{"id":4279,"date":"2015-07-02T07:19:14","date_gmt":"2015-07-02T05:19:14","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4279"},"modified":"2015-07-01T23:49:44","modified_gmt":"2015-07-01T21:49:44","slug":"gjykata-speciale-e-kosoves-do-te-ishte-tribunali-i-turpit-kangaroo-court","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4279","title":{"rendered":"GJYKATA SPECIALE E KOSOV\u00cbS DO T\u00cb ISHTE TRIBUNALI I TURPIT  (KANGAROO COURT)"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/prishtina.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-2084 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/prishtina-300x234.jpg\" alt=\"prishtina\" width=\"300\" height=\"234\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/prishtina-300x234.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/prishtina.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York<br \/>\nAmendamenti 5 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkura thot\u00eb \u201caskush nuk mund t\u00eb detyrohet t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshmitar kund\u00ebr vetvetes n\u00eb asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale\u201d<\/p>\n<p>Akuzat dhe shpifjet monstruoze t\u00eb Dick Marty-t e soll\u00ebn Kosov\u00ebn para nj\u00eb vendimi tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Ky Vlladan i dyt\u00eb Gjeorgjiviq n\u00eb bashk\u00ebpunim me serbo-rus\u00eb dhe disa amerikan\u00eb spiun\u00eb t\u00eb Sllobodan Millosheviqit hartuan akuz\u00ebn m\u00eb t\u00eb ndyr\u00eb kund\u00ebr popullit shqiptar dhe kund\u00ebr Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Fatkeq\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrgatitjen e k\u00ebsaj akuze mor\u00ebn pjes\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs bile edhe disa shqiptaro-amerikan\u00eb armiq t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe Hashim Thacit. K\u00ebta shqiptaro-amerikan\u00eb megaloman\u00eb t\u00eb etur p\u00ebr pasuri e krye t\u00eb vendit jan\u00eb armiq t\u00eb p\u00ebrbetuar t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Disa vjet m\u00eb par\u00eb ata k\u00ebrkonin me \u00e7do kusht d\u00ebrgimin e Hashim Tha\u00e7it n\u00eb Gjykat\u00ebn e Hag\u00ebs, ngase atje gj\u00ebndej nj\u00eb mik i tyre i cili pas luft\u00ebs kishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebr pasurimin e tyre n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb fillim t\u00eb fushat\u00ebs anti-shqiptare t\u00eb Dick Marty-t botuam komente n\u00eb shtypin shqiptar, bile b\u00ebm\u00eb edhe nj\u00eb demonstrat\u00eb para Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb New York. Nuk e kishim menduar kurr\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb rrenat e Dick Marty-t do t\u00eb shiteshin aq shtrenjt\u00eb n\u00eb tregjet e drejt\u00ebsis\u00eb euro-amerikane. G\u00ebnjeshtr\u00ebn q\u00eb Dick Marty e kishte l\u00ebshuar n\u00eb fund t\u00eb pazarit, tani po e beson ai vet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb pazarit.<\/p>\n<p>Dy vitet e fundit t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar Kosova ishte rajoni m\u00eb i shqet\u00ebsuar i globit. Masakrat dhe gjenocidi serb ishin tmerri m\u00eb i madh q\u00eb kishte par\u00eb Europa pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Gjat\u00eb atyre dy vjet\u00ebve u vra nj\u00eb p\u00ebrqindje e dukshme e popullsis\u00eb, nd\u00ebrsa gjysma e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs u d\u00ebbua me dhun\u00eb nga vendi. Makineria monstruoze luftarake e S\u00ebrbis\u00eb rr\u00ebnoi dhe dogji nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e sht\u00ebpive t\u00eb Kosov\u00ebs. Shekulli m\u00eb tragjik i historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit po merrte fund me tragjedin\u00eb e Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e pamohueshme dhe e padiskutueshme. Masakrat