{"id":4602,"date":"2015-07-21T13:07:31","date_gmt":"2015-07-21T11:07:31","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4602"},"modified":"2015-07-21T13:07:31","modified_gmt":"2015-07-21T11:07:31","slug":"pasojat-e-konfrences-se-daytonit-po-i-vuan-kosova-sot-e-kesaj-dite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4602","title":{"rendered":"Pasojat e Konfrenc\u00ebs s\u00eb Daytonit po i vuan Kosova sot e k\u00ebsaj dite"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-3308 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj-299x300.jpg\" alt=\"Gjeke-gjolekaj\" width=\"299\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj-299x300.jpg 299w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj-70x70.jpg 70w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Gjeke-gjolekaj.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 299px) 100vw, 299px\" \/><\/a>Nga Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York<\/p>\n<p>Jo t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs i kan\u00eb sh\u00ebrbyer \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare.N\u00eb Kontinentin e Ri, gjith\u00ebmon\u00eb kishte individ dhe grupime q\u00eb u gjet\u00ebn n\u00eb an\u00ebn e kundert t\u00eb \u00e7eshtjes shqiptare N\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar,nj\u00eb pjes\u00eb e dukshme e shqiptaro-amerikan\u00ebve bashk\u00ebpunuan me organizata t\u00eb huaja sidomos me ato greke. Ata vepruan kund\u00ebr Imzot Nolit dhe shum\u00eb patriot\u00ebve tjer\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara. K\u00ebshtu kishin b\u00ebr\u00eb edhe disa e shqiptaro-amerikan\u00eb nga ish Jugosllavia komuniste. P\u00ebr interesa personale ata u vun\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shtetit sllav q\u00eb kishte pushtuar m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e tokave arb\u00ebrore,duke i q\u00ebndruar besnik Jugosllavis\u00eb deri dit\u00ebn e fundit kur po fillonte rr\u00ebnimi p\u00ebrfundimtar\u00eb i atij shteti. Ata e braktis\u00ebn anijen jugosllave pak para se t\u00eb fundosej. Diktaturat ballkanike u p\u00ebrkrah\u00ebn nga shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs,bile edhe pas sh\u00ebmbjes s\u00eb tyre. M\u00ebrgata politike e Shqip\u00ebris\u00eb e pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore aty k\u00ebtu b\u00ebnte aktivitete p\u00ebr lirin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb viset tjera n\u00eb ish Jugosllavi,por ata e kishin t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb sepse atdheu i tyre Shqip\u00ebria vuante n\u00ebn diktatur\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs. Shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs nga trevat e tyre n\u00eb Jugosllavi asnj\u00ebher\u00eb nuk u bashkuan seriozisht me m\u00ebrgat\u00ebn antikomuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb disa zyra diplomatike dhe konsullore jugosllave n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb Kombet e Bashkuara punonin edhe shqiptar\u00eb nga Kosova, nga Mali i Zi dhe nga Maqedonia, por dihet mir\u00ebfilli se roli i tyre n\u00eb Amerik\u00eb ishte i shum\u00ebfisht\u00eb.<\/p>\n<p>Pas r\u00ebnjes s\u00eb diktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb,Shtetet e Bashkuara filluan interesimin e tyre p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare.N\u00eb mesin e tyre ishin disa politikan\u00eb amerikan\u00eb t\u00eb korruptuar q\u00eb kishin nuhatur pasurin\u00eb dhe bujarin\u00eb e shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs. Pas dollive t\u00eb vazhdueshme me vera t\u00eb shtrenjta n\u00eb drekat dhe darkat luksoze n\u00eb sofrat e shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs ata b\u00ebnin deklarata pompoze,duke shfryt\u00ebzuar sinqeritetin dhe dobesit\u00eb e tyre kulturore e politike. Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtyre akrobacioneve i kishte orkestruar nj\u00eb ish politikan amerikan i d\u00ebshtuar si pasoj\u00eb e skandaleve financiare n\u00eb fushatat e tij politike.Ai dhe miqt\u00eb e tij n\u00eb Kongres n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb zhvat\u00ebn nga shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs miliona dollar\u00eb. N\u00eb fushatat politike n\u00eb demokraci, premtimet jan\u00eb alfa dhe omega.K\u00ebshtu jeton dhe mbijeton politika n\u00eb\u00a0 k\u00ebto shoq\u00ebri:\u201dpremto,premto se di\u00e7ka mund t\u00eb besohet\u201d.<\/p>\n<p>Interesat personale t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb shkaktuar ndarje t\u00eb m\u00ebdha dhe d\u00ebme t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. \u00c7arja m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb shkaktuar nga deklaratat e pav\u00ebrteta t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs lidhur me Konferenc\u00ebn e Daytonit. Si\u00e7 dihet kjo ishte konferenca e par\u00eb dhe m\u00eb e madhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje ballkanike n\u00eb historin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara . Shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs e prisnin me padurim k\u00ebt\u00eb Konferenc\u00eb duke menduar se atje do t\u00eb bisedohej seriozisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs.Shqiptar\u00ebt, dhe ata t\u00eb Detroitit protestuan duksh\u00ebm para port\u00ebs kryesore t\u00eb asaj baze t\u00eb famshme ushtarake. N\u00eb demonstrat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Daytonit mor\u00ebn pjes\u00eb individualisht edhe disa shqiptar\u00eb nga New Yorku. Por Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs n\u00eb heshtje b\u00ebnte thirrje p\u00ebr mospjes\u00ebmarrje n\u00eb Dayton dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto i b\u00ebnte sipas porosive t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs. Ata mor\u00ebn pjes\u00eb vet\u00ebm n\u00eb demonstraten e fundit nj\u00eb dite para se t\u00eb mbaronte konferenca, dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn e Bujar Bukoshit q\u00eb ato dit\u00eb ndodhej n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Nd\u00ebrsa i d\u00ebrguari special i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr ish Jugosllavin\u00eb,Richard Holbrooke para se kishte filluar\u00a0 Konferenca e Daytonit kishte r\u00ebn\u00eb dakord me Sllobodan Millosheviqin se atje nuk do t\u00eb bisedohej asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn,p\u00ebrndryshe dikatori serb ishte zotuar se nuk do t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb Konferenc\u00eb. Diplomati amerikan proserb Richard Holbrooke ia kishte n\u00ebnshkruar Sllobodan Millosheviqit dokumentin e asaj marr\u00ebveshje absurde thua se Kosova ishte n\u00eb Arktik e jo n\u00eb Jugosllavi. Ibrahim Rugova dhe besnik\u00ebt\u00a0 e tij t\u00eb LDK-\u00ebs kishin lansuar ato dit\u00eb propagand\u00ebn g\u00ebnjeshtare se gjoja\u00a0 Kosova ishte n\u00eb r\u00ebnd dite n\u00eb Konferenc\u00ebn e Daytonit. Pyetjes sime shqet\u00ebsuese n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs n\u00eb Konferenc\u00ebn e Daytonit, diplomat\u00ebt amerikan iu p\u00ebrgjegj\u00ebn shkurt: \u201cJo, k\u00ebtu n\u00eb Konferenc\u00ebn e Daytonit nuk flitet