{"id":41815,"date":"2026-09-20T19:11:08","date_gmt":"2026-09-20T17:11:08","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41815"},"modified":"2026-09-20T19:11:08","modified_gmt":"2026-09-20T17:11:08","slug":"ulqini-dhe-politika-e-malit-zi-1881-19912-nje-veper-qe-ruan-kujtesen-historike-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41815","title":{"rendered":"ULQINI DHE POLITIKA E MALIT ZI 1881-19912, NJ\u00cb VEP\u00cbR Q\u00cb RUAN KUJTES\u00cbN HISTORIKE SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"413\" height=\"610\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/riza-rexha.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/riza-rexha.jpg 413w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/riza-rexha-203x300.jpg 203w\" sizes=\"auto, (max-width: 413px) 100vw, 413px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>N\u00eb kujtim t\u00eb m\u00ebsuesit tim dhe historianit t\u00eb Ulqinit Mr Riza Rexha\u00a0n\u00eb 10-vjetorin e kalimit n\u00eb amshim<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cUlqini dhe politika e Malit t\u00eb Zi 1881\u20131912\u201d \u2013 nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb na rikthen te nj\u00eb nga kapitujt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb historis\u00eb shqiptare.&nbsp; N\u00eb jet\u00ebn time kam takuar njer\u00ebz q\u00eb i kam njohur n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb jet\u00ebs por i kujton gjithmon\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ishin p\u00ebr ty n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Por ka edhe njer\u00ebz, r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve e kupton m\u00eb mir\u00eb vet\u00ebm me kalimin e viteve. P\u00ebr mua, Profesor Riza Rexha \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej tyre.&nbsp; Kam pasur nderin q\u00eb Riza Rexha t\u00eb ishte m\u00ebsuesi im n\u00eb shkoll\u00ebn 8-vje\u00e7are \u201cBedri Elezaga\u201d n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-mirenjohje-per-mesuesit-e-shkolles-se-pare-ne-gjuhen-amtare-shqipe-ne-rrethin-e-ulqinit\/\"><u>Frank Shkreli: Mir\u00ebnjohje p\u00ebr m\u00ebsuesit e shkoll\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn amtare shqipe n\u00eb rrethin e Ulqinit | Gazeta Telegraf<\/u><\/a>. N\u00eb ato vite, (1961-65) p\u00ebr ne nx\u00ebn\u00ebsit, ai ishte nj\u00ebri prej m\u00ebsuesve tan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nuk mund ta dinim at\u00ebher\u00eb se njeriu q\u00eb na fliste n\u00eb klas\u00eb ato vite, do t\u2019i kushtonte m\u00eb von\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij studimit, dokumentimit dhe shkrimit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Ulqinit dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb asaj treve.&nbsp; Sot, kur lexojm\u00eb veprat e tij, e kuptojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb e asaj pune.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Riza Rexha ka lindur m\u00eb 7 shkurt 1935 n\u00eb K\u00ebllez\u00ebn t\u00eb Ulqinit. Ka studiuar historin\u00eb n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb diplomuar n\u00eb vitin 1968. Pas diplomimit, punoi si m\u00ebsues i historis\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme t\u00eb Ulqinit, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb ka sh\u00ebrbyer n\u00eb administrat\u00ebn publike t\u00eb qytetit deri n\u00eb pensionimin e tij n\u00eb vitin 1991. Krahas pun\u00ebs si pedagog, ai iu p\u00ebrkushtua k\u00ebrkimit shkencor dhe ka mbrojtur magjistratur\u00ebn me tem\u00ebn, \u201cUlqini 1918\u20131945\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, historia e Ulqinit p\u00ebr Riza Rexh\u00ebn nuk ishte thjesht nj\u00eb fush\u00eb akademike. Ishte historia e vendlindjes s\u00eb tij, e njer\u00ebzve t\u00eb saj dhe e nj\u00eb treve shqiptare q\u00eb kishte kaluar n\u00ebp\u00ebr periudha t\u00eb v\u00ebshtira politike e historike.&nbsp; K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb edhe veprat e tij. N\u00eb vitin 1998 m\u00ebsues Rizaja ka botuar studimin \u201cUlqini n\u00eb vitet e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit 1878\u20131881\u201d, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2005, nga Art Club n\u00eb Ulqin, \u00ebsht\u00eb botuar vepra e tij, \u201cUlqini dhe politika e Malit t\u00eb Zi 1881\u20131912\u201d &#8212; nj\u00eb studim prej 209 faqesh q\u00eb trajton nj\u00eb periudh\u00eb vendimtare t\u00eb historis\u00eb s\u00eb qytetit dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb tij.