{"id":4542,"date":"2015-07-16T07:17:57","date_gmt":"2015-07-16T05:17:57","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4542"},"modified":"2015-07-15T23:24:34","modified_gmt":"2015-07-15T21:24:34","slug":"shkreli-grabitqaret-anti-shqiptare-perseri-u-turren-trojeve-arberore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4542","title":{"rendered":"Shkreli: GRABITQAR\u00cbT ANTI-SHQIPTAR\u00cb P\u00cbRS\u00cbRI U TURREN TROJEVE ARB\u00cbRORE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/kisha-shen-merise-shas.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-700 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/kisha-shen-merise-shas-300x225.jpg\" alt=\"kisha-shen-merise-shas\" width=\"300\" height=\"225\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/kisha-shen-merise-shas-300x225.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/kisha-shen-merise-shas.jpg 532w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Nga lindja n\u00eb per\u00ebndim dhe nga veriu n\u00eb jug, duket se hienat shekullore anti-shqiptare vazhdojn\u00eb me lakmi tua m\u00ebsyjn\u00eb trojeve shqiptare, me q\u00ebllim p\u00ebr t&#8217;i \u00e7komb\u00ebtarizuar ato. P\u00ebr pasqyrim t\u00eb k\u00ebsaj situate, dy raste t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e medias n\u00eb trojet shqiptare.\u00a0 Nj\u00ebra ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vizit\u00ebn e Kryeministrit turk, Ahmet Davutogllu n\u00eb Maqedoni ku ai deklaroi nga Shkupi se vendi i tij, &#8220;po punon p\u00ebr t\u00eb rilindur kultur\u00ebn turke n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Maqedoni&#8221;.\u00a0 Ai u citua t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb gjithashtu se, \u201cNe do t\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb nga nj\u00eb fjalor turqisht n\u00eb \u00e7do familje t\u00eb Shkupit.&#8221; Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb as politik\u00eb e re, por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb, konstante, e llogaritur mir\u00eb nga Turqia, e cila prej disa vitesh tani ka vepruar n\u00eb fush\u00ebn politike, diplomatike, ekonomike dhe fetare p\u00ebr t\u00eb shtuar influenc\u00ebn e saj n\u00eb Ballkan, e sidomos n\u00eb trojet shqiptare.\u00a0 Kjo vjen pas deklaratave t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebme nga zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Ankaras\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, nd\u00ebr t\u00eb tjera, kan\u00eb k\u00ebrkuar edhe rishikimin e teksteve shkollore, sidomos n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve, me q\u00ebllim p\u00ebr ta ndryshuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Rasti tjet\u00ebr ndodhi disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb rrethin e Ulqinit.\u00a0 Portali &#8220;Ulqini Online&#8221; njofton se popi i Kish\u00ebs Ortodokse sllave n\u00eb Ulqin, Radojica Bozhovi\u00e7 paska shkuar n\u00eb Shas p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim liturgjik t\u00eb fes\u00eb ortodokse.\u00a0 Problemi \u00ebsht\u00eb se Shasi dhe as historia e tij nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb aspak me fen\u00eb ortodokse serbe as me kultur\u00ebn dhe historin\u00eb sllave.\u00a0 Shasi q\u00eb gj\u00ebndet midis Shkodr\u00ebs\u00a0 dhe Ulqinit, sipas historian\u00ebve, ka qen\u00eb dikur nj\u00eb prej kat\u00ebr &#8220;qyteteve satellit\u00eb&#8221; t\u00eb Shkodr\u00ebs, me shekuj q\u00ebnd\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi e Kish\u00ebs Katolike Shqiptare dhe e kultur\u00ebs iliro-arb\u00ebrore.