{"id":41852,"date":"2026-10-08T17:05:52","date_gmt":"2026-10-08T15:05:52","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41852"},"modified":"2026-10-08T17:06:24","modified_gmt":"2026-10-08T15:06:24","slug":"kosova-zgjodhi-presidenten-tani-duhet-te-zgjedhe-rrugen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41852","title":{"rendered":"KOSOVA ZGJODHI PRESIDENTEN \u2013 TANI DUHET T\u00cb ZGJEDH\u00cb RRUG\u00cbN\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"343\" height=\"350\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13355\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 343px) 100vw, 343px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Disa mendime mbi zgjedhjen e Presidentes s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb n\u00eb fund, Kuvendi i Kosov\u00ebs b\u00ebri at\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb prej koh\u00ebsh: zgjodhi Presidenten e Republik\u00ebs. Justina Shiroka-Pula mori 81 vota dhe, me k\u00ebt\u00eb votim, Kosova shmangu nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrplasje institucionale dhe nj\u00eb tjet\u00ebr cik\u00ebl krize dhe pasigurie politike.&nbsp; Por zgjedhja e Presidentes nuk duhet t\u00eb interpretohet si fund i kriz\u00ebs. P\u00ebrkundrazi, ajo duhet t\u00eb jet\u00eb fillimi i nj\u00eb prove t\u00eb re p\u00ebr klas\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pyetja tani nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kush do t\u00eb jet\u00eb Presidente. Pyetja \u00ebsht\u00eb: a do t\u00eb vazhdoj\u00eb Kosova t\u00eb qeveriset nga logjika e p\u00ebrplasjes partiake, apo m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb sillet si nj\u00eb shtet q\u00eb e di se cilat jan\u00eb interesat e tij strategjike? Sepse Kosova nuk ka m\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur.&nbsp; 81 vota nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar politik\u00ebn. Zgjedhja e Justina Shiroka-Pul\u00ebs ishte rezultat i nj\u00eb kompromisi politik. Dhe kompromisi, n\u00eb nj\u00eb demokraci, nuk \u00ebsht\u00eb turp. P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kultur\u00ebs demokratike.&nbsp; Por Kosova ka par\u00eb mjaft marr\u00ebveshje q\u00eb zgjasin vet\u00ebm deri n\u00eb momentin kur partit\u00eb marrin at\u00eb q\u00eb duan. Prandaj, 81 votat e Kuvendit duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb madh se zgjedhja e nj\u00eb Presidenteje. Ato duhet t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb fundin e nj\u00eb kulture politike ku <strong>partia vendoset mbi shtetin, lideri mbi institucionin dhe interesi elektoral mbi interesin komb\u00ebtar<\/strong>. Kjo vlen ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr forc\u00ebn politike q\u00eb ka dominuar politik\u00ebn kosovare vitet e fundit.&nbsp; Albin Kurti dhe Vet\u00ebvendosje kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr drejtimin e Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohen p\u00ebr ato q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, por \u00ebsht\u00eb po aq e drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb kritikohen p\u00ebr ato q\u00eb nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb.&nbsp; Nj\u00eb qeveri nuk gjykohet vet\u00ebm nga mb\u00ebshtetja q\u00eb merr nga votuesit.&nbsp; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-nje-apel-per-politiken-shqiptare-qe-te-shohe-veten-ne-pasqyren-e-demokracise\/\"><u>Frank Shkreli: Nj\u00eb apel p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare q\u00eb t\u00eb shoh\u00eb veten n\u00eb pasqyr\u00ebn e demokracis\u00eb | Gazeta Telegraf<\/u><\/a>. &nbsp;Ajo gjykohet edhe nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb ruajtur aleancat, p\u00ebr t\u00eb forcuar institucionet dhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar kufijt\u00eb midis interesit partiak dhe interesit shtet\u00ebror.&nbsp; Dhe k\u00ebtu Kosova ka ende shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Washingtoni zyrtar nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtar i Prishtin\u00ebs.&nbsp; Nj\u00eb nga gabimet m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb politik\u00ebs kosovare do t\u00eb ishte krijimi i p\u00ebrshtypjes se marr\u00ebdh\u00ebniet me Shtetet e Bashkuara mund t\u00eb trajtohen si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e zakonshme diplomatike. Nuk jan\u00eb!&nbsp; P\u00ebr Kosov\u00ebn, marr\u00ebdh\u00ebnia me SHBA-n\u00eb \u00ebsht\u00eb <strong>strategjike, historike dhe ekzistenciale<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqiptar\u00ebt dhe gjith\u00eb bota e di se Shtetet e Bashkuara nuk kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb spektator i historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Kan\u00eb qen\u00eb nd\u00ebr aktor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb ndihmuan n\u00eb \u00e7lirimin e saj dhe n\u00eb krijimin e rrethanave q\u00eb \u00e7uan drejt pavar\u00ebsis\u00eb. Prandaj, \u00e7do qeveri n\u00eb Prishtin\u00eb ka detyrimin moral dhe komb\u00ebtar t\u00eb ruaj\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se Kosova duhet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga interesat e veta. Jo, por do t\u00eb thot\u00eb se duhet t\u00eb ket\u00eb zot\u00ebsi dhe men\u00e7uri diplomatiko-strategjike p\u00ebr t\u2019i mbrojtur ato interesa n\u00eb bashk\u00ebpunim me aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb. Nj\u00eb shtet i vog\u00ebl duhet dhe mund t\u00eb ket\u00eb dinjitet dhe mund dhe duhet t\u00eb ket\u00eb edhe q\u00ebndrime t\u00eb forta n\u00eb interes t\u00eb vet.