p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Pas Luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Sekretarja amerikane e Shtetit Madeline Albright n\u00eb librin e saj \u201cMadame Secretary\u201d e b\u00ebri shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se Kosova ishte p\u00ebrjashtuar nga Konferenca e Daytonit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shqiptar\u00ebt e kishin humbur shpres\u00ebn se pa luft\u00eb t\u00eb armatosur nuk do ta fitonin lirin\u00eb. K\u00ebshtu ata u detyruan t\u00eb themelojn\u00eb Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Por, p\u00ebr t\u00eb siguruar fitoren e dyt\u00eb t\u00eb mandatit presidencial, Bill Clinton gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb kishte k\u00ebrkuar me \u00e7do kusht qet\u00ebsi, q\u00eb Kosova mos t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb Bosnj\u00eb e dyt\u00eb. Pas fitores\u00eb s\u00eb dyt\u00eb presidenciale t\u00eb Bill Clintonit me p\u00eblqimin amerikan u themelua Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs. Shtetet e Bashkuara duke par\u00eb rrezikun e madh dhe t\u00eb pashmangsh\u00ebm t\u00eb agresionit serb n\u00eb Kosov\u00eb,mb\u00ebshteti organizmin e k\u00ebsaj ushtrie \u00e7lirimtare. Disa udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb mbrapsht\u00eb t\u00eb LDK-\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb diaspor\u00eb vazhduan propagand\u00ebn e tyre t\u00eb ndyr\u00eb dhe t\u00eb pabes\u00eb kund\u00ebr U\u00c7K-\u00ebs. Fat\u00ebkeq\u00ebisht k\u00ebtij grupimi iu bashkuan shum\u00eb organizata e shoqata shqiptaro-amerikane q\u00eb deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishin trumbetuar luft\u00ebn\u00a0 e armatosur p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe bashkimin kombetar.LDK-eja n\u00eb diaspor\u00eb futi n\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim edhe disa ente fetare e organizata t\u00eb hershme shqiptare si\u00e7 ishte VATRA dhe disa grupe politike antikomuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kolaboracionist\u00ebt e Sllobodan Millosheviqit n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb diaspor\u00eb nuk u shqet\u00ebsuan kurr\u00eb p\u00ebr masakrat serbe n\u00eb Kosov\u00eb,bile as p\u00ebr masakr\u00ebn e Prekazit. R\u00ebnjet e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb, kolaboracionist\u00ebt i prisnin me g\u00ebzim e hare,sidomos k\u00ebtu n\u00eb New York. LDK-ja dhe besnik\u00ebt e saj anuluan, pastaj edhe kund\u00ebrshtuan demonstrat\u00ebn e 13 marsit 1998 n\u00eb Washington. Gjoja p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Kosov\u00ebn ata u lidh\u00ebn me disa diplomat\u00eb e politikan\u00eb amerikan antishqiptar,si\u00e7 ishte Richard Holbrooke. Jane Perlez e gazet\u00ebs \u201cThe New York Times\u201d shkruante gjat\u00eb luft\u00ebs se takimet e shumta t\u00eb Richard Holbrookut me Sllobodan Millosheviqin po e d\u00ebmtojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb Kosov\u00ebn. Jane Perlez shkruante se Millosheviqi \u00ebsht\u00eb duke bler\u00eb koh\u00eb nga Holbrooku p\u00ebr spastrimin etnik t\u00eb Kosov\u00ebs. Ai kishte krijuar nj\u00eb miq\u00ebsi personale me diktatorin serb. Diplomat\u00ebt amerikan\u00eb kishin frik\u00eb nga kjo miq\u00ebsi.Ai u vu n\u00eb dyshim nga personalitet m\u00eb t\u00eb larta politike t\u00eb Amerik\u00ebs,sidomos nga kryetari i shumic\u00ebs republikane n\u00eb Senat Jessy Helms, i cili e kishte kund\u00ebrshtuar me k\u00ebmb\u00ebngulje em\u00ebrimin e tij ambassador n\u00eb Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara.K\u00ebt\u00eb