{"id":4382,"date":"2015-07-09T07:00:22","date_gmt":"2015-07-09T05:00:22","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4382"},"modified":"2015-07-09T00:00:19","modified_gmt":"2015-07-08T22:00:19","slug":"fatmir-gjeka-rrefen-ja-7-dollite-e-edi-rames-ne-dreken-me-thacin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4382","title":{"rendered":"Fatmir Gjeka rr\u00ebfen: Ja 7 dollit\u00eb e Edi Ram\u00ebs n\u00eb drek\u00ebn me Tha\u00e7in"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/gjeka-rama-thaci.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-4383 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/gjeka-rama-thaci-300x176.jpg\" alt=\"gjeka-rama-thaci\" width=\"300\" height=\"176\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/gjeka-rama-thaci-300x176.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/gjeka-rama-thaci.jpg 510w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>NGA: REZARTA DELISULA<\/strong><br \/>\n*Fatmir Gjeka \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb u b\u00eb i njohur mediatik isht n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi guxoi q\u00eb n\u00eb qytetin shqiptar t\u00eb Malit t\u00eb Zi, t\u2019i jap\u00eb titullin \u201cQytetar Nderi\u201d dy personazheve kryesore t\u00eb politik\u00ebs rajonale, Edi Ram\u00ebs dhe Hashim Tha\u00e7it. N\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr \u201cGazeta Shqiptare\u201d, kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Ulqinit tregon detajet nga dreka me kryeministrin Rama e ish-kryeministrin Tha\u00e7i, batutat, bisedat p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb hasi deri n\u00eb realizimin e dh\u00ebnies s\u00eb titujve.<\/p>\n<p><strong>Ju jeni b\u00ebr\u00eb shum\u00eb i njohur n\u00eb Shqip\u00ebri pas dh\u00ebnies s\u00eb titullit \u201cQytetar Nderi\u201d kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ish-kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, sa e v\u00ebshtir\u00eb ishte realizimi deri n\u00eb dh\u00ebnien e titujve, duke qen\u00eb se jeni n\u00eb nj\u00eb territor malazez?<\/strong><br \/>\nDh\u00ebnia e titujve \u201cQytetar Nderi\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb komun\u00ebs apo Bashkis\u00eb t\u00eb Ulqinit dhe motivacioni nuk bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me proceset e vlerat euroatlantike. Nd\u00ebrsa p\u00ebr ne si shqiptar\u00eb, si pakic\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kemi nj\u00eb lidhje me Shqip\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebn dhe ka shum\u00eb arsye q\u00eb na shtyn\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Nj\u00eb nga arsyet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kemi \u00ebsht\u00eb se n\u00eb 30 vite, turist\u00ebt me num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh jan\u00eb nga Kosova, nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i madh t\u00eb rinjsh studiojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe po n\u00eb Shqip\u00ebri kemi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb student\u00ebve q\u00eb m\u00ebsojn\u00eb dhe n\u00eb gjenerat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb student\u00ebve nga trojet kam qen\u00eb dhe un\u00eb. Jan\u00eb pra shum\u00eb lidhje q\u00eb na shtyn\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, ndoshta dhe pak politike. Ne i kemi dh\u00ebn\u00eb tituj edhe figurave t\u00eb tjera politike, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment Rama e Tha\u00e7i jan\u00eb dy figurat m\u00eb t\u00eb spikatura. Shqiptar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi duhet t\u00eb jen\u00eb