{"id":4175,"date":"2015-06-26T10:38:34","date_gmt":"2015-06-26T08:38:34","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4175"},"modified":"2015-06-26T10:39:11","modified_gmt":"2015-06-26T08:39:11","slug":"trieshi-treve-tragjedishe-dhe-triumfesh-morale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4175","title":{"rendered":"TRIESHI TREV\u00cb TRAGJEDISH\u00cb DHE TRIUMFESH MORALE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/fshati-poprat-triesh-malesi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-1488 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/fshati-poprat-triesh-malesi-300x160.jpg\" alt=\"fshati-poprat-triesh-malesi\" width=\"300\" height=\"160\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/fshati-poprat-triesh-malesi-300x160.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/fshati-poprat-triesh-malesi.jpg 470w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York<br \/>\nVirtytet e larta njer\u00ebzore t\u00eb disa mal\u00ebsor\u00ebve kan\u00eb q\u00ebn\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr shum\u00eb autor\u00eb t\u00eb huaj dhe shqiptar\u00eb. Disa nga ato vepra jan\u00eb p\u00ebrkthyer e botuar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe si t\u00eb tilla ato jan\u00eb sot thesar i madh i kultur\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare.Shum\u00eb akte heroike dhe fisnike t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve shqiptar\u00eb nuk jan\u00eb sh\u00ebnuar kurr\u00eb. N\u00eb vendlindjen time gjith\u00ebmon\u00eb flitej p\u00ebr bes\u00eb,p\u00ebr bujari,p\u00ebr urti,p\u00ebr bukuri, p\u00ebr pajtim, dhe p\u00ebr trim\u00ebri. K\u00ebto ishin tema kryesore n\u00eb kuvende,n\u00eb morte dhe n\u00eb logjet e vendit.Atje merrnin pjes\u00eb burra dhe gra pa dallim. Bujaria,besa,urtia dhe pajtimet e ndryshme ishin tema t\u00eb lira p\u00ebr diskutime.Trim\u00ebrit br\u00ebnda fisit e bajrakut,ose n\u00eb rrethet e Mal\u00ebsis\u00eb, populli nuk i p\u00eblqente aspak. Vrasjet,sharjet dhe fyerjet populli i quante vepra t\u00eb ndyra dhe barbare.Vajtor\u00ebt shqiptar\u00eb ishin shum\u00eb kategorik kunder tyre. Nj\u00eb nd\u00ebr vajtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendur t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e mortit i kishte th\u00ebn\u00eb nj\u00eb t\u00eb vdekuri: \u201cke qit\u00eb pushk\u00eb 4 her\u00eb dhe asnjiher\u00eb s\u2019ke qit\u00eb nder\u201d. Populli i d\u00ebgjonte me vemendje vet\u00ebm trim\u00ebrit\u00eb kund\u00ebr t\u00eb huaj\u00ebve sidomos ato kunder turkut e shkjaut.\u201dDera juaj gjith\u00ebmon\u00eb asht\u00eb vra her\u00eb me turk e her\u00eb me shkja\u201d, deri vone ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb lloj himni p\u00ebr gj\u00ebmtar\u00ebt mal\u00ebsor\u00eb. Mortet e m\u00ebdha n\u00eb trojet tona kishin karakter shfaqjesh teatrale t\u00eb Greqis\u00eb antike.Orator\u00ebt e vajtor\u00ebt dhe rapsod\u00ebt n\u00eb k\u00ebto raste ishin ligj\u00ebrues t\u00eb historis\u00eb,t\u00eb moralit t\u00eb bes\u00ebs dhe nderit. N\u00eb ato ceremoni shum\u00eb her\u00eb t\u00eb trishtueshme m\u00ebsuam shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb lavdishme p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre heroike. N\u00eb ato morte(hatre)si\u00e7 thon\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsi kisha d\u00ebgjuar p\u00ebr Kacul Pr\u00eb\u00e7et\u00ebn,p\u00ebr Kol\u00eb Gjel \u00c7akun,nd\u00ebrsa plak\u00ebn e bekuar t\u00eb pajtimit dhe t\u00eb paq\u00ebs Mrike Ujken e kisha njohur qysh n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri. Ajo ishte bij\u00eb e vellaz\u00ebris\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr trim\u00ebrit\u00eb dhe profecit\u00eb e Kaculit i cili kishte jetuar n\u00eb shekullin 19 tregonin shum\u00eb. Qysh n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kishte parapar\u00eb zbulime t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shkenc\u00ebs dhe teknologjis\u00eb.N\u00eb Triesh,bile edhe n\u00eb diaspor\u00eb sot e k\u00ebsaj dite citohet th\u00ebnja e famshme e Kaculit:\u201dshum\u00eb kan\u00eb dal\u00eb e shum\u00eb kan\u00eb me dal\u00eb\u201d. K\u00ebto fjal\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment z\u00ebm\u00ebrimi nd\u00ebrsa po hynte n\u00eb kish\u00ebn e Trieshit. K\u00ebt\u00eb fjali profetike e kishte th\u00ebn\u00eb nga hill\u00ebrimi,pasi nj\u00ebra m\u00ebng\u00eb e tallaganit ishte ngat\u00ebrruar n\u00eb brav\u00ebn e der\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs e cila deri at\u00eb dit\u00eb ishte mbyllur me nj\u00eb hu.Me humor t\u00eb madh tregonin edhe p\u00ebr kungimin e Kaculit. Pas rr\u00ebfimit, meshtari u kishte dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve kungimet,por p\u00ebr Kaculin q\u00eb ishte i fundit n\u00eb rall\u00eb nuk kishte kungim. Prifti ishte ndjer\u00eb keq p\u00ebr k\u00ebt\u00eb munges\u00eb,por Kaculi pa ndonj\u00eb t\u00eb keqe i kishte th\u00ebn\u00eb meshtarit mos u shqet\u00ebso pasi q\u00eb mund t\u00eb ma d\u00ebrgosh nes\u00ebr ose pasnes\u00ebr p\u00ebr ndonj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkolles. T\u00eb par\u00ebt e Kaculit ishin dalluar n\u00eb luft\u00ebra kund\u00ebr armikut sidomos kund\u00ebr bandave serbo-malazeze. N\u00eb varrezat e vendlindjes sime n\u00eb \u201cKod\u00ebr t\u00eb Kryqit\u201d dallohej guri i varrit tri metra i gjat\u00eb i Pjet\u00ebr Vukan Cacit q\u00eb kishte q\u00ebn\u00eb nj\u00ebri prej baballar\u00ebve t\u00eb Kacul Pr\u00eb\u00e7et\u00ebs. Ne ishim kurioz dhe pyesnim kush kishte q\u00ebn\u00eb ai burr\u00eb?T\u00eb moshuarit flisnin me pasion p\u00ebr tragjedit\u00eb dhe triumfet e Pjet\u00ebr Vukanit. Sht\u00ebpia e Kacul Pr\u00eb\u00e7et\u00ebs ,kishte humbur nj\u00eb trim t\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb me Ded\u00eb Curanin. Kacul Pr\u00eb\u00e7eta e kishte qitur n\u00eb gjak Ded\u00eb Curanin dhe trimat e tij. Ata kishin jetuar n\u00eb dy katunde t\u00eb ndryshme,por jo larg\u00eb nj\u00ebri tjetrit.Duke par\u00eb rrezikun e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb gjakmarrjes Ded\u00eb Curani kishte braktisur Trieshin dhe ishte vendosur n\u00eb Guci. Duke ditur pasojat e gjakmarrjes t\u00eb gjith\u00eb ishin larguar,p\u00ebrve\u00e7\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre q\u00eb ishte nj\u00eb plak\u00eb tep\u00ebr e moshuar dhe e paralizuar.Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb Kaculi me trimat e tij t\u00eb vellaz\u00ebris\u00eb Cacaj e kishin rrethuar sht\u00ebpin\u00eb e Ded\u00eb Curanit,duke e thirr\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr dyluftim. Por m\u00eb kot sepse n\u00eb sht\u00ebpi nuk ishte askush p\u00ebrve\u00e7\u00eb plak\u00ebs s\u00eb paralizuar.Pas pak ata i fut\u00ebn zjarrin konakut t\u00eb Ded\u00eb Curanit. Dikush i tha Kaculit se atje brenda n\u00eb sht\u00ebpi ishte n\u00ebna e tyre plak\u00eb. Kur d\u00ebgjoi Kaculi se plaka e paralizuar esht\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi u tmerrua dhe pa menduar fare p\u00ebr jet\u00ebn e tij qiti arm\u00ebn n\u00eb tok\u00eb,duke v\u00ebn\u00eb tallaganin n\u00eb kok\u00eb dhe ashtu n\u00ebp\u00ebr tym e flak\u00eb u fut brenda p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar n\u00ebn\u00ebn e gjaksit. Kaculi ishte treguar i rrept\u00eb n\u00eb luft\u00ebra t\u00eb ndryshme kund\u00ebr armikut t\u00eb popullit shqiptar,por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt heroik e humanitar u nderua me shum\u00eb se p\u00ebr ato tjerat. Kriteret e trim\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb shqiptare ishin shum\u00eb rigoroze dhe opinioni i popullit p\u00ebr akte heroike, ishte shum\u00eb i matur. N\u00eb qoft\u00eb se heroizmi kishte edhe doz\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb mizoris\u00eb ose krimit nuk konsiderohej trim\u00ebri. Humanzimi dhe vlerat morale ishin kulmi i asaj shoq\u00ebrie.Nderi respekti e dinjitetit i burrit dhe gruas ishin mbi t\u00eb gjitha. P\u00ebr faktin q\u00eb Kaculi kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik jet\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar n\u00ebn\u00ebn e gjaksit u nderua m\u00eb shume s\u00eb asnj\u00eb tjet\u00ebr. Keto jan\u00eb vepra morale universale p\u00ebr t\u00eb gjitha shqo\u00ebrit\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>N\u00eb Triesh tregonin shum\u00eb p\u00ebr vrasjen tragjike t\u00eb Kol\u00eb Gjel \u00c7akut,babai i t\u00eb cilit kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr ushtrise turke n\u00eb Kryengritjen e Mal\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1911. Kol\u00eb Gjel \u00c7aku kishte marr\u00eb pjes\u00eb aktive n\u00eb Luft\u00ebn antikomuniste t\u00eb Kelmendit dhe p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e tij n\u00eb at\u00eb Luft\u00eb ishin njoftuar menj\u00ebher\u00eb forcat komuniste jugosllave t\u00eb Bajo Stankoviqit. Ata kishin shkuar n\u00eb katundin e tij n\u00eb Bekaj t\u00eb Trieshit dhe e kishin kapur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Kol\u00eb Gjeli kishte k\u00ebrkuar nga policia q\u00eb t\u00eb mos ia lidhnin duart,sepse nj\u00eb veprim i till\u00eb n\u00eb Triesh quhej turp. Kola ishte betuar se nuk do te ikte dhe nuk kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje ngase ua kishte dh\u00ebn\u00eb bes\u00ebn si kusht q\u00eb t\u00eb mos e shihnin vendasit e tij duar lidhur. Duke ecur n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebn kryesore t\u00eb vendit,atje n\u00eb Shkall\u00eb t\u00eb Gjergjit ishin takuar rast\u00ebsisht me Luc\u00eb Dok Gjeloshin i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte pushtet politik n\u00eb Triesh. Luc\u00eb Lucaj i kishte p\u00ebrsh\u00ebndetur dhe kurrgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.Kol\u00eb Gjel \u00c7aku e kishte t\u00eb ditur se rruga e tij do t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb vdekje. Por megjithat\u00eb nuk kishte k\u00ebrkuar m\u00ebshir\u00eb nga Luc\u00eb Lucaj. E kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje dinjiteti. T\u00eb nes\u00ebrmen heret n\u00eb m\u00ebngjez ishte njoftuar se Kol\u00eb Gjel \u00c7aku ishte pushkatuar nga forcat ushtarake komuniste jugosllave t\u00eb Bajo Stankoviqit te Kisha e Grud\u00ebs s\u00eb