{"id":41833,"date":"2026-10-03T09:14:52","date_gmt":"2026-10-03T07:14:52","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41833"},"modified":"2026-10-03T09:15:42","modified_gmt":"2026-10-03T07:15:42","slug":"zilia-pergojimi-dhe-mungesa-e-solidaritetit-mes-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41833","title":{"rendered":"Zilia, p\u00ebrgojimi dhe mungesa e solidaritetit mes shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/gjeke-gjonaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"448\" height=\"312\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/gjeke-gjonaj.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-31168\" style=\"aspect-ratio:1.4359192667902039;width:448px;height:auto\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/gjeke-gjonaj.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/gjeke-gjonaj-300x209.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 448px) 100vw, 448px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Gjek\u00eb Gjonaj<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nj\u00eb shqet\u00ebsim q\u00eb nuk duhet t\u00eb heshtet<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shoq\u00ebria shqiptare, n\u00eb vendlindje dhe n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb, po p\u00ebrballet me shum\u00eb sfida t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme: ekonomike, sociale, kulturore, demografike e institucionale. Mir\u00ebpo, krahas k\u00ebtyre problemeve t\u00eb dukshme, po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb shqet\u00ebsues edhe nj\u00eb fenomen tjet\u00ebr, m\u00eb pak i matsh\u00ebm, por me pasoja t\u00eb thella p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrnjer\u00ebzore: dob\u00ebsimi i solidaritetit dhe rritja e nj\u00eb klime mosbesimi, zilie, p\u00ebrgojimi dhe denigrimi ndaj nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme d\u00ebgjojm\u00eb e shohim m\u00eb shpesh se m\u00eb par\u00eb raste t\u00eb shpifjeve, thashethemeve, etiketimeve, p\u00ebr\u00e7mimeve, bullizmit, p\u00ebrjashtimit shoq\u00ebror dhe konfliktit t\u00eb panevojsh\u00ebm. N\u00eb disa raste, k\u00ebto dukuri dep\u00ebrtojn\u00eb edhe brenda familjes, duke cenuar marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet prind\u00ebrve e f\u00ebmij\u00ebve, v\u00ebllez\u00ebrve e motrave, kush\u00ebrinjve dhe t\u00eb af\u00ebrmve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Problemi nuk q\u00ebndron vet\u00ebm te nj\u00eb konflikt individual. Kur sjellje t\u00eb tilla p\u00ebrs\u00ebriten, normalizohen dhe shnd\u00ebrrohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb komunikimi, ato marrin p\u00ebrmas\u00ebn e nj\u00eb problemi social dhe kulturor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga kund\u00ebrshtari i jasht\u00ebm te p\u00ebr\u00e7arja e brendshme<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Historia e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb e mbushur me periudha n\u00eb t\u00eb cilat faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb dob\u00ebsojn\u00eb unitetin ton\u00eb p\u00ebrmes politikave p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse, propagand\u00ebs dhe manipulimit t\u00eb dallimeve t\u00eb brendshme. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e kujtes\u00ebs son\u00eb historike. Sot duhet t\u00eb kemi guximin t\u00eb shtrojm\u00eb nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr: A po i b\u00ebjm\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb vet\u00eb at\u00eb q\u00eb dikur na e b\u00ebnin t\u00eb tjer\u00ebt?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Asnj\u00eb shoq\u00ebri nuk mund t\u00eb d\u00ebmtohet vet\u00ebm nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e saj. Ajo dob\u00ebsohet edhe at\u00ebher\u00eb kur an\u00ebtar\u00ebt e saj humbin besimin te nj\u00ebri-tjetri, kur suksesi i tjetrit shihet si k\u00ebrc\u00ebnim dhe kur nj\u00eb njeri q\u00eb kontribuon p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt b\u00ebhet objekt sulmi vet\u00ebm pse ka arritur di\u00e7ka.