{"id":41882,"date":"2026-10-28T19:25:15","date_gmt":"2026-10-28T18:25:15","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41882"},"modified":"2026-10-28T19:25:26","modified_gmt":"2026-10-28T18:25:26","slug":"nje-popull-i-vogel-nje-krize-e-madhe-morali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41882","title":{"rendered":"NJ\u00cb POPULL I VOG\u00cbL, NJ\u00cb KRIZ\u00cb E MADHE MORALI"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"343\" height=\"350\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13355\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 343px) 100vw, 343px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSi \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb popull kaq i vog\u00ebl t\u00eb prodhoj\u00eb kaq shum\u00eb rruga\u00e7\u00eb?\u201d At Zef Pllumi<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka fraza q\u00eb shqiptohen nga njerz\u00eb t[\u00eb m\u00ebdhej, por q\u00eb nuk plaken kurr\u00eb. Ka fjal\u00eb q\u00eb, ndon\u00ebse t\u00eb th\u00ebna vite m\u00eb par\u00eb, vazhdojn\u00eb t\u00eb godasin nd\u00ebrgjegjen e nj\u00eb kombi edhe sot. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb deklarat\u00eb\/pyetja e At Zef Pllumit, nj\u00ebrit prej d\u00ebshmitar\u00ebve m\u00eb t\u00eb dhimbsh\u00ebm t\u00eb tragjedis\u00eb komuniste shqiptare, pothuaj gjys\u00ebm shekullore: \u201cSi \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb popull kaq i vog\u00ebl t\u00eb prodhoj\u00eb kaq shum\u00eb rruga\u00e7\u00eb?\u201d Ali Asllani e Gjergj Fishta e kan\u00eb then\u00eb edhe ata n\u00eb koh\u00ebn e tyre, ndonse disi ndryshe por kuptimi \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb shprehje zem\u00ebrimi e Zef Pllumit, Gjergj Fisht\u00ebs e Ali Asllanit as nuk ka th\u00ebn\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb rruga\u00e7a, Jo! Por k\u00ebta burra t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb Kombit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb aktakuz\u00eb morale kund\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb, her\u00eb pas here, ka lejuar t\u00eb ngrihen n\u00eb piedestal njer\u00ebz pa karakter, pa nd\u00ebrgjegje dhe pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj kombit. Shqip\u00ebria ka kaluar diktatur\u00ebn komuniste, ka p\u00ebrjetuar shkat\u00ebrrimin e institucioneve, p\u00ebrndjekjen e intelektual\u00ebve, burgjet politike dhe posht\u00ebrimin e individit. Por, p\u00ebr fat t\u00eb keq, me r\u00ebnien e komunizmit zyrtar, nuk ra, automatikisht, kultura e n\u00ebnshtrimit, e servilizmit dhe e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb. Shum\u00eb prej k\u00ebtyre dukurive mbijetuan, ndryshuan form\u00eb dhe gjet\u00ebn streh\u00eb t\u00eb reja n\u00eb jet\u00ebn publike t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ndryshuan sistemet, por jo gjithmon\u00eb ndryshuan njer\u00ebzit q\u00eb i sh\u00ebrbenin pushtetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas vitit 1990, shqiptar\u00ebt shpresuan se liria do t\u2019u sillte drejt\u00ebsi, dinjitet, demokraci dhe mir\u00ebqenie. E duam \u201cShqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Evropa\u201d, ishte kryeparulla e koh\u00ebs. Por, pas m\u00eb shum\u00eb se tri dekadash, shum\u00eb prej k\u00ebtyre shpresave mbeten t\u00eb pap\u00ebrmbushura. Korrupsioni, klientelizmi, kapja e institucioneve dhe largimi masiv i qytetar\u00ebve, sidomos t\u00eb rinis\u00eb shqiptare, jan\u00eb plag\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjigje serioze, jo justifikime politike. Pyetja e At Zef Pllumit b\u00ebhet k\u00ebshtu m\u00eb aktuale se kurr\u00eb: si shpjegohet q\u00eb nj\u00eb vend me kaq shum\u00eb njer\u00ebz aq t\u00eb aft\u00eb, me nj\u00eb diaspor\u00eb aq t\u00eb suksesshme dhe me nj\u00eb histori t\u00eb pasur q\u00ebndrese, vazhdon t\u00eb vuaj\u00eb nga nj\u00eb kriz\u00eb kaq e thell\u00eb besimi te drejtimi i vet?