{"id":41895,"date":"2026-11-04T08:17:46","date_gmt":"2026-11-04T07:17:46","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41895"},"modified":"2026-11-04T08:17:46","modified_gmt":"2026-11-04T07:17:46","slug":"ndarjet-administrative-qe-rrezikojne-copetimin-e-hapesires-etnike-shqiptare-ne-mal-te-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41895","title":{"rendered":"NDARJET ADMINISTRATIVE Q\u00cb RREZIKOJN\u00cb COP\u00cbTIMIN E HAP\u00cbSIR\u00cbS ETNIKE SHQIPTARE N\u00cb MAL T\u00cb ZI\u00a0"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Xheladin-zeneli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"401\" height=\"300\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Xheladin-zeneli.jpg\" alt=\"xheladin zeneli\" class=\"wp-image-1270\" style=\"aspect-ratio:1.3366842023022032;width:352px;height:auto\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Xheladin-zeneli.jpg 401w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Xheladin-zeneli-300x224.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 401px) 100vw, 401px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Xheladin Zeneli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dihet tashm\u00eb se si trevat shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi mbeten jasht\u00eb trungut etnik shqiptar me vendimet fam\u00ebkeqe t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit n\u00eb vitin 1878 dhe me ate t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve ne Lond\u00ebr n\u00eb vitin 1913.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb nga ajo koh\u00eb,dhe pas aneksimit t\u00eb tyre, trevat shqiptare kan\u00eb vazhduar t\u00eb&nbsp; parcijalizohen, nga regjimet e ndyshme, brenda Malit t\u00eb Zi.P\u00ebr dekada, shqiptar\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrballur me ndarje administrative q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb dob\u00ebsimin e lidhjeve t\u00eb natyrshme midis vendbanimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb regjistrimit t\u00eb vitit 2023, shqiptar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 4.97% t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb nivel shteti, nd\u00ebrsa Ulqini dhe Tuzi&nbsp; mbeten dy qendrat kryesore t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre dy komunave shqiptar\u00ebt jan\u00eb prezent dhe kan\u00eb rr\u00ebnj\u00eb historike gjithashtu edhe n\u00eb Komun\u00ebn e Tivarit (Kraja), Plav\u00ebs, Gucis&nbsp; dhe ate t\u00eb&nbsp; Rozhaj\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi jan\u00eb p\u00ebrballur dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me emigrimin, boshatisjen e vendbanimeve dhe dob\u00ebsimin gradual t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs si dhe asimilim komb\u00ebtar n\u00eb disa zona ku ata gravitojn\u00eb si etni autoktone.Kur k\u00ebtyre proceseve u shtohet edhe fragmentimi administrativ, at\u00ebher\u00eb pasojat mund t\u00eb jen\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb thella.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7\u00ebshtja e organizimit territorial&nbsp; lidhet drejtp\u00ebrdrejt me m\u00ebnyr\u00ebn se si ruhet ose dob\u00ebsohet kompakt\u00ebsia demografike, territoriale dhe kulturore e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e tyre historike.Sepse kufijt\u00eb administrativ\u00eb nuk jan\u00eb thjesht vija n\u00eb hart\u00eb. Ata p\u00ebrcaktojn\u00eb qendrat politike, ekonomike dhe institucionale me t\u00eb cilat lidhen vendbanimet. P\u00ebr nj\u00eb popullat\u00eb numerikisht t\u00eb vog\u00ebl, si shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, m\u00ebnyra se si organizohet territori mund t\u00eb ket\u00eb pasoja afatgjata.Prandaj p\u00ebr shqiptar\u00ebt&nbsp; duhet t\u00eb jet\u00eb me e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00ebse nj\u00eb vendbanim shqiptar lidhet administrativisht me nj\u00eb komun\u00eb ku shqiptar\u00ebt jan\u00eb shumic\u00eb se sa me nj\u00eb komun\u00eb ku shqiptar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pakic\u00eb. Shembulli m\u00eb i mir\u00eb i k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb treva e Kraj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasojat e ndarjeve administrative t\u00eb trojeve shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi ngrisin shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr ruajtjen e identitetit komb\u00ebtar, gjuh\u00ebsor dhe kulturor t\u00eb shqiptar\u00ebve. Bashk\u00ebngjitja e vendbanimeve me shumic\u00eb shqiptare n\u00eb komunat e dominuara nga popullsia sllave&nbsp; ka ndikuar n\u00eb shk\u00ebputjen e lidhjeve t\u00eb tyre territoriale, politike dhe institucionale me qendrat shqiptare.Kjo krijon&nbsp; kushte p\u00ebr asimilim gradual dhe \u00e7komb\u00ebtarizim, duke e v\u00ebshtir\u00ebsuar p\u00ebrfaq\u00ebsimin politik, zhvillimin institucional dhe ruajtjen e identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve .<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndryshimet territoriale dhe administrative q\u00eb ndikuan n\u00eb cop\u00ebtimin e kompaktsis\u00eb etnike shqiptare&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Viti 1957 sh\u00ebnon nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb organizimin territorial t\u00eb Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Malit t\u00eb Zi, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Jugosllavis\u00eb socialiste. Reforma e asaj kohe ndryshoi m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit t\u00eb pushtetit lokal, duke shkrir\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh komunash t\u00eb vogla dhe duke p\u00ebrqendruar kompetencat n\u00eb komuna m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr historin\u00eb e trevave shqiptare, kjo periudh\u00eb \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb kuptuar ndryshimet n\u00eb organizimin administrativ t\u00eb Kraj\u00ebs, An\u00ebs s\u00eb Malit, Ulqinit dhe Tivarit. \u00c7far\u00eb ndryshoi n\u00eb vitin 1957?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Para reform\u00ebs se k\u00ebtij viti, ekzistonin shum\u00eb komuna lokale, p\u00ebrfshir\u00eb komuna t\u00eb organizuara rreth vendbanimeve dhe krahinave tradicionale. Reforma e vitit 1957 e zvog\u00ebloi ndjesh\u00ebm numrin e tyre, deri n\u00eb nj\u00eb sistem prej 20 komunash. Si pasoj\u00eb e k\u00ebtij riorganizimi t\u00eb zonave administartive&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">ish-rrethi i Tivarit u nda n\u00eb komunat e Tivarit dhe t\u00eb Ulqinit, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, Ostrosi (Kraja) ishte nj\u00eb nd\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb administrative q\u00eb humb\u00ebn statusin e m\u00ebparsh\u00ebm dhe u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Tivarit*.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Procesi i ndarjes territoriale t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi vazhdon edhe gjat\u00eb sistemit pluralist<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Parcijalizimi i trevave shqiptare ka qen\u00eb gjith\u00ebmon\u00eb skenar dhe strategji e regjimeve t\u00eb ndryshme n\u00eb Mal t\u00eb Zi.Fat\u00ebkeq\u00ebsisht k\u00ebto skenare t\u00eb&nbsp; ndarjes administrative dhe parcializimit te kompakt\u00ebsis\u00eb territorriale t\u00eb&nbsp; vendbanimeve etno-gjeografike shqiptare, vazhdojn\u00eb edhe pas r\u00ebnies s\u00eb sistemit monist, pra gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi t\u00eb ashtuquajtur demokratik. Shembulli m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb Gucia e cila n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ligjit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr organizimin territorial n\u00eb Mal t\u00eb Zi, t\u00eb vitit 2013 k\u00ebtij vendbnimi iu dha statusi i komun\u00ebs n\u00eb vehte edhe p\u00ebrkund\u00ebr faktit se Gucia,si n\u00eb aspektin historik ashtu edhe ate etno-gjeografik, gjith\u00ebmon\u00eb ka q\u00ebn\u00eb&nbsp; pjes\u00eb e nj\u00eb territori kompakt me Plav\u00ebn.N\u00eb vend q\u00eb kjo hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb shihet si nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi e p\u00ebrbashk\u00ebt territoriale me lidhje t\u00eb forta gjuh\u00ebsore , kulturore&nbsp; dhe historike, pas k\u00ebtyre ndryshimeve, nga perspektiva e shqiptar\u00ebve, ajo \u00ebsht\u00eb sot si nj\u00eb mozaik i fragmentuar administrativ.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kraja- nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e lidhur natyrsh\u00ebm me An\u00ebn e Malit dhe Ulqinin<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst,pra n\u00eb kontekstin e ndarjeve administartive, duhet par\u00eb edhe k\u00ebrkesa, koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, e Forumit Shqiptar p\u00ebr krijimin e \u2018komun\u00ebs urbane t\u00eb Kraj\u00ebs\u2019 n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Tivarit.Kjo k\u00ebrkes\u00eb meriton nj\u00eb debat t\u00eb hapur brenda faktorit politik dhe shoq\u00ebror shqiptar, sepse nj\u00eb organizim i till\u00eb,mund t\u00eb prodhoj\u00eb efekt t\u00eb kund\u00ebrt me interesin e ruajtjes s\u00eb homogjenitetit dhe kompakt\u00ebsis\u00eb territoriale shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse debati p\u00ebr Kraj\u00ebn si \u2018komun\u00eb urbane\u2019 eventuale e Tivarit,&nbsp; duhet t\u00eb trajtohet sipas tez\u00ebs se asaj se a po nd\u00ebrtohet nj\u00eb organizim territorial q\u00eb forcon apo dob\u00ebson pozit\u00ebn kolektive t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb forcimi i pozit\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb shqyrtohen t\u00eb gjitha alternativat: lidhja administrative me Ulqinin, nj\u00eb status i ve\u00e7ant\u00eb brenda struktur\u00ebs ekzistuese, apo forma t\u00eb tjera t\u00eb vet\u00ebqeverisjes lokale q\u00eb garantojn\u00eb zhvillimin dhe ruajtjen e identitetit t\u00eb Kraj\u00ebs.Por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: \u00e7do zgjidhje q\u00eb e largon Kraj\u00ebn nga hap\u00ebsira natyrore politike, ekonomike dhe shoq\u00ebrore shqiptare e Ulqinit duhet t\u00eb analizohet me shum\u00eb kujdes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pra pyetja q\u00eb nuk mund ti shmangemi dot \u00ebsht\u00eb se pse Kraja duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebsi administrative e Tivarit, kur lidhjet e saj historike, gjeografike dhe komb\u00ebtare e afrojn\u00eb natyrsh\u00ebm me Ulqinin?Kraja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb shqiptare me lidhje t\u00eb fuqishme historike, kulturore dhe shoq\u00ebrore me trevat e Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit.&nbsp;\u00c7\u00ebshtja e Kraj\u00ebs nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm si instrument i politik\u00ebs ditore.Duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb debat i dokumentuar mbi historin\u00eb, demografin\u00eb, gjeografin\u00eb dhe nevojat reale t\u00eb popullsis\u00eb.Duhet t\u00eb krahasohen modelet administrative t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs me realitetin e sot\u00ebm dhe t\u00eb d\u00ebgjohet drejtp\u00ebrdrejt z\u00ebri i banor\u00ebve t\u00eb Kraj\u00ebs.Pra,n\u00eb vend q\u00eb Kraja t\u00eb mbetet objekt i vendimeve t\u00eb marra nga qendra t\u00eb tjera administrative, debati duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet tek vet\u00eb banor\u00ebt e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb 36 viteve te pluralizmit politik n\u00eb Mal t\u00eb Zi, nuk ka pasur asnj\u00eb kerkes\u00eb zyrtare nga asnj\u00eb subjekt politik shqiptar lidhur me ate q\u00eb Kraja si nj\u00ebsi administrative ti bashkohet Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit.Pse lidhja me Ulqinin meriton t\u00eb rishikohet?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebm edhe m\u00eb lart, Kraja ka lidhje historike, familjare, ekonomike dhe kulturore me Ulqinin dhe n\u00eb ve\u00e7anti me An\u00ebn e Malit.\u00cbsht\u00eb&nbsp; e padrejt\u00eb t\u00eb shk\u00ebput\u00ebsh administrativisht nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb till\u00eb nga qendra shqiptare m\u00eb e af\u00ebrt dhe ta vendos\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb tjet\u00ebr administrative.Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7\u00ebshtja e statusit administrativ t\u00eb Kraj\u00ebs meriton t\u00eb hapet si nj\u00eb debat serioz publik dhe institucional: a \u00ebsht\u00eb m\u00eb logjike q\u00eb Kraja t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb e lidhur administrativisht me Tivarin, qoft\u00eb kjo edhe p\u00ebrmes t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u2018komun\u00eb urbane, apo lidhjet e saj natyrore me Ulqinin duhet t\u00eb marrin nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb ardhshme territoriale?. Mendoj se lidhjet e Kraj\u00ebs me Ulqinin duhet t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb nga alternativat kryesore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga parcializimi drejt nj\u00eb strategjie t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb koha q\u00eb faktori politik shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb strategji komb\u00ebtare shqiptare p\u00ebr organizimin territorial, e cila do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjitha hap\u00ebsirat ku shqiptar\u00ebt kan\u00eb prani historike dhe jan\u00eb autokton n\u00eb trevat e tyre q\u00eb sot administrohen nga Mali i Zi. Sepse n\u00ebse secila zon\u00eb trajtohet e shk\u00ebputur nga tjetra, at\u00ebher\u00eb humbet kuptimi i t\u00ebr\u00ebsis\u00eb.Nj\u00eb popull i vog\u00ebl nuk e ka&nbsp; luksin e politik\u00ebs s\u00eb cop\u00ebzuar.Do t\u00eb ishte politikisht naivitet t\u00eb mos analizohet efekti afatgjat\u00eb i \u00e7do ndryshimi territorial mbi struktur\u00ebn demografike, politike dhe institucionale t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj, politika shqiptare duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb strategji t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr popullin e vet,zhvillimin ekonomik, arsimin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, infrastruktur\u00ebn, forcimin e institucioneve lokale dhe lidhjet e natyrshme nd\u00ebrmjet vendbanimeve shqiptare dhe me k\u00ebt\u00eb edhe ruajtjen e identitetit dhe q\u00ebnies s\u00eb tyre komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tetor 2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Xheladin Zeneli Dihet tashm\u00eb se si trevat shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi mbeten jasht\u00eb trungut etnik shqiptar me vendimet fam\u00ebkeqe t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit n\u00eb vitin 1878 dhe me ate t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve ne Lond\u00ebr n\u00eb vitin 1913. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb,dhe pas aneksimit t\u00eb tyre, trevat shqiptare kan\u00eb vazhduar t\u00eb&nbsp; parcijalizohen, nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1270,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41895","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41895","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41895"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41895\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41896,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41895\/revisions\/41896"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1270"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41895"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41895"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41895"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}