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur shqiptari shpif p\u00ebr shqiptarin, kur e njollos pa prova, kur ia minimizon kontributin dhe p\u00ebrpiqet t&#8217;ia mohoj\u00eb vler\u00ebn, at\u00ebher\u00eb nuk kemi m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb armik t\u00eb jasht\u00ebm q\u00eb t\u00eb na dob\u00ebsoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Suksesi i tjetrit nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtimi im<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb nga shfaqjet m\u00eb t\u00eb dhimbshme t\u00eb k\u00ebsaj klime \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si n\u00eb disa raste pritet suksesi i tjetrit. N\u00eb vend t\u00eb urimit, vjen dyshimi. N\u00eb vend t\u00eb mb\u00ebshtetjes, vjen ironia. N\u00eb vend t\u00eb pyetjes \u201csi mund t\u00eb ndihmojm\u00eb?\u201d, lind pyetja \u201csi mund ta ulim?\u201d. Dhe k\u00ebshtu krijohet nj\u00eb paradoks i rreziksh\u00ebm: njeriu nuk p\u00ebrpiqet gjithmon\u00eb t\u00eb ngrihet vet\u00eb, por p\u00ebrpiqet ta ul\u00eb tjetrin q\u00eb t\u00eb mos duket m\u00eb i ul\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo nuk \u00ebsht\u00eb konkurrenc\u00eb e sh\u00ebndetshme. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e varf\u00ebris\u00eb morale. Nj\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebrparon kur njer\u00ebzit konkurrojn\u00eb me pun\u00ebn, dijen, profesionalizmin dhe krijimtarin\u00eb e tyre \u2013 jo kur konkurrojn\u00eb se kush mund ta njollos\u00eb m\u00eb shum\u00eb tjetrin.<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">Degradimi i t\u00eb mirit dhe glorifikimi i t\u00eb keqes<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb shoq\u00ebri duhet t\u00eb shqet\u00ebsohet seriozisht kur krijohet p\u00ebrshtypja se vlerat nuk shp\u00ebrblehen, nd\u00ebrsa sjelljet negative marrin v\u00ebmendje. N\u00ebse njeriu pun\u00ebtor p\u00ebrbaltet, nd\u00ebrsa shpif\u00ebsi b\u00ebhet i d\u00ebgjuar; n\u00ebse intelektuali n\u00ebnvler\u00ebsohet, nd\u00ebrsa ai q\u00eb prodhon konflikt merr hap\u00ebsir\u00eb, n\u00ebse kontributi i ndersh\u00ebm harrohet, nd\u00ebrsa sjellja agresive duartrokitet, at\u00ebher\u00eb kemi nj\u00eb problem q\u00eb shkon p\u00ebrtej nj\u00eb individi. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me<strong>\u00e7rregullimin&nbsp; mekanizmave moral\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit shoq\u00ebror<\/strong><strong>.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Njeriu q\u00eb ka nd\u00ebrtuar me vite nj\u00eb autoritet profesional nuk duhet t\u00eb rr\u00ebzohet me nj\u00eb thashethem. Njeriu q\u00eb ka shkruar libra, ka edukuar breza, ka sh\u00ebrbyer n\u00eb komunitet, ka punuar p\u00ebr kultur\u00ebn apo ka ndihmuar bashk\u00ebkomb\u00ebsit e tij nuk duhet t\u00eb gjykohet me fjal\u00eb t\u00eb hedhura pa prova. Vlera e nj\u00eb njeriu duhet t\u00eb gjykohet nga puna dhe veprat e tij, jo nga thashethemet q\u00eb qarkullojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb fort\u00eb duke i b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb ndihen fajtor\u00eb p\u00ebr suksesin e tyre.&nbsp; As nuk mund t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb komunitet t\u00eb bashkuar duke e kthyer kritik\u00ebn n\u00eb posht\u00ebrim dhe mendimin ndryshe n\u00eb armiq\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Kur thashethemet&nbsp; b\u00ebhen&nbsp; \u201ct\u00eb v\u00ebrteta\u201d dhe fjala humb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb nga rreziqet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb shpejt\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrhapet fjala. Sidomos n\u00eb rrjetet sociale, nj\u00eb pretendim i pabazuar mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet dhjet\u00ebra her\u00eb dhe, pas pak koh\u00ebsh, t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb perceptohet si fakt. Mir\u00ebpo p\u00ebrs\u00ebritja nuk e shnd\u00ebrron g\u00ebnjeshtr\u00ebn n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Nj\u00eb akuz\u00eb pa prova mbetet akuz\u00eb. Nj\u00eb shpifje e p\u00ebrs\u00ebritur mbetet shpifje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb re komunikimi: t\u00eb mos besojm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb, t\u00eb mos shp\u00ebrndajm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb lexojm\u00eb dhe, mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb mos gjykojm\u00eb njer\u00ebz mbi baz\u00ebn e fjal\u00ebve t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.Duhet ta kuptojm\u00eb se liria e shprehjes <strong>nuk duhet t\u00eb ngat\u00ebrrohet me lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb posht\u00ebruar tjetrin<\/strong><strong>.