{"id":41918,"date":"2026-11-08T10:23:14","date_gmt":"2026-11-08T09:23:14","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41918"},"modified":"2026-11-08T10:23:14","modified_gmt":"2026-11-08T09:23:14","slug":"deputetet-shqiptare-kerkojne-njohjen-dhe-denimin-institucional-te-krimeve-ndaj-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41918","title":{"rendered":"Deputet\u00ebt shqiptar\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb njohjen dhe d\u00ebnimin institucional t\u00eb krimeve ndaj shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"575\" height=\"400\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/masakra-e-tivarit.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/masakra-e-tivarit.jpg 575w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/masakra-e-tivarit-300x209.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 575px) 100vw, 575px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center wp-block-paragraph\"><em>\u00a0Foto historike e Masakr\u00ebs s\u00eb\u00a0 \u00a0Tivarit, pranver\u00eb 1945<\/em><\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>Masakra e Tivarit n\u00ebn drit\u00ebn e institucioneve t\u00eb Malit t\u00eb Zi<\/strong><\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00a0Nga Gjek\u00eb Gjonaj<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dor\u00ebzimi n\u00eb Kuvendin e Malit t\u00eb Zi i Propozim-Rezolut\u00ebs p\u00ebr Masakr\u00ebn e Tivarit dhe krimet e tjera t\u00eb kryera ndaj shqiptar\u00ebve p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb zhvillim me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb politike, historike dhe komb\u00ebtare. Kjo nism\u00eb, e nd\u00ebrmarr\u00eb nga kat\u00ebr deputet\u00eb shqiptar\u00eb, rikthen n\u00eb v\u00ebmendjen e institucioneve shtet\u00ebrore nj\u00eb nga kapitujt m\u00eb tragjik\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrtej r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj parlamentare, kjo nism\u00eb prek nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb p\u00ebr dekada ka mbetur e mbuluar nga heshtja, trajtimi i pjessh\u00ebm historik dhe mungesa e nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb qart\u00eb institucional: zbardhjen e krimeve, njohjen e viktimave dhe vendosjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike n\u00eb vendin q\u00eb i takon.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nj\u00eb nism\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb shqiptar\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Propozim-Rezoluta \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar m\u00eb 30 tetor 2026, me n\u00ebnshkrimet e deputet\u00ebve Nikoll\u00eb Camaj, Artan \u00c7obi, Ilir \u00c7apuni dhe Mehmet Zenka, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb subjektet politike shqiptare n\u00eb Kuvendin e Malit t\u00eb Zi. Ajo&nbsp; figuron n\u00eb regjistrin zyrtar t\u00eb Kuvendit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, e protokolluar me numrin 00-71\/26-8, m\u00eb 30 tetor 2026. Dokumenti i \u00ebsht\u00eb drejtuar kryetarit t\u00eb Kuvendit, Andrija Mandi\u0107, me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u shqyrtuar n\u00eb procedur\u00ebn parlamentare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lajmin e ka b\u00ebr\u00eb publik n\u00ebnkryetari i Kuvendit, Nikoll\u00eb Camaj, i cili ka shprehur pritjen q\u00eb kjo nism\u00eb t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb parlamentare. Mesazhi i tij, se synimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb rikujtohen krimet dhe t\u00eb sigurohet q\u00eb ato t\u00eb mos harrohen, shpreh nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb shkon p\u00ebrtej p\u00ebrkat\u00ebsive partiake. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb kujtes\u00ebs historike, dinjitetit njer\u00ebzor dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucioneve ndaj s\u00eb kaluar\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo nism\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur edhe nga mediat malazeze, t\u00eb cilat konfirmojn\u00eb dor\u00ebzimin e propozimit nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Forumit Shqiptar, Aleanc\u00ebs Shqiptare dhe Unionit Demokratik t\u00eb Shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Masakra e Tivarit \u2013 nj\u00eb nga tragjedit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb vitin 1945<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr ta kuptuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj nisme parlamentare, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb rikthehemi te ngjarja q\u00eb tronditi r\u00ebnd\u00eb popullin shqiptar n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb 1 prill 1945, n\u00eb Tivar, ndodhi nj\u00eb nga masakrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb historin\u00eb e shekullit XX. Viktimat ishin kryesisht shqiptar\u00eb t\u00eb mobilizuar nga Kosova, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb rrethana t\u00eb dhunshme dhe n\u00ebn kontrollin e strukturave ushtarake jugosllave, po transportoheshin drejt frontit n\u00eb Adriatik, p\u00ebr t&#8217;u angazhuar n\u00eb luftimet kund\u00ebr forcave gjermane.