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb sundimit t\u00eb regjimit komunist jugosllav nuk flitej asgj\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e lasht\u00eb t\u00eb k\u00ebtij qyteti. E mbaj\u00eb mend si f\u00ebmij, pasi jam lind e rritur jo larg qytetit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Shasit, kur t\u00eb moshuarit na thonin se sipas gojdhanave Shasi ka patur dikur 365 kisha, secila e pag\u00ebzuar pas nj\u00eb sh\u00ebnjti ose sh\u00ebnjt\u00ebreshe t\u00eb Kish\u00ebs Katolike, nj\u00eb kish\u00eb p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb t\u00eb vitit. Megjith\u00ebse p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb kalonim aty af\u00ebr g\u00ebrmadhave t\u00eb qytetit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Shasit, askush nuk fliste p\u00ebr historin\u00eb mij\u00ebra vje\u00e7are t\u00eb tij,\u00a0 madje as m\u00ebsuesit e shkoll\u00ebs fillore q\u00eb frekuentonim aty af\u00ebr n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb.<\/p>\n<p>Tashti m\u00ebsohet se, politika komuniste sllave i kishte dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr historian\u00ebve dhe\u00a0 arkeolog\u00ebve t\u00eb saj q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebnin hulumtime por ta l\u00ebn\u00eb n\u00eb heshtje pa e zbuluar historin\u00eb e Shasit, \u201cQytetit ilir q\u00eb u fsheh nga sllav\u00ebt\u201d, duke mos dashur dhe duke mos lejuar, p\u00ebr arsye etnike dhe politike, t\u00eb zbulohej historia e tij e v\u00ebrtet\u00eb iliro-arb\u00ebrore.<br \/>\nFatbardh\u00ebsisht viteve t\u00eb fundit vihet re nj\u00eb interesim i ri p\u00ebr Shasin dhe historin\u00eb e k\u00ebtij t\u00eb qyteti t\u00eb lasht\u00eb iliro-arb\u00ebror\u00a0 nga banor\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb atyre viseve por edhe nga intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00ebmbledhur rreth organizat\u00ebs jo-qeveritare Ora dhe t\u00eb tjera, t\u00eb cil\u00ebt disa vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Ulqin organizuan nj\u00eb simpozium shkencor i titulluar: \u201cShasi i lasht\u00eb \u2013 Monument i Kultur\u00ebs\u201d, ku u p\u00ebrfshin\u00eb kumtesat e 13 studiuesve mbi historin\u00eb e Shasit, k\u00ebtij thesari t\u00eb pa \u00e7muesh\u00ebm t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb iliro-arb\u00ebrore.<\/p>\n<p>Si q\u00ebnd\u00ebr fetare me r\u00ebnd\u00ebsi, historian\u00ebt p\u00ebrfshir\u00eb edhe ata shqiptar\u00eb si Prof Ruzhdi Ushaku, Prof Luan Maltezi, dhe Prof. Shaban Sinani, kan\u00eb shkruar se Shasi n\u00eb baz\u00eb z\u00eb zbulimeve arkeologjike t\u00eb deritanishme, \u201cprek\u00eb Krisht\u00ebrimin dhe periudh\u00ebn ilire\u201d dhe p\u00ebrve\u00e7 rolit fetar,\u00a0 Shasi antik \u00ebsht\u00eb njohur n\u00eb koh\u00ebrat e lashta edhe si qytet me r\u00ebnd\u00ebsi, me nj\u00eb tregti dhe zhvillim urban t\u00eb dalluar p\u00ebr ato zona.\u00a0\u00a0\u00a0 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb dhe histori q\u00eb p\u00ebrputhet me at\u00eb t\u00eb Komanit, kultur\u00eb e cila sipas historian\u00ebve i dallon bart\u00ebsit e saj &#8212; shqiptar\u00ebt &#8211;nga fqinjt\u00eb e tyre t\u00eb ardhur shum\u00eb von\u00eb n\u00eb ato zona sllav\u00ebt dhe grek\u00ebt e vjet\u00ebr.\u00a0 Prandaj, zbulimi dhe studimi i historis\u00eb s\u00eb Shasit ka r\u00ebnd\u00ebsi natyrisht p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e rajonit t\u00eb rrethit t\u00eb Ulqinit, si pjes\u00eb e pandar\u00eb e historis\u00eb s\u00eb trojeve shqiptare dhe e historis\u00eb dhe t\u00eb gjeografis\u00eb s\u00eb kombit shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Prandaj lind\u00eb pyetja, \u00e7&#8217;lyp\u00eb popi Bozhovi\u00e7 i kish\u00ebs ortodokse sllave t\u00eb Ulqinit, n\u00eb g\u00ebrmadhat e kishave katolike shqiptare t\u00eb stilit romak n\u00eb Shas, ku deri pak para disa viteve, historiografia sllave i kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb heshtje dhe si rrjedhim n\u00eb shkat\u00ebrrim e sip\u00ebr ato monumente duke mos dashur t\u00eb zbulonte origjin\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb iliro-arb\u00ebrore t\u00eb tyre. Tashti, popi Bozhovi\u00e7 dhe kushdo qoft\u00eb pas tij \u2013 q\u00eb si\u00e7 duket \u00ebsht\u00eb Kisha Ortodokse Serbe \u2013 duan t\u00eb vjedhin historin\u00eb iliro-arb\u00ebrore n\u00eb trojet shekullore shqiptare, duke pretenduar se tashti ky monument i trash\u00ebgimis\u00eb iliro-arb\u00ebrore na qenka\u00a0 p\u00ebr tu p\u00ebrdorur p\u00ebr ceremoni liturgjike t\u00eb ortodoksizmit serb.