u00eb ishin t\u00eb vetmet burime kryesore t\u00eb atyre viteve, por edhe arsimimi i Shabanit, edukata muzikore dhe p\u00ebrvoja e k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, e vendos\u00ebn n\u00eb shtegun nga ku nis karriera e tij artistike. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb relativisht t\u00eb gjat\u00eb, mbi 37 vite, Shaban Gjekaj punoi n\u00eb arsim dhe s\u00eb fundi drejtor i Qendr\u00ebs Kulturore n\u00eb Ulqin, deri n\u00eb vitin 2011. \/Shekulli\/<\/p>\n<p><object style=\"width: 450px; height: 366px;\" data=\"http:\/\/www.youtube.com\/v\/_HSAbw_Ov7k?color2=FBE9EC&amp;version=3\" type=\"application\/x-shockwave-flash\" width=\"300\" height=\"150\"><param name=\"movie\" value=\"http:\/\/www.youtube.com\/v\/_HSAbw_Ov7k?color2=FBE9EC&amp;version=3\" \/><param name=\"allowFullScreen\" value=\"true\" \/><param name=\"allowscriptaccess\" value=\"always\" \/><\/object><\/p>\n<div style=\"font-size: 0.8em;\"><\/div>\n<p><object style=\"width: 450px; height: 366px;\" data=\"http:\/\/www.youtube.com\/v\/G4Ko6fx4OUA?color2=FBE9EC&amp;version=3\" type=\"application\/x-shockwave-flash\" width=\"300\" height=\"150\"><param name=\"movie\" value=\"http:\/\/www.youtube.com\/v\/G4Ko6fx4OUA?color2=FBE9EC&amp;version=3\" \/><param name=\"allowFullScreen\" value=\"true\" \/><param name=\"allowscriptaccess\" value=\"always\" \/><\/object><\/p>\n<div style=\"font-size: 0.8em;\"><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ramazan \u00c7eka \u201cTuj ju ngjit Bun\u00ebs p\u00ebrpjet\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebng\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohura q\u00eb Shaban Gjekaj, me interpretimin e tij brilant, e ka p\u00ebrjet\u00ebsuar n\u00eb fondin e art\u00eb t\u00eb k\u00ebng\u00ebs popullore qytetare. Kjo k\u00ebng\u00eb \u00ebsht\u00eb ilustrimi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpjeguar lidhjet e vjetra kulturore e zakonore t\u00eb dy qyteteve, Ulqinit e Shkodr\u00ebs, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4688,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,6],"tags":[],"class_list":["post-4687","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4687","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4687"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4687\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4690,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4687\/revisions\/4690"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4688"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4687"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4687"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4687"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}