{"id":41897,"date":"2026-11-04T07:21:00","date_gmt":"2026-11-04T06:21:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41897"},"modified":"2026-11-04T08:23:48","modified_gmt":"2026-11-04T07:23:48","slug":"motra-jena-shoqe-sjena","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41897","title":{"rendered":"MOTRA JENA, SHOQE S\u2019JENA!"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"265\" height=\"265\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8412\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg 265w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 265px) 100vw, 265px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga solidarizimi me diktatur\u00ebn e djeshme komuniste te reaagimi simbolik ose heshtja p\u00ebrball\u00eb padrejt\u00ebsive t\u00eb sotme<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ekziston nj\u00eb paradoks i dhimbsh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb politike shqiptare, t\u00eb cilin duket se bota shqiptare ende nuk ka guximin ta analizoj\u00eb deri n\u00eb fund. Shqiptar\u00ebt shpesh jan\u00eb solidarizuar me pushtetin, edhe kur ai pushtet ka qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me lirin\u00eb, dinjitetin dhe t\u00eb drejtat e bashk\u00ebkomb\u00ebsve t\u00eb tyre, t\u00eb sanksionuara dhe nga konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. &nbsp;Kjo nuk \u00ebsht\u00eb dukuri e re.&nbsp; Gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, nd\u00ebrsa mij\u00ebra shqiptar\u00eb burgoseshin, pushkatoheshin, internoheshin dhe persekutoheshin p\u00ebr bindjet e tyre politike, fetare apo intelektuale, nj\u00eb pjes\u00eb e shqiptar\u00ebve, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, vazhdonte t\u00eb solidarizohej me regjimin diktatorial komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Propaganda komuniste, bindjet ideologjike, interesat politike dhe mungesa e informacionit, gjat\u00eb dekadave, luajt\u00ebn rolin e tyre.&nbsp; Madje, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, edhe nj\u00eb pjes\u00eb e diaspor\u00ebs shqiptare e shihte regjimin e Tiran\u00ebs p\u00ebrmes syzeve t\u00eb propagand\u00ebs komuniste, nd\u00ebrsa z\u00ebrat e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb diktatur\u00ebs shpesh mbeteshin t\u00eb izoluar dhe t\u00eb pamb\u00ebshtetur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Historia duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si m\u00ebsim, jo si dekor p\u00ebr p\u00ebrvjetor\u00eb.&nbsp; A po p\u00ebrs\u00ebrisin shqiptar\u00ebt t\u00eb nj\u00ebjtin gabim?&nbsp; Sot, pas m\u00eb shum\u00eb se tri dekadash \u201cpluraliz\u00ebm politik\u201d, p\u00ebrballemi me nj\u00eb pyetje t\u00eb ngjashme. Kur student\u00ebt dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb protestojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre, kur ata k\u00ebrkojn\u00eb llogari nga pushteti dhe kur p\u00ebrballen me trajtime q\u00eb ngren\u00eb shqet\u00ebsime p\u00ebr respektimin e lirive demokratike, ku \u00ebsht\u00eb solidariteti i shqiptar\u00ebve, kudo q\u00eb jetojn\u00eb, n\u00eb trojet shqiptare dhe n\u00eb m\u00ebrgim?&nbsp; Le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb krahasim: n\u00ebse nj\u00eb regjim serb, malazez, grek apo ndonj\u00eb regjim tjet\u00ebr i huaj do t\u00eb sillej me protestuesit shqiptar\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, si\u00e7 po sillen disa element\u00eb t\u00eb policis\u00eb shqiptare me protestuesit, a do t\u00eb q\u00ebndronin shqiptar\u00ebt \u2013 kudo q\u00eb gj\u00ebnden &#8212; indiferent\u00eb?&nbsp; V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet! N\u00eb diaspor\u00ebn shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb e Evrop\u00eb, do t\u00eb organizoheshin protesta, demonstratata, lobime, do t\u00eb b\u00ebheshin deklarata dhe do t\u00eb k\u00ebrkohej nd\u00ebrhyrja e institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.&nbsp; Por kur problemet ndodhin brenda shoq\u00ebrive tona e kur p\u00ebrgjegj\u00ebsia bie mbi qeverit\u00eb shqiptare, solidariteti shpesh zbehet. Dhe \u00e7ka \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb keq, ndahet sipas bindjeve partiake e politike ose z\u00ebvend\u00ebsohet nga heshtja e plot\u00eb. Pse ndoshs\u00eb kjo?&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Patriotizmi nuk mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtetit.&nbsp; K\u00ebtu q\u00ebndron, poblemi themelor: nj\u00eb pjes\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe orgnaizatave t\u00eb tyre, brenda dhe jasht\u00eb trojeve shqiptare por sidomos n\u00eb m\u00ebrgim, ku g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e njeriut, duket se e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb identifikohen me pushtetin, cilido qoft\u00eb ai, sesa me qytetarin q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb drejtat e veta themelore t\u00eb njeriut, nga i nj\u00ebjti pushtet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo ishte nj\u00eb nga tragjedit\u00eb e periudh\u00ebs komuniste. Dhe nuk duhet t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb, n\u00eb rrethana t\u00eb tjera historike dhe politike, t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet e nj\u00ebjta logjik\u00eb shum\u00eb e gabuar.&nbsp; Nuk mund t\u00eb jesh kund\u00ebr shtypjes s\u00eb shqiptar\u00ebve nga regjimet e huaja dhe t\u00eb hesht\u00ebsh kur t\u00eb drejtat e tyre cenohen brutalisht nga qeverit\u00eb shqiptare.&nbsp; Nuk mund t\u00eb k\u00ebrkosh drejt\u00ebsi p\u00ebr bashk\u00ebkomb\u00ebsit n\u00eb Kosov\u00eb, Serbi, Mal t\u00eb Zi, Maqedonin\u00eb e Veriut apo Greqi, nd\u00ebrsa nuk tregon t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ndjeshm\u00ebri p\u00ebr student\u00ebt dhe qytetar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp; Nuk mund t\u00eb mbrosh viktimat e diktatur\u00ebs s\u00eb djeshme dhe t\u00eb relativizosh padrejt\u00ebsit\u00eb e sotme vet\u00ebm sepse pushteti ushtron padrejtsit\u00eb e nj\u00eb partie t\u00eb cil\u00ebn ti ose organizata jote simpatizon.&nbsp; T\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve nuk mund t\u00eb varen nga emri, flamuri apo p\u00ebrkat\u00ebsia partiake e atij q\u00eb qeveris. Sidomos, diaspora duhet t\u00eb ruaj\u00eb nd\u00ebrgjegjen e saj historike morale dhe atdhetare.&nbsp; Diaspora anti-komuniste shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara, ve\u00e7an\u00ebrisht, ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb angazhimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare. Ajo ka qen\u00eb n\u00eb front t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr komunizmit gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoft\u00eb, ka mb\u00ebshtetur fuqimisht, Kosov\u00ebn n\u00eb luft\u00eb e n\u00eb paq\u00eb dhe ka denoncuar shtypjen dhe ka k\u00ebrkuar lirin\u00eb e shqiptar\u00ebve, kudo dhe gjithmon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por kjo trash\u00ebgimi angazhimi politik nuk duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohet vet\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb kujtim t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. Diaspora nuk mund t\u00eb jet\u00eb e z\u00ebshme vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje komb\u00ebtare jasht\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb jet\u00eb indiferente ndaj zhvillimeve demokratike n\u00eb vendin am\u00eb. Nuk them se solidariteti \u00ebsht\u00eb detyrim p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur \u00e7do protest\u00eb, \u00e7do slogan apo \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb politike. Solidariteti \u00ebsht\u00eb, para s\u00eb gjithash, detyrim p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb protestuar, p\u00ebr t\u00eb kritikuar dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar llogari pa frik\u00eb nga dhuna apo nd\u00ebshkimi i pushtetit, qoft\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb apo n\u00eb Prishtin\u00eb.&nbsp; M\u00ebsimet e historis\u00eb nuk duhen harruar. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb vuajtur shum\u00eb nga regjimet shtyp\u00ebse, nga diktatura komuniste dhe nga padrejt\u00ebsit\u00eb e regjimeve t\u00eb huaja. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shqipptar\u00ebt,duhet t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb reagojn\u00eb kur liria dhe dinjiteti i qytetarit shqiptar\u00eb, vihen n\u00eb pik\u00ebpyetje kudo qoft\u00eb, p\u00ebrfshir Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn. &nbsp;N\u00eb realitetin e sot\u00ebm politiko-ushtarak n\u00eb Evrop\u00eb mund t\u00eb kemi nj\u00eb standard ndaj trajtimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta n\u00eb Ballkanin Perendimor nga regjimet e huaja dhe nj\u00eb tjet\u00ebr standard p\u00ebr trajtmin e shqiptar\u00ebve vendas nga regjimet shqiptare n\u00eb Tiran\u00eb ose Prishtin\u00eb.&nbsp; Por si nj\u00eb mbrojt\u00ebs i viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, gjat\u00eb dekadave, un\u00eb nuk mund t\u00eb deklarohem q\u00eb t\u00eb kujtojm\u00eb viktimat e komunizmit dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb hedhim n\u00eb harres\u00eb selektive viktimat e padrejt\u00ebsive t\u00eb sotme ndaj studentve dhe qytetarve protestsues n\u00eb Tiran\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe, mbi t\u00eb gjitha, nuk mund ta quajm\u00eb veten komb t\u00eb bashkuar n\u00ebse solidaritetin p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin e kusht\u00ebzojm\u00eb me interesat politike e partiake t\u00eb pushtetit n\u00eb fuqi, cilido qoft\u00eb ai.&nbsp; \u201cMotra jena, shoqe s\u2019jena!