{"id":41795,"date":"2026-09-17T08:02:36","date_gmt":"2026-09-17T06:02:36","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41795"},"modified":"2026-09-17T08:02:36","modified_gmt":"2026-09-17T06:02:36","slug":"qytetari-ne-sistemin-juridik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41795","title":{"rendered":"QYTETARI N\u00cb SISTEMIN JURIDIK"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"433\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-14722\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pushteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen&nbsp; sa i domosdosh\u00ebm, aq edhe i rreziksh\u00ebm, pasi ai tenton t\u00eb zgjerohet n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, nd\u00ebrsa njeriu \u2013 si bart\u00ebs i pushtetit dhe qenie e pap\u00ebrsosur \u2013 \u00ebsht\u00eb i prirur ta keqp\u00ebrdor\u00eb at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga Akad. Nik\u00eb GASHAJ<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr sa i p\u00ebrket pozit\u00ebs s\u00eb qytetarit, liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb tij, \u00e7\u00ebshtja e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendosjes dhe funksionimit t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit n\u00eb rrethanat tona \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore. Nj\u00eb vler\u00ebsim kritik i pozit\u00ebs s\u00eb qytetarit n\u00eb sistemin juridik t\u00eb Malit t\u00eb Zi, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i pozit\u00ebs s\u00eb tij kushtetuese, \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb siguruar parakushtet p\u00ebr funksionimin e shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kushtet e domosdoshme p\u00ebr funksionimin e sundimit t\u00eb ligjit n\u00eb rrethanat tona, ndon\u00ebse kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ligjin, si rregull, q\u00ebndrojn\u00eb jasht\u00eb sfer\u00ebs s\u00eb ligjit. B\u00ebhet fjal\u00eb, konkretisht p\u00ebr vulltetin politik p\u00ebr ta ushtruar pushtetin mbi parimet e ligjit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Analiza kritike duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike te&nbsp; marr\u00ebdh\u00ebnia midis qytetarit dhe autoriteteve shtet\u00ebrore n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme ligjore. Ajo duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar pozicionin real t\u00eb qytetarit sa i p\u00ebrket send\u00ebrtimit t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Krahas t\u00eb tjerash, duhet k\u00ebrkuar p\u00ebrgjigje edhe p\u00ebr shkall\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn organet shtet\u00ebrore funksionojn\u00eb si sh\u00ebrbime shoq\u00ebrore \u2013 pra, si sh\u00ebrbime p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00eb realizimin e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb tyre \u2013 dhe n\u00eb \u00e7\u2019 mas\u00eb ato p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb instrument t\u00eb pushtetit burokratik, i cili e shnd\u00ebrron pozit\u00ebn kushtetuese t\u00eb qytetarit si subjekt t\u00eb qeverisjes n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb jokushtetuese si objekt i nj\u00eb pushteti t\u00eb huaj\u00ebsuar dhe t\u00eb burokratizuar, i cili, p\u00ebr nga vet\u00eb natyra e tij, tenton t\u2019i kufizoj\u00eb dhe t\u2019ua v\u00ebshtir\u00ebsoj\u00eb qytetar\u00ebve realizimin e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ideja e sundimit t\u00eb ligjit lidhet me nj\u00eb nga problemet&nbsp; m\u00eb t\u00eb zakonshme dhe t\u00eb shpeshta t\u00eb njeriut, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e organizimit t\u00eb pushtetit- qeverisjes, si nj\u00eb faktor rregullues, kontrollues dhe koheziues t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb njer\u00ebzore. Megjithat\u00eb, natyra e pushtetit dhe natyra e njeriut jan\u00eb kategori tejet problematike. Pushteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen sa i domosdosh\u00ebm, aq edhe i rreziksh\u00ebm, pasi ka prirjen p\u00ebr t\u2019u zgjeruar n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb jasht\u00ebzakonshme; nd\u00ebrsa njeriu, si bart\u00ebs i pushtetit dhe si qenie e pap\u00ebrsosur, \u00ebsht\u00eb i prirur ta keqp\u00ebrdor\u00eb at\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, q\u00eb kur u shfaq ideja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, ka ekzistuar gjithmon\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb model organizimi t\u00eb qeverisjes q\u00eb do t\u2019u p\u00ebrshtatej nevojave t\u00eb