{"id":41698,"date":"2026-08-20T19:26:19","date_gmt":"2026-08-20T17:26:19","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41698"},"modified":"2026-08-20T19:26:19","modified_gmt":"2026-08-20T17:26:19","slug":"injoranca-pengese-ne-zhvillimin-e-individit-dhe-shoqerise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41698","title":{"rendered":"Injoranca &#8211; penges\u00eb n\u00eb zhvillimin e individit dhe shoq\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full is-resized\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/esat-mehmeti.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"450\" height=\"627\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/esat-mehmeti.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-17100\" style=\"aspect-ratio:0.7176963142024073;width:423px;height:auto\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/esat-mehmeti.jpg 450w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/esat-mehmeti-215x300.jpg 215w\" sizes=\"auto, (max-width: 450px) 100vw, 450px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Shkruan<\/strong>: Esat Mehmeti<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij njeriu p\u00ebrpiqet t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb, t\u00eb kuptoj\u00eb bot\u00ebn q\u00eb e rrethon dhe t\u00eb dalloj\u00eb t\u00eb mir\u00ebn nga e keqja.Njohuria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pasurit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb mund t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb individ, sepse ajo na ndihmon t\u00eb mendojm\u00eb, t\u00eb gjykojm\u00eb dhe t\u00eb marrim vendime t\u00eb drejta. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, mungesa e njohurive dhe e d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb \u00e7on n\u00eb injoranc\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Askush nuk lind i ditur dhe askush nuk mund t\u00eb dij\u00eb gjith\u00e7ka, sepse bota \u00ebsht\u00eb&nbsp; plot mistere dhe jeta njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb me shum\u00eb t\u00eb panjohura.T\u00eb mos dish \u00ebsht\u00eb krejt di\u00e7ka normale, sepse nj\u00eb njeri nuk mund t\u00eb dij\u00eb gjith\u00e7ka, por n\u00ebse ai ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb, t\u00eb pyes\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrgjigje, at\u00ebher\u00eb ai po e lufton mosdijen. Problemi fillon at\u00ebher\u00eb kur njeriu nuk d\u00ebshiron t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb, nuk k\u00ebrkon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, refuzon faktet ose gjykon t\u00eb tjer\u00ebt pa pasur njohuri t\u00eb mjaftueshme.N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, injoranca \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrezikshme se mosdija, sepse mosdija mund t\u00eb sh\u00ebrohet me m\u00ebsim e dije, nd\u00ebrsa injoranca shpesh ushqehet nga krenaria e tepruar dhe refuzimi p\u00ebr t\u00eb pranuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb injoranca?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fjala injoranc\u00eb shpesh p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar nj\u00eb njeri q\u00eb nuk di.Por, duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se askush nuk \u00ebsht\u00eb i ditur n\u00eb \u00e7do fush\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb krejt normale. Nj\u00eb njeri mund t\u00eb jet\u00eb i paditur p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por kjo nuk e b\u00ebn at\u00eb domosdoshm\u00ebrisht injorant. Injoranca shfaqet kur njeriu \u00ebsht\u00eb i bindur se i di t\u00eb gjitha, ose kur refuzon t\u00eb pranoj\u00eb njohuri t\u00eb reja vet\u00ebm sepse ato nuk p\u00ebrputhen me bindjet e tij.Problemi lind kur egoja b\u00ebhet m\u00eb e madhe se d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebshilla e pranuar gabimin.Mir\u00ebpo, ndonj\u00ebher\u00eb njeri injorant nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb thot\u00eb \u201cnuk di\u201d, por ai q\u00eb thot\u00eb \u201ci di t\u00eb gjitha\u201d. Disa njer\u00ebz nuk pranojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb \u201cnuk e di\u201d, sepse mendojn\u00eb se kjo i b\u00ebn t\u00eb duken t\u00eb dob\u00ebt. Njeriu i men\u00e7ur nuk turp\u00ebrohet t\u00eb thot\u00eb:\u201cNuk di\u201d.T\u00eb pranosh se nuk di di\u00e7ka \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb modestie, sinqeriteti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Shkaqet e injoranc\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Injoranca lind\u00eb