{"id":4592,"date":"2015-07-21T07:40:22","date_gmt":"2015-07-21T05:40:22","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4592"},"modified":"2015-07-20T21:44:36","modified_gmt":"2015-07-20T19:44:36","slug":"dr-sami-repishti-veprimtar-i-shquar-i-te-drejtave-te-njeriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4592","title":{"rendered":"Dr. Sami Repishti &#8211; veprimtar i shquar i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Sami-repishti.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-4593 size-medium alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Sami-repishti-300x172.jpg\" alt=\"User comments\" width=\"300\" height=\"172\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Sami-repishti-300x172.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Sami-repishti.jpg 612w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p><em>(Fjala e mbajtur n\u00eb simpoziumin me rastin e 90-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Profesor Sami Repishtit)<\/em><\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb jem me ju k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb festuar 90-vjetorin e lindjes s\u00eb Profesor Sami Repishtit. Natyrisht se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jubile i g\u00ebzuesh\u00ebm, n\u00eb t\u00eb cilin jam krenar t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb &#8212; p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e Profesorit n\u00eb rrethin familjar dhe me miq\u00ebt e dashamir\u00ebt e tij. Por nj\u00ebkohsisht edhe p\u00ebr ta falenderuar at\u00eb p\u00ebr kontributet e shum\u00ebta n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij patriotike, akademike dhe humanitare gjat\u00eb viteve, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<br \/>\nP\u00ebr dekada, Profesor Repishti ka qen\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb e fort\u00eb e komunitetit shqiptaro-amerikan.\u00a0\u00a0 Autori dhe historiani Peter Prifti, nj\u00eb an\u00ebtar tjet\u00ebr i dalluar i Komunitetit shqiptaro-amerikan ka shkruar se, \u201c\u2026Prof.Dr. Sami Repishti q\u00ebndron n\u00eb krye t\u00eb intelektual\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptaro-amerikane.\u00a0 Ai \u00ebsht\u00eb pasardh\u00ebs i denj\u00eb i Rilindasve, sepse ka zbatuar me besnik\u00ebri idealet e tyre t\u00eb larta\u201d. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, un\u00eb do t\u00eb thoja se ai n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrgjegja e kombit.<\/p>\n<p>Profesor Repishti i ndoqi dhe i zbatoi k\u00ebto ideale t\u00eb larta n\u00eb t\u00eb gjitha veprimtarit\u00eb e tija, por mbi t\u00eb gjitha duhet theksuar se p\u00ebrpjekjet e tija, p\u00ebr t\u00eb promovuar, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur t\u00eb drejtat e njeriut p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, sidomos p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo, para dhe pas sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit, jan\u00eb t\u00eb pakrahasueshme me ndonj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Prandaj, kemi ardhur k\u00ebtu sot p\u00ebr t\u00eb nderuar nj\u00eb ikon\u00eb shqiptaro-amerikane t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe p\u00ebr t\u00eb celebruar nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetsi t\u00eb idealeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, si vlera njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne &#8212; vlera k\u00ebto t\u00eb cilat Profesor Repishti i ka jetuar, i ka mb\u00ebshtetur dhe i ka zbatuar gjith\u00eb jet\u00ebn e tij, deri n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme.<br \/>\nI p\u00ebrket nj\u00eb personi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb t\u2019ia dedikoj\u00eb jet\u00ebn mbrojtjes dhe promovimit t\u00eb\u00a0\u00a0 drejtave t\u00eb njeriut.\u00a0 Nj\u00eb person i till\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb individ vlerash dhe virtytesh! Gjith\u00eb jet\u00ebn e vet, Profesor Repishti ka treguar nj\u00eb forc\u00eb dhe vendosm\u00ebri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe ka pasqyruar vlerat dhe nj\u00eb besim t\u00eb fort\u00eb, p\u00ebr t\u2019ia pasur gjithkush lakmi, t\u00eb pak\u00ebn nga ata q\u00eb i respektojn\u00eb k\u00ebto vlera.<\/p>\n<p>Ai kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr t\u00eb drejtat e nejriut.