{"id":41871,"date":"2026-10-20T07:57:24","date_gmt":"2026-10-20T05:57:24","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41871"},"modified":"2026-10-20T08:09:15","modified_gmt":"2026-10-20T06:09:15","slug":"enver-hoxha-tragjedia-e-nje-kombi-dhe-hija-e-diktatures-komuniste-mbi-shqiperine-e-sotme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41871","title":{"rendered":"ENVER HOXHA &#8211; TRAGJEDIA E NJ\u00cb KOMBI DHE HIJA E DIKTATUR\u00cbS KOMUNISTE MBI SHQIP\u00cbRIN\u00cb E SOTME"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"343\" height=\"350\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13355\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 343px) 100vw, 343px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">16 tetor 1908 \u2013 Nj\u00eb trash\u00ebgimi q\u00eb k\u00ebrkon ende reflektim<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb 16 tetor 1908 ka lindur ddiktatoori komunist Enver Hoxha, njeriu q\u00eb do ta mbante Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00ebn sundimin e tij diktatorial p\u00ebr af\u00ebr gjysm\u00eb shekulli. P\u00ebr kombin shqiptar, trash\u00ebgimia e tij nuk mund t\u00eb ndahet nga burgjet, pushkatimet, internimet, p\u00ebrndjekjet politike, shkat\u00ebrrimi i lirive dhe izolimi i vendit nga bota demokratike. &nbsp;Enver Hoxha nuk la pas nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb drejt\u00eb, por nj\u00eb vend t\u00eb sunduar nga frika, nj\u00eb popull t\u00eb privuar nga t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut dhe nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb plagosur r\u00ebnd\u00eb nga dhuna shtet\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb em\u00ebr t\u00eb komunizmit dhe t\u00eb nj\u00eb \u201cbarazie\u201d imagjinare q\u00eb premtonte komuniozmi sllavo-aziatik, por q\u00eb nuk ekzistonte n\u00eb realitet, pushteti i tij shkat\u00ebrroi pluralizmin politik, ndaloi mendimin e lir\u00eb dhe e ktheu shtetin n\u00eb instrument t\u00eb nj\u00eb partie t\u00eb vetme \u2013 Partis\u00eb komuniste. Kund\u00ebrshtari politik i komunizmit nuk trajtohej si qytetar me t\u00eb drejta, por si armik q\u00eb duhej eliminuar. Shum\u00eb shqiptar\u00eb, p\u00ebrfshir pothuaj t\u00eb gjith\u00eb ajk\u00ebn e Kombit u pushkatuan, u burgos\u00ebn ose u internuan, nd\u00ebrsa familjet e tyre u d\u00ebnuan p\u00ebr dekada me diskriminim dhe posht\u00ebrim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sidomos, goditja ndaj klerit dhe fes\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga kapitujt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj historie kriminale. Meshtar\u00eb, klerik\u00eb dhe intelektual\u00eb katolik\u00eb, s\u00eb bashku me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb besimeve t\u00eb tjera t\u00eb shqiptar\u00ebve, u p\u00ebrndoq\u00ebn, u torturuan dhe u d\u00ebnuan p\u00ebr bindjet e tyre. N\u00eb vitin 1967, regjimi nisi fushat\u00ebn p\u00ebr zhdukjen e institucioneve fetare dhe shpalli Shqip\u00ebrin\u00eb shtet ateist, kund\u00ebr Zotit duke nd\u00ebrhyr\u00eb dhunsh\u00ebm n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e qytetar\u00ebve. Shpalli Shqip\u00ebrin\u00eb shtetin e par\u00eb ateist n\u00eb bot\u00eb \u2014 kund\u00ebr Zotit. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-shkurti-1967-krimi-qe-ende-nuk-quhet-krim\/\"><u>Frank Shkreli: Shkurti 1967, krimi q\u00eb ende nuk quhet krim | Gazeta Telegraf<\/u><\/a>.&nbsp; U godit\u00ebn r\u00ebnd\u00eb, pothuaj p\u00ebr vdekje, edhe kultura dhe kujtesa komb\u00ebtare shekullore. &nbsp;Figura &nbsp;t\u00eb njohura t\u00eb Kombit, si At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Faik Konica, Martin Camaj dhe shum\u00eb intelektual\u00eb t\u00eb tjer\u00eb u p\u00ebrjashtuan nga jeta kulturore zyrtare ose u vran\u00eb pasi u gjykuan p\u00ebrmes paragjykimeve ideologjike. &nbsp;Shqip\u00ebria humbi k\u00ebshtu jo vet\u00ebm lirin\u00eb njer\u00ebzore, por edhe mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr zhvillimin e saj kulturor, intelektual dhe demokratik.