{"id":41681,"date":"2026-08-19T16:11:38","date_gmt":"2026-08-19T14:11:38","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41681"},"modified":"2026-08-19T16:11:38","modified_gmt":"2026-08-19T14:11:38","slug":"zek-nokshiqi-njeriu-qe-mendjen-dhe-zemren-i-ka-te-kombi-i-vet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41681","title":{"rendered":"ZEK NOKSHIQI, njeriu q\u00eb mendjen dhe zemr\u00ebn i ka te Kombi i vet"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"603\" height=\"800\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Zef_Nokshiqi.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Zef_Nokshiqi.jpg 603w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Zef_Nokshiqi-226x300.jpg 226w\" sizes=\"auto, (max-width: 603px) 100vw, 603px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>(Nga Nokshiqi i Plav\u00eb-Gucis\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb e Gjakov\u00ebs (Tropoj\u00eb) dhe deri n\u00eb Dallas\u2013Teksas t\u00eb Amerik\u00ebs: nj\u00eb jet\u00eb shqiptarie, pune, humanizmi e misioni komb\u00ebtar)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga RAMIZ LUSHAJ<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Tropoja e nderoi me titullin \u201cQytetar Nderi\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb nga momentet m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse, kulmore, lartnore, n\u00eb vler\u00ebsimin publik t\u00eb jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb shqiptaro-amerikanit atdhetar, humanitar, kulturor, Zek Nokshiqi, \u00ebsht\u00eb nderimi i tij nga Bashkia Tropoj\u00eb, nga K\u00ebshilli Bashkiak, me titullin e lart\u00eb \u201cQytetar Nderi i Tropoj\u00ebs\u201d, nj\u00eb vler\u00ebsim q\u00eb e lidh edhe m\u00eb fort emrin e tij me vendlindjen e tij, me Mal\u00ebsin\u00eb e Gjakov\u00ebs n\u00eb bjeshk\u00eb e vrri e me rrethina dhe me historin\u00eb e kultur\u00ebn e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me rastin e k\u00ebtij nderimi meritor, Kryetari i Bashkis\u00eb Tropoj\u00eb, Rexh\u00eb Byberi, nj\u00eb pasardh\u00ebs i Der\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb Haxhi Zek\u00eb Byberit t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit e t\u00eb Pej\u00ebs, bash n\u00eb dit\u00ebn e 17 gushtit 2026, n\u00eb nj\u00eb ceremoni zyrtare solemne e festive, n\u00eb sall\u00ebn e eventeve t\u00eb Muzeut t\u00eb madh Historik t\u00eb qytetit alpin, e cil\u00ebsoi Zek Nokshiqin si \u201cnj\u00eb burr\u00eb fisnik, p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb familjeje me tradita t\u00eb spikatura atdhetare dhe nj\u00eb aktivist i shquar i komunitetit shqiptar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb mesazhin e tij, Kryebashkiaku Byberi i k\u00ebsaj Bashkie Alpine, theksoi gjithashtu se Tropoja ka qen\u00eb dhe mbetet nj\u00eb vat\u00ebr e fort\u00eb e atdhetaris\u00eb, nj\u00eb ur\u00eb bashkimi dhe nj\u00eb simbol i lidhjes s\u00eb pandar\u00eb mes shqiptar\u00ebve, kudo q\u00eb ata jetojn\u00eb, duke e vendosur k\u00ebshtu nderimin e Zek Nokshiqit n\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies historike t\u00eb Tropoj\u00ebs me Diaspor\u00ebn dhe me \u00c7\u00ebshtjen Komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky vler\u00ebsim nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb titull ceremonial. P\u00ebrkundrazi. Mir\u00ebsisht. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb njohje institucionale e nj\u00eb veprimtarie shum\u00ebvje\u00e7are t\u00eb Zek Nokshiqit q\u00eb shtrihet nga Teksasi n\u00eb Tropoj\u00eb, nga Plav\u00eb-Gucia n\u00eb Kosov\u00eb, nga ndihmat humanitare te veprimtarit\u00eb kulturore, nga ruajtja e kujtes\u00ebs historike te mb\u00ebshtetja e Komunitetit Shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fjal\u00ebt p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tropoj\u00eb: \u201cE g\u00ebzofsh k\u00ebt\u00eb nderim t\u00eb merituar, miku im Zek Nokshiqi!\u201d- e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim edhe ma njer\u00ebzor e ma t\u00eb ngroht\u00eb, sepse n\u00eb to bashkohen nderimi institucional, respekti qytetar, miq\u00ebsia.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr Zek Nokshiqin, titulli i lart\u00eb \u201cQytetar Nderi i Tropoj\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kuror\u00ebzim i natyrsh\u00ebm i lidhjes s\u00eb tij me Mal\u00ebsin\u00eb e Gjakov\u00ebs e rrethinat e saj dhe nj\u00eb d\u00ebshmi se larg\u00ebsia gjeografike nuk e dob\u00ebsoi asnj\u00ebher\u00eb lidhjen me vendlindjen e tij. P\u00ebrkundrazi, e b\u00ebri Zek\u00eb Nokshiqin edhe m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ndaj saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Tropoja nuk nderoi vet\u00ebm nj\u00eb individ. P\u00ebrkundrazi. Nderoi nj\u00eb model t\u00eb shqiptarit t\u00eb Diaspor\u00ebs q\u00eb arrin suksese jasht\u00eb Atdheut t\u00eb tij am\u00eb, t\u00eb lindjes, por kthehet gjithmon\u00eb me mendje, zem\u00ebr dhe vepra te vendi i&nbsp; vet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zek Selim Nokshiqi iu p\u00ebrket atyre njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb larguar nga vendlindja, por vendlindja nuk largohet asnj\u00ebher\u00eb prej tyre. Ai e ka nd\u00ebrtuar jet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb kontinent tjet\u00ebr, n\u00eb Amerik\u00ebn e p\u00ebrtej Atlantikut, ka krijuar familje n\u00eb tre breza atje, ka ngrit\u00eb &nbsp;biznese aty, ka arrit\u00eb mir\u00ebqenie t\u00eb begat\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb em\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, por nj\u00eb pjes\u00eb e mendjes dhe e zemr\u00ebs s\u00eb tij vazhdon t\u00eb jetoj\u00eb atje ku jan\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e tij historike e genetike, n\u00eb vendlindjen e vet, tek kombi i vet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb jet\u00ebn e Zek\u00eb Nokshiqit bashkohen disa hap\u00ebsira q\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e veprimtarin\u00eb e tij nuk jan\u00eb pika t\u00eb ndara n\u00eb hart\u00ebn e rrug\u00ebtimit t\u00eb tij dhe t\u00eb globit: Nokshiqi i Plav\u00eb-Gucis\u00eb, Mal\u00ebsia e Gjakov\u00ebs-Tropoja, Kosova dardane dhe Dallas\u2013Fort Worth n\u00eb Teksas t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Jan\u00eb vende q\u00eb Zeka, nd\u00ebr koh\u00ebra, i ka lidhur me nj\u00ebri-tjetrin n\u00ebp\u00ebrmjet jet\u00ebs, familjes, pun\u00ebs, humanizmit dhe veprimtaris\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zek Nokshiqi \u00ebsht\u00eb shqiptaro-amerikan prej dekadash \u2013 me fill prej nga vitet \u201890; biznesmen i suksessh\u00ebm n\u00eb Dallas-Teksas; ish-N\u00ebnkryetar i Komunitetit Shqiptar n\u00eb Dallas-Teksas; veprimtar i shquar i Diaspor\u00ebs; humanist i mir\u00ebnjohur; nism\u00ebtar veprash t\u00eb kujtes\u00ebs komb\u00ebtare; sikurse p\u00ebr Varrezat e Nokshiqit n\u00eb Plav\u00eb, etj., nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar i njohur i k\u00ebng\u00ebs tradicionale shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zek\u00eb Nokshiqi \u00ebsht\u00eb edhe Koordinator i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i &nbsp;\u201cGazeta e Alpeve\u201d p\u00ebr shtetin e Teksasit n\u00eb SHBA.