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">A mos vall\u00eb kemi krijuar nj\u00eb shoq\u00ebri ku lidhjet vlejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se merita, bindja m\u00eb shum\u00eb se nd\u00ebrgjegjja dhe propaganda m\u00eb shum\u00eb se e v\u00ebrteta? Kur njeriu i ndersh\u00ebm lihet m\u00ebnjan\u00eb, nd\u00ebrsa servili shp\u00ebrblehet! Kur profesionisti z\u00ebvend\u00ebsohet nga militantizmi politiko-partiak! Kur p\u00ebrgjegj\u00ebsia publike shnd\u00ebrrohet n\u00eb privilegj personal, at\u00ebher\u00eb problemi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm politik. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb e t\u00ebr\u00eb e vlerave. Por do t\u00eb ishte gabim historik dhe moral q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb krijuar jo vet\u00ebm sot, t\u00eb faj\u00ebsohej i gjith\u00eb populli shqiptar. Populli nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trup i vet\u00ebm dhe as nuk mund t\u00eb gjykohet nga ata q\u00eb flasin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij. N\u00eb \u00e7do periudh\u00eb t\u00eb historis\u00eb shqiptare kan\u00eb ekzistuar njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb sakrifikuar p\u00ebr lirin\u00eb, kan\u00eb mbrojtur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe kan\u00eb paguar shtrenjt\u00eb p\u00ebr bindjet e tyre. Vet\u00eb At Zef Pllumi \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e k\u00ebsaj q\u00ebndrese. Prandaj, th\u00ebnia e tij duhet lexuar jo si p\u00ebrbuzje ndaj shqiptar\u00ebve, por si nj\u00eb thirrje p\u00ebr zgjim moral. Nj\u00eb komb nuk shp\u00ebton duke shar\u00eb veten, por duke identifikuar t\u00eb keqen, duke e em\u00ebrtuar pa frik\u00eb dhe duke mos e lejuar m\u00eb t\u00eb sundoj\u00eb jet\u00ebn publike. Shqip\u00ebria nuk vuan nga mungesa e njer\u00ebzve t\u00eb aft\u00eb dhe atdhetar\u00eb. Vuan nga mungesa e nj\u00eb sistemi q\u00eb t\u2019 i vler\u00ebsoj\u00eb ata sipas merit\u00ebs dhe i mban p\u00ebrgjegj\u00ebs ata q\u00eb shp\u00ebrdorojn\u00eb besimin e qytetar\u00ebve. Dhe k\u00ebtu q\u00ebndron p\u00ebrgjegj\u00ebsia e klas\u00ebs politike, e institucioneve, e drejt\u00ebsis\u00eb, e medias dhe e shoq\u00ebris\u00eb civile. Demokracia nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi harres\u00ebn, as mbi duartrokitjet p\u00ebr pushtetin. Ajo k\u00ebrkon llogaridh\u00ebnie, institucione t\u00eb pavarura, zgjedhje t\u00eb ndershme dhe qytetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsh\u00ebm \u2013 qofshin ata edhe n\u00eb pozita t\u00eb larta t\u00eb qeveris\u00eb e shtetit &#8212; q\u00eb nuk pranojn\u00eb ta k\u00ebmbejn\u00eb dinjitetin p\u00ebrsonal, familjar e komb\u00ebtar me nj\u00eb favor t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqiptar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ndryshim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb se nd\u00ebrrimi i partive n\u00eb pushtet. Kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb re politike, ku sh\u00ebrbimi ndaj vendit t\u00eb mos jet\u00eb mask\u00eb p\u00ebr interesin personal e partiak dhe ku posti publik t\u00eb mos shihet si pron\u00eb private. Frank Shkreli: Shqiptar\u00ebt n\u00eb Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Demokracis\u00eb, 2024 | Gazeta Telegraf<br>Fan Noli, nj\u00eb nga mendjet m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve, e kish kuptuar heret se Shqip\u00ebria nuk vuante vet\u00ebm nga sundimtar\u00ebt e k\u00ebqij, por edhe nga nj\u00eb kriz\u00eb m\u00eb e thell\u00eb e organizimit politik dhe shoq\u00ebror. N\u00ebse u referohemi kritikave t\u00eb tij ndaj gjendjes s\u00eb vendit, p\u00ebrballemi me nj\u00eb realitet q\u00eb, n\u00eb shum\u00eb aspekte, vazhdon t\u00eb shqet\u00ebsoj\u00eb edhe sot shqiptar\u00ebt: anarkin\u00eb politike, anarkin\u00eb institucionale, anarkin\u00eb morale dhe munges\u00ebn e nj\u00eb drejtimi t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm komb\u00ebtar. Kur rregullat vlejn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebtit, kur pushteti trajtohet si pron\u00eb private, kur interesi partiak mbizot\u00ebron mbi interesin komb\u00ebtar dhe kur qytetari humb besimin te drejt\u00ebsia, anarkia nuk shfaqet, domosdoshm\u00ebrisht, n\u00eb rrug\u00eb; ajo \u00ebsht\u00eb ulur k\u00ebmb\u00ebkryq edhe n\u00eb zyrat e qeveris\u00eb dhe t\u00eb shtetit. Frank SHKRELI\/ Konfuzioni i pes\u00eb anarkive nd\u00ebr shqiptar\u00ebt, me rastin e 50 vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Fan Nolit | Gazeta Telegraf Prandaj, duke e v\u00ebn\u00eb pyetjen e At Zef Pllumit p\u00ebrball\u00eb shqet\u00ebsimeve t\u00eb Fan Nolit n\u00eb koh\u00ebn e tij, kuptojm\u00eb se drama shqiptare nuk lidhet thjesht me munges\u00ebn e njer\u00ebzve t\u00eb aft\u00eb, por me d\u00ebshtimin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem ku karakteri, ligji dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb se pushteti dhe interesi personal i klas\u00ebs politike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At Zef Pllumi na la nj\u00eb pyetje q\u00eb nuk mund t\u00eb mbyllet me nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb leht\u00eb. Ajo k\u00ebrkon q\u00eb secili t\u00eb shoh\u00eb pjes\u00ebn e vet t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, por k\u00ebrkon sidomos q\u00eb ata q\u00eb drejtojn\u00eb vendin t\u00eb mos fshihen pas patriotizmit t\u00eb fjal\u00ebve dhe propagand\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb praktik\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb rend\u00eb interesin publik dhe mir\u00ebqenjen e shqiptar\u00ebve. Nj\u00eb popull i vog\u00ebl, si Kombi shqiptar mund t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb plag\u00eb, por, historikisht, ka treguar se ka edhe shum\u00eb dinjitet, si\u00e7 po tregon me protesta n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe qyteteve t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Mund t\u00eb prodhoj\u00eb njer\u00ebz q\u00eb e shfryt\u00ebzojn\u00eb vendin p\u00ebr interesat e tyre, por edhe njer\u00ebz q\u00eb ia kushtojn\u00eb jet\u00ebn liris\u00eb, dijes dhe s\u00eb mir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se cil\u00ebve prej tyre u jep shoq\u00ebria pushtet, nderim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Ndoshta pyetja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ka len\u00eb At Zef Pllumi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se si Shqip\u00ebria arriti deri k\u00ebtu, por n\u00ebse shqiptar\u00ebt kan\u00eb ende guximin moral p\u00ebr t\u00eb mos vazhduar k\u00ebshtu. Sepse nj\u00eb komb nuk e humb t\u00eb ardhmen vet\u00ebm kur sundohet nga njer\u00ebz t\u00eb padenj\u00eb. E humb at\u00eb kur m\u00ebsohet t\u2019i pranoj\u00eb ata si di\u00e7ka normale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cSi \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb popull kaq i vog\u00ebl t\u00eb prodhoj\u00eb kaq shum\u00eb rruga\u00e7\u00eb?\u201d At Zef Pllumi Nga Frank Shkreli Ka fraza q\u00eb shqiptohen nga njerz\u00eb t[\u00eb m\u00ebdhej, por q\u00eb nuk plaken kurr\u00eb. Ka fjal\u00eb q\u00eb, ndon\u00ebse t\u00eb th\u00ebna vite m\u00eb par\u00eb, vazhdojn\u00eb t\u00eb godasin nd\u00ebrgjegjen e nj\u00eb kombi edhe sot. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41882","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41882","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41882"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41882\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41883,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41882\/revisions\/41883"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41882"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41882"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41882"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}