&nbsp; Ky ishte \u00e7mimi i nj\u00eb regjimi q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb kontrollonte gjith\u00e7ka: politik\u00ebn, ekonomin\u00eb, arsimin, kultur\u00ebn, besimin dhe vet\u00eb mendimin e njeriut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">R\u00ebnia e komunizmit n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1990 i dha fund monopolit politik t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, por nuk mundi t\u00eb fshinte menj\u00ebher\u00eb pasojat e tij. A mund t\u00eb thuhet se ka p\u00ebrfunduar, v\u00ebrtet, trash\u00ebgimia e diktatur\u00ebs komuniste enveriste?&nbsp; Mend\u00ebsia autoritare, bindja se pushteti i p\u00ebrket partis\u00eb fituese &#8211;\u201ckemi fituar shumic\u00ebn e votave\u201d&#8211; dhe prirja p\u00ebr ta trajtuar kritik\u00ebn si armiq\u00ebsi jan\u00eb probleme me t\u00eb cilat shoq\u00ebria shqiptare duhet t\u00eb p\u00ebrballet ende &#8212; megjithse kan\u00eb kaluar \u2013 41 vjet nga vdekja e diktatorit Hoxha dhe 35-vjet nga r\u00ebnia e komunizmit zyrtar an\u00eb e mban\u00eb Evrop\u00ebs, &nbsp;zhvillimet e fundit n\u00eb Tiran\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, &nbsp;e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb debat edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sot. Protestat, pak\u00ebnaq\u00ebsia qytetare dhe p\u00ebrplasjet me policin\u00eb ngren\u00eb pyetje serioze p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien nd\u00ebrmjet pushtetit dhe qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk do t\u00eb ishte e drejt\u00eb q\u00eb \u00e7do veprim i qeveris\u00eb s\u00eb sotme t\u00eb barazohej me diktatur\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs. Shqip\u00ebria e sotme ka nj\u00eb realitet tjet\u00ebr politik. Por kjo nuk e p\u00ebrjashton detyrimin e shqiuptar\u00ebve kudo p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar me sy kritik \u00e7do shenj\u00eb arrogance t\u00eb pushtetit, munges\u00eb llogaridh\u00ebnieje, dob\u00ebsim t\u00eb institucioneve ose cenim t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr protest\u00eb paq\u00ebsore.&nbsp; Demokracia nuk mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr n\u00eb Kushtetut\u00eb, nd\u00ebrsa qytetari ndihet i pafuqish\u00ebm p\u00ebrball\u00eb pushtetit. Demokracia nuk pret! <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-kur-nje-shoqeri-nuk-perballet-me-te-kaluaren-komuniste-e-kaluara-rikthehet\/\"><u>Frank Shkreli: Kur nj\u00eb shoq\u00ebri nuk p\u00ebrballet me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste,&nbsp;e kaluara rikthehet | Gazeta Telegraf<\/u><\/a> . &nbsp;Demokracia k\u00ebrkon drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur, institucione q\u00eb japin llogari dhe qeveritar\u00eb q\u00eb pranojn\u00eb se pushteti nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb personale, partiake &#8212; as i p\u00ebrgjithmonsh\u00ebm.&nbsp; Ndon\u00ebse dhuna dhe shkat\u00ebrrimi i pron\u00ebs nuk mund t\u00eb justifikohen si forma proteste, sot shteti ka detyrimin madhor t\u00eb veproj\u00eb me ligjshm\u00ebri e proporcionalitet, t\u00eb respektoj\u00eb t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb hetoj\u00eb \u00e7do pretendim p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb forc\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrballja me diktatur\u00ebn komuniste dhe krimet e saj gjys\u00ebm shekullore nuk duhet t\u00eb kufizohet n\u00eb p\u00ebrvjetor\u00eb si ky sot, i lindjes si diktatorit, as n\u00eb deklarata politike. Ajo k\u00ebrkon dokumentimin e krimeve, hapjen e plot\u00eb t\u00eb arkivave, identifikimin e viktimave dhe rivler\u00ebsimin e figurave q\u00eb regjimi u p\u00ebrpoq t\u2019i fshinte nga historia komb\u00ebtare.