{"id":41800,"date":"2026-09-18T13:19:58","date_gmt":"2026-09-18T11:19:58","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41800"},"modified":"2026-09-18T13:19:58","modified_gmt":"2026-09-18T11:19:58","slug":"cfare-mesuesish-dhe-cfare-shkolle-duam-tu-leme-brezave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41800","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb m\u00ebsuesish dhe \u00e7far\u00eb shkolle duam t&#8217;u l\u00ebm\u00eb brezave?"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/gjeke-gjonaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"448\" height=\"312\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/gjeke-gjonaj.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-31168\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/gjeke-gjonaj.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/gjeke-gjonaj-300x209.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 448px) 100vw, 448px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Gjek\u00eb Gjonaj<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nuk kishim teknologji, por kishim nj\u00eb besim t\u00eb madh te shkolla<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7do fillim shtatori m\u00eb kthen pas n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time, n\u00eb Rudin\u00eb t\u00eb Trieshit. Shkolla jon\u00eb ishte e thjesht\u00eb, e vendosur n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi private. Bankat ishin prej druri, d\u00ebrrasa e zez\u00eb dhe shkum\u00ebsi ishin mjetet kryesore t\u00eb m\u00ebsimit. Kishim pak mjete, por kishim shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar. Nuk kishim kompjuter\u00eb, internet apo teknologji,&nbsp; as informacionin e pakufish\u00ebm q\u00eb kemi sot. \u00c7antat tona shpesh ishin t\u00eb punuara prej leshi nga n\u00ebnat dhe gjyshet. Librat kalonin nga nj\u00eb brez tek tjetri. E dinim se shkolla ishte \u00e7erdhja e dijes. E dinim se m\u00ebsuesi ishte prindi i dyt\u00eb. Dhe e dinim se p\u00ebrparimi k\u00ebrkonte pun\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00ebsuesin tim t\u00eb par\u00eb e kujtoj t\u00eb veshur bukur, pedant, t\u00eb buz\u00ebqeshur, t\u00eb af\u00ebrt me nx\u00ebn\u00ebsit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht k\u00ebrkues. Ai g\u00ebzonte autoritet sepse autoriteti i tij nuk vinte nga pozita, por nga personaliteti, dija dhe m\u00ebnyra se si sillej me ne. Kur hynte n\u00eb klas\u00eb, ngriheshim n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot mund t\u00eb duket si nj\u00eb gjest i vog\u00ebl. P\u00ebr ne ishte pjes\u00eb e edukimit. Na m\u00ebsonte se dija respektohet, se m\u00ebsuesi nderohet dhe se shkolla nuk \u00ebsht\u00eb thjesht vendi ku merr nj\u00eb d\u00ebftes\u00eb, por vendi ku fillon t\u00eb formosh veten.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Edhe oborri ishte shkoll\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Oborri ishte i vog\u00ebl, por p\u00ebr ne ishte nj\u00eb bot\u00eb e t\u00ebr\u00eb. N\u00eb pushimin e gjat\u00eb vraponim n\u00eb livadhin pran\u00eb shkoll\u00ebs. Luanim me topin e vog\u00ebl,&nbsp; loj\u00ebra popullore. Dikush bisedonte me shok\u00ebt. Dikush luante. Dikush tjet\u00ebr, i mb\u00ebshtetur pran\u00eb murit, p\u00ebrs\u00ebriste m\u00ebsimin p\u00ebr or\u00ebn e ardhshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot e kuptoj se ai oborr ishte nj\u00eb klas\u00eb pa d\u00ebrras\u00eb t\u00eb zez\u00eb. Aty m\u00ebsonim bashk\u00ebjetes\u00ebn. M\u00ebsonim t\u00eb fitonim dhe t\u00eb humbnim. M\u00ebsonim t\u00eb ziheshim dhe t\u00eb pajtoheshim. M\u00ebsonim t\u00eb ndanim nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb me shokun. M\u00ebsonim, pa e ditur, se njeriu nuk jeton vet\u00ebm p\u00ebr veten.