<\/strong> Kritika \u00ebsht\u00eb e nevojshme. Debati \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm. Kund\u00ebrshtimi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e demokracis\u00eb. Por kritika pa fakte, e shoq\u00ebruar me fyerje dhe denigrim personal, nuk \u00ebsht\u00eb debat konstruktiv. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e dhun\u00ebs verbale dhe sociale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Plaga m\u00eb e dhimbshme: kur p\u00ebr\u00e7arja hyn n\u00eb familje<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse ka nj\u00eb vend ku duhet t\u00eb filloj\u00eb rind\u00ebrtimi i besimit, &nbsp;\u00ebsht\u00eb familja. Marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet prind\u00ebrve dhe f\u00ebmij\u00ebve, v\u00ebllez\u00ebrve dhe motrave, kush\u00ebrinjve dhe t\u00eb af\u00ebrmve nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohen mbi zili, rivalitet dhe mosrespekt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Natyrisht, \u00e7do familje ka konfliktet dhe mosmarr\u00ebveshjet e veta. Por nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb e humb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb falur, p\u00ebr t\u00eb komunikuar dhe p\u00ebr t\u00eb respektuar edhe brenda familjes, humb nj\u00eb nga mekanizmat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb kohezionit t\u00eb saj. Tradita shqiptare ka trash\u00ebguar nj\u00eb parim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, njeriu duhej t\u00eb gjente mb\u00ebshtetje te njeriu i vet. Ky parim nuk duhet humbur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Edhe m\u00ebrgata ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb solidaritet<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqiptar\u00ebt n\u00eb diaspor\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr familjet, vendlindjet dhe komunitetet e tyre. Edhe atje shfaqen her\u00eb pas here t\u00eb nj\u00ebjtat probleme: rivalitete personale, ndarje n\u00eb grupe, mosbesim dhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zhvler\u00ebsuar kontributin e tjetrit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb paradoks i hidhur. Prandaj m\u00ebrgata shqiptare duhet t\u00eb jet\u00eb jo vet\u00ebm burim ekonomik, por edhe model bashk\u00ebpunimi, qytetarie dhe solidariteti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>T\u00eb huajt shpesh na respektojn\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ne harrojm\u00eb ta vler\u00ebsojm\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka nj\u00eb paradoks tjet\u00ebr q\u00eb meriton v\u00ebmendje. N\u00eb jo pak raste, shqiptar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut n\u00eb shkenc\u00eb, kultur\u00eb, art, arsim, gazetari, biznes apo fusha t\u00eb tjera marrin vler\u00ebsim n\u00eb mjediset ku jetojn\u00eb e veprojn\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vendin e origjin\u00ebs p\u00ebrballen me skepticiz\u00ebm, n\u00ebnvler\u00ebsim apo sulme personale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sigurisht, \u00e7do vler\u00ebsim duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb fakte dhe jo n\u00eb mitizime. Por kjo nuk na pengon t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb pyetje t\u00eb drejt\u00eb: Pse nuk dim\u00eb ta vler\u00ebsojm\u00eb sa duhet njeriun ton\u00eb p\u00ebrpara se ta vler\u00ebsojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shpesh kemi prirje t&#8217;i nderojm\u00eb njer\u00ebzit pasi largohen nga kjo bot\u00eb, nd\u00ebrsa gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre ua kemi b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb pun\u00ebn me indiferenc\u00eb, zili ose fjal\u00eb t\u00eb k\u00ebqija. Kjo duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>T\u00eb kritikojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb vepr\u00ebn, jo personin<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb shoq\u00ebri e pjekur nuk \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebri pa kritika. P\u00ebrkundrazi, ajo \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb di t\u00eb kritikoj\u00eb. Por ekziston nj\u00eb dallim i madh nd\u00ebrmjet kritik\u00ebs dhe posht\u00ebrimit. Mund t\u00eb mos pajtohemi me nj\u00eb ide pa e fyer autorin e saj. Mund t\u00eb kund\u00ebrshtojm\u00eb nj\u00eb vendim pa e njollosur personin. Mund t\u00eb v\u00ebm\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje nj\u00eb veprim pa shpifur p\u00ebr jet\u00ebn e dikujt. Mund t\u00eb kemi mendime t\u00eb ndryshme dhe p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb ruajm\u00eb respektin.Ky \u00ebsht\u00eb themeli i kultur\u00ebs demokratike.