&nbsp; Por nuk mund t\u00eb ket\u00eb luksin t\u00eb humbas\u00eb aleat\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me t\u00eb drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb shpesh gjat\u00eb k\u00ebtij procesi se Presidenti\/ja e re duhet t\u00eb jet\u00eb mbi partit\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsia e Justina Shiroka-Pul\u00ebs b\u00ebhet ve\u00e7an\u00ebrisht e madhe. Ajo duhet t\u00eb tregoj\u00eb se Presidenca nuk do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr zyr\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb brendshme politike. Duhet t\u00eb jet\u00eb institucioni q\u00eb bashkon at\u00eb q\u00eb politika partiake shpesh e ndan. Presidentja e re, n\u00eb fjal\u00ebn e par\u00eb drejtuar qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs deklaroi se do t\u00eb jet\u00eb Presidente e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve dhe se orientimi euroatlantik i Kosov\u00ebs mbetet themelor. <a href=\"https:\/\/president-ksgov.net\/fjalimi-i-presidentes-justina-shiroka-pula-ne-kuvendin-e-republikes-se-kosoves\/\"><u>Fjalimi i Presidentes Justina Shiroka Pula n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs &#8211; Presidente e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs<\/u><\/a>. &nbsp; Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb deklarat\u00eb ceremoniale.&nbsp; Kosova duhet ta kthej\u00eb orientimin euroatlantik n\u00eb nj\u00eb doktrin\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb saj shtet\u00ebrore, ashtu si\u00e7 duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe Shqip\u00ebria e mbar\u00eb trojet shqiptare. Dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa flamujt amerikan\u00eb dhe evropian\u00eb vendosur n\u00eb zyrat dhe n\u00eb ceremonit\u00eb zyrtare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Orientimi euro-atlantik \u2013 si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb shpeshher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb e p\u00ebrsosur, por kryesisht dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi do t\u00eb thot\u00eb demokraci funksionale.Do t\u00eb thot\u00eb sundim ligji. Do t\u00eb thot\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit. Do t\u00eb thot\u00eb ekonomi konkurruese. Do t\u00eb thot\u00eb media t\u00eb lira. Do t\u00eb thot\u00eb respekt p\u00ebr institucionet. Dhe mbi t\u00eb gjitha, do t\u00eb thot\u00eb besueshm\u00ebri ndaj miqve dhe aleat\u00ebve. \u201cMe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se demokracia \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e keqe e qeverisjes, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb gjitha atyre formave t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb provuar\u2026\u201d, e q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtuar, \u00ebsht\u00eb shprehur dikur\u00eb Winston Churchilli.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb ia duam t\u00eb mir\u00ebn Kosov\u00ebs, urojm\u00eb q\u00eb me zgjedhjen e Presidentes s\u00eb re, Kosova t\u00eb dal\u00eb nga politika e p\u00ebrhershme e kriz\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb nj\u00eb shtet i pavarur t\u00eb kaloj\u00eb vazhdimisht nga nj\u00eb kriz\u00eb institucionale n\u00eb tjetr\u00ebn. As nuk \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb zgjedhja e Presidentit t\u00eb rrezikonte t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb kushtetuese. Nuk \u00ebsht\u00eb normale as q\u00eb partit\u00eb politike t\u00eb shpenzojn\u00eb energjin\u00eb e vendit n\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb pafundme politike , nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kosova p\u00ebrballet me sfida shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Njohjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare ende nuk jan\u00eb aty ku duhet t\u00eb jen\u00eb. Kosova ende nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e plot\u00eb e arkitektur\u00ebs euroatlantike. Dialogu me Serbin\u00eb mbetet i v\u00ebshtir\u00eb. Qytetar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me probleme ekonomike dhe sociale. Dhe nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e rinis\u00eb vazhdon t\u00eb shoh\u00eb emigrimin si t\u00eb vetmen alternativ\u00eb. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre problemeve, politika nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb sillet sikur beteja kryesore \u00ebsht\u00eb se kush e fiton konferenc\u00ebn e radh\u00ebs p\u00ebr shtyp. Beteja e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shtetin.&nbsp; <strong>Edhe Shqip\u00ebria duhet ta kuptoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e saj. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje e Prishtin\u00ebs. \u00cbsht\u00eb edhe nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr Tiran\u00ebn.<\/strong>&nbsp; Shqip\u00ebria dhe Kosova jan\u00eb dy shtete t\u00eb ndryshme dhe duhet t\u00eb respektojn\u00eb sovranitetin dhe institucionet e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Por kan\u00eb nj\u00eb interes strategjik t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e pandashme e bot\u00ebs per\u00ebndimore.