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Ndryshimi i sistemit solli mund\u00ebsi, por edhe probleme t\u00eb reja<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me ndryshimin e sistemit shoq\u00ebror ndryshoi edhe arsimi. Pritshm\u00ebria pas shembjes s\u00eb komunizmit ishte e qart\u00eb: m\u00eb shum\u00eb profesionaliz\u00ebm, m\u00eb shum\u00eb liri, m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi, m\u00eb shum\u00eb merit\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb drejt\u00ebsi. N\u00eb shum\u00eb drejtime \u00ebsht\u00eb p\u00ebrparuar. Por tranzicioni nuk i zgjidhi automatikisht problemet e vjetra dhe, n\u00eb disa raste, krijoi edhe probleme t\u00eb reja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot nuk mund t\u00eb mjaftohemi me pyetjen n\u00ebse shkollat kan\u00eb nd\u00ebrtesa m\u00eb t\u00eb mira, kompjuter\u00eb apo mjete moderne.Pyetja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb: A kemi nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem ku m\u00eb i afti ka shansin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb avancuar? Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb duhet ta b\u00ebjm\u00eb pa frik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Konkursi q\u00eb duhet t\u00eb zgjedh\u00eb m\u00eb t\u00eb mirin<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur flasim p\u00ebr nj\u00eb konkurs p\u00ebr m\u00ebsues, apo&nbsp; drejtor shkolle , nuk flasim vet\u00ebm p\u00ebr pun\u00ebsimin apo zgjidhjen&nbsp; (em\u00ebrimin) &nbsp;e nj\u00eb personi. Flasim p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb nes\u00ebr do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebrball\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb. Prandaj kriteret duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qarta. Diploma \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, por nuk mjafton. Duhet t\u00eb vler\u00ebsohen njohurit\u00eb profesionale, p\u00ebrgatitja pedagogjike, aft\u00ebsia komunikuese, metodologjia e m\u00ebsimdh\u00ebnies , &nbsp;aft\u00ebsia p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nx\u00ebn\u00ebsin t\u00eb d\u00ebshiroj\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb dhe p\u00ebrvoja n\u00eb drejtimin e institucionit shkollor.&nbsp; M\u00ebsuesi apo drejtori&nbsp; nuk duhet t\u00eb zgjidhen sepse &#8220;e njohin dik\u00eb&#8221;. As sepse &#8220;kan\u00eb mb\u00ebshtetje&#8221;. As sepse &#8220;jan\u00eb t\u00eb af\u00ebrt\u00eb&nbsp; me dik\u00eb&#8221;. Ata duhet t\u00eb zgjidhen sepse jan\u00eb m\u00eb&nbsp;&nbsp; t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr detyr\u00ebn. Kaq.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Kur ndikimi personal b\u00ebhet m\u00eb i fort\u00eb se merita<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Her\u00eb pas here n\u00eb shoq\u00ebri, pra edhe n\u00eb arsim, &nbsp;shfaqen shqet\u00ebsime p\u00ebr ndikime politike, familjare apo personale n\u00eb pun\u00ebsime. K\u00ebto shqet\u00ebsime nuk duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb akuza kolektive.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka shum\u00eb m\u00ebsues &nbsp;dhe drejtues t\u00eb ndersh\u00ebm dhe profesionist\u00eb q\u00eb punojn\u00eb me p\u00ebrkushtim dhe sakrific\u00eb. Por pik\u00ebrisht p\u00ebr t&#8217;i mbrojtur ata, sistemi duhet t\u00eb jet\u00eb transparent.Sepse kur nj\u00eb konkurs \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb, dyshimi nuk d\u00ebmton vet\u00ebm kandidatin q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur. D\u00ebmton edhe kandidatin q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur me merit\u00eb, komisionin, shkoll\u00ebn, institucionin. Dhe, n\u00eb fund, d\u00ebmton besimin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb proces i drejt\u00eb k\u00ebrkon komisione q\u00eb japin besim. N\u00eb to duhet t\u00eb jen\u00eb profesionist\u00eb t\u00eb fush\u00ebs dhe, kur \u00ebsht\u00eb e mundur, edhe persona me nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb mjaftueshme pavar\u00ebsie nga ndikimet e mundshme .<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pa drejt\u00ebsi n\u00eb konkurs, nuk ka besim n\u00eb arsim<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot shkolla ka ndryshuar shum\u00eb. Teknologjia ka sjell\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb reja dhe mjetet moderne mund ta b\u00ebjn\u00eb m\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb leht\u00eb e m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs. Por nj\u00eb gj\u00eb nuk duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb: <strong>cil\u00ebsia e m\u00ebsuesit dhe drejt\u00ebsia n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e tij.