{"id":41887,"date":"2026-11-02T08:28:56","date_gmt":"2026-11-02T07:28:56","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41887"},"modified":"2026-11-02T08:28:56","modified_gmt":"2026-11-02T07:28:56","slug":"religjioni-dhe-politika-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41887","title":{"rendered":"Religjioni dhe politika"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"433\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-14722\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Akad. <strong>Nik\u00eb GASHAJ<\/strong>&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shteti bashk\u00ebkohor duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb religjionit neutral. Ai u takon t\u00eb gjith\u00ebve, nd\u00ebrsa bashk\u00ebsia e religjionit jo. Bindjet e besimit fetar t\u00eb njerz\u00ebve nuk mund t\u2019u imponohet t\u00eb gjith\u00ebve. Shteti nuk duhet t\u00eb kujdeset p\u00ebr shp\u00ebtimin e shpirtit ( J. Lock ).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Natyrisht, ndarja e bashk\u00ebsive fetare dhe shtetit nuk n\u00ebnkupton nj\u00eb kundershtim t\u00eb ndersjell\u00ebt, por ajo ka t\u00eb b\u00ebj me dallimin e l\u00ebmis\u00eb politike dhe asaj religjioze. Andaj, normat religjioze nuk mund t\u00eb sh\u00ebnderrohen n\u00eb norma politike. Bashk\u00ebsia europiane nuk e ka mbart n\u00eb nivelin e vet \u00e7\u00ebshtjen e rregullimit t\u00eb raportit t\u00eb shtetit dhe Bashk\u00ebsive fetare, por ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetenc\u00ebn e \u00e7do shteti dhe t\u00eb Bashk\u00ebsive fetare gjegj\u00ebse. Mir\u00ebpo, K\u00ebshilli europian e ka k\u00ebrkua nga t\u00eb gjitha shtetet p\u00ebr t\u2019ua mund\u00ebsua t\u00eb gjitha Bashk\u00ebsive fetare q\u00eb t\u00eb zhvillohen n\u00eb kushte t\u00eb nj\u00ebjta, apo t\u00eb barabarta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bashk\u00ebsit\u00eb fetare dhe politika jan\u00eb dy realiteti t\u00eb ndryshme. Prandaj, pushteti ndahet n\u00eb at\u00eb shpirt\u00ebror dhe laik, dhe secili \u00ebsht\u00eb, ose duhet t\u00eb jet\u00eb me kompetenc\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e vet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb qoft\u00eb se ndonj\u00ebra prej Bashk\u00ebsive fetare u p\u00ebrkulet tendencave t\u00eb ndryshme politike, respektivisht nuk \u00ebsht\u00eb neutrale, por ka t\u00eb b\u00ebj me instrumentalizimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb religjionit e politik\u00ebs, at\u00ebher\u00eb ajo nuk prodhon kurrgj\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb liris\u00eb dhe barazis\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndonj\u00ebra prej Bashk\u00ebsive fetare shpeshher\u00eb e thekson se ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb japi gjykime mbi orijentimet, p\u00ebrcaktimet dhe rrjedhat politike, sepse sipas saj nuk jan\u00eb n\u00eb pajtim me t\u00eb mirat e p\u00ebrgjithshme njer\u00ebzore. N\u00eb lidhje me at\u00eb shtrohet pyetja: se i cili do t\u00eb ishte kontributi i Bashk\u00ebsis\u00eb fetare n\u00eb zhvillimin shoq\u00ebror dhe material, n\u00ebse ajo ky\u00e7et n\u00eb politik publike, meqen\u00ebse, Bashk\u00ebsit\u00eb fetare kryesisht nga vet\u00eb natyra e tyre jan\u00eb konservatore dhe nj\u00eb p\u00ebrcaktim i till\u00eb nuk korrespodon me nevojat aktuale dhe me ardh\u00ebm\u00ebrin\u00eb e qytetar\u00ebve. \u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb ajo, n\u00ebse Bash\u00ebsit\u00eb fetare nuk e kalojn\u00eb oborrin e vet\u00eb dhe jasht\u00eb parmak\u00ebve t\u00eb tyre nuk u intereson kurrgj\u00eb tjet\u00ebr, ndersa m\u00eb s\u00eb paku u intereson Europa bashk\u00ebkohore dhe