{"id":41939,"date":"2026-11-17T07:47:28","date_gmt":"2026-11-17T06:47:28","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41939"},"modified":"2026-11-17T07:47:28","modified_gmt":"2026-11-17T06:47:28","slug":"votuesit-amerikane-folen-demokracia-ka-nevoje-per-ekuiliber-dhe-kontroll-te-pushteteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41939","title":{"rendered":"VOTUESIT AMERIKAN\u00cb FOL\u00cbN \u2014 DEMOKRACIA KA NEVOJ\u00cb P\u00cbR EKUILIB\u00cbR DHE KONTROLL T\u00cb PUSHTETEVE"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"500\" height=\"375\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/SHBA_Zgjedhjet_e_mesmandatit.png\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/SHBA_Zgjedhjet_e_mesmandatit.png 500w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/SHBA_Zgjedhjet_e_mesmandatit-300x225.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 500px) 100vw, 500px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>M\u00ebsimi edhe p\u00ebr politikan\u00ebt shqiptar\u00eb!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zgjedhjet e mesmandatit t\u00eb jav\u00ebs q\u00eb kaloi n\u00eb Shtetet e Bashkuara d\u00ebrgojn\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb n\u00eb Uashington se asnj\u00eb parti nuk duhet t\u00eb ket\u00eb pushtet t\u00eb pakufizuar.&nbsp; Zgjedhjet e mesmandatit t\u00eb 3 n\u00ebntorit 2026 n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebrcoll\u00ebn nj\u00eb mesazh q\u00eb shkon p\u00ebrtej fitores apo humbjes politike t\u00eb Partis\u00eb Demokratike ose asaj Republikane. Ato d\u00ebshmuan edhe nj\u00eb her\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nj\u00ebrit prej parimeve themelore mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb themeluar Republika Amerikane \u2013 parimin e sistemit t\u00eb kontrollit dhe ekuilibrit t\u00eb pushteteve (Checks and Balances).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Votuesit amerikan\u00eb ushtruan nj\u00eb nga t\u00eb drejtat e tyre m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kushtetuese, duke i kujtuar Uashingtonit zyrtar se pushteti politik nuk \u00ebsht\u00eb as i p\u00ebrhersh\u00ebm dhe as i pakusht\u00ebzuar. N\u00eb nj\u00eb demokraci, autoriteti p\u00ebr t\u00eb qeverisur buron, p\u00ebrfundimisht, nga populli, nd\u00ebrsa ata q\u00eb ngarkohen me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi duhet t\u00eb japin llogari p\u00ebrpara tij.&nbsp; Fitorja e demokrat\u00ebve amerikan\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb marrjen e t\u00eb dyja dhomave t\u00eb Kongresit, p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike p\u00ebr Presidentin Donald Trump dhe administrat\u00ebn e tij. Por, n\u00ebse k\u00ebto rezultate interpretohen vet\u00ebm si fitore e demokrat\u00ebve apo humbje e republikan\u00ebve, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb humbnim thelbin e mesazhit q\u00eb p\u00ebrcoll\u00ebn zgjedh\u00ebsit amerikan\u00eb me 3 nentor.&nbsp; Elektorati amerikan ka d\u00ebshmuar, historikisht, se nuk d\u00ebshiron, domosdoshm\u00ebrisht, q\u00eb nj\u00eb parti e vetme politike t\u00eb ushtroj\u00eb pushtet t\u00eb pakontrolluar mbi institucionet e shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky dallim \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb kuptuar sistemin kushtetues amerikan.&nbsp; Et\u00ebrit Themelues t\u00eb Amerik\u00ebs, t\u00eb mb\u00ebshtetur edhe n\u00eb p\u00ebrvojat e tyre historike, e kuptonin se p\u00ebrqendrimi i pushtetit politik p\u00ebrb\u00ebn rrezik p\u00ebr lirit\u00eb individuale dhe qeverisjen demokratike. Prandaj, ata nd\u00ebrtuan nj\u00eb sistem n\u00eb t\u00eb cilin pushteti ekzekutiv, legjislativ dhe gjyq\u00ebsor do t\u00eb funksiononin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, duke pasur, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, autoritetin kushtetues p\u00ebr t\u00eb kontrolluar dhe kufizuar veprimtarit\u00eb e nj\u00ebri-tjetrit. Ky organizim nuk ishte i rast\u00ebsish\u00ebm. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb garanci e menduar mir\u00eb kund\u00ebr abuzimit me pushtetin.