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pik\u00ebrisht k\u00ebtu lind nj\u00eb shqet\u00ebsim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Konkursi p\u00ebr nj\u00eb vend pune n\u00eb arsim duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gar\u00eb e ndershme, ku vendosin p\u00ebrgatitja, profesionalizmi dhe p\u00ebrvoja. Komisionet duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb paanshme, kriteret t\u00eb qarta dhe procesi transparent. \u00c7do konflikt interesi duhet t\u00eb shmanget, nd\u00ebrsa kandidat\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb njihen me pik\u00ebt dhe t\u00eb ushtrojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e ankes\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb nj\u00eb i ri, i p\u00ebrgatitur dhe me rezultate t\u00eb mira, t\u00eb humbas\u00eb besimin te sistemi sepse mendon se lidhjet personale, familjare apo politike mund t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb se merita. K\u00ebto shqet\u00ebsime nuk duhet t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsohen, por pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye procedurat duhet t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb transparente.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>\u201cMiku \u201d nuk mund t\u00eb jet\u00eb sistemi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike nuk mund t&#8217;i detyroj\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mb\u00ebshtetje politike p\u00ebr t\u00eb gjetur pun\u00eb Ndoshta nj\u00eb nga d\u00ebmet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb mund t&#8217;i b\u00ebhet nj\u00eb t\u00eb riu t\u00eb arsimuar \u00ebsht\u00eb t&#8217;i krijohet bindja se diploma nuk mjafton. Se duhet t\u00eb njoh\u00ebsh dik\u00eb, se duhet t\u00eb kesh nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs, se duhet t\u00eb jesh pjes\u00eb e nj\u00eb grupi, se duhet t\u00eb telefonosh dik\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb aplikosh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse kjo bindje z\u00eb rr\u00ebnj\u00eb te nj\u00eb brez i ri, at\u00ebher\u00eb problemi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb konkurs. Problemi &nbsp;b\u00ebhet shoq\u00ebror. Nj\u00eb i ri q\u00eb beson se aft\u00ebsia e tij nuk vler\u00ebsohet, n\u00eb nj\u00eb moment fillon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb vend ku aft\u00ebsia mund t\u00eb vler\u00ebsohet. Dhe shum\u00eb prej tyre e k\u00ebrkojn\u00eb at\u00eb vend jasht\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nuk mjafton t&#8217;u themi t\u00eb rinjve \u201cM\u00ebsoni!\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shoq\u00ebria u thot\u00eb t\u00eb rinjve: m\u00ebsoni, studioni, merrni diploma, p\u00ebrgatituni. Por pas k\u00ebsaj duhet t&#8217;u jap\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje tjet\u00ebr: \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb pasi t\u00eb jeni p\u00ebrgatitur?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb se gjith\u00e7ka varet nga lidhjet, at\u00ebher\u00eb kemi nj\u00eb problem t\u00eb madh. Sepse shteti investon n\u00eb arsimimin e t\u00eb rinjve dhe m\u00eb pas rrezikon t&#8217;i humbas\u00eb ata kur nuk u krijon mund\u00ebsi t\u00eb barabarta. Nj\u00eb i ri q\u00eb largohet nuk merr me vete vet\u00ebm valixhen. Merr me vete dijen, profesionin,energjin\u00eb, \u00ebndrr\u00ebn. Dhe, ndonj\u00ebher\u00eb, edhe zhg\u00ebnjimin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse duam q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb ardhmen e tyre k\u00ebtu, duhet t\u2019u japim nj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb besuar se puna dhe dija shp\u00ebrblehen. P\u00ebrndryshe, largimi b\u00ebhet zgjedhja m\u00eb e leht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Meritokracia duhet t\u00eb jet\u00eb slogan<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo duhet