dhe gjenocidi serb u pan\u00eb \u00e7do dit\u00eb n\u00eb ekranet m\u00eb serioze televizive t\u00eb bot\u00ebs. P\u00ebr \u00e7mendurit\u00eb e ushtris\u00eb dhe paramilitar\u00ebve serb\u00eb jan\u00eb botuar dhjet\u00ebra mij\u00ebra artikuj e fotografi n\u00eb shtypin m\u00eb serioz t\u00eb bot\u00ebs. Gazeta \u201cThe New York Times\u201d ka botuar gjat\u00eb asaj periudhe m\u00eb shum\u00eb se 600 artikuj dhe qindra fotografi trishtuese. Tragjedia e Kosov\u00ebs e trazoi nd\u00ebrgjegjen njer\u00ebzore. Papa Gjon Pali i Dyt\u00eb n\u00eb mesh\u00ebn e madhe t\u00eb Pashk\u00ebve n\u00eb Sheshin e Sh\u00ebn Pjetrit n\u00eb prill t\u00eb vitit 1999 i b\u00ebri thirrje njer\u00ebzimit p\u00ebr shp\u00ebtim e popullit shqiptar, duke pohuar se Kosova po kalon jav\u00ebn e kryq\u00ebzimit. Asnj\u00eb person n\u00eb bot\u00eb me m\u00ebndje t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb nuk e vuri n\u00eb dyshim \u00e7mendurin\u00eb serbe kund\u00ebr popullit shqiptar. U pranua bot\u00ebrisht gjenocidi serb n\u00eb Kosov\u00eb. Ky ishte nj\u00eb sunam i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs u nderua n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr trim\u00ebrin\u00eb e saj si asnj\u00eb ushtri \u00e7lirimtare n\u00eb bot\u00eb. T\u00eb gjitha autoritetet per\u00ebndimore than\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb, bile edhe Presidenti i Shtetve te Bashkuara, Bill Clinton n\u00eb nj\u00eb kryeartikull botuar n\u00eb \u201cThe New York Times\u201d n\u00eb prill te vitit 1999 foli mir\u00eb p\u00ebr Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e U\u00c7K-s\u00eb ishin njer\u00ebz t\u00eb edukuar dhe t\u00eb arsimuar, njer\u00ebz q\u00eb kishin vuatjur n\u00ebp\u00ebr burgjet jugosllave dekada t\u00eb t\u00ebra. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i U\u00c7K-s\u00eb, Adem Demaci ishte nj\u00ebri prej disident\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb bot\u00eb, intelektual dhe humanist me p\u00ebrmasa nd\u00ebrkomb\u00ebtare, njeriu q\u00eb kishte fituar shum\u00eb nderime, bile edhe \u00c7mimin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Saharov. Adem Demaci nuk do t\u00eb kishte pranuar kurr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb nj\u00eb ushtrie kriminale. Natyrisht, gjat\u00eb konflikteve t\u00eb ndryshme ndodhin krime individuale ose t\u00eb ndonj\u00eb grupimi t\u00eb mbrapsht\u00eb, por kjo nuk ishte karakteristika e p\u00ebrgjithshme e nj\u00eb ushtrie serioze sic ishte Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs. K\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb i m\u00ebsova n\u00eb koh\u00ebn kur isha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i k\u00ebsaj ushtrie. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe kam marr\u00eb qindra letra nga zyra t\u00eb ndryshme amerikane. N\u00eb ato letra b\u00ebhej thirrje p\u00ebr respektimin e Konvent\u00ebs s\u00eb Gjenev\u00ebs t\u00eb 12 Gushtit 1949. Gjat\u00eb viteve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb nuk u tha asnj\u00eb fjal\u00eb e keqe n\u00eb shtypin amerikan ose n\u00eb mjetet elektronike t\u00eb informacionit. Nuk u tha asgj\u00eb p\u00ebr shkeljen e Konvent\u00ebs s\u00eb Gjenev\u00ebs nga Ushtria Clrimtare e Kosov\u00ebs. N\u00eb asnje mbledhje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, bile as n\u00eb Rambuje nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar p\u00ebr krime lufte nga Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs. Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Hashim Thacit dhe Fatmir Limajt n\u00eb Shtetet e Bashkuara n\u00eb vitin 1999 kisha biseduar me ta shoq\u00ebrisht n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Mbaj mend shum\u00eb mir\u00eb pergjigjjen e Fatmir Limajt. Ai tha: \u201dUshtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs dhe Un\u00eb personalisht kemi zbatuar me p\u00ebrkushtimin m\u00eb t\u00eb madh urdh\u00ebrat amerikane t\u00eb luft\u00ebs. Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs ishte n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqeshme me Aleanc\u00ebn e NATO-s dhe gjat\u00eb luft\u00ebs nuk b\u00ebn\u00eb gabime p\u00ebr t\u00eb cilat llomotit sot Dick Marty dhe armiqt\u00eb e Kosov\u00ebs. Ushtria Clirimtare e Kosov\u00ebs luftonte p\u00ebr ekzistenc\u00ebn, nderin dhe dinjitetin e popullit shqiptar dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb meriton shum\u00eb. U\u00c7K-ja ishte symbol i shp\u00ebtimit i liris\u00eb dhe i pavar\u00ebsis\u00eb, ishte si nj\u00eb trinom i shenjt\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn. Ata ishin kalor\u00ebs t\u00eb liris\u00eb. Winston Churchill ka th\u00ebn\u00eb: \u201cHyrja n\u00eb luft\u00eb \u00ebsht\u00eb si hyrja n\u00eb dhom\u00eb t\u00eb err\u00ebt\u201d. N\u00eb luft\u00eb ndodhin shum\u00eb t\u00eb papritura. Aty veprohet p\u00ebr jet\u00eb e vdekje. N\u00eb luft\u00eb tradh\u00ebtia d\u00ebnohet pa gjyq, sepse nuk ka koh\u00eb p\u00ebr gjykime. Kjo ka ndodhur n\u00eb t\u00eb gjitha luft\u00ebrat e bot\u00ebs e pse mos t\u00eb ket\u00eb ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb. Qindra ushtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb si pasoj\u00eb e atyre \u201cjud\u00ebve iskariot\u00eb\u201d t\u00eb Kosov\u00ebs. Ligjet e mbijetes\u00ebs n\u00eb luft\u00eb jan\u00eb t\u00eb ashpra dhe t\u00eb pam\u00ebshirshme. Shpifjet serbo-ruse t\u00eb hartuara nga Dick Marty jan\u00eb \u00e7njer\u00ebzore, jan\u00eb edhe m\u00eb denigruse se ato t\u00eb Vlladan Gjorgjeviqit. Ky monstrum flet se gjoja udh\u00ebheq\u00ebsit e U\u00c7K-s\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb treg\u00ebti me organet e njer\u00ebz\u00ebv\u00eb t\u00eb vdekur. Ky tig\u00ebr zviceran l\u00ebshon lot krokodili kund\u00ebr rrac\u00ebs arb\u00ebrore. Sipas Dick Marty-t populli shqiptar \u00ebsht\u00eb popull barbar, \u00ebsht\u00eb komb q\u00eb gjoja b\u00ebn treg\u00ebti me organet e njer\u00ebzve t\u00eb vdekur. Para se t\u00eb b\u00ebnte deklarata t\u00eb tilla pse nuk u k\u00ebshillua me intelektual\u00ebt evropian\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e shqiptar\u00ebve. Pse nuk lexoi bised\u00ebn e Ismail Kadares\u00eb me intelektualin e madh evropian Alain Bosquet n\u00eb lidhje me Kodin Shqiptar t\u00eb Mortit. Vall\u00eb Dick Marty nuk paska d\u00ebgjuar se populli shqiptar \u00ebsht\u00eb populli i Sh\u00ebn Jeronimit, i Skenderbeut dhe i N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb. Edhe sikur nj\u00eb shqiptar i \u00e7mendur t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb, kjo \u00e7menduri nuk \u00ebsht\u00eb fenomen shqiptar. K\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara d\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebr dit\u00eb \u00e7menduri individuale p\u00ebrtej imagjinat\u00ebs njerer\u00ebzore, por ato n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute nuk jan\u00eb fenomene amerikane. Udh\u00ebheq\u00ebsit e U\u00c7K-s\u00eb ishin pasardh\u00ebs t\u00eb familjeve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Kosov\u00ebs. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tyre dhan\u00eb jet\u00ebn n\u00eb frontin e luft\u00ebs. Numri i atyre q\u00eb u vran\u00eb n\u00eb fush\u00ebbeteja p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i madh dhe \u00ebshte turp e m\u00ebkat para Zotit t\u00eb p\u00ebrdhoset emri i tyre. Nje nga revistat m\u00eb prestigjioze t\u00eb Amerik\u00ebs sic \u00ebsht\u00eb \u201cNewsweek\u201d botoi gjat\u00eb Luft\u00ebs shkrime t\u00eb shk\u00eblqyeshme p\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb po flitet p\u00ebr themelimin e Tribunalit t\u00eb Kosov\u00ebs. Asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit nuk \u00ebshte themeluar gjykat\u00eb nd\u00ebrkombetare p\u00ebr ushtrit\u00eb \u00e7lirimtare. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i vecant\u00eb. Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs u pranua si e till\u00eb nga Aleanca e NATO-s. U\u00c7K-ja i plot\u00ebsonte t\u00eb gjitha kushtet e bashk\u00ebpunimit me Aleanc\u00ebn e vendeve m\u00eb demokratike t\u00eb bot\u00ebs. Udh\u00ebheq\u00ebsit e U\u00c7K-s\u00eb kishin lidhje t\u00eb p\u00ebrditshme me komandat\u00ebt e NATO-s dhe me zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb diplomacis\u00eb amerikane dhe evropiane. U\u00c7K-ja nuk e tradh\u00ebtoi NATO-n n\u00eb asnj\u00eb moment. Pranoi t\u00eb gjitha kushtet e k\u00ebsaj Aleance. Pranoi Marr\u00ebveshjen e Kumanov\u00ebs, pranoi \u00e7armatimin e U\u00c7K-s\u00eb dhe shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjera. U\u00c7K-ja dhe populli i Kosov\u00ebs nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb gabim dhe q\u00eb sot t\u00eb themelohet ky gjyq qesharak \u00ebsht\u00eb turp p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ato vende q\u00eb e ndihmuan Kosov\u00ebn n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr liri. P\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs u vran\u00eb mij\u00ebra luftetar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, por nuk u vra asnnj\u00eb ushtar i NATO-s. N\u00eb fund t\u00eb fundit populli shqiptar n\u00eb ish Jugosllavi, kryesisht Kosova e shp\u00ebtoi NATO-n nga nj\u00eb \u00e7arje e madhe q\u00eb mund t\u00eb ndodhte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb rreth shp\u00ebrthimit t\u00eb nj\u00eb lufte n\u00eb krejt Ballkanin. K\u00ebt\u00eb e tha Presidenti Bill Clinton gjat\u00eb fjalimit nj\u00eb nat\u00eb para se t\u00eb fillonin bombardimet e NATO-s kund\u00ebr Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. Tragjedia e Kosov\u00ebs p\u00ebrforcoi Aleanc\u00ebn e NATO-s, e cila sot gj\u00ebndet p\u00ebrpara k\u00ebrcnimeve t\u00eb m\u00ebdha nga Rusia e Putinit. Gjykatat serioze themelohen atje ku \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb krimi e jo n\u00eb qytete t\u00eb huaja. Gjykata e Nurenbergut u themelua n\u00eb Gjermani sepse atje ishte b\u00ebr\u00eb krimi. P\u00ebr krimet e Luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Gjykata e Hag\u00ebs nuk ishte e mjaftueshme ishte tep\u00ebr e vog\u00ebl. E kam par\u00eb me syt\u00eb e mi k\u00ebt\u00eb Gjykat\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur Fatmir Limaj ishte n\u00eb burgun e Hag\u00ebs. B\u00ebhet pyetja pse pas Luft\u00ebs nuk u themelua Gjykata n\u00eb Kosov\u00eb, ashtu sic ishte themeluar ajo e Nurenbergut? Kjo mund t\u00eb b\u00ebhej me ndihm\u00ebn e nd\u00ebrkomb\u00ebtareve, ashtu sic ishte b\u00ebr\u00eb edhe lufta. P\u00ebr mij\u00ebra serb\u00eb kriminel\u00eb t\u00eb Luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Gjykata e Hag\u00ebs ishte larg dhe kushtonte shum\u00eb p\u00ebr financat jo edhe aq te mira t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara. Disa deputet\u00eb t\u00eb Parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs e vun\u00eb n\u00eb dukje k\u00ebt\u00eb problem, bile ishin dakord q\u00eb edhe shqiptar\u00ebt e akuzuar p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr serb\u00ebve mund t\u00eb d\u00ebnohen n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kosov\u00ebs. Pra ata b\u00ebn\u00eb thirrje q\u00eb kjo Gjykat\u00eb t\u00eb themelohet n\u00eb Kosov\u00eb. Ekspert\u00ebt thon\u00eb se Gjykata Speciale Kosov\u00ebs do t\u00eb kushtoj\u00eb 500 milion\u00eb dollar\u00eb. B\u00ebhet pyetja kush do t\u2019i paguaj\u00eb k\u00ebto shpenzime? Natyrisht q\u00eb k\u00ebto do t\u2019i paguaj\u00eb Kosova, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb populli shqiptar nga taksat ose nga pasurit\u00eb e veta natyrore. Ky popull i varf\u00ebr