\u00a0 Madje edhe n\u00eb mosh\u00ebn 90-vje\u00e7are, asgj\u00eb dhe askush nuk e ndalon at\u00eb q\u00eb t\u00eb shprehet dhe t\u00eb shkruaj n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, t\u00eb vlerave dhe t\u00eb drejtave universale dhe t\u00eb integritetit t\u00eb individit.\u00a0 Kjo, p\u00ebr arsye se Profesor Repishti nuk ka pasur kurr\u00eb frik\u00eb t\u00eb merrte qendrime t\u00eb prera dhe t\u00eb vendosura n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb parimeve n\u00eb t\u00eb cilat ai beson.\u00a0 Madje edhe n\u00eb rrethanat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb burgjet e komunizmit shqiptar dhe jugosllav, ai nuk mund dhe nuk d\u00ebshironte t\u00eb hesht\u00eb.\u00a0\u00a0 Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, Profesor Repishti ka besuar se kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me respektin p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, pa marr\u00eb parasysh\u00eb rrethanat, njeriu nuk mund t\u00eb mbetet asnjan\u00ebs, sepse si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb aktivisti i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe fituesi i \u00c7mimit Nobel, Elie Wiesel, \u201cT\u00eb jesh\u00eb asnjan\u00ebs, vet\u00ebm ndihmon shtyp\u00ebsin dhe kurr\u00eb viktim\u00ebn dhe heshtja inkurajon gjithmon\u00eb torturuesin dhe asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb torturuarin.\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar miq\u00eb, Profesor Repishti, pa marr\u00eb parasysh\u00eb rrethanat dhe rreziqet, ai nuk ka q\u00ebndruar kurr\u00eb larg interesimit dhe mb\u00ebshtetjes p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut.<br \/>\nI nderuar Profesor, Per\u00ebndia u ka bekuar me nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe me sh\u00ebndet p\u00ebr nj\u00eb arsye \u2013 dhe ju nuk e keni tradh\u00ebtuar at\u00eb.\u00a0\u00a0 Jeta juaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jet\u00eb sh\u00ebrbimi ndaj t\u00eb tjer\u00ebve.\u00a0 Ju keni punuar gjtih\u00eb jet\u00ebn dhe vazhdoni t\u00eb jepni kontributin tuaj ndaj njer\u00ebzimit, i bindur se misioni i jet\u00ebs suaj nuk ka marr\u00eb fund, se ju gjithnj\u00eb mund t\u00eb frym\u00ebzoni t\u00eb tjer\u00ebt dhe se pa marr\u00eb parasysh\u00eb rreziqet me t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrballeni, ju nuk keni q\u00ebndruar at\u00ebher\u00eb dhe nuk q\u00ebndroni asnjan\u00ebs as tani, p\u00ebrball shtypjeve e terrorit.\u00a0 Mbi t\u00eb gjitha, ju jeni kujdesur p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut dhe p\u00ebr mir\u00ebqenjen e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve, qofshin ata shqiptar\u00eb ose t\u00eb tjer\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb drejtat e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb shkelur historikisht nga regjimet komuniste n\u00eb trojet shqiptare p\u00ebr nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli ose nga diktator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ngjyrave t\u00eb ndryshme, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<br \/>\nProfesor Repishti \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar i cili ka p\u00ebrjetuar regjimin brutal t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs \u2013 nj\u00ebrit prej regjimeve m\u00eb totalitare t\u00eb shekullit 20.\u00a0 Por, ai nj\u00ebkohsisht \u00ebsht\u00eb edhe d\u00ebshmitar i gjall\u00eb i heroizmit t\u00eb atyre shqiptar\u00ebve, viktimave t\u00eb atij regjimi, t\u00eb cil\u00ebt s\u00eb bashku me Profesorin rezistuan forc\u00ebn brutale t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit \u201cpushtet popullor\u201d.\u00a0\u00a0 Ne jemi t\u00eb privilegjuar q\u00eb Z. Repishti vazhdon t\u00eb shkruaj dhe t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr vuajtjet e veta dhe viktimave t\u00eb tjera t\u00eb komunizmit, t\u00eb\u00a0\u00a0\u00a0 cil\u00ebt kund\u00ebrshtuan komunizmin s\u00eb bashku me t\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Sami-repishti.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-4593 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Sami-repishti.jpg\" alt=\"User comments\" width=\"612\" height=\"350\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Sami-repishti.jpg 612w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Sami-repishti-300x172.