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mobilizimi i tyre kishte nisur n\u00eb mars t\u00eb vitit 1945. Kolonat e rekrut\u00ebve shqiptar\u00eb u detyruan t\u00eb p\u00ebrshkonin nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb mundimshme, n\u00eb kushte t\u00eb r\u00ebnda, pa ushqim dhe trajtim t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm, t\u00eb paarmatosur dhe n\u00ebn p\u00ebrcjelljen e nj\u00ebsive ushtarake.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb marshimit pati vrasje, keqtrajtime dhe humbje t\u00eb shumta jete. Tragjedia arriti kulmin n\u00eb Tivar, ku qindra shqiptar\u00eb u vran\u00eb n\u00eb rrethana mizore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb mjediset e nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Monopolit t\u00eb Duhanit, e cila \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga simbolet e k\u00ebsaj masakre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dokumentet dhe d\u00ebshmit\u00eb e mbijetuarve kan\u00eb ndihmuar n\u00eb rind\u00ebrtimin e ngjarjeve dhe n\u00eb dokumentimin e p\u00ebrmasave t\u00eb tragjedis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sa ishin viktimat? Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb k\u00ebrkon ende zbardhje<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara t\u00eb Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit mbetet p\u00ebrcaktimi i numrit t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb viktimave. N\u00eb literatur\u00ebn historike, dokumentet ushtarake dhe d\u00ebshmit\u00eb e t\u00eb mbijetuarve paraqiten shifra t\u00eb ndryshme. Disa studime dhe hulumtime flasin p\u00ebr qindra t\u00eb vrar\u00eb vet\u00ebm n\u00eb qytetin e Tivarit, nd\u00ebrsa p\u00ebrllogaritjet q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kolonat, vrasjet gjat\u00eb marshimit dhe zhdukjet n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, arrijn\u00eb n\u00eb disa mij\u00ebra.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe studimet e tjera theksojn\u00eb se mungesa e listave t\u00eb plota t\u00eb rekrut\u00ebve, e dokumentacionit t\u00eb nj\u00ebsive ushtarake dhe e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr varrezat e viktimave e v\u00ebshtir\u00ebson p\u00ebrcaktimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb numrit t\u00eb t\u00eb vrar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj, nj\u00eb nga k\u00ebrkesat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje institucionale \u00ebsht\u00eb hapja dhe shqyrtimi i dokumentacionit arkivor, p\u00ebrfshir\u00eb arkivat ushtarake jugosllave, si dhe identifikimi i viktimave dhe i vendeve ku jan\u00eb varrosur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>P\u00ebrgjegj\u00ebsia historike dhe heshtja institucionale<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Masakra e Tivarit nuk mund t\u00eb trajtohet si nj\u00eb episod i shk\u00ebputur nga rrethanat politike dhe ushtarake t\u00eb koh\u00ebs. Ajo duhet par\u00eb n\u00eb kontekstin e vendosjes s\u00eb pushtetit komunist n\u00eb Jugosllavi, t\u00eb mobilizimeve t\u00eb dhunshme dhe t\u00eb represionit q\u00eb p\u00ebrjetoi popullsia shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb viset e tjera shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr zbardhjen e k\u00ebsaj tragjedie nuk kufizohet vet\u00ebm te identifikimi i atyre q\u00eb kan\u00eb kryer vrasjet. Ajo p\u00ebrfshin edhe p\u00ebrcaktimin e zinxhirit komandues, t\u00eb urdh\u00ebrdh\u00ebn\u00ebsve, t\u00eb institucioneve q\u00eb kan\u00eb organizuar mobilizimin dhe transportimin e rekrut\u00ebve, si dhe t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr krimet dhe nuk kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime p\u00ebr t&#8217;i parandaluar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hulumtimet historike kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah edhe dokumente t\u00eb institucioneve shqiptare t\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb raportin e ministrit t\u00eb Mbrojtjes, Haxhi Lleshi, p\u00ebr vrasjen e shqiptar\u00ebve nga strukturat jugosllave n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb.K\u00ebto dokumente d\u00ebshmojn\u00eb se tragjedia nuk p\u00ebrfundoi vet\u00ebm me vrasjet n\u00eb Tivar, por kishte p\u00ebrmasa m\u00eb t\u00eb gjera.