{"id":41932,"date":"2026-11-13T12:54:18","date_gmt":"2026-11-13T11:54:18","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41932"},"modified":"2026-11-13T12:54:18","modified_gmt":"2026-11-13T11:54:18","slug":"muri-i-berlinit-ra-por-muret-politike-dhe-ideologjike-midis-shqiptareve-vazhdojne-te-qendrojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41932","title":{"rendered":"MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTAR\u00cbVE VAZHDOJN\u00cb T\u00cb Q\u00cbNDROJN\u00cb\u00a0"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"343\" height=\"350\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13355\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 343px) 100vw, 343px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb 9 n\u00ebntor 1989, bota d\u00ebshmoi nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb bashk\u00ebkohore: r\u00ebnien e Murit t\u00eb Berlinit. Pas 28 vjet\u00ebsh ndarje, ky mur, simbol i diktatur\u00ebs komuniste, i shtypjes s\u00eb lirive njer\u00ebzore dhe i ndarjes s\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb dy kampe ideologjike, u shemb n\u00ebn pesh\u00ebn e vullnetit t\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr liri dhe bashkim. Me at\u00eb rast nuk ra vet\u00ebm nj\u00eb mur betony, por ra nj\u00eb simbol i padrejt\u00ebsis\u00eb historike, i izolimit dhe i nj\u00eb sistemi q\u00eb kishte ndar\u00eb familje, shoq\u00ebri dhe kombe. R\u00ebnia e tij sh\u00ebnoi fillimin e nj\u00eb epoke t\u00eb re p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe d\u00ebshmoi se asnj\u00eb diktatur\u00eb dhe asnj\u00eb ndarje e imponuar nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjetshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, nd\u00ebrsa Evropa p\u00ebrkujton k\u00ebt\u00eb ngjarje historike, shqiptar\u00ebt kan\u00eb arsye t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb reflektim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: Muri i Berlinit ra, por sa mure t\u00eb tjera vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb mes shqiptar\u00ebve?&nbsp; P\u00ebr shqiptar\u00ebt, ashtu si edhe p\u00ebr kombe t\u00eb tjera n\u00eb Evrop\u00eb, fundi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb dhe r\u00ebnia e komunizmit n\u00eb Evrop\u00eb hap\u00ebn nj\u00eb kapitull t\u00eb ri historik. Shqip\u00ebria doli nga izolimi i gjat\u00eb komunist &#8212; Kosova vazhdoi rrug\u00ebn e saj drejt liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt n\u00eb trojet e tyre n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, Mal t\u00eb Zi, Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs dhe viset e tjera fituan mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar e mbrojtur t\u00eb drejtat e tyre komb\u00ebtare.&nbsp; Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs m\u00eb 2008 ishte nj\u00eb nga arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb historis\u00eb moderne shqiptare.&nbsp;Ajo ndryshoi realitetin politik t\u00eb rajonit dhe krijoi mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb nd\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve.&nbsp; Megjithat\u00eb, sot, m\u00eb shum\u00eb se tri dekada pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, duhet pranuar se shum\u00eb prej shpresave t\u00eb asaj kohe ende nuk jan\u00eb realizuar nd\u00ebr shqiptar\u00ebt.&nbsp; Po, shqiptar\u00ebt kan\u00eb fituar liri politike dhe kan\u00eb krijuar institucione shtet\u00ebrore, por nuk kan\u00eb arritur t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb shum\u00eb prej ndarjeve q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u2019i pengojn\u00eb. Disa prej tyre jan\u00eb trash\u00ebgimi e historis\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjera jan\u00eb prodhim i politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs, i interesave partiake dhe i munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb vizioni afatgjat\u00eb komb\u00ebtar.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Muret m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u shembur nuk jan\u00eb gjithmon\u00eb ato q\u00eb ndajn\u00eb territoret, por ato q\u00eb ngrihen n\u00eb mendjet e njer\u00ebzve dhe n\u00eb nd\u00ebrgjegjen politike t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie. Nj\u00eb nga k\u00ebto mure \u00ebsht\u00eb ndarja politike dhe partiake. N\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb hap\u00ebsirat e tjera shqiptare, rivalitetet politike shpesh jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb penges\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunimin. Interesat partiake dhe ambiciet personale t\u00eb politikan\u00ebve individual kan\u00eb z\u00ebn\u00eb jo rrall\u00eb vendin e interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Kund\u00ebrshtari politik trajtohet si armik, nd\u00ebrsa kompromisi, aq i domosdosh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb demokraci funksionale, shihet si dob\u00ebsi. Nuk k\u00ebrkohet q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat bindje politike apo t\u00eb mendojn\u00eb nj\u00ebsoj p\u00ebr \u00e7do \u00e7\u00ebshtje. Demokracia jeton nga pluralizmi dhe dallimet. Por k\u00ebrkohet q\u00eb, p\u00ebrtej k\u00ebtyre dallimeve, t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb platform\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet themelore komb\u00ebtare.