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 612px) 100vw, 612px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb propaganda dhe terrori i komunizmit shqiptar kishte p\u00ebrfshir\u00eb vendin, duke filluar nga viti 1945, ishte e pamundur q\u00eb Z. Repishti t\u00eb hesht\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb kishte par\u00eb.\u00a0 Megjith\u00eb rreziqet q\u00eb i kanoseshin atij dhe familjes s\u00eb tij, ai vendosi t\u00eb mbante nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb prer\u00eb kund\u00ebr diktatur\u00ebs komuniste dhe t\u00eb mbronte t\u00eb drejtat e njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ka ndodhur edhe me mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut gjat\u00eb 50-viteve t\u00eb fundit, Profesor Repishti kishte filluar t\u00eb interesohej p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur po p\u00ebrballej vet\u00eb, drejt\u00eb p\u00ebr drejt\u00eb me t\u00eb keqen \u2013 dmth., me rendin e ri komunist n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 regjim i cili e torturoi p\u00ebr 14 muaj dhe e burgosi at\u00eb p\u00ebr 10-vjet\u00eb, vet\u00ebm e vet\u00ebm se e kund\u00ebrshtonte at\u00eb regjim.<\/p>\n<p>Kjo rezistenc\u00eb e tij ndaj komunizmit, ka shkruar Profesor Repishti, \u201cM\u00eb ka obliguar moralisht p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt ato q\u00eb kam\u00eb par\u00eb, sidomos krimet e diktatur\u00ebs s\u00eb proletariatit, duke ven\u00eb n\u00eb dukje, jo vet\u00ebm vuajtjet e popullit ton\u00eb, por edhe karakterin e popullit shqiptar, i cili i q\u00ebndroi besnik vetvetes, p\u00ebrball k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb edhe k\u00ebrc\u00ebnimet me vdekje.\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebshtuq\u00eb, interesimi i Profesor Repishtit p\u00ebr t\u2019iu dedikuar mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nuk kishte filluar n\u00eb 10-20 ose 30-vitet e fundit, kauza e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut ishte b\u00ebr\u00eb pasion i jet\u00ebs s\u00eb tij qysh\u00eb n\u00eb fillim.\u00a0 Angazhimi i tij p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut e ka zanafill\u00ebn atje, n\u00eb vitet e vuajtjeve t\u00eb tija n\u00eb burgjet komuniste, si i burgosur politik n\u00eb Shqip\u00ebri, ku vuajti 10-vjet\u00eb burgim, s\u00eb bashku me intelektual\u00ebt m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb asaj kohe, p\u00ebrfshir\u00eb edhe klerik\u00ebt katolik\u00eb shqiptar\u00eb m\u00eb t\u00eb shquar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb i tmerreve q\u00eb ata vuajt\u00ebn n\u00eb duar t\u00eb torturuesve komunist\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me vuajtjet e klerik\u00ebve katolik\u00eb shqiptar\u00eb, Profesor Repishti ka shkruar n\u00eb vitin 1966, pasi kishte arritur n\u00eb Amerik\u00eb se, \u201cI ndjeja thell\u00eb mizorit\u00eb e ushtruara mbi ta: masakrat dhe torturat, shpifjet e organizuara dhe trajtimet posht\u00ebruese ndaj tyre ishin aq t\u00eb r\u00ebnda, sa q\u00eb nuk mund t\u00eb pranoheshin,\u00a0 t\u00eb harroheshin dhe as t\u00eb faleshin\u201d.<br \/>\nProfesor Repishti ka shkruar se ai \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzuar nga, \u201cdashuria e tyre fisnike p\u00ebr bashk-t\u00eb-burgosurit, p\u00ebr faljen dhe m\u00ebshir\u00ebn q\u00eb ata treguan ndaj torturuesve t\u00eb tyre t\u00eb verb\u00ebr, nga shpresa e tyre q\u00eb buronte nga ndjenjat e sh\u00ebndosha se aspiratat tona,\u00a0\u00a0 p\u00ebr liri, drejt\u00ebsi dhe paq\u00eb, hereto se von\u00eb, do t\u00eb realizoheshin.\u00a0 K\u00ebto ishin t\u00eb v\u00ebrteta aq t\u00eb qarta!&#8230;\u201d ka theksuar Repishti.\u00a0\u00a0 \u201cK\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta\u201d, ka pohuar Profesor Repishti, \u201cm\u00eb kan\u00eb prekur thell\u00ebsisht n\u00eb zem\u00ebr, m\u00eb kan\u00eb ushqyer mendjen dhe m\u00eb kan\u00eb ndihmuar shum\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptoj madh\u00ebshtin\u00eb e natyr\u00ebs njerzore. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb ndjenj\u00eb q\u00eb un\u00eb e ruaj dhe e kultivoj sot e k\u00ebsaj dite\u201d, ka deklaruar Profesor Repishti me rastin e 20-vjetorit t\u00eb tragjedis\u00eb s\u00eb viktimizimit t\u00eb klerit katolik shqiptar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se kleri katolik shqiptar, t\u00eb burgosur, t\u00eb vuajtur e t\u00eb masakruar nga regjimi komunist enverist \u2013 jo vet\u00ebm sa ishin gjall\u00eb por edhe t\u00eb vdekur, gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, Profesor Sami Repishti e ka provuar me fjal\u00eb dhe me vepra se &#8212; ata nuk kan\u00eb pasur as nuk kan\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre njerzore dhe fetare, se sa k\u00ebt\u00eb kampion t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, Prof. Dr. Sami Repishtin &#8212; k\u00ebt\u00eb bir t\u00eb nj\u00eb kleriku t\u00eb shquar e t\u00eb nderuar mysliman nga Shkodra jon\u00eb.