mik t\u00eb madh t\u00eb\u00a0 Sllobodan Millosheviqit,\u00a0 kolaboracionist\u00ebt e shpall\u00ebn shp\u00ebtimtar t\u00eb Kosov\u00ebs. Nj\u00eb diplomat i shquar amerikan i cili gjat\u00eb luft\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn tregonte p\u00ebr manovrat diplomatike t\u00eb\u00a0 Richard Hollbrooke. Ky diplomat shum\u00eb i nderuar n\u00eb Kosov\u00eb k\u00ebrkon\u00a0 t\u00eb mbetet anonim p\u00ebr shkak te kodit diplomatik, tregonte shum\u00eb holl\u00ebsi p\u00ebr pabesin\u00eb e Richard Holbrookut n\u00eb \u00e7astin e dor\u00ebzimit t\u00eb ultimatumit Sllobodan Millosheviqit. Pavar\u00ebsisht se ishte porositur nga Madeline Albright p\u00ebr kurrgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dor\u00ebzimin e ultimatumit,\u00a0 R.Holbrooke i kishte dh\u00ebn\u00eb telefonin celular diktatorit serb,duke e\u00a0 pritur dy dit\u00eb n\u00eb Budapest n\u00eb mos po ndryshonte q\u00ebndrimin, dhe mund\u00ebsisht ndalimin e\u00a0 sulmit t\u00eb NATO-s kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb. Ish ambasadori i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kombet e Bashkuara Agim Nesho tregonte se Richard Holbrooke ishte angazhuar m\u00eb shume se asnj\u00eb diplomat tjet\u00ebr p\u00ebr pranimin e asaj cop\u00eb Jugosllavie kriminale n\u00eb OKB. Pranimin e atij vendi t\u00eb p\u00ebrbuzur n\u00eb Organizat\u00ebn Bot\u00ebrore Richard Holbrooke e kishte quajtur fitore t\u00eb madhe p\u00ebr Jugosllavin\u00eb dhe p\u00ebr OKB-\u00ebn. Ky tarak(coercer) si\u00e7 e quanin n\u00eb OKB, kishte drejtuar ceremonin\u00eb e pranimit t\u00eb Jugosllavis\u00eb n\u00eb OKB,duke u puthur e perqafuar me ministrin e jasht\u00ebm serb n\u00eb podiumin e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme tregonte Agim Nesho. Pas detyr\u00ebs n\u00eb OKB, Holbrooke u bashkua p\u00ebrs\u00ebri me disa shqiptar t\u00eb pasur n\u00eb fushat\u00ebn presidenciale t\u00eb senatorit John Kerry. Objektivi i tij\u00a0 ishte posti i\u00a0 Sekretarit t\u00eb Shtetit. Gjat\u00eb k\u00ebsaj fushate u premtoi shqiptar\u00ebve fusha e male dhe p\u00ebr k\u00ebto premtime boshe\u00a0 p\u00ebr nj\u00eb nat\u00eb i dhan\u00eb nj\u00eb gjysm\u00eb milioni dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Richard Holbrooke n\u00eb librin e tij &#8220;To End a War&#8221; 400 faqesh i kushton Kosov\u00ebs vetem nj\u00eb gjysm\u00eb faqeje dhe v\u00ebn n\u00eb dukje 4 her\u00eb perkat\u00ebsine fetare myslimane te shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Gjat\u00eb Luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb sidomos n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1999 ne Kongresin amerikan u diskutua shum\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e NATO-s.Disa\u00a0 personalitete politike n\u00eb Kongres dashamir\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs ishin p\u00ebr nj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr. Ata k\u00ebrkonin me k\u00ebmb\u00ebngulje mb\u00ebshtetjen financiare p\u00ebr Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Bile dy senatoret e njohur t\u00eb Kongresit amerikan Joe Lieberman dhe Mitch McConnell b\u00ebn\u00eb nj\u00eb rezolut\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.Senator\u00ebt Liberman-McConnell\u00a0 k\u00ebrkuan fillimisht nga qeveria amerikane 25 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Por besnik\u00ebt e LDK-s dhe miqt\u00eb e tyre amerikan\u00eb n\u00eb Kongres kishin frik\u00eb nga fitorja e U\u00c7K-\u00ebs dhe b\u00ebn\u00eb cmos kund\u00ebr mb\u00ebshtetjes financiare t\u00eb qeveris\u00eb amerikane