&nbsp; Kujtesa e viktimave t\u00eb komunizmit \u2013 q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ende n\u00eb nivel zyrtar e komb\u00ebtar &#8212; \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e s\u00eb sotmes. Aq mund t\u00eb b\u00ebhet sot. &nbsp;Viktimat e komunizmit meritojn\u00eb drejt\u00ebsi historike. &nbsp;Familjet e tyre meritojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Nd\u00ebrsa brezat e rinj t\u00eb shqiptar\u00ebve meritojn\u00eb t\u00eb njohin historin\u00eb e vendit pa censur\u00eb, pa manipulime dhe pa nostalgji p\u00ebr nj\u00eb system dhe nj\u00eb lider q\u00eb ua mohoi shqiptar\u00ebve lirit\u00eb themelore p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli.&nbsp; T\u00eb d\u00ebnohet diktatura nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ushqehet urrejtja ndaj atyre q\u00eb mendojn\u00eb ndryshe sot. Sot, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mbrohen parimet q\u00eb diktatura komuniste shkeli p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 45-vjet: liria, dinjiteti njer\u00ebzor, pluralizmi dhe barazia para ligjit.&nbsp; M\u00eb 16 tetor, kujtimi i lindjes s\u00eb diktatorit komunist Enver Hoxh\u00ebs duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb moment reflektimi mbi pasojat e nj\u00eb pushteti q\u00eb nuk pranonte kufij t\u00eb pushtetit dhe nuk toleronte kund\u00ebrshtim.&nbsp; Ashtuq\u00eb, fatkeq\u00ebsia e Kombit shqiptar nuk ishte vet\u00ebm sundimi i nj\u00eb diktatori komunist p\u00ebr afro gjysm\u00eb shekulli. Ishte edhe shkat\u00ebrrimi i lirive personale, p\u00ebrndjekja dhe zhdukja e mendimit t\u00eb pavarur dhe humbja e mund\u00ebsive historike q\u00eb nj\u00eb popull meritonte t\u2019i kishte.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj, m\u00ebsimi i k\u00ebsaj historie t\u00eb hidhur mbetet aktual sot, si\u00e7 po shihet nga protestat tre-mujore n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &#8212; se asnj\u00eb parti nuk \u00ebsht\u00eb mbi shtetin, asnj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin dhe asnj\u00eb pushtet nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta trajtoj\u00eb qytetarin si sh\u00ebrb\u00ebtor t\u00eb vetin.&nbsp; Shqip\u00ebria nuk duhet t\u00eb mbetet peng i s\u00eb kaluar\u00ebs, por as t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb krimet e saj t\u00eb harrohen apo t\u00eb zbukurohen nga nostalgjia politike sot e disa njer\u00ebzve dhe grupeve t\u00eb caktuara.&nbsp; Diktatura e Enver Hoxh\u00ebs duhet t\u00eb kujtohet ashtu si\u00e7 ishte, si e njeh e gjith\u00eb bota dhe si\u00e7 do duhej ta njihte mbar\u00eb Kombi: nj\u00eb sistem q\u00eb i mohoi popullit shqiptar lirin\u00eb dhe e vendosi pushtetin e tij t\u00eb eg\u00ebr mbi dinjitetin dhe t\u00eb drejtat baz\u00eb t\u00eb njeriut. Dhe, pik\u00ebrisht, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7do brez shqiptar ka detyrimin e shenjt\u00eb personal dhe komb\u00ebtar t\u00eb mbroj\u00eb lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb nga \u00e7do prirje autoritare q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon ta dob\u00ebsoj\u00eb at\u00eb sot e mot.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>16 tetor 1908 \u2013 Nj\u00eb trash\u00ebgimi q\u00eb k\u00ebrkon ende reflektim Nga Frank Shkreli M\u00eb 16 tetor 1908 ka lindur ddiktatoori komunist Enver Hoxha, njeriu q\u00eb do ta mbante Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00ebn sundimin e tij diktatorial p\u00ebr af\u00ebr gjysm\u00eb shekulli. P\u00ebr kombin shqiptar, trash\u00ebgimia e tij nuk mund t\u00eb ndahet nga burgjet, pushkatimet, internimet, p\u00ebrndjekjet politike, shkat\u00ebrrimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41871","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41871","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41871"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41871\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41872,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41871\/revisions\/41872"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41871"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41871"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41871"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}