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai ve\u00e7ohet si nj\u00eb nd\u00ebr njer\u00ebzit m\u00eb aktiv\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan n\u00eb Teksas e n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb troje etnike shqiptare n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Para s\u00eb gjithash duhet t\u00eb themi hapur e qart\u00eb se asnj\u00eb prej k\u00ebtyre cil\u00ebsimeve, e marr\u00eb ve\u00e7mas, nuk mjafton p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb portretin me format plotor e t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Zek Nokshiqit. Kjo p\u00ebr faktin se kryefjala e jet\u00ebs s\u00eb tij duket botnisht se ka qen\u00eb dhe mbetet: Kombi. Atdheu. Flamuri. Puna. Familja. Tradita shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga nj\u00eb \u201cSht\u00ebpi e Madhe\u201d e Mal\u00ebsive t\u00eb Alpeve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nokshiq\u00ebt e Tropoj\u00ebs, personalisht, i kam njohur qysh her\u00ebt, n\u00eb shekullin e kaluar; pavar\u00ebsisht faktit se ata, edhe n\u00eb shekujt ma t\u00eb kahersh\u00ebm, i njeh historia komb\u00ebtare shqiptare e nd\u00ebrballkanike, edhe historia bot\u00ebrore ve\u00e7mas p\u00ebr \u201cBetejat e Nokshiqit\u201d (1879-1880).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Llugaj t\u00eb Tropoj\u00ebs, ku shkoja shpesh te \u00c7akrajt-daj\u00ebt e bab\u00ebs tem, kullat e Nokshiq\u00ebve, ngrit\u00eb n\u00eb afri me njana-tjetren, t\u00eb rrethueme me avlli t\u00eb lart\u00eb, m\u00eb dukeshin si nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb. N\u00eb Mal\u00ebsit\u00eb Alpine, nj\u00eb \u201cSht\u00ebpi e Madhe\u201d nuk matej vet\u00ebm nga muret, kullat apo toka. Matej nga burrat e saj, nga buka q\u00eb shtrohej, nga dera q\u00eb hapej, nga fjala q\u00eb mbahej, nga historia q\u00eb trash\u00ebgohej nd\u00ebr brezni. Dhe pik\u00ebrisht, asokohe e tevona, m\u00eb vinte nd\u00ebr mend ajo th\u00ebnia q\u00eb e kam p\u00ebrdorur nja dy-tri her\u00eb n\u00eb shkrimet e mia: \u201cAty ku ka burra, ngrihen kulla.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis alpin lindi dhe u rrit Zek Selim Nokshiqi, nipashi im, se nana e tij ishte bij\u00eb dinjitare e vllaznis\u00eb Lushaj t\u00eb Gegajve t\u00eb Shipshanit (Tropoj\u00eb). N\u00eb sh\u00ebnimet e mia t\u00eb hershme e kam p\u00ebrshkruar Zek\u00ebn si njeri \u201ct\u00eb mir\u00eb e p\u00ebr mir\u00eb\u201d, si njeri t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb mira, n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb madhe k\u00ebshtjellore, ku Oda e Burrave ngjante me nj\u00eb muze shqiptarie. Sikurse edhe sot, ngjan e till\u00eb Oda e Burrave n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb metropolin Dallas\u2013Fort Worth (DFW) n\u00eb veri t\u00eb shtetit t\u00eb Teksasit (SHBA).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi. Mbiemri Nokshiqi mbart nj\u00eb histori t\u00eb t\u00ebr\u00eb, plot lavdi, krejt shqiptari. Jan\u00eb Kelmend, fis i madh i kombit shqiptar. Nga kat\u00ebr barqet e Nok\u00ebs (Nokshiqit kelmendas): Mekuli (vllaznia e Zek Nokshiqit), Selimaj, Bu\u00e7aj, Mehaj, nga treva e tyre, kan\u00eb dal\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pushk\u00ebs, por edhe t\u00eb pen\u00ebs, t\u00eb kultur\u00ebs, t\u00eb shkenc\u00ebs, t\u00eb artit dhe t\u00eb veprimtaris\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E kan\u00eb emrin e tyre n\u00eb historin\u00eb e Plav\u00eb-Gucis\u00eb, t\u00eb