ur\u00eb lidh\u00ebse mes Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb Mali i Zi s\u2019ka asnj\u00eb problem t\u00eb pazgjidhur me dy shtetet shqipfol\u00ebse, madje at\u00eb dit\u00eb n\u00eb ceremoni mori pjes\u00eb dhe Presidenti i Malit t\u00eb Zi, Filip Vujanovi?. Po k\u00ebshtu, dua t\u00eb theksoj se mesazhet q\u00eb dhan\u00eb Edi Rama dhe Hashim Tha\u00e7i ishin nga m\u00eb t\u00eb rrallat q\u00eb mund t\u00eb jap\u00eb ndonj\u00eb burr\u00eb shteti n\u00eb Ballkan, mesazhe t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb, bashk\u00ebjetes\u00ebs, integrimit, bashk\u00ebpunimit dhe me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, m\u00eb shum\u00eb probleme kemi pasur ne mes nj\u00ebritjetrit se me t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebshillin komunal ka edhe malazez\u00eb, po pse shqiptar\u00ebt nuk donin, donin m\u00eb shum\u00eb Sali Berish\u00ebn?<\/strong><br \/>\nKishte mendime t\u00eb ndryshme q\u00eb un\u00eb i respektoj, por momenti q\u00eb ne po flasim dikton q\u00eb pik\u00ebrisht s\u2019kemi gabuar. Barra m\u00eb e madhe m\u00eb ra mua q\u00eb e vendosa dhe pas shum\u00eb e shum\u00eb bisedash edhe me subjektet e tjera, vazhdoj t\u00eb mendoj q\u00eb veprimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e re q\u00eb ka ndodhur n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Ulqinit e shqiptar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Shum\u00eb njer\u00ebz nuk e besonin se kjo do t\u00eb ishte e mundur, madje nuk e besonin edhe kur ndodhi. Mbase edhe nga ndonj\u00eb frik\u00eb apo mossigurim nga rrjedhat politike.<\/p>\n<p><strong>Megjithat\u00eb, vet\u00ebm para pak muajsh ndaj ambasad\u00ebs shqiptare t\u00eb Malit t\u00eb Zi ka pasur sulm me gur\u00eb, ndjeheshit i rrezikuar q\u00eb e mor\u00ebt k\u00ebt\u00eb hap?<\/strong><br \/>\nT\u2019ju them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, frik\u00ebn e kam hequr ngaher\u00eb prej vetes dhe gjithmon\u00eb kur nis\u00ebm t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb mir\u00eb, s\u2019\u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb kem frik\u00eb. Pastaj n\u00eb politik\u00eb duhet guxim gjithmon\u00eb, duke u nisur nga vullneti mir\u00eb. Shqiptar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi kan\u00eb qen\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb n\u00eb 1997, kur Mali Zi u nda nga Serbia deri te referendumi n\u00eb 2006 dhe proceset q\u00eb vazhdojn\u00eb sot p\u00ebr integrimin n\u00eb NATO. Ne kemi qen\u00eb e jemi faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe nj\u00eb nga shtysat m\u00eb t\u00eb forta, ku pa ne s\u2019do ishte i mundur asnj\u00eb nga k\u00ebto procese. S\u2019do kishte Mal t\u00eb Zi, pa vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve. Sigurisht q\u00eb dhe incidente ka pasur, por t\u00eb lokalizuara. Gjithkund ka njer\u00ebz q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb vete ekstremiz\u00ebm po jan\u00eb t\u00eb lokalizuar.<\/p>\n<p><strong>Ne kemi ndjekur me interes procesin e dh\u00ebnies s\u00eb titullit, por n\u00eb fakt \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb drek\u00ebn q\u00eb shtruat p\u00ebr ta, sigurisht q\u00eb m\u00eb shum\u00eb jam kurioze p\u00ebr kryeministrin e vendit tim?<\/strong><br \/>\nS\u2019\u00ebsht\u00eb hera par\u00eb q\u00eb jemi s\u00eb bashku me Edin e Hashimin, q\u00eb kur ai ka qen\u00eb her\u00ebt kryetar i Partis\u00eb Socialiste. Normal q\u00eb at\u00eb dit\u00eb ndenj\u00ebm m\u00eb af\u00ebr. Ka qen\u00eb nj\u00eb bised\u00eb intime me batuta, humor me disponin t\u00eb dy personazheve.<\/p>\n<p><strong>Ndonj\u00eb detaj duam?