do t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr lodrat politike dhe juridike t\u00eb disa evropian\u00ebve dhe amerikan\u00ebve zhvat\u00ebs dhe t\u00eb pashpirt. P\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb investim i madh dhe kjo ndihmon pasurimin e tyre. Drejt\u00ebsia sot \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr industrit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe m\u00eb t\u00eb korruptuara n\u00eb bot\u00eb. Ata do t\u00eb luajn\u00eb harush\u00ebn me Kosov\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb Tribunal, ka p\u00ebr t\u2019u d\u00ebnuar q\u00ebngji sepse ia paska turbulluar ujkut ujin. N\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrdhunar seksualisht 20.000 gra e vajza. N\u00eb disa shtete amerikane p\u00ebrdhunimet e tilla d\u00ebnohen me vdekje, at\u00ebher\u00eb pse t\u00eb mos d\u00ebnohet asnj\u00eb p\u00ebrdhunim n\u00eb Kosov\u00eb. Vet\u00ebm p\u00ebr dy vjetet e Luftes jan\u00eb vrar\u00eb 13.000 shqiptar\u00eb, pse t\u00eb mos d\u00ebnohen vras\u00ebsit e tyre? Dhjet\u00ebra mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb plagosur dhe nga ato plag\u00eb vuajn\u00eb sot e k\u00ebsaj dite. 1.600 e sa t\u00eb tjer\u00ebve nuk u dihet as varri,pse nuk p\u00ebrgjigjet S\u00ebrbia ose Drejt\u00ebsia Nd\u00ebrkombetare p\u00ebr humbjen e tyre. Edhe rr\u00ebnimi e kallja e 125 mij\u00eb sht\u00ebpive shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebnohet. Gjat\u00eb Luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb nj\u00eb milion shqiptar\u00eb u d\u00ebbuan me dhun\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Pse nuk flet Drejt\u00ebsia europiane dhe amerikane p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb Serbin\u00eb p\u00ebr ato krime, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt po k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb Kosov\u00ebn. K\u00ebshtu kishin vepruar sovjetik\u00ebt pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Edhe ata i k\u00ebrc\u00ebnonin popujt e Europ\u00ebs Lindore duke th\u00ebn\u00eb: \u201dja te osllobodill ja te je\u2026all\u201d. Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt po i thon\u00eb Kosov\u00ebs: \u201dHyp se t\u00eb vrava, zdryp se t\u00eb vrava\u201d. N\u00eb qoft\u00eb se themelohet kjo Gjykat\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar \u00e7lirimtar\u00ebt e gjall\u00eb e t\u00eb vdekur. Ponc Pilat\u00ebt e asaj Gjykate, do t\u2019i lajn\u00eb duart, p\u00ebrpara se ta kryq\u00ebzojn\u00eb Kosov\u00ebn. Opozita n\u00eb Parlament ishte t\u00eb premten e kaluar shum\u00eb serioze. Q\u00ebndresa bile disa her\u00eb emocionale e disa grave deputete do t\u00eb mbahet mend. Deputet\u00ebt burra dhe gra, disa edhe t\u00eb pozit\u00ebs e mbrojt\u00ebn at\u00eb dit\u00eb nderin dhe dinjitetin e poppullit shqiptar. U habita p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e disa deputet\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Tribunal, \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr disa trima e trim\u00ebresha t\u00eb Luft\u00ebs. Pse nuk u d\u00ebgjua at\u00eb dit\u00eb z\u00ebri i Flora Brovin\u00ebs? Ku ishin deput\u00ebt e luft\u00ebs nga Partia Demokratike? George Washingtoni ka th\u00ebn\u00eb: \u201c\u00cbsht\u00eb m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me q\u00ebn\u00eb hero n\u00eb paqe se n\u00eb luft\u00eb\u201d. N\u00eb qoft\u00eb se themelohet,Gjykata Speciale e Kosov\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb gjykata m\u00eb qesharake n\u00eb bot\u00eb. Kosova duhet t\u00eb thirret n\u00eb nenin 5 t\u00eb Kushtetut\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p>P.S. Dje n\u00eb Emisionin Televiziv \u201cDitari\u201d, t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs u transmetua nj\u00eb kronik\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr vizit\u00ebn e kongresmenit Elliot Engel n\u00eb Kosov\u00eb. Ai b\u00ebnte thirrje p\u00ebr themelimin Gjykat\u00ebs Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs, bile s\u00eb bashku me disa zyrtar\u00eb amerikan\u00eb deklaruan se kjo Gjykat\u00eb do t\u00eb heq\u00eb ret\u00eb e zeza mbi Kosov\u00ebn. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se Kosova p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull ka kaluar shum\u00eb mjegulla e re t\u00eb zeza, por kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb nj\u00eb fjali kaq e kombshme. Ret\u00eb e zeza, faqet e zeza dhe veprat e zeza jan\u00eb t\u00eb S\u00ebrbis\u00eb dhe jo t\u00eb Kosov\u00ebs. Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare disa vjet m\u00eb par\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb nj\u00eb gazetari t\u00eb njohur serb gjat\u00eb nj\u00eb interviste n\u00eb Paris: \u201cSi mund t\u00eb arsyetohet Serbia p\u00ebr vrasjen e 800 f\u00ebmij\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs\u201d. Zoti Engel ju jeni me origjin\u00eb hebreje, si do t\u00eb ishit ndjer\u00eb sikur n\u00eb Germanin\u00eb e pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb ishte themeluar nga nd\u00ebrkombetar\u00ebt nj\u00eb Tribunal kund\u00ebr hebrejve gjerman\u00eb. Zot\u00ebri i nderuar, politika si profesion nuk shkon mir\u00eb me t\u00eb vertet\u00ebn. Shqiptar\u00ebt i nderojn\u00eb te huajt, bile p\u00ebr k\u00ebt\u00eb poeti yn\u00eb Gjergj Fishta na ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb porosi:<\/p>\n<p>&#8220;T\u00eb huaj\u00ebve buk\u00ebn para tua shtroni<br \/>\nSi n\u00eb Shqipni ci e ken zakoni<br \/>\nMe fjal\u00eb mos i poshtnoni<br \/>\nPor me u besua mos u besoni\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb mjerimi moral e material Kosova ka m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtje t\u00eb sinqert\u00eb se p\u00ebr paralajm\u00ebrimet e k\u00ebrc\u00ebnimeve ruse. K\u00ebrc\u00ebnimet ruse nuk jan\u00eb dicka e re,sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Putini po k\u00ebrc\u00ebnon k\u00ebto dit\u00eb jo vet\u00ebm Kosov\u00ebn por edhe bot\u00ebn per\u00ebndimore e n\u00eb vecanti Aleanc\u00ebn e NATO-s. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00ebsuar me k\u00ebrc\u00ebnimet s\u00ebrbo-ruse ashtu sic jan\u00eb m\u00ebsuar edhe izraelitet\u00ebt me k\u00ebrc\u00ebnimet arabe. Themelimi i atij Tribunali nga Parlamenti i Kosov\u00ebs do t\u00eb ishte turp e tradh\u00ebti komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kosov\u00eb mos u korit! Ke kaluar sfida edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York Amendamenti 5 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkura thot\u00eb \u201caskush nuk mund t\u00eb detyrohet t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshmitar kund\u00ebr vetvetes n\u00eb asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale\u201d Akuzat dhe shpifjet monstruoze t\u00eb Dick Marty-t e soll\u00ebn Kosov\u00ebn para nj\u00eb vendimi tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Ky Vlladan i dyt\u00eb Gjeorgjiviq n\u00eb bashk\u00ebpunim me serbo-rus\u00eb dhe disa amerikan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2084,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-4279","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4279","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4279"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4279\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4280,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4279\/revisions\/4280"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2084"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4279"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4279"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4279"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}