nga mungesa e arsimimit, nga krenaria e tepruar, ose besimi i verb\u00ebr n\u00eb informacionet e pakontrolluara edhe ushqehet nga paragjykimet dhe informacioni i rrem\u00eb.Megjithat\u00eb, injoranca nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk mund t\u00eb kap\u00ebrcehet. Ajo mund t\u00eb luftohet p\u00ebrmes arsimimit, mendimit kritik dhe d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">V\u00ebrtet jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb paradoksale. N\u00eb dit\u00ebt e sotme, rrjetet sociale dhe interneti na ofrojn\u00eb nj\u00eb sasi shum\u00eb t\u00eb madhe informacioni, por jo \u00e7do informacion \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb. Kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb njeriu nuk ka pasur kaq shum\u00eb informacion pran\u00eb vetes. Me nj\u00eb telefon mund t\u00eb lexojm\u00eb libra, t\u00eb ndjekim leksione, t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja dhe t\u00eb marrim informacion nga pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs.Megjithat\u00eb, shum\u00eb informacione nuk do t\u00eb thot\u00eb se jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb sakta.N\u00eb internet ekziston e v\u00ebrteta, por edhe g\u00ebnjeshtra. Ekziston shkenca edhe pseudoshkenca. Ekzistojn\u00eb burime serioze dhe lajme t\u00eb rreme. N\u00ebse njeriu nuk kontrollon burimet dhe beson \u00e7do gj\u00eb q\u00eb lexon, mund t\u00eb b\u00ebhet viktim\u00eb e dezinformimit.N\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, nj\u00eb person q\u00eb nuk ka informacion t\u00eb mjaftuesh\u00ebm mund t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb gabuara. Ai mund t\u00eb mashtrohet leht\u00eb, duke besuar thashethemeve e gjykuar njer\u00ebzit pa i njohur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb shpresa m\u00eb e madhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen, por jan\u00eb edhe ata q\u00eb mund t\u00eb ndikohen m\u00eb leht\u00eb nga informacioni i pasakt\u00eb, sepse jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku rrjetet sociale kan\u00eb ndikim t\u00eb madh. Nj\u00eb i ri q\u00eb lexon, pyet, m\u00ebson gjuh\u00eb t\u00eb huaja, njeh kultura t\u00eb ndryshme, respekton mendimin e tjetrit dhe nuk beson verb\u00ebrisht n\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb sheh, d\u00ebgjon apo lexon, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb po nd\u00ebrton nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pasojat e injoranc\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Injoranca mund t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb m\u00ebdha si p\u00ebr individin, ashtu edhe p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. Nj\u00eb shoq\u00ebri e cila nuk investon n\u00eb arsim, shkenc\u00eb dhe kultur\u00eb e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb dhe rrezikon t\u00eb mbetet nj\u00eb shoq\u00ebri e painformuar dhe mund t\u00eb manipulohet leht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta luftuar injoranc\u00ebn \u00ebsht\u00eb arsimimi. Arsimi krijon njer\u00ebz q\u00eb mendojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike, krijojn\u00eb ide t\u00eb reja dhe kontribuojn\u00eb n\u00eb zhvillimin e shoq\u00ebris\u00eb.Por nuk mjafton vet\u00ebm t\u00eb dim\u00eb t\u00eb lexojm\u00eb, duhet t\u00eb dim\u00eb edhe t\u00eb mendojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike.Nj\u00eb person i arsimuar nuk duhet ta p\u00ebrdor\u00eb dijen p\u00ebr t&#8217;i n\u00ebnvler\u00ebsuar t\u00eb tjer\u00ebt. Njeriu i men\u00e7ur nuk mendon se ka gjithmon\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb ndryshoj\u00eb mendimin kur p\u00ebrballet me argumente dhe prova m\u00eb t\u00eb mira.Nj\u00eb shoq\u00ebri e sh\u00ebndetshme nd\u00ebrtohet at\u00ebher\u00eb kur njer\u00ebzit nuk kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb pyesin, t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb dhe t\u00eb pranojn\u00eb gabimet e tyre. T\u00eb gjith\u00eb kemi gj\u00ebra q\u00eb nuk i dim\u00eb, por dallimi q\u00ebndron t\u00eb m\u00ebnyra se si sillemi p\u00ebrball\u00eb asaj q\u00eb nuk e dim\u00eb. Andaj, arsimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb diplom\u00eb. Arsimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb njeriut aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar me kok\u00ebn e tij.Nj\u00eb qytetar i arsimuar nuk pranon \u00e7do informacion q\u00eb i serviret.