t\u00eb shihet n\u00eb \u00e7do konkurs, \u00e7do em\u00ebrim dhe \u00e7do vendim. Meritokracia nuk matet me fjalimet e zyrtar\u00ebve. Ajo matet n\u00eb momentin kur dy kandidat\u00eb vendosen p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebri-tjetrit dhe fiton ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i aft\u00eb. Matet kur nj\u00eb komision refuzon ndikimin e nj\u00eb pushtetari, kur nj\u00eb kandidat q\u00eb nuk ka asnj\u00eb lidhje politike fiton sepse \u00ebsht\u00eb m\u00eb i p\u00ebrgatitur, kur nj\u00eb m\u00ebsues i mir\u00eb avancon sepse ka rezultat, kur nj\u00eb m\u00ebsues q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim merr mb\u00ebshtetjen e nevojshme dhe vler\u00ebsohet profesionalisht. N\u00ebse k\u00ebto ndodhin, at\u00ebher\u00eb meritokracia ekziston. N\u00ebse jo, ajo mbetet vet\u00ebm nj\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Shkolla nuk mund t\u00eb jet\u00eb vendi ku politika fiton mbi dijen<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Arsimi duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga hap\u00ebsirat m\u00eb t\u00eb mbrojtura nga ndikimet partiake. Sepse nj\u00eb politik\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb nj\u00eb qeveri. Nj\u00eb vendim politik mund t\u00eb ndryshoj\u00eb nj\u00eb drejtor. Pasojat e nj\u00eb m\u00ebsuesi t\u00eb zgjedhur keq mund t\u00eb zgjasin vite.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">F\u00ebmija nuk duhet t\u00eb paguaj\u00eb \u00e7mimin e nj\u00eb sistemi t\u00eb padrejt\u00eb pun\u00ebsimi. Nx\u00ebn\u00ebsi nuk duhet t\u00eb jet\u00eb viktim\u00eb e konfliktit t\u00eb interesave t\u00eb t\u00eb rriturve. Prindi duhet t\u00eb ket\u00eb besim se f\u00ebmija i tij po m\u00ebsohet nga profesionisti m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb zgjidhet p\u00ebr at\u00eb vend. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>M\u00ebsuesi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb investimi m\u00eb i madh<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk duhet t\u00eb themi vet\u00ebm: \u201cEh, \u00e7far\u00eb m\u00ebsuesish kishim dikur!\u201d Nostalgjia \u00ebsht\u00eb e bukur, por nuk mjafton. N\u00ebse kujtimet e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb na b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm t\u00eb mall\u00ebngjehemi, ato mbeten kujtime. N\u00ebse na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pyesim se cilat vlera duhet t\u00eb ruajm\u00eb, at\u00ebher\u00eb ato b\u00ebhen m\u00ebsim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Brezi im nuk kishte teknologjin\u00eb e sotme. Por kishte di\u00e7ka q\u00eb duhet ta ruajm\u00eb: bindjen se m\u00ebsuesi ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe dhe se dija nuk \u00ebsht\u00eb dekor, por themel.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot mund t&#8217;i japim f\u00ebmij\u00ebs tabletin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Mund t&#8217;i nd\u00ebrtojm\u00eb klas\u00ebn m\u00eb moderne. Mund t&#8217;i vendosim tabel\u00ebn m\u00eb t\u00eb avancuar. Por n\u00ebse p\u00ebrball\u00eb tij nuk kemi nj\u00eb m\u00ebsues t\u00eb p\u00ebrgatitur, t\u00eb motivuar dhe t\u00eb zgjedhur me merit\u00eb, teknologjia nuk mund ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb njeriun.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Ankthi i ditarit dhe g\u00ebzimi i nj\u00eb \u201ct\u00eb lumt\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk mund ta harroj at\u00eb ankth t\u00eb vog\u00ebl kur m\u00ebsuesi hapte ditarin. Gishti i tij kalonte ngadal\u00eb mbi emrat tan\u00eb dhe secili prej nesh priste me nj\u00eb lloj frike se ku do t\u00eb ndalej. N\u00ebse nuk e kishim m\u00ebsuar mir\u00eb m\u00ebsimin, shpresonim q\u00eb radha t\u00eb mos binte mbi ne. Por kur p\u00ebrgjigjeshim mir\u00eb, nj\u00eb \u201ct\u00eb lumt\u00eb\u201d i m\u00ebsuesit ishte nj\u00eb shp\u00ebrblim q\u00eb shpesh na dukej m\u00eb i madh se vet\u00eb nota.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo fjal\u00eb e thjesht\u00eb na jepte kuraj\u00eb.Na b\u00ebnte t\u00eb ndiheshim t\u00eb vler\u00ebsuar. Na nxiste t\u00eb p\u00ebrpiqeshim edhe m\u00eb shum\u00eb !