{"id":4178,"date":"2015-06-26T10:42:17","date_gmt":"2015-06-26T08:42:17","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4178"},"modified":"2015-06-26T10:42:58","modified_gmt":"2015-06-26T08:42:58","slug":"fjalimi-i-jashtezakonshem-i-edi-rames-ne-varrimin-e-policit-te-vrare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4178","title":{"rendered":"Fjalimi i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i Edi Ram\u00ebs n\u00eb varrimin e policit t\u00eb vrar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Edi-rama-fjalimi-ne-varrimin-e-policit-te-vrare.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-4176 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Edi-rama-fjalimi-ne-varrimin-e-policit-te-vrare-300x200.jpg\" alt=\"Edi-rama-fjalimi-ne-varrimin-e-policit-te-vrare\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Edi-rama-fjalimi-ne-varrimin-e-policit-te-vrare-300x200.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Edi-rama-fjalimi-ne-varrimin-e-policit-te-vrare.jpg 526w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, ka mbajtur nj\u00eb fjalim lamtumir\u00ebs me rastin e varrimit t\u00eb policit t\u00eb vrar\u00eb dje gjat\u00eb luftimeve n\u00eb Lazarat, Ibrahim Basha.<\/p>\n<p>Polici Basha para se t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e nj\u00ebsis\u00eb elite t\u00eb forcave t\u00eb rendit shqiptar, kishte sh\u00ebrbyer edhe n\u00eb ushtri duke qen\u00eb pjes\u00eb edhe e misioneve ushtarake n\u00eb Afganistan.<\/p>\n<p>Ja fjalimi i plot\u00eb i kryeministrit Rama:<\/p>\n<p><em>FJALA E LAMTUMIR\u00cbS P\u00cbR D\u00cbSHMORIN E POLICIS\u00cb S\u00cb SHTETIT<\/em><\/p>\n<p><em>Mbi dymij\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, Herodoti, shkruajti, \u201cN\u00eb paqe djemt\u00eb varrosin baballar\u00ebt; n\u00eb luft\u00eb, baballar\u00ebt varrosin djemt\u00eb.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb dashur prind\u00ebr, v\u00ebllez\u00ebr e motra, t\u00eb af\u00ebrm e miq t\u00eb Ibrahim Bash\u00ebs,<\/em><\/p>\n<p><em>t\u00eb nderuar autoritete t\u00eb larta t\u00eb shtetit dhe klerit shqiptar,<\/em><\/p>\n<p><em>shk\u00eblqesi ambasador\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>zonja e zot\u00ebrinj ministra, deputet\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb ju t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni lamtumire,<\/em><\/p>\n<p><em>Ibrahimi, si\u00e7 na e kujtoi xhaxhai i tij mbr\u00ebm\u00eb, mund t\u00eb ishte varrosur si d\u00ebshmor i r\u00ebn\u00eb n\u00eb luft\u00eb, sepse, dy her\u00eb me radh\u00eb, kishte qen\u00eb n\u00eb misionet luftarake t\u00eb NATO-s. Por ai sot, do t\u00eb varroset si d\u00ebshmor i r\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs, n\u00eb koh\u00eb paqeje.<\/em><\/p>\n<p><em>Eg\u00ebrsia n\u00eb paqe, shfaqet p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb forma m\u00eb pak ekstreme se sa n\u00eb luft\u00eb. Por nganj\u00ebher\u00eb ajo merr form\u00ebn e nj\u00eb ekstremizmi vrastar q\u00eb vet\u00ebm lufta mund ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb pranuesh\u00ebm, si pjes\u00eb t\u00eb natyrshme t\u00eb saj. E kur k\u00ebshtu ndodh, ne t\u00eb gjith\u00eb ngrem\u00eb kok\u00ebn t\u00eb pafuqish\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb kuptuar loj\u00ebn tekanjoze t\u00eb fatit apo vullnetin e Zotit, dhe n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb skajshme p\u00ebrpiqemi megjithat\u00eb t\u00eb marrim vesh di\u00e7ka q\u00eb i tejkalon fuqit\u00eb tona p\u00ebr t\u00eb kuptuar.Esht\u00eb nj\u00eb st\u00ebrmundim po aq ekstrem sa vet\u00eb loja e fatit, q\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebve na b\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb fjal\u00ebn sh\u00ebruese, e cila asnj\u00ebher\u00eb nuk na vjen dot p\u00ebr familjen e mbledhur grusht nga befasia e nj\u00eb humbjeje t\u00eb pakuptimpt\u00eb; nd\u00ebrsa familjar\u00ebt e prind\u00ebrit sidomos, ky st\u00ebrmundim i transformon n\u00eb mish\u00ebrimin e nj\u00eb dhimbjeje q\u00eb s\u2019ka Zot, e jo m\u00eb fjal\u00eb ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb durueshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb s\u2019e kam njohur Ibrahimin.