p\u00ebrgjithshme e publike \u2013 pra, nevojave t\u00eb atyre n\u00eb em\u00ebr dhe p\u00ebr hir t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve ushtrohet qeverisja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Poblemi themelor gjithmon ka qen\u00eb se mbi \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb bazohet qeverisja dhe m\u00ebnyra e ushtrimit t\u00eb saj, me qellim q\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb n\u00eb interesin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve. K\u00ebshtu, \u00e7\u00ebshtja e kufizimit t\u00eb pushtetit n\u00eb esenc\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me problemin, se si t\u00eb parandalohet privatizimi i tij. N\u00eb at\u00eb kuptim jan\u00eb krijuar koncepte mjaft\u00eb t\u00eb ndryshme p\u00ebr organizimin dhe ushtrimin e pushtetit, respektivisht konceptet e &nbsp;instucionalizimit t\u00eb tij \u2013 pra,&nbsp; t\u00eb gjitha me synimin p\u00ebr t\u00eb siguruar kontrollin dhe frenimin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fush\u00ebn e ligjb\u00ebrjes \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht sa u p\u00ebrket miratimit t\u00eb legjislacionit \u2013 parlamenti duhet t\u00eb funkcionoj\u00eb v\u00ebrtet si nj\u00eb organ p\u00ebrfaq\u00ebsues, jo thjesht n\u00eb kuptimin formal, por edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket pasqyrimit t\u00eb preferencave t\u00eb formuara nga vullneti dhe nevojat e elektoriatit, popullit dhe qytetar\u00ebve. Parlamenti duhet ta ushtroj\u00eb funksionin e tij t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb atij vullneti dhe t\u00eb atyre nevojave p\u00ebrmes ligjeve t\u00eb mira, e jo p\u00ebrmes nevoj\u00ebs dhe vullnetit aktual t\u00eb partive n\u00eb pushtet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb lidhje e r\u00ebnd\u00ebsishme midis p\u00ebrmbajtjes s\u00eb ligjeve dhe zbatimit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb funksionimi i mekanizmit t\u00eb kontrollit t\u00eb kushtutshmeris\u00eb, i cili realizohet kryesisht p\u00ebrmes pun\u00ebs s\u00eb gjyq\u00ebsorit kushtetues. Gjyq\u00ebsori kushtetues duhet t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb shtetin juridik. Prandaj, ai duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet plot\u00ebsisht ides\u00eb s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs dhe etik\u00ebs s\u00eb jurisprudenc\u00ebs. Ai nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb instrument politik q\u00eb synon devalvimin e drejt\u00ebsis\u00eb. Sistemi gjyq\u00ebsor ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr konceptin e shetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. P\u00ebrmes tij realizohet funksioni baz\u00eb i jet\u00ebsimit, respektivisht zbatimi i t\u00eb drejtave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjyqtari duhet t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb dhe i pavarur, gj\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb shprehet p\u00ebrmes statusit t\u00eb tij( p\u00ebr shembull, zgjedhja e gjyqtar\u00ebve) dhe pun\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Edhe n\u00eb bot\u00ebn antike ekzistonte nj\u00eb rregull e shenjt\u00eb: \u201cT\u00eb shkosh n\u00eb gjykat\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb k\u00ebrkosh drejt\u00ebsi\u201d. Sistemin juridik e legjitimon m\u00eb s\u00eb miri gjyq\u00ebsia e tij, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, at\u00eb e delegjitimon gjyq\u00ebsia e keqe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po qe se gjykatat e ve\u00e7anta vendosin sipas diktatit t\u00eb pushtetit ekzekutiv dhe n\u00ebn presionin e tyre, at\u00ebher\u00eb k\u00ebtu nuk ka as pavar\u00ebsi gjyq\u00ebsore, as ndarje t\u00eb pushtetit dhe as pushtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Kur populli n\u00eb d\u00ebshprimin e vet d\u00ebshiron t\u00eb shpreh\u00eb se sa \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrshtatshme nj\u00eb situat\u00eb dhe sa posht\u00eb mund t\u00eb bjer\u00eb nj\u00eb vend duke marr\u00eb parasysh gjendjen e ligjshm\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb pasiguris\u00eb s\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb njeriut, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrdor shprehjen \u201cNuk ka as gjykat\u00eb as ligj\u201d. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb dhe problemet e vendosjes s\u00eb pushtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebrndryshe jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, e sidomos n\u00ebse situata ndokund b\u00ebhet e af\u00ebrt me k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim popullor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sigurisht, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb puna e organeve administrative t\u2019i&nbsp; n\u00ebnshtrohet ligjit, ku filloi koncepti i sundimit t\u00eb ligjit. Pushteti i organeve administrative duhet t\u00eb bazohet n\u00eb parimin e p\u00ebshtatshmeris\u00eb n\u00eb aspektin publik, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb interesit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm publik dhe jo atij privat, apo t\u00eb ndonj\u00eb interesi dhe arsye tjet\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, keqp\u00ebrdorimet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta dhe t\u00eb ndjeshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vet\u00ebdija ligjore \u00ebsht\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sistemi ligjor. Megjithat\u00eb, nj\u00eb faktor kaq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr funkcionimin e ligjit, si\u00e7\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebdija juridike, n\u00eb vendin ton\u00eb ndodhet n\u00eb nj\u00eb nivel aspak t\u00eb lakmuesh\u00ebm. Ekziston nj\u00eb mosbesim i p\u00ebrhapur ndaj institucioneve, nd\u00ebrsa ndjesia e pasiguris\u00eb dhe e munges\u00ebs s\u00eb mbrojtjes te nj\u00eb numer i madh njer\u00ebzish theksohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Kjo ngjan pothuajse me nj\u00eb \u201cikje nga ligji\u201d. Kjo situat\u00eb nuk ka si te mos reflektohet te vet\u00ebdija ligjore e qytetar\u00ebve. Vet\u00ebdija e pazhvilluar ligjore kontribuon n\u00eb cenimin e t\u00eb drejtave, n\u00eb krijimin e strukturave paralele, jolegjitime dhe t\u00eb paligjshme t\u00eb pushtetit, si dhe n\u00eb shkat\u00ebrrimin e sistemit ligjor si t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Mal t\u00eb Zi, ndjesia e paligjshm\u00ebris\u00eb dhe korrupsionit ka qen\u00eb e pranishme prej koh\u00ebsh. Njeriu yn\u00eb i zakonsh\u00ebm \u2013 qytetari mesetar e p\u00ebrcepton veten si nj\u00eb qenie pa fuqi. Konfliktet shpesh zgjidhen me mjete jasht\u00eb-institucionale, nd\u00ebrsa marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb shoq\u00ebri \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht ato ekonomike \u2013 jan\u00eb thell\u00ebsisht t\u00eb kriminalizuara. Mbizot\u00ebron nj\u00eb klim\u00eb militante. Aparati shtet\u00ebror politizohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Prandaj, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se mbi \u00e7far\u00eb parimesh dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb mase funksionon ajo q\u00eb ne e quajm\u00eb sistem demokratik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb Mal t\u00eb Zi, sundimi i ligjit zbatohet kryesisht sipas formul\u00ebs: \u201cAi\/ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga tan\u00ebt \u2013 kryeje pun\u00ebn\u201d \u2013 dhe ja, puna kryhet! Sipas t\u00eb gjitha gjasave, nj\u00eb formul\u00eb e till\u00eb e \u201cshtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs\u201d v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjoset ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb, sepse ajo varet nga mentaliteti i njer\u00ebzve n\u00eb k\u00ebto troje, nga nd\u00ebrgjegjja dhe vet\u00ebdija e tyre, nga kultura e p\u00ebrgjithshme shoq\u00ebrore e pazhvilluar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pushteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen&nbsp; sa i domosdosh\u00ebm, aq edhe i rreziksh\u00ebm, pasi ai tenton t\u00eb zgjerohet n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, nd\u00ebrsa njeriu \u2013 si bart\u00ebs i pushtetit dhe qenie e pap\u00ebrsosur \u2013 \u00ebsht\u00eb i prirur ta keqp\u00ebrdor\u00eb at\u00eb. Nga Akad. Nik\u00eb GASHAJ P\u00ebr sa i p\u00ebrket pozit\u00ebs s\u00eb qytetarit, liris\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb tij, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41795","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41795","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41795"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41795\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41796,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41795\/revisions\/41796"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41795"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41795"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41795"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}