\u201d Ishte nj\u00eb vler\u00ebsim i vog\u00ebl n\u00eb dukje, por p\u00ebr ne kishte shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Kjo fjal\u00eb&nbsp; e g\u00ebzuar na shoq\u00ebronte deri n\u00eb sht\u00ebpi. M\u00ebsuesi dinte t\u00eb vler\u00ebsonte jo vet\u00ebm p\u00ebrgjigjen, por edhe p\u00ebrpjekjen. Shkolla nuk ishte vet\u00ebm vendi ku m\u00ebsonim shkrim e lexim; ishte vendi ku m\u00ebsonim disiplin\u00ebn, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe respektin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot, kur e kujtoj at\u00eb koh\u00eb, kuptoj se nj\u00eb m\u00ebsues nuk formon vet\u00ebm me tekstet shkollore. Ai formon edhe me fjal\u00ebn, me shembullin dhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si e trajton nx\u00ebn\u00ebsin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Shkolla ku nd\u00ebrtohen mund\u00ebsit\u00eb, jo privilegjet<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot kemi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se t\u00eb dyja. Nj\u00eb shkoll\u00eb moderne n\u00eb mjete, por tradicionale n\u00eb respektin p\u00ebr dijen. Nj\u00eb shkoll\u00eb bashk\u00ebkohore n\u00eb metodologji, por e pal\u00ebkundur n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Nj\u00eb shkoll\u00eb q\u00eb e p\u00ebrdor teknologjin\u00eb, por nuk harron njeriun. Nj\u00eb shkoll\u00eb ku m\u00ebsuesi zgjidhet p\u00ebr merit\u00ebn e tij dhe jo p\u00ebr lidhjet q\u00eb ka. Nj\u00eb shkoll\u00eb ku i riu mund t\u00eb besoj\u00eb se puna e tij ka vler\u00eb. Nj\u00eb shkoll\u00eb ku f\u00ebmija i nj\u00eb zyrtari dhe f\u00ebmija i nj\u00eb familjeje t\u00eb zakonshme kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara. Sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit, kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb shkolla: vendi ku nuk trash\u00ebgohen privilegjet, por nd\u00ebrtohen mund\u00ebsit\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb ndoshta m\u00ebsimi m\u00eb i madh q\u00eb mund t\u00eb marrim nga ajo klas\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb Rudin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkolla moderne nuk ka nevoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr kompjuter\u00eb, tabela elektronike dhe programe t\u00eb reja. Ajo ka nevoj\u00eb mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr <strong>m\u00ebsues t\u00eb mir\u00eb, drejt\u00ebsi, p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe meritokraci<\/strong>. Nuk duhet t\u00eb kthehemi te banka e drurit e shkoll\u00ebs s\u00eb dikurshme n\u00eb&nbsp; Rudin\u00eb, por duhet t\u00eb ruajm\u00eb at\u00eb q\u00eb ishte m\u00eb e vlefshme: respektin p\u00ebr m\u00ebsuesin, dashurin\u00eb p\u00ebr dijen dhe bindjen se njeriu duhet t\u00eb vler\u00ebsohet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb di dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb punon. K<strong>ur merita humb, &nbsp;humb besimi te shkolla dhe tek e ardhmja.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjek\u00eb Gjonaj Nuk kishim teknologji, por kishim nj\u00eb besim t\u00eb madh te shkolla \u00c7do fillim shtatori m\u00eb kthen pas n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time, n\u00eb Rudin\u00eb t\u00eb Trieshit. Shkolla jon\u00eb ishte e thjesht\u00eb, e vendosur n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi private. Bankat ishin prej druri, d\u00ebrrasa e zez\u00eb dhe shkum\u00ebsi ishin mjetet kryesore t\u00eb m\u00ebsimit. Kishim pak mjete, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41800","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41800","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41800"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41800\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41801,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41800\/revisions\/41801"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41800"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41800"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41800"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}