\u201d &nbsp;Pra, a jemi solidar\u00eb kur nj\u00ebri prej nesh k\u00ebrkon, me t\u00eb drejt\u00eb, liri dhe drejt\u00ebsi?&nbsp; Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb shqiptar\u00ebt kudo, duhet t\u2019ia b\u00ebjn\u00eb vetes, jo vet\u00ebm sot, n\u00eb koh\u00ebn e protestave studentore, por edhe duke par\u00eb pas n\u00eb historin\u00eb e vet. Sepse nj\u00eb komb dhe solidariteti i tij n\u00eb mbrojtje t\u00eb drejtave t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt pa dallim, nuk d\u00ebshmohet vet\u00ebm nga m\u00ebnyra se si nj\u00eb komb kund\u00ebrshton armiqt\u00eb e jasht\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve. D\u00ebshmohet gjithashtu edhe nga guximi p\u00ebr t\u00eb mos mbrojtur padrejt\u00ebsit\u00eb ndaj bashkvendasve kur ajo kryhet nga t\u00eb vet\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Diktatura e djeshme komuniste duhet t\u00eb na kishte m\u00ebsuar se solidariteti me pushtetin nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb solidaritet me Kombin. Dhe demokracia e sotme duhet t\u2019i m\u00ebsoj\u00eb shqiptar\u00ebt se solidariteti i v\u00ebrtet\u00eb duhet t\u00eb filloj\u00eb me qytetarin, me lirin\u00eb dhe me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar pushtetin, duke protestuar, si shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e veta.Edhe Prishtina zyrtare gjithashtu nuk mund t\u00eb kufizohet te komentet ceremoniale n\u00eb lidhje me ngjarjet aktuale n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00ebse Kosova e konsideron Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00ebn\u00eb ose mot\u00ebr, at\u00ebher\u00eb solidariteti duhet t\u00eb shprehet me mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb publike p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e protest\u00ebs, me thirrje p\u00ebr dialog t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e t\u00eb sinqert me student\u00ebt duke refuzuar \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i etiketuar ata si t\u00eb manipuluar nga forca t\u00eb huaja, apo t\u00eb dhunsh\u00ebm vet\u00ebm sepse kritikojn\u00eb pushtetin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Student\u00ebt nuk po k\u00ebrkojn\u00eb leksione patriotizmi nga askush. Ata k\u00ebrkojn\u00eb universitete funksionale, tarifa t\u00eb p\u00ebrballueshme, konvikte dinjitoze, transparenc\u00eb n\u00eb financim dhe mund\u00ebsi reale pun\u00ebsimi. K\u00ebto nuk jan\u00eb k\u00ebrkesa radikale. Jan\u00eb detyrime baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb shteti, an\u00ebtar i NATO-s, q\u00eb pretendon t\u00eb jet\u00eb demokratik dhe evropian. Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tez\u00eb historike, ve\u00e7an\u00ebrisht, e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb duhet t\u00eb trajtohet, seriozisht, edhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan, ashtuq\u00eb t\u00eb mos i p\u00ebrs\u00ebris\u00eb sot gabimiet e nj\u00eb pjese t\u00eb diaspor\u00ebs s\u00eb djeshme, e cila, n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara, q\u00eb solidarizuar me regjimin komunist t\u00eb Tiran\u00ebs dhe jo me viktimat e tij. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-nje-thirrje-per-diasporen-shqiptaro-amerikane-shqiperia-ka-nevoje-per-zerin-tone\/\">Frank Shkreli: Nj\u00eb thirrje p\u00ebr diaspor\u00ebn shqiptaro-amerikane, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr z\u00ebrin ton\u00eb | Gazeta Telegraf<\/a>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb meriton debat t\u00eb hapur dhe t\u00eb ndersh\u00ebm nga t\u00eb gjith\u00eb, qoft\u00eb nga Prishtina zyrtare, qoft\u00eb nga komuniteti shqiptaro-amerikan dhe mee\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga solidarizimi me diktatur\u00ebn e djeshme komuniste te reaagimi simbolik ose heshtja p\u00ebrball\u00eb padrejt\u00ebsive t\u00eb sotme Nga Frank Shkreli Ekziston nj\u00eb paradoks i dhimbsh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb politike shqiptare, t\u00eb cilin duket se bota shqiptare ende nuk ka guximin ta analizoj\u00eb deri n\u00eb fund. Shqiptar\u00ebt shpesh jan\u00eb solidarizuar me pushtetin, edhe kur ai pushtet ka qen\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8412,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41897","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41897","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41897"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41897\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41898,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41897\/revisions\/41898"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41897"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41897"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41897"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}