&nbsp;&nbsp; Shqip\u00ebria dhe Kosova, si dy shtete t\u00eb pavarura, kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb historike. Marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet tyre nuk duhet t\u00eb varen nga raportet personale t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve apo nga p\u00ebrkat\u00ebsia e tyre partiake. Ato duhet t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb interesa strategjike, bashk\u00ebpunim institucional dhe nj\u00eb vizion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ardhmen. &nbsp; Nuk \u00ebsht\u00eb e pranueshme q\u00eb dallimet nd\u00ebrmjet qeverive t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs t\u00eb pengojn\u00eb projekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ekonomike, kulturore, arsimore dhe diplomatike. Dy shtetet mund t\u00eb ken\u00eb politika t\u00eb ndryshme n\u00eb shum\u00eb fusha, por nuk duhet t\u00eb ken\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb tjet\u00ebr mur q\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb shembur \u00ebsht\u00eb ai i ndarjeve ideologjike dhe i interpretimit t\u00eb historis\u00eb shqiptare t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, dominuar nga regimi komunist sllavo-aziatik.&nbsp; Edhe pas kaq shum\u00eb vitesh nga p\u00ebrmbysja e komunizmit, shoq\u00ebria shqiptare nuk ka arritur t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb rivler\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb dhe objektiv t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb saj historike e kulturore. &nbsp;Figura t\u00eb shquara t\u00eb kombit vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten peng i paragjykimeve dhe d\u00ebnimeve ideologjike dhe p\u00ebrjashtimi t\u00eb nj\u00eb regjimi q\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb kontrollonte jo vet\u00ebm t\u00eb tashmen, por edhe t\u00eb kaluar\u00ebn e shqiptar\u00ebve.&nbsp; At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Arshi Pipa dhe shum\u00eb e shum\u00eb figura t\u00eb tjera t\u00eb kultur\u00ebs komb\u00ebtare meritojn\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohen mbi baz\u00ebn e vepr\u00ebs dhe kontributit t\u00eb tyre, dhe jo sipas gjykimeve politike t\u00eb nj\u00eb kohe q\u00eb i p\u00ebrjashtoi nga kujtesa zyrtare.&nbsp; Nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb nuk ka guximin t\u00eb pajtohet me historin\u00eb e vet, nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb. Historia nuk duhet t\u00eb jet\u00eb pron\u00eb e partive politike dhe as instrument p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb shqiptar\u00ebt. Ajo \u00ebsht\u00eb pasuri e p\u00ebrbashk\u00ebt komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por ndarjet, p\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk p\u00ebrfundojn\u00eb k\u00ebtu. Shqiptar\u00ebt n\u00eb&nbsp; Maqedonin\u00eb e Veriut, Mal t\u00eb Zi, Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs dhe viset e tjera shqiptare nuk duhet t\u00eb mbeten jasht\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb politik\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs zyrtare. T\u00eb drejtat e tyre gjuh\u00ebsore, kulturore, arsimore dhe politike duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb angazhimi t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Nuk mund t\u00eb pretendohet se ka nj\u00eb vizion komb\u00ebtar kur nj\u00eb pjes\u00eb e shqiptar\u00ebve vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb realizuar t\u00eb drejtat e tyre themelore, kulturore, gjuh\u00ebsore dhe t\u00eb identitetit t\u00eb tyre komb\u00ebtar.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nuk mund t\u00eb lihet jasht\u00eb as diaspora shqiptare. Ajo q\u00ebndroi pran\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe shembjen e komunizmit. Kontributi i saj politik, diplomatik, financiar dhe kulturor \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb modern shqiptare.&nbsp; Por diaspora nuk duhet t\u00eb kujtohet vet\u00ebm n\u00eb raste ceremoniale apo gjat\u00eb fushatave zgjedhore. Ajo duhet t\u00eb trajtohet si nj\u00eb potencial i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm komb\u00ebtar dhe t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb serioze n\u00eb strategjit\u00eb e zhvillimit, diplomacis\u00eb, arsimit dhe kultur\u00ebs.