<\/em><\/p>\n<p><em>As t\u00eb gjith\u00eb ju, q\u00eb keni ardhur ta p\u00ebrcillni sot me nderime jo p\u00ebr kush ishte personalisht p\u00ebr ju, nuk e keni njohur.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne nuk dim\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr oborrin ku ka hedhur hapat e par\u00eb, rrugic\u00ebn ku ka gjuajtur topin e par\u00eb, shkoll\u00ebn ku ka l\u00ebn\u00eb m\u00ebsimin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, vajz\u00ebn ku ka hedhur shikimin e par\u00eb; nuk dim\u00eb \u00e7far\u00eb i p\u00eblqente t\u00eb hante, t\u00eb bisedonte, t\u00eb b\u00ebnte n\u00eb koh\u00ebn e lir\u00eb; as \u00e7far\u00eb muzike e t\u00ebrhiqte m\u00eb shum\u00eb dhe cil\u00ebs skuad\u00ebr futbolli i ishte besnik; nuk dim\u00eb as si u ndje kur iku p\u00ebr t\u00eb luftuar jasht\u00eb atdheut, e as \u00e7far\u00eb tregonte kur u kthye.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne nuk e njihnim Ibrahimin dhe as do ta njohim ndonj\u00ebher\u00eb. Por ne erdh\u00ebm sot k\u00ebtu ta nderojm\u00eb at\u00eb, edhe pse nderimi yn\u00eb nuk mund t\u2019ia kthej\u00eb atij t\u00eb ardhmen q\u00eb u vra bashk\u00eb me t\u00eb; edhe pse prania jon\u00eb pran\u00eb tij sot, nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kujtim tjet\u00ebr n\u00eb rrug\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb re; edhe pse p\u00ebrulja, dhimbja e fjal\u00ebt tona, nuk mund t\u00eb zbusin zemr\u00ebn e b\u00ebr\u00eb gur t\u00eb familjar\u00ebve dhe, sidomos, t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij.<\/em><\/p>\n<p><em>Jeta q\u00eb Ibrahimi mund t\u00eb kishte m\u00eb tutje, g\u00ebzimet q\u00eb ai mund t\u2019u falte m\u00eb tej prind\u00ebrve, dashuria q\u00eb mund t\u00eb vazhdonte t\u2019u jepte motrave e v\u00ebllez\u00ebrve, kan\u00eb ikur t\u00eb gjitha. E ardhmja dhe \u00ebndrrat e tij kan\u00eb mbaruar, sepse jeta e tij ndaloi p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs. Por, pik\u00ebrisht kjo e v\u00ebrtet\u00eb e papranueshme na solli ne t\u00eb gjith\u00ebve k\u00ebtu, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me nderime jo njeriun q\u00eb nuk njihnim, po t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb gati t\u00eb vdesin bashk\u00eb me t\u00eb ardhmen e \u00ebndrrat e tyre, p\u00ebr paqen e sigurin\u00eb e t\u00eb gjitha familjeve tona.<\/em><\/p>\n<p><em>Ibrahim Basha \u00ebsht\u00eb sot t\u00eb gjith\u00eb ata s\u00eb bashku.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke nderuar k\u00ebt\u00eb njeri, me t\u00eb cilin neve nuk na lidhte personalisht asgj\u00eb, ne nuk p\u00ebrulemi p\u00ebrpara nj\u00eb personi t\u00eb vdekur po p\u00ebrpara nj\u00eb simboli t\u00eb sakrific\u00ebs. Trupi q\u00eb na ka mbledhur sot k\u00ebtu, \u00ebsht\u00eb trupi i nj\u00eb d\u00ebshmori dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht shemb\u00eblltyra e nj\u00eb ideali. Ai q\u00ebndron p\u00ebrpara nesh, si d\u00ebshmi e gjall\u00eb e vler\u00ebs s\u00eb pa\u00e7mueshme t\u00eb paqes e t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe e nevoj\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u kujtuar gjithnj\u00eb, se paqja e siguria e familjeve tona, nuk \u00ebsht\u00eb dhurat\u00eb e Zotit, po p\u00ebrkushtim e sakrific\u00eb e njer\u00ebzve q\u00eb nuk i njohim dhe s\u2019do t\u2019i njohim kurr\u00eb. Por pik\u00ebrisht k\u00ebtyre t\u00eb panjohurve q\u00eb ndodh, ja k\u00ebshtu si sot, t\u2019ua d\u00ebgjojm\u00eb emrin kur s\u2019jan\u00eb m\u00eb, u detyrohemi gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr familjen e secilit prej nesh; vazhdim\u00ebsin\u00eb normale t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb, g\u00ebzimet q\u00eb na falin f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, dashurin\u00eb q\u00eb japim e marrim nga nj\u00ebri-tjetri.<\/em><\/p>\n<p><em>U detyrohemi sigurin\u00eb e t\u00eb ardhmes dhe t\u00eb \u00ebndrrave tona.