<br \/>\nLufta e dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe komunizmi kishin l\u00ebn\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb madh moral dhe filozofik n\u00eb personin e k\u00ebtij mb\u00ebshtet\u00ebsi t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.\u00a0 Pasi mbijetoi vuajtjet n\u00eb burgjet komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Jugosllavis\u00eb, ai emigron n\u00eb Shtetet e Bashkuara n\u00eb fillim t\u00eb 1960-ave.\u00a0 P\u00ebrvoja e Z. Repishti n\u00eb ato burgje duket se kishte l\u00ebkundur q\u00ebndrimin e tij n\u00eb besimin ndaj mir\u00ebsis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzve, por megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, ai kurr\u00eb nuk humbi besimin n\u00eb shpirtin njer\u00ebzor.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb ai i ka d\u00ebrguar, Fondacionit Woodrow Wilson n\u00eb vitin 1964, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, Repishti b\u00ebn pyetjen: \u201cA \u00ebsht\u00eb e keqja me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb aq e thell\u00eb e rr\u00ebnjosur n\u00eb shpirtin e njeriut, sa q\u00eb njeriu t\u00eb identifikohet me t\u00eb keq\u00ebn?\u201d<\/p>\n<p>Komunizmi, ka shkruar ai, kishte k\u00ebthyer p\u00ebr s\u00eb mbrapshti nj\u00eb num\u00ebr parimesh t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb, duke an k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb hiqnim dor\u00eb nga individualiteti yn\u00eb personal, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb njeri t\u00eb ri. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate, ka pohuar ai, ne ishim t\u00eb detyruar t\u00eb vendosnim n\u00ebse t\u00eb pranonim ose jo k\u00ebt\u00eb drejtim t\u00eb ri.\u00a0 \u201cIshim para nj\u00eb alternative t\u00eb pa evitueshme, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar t\u00eb tjer\u00ebt (fizikisht dhe moralisht) ose p\u00ebr t\u00eb p\u00ebsuar sulmet nga t\u00eb tjer\u00ebt.\u00a0 N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb nuk kishte kompromis\u201d, ka n\u00ebnvijuar Profesor Repishti, duke shtuar se ai vet kishte vendosur q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebmtone t\u00eb tjer\u00ebt, por t\u00eb p\u00ebsonte kritikat dhe sulmet nga t\u00eb tjer\u00ebt, dmth. nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Profesor Repishti ka pohuar gjithashtu se p\u00ebrvoja e tij n\u00eb burgjet komuniste, jo vet\u00ebm q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb t\u00eb identifikohej m\u00eb mir\u00eb me problemet e p\u00ebrditshme t\u00eb bashkatdhetarve t\u00eb vet, por nj\u00ebkohsisht e kishte detyruar t\u00eb p\u00ebrballohej me disa pyetje morale, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb teologjike, n\u00eb lidhje me natyr\u00ebn njer\u00ebzore dhe mbi t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb.\u00a0 \u201cCila \u00ebsht\u00eb gj\u00ebndja shpirt\u00ebrore n\u00eb dit\u00ebt tona? Cili \u00ebsht\u00eb reagimi ndaj tendencave p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb njeriun si nj\u00eb frym\u00eb pa baz\u00eb morale, thjesht\u00eb p\u00ebr ta sh\u00ebnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb nj\u00eb objekt?\u00a0 Si lufton njeriu p\u00ebr sigurin\u00eb e vet, p\u00ebr afirmimin e tij, p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb personale dhe m\u00eb n\u00eb fund p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e vet, p\u00ebr nj\u00eb ekzistenc\u00eb kuptimplot\u00eb?