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">R\u00ebnia e Murit t\u00eb Berlinit na kujton se ndryshimet historike k\u00ebrkojn\u00eb guxim, vendosm\u00ebri dhe vullnet qytetar. Por na kujton edhe se liria, pasi fitohet, duhet t\u00eb mbrohet dhe t\u00eb p\u00ebrdoret me p\u00ebrgjegj\u00ebsi.&nbsp; Shqiptar\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm historik\u00eb!&nbsp; Kan\u00eb kap\u00ebrcyer diktatur\u00ebn, kan\u00eb fituar pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe kan\u00eb krijuar mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr zhvillimin e tyre politik e komb\u00ebtar. K\u00ebto arritje nuk duhen n\u00ebnvler\u00ebsuar. Por ato nuk jan\u00eb arsye p\u00ebr vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsi.&nbsp; Shqiptar\u00ebt sot kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr institucione v\u00ebrtet\u00eb demokratike, p\u00ebr bashk\u00ebpunim nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, p\u00ebr mb\u00ebshtetje t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb rajon, p\u00ebr nj\u00eb diaspor\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn komb\u00ebtare dhe p\u00ebr nj\u00eb histori t\u00eb \u00e7liruar nga paragjykimet ideologjike.&nbsp; Bashkimi komb\u00ebtar nuk fillon dhe nuk p\u00ebrfundon me kufijt\u00eb shtet\u00ebror\u00eb. Ai fillon me vet\u00ebdijen p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, me respektin ndaj historis\u00eb, me solidaritetin dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin.&nbsp; Nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr t\u00eb mohuar realitetet shtet\u00ebrore dhe politike n\u00eb t\u00eb cilat jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt, por p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt komb\u00ebtare, ku gjuha, kultura, historia, arsimi dhe interesat e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb mos b\u00ebhen peng i politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Muri i Berlinit u shemb m\u00eb 9 n\u00ebntor 1989. Ishte nj\u00eb fitore e liris\u00eb mbi diktatur\u00ebn, e vullnetit njer\u00ebzor mbi ndarjen dhe nj\u00eb fitore e shpres\u00ebs mbi frik\u00ebn.&nbsp; Por, p\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebrvjetori i k\u00ebsaj ngjarjeje duhet t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb moment vet\u00ebkritike. Nuk mjafton&nbsp; q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb muret q\u00eb kan\u00eb shembur t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00ebse nuk kemi guximin t\u00eb shohim muret q\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019i mbajm\u00eb mes nesh. Evropa e shembi Murin e Berlinit p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer ndarjen e saj historike. Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb shembin muret politike, ideologjike dhe mendore q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb pengojn\u00eb bashk\u00ebpunimin dhe unitetin e tyre komb\u00ebtar, q\u00eb nga shembja e komunizmit zyrtar n\u00eb Evrop\u00eb.&nbsp; Historia u dha mund\u00ebsin\u00eb shqiptar\u00ebve. Tani p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e tyre.&nbsp; Dhe kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi nuk mund t\u00eb shtyhet, pafund\u00ebsisht.&nbsp; Shqiptar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Pakt Komb\u00ebtar &#8212; jo p\u00ebr interesat e politikan\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre 35-viteve tranzicion t\u00eb pafund &#8212; por p\u00ebr nj\u00eb marrveshje historike me nj\u00ebri tjetrin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli M\u00eb 9 n\u00ebntor 1989, bota d\u00ebshmoi nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb bashk\u00ebkohore: r\u00ebnien e Murit t\u00eb Berlinit. Pas 28 vjet\u00ebsh ndarje, ky mur, simbol i diktatur\u00ebs komuniste, i shtypjes s\u00eb lirive njer\u00ebzore dhe i ndarjes s\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb dy kampe ideologjike, u shemb n\u00ebn pesh\u00ebn e vullnetit t\u00eb njer\u00ebzve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41932","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41932","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41932"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41932\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41933,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41932\/revisions\/41933"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41932"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41932"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41932"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}