<\/em><\/p>\n<p><em>Askush nga ne nuk e di sa t\u00eb gjat\u00eb e kemi mbi k\u00ebt\u00eb tok\u00eb. Ne nuk e dim\u00eb se kur dhe si, pse jo e jo, fati yn\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb p\u00ebrgjithnj\u00eb planet tona. Por me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn siguri q\u00eb ne dime, se nuk kemi asnj\u00eb fuqi ta zmbrapsim nd\u00ebrhyrjen e mistershme q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, ne dim\u00eb gjithashtu se mund t\u00eb zgjedhim vet\u00eb si ta jetojm\u00eb, koh\u00ebn q\u00eb na \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne mund t\u00eb japim dashuri, jo urrejtje.<\/em><\/p>\n<p><em>Mund t\u00eb ndihmojm\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb, jo t\u00eb mendojm\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr veten.<\/em><\/p>\n<p><em>Mund t\u2019u m\u00ebsojm\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb t\u00eb jetuarit me gj\u00ebrat q\u00eb vlejn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, jo me arritjet e kollajshme q\u00eb squllin trurin e shkretojn\u00eb shpirtin.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne mund t\u00eb zgjedhim respektin p\u00ebr tjetrin, n\u00eb vend t\u00eb p\u00ebr\u00e7mimit; respektin p\u00ebr ligjin, n\u00eb vend t\u00eb shkeljes s\u00eb ligjit; an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb s\u00eb vendit ton\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb an\u00ebs s\u00eb gabuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Por, n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, n\u00eb zgjedhjen q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb, ne s\u2019jemi asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb pandikuar nga shembujt me t\u00eb cil\u00ebt rritemi, nga modelet n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt besojm\u00eb, nga njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt admirojm\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>E un\u00eb dua t\u2019u p\u00ebrulem sot me ndjenj\u00ebn m\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb t\u00eb respektit, prind\u00ebrve t\u00eb Ibrahim Bash\u00ebs dhe t\u2019u them:<\/em><\/p>\n<p><em>Djali juaj jetoi me gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka, sepse ju i dhat\u00eb gjith\u00e7ka.<\/em><\/p>\n<p><em>Ai ishte n\u00eb an\u00ebn e \u00e7do familjeje shqiptare q\u00eb k\u00ebrkon siguri e qet\u00ebsi, sepse ju i m\u00ebsuat atij vler\u00ebn e nderit, t\u00eb respektit e t\u00eb detyr\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Sado e pamundur qoft\u00eb p\u00ebr ju sot, kur ju duket e kot\u00eb \u00e7do frym\u00ebmarrje teksa djali juaj ka pushuar s\u00eb marri frym\u00eb, ju p\u00ebrgj\u00ebrohem t\u00eb mos mendoni vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai ishte, apo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej; t\u00eb mos e torturoni veten vet\u00ebm me kujtimet q\u00eb ju la, apo me parafytyrimet e nipave ose mbesave q\u00eb nuk ju dha dot. Por ju lutem t\u00eb mendoni edhe se sa shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb apo t\u00eb rritur, se sa shum\u00eb familje shqiptare jan\u00eb mir\u00eb, edhe fal\u00eb p\u00ebrkushtimit e sakrificave t\u00eb djalit tuaj e t\u00eb shok\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb arm\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Ai sot do t\u00eb prehet n\u00eb varrezat e d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb atdheut dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjithnj\u00eb pjes\u00eb e gjakut t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre, q\u00eb po kryejn\u00eb e do t\u00eb kryejn\u00eb n\u00eb gjenerata t\u00eb tjera, misionin e punonj\u00ebsit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb fjal\u00eb e vjet\u00ebr thot\u00eb: E vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shpresojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb do t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb krenar\u00eb duke b\u00ebr\u00eb dallimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ibrahimi e b\u00ebri dallimin edhe kur u kthye krenar n\u00eb sht\u00ebpi pas misioneve t\u00eb v\u00ebshtira jasht\u00eb vendit apo n\u00eb operacionet policore brenda vendit, po edhe kur nuk u kthye dot m\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb nuk e njihja.