&nbsp; Ulqini pas vitit 1881. Titulli i librit \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs, \u201cUlqini dhe politika e Malit t\u00eb Zi 1881-1912\u201d. Viti 1881 nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhur rast\u00ebsisht. &nbsp;Ai vit sh\u00ebnon nj\u00eb kthes\u00eb dramatike n\u00eb historin\u00eb e Ulqinit. Pas Kongresit t\u00eb Berlinit dhe p\u00ebrballjes diplomatike t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha me \u00e7\u00ebshtjen e territoreve shqiptare, Ulqini iu dor\u00ebzua Malit t\u00eb Zi. Rezistenca shqiptare, ve\u00e7an\u00ebrisht ajo e lidhur me Lidhjen e Prizrenit, e b\u00ebri Ulqinin nj\u00eb simbol t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs shqiptare ndaj vendimeve t\u00eb marra n\u00eb tryezat diplomatike evropiane.&nbsp; Por historia nuk p\u00ebrfundoi me dor\u00ebzimin e qytetit.&nbsp; Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme merr n\u00eb shqyrtim hsitoriani dhe m\u00ebsuesi im Riza Rexha. Ai ndjek politik\u00ebn e Malit t\u00eb Zi ndaj Ulqinit dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb tij, duke e par\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb politik, shoq\u00ebror dhe demografik. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga meritat e vepr\u00ebs s\u00eb tij ku Ulqini nuk trajtohet vet\u00ebm si nj\u00eb episod i vitit 1880\u20131881, por si nj\u00eb proces historik q\u00eb vazhdoi deri n\u00eb prag t\u00eb krijimit t\u00eb shtetit shqiptar, me 1912.&nbsp; P\u00ebrmes k\u00ebsaj qasjeje, libri na ndihmon t\u00eb kuptojm\u00eb se ndryshimi i nj\u00eb kufiri politik nuk ishte thjesht nj\u00eb akt diplomatik. Pas tij q\u00ebndronin njer\u00ebz, familje, prona, vendbanime, identitete dhe nj\u00eb komunitet q\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrballej me nj\u00eb realitet t\u00eb ri politik. &nbsp;Profesor Riza Rexha i kushton v\u00ebmendje edhe shp\u00ebrnguljeve t\u00eb shqiptar\u00ebve nga Ulqini dhe rrethina, nj\u00eb proces q\u00eb la gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00eb struktur\u00ebn shoq\u00ebrore dhe demografike t\u00eb k\u00ebsaj treve. Studimet e m\u00ebvonshme mbi historin\u00eb e Ulqinit i jan\u00eb referuar shpesh pun\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr k\u00ebto zhvillime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb kishte nisur shum\u00eb m\u00eb heret, \u201cUlqini dhe politika e Malit t\u00eb Zi 1881\u20131912\u201d nuk ishte nj\u00eb pun\u00eb e shk\u00ebputur nga veprimtaria e Riza Rexh\u00ebs. Ai kishte vite q\u00eb merrej me historin\u00eb e qytetit.&nbsp; Q\u00eb n\u00eb vitin 1988, n\u00eb revist\u00ebn Lemba, kishte botuar studimin \u201cUlqini dhe diplomacia evropiane n\u00eb vitin 1878\u201d. &nbsp;Kjo tregon se interesimi i tij p\u00ebr fatin politik t\u00eb Ulqinit dhe p\u00ebr rolin e diplomacis\u00eb evropiane ishte pjes\u00eb e nj\u00eb k\u00ebrkimi t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb vazhduesh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, veprat e Rexh\u00ebs mund t\u00eb lexohen edhe si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb histori t\u00eb dokumentuar t\u00eb Ulqinit, Duke filluar nga Kongresi i Berlinit dhe Lidhja e Prizrenit, deri te vendosja e administrimit malazez dhe zhvillimet q\u00eb \u00e7uan deri n\u00eb vitin 1912.&nbsp; Ai nuk shkroi vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn. &nbsp;Ai u p\u00ebrpoq t\u00eb ruante kujtes\u00ebn historike t\u00eb nj\u00eb vendi, t\u00eb vendit ku kishte lindur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00ebsuesi im q\u00eb u b\u00eb historian! P\u00ebr mua, megjithat\u00eb, Riza Rexha ka edhe nj\u00eb dimension tjet\u00ebr. Kur shoh sot veprat e tij, m\u00eb kthehet kujtimi te shkolla \u201cBedri Elezaga\u201d n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb. Aty, ku pothuaj 6-dekada m\u00eb par\u00eb, ai ishte m\u00ebsuesi im, por jo i vetmi q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-nderroi-jete-pionierja-e-arsimit-kombetar-ne-ane-te-malit\/\"><u>Frank Shkreli: Nd\u00ebrroi jet\u00eb pionierja e arsimit komb\u00ebtar n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit | Gazeta Telegraf<\/u><\/a> &nbsp;N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk mund ta dinim se sa e r\u00ebnd\u00ebsishme do t\u00eb b\u00ebhej puna e tij, m\u00eb von\u00eb. P\u00ebr ne nx\u00ebnsit ai ishte nj\u00eb m\u00ebsues q\u00eb na m\u00ebsonte. &nbsp;Ka nj\u00eb simbolik\u00eb t\u00eb bukur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim sepse njeriu q\u00eb na m\u00ebsonte n\u00eb bankat e shkoll\u00ebs, m\u00eb von\u00eb u b\u00eb nj\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb ndihmuan p\u00ebr ta shkruar dhe dokumentuar historin\u00eb e vendit t\u00eb tij cdhe tonit. Ndoshta ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrkufizimet m\u00eb t\u00eb bukura p\u00ebr nj\u00eb m\u00ebsues t\u00eb mir\u00eb. Ai nuk p\u00ebrfundoi pun\u00ebn e tij kur mbaronte ora e m\u00ebsimit. Ai vazhdon t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij si un\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb q\u00eb ne kemi marr\u00eb me vete nga ajo shkoll\u00eb dhe nga m\u00ebsues si I paharrueshmi, Riza Rexha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb historian i p\u00ebrkushtuar ndaj s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, veprimtaria e m\u00ebsuesit Riza Rexh\u00ebs nuk mbeti pa u vler\u00ebsuar. N\u00eb vitin 1998 ai u nderua me \u00e7mimin e Art Clubit, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2014 Kuvendi i Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit i dha \u201cMir\u00ebnjohjen e Ulqinit\u201d, dekorat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb komun\u00ebs, p\u00ebr kontributin e tij. Pas vdekjes s\u00eb tij n\u00eb vitin 2016, veprat e tij u rikthyen n\u00eb v\u00ebmendje p\u00ebrmes veprimtarive p\u00ebrkujtimore dhe promovimeve t\u00eb organizuara n\u00eb Ulqin. Kjo ishte nj\u00eb d\u00ebshmi se puna e tij nuk ishte harruar dhe se ajo vazhdonte t\u00eb kishte vler\u00eb p\u00ebr komunitetin dhe p\u00ebr studiuesit e historis\u00eb s\u00eb Ulqinit. Sot, kur flasim p\u00ebr librin \u201cUlqini dhe politika e Malit t\u00eb Zi 1881\u20131912\u201d, duhet t\u00eb kujtojm\u00eb edhe njeriun q\u00eb q\u00ebndron pas tij sepse ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb historike. \u00cbsht\u00eb rezultat i pun\u00ebs s\u00eb nj\u00eb studiuesi q\u00eb e pa historin\u00eb e Ulqinit si nj\u00eb detyr\u00eb ndaj s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe ndaj brezave q\u00eb do t\u00eb vinin pas tij. Libri i Riza Rexh\u00ebs. \u201cUlqini dhe politika e Malit t\u00eb Zi 1881\u20131912\u201d nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr Ulqinin. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr kujtes\u00ebn shqiptare, p\u00ebr fatin e trojeve shqiptare dhe p\u00ebr nevoj\u00ebn q\u00eb historia t\u00eb dokumentohet para se t\u00eb harrohet.&nbsp; Riza Rexha e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb me p\u00ebrkushtimin e nj\u00eb pedagogu, me k\u00ebmb\u00ebnguljen e nj\u00eb studiuesi dhe me dashurin\u00eb e nj\u00eb ulqinaku p\u00ebr vendlindjen e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ulqini si kujtes\u00eb shqiptare, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato qytete ku historia shqiptare duket n\u00eb \u00e7do shtres\u00eb t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. Historia e tij na kujton periudh\u00ebn kur trojet shqiptare u b\u00ebn\u00eb objekt i rivaliteteve t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha dhe i projekteve territoriale t\u00eb shteteve grabitse ballkanike. Na kujton Lidhjen e Prizrenit, q\u00ebndres\u00ebn shqiptare, dram\u00ebn e vitit 1881 dhe m\u00eb pas p\u00ebrpjekjet e nj\u00eb popullsie p\u00ebr t\u00eb ruajtur identitetin dhe lidhjen me vendin e vet. Prandaj, t\u00eb studiosh Ulqinin nuk do t\u00eb thot\u00eb vet\u00ebm t\u00eb shikosh pas. Do t\u00eb thot\u00eb gjithashtu t\u00eb kuptosh m\u00eb mir\u00eb se si \u00ebsht\u00eb formuar historia politike e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse libri i Riza Rexh\u00ebs meriton t\u00eb rikthehet n\u00eb duart e lexuesve t\u00eb rinj. \u201cUlqini dhe politika e Malit t\u00eb Zi 1881\u20131912\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr Ulqinin, por edhe nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr kujtes\u00ebn dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e historis\u00eb shqiptare. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-historia-kombetare-shqiptare-ne-shkollat-e-malit-te-zi-mbetet-nje-prove-e-paperfunduar-e-demokracise-dhe-e-pergjegjesise-politike-shqiptare\/\"><u>Frank Shkreli: Historia komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb shkollat e Malit t\u00eb Zi mbetet nj\u00eb prov\u00eb e pap\u00ebrfunduar e demokracis\u00eb dhe e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike shqiptare | Gazeta Telegraf<\/u><\/a>. &nbsp;P\u00ebr mua, ky lib\u00ebr ka edhe nj\u00eb kuptim personal. Kur e shoh emrin e Riza Rexh\u00ebs n\u00eb kopertin\u00eb, nuk shoh vet\u00ebm historianin. Shoh edhe m\u00ebsuesin tim n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb, t\u00eb 5-6 dekadave m\u00eb par\u00eb. Dhe ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e bukur p\u00ebr ta kujtuar nj\u00eb m\u00ebsues t\u00eb dashur, duke lexuar at\u00eb q\u00eb ai la pas dhe duke kuptuar se m\u00ebsimet e tij nuk p\u00ebrfunduan me vitet e shkoll\u00ebs fillore. Riza Rexha ishte m\u00ebsuesi q\u00eb na m\u00ebsoi. M\u00eb von\u00eb, ai u b\u00eb nj\u00eb nga historian\u00ebt q\u00eb ndihmuan t\u00eb mos harrohet historia e Ulqinit. Kjo \u00ebsht\u00eb dhe do mbetet trash\u00ebgimia e tij. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse vepra e tij meriton t\u00eb kujtohet, t\u00eb lexohet, t\u00eb ms\u00ebohet dhe t\u2019u p\u00ebrcillet sot brezave t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lavdi m\u00ebsuesve dhe m\u00ebsueseve t\u00eb mia t\u00eb shkoll\u00ebs \u201cBedri Elezaga\u201d n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb, 1960-65.&nbsp; Me mir\u00ebnjohje dhe respekt t\u00eb thell\u00eb kujtoj ata burra dhe ato gra q\u00eb m\u00eb dhan\u00eb dijen, m\u00eb m\u00ebsuan t\u00eb dua librin, gjuh\u00ebn shqipe dhe vendlindjen.&nbsp; Vitet kalojn\u00eb, brezat nd\u00ebrrohen, por m\u00ebsuesi mbetet n\u00eb kujtes\u00ebn e nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn. Fjal\u00ebt, k\u00ebshillat dhe m\u00ebsimet e tyre vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb edhe shum\u00eb vite pasi kemi l\u00ebn\u00eb bankat e shkoll\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr mua, \u201cBedri Elezaga\u201d n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shkoll\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs. &nbsp;P\u00ebr mua dhe p\u00ebr shum\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb gjenerat\u00ebs time, ishte nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e formimit tim njer\u00ebzor dhe intelektual. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-mirenjohje-per-mesuesit-e-shkolles-se-pare-ne-gjuhen-amtare-shqipe-ne-rrethin-e-ulqinit\/\"><u>Frank Shkreli: Mir\u00ebnjohje p\u00ebr m\u00ebsuesit e shkoll\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn amtare shqipe n\u00eb rrethin e Ulqinit | Gazeta Telegraf<\/u><\/a>. Lavdi dhe mir\u00ebnjohje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebsuesit dhe m\u00ebsueset e mia! P\u00ebrul\u00ebsisht, faleminderit p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb m\u00eb dhat\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb kujtim t\u00eb m\u00ebsuesit tim dhe historianit t\u00eb Ulqinit Mr Riza Rexha\u00a0n\u00eb 10-vjetorin e kalimit n\u00eb amshim Nga Frank Shkreli \u201cUlqini dhe politika e Malit t\u00eb Zi 1881\u20131912\u201d \u2013 nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb na rikthen te nj\u00eb nga kapitujt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb historis\u00eb shqiptare.&nbsp; N\u00eb jet\u00ebn time kam takuar njer\u00ebz q\u00eb i kam njohur n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16456,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41815","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41815","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41815"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41815\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41816,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41815\/revisions\/41816"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16456"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41815"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41815"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41815"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}