Alpeve Shqiptare, t\u00eb Kombit Shqiptar: luft\u00ebtar\u00ebt e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit e t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare Shqiptare, figurat e lidhura me Betejat e Nokshiqit: Nure Kurti, Kurt Asllani, Bali Bajrami (Mekuli-Nokshiqi), Hoxh\u00eb Nokshiqi (Smajl Adem Mekuli), Puro Mekuli, Ali (Smajli) Mekuli), Bajram Hysi (Mekuli-Nokshiqi) Kaj\u00eb Galja n\u00eb Nokshiq (motra e Zhuj Selmanit t\u00eb historis\u00eb epike komb\u00ebtare), Bege Maliqja, Zymer &nbsp;e Imer Maliqi dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Historia shqiptare p\u00ebrmend emra t\u00eb m\u00ebdhenj nokshiqas n\u00eb let\u00ebrsi, shkenc\u00eb, gazetari, arte, mjek\u00ebsi, humaniz\u00ebm etj.: Esad Mekuli &#8211; akademik, ish Kryetar i par\u00eb i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Kryetar i Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, poet, studiues, p\u00ebrkthyes, gazetar, Kryeredaktor i gazetave \u201cRilindja\u201d, \u201cJeta e Re\u201d etj.. Hasan Mekuli &#8211; poet, studiues, gazetar, Kryeredaktor i revist\u00ebs letrare \u201cJeta e Re\u201d dhe profesor n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Qerim Ujkani Selimaj &#8211; poet, gazetar, p\u00ebrkthyes, redaktor n\u00eb Radio Prishtina e dikurshme, i cil\u00ebsuar n\u00eb Milano (Itali), n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u201cLet\u00ebrsia e shekujve\u201d. V\u00ebll. XXXIII, \u201cn\u00eb mesin e 15 poet\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave\u201d. Etj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj, kur Zek Nokshiqi flet p\u00ebr Nokshiqin, nuk flet vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb em\u00ebr gjeografik. Flet p\u00ebr gjakun e vet<strong>, <\/strong>p\u00ebr kujtes\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve, p\u00ebr amanete, p\u00ebr figura epike e kulturore, p\u00ebr lart\u00ebsi historike e ardhm\u00ebri shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nokshiqi, nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb p\u00ebrmban histori<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Epopeja historike e Nokshiqit e viteve 1879-1880 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje nga ma madhoret n\u00eb historin\u00eb komb\u00ebtare shqiptare, sepse shqiptar\u00ebt etnik\u00eb- prej nga koha e hekurit dhe deri tek kjo e sotmja e internetit, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u ngrit\u00ebn t\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb frontale p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar Vendimet kund\u00ebrshqiptare t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit (1878), t\u00eb 6 Fuqive m\u00eb t\u00eb M\u00ebdha t\u00eb Bot\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme: q\u00eb ishin perandori, sundimtare t\u00eb globit, sikurse: Gjermania, Britania, Franca, Rusia, Austro-Hungaria, Italia dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe kund\u00ebr Perandoris\u00eb Otomane, por edhe ndaj dy krajlive t\u00eb Ballkanit: Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. Asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb shqiptare nuk ka ndodhur sikurse me Lidhjen Shqiptare t\u00eb Prizrenit q\u00eb e shtriu territorin e vet n\u00eb pes\u00eb vilajetet otomane t\u00eb koh\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe gjeofizike e politike q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb arrihet edhe n\u00eb koh\u00ebrat e ardhshme, e sigurisht i bashkoi shqiptar\u00ebt e Ballkanit n\u00eb