bashku me Zef Miliqin,tre v\u00ebllez\u00ebrit Lulgjuraj dhe nj\u00eb tjet\u00ebr burr\u00eb nga Hoti. Pas lajmit t\u00eb pushkatimit Luc\u00eb Lucaj i kishte treguar babait Dok Gjeloshit p\u00ebr takimin e tij me Kol\u00eb Gjelin dhe polic\u00ebt jugosllav\u00eb. Dok\u00eb Gjeloshi shum\u00eb i z\u00ebmeruar i kishte b\u00ebrtitur Luc\u00ebs pse nuk nd\u00ebrhyre p\u00ebr shp\u00ebtimin e tij. Luca arsyetohej se Kol\u00eb Gjeli nuk i kishte k\u00ebrkuar ndihm\u00eb. At\u00ebher\u00eb Dok\u00eb Gjeloshi ishte zem\u00ebruar edhe m\u00eb shum\u00eb duke e mallkuar: \u201cKol\u00eb Gjeli \u00ebsht\u00eb i biri i Gjel \u00c7akut dhe p\u00ebr t\u00eb ka q\u00ebn\u00eb turp me t\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb\u201d. Babain e tij Gjel \u00c7akun e kishin vrar\u00eb turqit n\u00eb betej\u00ebn e Rrasave t\u00eb Fikut n\u00eb 1911,nd\u00ebrsa Kol\u00ebn e kishin pushkatuar serbo-malazez\u00ebt n\u00eb vitin 1945 dhe kjo tregon se :\u201ddera e tyre gjith\u00ebmon\u00eb asht\u00eb vra,her\u00eb me turk,e her\u00eb me shkja. Akte heroike q\u00eb mund t\u00eb lexohen vetem n\u00eb vepra klasike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa plak\u00ebn e p\u00ebrmendur t\u00eb pajtimit dhe paq\u00ebs sh\u00ebmbullore Mrike Ujken e kisha par\u00eb pothujase \u00e7do dit\u00eb.Kjo bij\u00eb fisnike ishte martuar n\u00eb fshatin ton\u00eb me Smail Dedin t\u00eb vellaz\u00ebris\u00eb Dukaj. Smaili ishte nj\u00eb burr\u00eb i paq\u00eb i thjesht\u00eb dhe shume i dashur me shok\u00eb.Ai e kishte em\u00ebrin Smail sepse n\u00ebna e tij kishte q\u00ebn\u00eb mal\u00ebsore e fes\u00eb islame,e cila kishte jetuar n\u00eb paq\u00eb e harmoni t\u00eb plot\u00eb n\u00eb familjen e Ded\u00eb Markut. Smaili dhe Mrikja perve\u00e7\u00eb bijave kishin pas\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb djal\u00eb,Martinin.Si zakonisht Martini nj\u00eb dit\u00eb ndodhej \u00e7oban n\u00eb brija t\u00eb Cemit. Zakonisht \u00e7oban\u00ebt q\u00ebndronin pran\u00eb nj\u00ebri tjetrit. Fat\u00ebkeq\u00ebsisht disa nga ata kishin edhe arm\u00eb zjarri dhe ndonj\u00ebher\u00eb arm\u00ebn e tyre e shkrepnin gabim,sic e kishte shkrepur edhe Nikoll\u00eb Lleshi kund\u00ebr Martin Smailit. Martini e Nikolla kishin q\u00ebn\u00eb shok\u00eb . Por at\u00eb dit\u00eb takimi i Martinit me Nikoll\u00ebn kishte q\u00ebn\u00eb tragjik. Krisma e pushk\u00ebs s\u00eb Nikoll\u00ebs e kishte l\u00ebn\u00eb Martinin t\u00eb vdekur n\u00eb vend. Ai kishte njoftuar menj\u00ebher\u00eb familjen dhe farefisin e Martinit p\u00ebr vrasjen e tij dhe ishte betuar se e kishte vrar\u00eb gand dhe pa asnj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb keq. Trieshi e kishte p\u00ebrjetuar r\u00ebnd\u00eb tragjedin\u00eb e Martin Smailit. Kjo familje nuk kishin tjet\u00ebr djal\u00eb. At\u00eb dit\u00eb u shkrep hisja e tij dhe m\u00eb von\u00eb dera e Smail Dedit do t\u00eb mbyllej p\u00ebrgjith\u00ebmon\u00eb. Ritualet e shuarjes familjare ishin t\u00eb hatashme.Por at\u00eb dit\u00eb b\u00ebri Zoti nj\u00eb mrekulli. Smail Dedi dhe Mrike Ujkja k\u00ebrkuan pajtimin me vras\u00ebsin e djalit t\u00eb tyre. K\u00ebrkuan pjs\u00ebmarrjen e tij n\u00eb varrim. Kund\u00ebrshtuan me k\u00ebmb\u00ebngulje \u00e7do z\u00eb p\u00ebr gjakmarrje. Q\u00ebndrimi tyre finsik p\u00ebr falje t\u00eb gjakut dhe p\u00ebr pajtim zgjoi edhe m\u00eb shum\u00eb dhimbje tek populli. Nj\u00eb thirrje kaq e fuqishme p\u00ebr pajtim nuk