<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">Pse e kemi kaq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb duartrokasim nj\u00ebri-tjetrin?<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb p\u00ebrgjigje m\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Zilia, n\u00eb kuptimin shoq\u00ebror, shpesh ushqehet nga krahasimi. Njeriu nuk e mat gjithmon\u00eb veten me at\u00eb q\u00eb ka arritur, por me at\u00eb q\u00eb ka arritur tjetri. Kur ky krahasim shoq\u00ebrohet me pasiguri personale, pak\u00ebnaq\u00ebsi ose ndjenj\u00eb padrejt\u00ebsie, suksesi i tjetrit mund t\u00eb perceptohet si humbje personale. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb logjik\u00eb e gabuar. <strong>Suksesi i tjetrit nuk e zvog\u00eblon vler\u00ebn time.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb arritje profesionale nuk ia mohon askujt mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur m\u00eb shum\u00eb. Nj\u00eb njeri i respektuar nuk duhet t\u00eb shihet si penges\u00eb p\u00ebr respektin q\u00eb mund t\u00eb fitojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Balta q\u00eb hedhim mbi tjetrin, n\u00eb fund na mbulon t\u00eb gjith\u00eb<\/strong><strong>ve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb nj\u00ebsoj. Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pajtohemi p\u00ebr gjith\u00e7ka. Por \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb mos e urrejm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin vet\u00ebm pse jemi t\u00eb ndrysh\u00ebm. Le t&#8217;i l\u00ebm\u00eb pas xhelozit\u00eb e s\u00ebmura, p\u00ebrgojimet, shpifjet dhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr ta zhvler\u00ebsuar tjetrin. Le t&#8217;u kthehemi vlerave njer\u00ebzore: respektit, mir\u00ebsis\u00eb, solidaritetit, ndershm\u00ebris\u00eb dhe fjal\u00ebs s\u00eb matur. Ta ndihmojm\u00eb at\u00eb q\u00eb ka nevoj\u00eb. Ta mb\u00ebshtesim at\u00eb q\u00eb punon. Ta respektojm\u00eb at\u00eb q\u00eb ka kontribuar. Ta korrigjojm\u00eb at\u00eb q\u00eb gabon, pa e posht\u00ebruar. Ta duartrokasim at\u00eb q\u00eb arrin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb mos harrojm\u00eb se shqiptari q\u00eb ngrihet me pun\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr shqiptarin tjet\u00ebr. Prandaj, para se t\u00eb hedhim balt\u00eb mbi tjetrin, le t\u00eb mendojm\u00eb mir\u00eb. Sepse balta q\u00eb hedhim mbi nj\u00eb njeri mund ta njollos\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht at\u00eb, por gjurma e saj morale mbetet edhe mbi duart e atij q\u00eb e hodhi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dinjiteti mund t\u00eb sulmohet. Puna e ndershme mund t\u00eb p\u00ebrgojohet. E v\u00ebrteta mund t\u00eb vonohet. Por n\u00eb fund: Dinjiteti dhe puna e ndershme nuk mposhten nga thashethemet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjek\u00eb Gjonaj Nj\u00eb shqet\u00ebsim q\u00eb nuk duhet t\u00eb heshtet Shoq\u00ebria shqiptare, n\u00eb vendlindje dhe n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb, po p\u00ebrballet me shum\u00eb sfida t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme: ekonomike, sociale, kulturore, demografike e institucionale. Mir\u00ebpo, krahas k\u00ebtyre problemeve t\u00eb dukshme, po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb shqet\u00ebsues edhe nj\u00eb fenomen tjet\u00ebr, m\u00eb pak i matsh\u00ebm, por me pasoja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31168,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41833","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41833","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41833"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41833\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41834,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41833\/revisions\/41834"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/31168"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41833"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41833"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41833"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}