&nbsp; Sistemi amerikan nuk u krijua p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb presidentit, pavar\u00ebsisht p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij politike, autoritet t\u00eb pakufizuar. As Kongresi nuk u mendua t\u00eb funksiononte thjesht si nj\u00eb zgjatim i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb. Dega legjislative ka p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta kushtetuese, nd\u00ebr t\u00eb cilat mbik\u00ebqyrjen e pushtetit ekzekutiv, kontrollin e shpenzimeve publike dhe autoritetin p\u00ebr t\u00eb hetuar veprimtarin\u00eb e qeveris\u00eb.&nbsp; Kur k\u00ebto p\u00ebrgjegj\u00ebsi neglizhohen, dob\u00ebsohet vet\u00eb ekuilibri kushtetues dhe e p\u00ebson r\u00ebnd\u00eb demokracia. Zgjedhjet e fundit t\u00eb mesmandatit i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Kongresit nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb ushtruar rolin e tij kushtetues. Mbetet t\u00eb shihet n\u00ebse demokrat\u00ebt do ta shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi me p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Sepse detyrimi p\u00ebr t\u00eb respektuar kufijt\u00eb kushtetues vlen nj\u00ebsoj p\u00ebr t\u00eb dyja partit\u00eb. Megjithat\u00eb, perspektiva e nj\u00eb qeverisjeje me pushtet t\u00eb ndar\u00eb dhe me m\u00eb shum\u00eb mekanizma kontrolli, ishte pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e diskutimit t\u00eb p\u00ebrpiluesve t\u00eb Kushtetut\u00ebs amerikane. K\u00ebtu q\u00ebndron edhe nj\u00eb m\u00ebsim interesant se stabiliteti politik nuk n\u00ebnkupton, domosdoshm\u00ebrisht, q\u00eb nj\u00eb parti t\u00eb kontrolloj\u00eb t\u00eb gjitha institucionet. Shpesh, stabiliteti buron pik\u00ebrisht nga ekzistenca e kufizimeve institucionale dhe nga garancia se asnj\u00eb forc\u00eb politike nuk mund t\u00eb marr\u00eb vendime pa iu n\u00ebnshtruar kontrollit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zgjedhjet e 3-nentorit, 2026 na kujtojn\u00eb gjithashtu se kutia e votimit mbetet instrumenti m\u00eb i fuqish\u00ebm dhe paq\u00ebsor q\u00eb kan\u00eb n\u00eb dispozicion qytetar\u00ebt amerikan\u00eb.&nbsp; Votuesit nuk kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb pajtohen me \u00e7do q\u00ebndrim politik t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs apo tjetr\u00ebs parti p\u00ebr t\u00eb kuptuar se qeverisja duhet t\u00eb mbetet e p\u00ebrgjegjshme p\u00ebrpara qytetar\u00ebve. Ata mund t\u00eb mb\u00ebshtesin nj\u00eb president dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mbik\u00ebqyrjen e Kongresit. Mund t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn parti n\u00eb nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje dhe p\u00ebr tjetr\u00ebn dy vjet m\u00eb von\u00eb, si\u00e7 ndodhi k\u00ebsaj radhe.&nbsp; Kjo nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrth\u00ebnie. Kjo \u00ebsht\u00eb demokraci n\u00eb veprim.&nbsp; Elektorati ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb ndryshoj\u00eb mendim, t\u00eb rishqyrtoj\u00eb zgjedhjet e veta politike dhe t\u2019u d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb mesazh atyre q\u00eb qeverisin.&nbsp; Zgjedhjet e mesmandatit t\u00eb vitit 2026 kan\u00eb d\u00ebshmuar se edhe nj\u00eb president me ndikim t\u00eb konsideruesh\u00ebm politik duhet ta pranoj\u00eb se populli amerikan ruan fjal\u00ebn p\u00ebrfundimtare p\u00ebrmes procesit kushtetues zgjedhor.&nbsp; Kjo merr r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur polarizimi politik po ushtron presion t\u00eb madh mbi institucionet demokratike amerikane.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkaq, k\u00ebto zgjedhje jan\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim q\u00eb shkon p\u00ebrtej kufijve t\u00eb Amerik\u00ebs. Pasojat dhe mesazhi i k\u00ebtyre zgjedhjeve shtrihen p\u00ebrtej Shteteve t\u00eb Bashkuara.