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Heshtja e gjat\u00eb politike dhe ideologjike e b\u00ebri edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb zbardhjen e k\u00ebsaj ngjarjeje. P\u00ebr shum\u00eb dekada, viktimat dhe familjet e tyre nuk pat\u00ebn mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb dhimbjen ta shnd\u00ebrronin n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb institucionale p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe njohje.<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">Rezoluta duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb edhe p\u00ebr zbardhjen e krimeve t\u00eb tjera ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb element ve\u00e7an\u00ebrisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i nism\u00ebs s\u00eb kat\u00ebr deputet\u00ebve shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se ajo nuk kufizohet vet\u00ebm te Masakra e Tivarit, por p\u00ebrfshin edhe krimet e tjera t\u00eb kryera ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi.Kjo e zgjeron r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb historike dhe politike t\u00eb dokumentit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Historia e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi njeh periudha t\u00eb v\u00ebshtira, t\u00eb shoq\u00ebruara me dhun\u00eb shtet\u00ebrore, represion, burgosje, diskriminim dhe cenim t\u00eb t\u00eb drejtave komb\u00ebtare e njer\u00ebzore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb edhe ngjarjet e tjera tragjike, t\u00eb cilat kan\u00eb mbetur t\u00eb patrajtuara ose t\u00eb trajtuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pamjaftueshme, t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e nj\u00eb shqyrtimi serioz historik dhe institucional.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrgjith\u00ebsimet, secila ngjarje duhet t\u00eb dokumentohet ve\u00e7mas, me dat\u00eb, vend, viktima, d\u00ebshmi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb identifikueshme. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb pasqyr\u00eb e besueshme e historis\u00eb dhe e vuajtjeve t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebto troje.<\/p>\n\n\n<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"aligncenter size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/Rezolute_per_Masakren_e_Tivarit_nga_deputet_shqiptare_ne_Mal_te_ZI.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"600\" height=\"610\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/Rezolute_per_Masakren_e_Tivarit_nga_deputet_shqiptare_ne_Mal_te_ZI.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-41919\" style=\"width:600px;height:auto\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/Rezolute_per_Masakren_e_Tivarit_nga_deputet_shqiptare_ne_Mal_te_ZI.jpg 600w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/Rezolute_per_Masakren_e_Tivarit_nga_deputet_shqiptare_ne_Mal_te_ZI-295x300.jpg 295w\" sizes=\"auto, (max-width: 600px) 100vw, 600px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center wp-block-paragraph\"><em>Faksimilja e Propozim-Rezolut\u00ebs<\/em><\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb sjell\u00eb kjo nism\u00eb parlamentare?<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dor\u00ebzimi i Propozim-Rezolut\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por jo p\u00ebrfundimtar. R\u00ebnd\u00ebsia e saj reale do t\u00eb vler\u00ebsohet nga m\u00ebnyra se si do t\u00eb trajtohet n\u00eb Kuvend dhe nga p\u00ebrmbajtja e vendimeve q\u00eb do t\u00eb pasojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, \u00ebsht\u00eb e arsyeshme t\u00eb pritet q\u00eb procesi parlamentar t\u00eb shoq\u00ebrohet me disa hapa konkret\u00eb: Shqyrtimi dhe miratimi i rezolut\u00ebs nga Kuvendi i Malit t\u00eb Zi, njohja institucionale e Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit dhe e krimeve t\u00eb tjera t\u00eb dokumentuara ndaj shqiptar\u00ebve, nxitja e hulumtimeve historike dhe hapja e dokumentacionit arkivor p\u00ebr studiuesit, identifikimi i viktimave dhe i vendeve t\u00eb varrimit, aty ku kjo \u00ebsht\u00eb ende e mundur, p\u00ebrkujtimi dinjitoz i viktimave dhe ruajtja e kujtes\u00ebs historike p\u00ebrmes institucioneve arsimore e kulturore, mb\u00ebshtetja e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet institucioneve t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr dokumentimin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj tragjedie.