ishte par\u00eb kurr\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsi. Nikoll\u00eb Lleshi kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ceremonin e varrimit dhe pas nj\u00eb p\u00ebrqafimi trishtues i \u201ckishin shtrir\u00eb dor\u00ebn e pajtimit\u201d vras\u00ebsit t\u00eb djalit t\u00eb tyre t\u00eb vet\u00ebm.Ata q\u00eb kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb mort tregonin shum\u00eb p\u00ebr at\u00eb dit\u00eb trishtuse. Krejt vendi mbajti zi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Smail Dedi dhe Mrike Ujkja ishin \u00e7ifti m\u00eb i nderuar n\u00eb Triesh. Pas disa dit\u00ebsh e ftuan Nikoll\u00eb Lleshin me familje p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Asnj\u00eb her\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre nuk e than\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb u kishte shkaktuar nj\u00eb dhimbje kaq t\u00eb madhe. Un\u00eb e kam d\u00ebgjuar dhjet\u00ebra her\u00eb Mrike Ujken duke bekuar Nikoll\u00eb Leshin dhe familjen e tij. Kjo grua plak\u00eb e vuajtur, e qet\u00eb e that\u00eb nga trupi,l\u00ebvizte ngadal\u00eb si nj\u00eb hije e shenjt\u00eb. Kjo mes\u00eb e Cuba Delit t\u00eb Hotit p\u00ebr t\u00eb cilin k\u00ebndoi aq bukur Gjergj Fishta n\u00eb \u201cLahut\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb\u201d u b\u00eb sh\u00ebmbull p\u00ebr shum\u00eb n\u00ebna shqiptare. Ajo vdiq 45 vjet m\u00eb par\u00eb disa dit\u00eb para largimit tim nga vendlindja.Un\u00eb dhe familja mor\u00ebm pjes\u00eb aktive n\u00eb mortin e saj. E kujtoj me shum\u00eb dashuri e respekt k\u00ebt\u00eb bij\u00eb sojnike shqiptare t\u00eb fisit tim.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj jave Malesia e Mbishkodr\u00ebs p\u00ebrkujton n\u00eb Drume t\u00eb Hotit 45-vjetorin e Bes\u00eblidhjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb,natyrisht se ky aktivitet meriton respekt,por do t\u00eb ishte n\u00eb nderin e ndonj\u00eb oratori t\u2019i p\u00ebrkujtonte s\u00eb paku me nj\u00eb fjali Smail Dedin dhe Mrike Ujken p\u00ebr vepr\u00ebn e tyre t\u00eb madhe t\u00eb pajtimit dhe paq\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjek\u00eb Gjonlekaj\/New York Virtytet e larta njer\u00ebzore t\u00eb disa mal\u00ebsor\u00ebve kan\u00eb q\u00ebn\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr shum\u00eb autor\u00eb t\u00eb huaj dhe shqiptar\u00eb. Disa nga ato vepra jan\u00eb p\u00ebrkthyer e botuar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe si t\u00eb tilla ato jan\u00eb sot thesar i madh i kultur\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare.Shum\u00eb akte heroike dhe fisnike t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve shqiptar\u00eb nuk jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1488,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-4175","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4175","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4175"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4175\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4177,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4175\/revisions\/4177"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1488"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4175"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4175"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4175"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}