<\/strong><br \/>\nAjo q\u00eb dominoi ishin dollit\u00eb q\u00eb i kemi \u00e7uar gjat\u00eb drek\u00ebs n\u00eb qytetin e vjet\u00ebr, ku Edi Rama ngriti rreth 7 dolli pa ndaluar, nj\u00eb dolli p\u00ebr grat\u00eb, p\u00ebr kryetarin, p\u00ebr Hashimin e me radh\u00eb dhe kjo gj\u00eb na p\u00eblqeu t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Ndonj\u00eb batut\u00eb e kryeministrit ton\u00eb se shquhet p\u00ebr to?<\/strong><br \/>\nBatuta ishte p\u00ebr ulqinaket. Nisur nga k\u00ebnga \u201cM\u2019ka shku menja me u fejue e me marr nj\u00eb ulqinak\u2026\u201d. Ai e ktheu n\u00eb ulqinake e tha: \u201cIshalla s\u2019po na z\u00eb i ziu merak me ndonj\u00eb ulqinake\u201d.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrve\u00e7 batutave, diskutuat p\u00ebr ndonj\u00eb bashk\u00ebpunim real mes Tiran\u00ebs e Ulqinit?<\/strong><br \/>\nPas k\u00ebsaj lidhjeje mes Tiran\u00ebs zyrtare e Ulqinit s\u2019ka m\u00eb barriera dhe p\u00ebr \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb do i kemi dyert e hapura dhe kryeministri Rama na e ofroi k\u00ebt\u00eb.<br \/>\nN\u00eb fakt, ne e shohim ende revolucion k\u00ebt\u00eb q\u00eb b\u00ebt\u00eb ju, po kush jeni ju, i vetmi detaj q\u00eb zbulova gjat\u00eb intervist\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb jeni shkolluar n\u00eb Shqip\u00ebri, kush \u00ebsht\u00eb Fatmir Gjeka?<br \/>\nUn\u00eb rrjedh nga nj\u00eb familje tradicionale ulqinake shqiptare, ndoshta e edukuar fort n\u00eb k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm, jo nacionaliz\u00ebm ekstrem, por me nj\u00eb edukim puro shqiptar. Jam rritur n\u00eb nj\u00eb familje shum\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb ka kontribuar shum\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe ashtu u edukuam t\u00eb gjith\u00eb, brez pas brezi. Nj\u00eb pjes\u00eb e familjes sime, mbi 20 an\u00ebtar\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb k\u00ebtu. Un\u00eb jam shkolluar n\u00eb Shqip\u00ebri, kam kryer Ekonomikun n\u00eb vitet \u201993-\u201997 dhe kam qen\u00eb pjes\u00eb e gjenerat\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi q\u00eb erdh\u00ebn aty, duke kaluar ilegalisht kufirin p\u00ebr 4 vjet. N\u00eb fakt, ka qen\u00eb periudh\u00eb e bukur dhe e gjith\u00eb ajo gjenerat\u00eb \u00ebsht\u00eb edukuar shum\u00eb mir\u00eb me toleranc\u00ebn dhe kjo na ndihmoi shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pasi mbaruat studimet?<\/strong><br \/>\nIu p\u00ebrkushtova politik\u00ebs direkt q\u00eb n\u00eb vitin 1998. U regjistrova n\u00ebUnionin Demokratik Shqiptar, pastaj u formua subjekti i ri, Partia Demokratike, ku zgjidhem kryetar dhe n\u00eb zgjedhjet e para parlamentare, deputet n\u00eb Kuvendin e Malit t\u00eb Zi. Faktikisht dy parti futen n\u00eb parlament, ne dhe Forca e Re. K\u00ebt\u00eb funksion e mbajta nga 2012-2014, ku m\u00eb pas n\u00eb shkurt po t\u00eb 2014- \u00ebs marr postin e kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit, post q\u00eb e mbaj ende. Me k\u00ebt\u00eb profesion jam i k\u00ebnaqur, i mbushur dhe ndjehem mir\u00eb kur i sh\u00ebrbej komunitetit. Kemi b\u00ebr\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb mira, duke thyer tema dhe tabu si kjo e dh\u00ebnies s\u00eb \u00e7mimeve. Po k\u00ebshtu ishte dhe organizimi i \u201cMiss Shqip\u00ebria\u201d n\u00eb kalan\u00eb e Ulqinit dhe kjo teme ka qen\u00eb tabu jo vet\u00ebm p\u00ebr malazez\u00ebt, por dhe p\u00ebr ne, sepse ishte hera e par\u00eb q\u00eb ky spektak\u00ebl dilte jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. At\u00ebher\u00eb un\u00eb mora kritika edhe nga