<\/p>\n<p>Ky rast nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar objektet dhe vendet me r\u00ebnd\u00ebsi historike p\u00ebr fen\u00eb, kultur\u00ebn dhe historin\u00eb e shqiptar\u00ebve.\u00a0 N\u00eb maje t\u00eb malit t\u00eb Rumis\u00eb, ku nuk ka pasur kurr\u00eb kish\u00eb sllave, \u00ebsht\u00eb vendosur koh\u00ebt e fundit nj\u00eb kish\u00eb ortodokse megjith\u00eb kund\u00ebrshtimet e ashp\u00ebra t\u00eb vendor\u00ebve.\u00a0 N\u00eb Shas jan\u00eb raportuar raste t\u00eb tilla\u00a0 edhe m\u00eb heret ku njer\u00ebz t\u00eb pa identifikuar, si hajdut\u00eb jan\u00eb futur\u00a0 n\u00eb g\u00ebrmadhat e kishave t\u00eb vjet\u00ebra t\u00eb Shasit p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb simbole t\u00eb ortodoksizmit sllav, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar identitetin e k\u00ebtij monumenti historik fetar dhe kulturor iliro-arb\u00ebror &#8212; nj\u00eb p\u00ebrpjekje kjo e sh\u00ebmtuar nga ana e p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb ortodoksizmit sllav q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, duke ndryshuar simbolet fetare aty, mendojn\u00eb se do t\u00eb ndryshohet edhe historia e mjedisit gjeografik iliro-arb\u00ebrore t\u00eb asaj zone n\u00eb favor t\u00eb asaj sllave.<br \/>\nUlqinionline njofton se n\u00eb fest\u00ebn e Lindjes s\u00eb t\u00eb ashtuquajturit, \u201cSvetog Jovana Prete\u00e7e\u201d (si\u00e7 thuhet) prifti i kish\u00ebs ortodokse t\u00eb Ulqinit Radojica Bozhovi\u00e7 k\u00ebt\u00eb vit sh\u00ebrbeu Liturgjin\u00eb mbi rr\u00ebnojat e Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjonit n\u00eb Shas. (Shiko foto m\u00eb posht\u00eb).\u00a0 Portali n\u00eb fjal\u00eb komenton se zonat historike t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjestren e \u201dPravoslavna Mitropolija Crnogosrko primorska\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb me Kish\u00ebn ortodokse serbe.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Radojica-bozovic-kisha-serbe-shas.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-4438 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Radojica-bozovic-kisha-serbe-shas.jpg\" alt=\"Radojica-bozovic-kisha-serbe-shas\" width=\"595\" height=\"310\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Radojica-bozovic-kisha-serbe-shas.jpg 595w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Radojica-bozovic-kisha-serbe-shas-300x156.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 595px) 100vw, 595px\" \/><\/a><\/p>\n<p>K\u00ebto dukuri, natyrisht kan\u00eb shkaktuar shqet\u00ebsime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb radh\u00ebt e popull\u00ebsis\u00eb shqiptare t\u00eb asaj zone.\u00a0 Fatbardh\u00ebsisht, p\u00ebrpjekjeve t\u00eb k\u00ebtyre hienave grabitqare antishqiptare p\u00ebr t\u00eb vjedhur ose p\u00ebr t\u00eb ndryshuar historin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta, u jan\u00eb kund\u00ebrven\u00eb banor\u00ebt e Shasit dhe t\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit.\u00a0 Merit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes ka Shoqata Ora, e cila p\u00ebr disa vite ka punuar dhe punon p\u00ebr t\u00eb ruajtur, sipas saj &#8220;k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb sh\u00ebnjt\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e k\u00ebsaj zone&#8221;, si dhe Bashk\u00ebsia lokale e Kat\u00ebrkoll\u00ebs e cila ka kund\u00ebrshtuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb tani paraqitjen e k\u00ebtyre personave dhe simboleve t\u00eb huaja fetare n\u00eb Shas, duke u b\u00ebr\u00eb thirrje autoriteteve vendore q\u00eb tu dalin zot k\u00ebtyre monumenteve komb\u00ebtare. Ata kan\u00eb kundrshtuar vazhdimisht p\u00ebrpjekjet e k\u00ebtyre personave prej hajdut\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb vjedhur historin\u00eb komb\u00ebtare, kulturore dhe fetare t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb atyre trojeve, duke mbajtur ceremony fetare ortodokse dhe vendosur simbolet e tyre fetare t\u00eb ortodoksizmit sllavo-serb aty ku nuk duhet dhe ku nuk p\u00ebrkasin, as p\u00ebr nga kultura, as p\u00ebr nga feja as p\u00ebr nga historia, as p\u00ebr nga komb\u00ebsia.<\/p>\n<p>Sipas medias vendore, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, nj\u00eb num\u00ebr organizatash jo-qeveritare t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb asaj zone, p\u00ebrve\u00e7 shoqat\u00ebs Ora, p\u00ebrfshir\u00eb Art Club, Illyricum dhe Gjon Buzuku, kan\u00eb promovuar dhe kan\u00eb mbrojtur trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe fetare iliro-arb\u00ebrore t\u00eb objekteve t\u00eb Shasit. Ato nj\u00ebkohsisht kan\u00eb k\u00ebrkuar nga autoritetet kompetente vendore dhe shtet\u00ebrore q\u00eb t\u00eb\u00a0 zbardhen\u00a0 q\u00ebllimet e dukurive t\u00eb tilla t\u00eb pautorizuara dhe q\u00eb t\u00eb ndalohen p\u00ebrpjekje t\u00eb tilla n\u00eb t\u00eb ardhmen, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb m\u00ebnjanohen edhe incidentet e mund\u00ebshme, pasi qytetar\u00ebt jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb shqet\u00ebsuar dhe t\u00eb zem\u00ebruar nga p\u00ebrpjekje t\u00eb tilla t\u00eb personave dhe institucioneve q\u00eb fshihen pas tyre, t\u00eb panjohur dhe t\u00eb pa autorizuar, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar ceremoni t\u00eb tilla n\u00eb mjedisin e qytetit t\u00eb lasht\u00eb t\u00eb Shasit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, organizata Ora dhe Bashk\u00ebsia Kat\u00ebrkoll\u00eb u kan\u00eb drejtuar thirrje Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit, Kryeipeshkvit t\u00eb Tivarit, Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Ministris\u00eb p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave t\u00eb Pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Grupeve Etnike dhe Nacionale, Qendr\u00ebs p\u00ebr Kultur\u00eb Ulqin, Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme \u2013 Sektorit t\u00eb Siguris\u00eb Ulqin dhe Entit Republikan p\u00ebr Mbrojtjen e Monumenteve Kulturo-Historike q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhynin p\u00ebr t\u00eb ndaluar aktivitetete t\u00eb tilla.\u00a0 Por, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre enteve, hulumtimet dhe mbrojta e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb zbulimeve shkencore t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shasit \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm detyr\u00eb e autoriteteve vendore shqiptare, por nevojit\u00eb edhe mb\u00ebshtetjen e qarqeve politike dhe shkencore t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs, pasi ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e pandar\u00eb dhe thesar i \u00e7muesh\u00ebm i trash\u00ebgimis\u00eb dhe identitetit kulturo-fetar t\u00eb mbar\u00eb kombit shqiptar.<br \/>\nN\u00eb reagimin e fundit ndaj ceremonis\u00eb s\u00eb liturgjis\u00eb ortodokse sllave nga popi I kish\u00ebs s\u00eb Ulqinit tek g\u00ebrmadhat e kishave t\u00eb Shasit, Organizata Ora dhe Bashk\u00ebsia Kat\u00ebrkoll\u00eb b\u00ebjn\u00eb thirrje q\u00eb tu thuhet JO veprimtarive dhe dukurive t\u00eb tilla q\u00ebllim k\u00ebqia sllave, t\u00eb cilat thuhet n\u00eb reagimin e m\u00eb posht\u00ebm jan\u00eb, &#8220;n\u00eb kund\u00ebrshtim me rrjedh\u00ebn historike&#8221; t\u00eb qytetit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Shasit.