p\u00ebr Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Ata u t\u00ebrbuan kur d\u00ebgjuan se Konferenc\u00ebn e Rambujes\u00eb po e drejtonte p\u00ebrfaq\u00ebsuesi politik i U\u00c7K-\u00ebs Hashim Tha\u00e7i. Bile n\u00eb loj\u00eb kund\u00ebr Hashim Tha\u00e7it e fut\u00ebn edhe senatorin Bob Dole i cili\u00a0 e k\u00ebrkonte urgjentisht n\u00ebnshkrimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Rambujes.Ky senator i st\u00ebrlodhur nga pleq\u00ebria kishte pyetur ato dit\u00eb miq\u00ebt e tij t\u00eb LDK-\u00ebs ku gj\u00ebndej ai &#8220;punk&#8221; (njeri i pa guximt\u00eb),fjala ishte p\u00ebr Hashim Tha\u00e7in, i cili dy vjet m\u00eb par\u00eb e kishte vizituar n\u00eb zyr\u00ebn e tij n\u00eb Washington,sigurisht se k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb ia kishin rregulluar miq\u00ebt shqiptaro-amerikan\u00eb t\u00eb LDK-\u00ebs.Mbase kishte vepruar sipas porosive t\u00eb Jezusit: \u201dFale Zot\u201d.Historin\u00ebt thon\u00eb se: \u201cPerandoria e Rom\u00ebs kishte r\u00ebn\u00eb kur I kishte trajtuar armiqt\u00eb si miq dhe anasjelltas\u201d. Vall\u00eb mos po ndodh\u00eb k\u00ebshtu edhe me Hashim Tha\u00e7in dhe udh\u00ebheq\u00ebsit tjer\u00eb t\u00eb PDK-\u00ebs koh\u00ebt e fundit. Hashim Tha\u00e7i yn\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin jemi betuar n\u00eb ungjill e n\u00eb qitap si\u00e7 duket nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ai gjarp\u00ebri ,i koh\u00ebs s\u00eb Alberto Dinit t\u00eb Jacksonit , apo t\u00eb Kofi Ananit.A thua nd\u00ebrkombetar\u00ebt ia paskan hequr at\u00eb ll\u00ebmbin prej t\u00eb cilit kishin frik\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Si\u00e7 duket nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb gjarp\u00ebr, por \u00ebsht\u00eb\u00a0 boll,mal\u00ebsor\u00ebt i thon\u00eb bullar. Cka ndodhi me Hashim Thacin dhe shok\u00ebt e tij te luft\u00ebs n\u00eb PDK? Pse nuk po e kund\u00ebrshtojn\u00eb themelimin e Tribunalit t\u00eb Kosov\u00ebs? Njer\u00ebzit pyesin mos ata kan\u00eb arritur ndonj\u00eb marr\u00ebveshje sekrete me nderkombetar\u00ebt n\u00eb lidhje me amnistin\u00eb e tyre personale. N\u00eb gjyq\u00ebsin\u00eb dhe n\u00eb prokurorin\u00eb amerikane k\u00ebto fenomene jan\u00eb t\u00eb njohura.Kur nj\u00eb mafioz burgoset p\u00ebr vepra kriminale,ai edhe mund t\u00eb lirohet n\u00eb qoft\u00eb se jep\u00eb informata t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr kryemafioz\u00ebt e k\u00ebsaj organizate.Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kaptin\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb amerikane. Koh\u00ebt m\u00eb par\u00eb Ben Macintyre botoi librin me titull:\u201dSPY among FRIENDS\u201d. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr Kim Philbyn dhe \u201cTradh\u00ebtin\u00eb e Madhe\u201d. Analist\u00ebt thon\u00eb se kjo ishte tradh\u00ebtia e dyt\u00eb m\u00eb e madhe pas tradh\u00ebtis\u00eb s\u00eb Jud\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb e dijm\u00eb se ajo tradh\u00ebti kishte t\u00eb b\u00ebnte me shqiptar\u00ebt. B\u00ebhet pyetja mos vall\u00eb pas Tribunalit t\u00eb Kosov\u00ebs fshehet ndonj\u00eb Kim Phil i Dyt\u00eb? Nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb popullore shqiptare thot\u00eb:&#8221;Pushka e trimit dhe sofra e bujarit nuk mund t\u00eb ndalohen kurr\u00eb\u201d. Edhe k\u00ebrc\u00ebnimet e perendimor\u00ebve se gjoja OKB-ja do ta themeloj\u00eb k\u00ebt\u00eb Tribunal nuk mund t\u00eb ndalohen. Por mund t\u00eb b\u00ebhet pyetja si mund t\u00eb themelohet ky Tribunal kur Kosova nuk \u00ebshte an\u00ebtare e k\u00ebsaj