opozita p\u00ebr zhvillimin e k\u00ebtij spektakli deri n\u00eb momentin kur u realizua. M\u00eb pas mor\u00ebm shum\u00eb l\u00ebvdata, edhe nga ata q\u00eb e pan\u00eb me sy skeptik. Pastaj nata finale e \u201cVideoklipit shqiptar\u201d t\u00eb realizuar n\u00eb pallatin e kultur\u00ebs s\u00eb Ulqinit dhe q\u00eb propozuam q\u00eb kjo nat\u00eb finale t\u00eb b\u00ebhet gjithmon\u00eb n\u00eb Ulqin dhe besoj se ulqinak\u00ebt e mir\u00ebpresin. Por ajo \u00e7ka na pret \u00ebsht\u00eb se si do rreshtohen subjektet shqiptare n\u00eb zgjedhjet parlamentare q\u00eb na presin.<\/p>\n<p><strong>Kur do t\u00eb zhvillohen zgjedhjet?<\/strong><br \/>\nNe jemi n\u00eb vitin zgjedhor. Ende s\u2019ka nj\u00eb dat\u00eb, por ose n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti, ose n\u00eb fillim t\u00eb 2016.<\/p>\n<p><strong>Ju do jeni n\u00eb lista p\u00ebr deputet, apo m\u00eb mir\u00eb do preferonit t\u00eb ishit deputet apo kryetar bashkie?<\/strong><br \/>\nPo duke qen\u00eb nj\u00eb person q\u00eb kam marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb tilla edhe m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr mua s\u2019ka ndonj\u00eb ndryshim. Un\u00eb jam i gatsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do sfid\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi para subjektit e votuesve p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin dinjitoz. Dhe kemi shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi, sidomos integrimin e tyre n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore. Ju keni nj\u00eb normativ\u00eb, si\u00e7 u vendos n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Ohrit p\u00ebr Maqedonin\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn, ku nj\u00eb n\u00eb dy punonj\u00ebs n\u00eb administrat\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb shqiptar\u00eb. Ne nuk kemi nj\u00eb normativ\u00eb t\u00eb till\u00eb, por e k\u00ebrkoj vazhdimisht t\u00eb jemi t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar dhe n\u00eb nivelet institucionale shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong>Sa \u00ebsht\u00eb popullsia e Malit t\u00eb Zi dhe sa jan\u00eb shqiptar\u00ebt?<\/strong><br \/>\nMali i Zi ka 600 mij\u00eb banor\u00eb dhe ne jemi 7 p\u00ebr qind, diku te 42 mij\u00eb banor\u00eb, nd\u00ebrsa me regjistrimin e fundit e ulin k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr n\u00eb 5 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p><strong>Ju jeni pjes\u00eb e Partis\u00eb Demokratike, a keni lidhje me PD e Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><br \/>\nPo, kam qen\u00eb i thirrur dhe kam pasur rast t\u00eb takohem dhe me Berish\u00ebn e Lulzim Bash\u00ebn.<\/p>\n<p>Si i shihni politikan\u00ebt <strong>shqiptar\u00eb<\/strong>, Ram\u00ebn, Berish\u00ebn, Bash\u00ebn?<br \/>\n(Qesh) Un\u00eb i shoh me sy t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, duke qen\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb reciproke, komunikuese. Ne nuk mund t\u00eb jemi tifoz\u00eb. Nga pjesa njer\u00ebzore dhe me Bash\u00ebn kemi biseduar gjat\u00eb para disa vitesh, nd\u00ebrsa Berisha i p\u00ebrket klas\u00ebs m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb stazh n\u00eb politik\u00eb dhe njer\u00ebzit mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb nga ai. Por gjithsecili nga k\u00ebta \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u vler\u00ebsuar.<\/p>\n<p><strong>Ju sa banor\u00eb keni n\u00eb Ulqin? N\u00eb dim\u00ebr 20-22 mij\u00eb vet\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb ver\u00eb shkojm\u00eb mbi 100 mij\u00eb. Jeni pik\u00eb turistike dhe af\u00ebr nesh, si e keni administruar turizmin?