&nbsp; Prandaj, politika shqiptare n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb shtet\u00ebsi dhe m\u00eb pak protagoniz\u00ebm. M\u00eb shum\u00eb koordinim dhe m\u00eb pak retorik\u00eb.&nbsp; M\u00eb shum\u00eb Washington dhe Bruksel si partner\u00eb strategjik\u00eb dhe m\u00eb pak p\u00ebrdorim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr konsum politik t\u00eb brendsh\u00ebm.&nbsp; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-nga-washingtoni-ne-bruksel-shqiperia-ka-perpara-nje-mundesi-qe-kerkon-vendim-jo-me-shume-justifikime\/\"><u>Frank Shkreli: Nga Washingtoni n\u00eb Bruksel, Shqip\u00ebria ka p\u00ebrpara nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb k\u00ebrkon vendim, jo m\u00eb shum\u00eb justifikime | Gazeta Telegraf<\/u><\/a>, Shqiptar\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e tyre historike. \u00cbsht\u00eb Per\u00ebndimi, bota eeuro-atlantike. Kjo zgjedhje e shqiptar\u00ebve nuk duhet t\u00eb vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje nga asnj\u00eb qeveri, parti apo lider. Zgjedhja e Justina Shiroka-Pul\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsip\u00ebr nj\u00eb fillim t\u00eb ri. Por vet\u00ebm n\u00ebse politika e Prishtin\u00ebs zyrtare kupton se kompromisi q\u00eb solli Presidenten duhet t\u00eb pasohet nga nj\u00eb kompromis m\u00eb i madh p\u00ebr shtetin.&nbsp; Kosova nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb tjet\u00ebr politike.&nbsp; Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje komb\u00ebtare p\u00ebr demokracin\u00eb, p\u00ebr aleanc\u00ebn me SHBA-n\u00eb, p\u00ebr integrimin evropian, p\u00ebr sundimin e ligjit dhe p\u00ebr forcimin e shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Presidentja e re duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga z\u00ebrat kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje.&nbsp; Qeveria duhet ta mb\u00ebshtes\u00eb.&nbsp; Opozita duhet t\u00eb kontribuoj\u00eb. Shoq\u00ebria civile dhe media duhet ta k\u00ebrkojn\u00eb. Dhe qytetar\u00ebt duhet ta imponojn\u00eb me vot\u00ebn e tyre. Sepse Kosova ka kaluar shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbetur peng i konflikteve politike t\u00eb dit\u00ebs. Ajo u krijua si shtet me nj\u00eb sakrific\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe me mb\u00ebshtetjen e nj\u00eb aleance historike me Shtetet e Bashkuara dhe Evrop\u00ebn.&nbsp; Prandaj, nuk ka kuptim t\u00eb fitohet liria dhe t\u00eb humbet drejtimi. Zgjedhja e Presidentes \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Tani duhet t\u00eb b\u00ebhet zgjedhja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme: <strong>Kosova duhet t\u00eb zgjedh\u00eb shtetin mbi partin\u00eb, aleanc\u00ebn mbi izolimin, demokracin\u00eb mbi populizmin dhe Per\u00ebndimin mbi \u00e7do aventur\u00eb politike.<\/strong>&nbsp; Ky \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb politika e Kosov\u00ebs t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se ka m\u00ebsuar nga krizat e saj.&nbsp; Sepse historia nuk i fal kombet q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara dhe zgjedhin t\u00eb humbin koh\u00ebn duke u grindur me nj\u00ebri-tjetrin. Kosova nuk duhet ta humbas\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi. As Shqip\u00ebria. As shqiptar\u00ebt.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, urimi im i sinqert shkon p\u00ebr Presidenten e re, <strong>Justina Shiroka-Pula<\/strong>, i &nbsp;uroj suksese n\u00eb detyr\u00ebn e lart\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb sapo ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr. Uroj q\u00eb Presidenca e saj t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb institucion i unitetit, i dialogut dhe i forcimit t\u00eb shtetit &#8212; mbi ndarjet dhe interesat partiake. Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebsi uroj q\u00eb kjo dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb nj\u00eb fillim t\u00eb ri me m\u00eb shum\u00eb stabilitet, m\u00eb shum\u00eb demokraci, m\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebpunim institucional dhe nj\u00eb orientim t\u00eb pal\u00ebkundur drejt familjes s\u00eb madhe euroatlantike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Disa mendime mbi zgjedhjen e Presidentes s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs Nga Frank Shkreli M\u00eb n\u00eb fund, Kuvendi i Kosov\u00ebs b\u00ebri at\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb prej koh\u00ebsh: zgjodhi Presidenten e Republik\u00ebs. Justina Shiroka-Pula mori 81 vota dhe, me k\u00ebt\u00eb votim, Kosova shmangu nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrplasje institucionale dhe nj\u00eb tjet\u00ebr cik\u00ebl krize dhe pasigurie politike.&nbsp; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41852","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41852","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41852"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41852\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41853,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41852\/revisions\/41853"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41852"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41852"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41852"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}