{"id":41747,"date":"2026-08-31T20:55:54","date_gmt":"2026-08-31T18:55:54","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41747"},"modified":"2026-08-31T20:55:54","modified_gmt":"2026-08-31T18:55:54","slug":"anton-cefa-nje-jete-ne-sherbim-te-fjales-shqipe-dhe-kujteses-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41747","title":{"rendered":"ANTON \u00c7EFA \u2013 NJ\u00cb JET\u00cb N\u00cb SH\u00cbRBIM T\u00cb FJAL\u00cbS SHQIPE DHE KUJTES\u00cbS KOMB\u00cbTARE"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"265\" height=\"265\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8412\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg 265w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 265px) 100vw, 265px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Shkrimtari, poeti, studiuesi dhe publicisti shkodran q\u00eb e b\u00ebri fjal\u00ebn nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb koh\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb atdhe edhe n\u00eb Amerik\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po e vazhdoj serin\u00eb jo-formale \u2013 q\u00eb un\u00eb sjell p\u00ebr lexuesit, nga koha n\u00eb koh\u00eb &#8212; t\u00eb kujtimeve kushtuar vlerave dhe personaliteteve t\u00eb shquara shqiptaro-amerikane, por jo vet\u00ebm. &nbsp;Anton \u00c7efa ka lindur n\u00eb Shkod\u00ebr m\u00eb 1934, ka studiuar n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, ka punuar si m\u00ebsues, ka qen\u00eb drejtues i Radio Shkodr\u00ebs pas renies s\u00eb komunizmit zyrtar dhe pas emigrimit n\u00eb SHBA m\u00eb 1993, editor i gazet\u00ebs&nbsp;<em>Dielli<\/em>&nbsp;t\u00eb Federat\u00ebs Panshqiptare Vatra.&nbsp;<a href=\"https:\/\/gazetadielli.com\/vatra-e-dielli-mirenjohje-e-respekt-per-kontributin-publicistik-gjuhesor-e-poetik-te-ish-editorit-te-diellit-anton-cefa\/\"><u>Vatra e Dielli, mir\u00ebnjohje e respekt p\u00ebr kontributin publicistik, gjuh\u00ebsor e poetik t\u00eb ish editorit t\u00eb Diellit Anton \u00c7efa \u2013 Dielli | The Sun<\/u><\/a><strong>&nbsp;&#8212;&nbsp;<\/strong>N\u00eb historin\u00eb e kultur\u00ebs shqiptare ka njer\u00ebz q\u00eb nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb zhurm\u00eb rreth vetes, por q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebs s\u00eb tyre. Anton \u00c7efa \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej tyre. Poet, shkrimtar, studiues, kritik letrar, publicist dhe pedagog, ai i p\u00ebrket asaj plejade intelektual\u00ebsh shkodran\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kultura nuk ka qen\u00eb thjesht profesion, por nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese dhe nj\u00eb detyr\u00eb ndaj kombit.&nbsp; N\u00eb vendlindjen e tij n\u00eb Shkod\u00ebr, Anton \u00c7efa (v\u00ebllai i studiuesi dhe shkrimtarit t\u00eb njohur, Kolec \u00c7efa, autor i disa librave e i nj\u00eb mori studimesh e artikujsh),\u00ebsht\u00eb formuar n\u00eb nj\u00eb mjedis ku tradita kulturore, dashuria p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe dhe kujtesa historike kishin nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Kreu studimet pedagogjike dhe m\u00eb pas studimet universitare n\u00eb deg\u00ebn e Gjuh\u00ebs, Let\u00ebrsis\u00eb dhe Historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, t\u00eb cilat i p\u00ebrfundoi n\u00eb vitin 1962. P\u00ebr shum\u00eb vite sh\u00ebrbeu si m\u00ebsues n\u00eb shkollat 8-vje\u00e7are dhe t\u00eb mesme dhe, pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, u nderua me titullin \u201cM\u00ebsues i merituar\u201d. Por figura e Anton \u00c7ef\u00ebs nuk mund t\u00eb kufizohet vet\u00ebm te m\u00ebsuesia. Qysh n\u00eb vitet e regjimit komunist ai shkroi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me psikologjin\u00eb etnike dhe pedagogjin\u00eb popullore shqiptare. Kjo prirje do t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb von\u00eb nj\u00eb nga shtyllat e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij studimore.&nbsp; Pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb komunizmit, \u00c7efa u p\u00ebrfshi n\u00eb jet\u00ebn e re publike e kulturore t\u00eb Shkodr\u00ebs. Ishte nd\u00ebr themeluesit e gazet\u00ebs demokratike \u201cShkodra\u201d, nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb drejtoi Radio Shkodr\u00ebn. Ishte gjithashtu pjes\u00eb e k\u00ebshillave botues t\u00eb revistave \u201cRrezja e jon\u00eb\u201d dhe \u201cKumbona e s\u00eb Diell\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vitin 1993, Anton \u00c7efa vendosi t\u00eb emigronte familjarisht nga Shkodra n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Por, ashtu si p\u00ebr shum\u00eb patriot\u00eb t\u00eb tjer\u00eb \u2013 q\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme u detyruan t\u00eb largoheshin nga atdheu &#8212; largimi fizik i tij nga Shqip\u00ebria nuk n\u00ebnkuptoi largimin e tij shpirt\u00ebror prej saj. P\u00ebrkundrazi, Amerika u b\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr hap\u00ebsir\u00eb ku ai vazhdoi t&#8217;i sh\u00ebrbente kultur\u00ebs dhe \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare.&nbsp; N\u00eb vitet 1994\u20132007 ai sh\u00ebrbeu si editor i gazet\u00ebs \u201cDielli\u201d, organit historik t\u00eb Federat\u00ebs Panshqiptare Vatra. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rol, ai u b\u00eb nj\u00eb prej z\u00ebrave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb shtypit dhe kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb. Kjo veprimtari \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme po t\u00eb kemi parasysh historin\u00eb e Diellit dhe t\u00eb Vatr\u00ebs. P\u00ebr nj\u00eb intelektual shqiptar t\u00eb ardhur nga Shkodra, t\u00eb punonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion t\u00eb diaspor\u00ebs do t\u00eb thoshte t\u00eb lidhej me nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb mendimit, publicistik\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Anton \u00c7efa \u00ebsht\u00eb para s\u00eb gjithash poet. N\u00eb krijimtarin\u00eb e tij poetike gjenden v\u00ebllimet \u201cDritarja e nj\u00eb britme\u201d, \u201cHeshtja ka tingull guri\u201d, \u201cFjal\u00eb n\u00eb vargoj t\u00eb muzg\u00ebt\u201d, \u201cFlatrime me krah\u00eb t\u00eb prem\u00eb\u201d dhe m\u00eb von\u00eb \u201cTinguj e ngjyra Shqip\u00ebrie\u201d. Bibliografia e tij d\u00ebshmon nj\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme krijuese, nd\u00ebrsa poezia e tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer edhe n\u00eb rumanisht. Vet\u00eb titujt e k\u00ebtyre veprave flasin p\u00ebr nj\u00eb poezi t\u00eb lidhur me dhimbjen, kujtes\u00ebn, atdheun dhe p\u00ebrvoj\u00ebn njer\u00ebzore. \u201cHeshtja ka tingull guri\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb titull q\u00eb mund t\u00eb merret edhe si metafor\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb intelektualit shqiptar t\u00eb shekullit XX: shum\u00eb gj\u00ebra u hesht\u00ebn, shum\u00eb kujtime mbet\u00ebn t\u00eb path\u00ebna, por heshtja nuk do t\u00eb thot\u00eb se ato u zhduk\u00ebn. N\u00eb vitin 2021 u botua \u201cTinguj e ngjyra Shqip\u00ebrie\u201d, nj\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebshmi e lidhjes s\u00eb tij t\u00eb vazhdueshme me vendin e origjin\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dimension tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i vepr\u00ebs s\u00eb \u00c7ef\u00ebs \u00ebsht\u00eb studimi. Ai nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuar me krijimin letrar, por \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me kritik\u00ebn letrare, me figurat e m\u00ebdha t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare dhe me at\u00eb q\u00eb ai e ka quajtur \u201cpsikologjia etnike e popullit ton\u00eb\u201d.&nbsp; Nd\u00ebr veprat e tij studimore jan\u00eb \u201cN\u00eb hullit\u00eb e fjal\u00ebs artistike \u2013 Kritik\u00eb letrare\u201d, \u201cNoli e Konica\u201d dhe dy pjes\u00ebt e \u201cSprov\u00eb e psikologjis\u00eb etnike t\u00eb popullit ton\u00eb\u201d. Kjo fush\u00eb e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht interesante, sepse \u00c7efa p\u00ebrpiqet ta shoh\u00eb shqiptarin jo vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet historis\u00eb politike, por edhe n\u00ebp\u00ebrmjet m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb t\u00eb menduarit, zakoneve, traditave, marr\u00ebdh\u00ebnieve shoq\u00ebrore dhe trash\u00ebgimis\u00eb kulturore.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, studimi p\u00ebr t\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktivitet i ftoht\u00eb akademik. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb dhe \u00e7far\u00eb vazhdon ta b\u00ebj\u00eb shqiptarin shqiptar. Nj\u00eb nga meritat e Anton \u00c7ef\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe v\u00ebmendja q\u00eb u ka kushtuar autor\u00ebve dhe figurave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, por jo vet\u00ebm. (Libri i Portreteve, 2015), duke iu rikthyer k\u00ebshtu autor\u00ebve, veprave dhe ideve q\u00eb nuk duhet t\u00eb humbasin nga kujtesa.