<\/strong><br \/>\nLash\u00eb pa t\u00eb treguar pak p\u00ebr arsyen e dh\u00ebnies s\u00eb \u00e7mimit Ram\u00ebs e Tha\u00e7it. K\u00ebt\u00eb pyetje ma b\u00ebn\u00eb dhe mediat malazeze, se pse i b\u00ebra ata \u201cQytetar Nderi\u201d dhe un\u00eb i thash po ato arsye qe ju dhash\u00eb edhe ju, at\u00eb q\u00eb fiton Mali zi. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb 15 vite turist\u00ebt kryesor\u00eb n\u00eb dim\u00ebr n\u00eb Zhabjak e Kolashin\u00eb, 90 p\u00ebr qind po ashtu n\u00eb Budva. Ka pasur edhe njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb pasur frik\u00eb, po kjo tem\u00eb tabu u thye dhe njer\u00ebzit sot s\u2019kan\u00eb m\u00eb frik\u00eb p\u00ebr t\u00eb komunikuar e l\u00ebvizin lirsh\u00ebm. P\u00ebr sa i p\u00ebrket Ulqinit e turizmit, Ulqini ka tradit\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nga t\u00eb gjitha zonat bregdetare n\u00eb ish-Jugosllavi. Ne kishim shum\u00eb hotele dhe turist\u00eb nga Gjermania q\u00eb nga viti 1975 q\u00eb ishte lul\u00ebzimi e deri kur filloi lufta rreth nesh, por Mali i Zi ka qen\u00eb faktor stabiliteti. Pas viteve \u201990 pati nj\u00eb bum t\u00eb madh turist\u00ebsh nga Kosova dhe pa marr parasysh sfidat ekonomike, un\u00eb jam i bindur q\u00eb \u00ebsht\u00eb koha e Ulqinit. Kam sh\u00ebtitur gjithkund, por natyr\u00ebn q\u00eb ka Ulqini s\u2019e gjej askund dhe k\u00ebt\u00eb e tregon numri i madh i turist\u00ebve. Vjet p\u00ebr shembull, kishim dhe r\u00ebnie t\u00eb energjis\u00eb nga kapaciteti madh i turist\u00ebve. Rekordet i thyem dit\u00ebt e para t\u00eb majit, kur b\u00ebm\u00eb hapjen e sezonit dhe kishim numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb mysafir\u00ebve. Ne kemi gjithashtu nj\u00eb organizat\u00eb turistike n\u00eb komun\u00eb, q\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb aktivitetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe panaire, duke na b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Prek\u00ebt pak m\u00eb par\u00eb lul\u00ebzimin e ish-Jugosllavis\u00eb e m\u00eb kujtohet para disa vitesh kur kam ardhur n\u00eb Ulqin, nj\u00eb shqiptar mbante n\u00eb dyqanin e tij foton e Titos, \u00e7far\u00eb keni b\u00ebr\u00eb ju q\u00eb kjo foto t\u00eb hiqet duke u rikthyer ekonomin\u00eb e mir\u00eb ulqinak\u00ebve?<\/strong><br \/>\nFaktikisht ka ende disa nostalgjik\u00eb q\u00eb e ruajn\u00eb. Figura e tij ka mbetur te t\u00eb gjitha komb\u00ebsit\u00eb e ish- Jugosllavis\u00eb si figur\u00eb q\u00eb ai sistem (p\u00ebrve\u00e7 komunizmit q\u00eb s\u2019mund t\u00eb jet\u00eb i mir\u00eb), ishte sistem liberal, q\u00eb prona nuk iu mor njer\u00ebzve, nuk iu mor\u00ebn as hotelet, fermat, dhe parulla n\u00eb koh\u00ebn e tij ka qen\u00eb: t\u00eb gjitha komb\u00ebsit\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Jetohet mir\u00eb n\u00eb Ulqin?<\/strong><br \/>\nPatjet\u00ebr. Un\u00eb s\u2019do kisha zgjedhur qytet tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb jetuar. Ulqini \u00ebsht\u00eb qyteti m\u00eb i qet\u00eb n\u00eb Malin e Zi e m\u00eb i qeti dhe n\u00eb rajon. Veprat penale rrall\u00eb ndodhin, ose t\u00eb themi drejt, jan\u00eb \u00e7udi t\u00eb ndodhin. Vet\u00ebm vitet e fundit kemi pasur pak r\u00ebnie ekonomike, nj\u00eb r\u00ebnie q\u00eb u ndie kudo n\u00eb rajon, por un\u00eb mendoj se vite m\u00eb t\u00eb mira na presin. Rruga q\u00eb lidh kufirin po vazhdon, k\u00ebt\u00eb vit do t\u00eb zbatojm\u00eb nj\u00eb investim prej 25 milion\u00eb euro p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebs e kanalizime, nd\u00ebrkaq kemi p\u00ebrgatitur t\u00eb gjitha procedurat ligjore p\u00ebr nd\u00ebrtimin e disa hoteleve dhe jemi n\u00eb pritje t\u00eb investitor\u00ebve. Mendoj q\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto pun\u00eb do krijojn\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb reja pune dhe do rrisin nivelin ekonomik.