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto jan\u00eb pritshm\u00ebri dhe objektiva q\u00eb mund t&#8217;i japin kuptim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm nism\u00ebs, pavar\u00ebsisht se p\u00ebrmbajtja p\u00ebrfundimtare e k\u00ebrkesave do t\u00eb varet nga teksti i plot\u00eb i rezolut\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb demokratike t\u00eb Kuvendit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrkrahja e k\u00ebsaj rezolute nuk duhet par\u00eb si \u00e7\u00ebshtje e interesit t\u00eb nj\u00eb partie, e nj\u00eb grupi politik apo vet\u00ebm e deputet\u00ebve shqiptar\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb prek nd\u00ebrgjegjen demokratike t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb malazeze. Prandaj, mb\u00ebshtetja e saj nga deputet\u00ebt e shumic\u00ebs dhe t\u00eb opozit\u00ebs do t\u00eb ishte nj\u00eb d\u00ebshmi se Mali i Zi \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrballet me kapitujt e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb vet, pa paragjykime etnike dhe pa kalkulime politike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb shtet demokratik nuk dob\u00ebsohet kur pranon t\u00eb v\u00ebrtetat e dhimbshme t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. P\u00ebrkundrazi, ai forcohet kur tregon gatishm\u00ebri p\u00ebr t&#8217;i njohur gabimet dhe padrejt\u00ebsit\u00eb historike, p\u00ebr t\u00eb nderuar viktimat dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb sh\u00ebndosha nd\u00ebrmjet qytetar\u00ebve t\u00eb tij. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, votimi i k\u00ebsaj rezolute do t\u00eb ishte nj\u00eb moment me pesh\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt, por edhe p\u00ebr vet\u00eb institucionet e Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">Kujtesa nuk \u00ebsht\u00eb hakmarrje, por detyrim ndaj s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Masakra e Tivarit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kujtim i dhimbsh\u00ebm i familjeve shqiptare q\u00eb humb\u00ebn bijt\u00eb e tyre n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1945. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb historike q\u00eb k\u00ebrkon trajtim t\u00eb drejt\u00eb, dokumentim t\u00eb plot\u00eb dhe njohje institucionale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb k\u00ebrkosh zbardhjen e nj\u00eb masakre nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb nxis\u00ebsh urrejtje ndaj nj\u00eb populli tjet\u00ebr. Do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb k\u00ebrkosh p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr krimet, t\u00eb nderosh viktimat e pafajshme dhe t\u00eb sigurosh q\u00eb tragjedi t\u00eb tilla t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nisma e kat\u00ebr deputet\u00ebve shqiptar\u00eb, Nikoll\u00eb Camaj, Artan \u00c7obi, Ilir \u00c7apuni dhe Mehmet Zenka, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb dal\u00eb nga kufijt\u00eb e p\u00ebrkujtimit simbolik dhe t\u00eb marr\u00eb trajtim institucional n\u00eb Kuvendin e Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tashm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e propozuesve t\u00eb rezolut\u00ebs. Ajo u takon t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve, pa dallim komb\u00ebsie dhe p\u00ebrkat\u00ebsie politike. Sepse nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb historike nuk mund t\u00eb varroset p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb heshtje, ashtu si\u00e7 nuk mund t\u00eb harrohen mij\u00ebra jet\u00eb njer\u00ebzish t\u00eb pafajsh\u00ebm. Kujtesa \u00ebsht\u00eb detyrim ndaj viktimave, nd\u00ebrsa drejt\u00ebsia historike \u00ebsht\u00eb detyrim ndaj brezave q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Foto historike e Masakr\u00ebs s\u00eb\u00a0 \u00a0Tivarit, pranver\u00eb 1945 Masakra e Tivarit n\u00ebn drit\u00ebn e institucioneve t\u00eb Malit t\u00eb Zi \u00a0Nga Gjek\u00eb Gjonaj Dor\u00ebzimi n\u00eb Kuvendin e Malit t\u00eb Zi i Propozim-Rezolut\u00ebs p\u00ebr Masakr\u00ebn e Tivarit dhe krimet e tjera t\u00eb kryera ndaj shqiptar\u00ebve p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb zhvillim me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb politike, historike dhe komb\u00ebtare. Kjo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8415,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41918","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41918","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41918"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41918\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41920,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41918\/revisions\/41920"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8415"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41918"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41918"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41918"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}