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr vendet e tjera t\u00eb bot\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht, p\u00ebr ato q\u00eb ende p\u00ebrpiqen t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb institucione demokratike &#8212; si\u00e7 jan\u00eb edhe Shqip\u00ebria e Kosova &#8212; p\u00ebrvoja amerikane \u2013 ndond\u00ebse n\u00ebn rrethana t\u00eb ndryshme politike dhe historike &#8212; ofron nj\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se demokracia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e drejta p\u00ebr t\u00eb zgjedhur udh\u00ebheq\u00ebsit, por edhe detyrimi p\u00ebr t\u00eb kufizuar pushtetin e tyre. Sidomos p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ku protestat qytetare, kriza e besimit ndaj institucioneve dhe shqet\u00ebsimet p\u00ebr funksionimin e demokracis\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb reflektim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb mbi kuptimin e vot\u00ebs dhe kufizimin e pushtetit.&nbsp; Mesazhi q\u00eb p\u00ebrcoll\u00ebn zgjedhjet e mesmandatit n\u00eb Shtetet e Bashkuara nuk duhet t\u00eb lexohet vet\u00ebm n\u00eb kontekstin e politik\u00ebs s\u00eb brendshme amerikane por edhe p\u00ebr t\u00eb gjitha ato vende ku demokracia vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me kriza institucionale, p\u00ebrqendrim t\u00eb pushtetit, munges\u00eb llogaridh\u00ebnieje dhe humbje t\u00eb besimit t\u00eb qytetar\u00ebve te institucionet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Shqip\u00ebri, ku protestat qytetare disa muajshe, jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb shprehje t\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb ndaj qeverisjes dhe funksionimit t\u00eb institucioneve, mesazhi i zgjedhjeve t\u00eb jav\u00ebs q\u00eb kaloi n\u00eb Amerik\u00eb, duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb thirrje p\u00ebr reflektim politik. Sa her\u00eb e kemit theksuar gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve, se protesta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb demokratike dhe nj\u00eb instrument legjitim i qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u k\u00ebrkuar llogari atyre q\u00eb qeverisin.&nbsp; Por, p\u00ebrtej protestave, nevojitet nj\u00eb sistem institucionesh t\u00eb pavarura, nj\u00eb parlament q\u00eb ushtron realisht funksionin e kontrollit ndaj qeveris\u00eb, nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb nuk i n\u00ebnshtrohet ndikimit politik dhe zgjedhje z\u00eb lira e t\u00eb drejta, q\u00eb garantojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve. Asnj\u00eb qeveri nuk duhet ta konsideroj\u00eb fitoren zgjedhore si nj\u00eb \u00e7ek t\u00eb bardh\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur pa kufij dhe pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Demokracia nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e atyre q\u00eb fitojn\u00eb zgjedhjet. Ajo \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe atyre q\u00eb nuk votuan p\u00ebr fituesit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim q\u00eb politika shqiptare, pa dallim partie, duhet ta marr\u00eb seriozisht. Se pushteti fitohet p\u00ebrmes vot\u00ebs, por legjitimiteti i tij ruhet vet\u00ebm p\u00ebrmes respektimit t\u00eb ligjit, institucioneve, lirive qytetare dhe llogaridh\u00ebnies. N\u00eb demokracit\u00eb e brishta, kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje politike, por kusht themelor p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb demokracia t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb fasad\u00eb t\u00eb pushtetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me dyzina her\u00eb e kam p\u00ebrs\u00ebritur, n\u00eb shkrime si ky, se zgjedhjet, n\u00eb vetvete, nuk garantojn\u00eb demokracin\u00eb. Institucionet e pavarura, mbik\u00ebqyrja parlamentare, pavar\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit, liria e shtypit dhe respektimi i parimeve kushtetuese, jan\u00eb po aq t\u00eb domosdoshme p\u00ebr funksionimin e demokracis\u00eb.&nbsp; Normalisht, pritet q\u00eb nj\u00eb qeveri e zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike duhet t\u00eb qeveris\u00eb gjithashtu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike.&nbsp; Ky \u00ebsht\u00eb dallimi q\u00eb ndan nj\u00eb republik\u00eb funksionale kushtetuese nga nj\u00eb sistem politik ku zgjedhjet shnd\u00ebrrohen thjesht n\u00eb nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb legjitimuar p\u00ebrqendrimin e pushtetit t\u00eb nj\u00eb personi, a partie p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fund t\u00eb fundit, r\u00ebnd\u00ebsia e zgjedhjeve t\u00eb 3 n\u00ebntorit n\u00eb Amerik\u00eb, nuk duhet t\u00eb matet vet\u00ebm me numrin e vendeve q\u00eb fituan demokrat\u00ebt apo sa humb\u00ebn republikan\u00ebt.&nbsp; Prova e v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00ebse ekuilibri i ri politik do t\u00eb forcoj\u00eb institucionet amerikane,&nbsp; mbik\u00ebqyrjen e p\u00ebrgjegjshme t\u00eb Kongresit dhe do t\u00eb nxis\u00eb nj\u00eb kthim te parimet kushtetuese q\u00eb e kan\u00eb mb\u00ebshtetur Republik\u00ebn Amerikane p\u00ebr gati 250-vjet.&nbsp; Demokrat\u00ebt tashm\u00eb kan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi, por edhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Ata duhet t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se fitorja e shumic\u00ebs n\u00eb Kongres nuk u jep atyre t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb shp\u00ebrfillin t\u00eb drejtat dhe interesat politike t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb votuan p\u00ebr republikan\u00ebt. T\u00eb nj\u00ebjtat standarde kushtetuese duhet t\u00eb vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.&nbsp; Et\u00ebrit Themelues t\u00eb Amerik\u00ebs e kuptonin nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb \u00e7do brez amerikan duhet ta rizbuloj\u00eb se pushteti ka nevoj\u00eb p\u00ebr kufizime, autoriteti politik k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe demokracia nuk mund t\u00eb mbijetoj\u00eb pa institucione aq t\u00eb forta sa t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb kontrollojn\u00eb ata q\u00eb qeverisin. Nj\u00eb mesazh ky edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndoshta ky \u00ebsht\u00eb mesazhi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i k\u00ebtyre zgjedhjeve. Populli amerikan nuk ka votuar thjesht p\u00ebr nj\u00eb ndryshim t\u00eb ekuilibrit t\u00eb pushtetit politik. Ai ka riafirmuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb ekuilibri t\u00eb till\u00eb.&nbsp; Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore q\u00eb ia vlen t\u00eb kremtohet \u2013 jo p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn apo tjetr\u00ebn parti politike n\u00eb Amerik\u00eb &#8212; por p\u00ebr vet\u00eb demokracin\u00eb amerikane.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, mesazhi p\u00ebr politikan\u00ebt shqiptar\u00eb nga zgjedhjet e fundit n\u00eb Amerik\u00eb, \u00ebsht\u00eb se duhet t\u00eb kuptojn\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb, se nj\u00eb shumic\u00eb parlamentare nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e p\u00ebrhershme e askujt dhe se asnj\u00eb pushtet nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb mbi vullnetin e qytetar\u00ebve dhe mbi institucionet e shtetit p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00ebsimi edhe p\u00ebr politikan\u00ebt shqiptar\u00eb! Nga Frank Shkreli Zgjedhjet e mesmandatit t\u00eb jav\u00ebs q\u00eb kaloi n\u00eb Shtetet e Bashkuara d\u00ebrgojn\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb n\u00eb Uashington se asnj\u00eb parti nuk duhet t\u00eb ket\u00eb pushtet t\u00eb pakufizuar.&nbsp; Zgjedhjet e mesmandatit t\u00eb 3 n\u00ebntorit 2026 n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebrcoll\u00ebn nj\u00eb mesazh q\u00eb shkon p\u00ebrtej fitores apo humbjes politike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41940,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41939","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41939","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41939"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41939\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41941,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41939\/revisions\/41941"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/41940"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41939"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41939"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41939"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}