&nbsp; Anton \u00c7efa nuk mund t\u00eb ndahet as nga kultura shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb. N\u00eb historin\u00eb e diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara, Anton \u00c7efa meriton nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe p\u00ebr kontributin e tij n\u00eb shtypin shqiptar. Gazeta Dielli, organ i Federat\u00ebs Pan-Shqiptare Vatra ka qen\u00eb p\u00ebr dekada nj\u00eb nga institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kultur\u00ebs dhe mendimit shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebs s\u00eb tij si editor i Diellit, (1994-2006), \u00c7efa ishte pjes\u00eb e k\u00ebsaj vazhdim\u00ebsie dhe kontribuoi q\u00eb gazeta t\u00eb mbetej nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku mund t\u00eb bashkoheshin publicistika, kultura, let\u00ebrsia dhe shqet\u00ebsimet komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb p\u00ebrmbyllje, Anton \u00c7efa \u00ebsht\u00eb nga ata autor\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb duhen lexuar jo vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kan\u00eb shkruar, por edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar.&nbsp; Ai p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb brez intelektual\u00ebsh q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrjetuar nga af\u00ebr ndryshimin e madh t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga diktatura komuniste n\u00eb demokraci, nga izolimi n\u00eb emigracion dhe nga heshtja e detyruar n\u00eb lirin\u00eb e fjal\u00ebs.&nbsp; N\u00eb poezin\u00eb e tij lexxuesi gjen\u00eb emocionin nd\u00ebrsa n\u00eb studimet e tij, k\u00ebrkimin. N\u00eb publicistik\u00ebn e tij, shqet\u00ebsimin qytetar, nd\u00ebrsa n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb diaspor\u00eb, nj\u00eb lidhje t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb me Shkodr\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Prandaj Anton \u00c7efa nuk duhet par\u00eb thjesht si nj\u00eb em\u00ebr n\u00eb nj\u00eb bibliografi. Ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb tradite intelektuale shqiptare q\u00eb e ka kuptuar fjal\u00ebn si p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Dhe ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00ebnyrat m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr ta p\u00ebrmbledhur vepr\u00ebn e tij. Nj\u00eb jet\u00eb, e kaluar n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb bukur, t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb kujtes\u00ebs dhe t\u00eb vlerave q\u00eb nuk duhet t\u00eb humbasin. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shum\u00eb figura t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare presin ende nj\u00eb vler\u00ebsim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb, Anton \u00c7efa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ata emra q\u00eb meriton t\u00eb rilexohet, t\u00eb studiohet dhe t\u00eb vendoset n\u00eb vendin q\u00eb i takon n\u00eb historin\u00eb e kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb atdhe dhe n\u00eb m\u00ebrgim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sepse nj\u00eb komb nuk jeton vet\u00ebm nga historia q\u00eb shkruan p\u00ebr veten, por edhe nga njer\u00ebzit q\u00eb ia ruajn\u00eb kujtes\u00ebn. Dhe Anton \u00c7efa me veprat dhe shkrimet e tija publicistike, \u00ebsht\u00eb, pa dyshim, nj\u00eb prej tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkrimtari, poeti, studiuesi dhe publicisti shkodran q\u00eb e b\u00ebri fjal\u00ebn nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb koh\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb atdhe edhe n\u00eb Amerik\u00eb Nga Frank Shkreli Po e vazhdoj serin\u00eb jo-formale \u2013 q\u00eb un\u00eb sjell p\u00ebr lexuesit, nga koha n\u00eb koh\u00eb &#8212; t\u00eb kujtimeve kushtuar vlerave dhe personaliteteve t\u00eb shquara shqiptaro-amerikane, por jo vet\u00ebm. &nbsp;Anton \u00c7efa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12,15],"tags":[],"class_list":["post-41747","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-opinione","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41747","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41747"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41747\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41748,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41747\/revisions\/41748"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41747"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41747"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41747"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}