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Krenaria e tepruar krijon injoranc\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk \u00ebsht\u00eb turp t\u00eb mos dish, nuk \u00ebsht\u00eb turp t\u00eb thuash\u201dnuk e di\u201d. Turp \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos u bindesh gabimeve.T\u00eb mos dish \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzore, por t\u00eb mos dish dhe t\u00eb gjykosh t\u00eb tjer\u00ebt me arroganc\u00eb,\u00ebsht\u00eb varf\u00ebri shpirt\u00ebrore.Njeriu i men\u00e7ur ndryshon mendim kur p\u00ebrballet me nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se bindja e tij. Nj\u00eb nga aleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb injoranc\u00ebs \u00ebsht\u00eb krenaria e tepruar, ajo i thot\u00eb njeriut:\u201cTi ke t\u00eb drejt\u00eb,mos d\u00ebgjo ask\u00ebnd tjet\u00ebr.\u201dAndaj, ne duhet t\u00eb kemi guximin t\u2019i pranojm\u00eb gabimet, t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb mendime t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Leximi-arm\u00eb kund\u00ebr injoranc\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku informacioni ndryshon nga ora n\u00eb or\u00eb, libri mbetet nj\u00eb nga mjetet m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb formimit e njeriut.Kur lexojm\u00eb, ne nuk marrim vet\u00ebm informacion, por shohim bot\u00ebn nga k\u00ebndv\u00ebshtrimet e ndryshme.Njeriu i ditur nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka p\u00ebrgjigje p\u00ebr \u00e7do pyetje, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nuk pushon s\u00eb k\u00ebrkuari. Nj\u00eb person mund t\u00eb lexoj\u00eb qindra artikuj n\u00eb dit\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebri mbetet injorant n\u00ebse nuk di t\u00eb mendoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike. Ka njer\u00ebz q\u00eb lexojn\u00eb shum\u00eb, por kuptojn\u00eb pak. Ka edhe nga ata q\u00eb din\u00eb shum\u00eb, por nuk kan\u00eb urt\u00ebsin\u00eb ta p\u00ebrdorin dijen me maturi. Nuk mjafton vet\u00ebm t\u00eb jesh i arsimuar e i ditur. Duhet t\u00eb jesh edhe i drejt\u00eb, njer\u00ebzor dhe i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm.Nj\u00eb shoq\u00ebri e p\u00ebrparuar nuk ka nevoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr njer\u00ebz inteligjent\u00eb, ka nevoj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm, tolerant\u00eb, t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe t\u00eb gatsh\u00ebm ta p\u00ebrdorin dijen p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb gjith\u00eb kemi pjes\u00eb t\u00eb panjohura brenda vetes. T\u00eb gjith\u00eb kemi gj\u00ebra q\u00eb nuk i dim\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi. Dob\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb refuzosh t\u00eb m\u00ebsosh, t\u00eb mos praniosh gabimin. Andaj, le t\u00eb lexojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb pyesim m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb gjykojm\u00eb m\u00eb pak. Sepse \u00e7do njohuri e re \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drit\u00eb m\u00eb shum\u00eb, nd\u00ebrsa \u00e7do paragjykim i pabazuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gabim n\u00eb vete.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Marr\u00eb nga \u201cKoha javore \u201c<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Esat Mehmeti Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij njeriu p\u00ebrpiqet t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb, t\u00eb kuptoj\u00eb bot\u00ebn q\u00eb e rrethon dhe t\u00eb dalloj\u00eb t\u00eb mir\u00ebn nga e keqja.Njohuria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pasurit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb mund t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb individ, sepse ajo na ndihmon t\u00eb mendojm\u00eb, t\u00eb gjykojm\u00eb dhe t\u00eb marrim vendime t\u00eb drejta. N\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17100,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41698","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41698","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41698"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41698\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41699,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41698\/revisions\/41699"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17100"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41698"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41698"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41698"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}