organizate. Pse tri vendet an\u00ebtare t\u00eb rregullta t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, Shtetet e Bashkuara, Anglia dhe Franca nuk do t\u00eb p\u00ebrdornin veton kund\u00ebr nj\u00eb rezolute t\u00eb till\u00eb sic b\u00ebri Rusia n\u00eb rastin e Sreb\u00ebrnic\u00ebs? Perendimor\u00ebt nuk kan\u00eb q\u00ebn\u00eb kurr\u00eb te sinqert\u00eb me \u00e7eshtjen shqiptare. \u00c7\u2019prej Kongresit t\u00eb Berlinit e deri sot ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb hile me popullin shqiptar. Shumica e k\u00ebtyre hileve lidhet me interesat ose frika nga Rusia. As Lufta e NATO-s kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb nuk ishte e sinqert\u00eb. Nga k\u00ebto sulme populli shqiptar i Kosov\u00ebs p\u00ebsoi 100 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se populli serb. Pse nuk u sulmua personalisht Sllobodan Millosheviqi si\u00e7 u sulmuan diktator\u00ebt e Lindjes s\u00eb Mesme. Sikur t\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb veprim kjo taktik\u00eb Millosheviqi do t\u00eb kishte kapituluar brenda dit\u00ebs dhe Kosova do t\u00eb shp\u00ebtonte nga tsunami serb. Nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb popullore thot\u00eb:\u201dush gomar se po del bar,por kur del bari cofi gomari\u201d. K\u00ebshtu ishte edhe rasti i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Mua personalisht si nj\u00eb qytetar i thjesht\u00eb shqiptaro-amerikan me vjen turp p\u00ebr thirrjet e djall\u00ebzuara t\u00eb politikan\u00ebve dhe diplomat\u00ebve euro-amerikan\u00eb. Asnj\u00ebri prej tyre nuk i p\u00ebrmend asnj\u00ebher\u00eb veprat kriminale t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ku \u00ebshte nd\u00ebrgjegjja e tyre? Pse nuk pyesin k\u00ebta hipokrit kush i vrau Jasharajt?,kush i vrau Deliajt, kush e vrau Re\u00e7akun? Kush i b\u00ebri 70 e sa masakra n\u00eb Kosov\u00eb? K\u00ebshtu vepronin diktaturat\u00a0 komuniste kino-sovjetike me vendet satelite. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute duhet t\u00eb d\u00ebnohet \u00e7do shqiptar q\u00eb ka shkel\u00eb Konvent\u00ebn e Gjenev\u00ebs t\u00eb vitit 1949,por duhet t\u00eb d\u00ebnohen edhe ata serb\u00eb q\u00eb kan\u00eb vrar\u00eb e prer\u00eb popullin shqiptar gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosvov\u00eb.P\u00ebr dashurin\u00eb dhe respektin e perendimor\u00ebve p\u00ebr Kosov\u00ebn po marrim nj\u00eb shembull nga fjalimi i nobelistes shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00ebna Tereze ishte ftuar p\u00ebr nj\u00eb fjalim n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardhe nga Presidenti Clinton p\u00ebr ceremonin\u00eb tradiconale t\u00eb Lutjeve t\u00eb M\u00ebngjezit. P\u00ebr t\u00eb thyer monotonin\u00eb e heshtjes gjat\u00eb fjalimit ajo tha nj\u00eb humor: Nj\u00eb prift kishte vajtur n\u00eb spital p\u00ebr t\u00eb vizituar nj\u00eb t\u00eb smur\u00eb nga kanceri. I smuri ishte ankuar priftit p\u00ebr dhimbjet e m\u00ebdha. Urata i kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb smurit duro se k\u00ebto dhimbje t\u00eb vijne nga dashuria e Zotit. At\u00ebher\u00eb i smuri i kishte th\u00ebn\u00eb priftit. T\u00eb lutem thuaj Zotit se nuk m\u00eb duhet nj\u00eb dashuri e till\u00eb. Edhe perendimoret po i thon\u00eb Kosov\u00ebs se k\u00ebt\u00eb Gjykat\u00eb po e themelojme p\u00ebr dashurin\u00eb\u00a0 dhe p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn tuaj. Fjala gjykat\u00eb \u00ebsht\u00eb e frikshme, e l\u00ebre m\u00eb burg. Isha i pranish\u00ebm n\u00eb nj\u00eb prej d\u00ebshmive t\u00eb Fatmir Limaj n\u00eb Tribunalin e Hag\u00ebs. Familjar\u00ebt,sidomos gruaja e tij qante t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn kur e shihte burrin e saj n\u00eb at\u00eb kafaz. Ajo mal\u00ebsore shqiptare e Kosov\u00ebs l\u00ebvizte ngadal\u00eb n\u00eb heshtje me dy f\u00ebmij\u00eb perdore. Sot e k\u00ebsaj dite i kutjoj ato skena t\u00eb dhimbshme.