globalizmi si proces bot\u00ebror dhe vlerat e tyre. Prandaj, Bashk\u00ebsit\u00eb fetare nuk duhet t\u00eb p\u00ebrzihen n\u00eb vendimet ligjore, gjyq\u00ebsore dhe politike, n\u00eb qoft\u00eb se ato nuk prekin n\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb besimit fetar, ose p\u00ebr ato vendime, nuk i fton pushteti laik shtet\u00ebror p\u00ebr konsultime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bashk\u00ebsit\u00eb fetare n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e ish \u2013Jugosllavis\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpjekur q\u00eb nga viti 1990 t\u00eb arrijn\u00eb q\u00eb politika t\u00eb zhvillohet mbi themele fetare, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb at\u00eb drejtim ka veprua Kisha ortodokse serbe. Pik\u00ebnisja e saj ka qen\u00eb se religjioni \u00ebsht\u00eb baza e shoq\u00ebris\u00eb dhe burimi i t\u00ebra t\u00eb mirave, andaj dhe t\u00eb politik\u00ebs. Mir\u00ebpo, njohjet nga sociologjia e religjionit tregojn\u00eb se tezat e tilla fetare n\u00eb pik\u00ebpamje shkencore jan\u00eb t\u00eb pa qendrueshme, ndersa politikisht t\u00eb pa pranueshme. Jan\u00eb t\u00eb pranishme dukurit\u00eb e tilla, q\u00eb ithtar\u00ebt e koncepcionit t\u00eb politik\u00ebs mbi baza t\u00eb religjionit, n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara, n\u00eb religjione dhe nacionalitete t\u00eb tjera shohin vet\u00ebm armiq\u00eb. Per shembull, ajo ka ndoll\u00eb n\u00eb sulmin e forcave t\u00eb armatosura t\u00eb Republik\u00ebs Federale t\u00eb Jugosllavis\u00eb (RFJ) dhe Serbis\u00eb dhe krimet e gjenodi i tyre luftarak mbi popullat\u00ebn shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb vitet 1998-1999, si dhe n\u00eb sulmin e forcave serbe dhe lufta 1991-1995 n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb. Kisha ortodokse serbe n\u00eb ato luft\u00ebra ka qen\u00eb e politizuar. Ka pas\u00eb dhe ithtar\u00eb q\u00eb parimet fetare i kan\u00eb inkorporuar n\u00eb \u201cfush\u00ebn politike\u201d, por ka pas\u00eb dhe asish\u00eb q\u00eb parimet politike i kan\u00eb mbart n\u00eb \u201cfush\u00ebn e religjionit\u201d. N\u00eb at\u00eb rast\u00eb interesi i religjionit \u00ebsht\u00eb b\u00eb i dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, ndersa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ka mbisynuar interesi politik. Prandaj, Bashk\u00ebsit\u00eb fetare nuk kan\u00eb mund ta refuzojn\u00eb apo t\u00eb kundershtojn\u00eb sfid\u00ebn e manipulimit me besim fetar dhe me Bashk\u00ebsit\u00eb fetare p\u00ebr qellime politike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebrdorimi apo keq\u00ebperdorimi i besimit dhe i ndjenjave fetare ka qen\u00eb i pranish\u00ebm p\u00ebr qellim t\u00eb arritjes t\u00eb mobilizimit t\u00eb masave p\u00ebr luft\u00eb. \u201cNuk ka kurrfar\u00eb dyshimi\u201d, shkruajn\u00eb autor\u00ebt e Raportit p\u00ebr Ballkan, se politicient\u00eb nacionalist\u00eb e kan\u00eb keq\u00ebperdor\u00eb Kish\u00ebn dhe simbolet fetare, si dhe nj\u00eb pjes\u00eb e klerik\u00ebve p\u00ebr qellime t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithsesi, nd\u00ebr t\u00eb tjerat dhe njohjet e tilla t\u00ebrheqin vemendjen se Bash\u00ebsit\u00eb fetare nuk do t\u00eb guxoshin me u marr me politik\u00eb, por me religjion. Andaj, \u00ebsht\u00eb e logjikshme q\u00eb me politik\u00eb t\u00eb merren, para s\u00eb gjithash, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e popullit t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb legjimitet juridiko-politik\u00eb, si dhe ekspert\u00ebt p\u00ebr politik\u00eb, si disciplin\u00eb akademike. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Bashksit\u00eb fetare nuk kan\u00eb mandat prej popullit, as n\u00eb baz\u00eb t\u00eb doktrin\u00ebs fetare me u marr me politik\u00eb. Po ashtu nuk kan\u00eb as kompetenca profesionale politike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;Edhe religjoziteti i politik\u00ebs, dhe politizimi i religjionit do t\u00eb shkoj n\u00eb d\u00ebm t\u00eb besimit fetar. Politizimi i religjionit shpeshher\u00eb din\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb \u201ckuazireligjion\u201d sikurse dhe nacionalizmi. N\u00eb qoft\u00eb se ndonj\u00eb Bash\u00ebsi fetare, ndonj\u00ebher\u00eb i mb\u00ebshtetet politik\u00ebs, apo ky\u00e7et n\u00eb politik\u00eb direkt apo indirekt p\u00ebr qellim t\u00eb privilegjave t\u00eb ndryshme, at\u00ebher\u00eb parashtrohet pyetja: sa \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, meqen\u00ebse n\u00eb politik\u00eb m\u00eb pak apo m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranishme dukurit\u00eb: korrupsioni, krimet e organizuara, nepotizmi, padrejt\u00ebsia, diskriminimi, si dhe dukuri tjera negative. Me lidhjen e tyre n\u00eb projekte t\u00eb ndryshme politike Bashk\u00ebsit\u00eb fetare braktisin tradit\u00ebn e shenjt\u00eb e cila me at\u00eb b\u00ebhet e harruar, apo dhe e tradhtuar. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb i mundsh\u00ebm modeli: angazhimi politik mbi baza t\u00eb religjionit, i cili mund t\u00eb paraqes rrezik p\u00ebr vet\u00eb besimin fetar, d.m.th. t\u00eb sh\u00ebnderrohet n\u00eb nj\u00eb ideologji politike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00eb fundmi,&nbsp; Kushtetuta e Malit t\u00eb Zi p\u00ebrcakton nj\u00eb korniz\u00eb ligjore p\u00ebr komunitetet fetare dhe lirin\u00eb e mendimit, nd\u00ebrgjegjes dhe fes\u00eb. Konkretisht, Neni 14 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi, p\u00ebrcakton: \u201cBashk\u00ebsit\u00eb fetare jan\u00eb t\u00eb ndara nga shteti. Bashk\u00ebsit\u00eb fetare jan\u00eb t\u00eb barabarta dhe t\u00eb lira n\u00eb kryerjen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tyre\u201d. Prandaj Mali i Zi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet civil dhe laik. Megjithat\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, kjo nuk respektohet n\u00eb praktik\u00eb, as nga politikan\u00ebt, as nga Kisha Ortodokse Serbe. Politikan\u00ebt q\u00eb nuk g\u00ebzojn\u00eb autoritet n\u00eb popull, rreshtohen n\u00eb an\u00ebn e kish\u00ebs, fotografohen me prift\u00ebrinj dhe japin deklarata t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta politike gjat\u00eb zgjedhjeve parlamentare ose lokale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Akad. Nik\u00eb GASHAJ&nbsp; Shteti bashk\u00ebkohor duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb religjionit neutral. Ai u takon t\u00eb gjith\u00ebve, nd\u00ebrsa bashk\u00ebsia e religjionit jo. Bindjet e besimit fetar t\u00eb njerz\u00ebve nuk mund t\u2019u imponohet t\u00eb gjith\u00ebve. Shteti nuk duhet t\u00eb kujdeset p\u00ebr shp\u00ebtimin e shpirtit ( J. Lock ). Natyrisht, ndarja e bashk\u00ebsive fetare dhe shtetit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41887","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41887","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41887"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41887\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41888,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41887\/revisions\/41888"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41887"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41887"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41887"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}