<br \/>\nFrank Shkreli<\/p>\n<p>Pason reagimi i plot\u00eb i Bashkis\u00eb s\u00eb kat\u00ebrkoll\u00ebs dhe i organizat\u00ebs Ora, p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuar.<\/p>\n<p><em>Op\u0161tina Ulcinj\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0<\/em><br \/>\n<em>Komuna e Ulqinit\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 OJQ \u2018\u2019ORA\u2019\u2019<\/em><br \/>\n<em>Mjesna Zajednica- Vladimir\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Nr. 40\/15<\/em><br \/>\n<em>Bashk\u00ebsia Lokale- Vladimir\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ulqin, 12.07.2015<\/em><br \/>\n<em>Br.\/Nr. 04-07\/15<\/em><br \/>\n<em>Vladimir\/Vlladimir, 12.07.2015<\/em><br \/>\n<em>REAGIM<\/em><br \/>\n<em>BL Vlladimir dhe shoqata Ora reagojn\u00eb n\u00eb lidhje m\u00eb organizimet e ceremonive fetare n\u00eb objektet kulturore-historike q\u00eb gjenden n\u00eb Qytetin e Vjet\u00ebr t\u00eb Shasit t\u00eb cilat jan\u00eb publikuar n\u00eb disa media t\u00eb shkruara.<\/em><\/p>\n<p><em>Qyteti i Shasit me shtresat kulturore arkeologjike q\u00eb njihen deri m\u00eb sot d\u00ebshmojn\u00eb rrjedh\u00ebn e\u00a0 jet\u00ebs n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb prej rreth 8000 viteve. Me k\u00ebt\u00eb rrjedh\u00eb historike trash\u00ebgimia kulturore e Shasit p\u00ebrfaq\u00ebson: historin\u00eb e kultur\u00ebs neolitike (6000 \u2013 3300 t\u00eb eres s\u00eb hershme) me t\u00eb cil\u00ebn z\u00ebn fill historia e vendbanimit t\u00eb Shasit, trash\u00ebgimin\u00eb kulturore t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb metaleve (3300 \u2013 400 t\u00eb eres s\u00eb hershme) e cila fillon me koh\u00ebn e bakrit (3300-2100) dhe vazhdon me kohen e bronzit (2100-1200 t\u00eb eres s\u00eb hershme) dhe te hekurit (1200-500 t\u00eb eres s\u00eb hershme) q\u00eb \u00ebsht\u00eb periudha kur vendbanimi i hershem i Shasit ishte i fortifikuar me mure ilire; trash\u00ebgimin\u00eb kulturore ilire t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Shtetit Ilir , kur Ana e Malit me qendren e saj t\u00eb Shasit si trev\u00eb qendrore e hapsires ku merr vrull\u00eb zhvillimi i qyteteve ilire q\u00eb fillon nga koha e dinastis\u00eb s\u00eb Bardhylit (400 \u2013 335 t\u00eb eres s\u00eb hershme) e vazhdon gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb dinastis\u00eb s\u00eb Glaukut e dinastis\u00eb s\u00eb Agronit z\u00ebn nj\u00eb vend te rendesishem nj\u00ebjt\u00eb si dhe gjat\u00eb gjith\u00eb periudhes antike kur dhe \u00ebsht\u00eb e deshmuar rruga Ulqin-Shas-Shkoder; trash\u00ebgimin\u00eb kulturore t\u00eb shekullit VI q\u00eb p\u00ebrkon me periudh\u00ebn e mbret\u00ebrimit t\u00eb perandorit ilir Justinianit, kur\u00a0 Ana e Malit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb integrale e teritorit q\u00eb administrohej prej kryeqendr\u00ebs ilire \u2013 Justinian\u00ebs; trash\u00ebgimin\u00eb kulturore arbnore apo t\u00eb komanit; trash\u00ebgimin\u00eb kulturore t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Balshajve; trash\u00ebgimin\u00eb kulturore t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb re; trash\u00ebgimin\u00eb e koh\u00ebs bashk\u00ebkohore e plot momente e ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb son\u00eb, shum\u00eb prej t\u00eb cilave popull\u00ebsia e An\u00ebs s\u00eb Malit i ka ruajtur n\u00eb legjenda e tregime. <\/em><br \/>\n<em>Me k\u00ebt\u00eb rrjedh\u00eb historike lokaliteti arkeologjik i Shasit perfaq\u00ebson rrjedhen e plot\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit dhe d\u00ebshmon identitetin shqiptar\u00eb t\u00eb trev\u00ebs son\u00eb prej zanafill\u00ebs e deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme. <\/em><\/p>\n<p><em>BL. Vlladimir dhe Shoqata Ora do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga institucionet kompetente t\u00eb mos lejojn\u00eb mbajtjen e aktiviteteve q\u00eb bien\u00a0 n\u00eb kundershtim m\u00eb rrjedhen historike q\u00eb \u00ebsht\u00eb argumentuar n\u00eb m\u00ebnyr shkencore n\u00eb lokalitetit arkeologjik t\u00eb Shasit, me statusin q\u00eb ka dhe q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb lokaliteti arkeologjik i Shasit i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb procesin e hulumtimit shkencor s\u00eb bashku m\u00eb t\u00eb gjitha objektet kulturo-hitorike q\u00eb gjenden n\u00eb k\u00ebt\u00eb lokalitet i cili\u00a0 \u00ebsht\u00eb n\u00eb procesin e hulumtimit shkencor.<\/em><\/p>\n<p><em>BL. Vlladimir dhe Shoqata Ora n\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb institucionet kompetente do t\u00eb finalizoj\u00eb: <\/em><br \/>\n<em>\u2013 V\u00ebnies n\u00eb administrim e t\u00eb gjith\u00eb lokalitetit arkeologjik t\u00eb Shasit ashtu si\u00e7\u00a0 obligon\u00a0 ligji p\u00ebr mbrojtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore\u00a0 (\u201cFl. zyr.\u201d, nr. 49\/10 e dates\u00a0 13. 08. 2010);<\/em><br \/>\n<em>\u2013 Revitalizimit t\u00eb\u00a0 trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb Shasit n\u00eb harmoni m\u00eb legjislacionin e Malit t\u00eb Zi dhe konventave nd\u00ebrkomb\u00ebtare duke i ven\u00eb t\u00eb gjitha objektet kulturore hitorike n\u00eb funksion t\u00eb vlerave muzeale duke mos cenuar asnj\u00eb moment t\u00eb rrjedhes historike t\u00eb monumenteve kulturoro-historike dhe t\u00eb lokalitetit.<\/em><br \/>\n<em>\u2013 Vendosjes s\u00eb eksponatave arkeologjike t\u00eb Shasit n\u00eb objektet kulturore-historike t\u00eb k\u00ebtij lokaliteti.<\/em><br \/>\n<em>N\u00eb bashk\u00ebpunim me Komun\u00ebn e Ulqinit, Organizat\u00ebn Turistike, Qendr\u00ebn p\u00ebr Kultur\u00eb si dhe institucionet q\u00ebndrore kompetente do t\u00eb vendosim qendr\u00ebn turistike-informative, rojen e lokalitetit ,\u00a0 si dhe vendosjen e zon\u00ebs arkeologjike t\u00eb Shasit n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e kamerave.<\/em><\/p>\n<p><em>Kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb BL Vlladimir\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Kryetari i Shoqat\u00ebs\u00a0 \u201cOra<\/em><br \/>\n<em>\u00a0Sabri Salaj\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Bajram Mehmeti<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Nga lindja n\u00eb per\u00ebndim dhe nga veriu n\u00eb jug, duket se hienat shekullore anti-shqiptare vazhdojn\u00eb me lakmi tua m\u00ebsyjn\u00eb trojeve shqiptare, me q\u00ebllim p\u00ebr t&#8217;i \u00e7komb\u00ebtarizuar ato. P\u00ebr pasqyrim t\u00eb k\u00ebsaj situate, dy raste t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e medias n\u00eb trojet shqiptare.\u00a0 Nj\u00ebra ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vizit\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":700,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-4542","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4542","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4542"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4542\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4545,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4542\/revisions\/4545"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/700"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4542"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4542"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4542"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}