\u00a0 Vall\u00eb mos ato dhimbje ia shkaktuan edhe vdekjen e parakohshme Zonj\u00ebs Limaj.\u00a0 Pse shqiptar\u00ebt dhe nd\u00ebrkombetar\u00ebt nuk mendojn\u00eb pak p\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb liris\u00eb dhe familjet e tyre?. Pse nuk mendojn\u00eb pak p\u00ebr Sylejman Selimin, shok\u00ebt e tij dhe familjet e tyre?<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb akt brutal LDK-ja dhe kolaboracionist\u00ebt\u00a0 po realizojn\u00eb aspiratat e veta kund\u00ebr Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Pas Luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb mbledhje,n\u00eb dasma ose n\u00eb ceremoni tjera n\u00eb Shtetet e Bashkuara flitej m\u00eb shume keq p\u00ebr U\u00c7K-\u00ebn dhe luft\u00ebn e saj \u00e7lirimtare se p\u00ebr agresionin serb t\u00eb Sllobodan Millosheviqit. Arrestimet,burgosjet dhe d\u00ebnimet e komandant\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs \u00c7lirimtare te Kosov\u00ebs u prit\u00ebn me g\u00ebzim nga LDK-ja dhe shok\u00ebt e tyre. Disa aktivist\u00eb dhe luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb \u201cBatalionit Atlantiku\u201d n\u00eb New York pas d\u00ebrgimit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb Ramush Haradinaj n\u00eb Hag\u00eb organizuam nj\u00eb demonstrat\u00eb para OKB-s, p\u00ebr lirimin e tij. Spiun\u00ebt e LDK-\u00ebs kishin njoftuar policin\u00eb amerikane se nj\u00eb grup shqiptar\u00ebsh t\u00eb dyshimt\u00eb ishin mbledhur n\u00eb zyr\u00ebn e \u201cBatalionit Atlantiku\u201d. Pas pak arrit\u00ebn detektiv\u00ebt amerikan\u00eb dhe k\u00ebrkuan shpjegime n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb aktivitet. Pasi ua treguam lejet e duhura t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Manhattanit p\u00ebr demonstrat\u00ebn ton\u00eb,ata u larguan pa asnj\u00eb dyshim dhe k\u00ebrkuan falje. Ata pohuan se dikush nga Arthur Avenue n\u00eb Bronx i kishte thirr\u00eb n\u00eb telefon. Pavar\u00ebsisht atyre p\u00ebngesave ne zhvilluam demonstrat\u00ebn n\u00eb mbrojtje t\u00eb Ramush Haradinaj. LDK-ja pas Luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb vuri n\u00eb veprim,k\u00ebrc\u00ebnime,shantazhe,shpifje e fyerje banale kund\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb. Bile k\u00ebto fyerje nuk i kursyen as kund\u00ebr Hashim Tha\u00e7it e Fatmir Limaj gjate nj\u00eb takimi me shqiptar\u00ebt e New Yorkut n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1999 n\u00eb Royal Regency Hotel. Lus Zotin q\u00eb Hashim Tha\u00e7i e Fatmir Limaj nuk e kan\u00eb harruar at\u00eb takim.\u00a0 Para dy vjet\u00ebsh EULEX-I kishte d\u00ebrguar hetuesit(investigators) n\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informata p\u00ebr krimet e Luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Nj\u00ebri prej komandant\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-\u00ebs Gani Shehu i cili ishte plagosur r\u00ebnd\u00eb dy her\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Kosov\u00ebs tregon p\u00ebr hetuesin\u00eb q\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb New York dy zyrtar\u00ebt e EULEX-IT. Ata e kishin pyetur zotin Shehu p\u00ebr krimet e mundshme t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Ky luft\u00ebtar