Betej\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Nokshiqit, e cila ishte ndryshe edhe \u201cParath\u00ebnia e Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare Shqiptare\u201d n\u00eb Vlor\u00ebn e 1912-t\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Beteja e Nokshiqit, n\u00eb dhjetor 1879 dhe janar 1880, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato ngjarje q\u00eb Familja Nokshiqi e ka mbajtur t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e saj brez pas brezi, deri edhe brezi i sot\u00ebm i Zek\u00ebs e i djem\u00ebve t\u00eb tij, i Vllaznis\u00eb Nokshiqi n\u00eb Teksas, e cila nuk shihet vet\u00ebm si histori e larg\u00ebt, por si pjes\u00eb e identitetit t\u00eb tyre familjar dhe komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo e shpjegon edhe nj\u00eb nga veprat ma dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb Zek Nokshiqit: Aksionin Komb\u00ebtar p\u00ebr rregullimin e Varrezave t\u00eb Nokshiqit n\u00eb Plav\u00eb. Nuk ishte nj\u00eb aksion ceremonial. Ishte nj\u00eb nd\u00ebrmarrje konkrete, e ve\u00e7ant\u00eb, e lavd\u00ebrueshme. Nga Dallasi i larg\u00ebt i Amerik\u00ebs, Zek Nokshiqi u b\u00eb nism\u00ebtar i par\u00eb dhe drejtues kryesor i nj\u00eb mobilizimi shqiptaro-amerikan q\u00eb p\u00ebrfshiu njer\u00ebz nga Teksasi, Nju Jorku, shtete t\u00eb tjera t\u00eb Amerik\u00ebs, nga Europa dhe trojet shqiptare n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Q\u00ebllimi ishte pastrimi, rrethimi, rregullimi dhe m\u00eb pas mir\u00ebmbajtja e rreth 100 varreve n\u00eb Nokshiq t\u00eb Plav\u00ebs. Edhe \u201cGazeta e Alpeve\u201d, sikurse Portali \u201cPlava e Gucia Sot\u201d, ishte pjes\u00eb e lobimit dhe e pasqyrimit t\u00eb k\u00ebtij Aksioni t\u00eb madh, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr thirrjes s\u00eb tij iu p\u00ebrgjigj\u00ebn rreth nj\u00ebqind kontribues nga Amerika, Plav\u00eb-Gucia, Ulqini, Peja, Gjakova, Prishtina, Tetova, Shkupi e vende t\u00eb tjera. Projekti parashikonte nj\u00eb fond t\u00eb konsideruesh\u00ebm dhe vet\u00eb Zek Nokshiqi ishte nd\u00ebr kontribuesit e par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por r\u00ebnd\u00ebsia m\u00eb e madhe e k\u00ebtij aksioni nuk q\u00ebndron tek shumat monetare, por tek besimi. Pik\u00ebrisht tek besimi i lart\u00eb, i plot\u00eb, njer\u00ebzor, bestar. Njer\u00ebzit dhan\u00eb, sepse besuan, sepse njihnin njeriun q\u00eb u kishte b\u00ebr\u00eb thirrje atyre. N\u00eb nj\u00eb shkrim timin t\u00eb asaj kohe kam theksuar se shqiptar\u00ebt e Teksasit, Amerik\u00ebs, Plav\u00eb-Gucis\u00eb e Tropoj\u00ebs kishin besim te korrekt\u00ebsia e tij, tek energjia e tij, tek shpirti human, praktik, atdhetar i tij, sepse Zek Nokshiqi ishte prej atyre burrave tek t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb mb\u00ebshtetesh e t\u00eb l\u00ebsh besimin t\u00ebnd.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kapital shum\u00eb m\u00eb i madh se kapitali financiar. \u00cbsht\u00eb kapitali i emrit t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Zek Nokshiqit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/strong><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;31 janar 1991 &#8211; rruga drejt Amerik\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb shkurt\u00ebr, me titullin dometh\u00ebn\u00ebs: \u201cFaleminderit, Amerik\u00eb!\u201d, botuar n\u00eb \u201cGazeta e Alpeve\u201d, Zek Nokshiqi tregonte se mb\u00ebrriti emigrant n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, m\u00eb 31 janar 1991. Fillimisht e njohu Nju Jorkun e Statuj\u00ebs s\u00eb Liris\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb jeta e tij u lidh me Teksasin, me Dallas-Fort Worth (DFW).