\u201d\u00a0\u00a0 Z. Repishti ka shkruar q\u00eb nga viti 1964 se, \u201cP\u00ebr t\u00eb zbuluar p\u00ebrgjigjet ndaj k\u00ebtyre pyetjeve t\u00eb v\u00ebshtira dhe t\u00eb nd\u00ebrlikuara t\u00eb dit\u00ebve tona, un\u00eb kam vendosur t\u2019i kushtohem kauz\u00ebs s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb kontribuar di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb vlefshme dhe m\u00eb fisnike ndaj fjal\u00ebs \u201cnjeri\u201d, sepse kjo kauz\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb ideal dhe shpres\u00eb p\u00ebr mua\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr ne q\u00eb e njohim Profesor Repishtin dhe p\u00ebr ata q\u00eb ndjekin shkrimet e tija rregullisht, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb vihet re se ai nuk ka devijuar asnj\u00ebher\u00eb nga ky q\u00ebndrim. Pothuaj n\u00eb \u00e7do artikull, n\u00eb \u00e7do ese ose intervist\u00eb, subjekti i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb dominues n\u00eb fjalorin e Profesorit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe angazhimi i tij real n\u00eb mbrojtje t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb drejtave, jo vet\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit kudo, pasi t\u00eb drejtat e njeriut jan\u00eb t\u00eb drejta universale p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njerzit n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<br \/>\nSi rrjedhim, Profesor Repishti ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs dhe aktivist i palodhur i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb ata jetojn\u00eb n\u00eb trojet e veta n\u00eb Ballkan.\u00a0 Profesori \u00ebsht\u00eb dalluar gjat\u00eb dekadave t\u00eb kaluara sidomos me aktivitetin e tij n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta autoktone n\u00eb Kosov\u00eb dhe trojeve t\u00eb tjera n\u00eb ish-Jugosllavi, por pa harruar gjithashtu as t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb.\u00a0 Ai e ka zhvilluar luft\u00ebn n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr shqiptar\u00ebt me m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme si individ dhe si an\u00ebtar i organizat\u00ebs s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, Amnesty International, por mbi t\u00eb gjitha ai \u00ebsht\u00eb aktivizuar si qytetar i lir\u00eb i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, duke ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn e tij, me shkrime dhe n\u00eb kontakte personale, gjithmon\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb influencuar p\u00ebrfaqsuesit politik\u00eb amerikan\u00eb q\u00eb polikisht, diplomatikisht dhe m\u00eb n\u00eb fund edhe ushtarakisht me nd\u00ebrhyrjen e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb ndihmonin shqiptar\u00ebt\u00a0 dhe t\u00eb mbronin t\u00eb drejtat e tyre.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb gjat\u00eb viteve, ka udh\u00ebtuar Profesor Repishti nga New Yorku n\u00eb Washington p\u00ebr takime zyrtare me udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb dhe t\u00eb Kongresit amerikan p\u00ebr t\u2019i sensibilizuar ata mbi shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta an\u00eb e mban\u00eb Ballkanit.\u00a0 Kontaktet e tija me Washingtonin zyrtar kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shum\u00ebta dhe t\u00eb vazhdueshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai konsiderohej si nj\u00eb k\u00ebshilltar i besuesh\u00ebm dhe i drejt\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjet e tija me Departamentin Amerikan t\u00eb Shtetit, me p\u00ebrfaqsues t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb dhe sidomos me udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Kongresit amerikan t\u00eb dy partive kryesore amerikane, republikan\u00eb dhe demokrat\u00eb.<br \/>\nMarr\u00ebdh\u00ebnjet e Profesor Repishtit me Kongresin Amerikan kishin filluar menj\u00ebher\u00eb pas arrijtjes s\u00eb tij n\u00eb Amerik\u00eb.\u00a0 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai ruan nderin e shqiptaro-amerikanit t\u00eb par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb Kongresin Amerikan p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar mbi gj\u00ebndjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb.\u00a0 Ka qen\u00eb 17 dhe 18 maji i vitit 1965 kur N\u00ebnkomisioni p\u00ebr Pun\u00ebt Europiane i Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaqsuesve ka mbajtur nj\u00eb sesion mbi gj\u00ebndjen e at\u00ebhershme n\u00eb vendet komuniste t\u00eb Europ\u00ebs Lindore dhe t\u00eb Baltikut.\u00a0 Gazeta \u201cShqiptari i Lir\u00eb\u201d ka dokumentuar d\u00ebshmin\u00eb e par\u00eb t\u00eb nj\u00eb shqiptari n\u00eb personin e Sami Repishtit, me kryeartikullin: Marr\u00ebdh\u00ebnjet e Tiran\u00ebs me Mosk\u00ebn e me Beligradin dhe Problemi Kosovar: Nj\u00eb d\u00ebshmi shqiptare n\u00eb Parlamentin e Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d.