<\/p>\n<p><strong>Sa \u00ebsht\u00eb papun\u00ebsia?<\/strong><br \/>\nN\u00eb ver\u00eb kemi nevoj\u00eb p\u00ebr krah pune nga jasht\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb dim\u00ebr jemi komuna bregdetare q\u00eb ka papun\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, edhe pse kemi njer\u00ebz shum\u00eb t\u00eb shkolluar.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb ambiciet tuaja?<\/strong><br \/>\nK\u00ebto q\u00eb ceka un\u00eb, zhvillimin, t\u00eb favorizojm\u00eb potencialin, gj\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura me politik\u00ebn. Po k\u00ebshtu dua q\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb zgjedhjet e ardhshme t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb kolon\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por jo e pamundur. Jam i bindur dhe jetoj t\u2019i shoh t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, sepse ne kemi potencial politik p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb qeveri, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb do u sh\u00ebrbejm\u00eb shqiptar\u00ebve e proceseve.<\/p>\n<p><strong>Ne kemi marr\u00ebveshje me Kosov\u00ebn p\u00ebr njohjen e pensioneve t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, ju e keni diskutuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb?<\/strong><br \/>\nKemi pun\u00ebsime t\u00eb tilla, sidomos nga Shqip\u00ebria q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb Ulqin po edhe nga Mali i Zi dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kjo \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshje ministrore, por mund t\u00eb b\u00ebhet me ndikimin tuaj?<\/strong><br \/>\nDuhet patjet\u00ebr ta b\u00ebjm\u00eb, sepse duhet t\u2019i heqim barrierat.<\/p>\n<p>Detajet e ceremonis\u00eb s\u00eb muajit prill q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb tek ai mbresa, Gjeka i sjell n\u00eb suplementin \u201cSummer Pages\u201d.<br \/>\n(ed.me\/BalkanWeb)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA: REZARTA DELISULA *Fatmir Gjeka \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb u b\u00eb i njohur mediatik isht n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi guxoi q\u00eb n\u00eb qytetin shqiptar t\u00eb Malit t\u00eb Zi, t\u2019i jap\u00eb titullin \u201cQytetar Nderi\u201d dy personazheve kryesore t\u00eb politik\u00ebs rajonale, Edi Ram\u00ebs dhe Hashim Tha\u00e7it. N\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr \u201cGazeta Shqiptare\u201d, kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Ulqinit tregon detajet nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4383,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"class_list":["post-4382","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4382","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4382"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4382\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4385,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4382\/revisions\/4385"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4383"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4382"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4382"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4382"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}