i njohur shqiptar tregon se i kishte kund\u00ebrshtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vendosur akuzat e tyre. Nj\u00ebri ishte amerikan e tjetri skocez, tregon Gani Shehu. Natyrisht se ata mund t\u00eb ken\u00eb grumbulluar shum\u00eb rr\u00ebna e shpifje nga servil\u00ebt e LDK-\u00ebs dhe t\u00eb spiun\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm amerikan\u00eb q\u00eb kishin mbajtur lidhje deri dit\u00ebt e fundit me Sllobodan Millosheviqin. Qysh n\u00eb fillim kisha nj\u00eb parandjenj\u00eb se lidhjet e Hashim Tha\u00e7it me LDK-\u00ebn do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb keq. Ky koalicion po krijon nj\u00eb ambient t\u00eb rreziksh\u00ebm ne \u00e7eshtjen shqiptare,ku do t\u00eb akuzohet edhe Shqip\u00ebria,sepse atje\u00a0 gj\u00ebndet ajo \u201csht\u00ebpia e famshme\u201d e Dick Martytit.Ky Tribunal do ta shnderroj\u00eb Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Organizat\u00eb terroriste do ta b\u00ebje Tahir Zem\u00ebn kryeheroin e Kosoves,nd\u00ebrsa Adem Jasharin &#8220;dor\u00eb t\u00eb shtrir\u00eb t\u00eb Millosheviqit&#8221;. Tribunali i Kosov\u00ebs, Agim Ramadanin do ta quaj\u00eb terrorist sepse ai kishte thyer gur\u00ebt e kufirit mes dy shteve t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. Kolaboracionist\u00ebt n\u00eb krye me \u201cpresidentin historik\u201d do t\u00eb quhen patriot\u00eb,nd\u00ebrsa ata q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn n\u00eb fush\u00eb-beteja kund\u00ebr makineris\u00eb vrastare serbe do t\u00eb quhen tradhtar\u00eb.Dick Marty mblodhi rreth vetes serb\u00ebt m\u00eb shovinist,kolaboracionist\u00ebt shqiptar\u00eb dhe disa t\u00eb huaj t\u00eb pa bes\u00eb p\u00ebr t\u2019i hequr Kosov\u00ebs at\u00eb\u00a0 pavar\u00ebsi t\u00eb cunguar. P\u00ebr shp\u00ebnzimet e k\u00ebsaj Gjykate do t\u00eb punoj\u00eb e t\u00ebr\u00eb Kosova. Kosova gradualisht po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb koloni klasike. N\u00eb qoft\u00eb se populli shqiptar i atij vendi lejon d\u00ebnimin e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb,mbi Kosov\u00ebn do t\u00eb bjer\u00eb mallkimi biblik si\u00e7 kishte r\u00ebn\u00eb mbi Izraelin, kur u bashkua me Ponc Pilatin e Rom\u00ebs n\u00eb d\u00ebnimin e t\u00eb birit t\u00eb vet Jezu Krishtit. Kosov\u00eb mos e prano k\u00ebt\u00eb posht\u00ebrim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York Jo t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs i kan\u00eb sh\u00ebrbyer \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare.N\u00eb Kontinentin e Ri, gjith\u00ebmon\u00eb kishte individ dhe grupime q\u00eb u gjet\u00ebn n\u00eb an\u00ebn e kundert t\u00eb \u00e7eshtjes shqiptare N\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar,nj\u00eb pjes\u00eb e dukshme e shqiptaro-amerikan\u00ebve bashk\u00ebpunuan me organizata t\u00eb huaja sidomos me ato greke. Ata vepruan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":80,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-4602","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4602","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4602"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4602\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4603,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4602\/revisions\/4603"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/80"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4602"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4602"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4602"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}