<\/em><\/p>\n<p><em>Po p\u00ebr mua ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shembull i gjall\u00eb nga ata q\u00eb ndikojn\u00eb zgjedhjen e njeriut, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si vendos ta jetoj\u00eb q\u00ebndrimin e vet t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm mbi k\u00ebt\u00eb dh\u00e8 dhe ta b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn q\u00eb i takon. Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb padyshim nj\u00eb shembull frym\u00ebzues, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb detyr\u00ebn e punonj\u00ebsit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit edhe p\u00ebr t\u00eb, po p\u00ebr k\u00ebdo tjet\u00ebr q\u00eb k\u00ebrkon frym\u00ebzim p\u00ebr ta jetuar jet\u00ebn duke b\u00ebr\u00eb krenar\u00eb prind\u00ebrit e vet.<\/em><\/p>\n<p><em>Ju, prind\u00ebr, v\u00ebllez\u00ebr e motra t\u00eb Ibrahim Bash\u00ebs, jeni sot nj\u00eb familje d\u00ebshmori q\u00eb n\u00eb breza do t\u00eb krenohet me gjakun q\u00eb dha p\u00ebr popullin e Shqip\u00ebris\u00eb gjaku juaj.<\/em><\/p>\n<p><em>Ju, punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, keni nga dje nj\u00eb detyrim m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ta mbajtur t\u00eb panjollosur uniform\u00ebn e trup\u00ebs suaj jetike p\u00ebr sigurin\u00eb e qet\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij populli, dhe nj\u00eb motiv t\u00eb fort\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ta luftuar me kurajo e sukses krimin.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, kemi nga dje nj\u00eb arsye m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ecur m\u00eb shpejt p\u00ebrpara, n\u00eb drejtimin e duhur, q\u00eb t\u2019u japim f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb atdhe t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr gjakun e t\u00eb r\u00ebn\u00ebve n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Lamtumir\u00eb mik i panjohur dhe t\u00eb qoft\u00eb i leht\u00eb dheu!<\/em><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Edi-rama-fjalimi-ne-varrimin-e-policit-te-vrare.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-4176 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Edi-rama-fjalimi-ne-varrimin-e-policit-te-vrare.jpg\" alt=\"Edi-rama-fjalimi-ne-varrimin-e-policit-te-vrare\" width=\"526\" height=\"350\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Edi-rama-fjalimi-ne-varrimin-e-policit-te-vrare.jpg 526w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Edi-rama-fjalimi-ne-varrimin-e-policit-te-vrare-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 526px) 100vw, 526px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, ka mbajtur nj\u00eb fjalim lamtumir\u00ebs me rastin e varrimit t\u00eb policit t\u00eb vrar\u00eb dje gjat\u00eb luftimeve n\u00eb Lazarat, Ibrahim Basha. Polici Basha para se t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e nj\u00ebsis\u00eb elite t\u00eb forcave t\u00eb rendit shqiptar, kishte sh\u00ebrbyer edhe n\u00eb ushtri duke qen\u00eb pjes\u00eb edhe e misioneve ushtarake n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4176,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-4178","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4178","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4178"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4178\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4180,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4178\/revisions\/4180"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4176"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4178"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4178"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4178"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}