\u00a0 Ishte ky nj\u00eb shk\u00ebmbim mendimesh mbi gj\u00ebndjen e shqiptar\u00ebve midis Profesor Repishtit dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit n\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe kongresistit Lee Hamilton, nj\u00ebrin prej ekspert\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebme p\u00ebr shum\u00eb vjet\u00eb n\u00eb Kongresin amerikan.\u00a0 \u201cShqiptari i Lir\u00eb\u201d theksonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se d\u00ebshmia e Profesor Repishtit, p\u00ebrb\u00ebnte, \u201cDeklarat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb qart\u00eb mbi t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00ebn Jugosllavi, para Kongresit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.\u201d<\/p>\n<p>Paraqitja e tij para Kongresit amerikan m\u00eb 1965 ishte vet\u00ebm fillimi i kontakteve t\u00eb Dr. Repishtit me autoritetet amerikane.\u00a0 \u00c7\u2019prej asaj dite, ai nuk i \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb paraqitjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb qarqet m\u00eb t\u00eb larta politike dhe akademike amerikane.\u00a0 Profesor Repishti gjithmon\u00eb ka g\u00ebzuar respektin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb k\u00ebto qarqe si njeri i besuesh\u00ebm dhe i drejt\u00eb, por \u00ebsht\u00eb njohur edhe p\u00ebr angazhimin e tij t\u00eb fort\u00eb ndaj respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, k\u00ebshillat e t\u00eb cilit duhej t\u00eb merreshin parasysh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb Z\u00ebvend\u00ebs-Presidenti Al Gore i kishte d\u00ebrguar Profesor Repishtit me rastin e 75-vjetorit t\u00eb lindjes, duke i\u00a0 d\u00ebrguar atij \u201curimet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr dit\u00eblindjen\u201d\u00a0 i shkruan:\u00a0 \u201cJeta jote \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sh\u00ebmbull i shk\u00eblqyer, e asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e madh\u00ebrishme n\u00eb Amerik\u00eb\u2026 E dij\u00eb se familja dhe komuniteti i juaj, me t\u00eb drejt\u00eb jan\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr karier\u00ebn tuaj t\u00eb profesorit prej 25 vjet\u00ebsh, p\u00ebr guximin tuaj t\u00eb pap\u00ebrkulsh\u00ebm dhe p\u00ebr aktivizmin tuaj n\u00eb fush\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjeve shqiptare.\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr e spektrit politik amerikan, Kongresisti republikan nga Long Island e New Yorkut, Peter King n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rast sh\u00ebnon n\u00eb gazet\u00ebn zyrtare t\u00eb Kongresit, \u201cCongressional Record\u201d, lavd\u00ebrime p\u00ebr Sami Repishtin, t\u00eb cilin ai e cil\u00ebson si nj\u00eb \u201cbashkqytetar sh\u00ebmbullor\u201d, duke theksuar se, \u201cGjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, Dr. Repishti i \u00ebsht\u00eb dedikuar luft\u00ebs kund\u00ebr shkeljes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, shkelje t\u00eb cilat ai vet i kishte p\u00ebrjetuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.\u201d Kongresisti King thekson rolin q\u00eb ka luajtur Profesor Repishti n\u00eb udh\u00ebheqjen e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), \u201cnj\u00eb organizate e dedikuar p\u00ebr t\u00eb luftuar shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d, ka shkruar ligjvensi amerikan Peter King n\u00eb \u201cCongressional Record\u201d.<\/p>\n<p>Por, 90-vjetori i lindjes s\u00eb Profesor Repishtit, ka nj\u00eb dometh\u00ebnje sa p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn aq edhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen.\u00a0 Nga p\u00ebrvoja e tij e urt\u00eb si mbijetues i ferrit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Jugosllavi, por edhe nga p\u00ebrvoja e gjat\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut gjat\u00eb 50-viteve t\u00eb kaluara, jam i sigurt\u00eb se Profesori, secilit prej nesh kudo q\u00eb jemi n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb, k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara \u2013 besoj q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb na b\u00ebj\u00eb thirrje sot, t\u00eb na nxis\u00eb me fjal\u00ebn e tij bind\u00ebse duke na kujtuar detyr\u00ebn dhe obligimin ton\u00eb si individ\u00eb, p\u00ebr t\u00eb folur dhe p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe pa dallim, p\u00ebr t\u00eb folur dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur q\u00ebndrim kund\u00ebr padrejt\u00ebsive, sidomos padrejt\u00ebsive dhe keqtrajtimeve nga qeveria dhe nga autoritetet q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit \u2013 madje edhe n\u00eb raste kur bota rreth nesh duket se futet n\u00eb fsheh\u00ebsin\u00eb e heshtjes s\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cHistoria shkon e vjen\u201d, ka pas th\u00ebn\u00eb ish presidenti amerikan Ronald Reagan, \u201cpor parimet q\u00ebndrojn\u00eb, ato mbijetojn\u00eb si garanci q\u00eb brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb \u2013 e cila nuk \u00ebsht\u00eb dhurat\u00eb nga qeveria \u2013 por nj\u00eb bekim nga Krijuesi yn\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Miku yn\u00eb i nderuar \u2013 ju jo vet\u00ebm ishit d\u00ebshmitar i nj\u00eb historie t\u00eb tmerrshme, p\u00ebr t\u00eb cilat ka folur shpesh Ronald Reagan, por p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ju edhe keni vuajtur nga krimet e asaj histori, nga krimet m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrmerrte nj\u00eb regjim\u00a0 kund\u00ebr qytetar\u00ebve t\u00eb vet. Por ju, megjith\u00eb vuajtjet kishit forc\u00ebn, vendosm\u00ebrin\u00eb dhe guximin p\u00ebr t\u00eb mbrojtur parimet e liris\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut, si sh\u00ebmbull p\u00ebr brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm.\u00a0\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse p\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb, si\u00e7 e dini, pasojat nga abuzimet e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre t\u00eb njeriut n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, mbeten ende plag\u00eb t\u00eb gjalla jo vet\u00ebm n\u00eb kujtimet e tyre personale por edhe n\u00eb shoq\u00ebri, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi si sh\u00ebnja t\u00eb pashlyeshme t\u00eb krimeve dhe abuzimeve nga regjimet diktatoriale n\u00ebn t\u00eb cilat ata kan\u00eb jetuar \u2013 madje edhe 25 vjet\u00eb pas sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit.<\/p>\n<p>Si\u00e7 tha edhe Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulc n\u00eb fjalimin e tij k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb kujtohet historia, ashtuq\u00eb t\u00eb mos harrohen ngjarjet tragjike t\u00eb historis\u00eb s\u00eb kaluar, pasi nuk mund t\u00eb ket\u00eb pajtim, pa kujtes\u00eb. \u201cPajtimi\u201d, u tha deputet\u00ebve shqiptar\u00eb udh\u00ebheqsi europian nga Gjermania, \u201cnuk mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebqoftse nuk pranohen dhe n\u00ebqoftse nuk flitet p\u00ebr vuajtjet dhe dhimbjet e s\u00eb kaluar\u00ebs dhe n\u00ebqoftse nuk pranohen si t\u00eb tilla.\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar Zonja dhe Zot\u00ebri \u2013njeriu q\u00eb ne nderojm\u00eb sot, ky mb\u00ebshtet\u00ebs i shquar dhe luft\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe dinjitetin e njeriut \u2013 miku i yn\u00eb Profesor Sami Repishti, jo vet\u00ebm tashti, por me fjal\u00ebt dhe veprat e tija, ai gjithmon\u00eb na ka ftuar dhe kujtuar dhe ka b\u00ebr\u00eb thirrje shpesh q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb mos harrojm\u00eb abuzimet e s\u00eb kaluar\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb e r\u00ebdn\u00ebsishme p\u00ebr pajtimin shoq\u00ebror dhe komb\u00ebtar ka th\u00ebn\u00eb ai, q\u00eb ato t\u00eb korrektohen, me q\u00ebllimin dhe shpres\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten m\u00eb. Mendoj se Sami Repishti do na porosit\u00eb sot q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut \u2013 duke th\u00ebn\u00eb se megjith\u00ebse an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare n\u00eb Ballkan, shqiptar\u00ebt kan\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrparim t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb promovimin dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb &#8212; si Shqip\u00ebria ashtu edhe Kosova kan\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb dhe n\u00eb fush\u00eb t\u00eb tjera, &#8212; sidomos n\u00eb fush\u00ebn e pajtimit shoq\u00ebror &#8212; p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut, dinjiteti njer\u00ebzor p\u00ebr secilin person, barazia para ligjit dhe liria p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb nguliten nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb dhe p\u00ebrgjithmon\u00eb an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektiv, p\u00ebr realizimin e t\u00eb cilit ka punuar gjith\u00eb jet\u00ebn e tij Profesor Sami Repishti dhe nga i cili nuk e besoj se ka n\u00eb mend t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb.\u00a0 Ai na k\u00ebshillon sot se puna p\u00ebr sigurimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nuk kryhet kurr\u00eb, por do t\u00eb thoshte se shqiptar\u00ebt kan\u00eb \u00e7do arsye q\u00eb t\u00eb ken\u00eb shpres\u00eb, se e ardhmja do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e mir\u00eb dhe m\u00eb e sigurt se e kaluara e tyre e hidhur dhe m\u00eb e mir\u00eb se e tashmja zhg\u00ebnjyese.<\/p>\n<p>I nderuar mik dhe koleg, t\u00eb falenderoj dhe t\u00eb uroj nga zem\u00ebra p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb plot veprimtari, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo dhe kurdoher\u00eb gjat\u00eb 50-viteve t\u00eb fundit t\u00eb nj\u00eb historie t\u00eb hidhur p\u00ebr ta.\u00a0 M\u00eb lejoni ju lut\u00ebm, n\u00ebqoftse kam mund\u00ebsi, q\u00eb tu paraqes\u00eb nj\u00eb falenderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mbrojtjen dhe kujtimin e vazhduesh\u00ebm q\u00eb keni treguar dhe tregoni p\u00ebr bashkvuajtsit tuaj n\u00eb burg, klerin katolik shqiptar, t\u00eb cil\u00ebt si\u00e7 keni shkruar shpesh ka \u201cp\u00ebsuar mizorit\u00eb, masakrat dhe torturat\u201d e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, si asnj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.\u00a0 Ju nuk lini asnj\u00eb rast t\u00eb volitsh\u00ebm pa p\u00ebrmendur sakrificat e tyre, p\u00ebrfshir\u00eb edhe intervist\u00ebn e fundit q\u00eb pat\u00ebt me rastin e 90-vjetorit, me kryeredaktorin e gazet\u00ebs Illyria, Ruben Avxhiu.\u00a0 Ata bashkvuajt\u00ebs tuaj ishin at\u00ebher\u00eb t\u00eb pambrojtur, t\u00eb abuzuar dhe t\u00eb torturuar nga regjimi komunist, por \u00ebsht\u00eb merita juaj, i nderuar Profesor, q\u00eb kujtimi i tyre nuk \u00ebsht\u00eb harruar kurr\u00eb nga ju, e si rrjedhim as nga t\u00eb gjith\u00eb ne, ndon\u00ebse nuk i kemi njohur.<br \/>\nEdhe nj\u00ebher\u00eb falenderimet tona m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr p\u00ebrpjekjet tuaja sh\u00ebmbullore n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr shqiptar\u00ebt, e sidomos p\u00ebr luft\u00ebn tuaj t\u00eb pa nd\u00ebrprer\u00eb dhe k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse prej dekadash p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.\u00a0 T\u00eb jeni t\u00eb sigurt\u00eb se shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri si edhe komuniteti shqiptaro-amerikan\u00a0 jemi tep\u00ebr krenar\u00eb p\u00ebr arrijtjet tuaja n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb ve\u00e7anti, dhe p\u00ebr njer\u00ebzimin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Me respekt dhe mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb ju d\u00ebshirojm\u00eb: Ad Multos Annos!<br \/>\nFrank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Fjala e mbajtur n\u00eb simpoziumin me rastin e 90-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Profesor Sami Repishtit) Nga Frank Shkreli \u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb jem me ju k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb festuar 90-vjetorin e lindjes s\u00eb Profesor Sami Repishtit. Natyrisht se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jubile i g\u00ebzuesh\u00ebm, n\u00eb t\u00eb cilin jam krenar t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb &#8212; p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4593,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-4592","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4592","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4592"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4592\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4594,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4592\/revisions\/4594"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4593"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4592"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4592"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4592"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}