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Amerika ia ndryshoi jet\u00ebn. Atje, aty, punoi shum\u00eb e mir\u00eb. Atje i nd\u00ebrtoi familjen n\u00eb brezni dhe bizneset n\u00eb shum\u00ebsi, sikurse Zeka, edhe Familja e Madhe Nokshiqi. Atje pa nga af\u00ebr se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb arrij\u00eb njeriu kur liria, mund\u00ebsia dhe puna ecin s\u00eb bashku. Pas tridhjet\u00eb vjet\u00ebsh n\u00eb Shtetet e Bashkuara (2021), Zeka shkruante me mir\u00ebnjohje se familja dhe vllaznia Nokshiqi n\u00eb Teksas kishin krijuar sht\u00ebpi, biznese dhe nj\u00eb jet\u00eb me t\u00eb ardhme t\u00eb sigurt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto fjal\u00eb nuk jan\u00eb thjesht fal\u00ebnderim ndaj vendit ku emigroi. Jan\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e filozofis\u00eb s\u00eb tij jet\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Amerika i dha mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb realizonte \u00ebndrr\u00ebn e tij; ai u p\u00ebrpoq q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb asaj mund\u00ebsie ta kthente n\u00eb dobi t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb vendlindjes s\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Dallas, sipas fjal\u00ebve t\u00eb Zek\u00ebs, shqiptar\u00ebt kishin krijuar nj\u00eb lloj \u201cShqip\u00ebrie t\u00eb Vog\u00ebl\u201d- nj\u00eb komunitet ku mund t\u00eb ishe nj\u00ebkoh\u00ebsisht qytetar amerikan dhe t\u00eb ruaje krenarin\u00eb e identitetit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Diaspor\u00ebs son\u00eb. T\u00eb integrohesh pa u tretur n\u00eb identitet t\u00eb p\u00ebrparosh pa harruar atdheun e lindjes; &nbsp;t\u00eb b\u00ebhesh nj\u00eb amerikan i denj\u00eb, pa pushuar s\u00eb qeni shqiptar i mir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E, kjo, ishte nj\u00eb nga motivimet q\u00eb e shtyn\u00eb Tropoj\u00ebn, vendlindjen e tij, institucionin bashkiak t\u00eb saj, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb, k\u00ebto dit\u00eb, titullin e lart\u00eb \u201cQytetar Nderi\u201d i Tropoj\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nj\u00eb em\u00ebr i suksesit shqiptar n\u00eb Teksas<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zek Nokshiqi dhe vllaznia e tij e Mekul\u00ebve t\u00eb Nokshiqit, e tham\u00eb se kan\u00eb ngritur nd\u00ebr vite nj\u00eb rrjet biznesesh n\u00eb Teksas. Ky sukses nuk p\u00ebrmendet vet\u00ebm p\u00ebr vler\u00ebn ekonomike. Ai ka r\u00ebnd\u00ebsi edhe si nj\u00eb shembull i ngritjes s\u00eb emrit shqiptar n\u00eb nj\u00eb prej shteteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb materialet e \u201cGazeta e Alpeve\u201d(tashma e kthyer edhe n\u00eb \u201cZ\u00ebri i Maleve t\u00eb Bot\u00ebs\u201d), Zek Nokshiqi paraqitet si biznesmen shqiptaro-amerikan i njohur dhe si pjes\u00ebtar i nj\u00eb vllaznie q\u00eb jo vet\u00ebm ngriti biznese, por nd\u00ebrmori edhe veprimtari bamir\u00ebse n\u00eb Amerik\u00eb, Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Mal t\u00eb Zi e Maqedoni t\u00eb Veriut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb an\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e karakterit t\u00eb tij, sepse Zek Nokshiqi nuk e pa suksesin vet\u00ebm si pron\u00eb personale. E pa edhe si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb tjer\u00ebt, vendlindjen e vet, kombin e vet shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr disa vite me radh\u00eb Zek Nokshiqi ka qen\u00eb nd\u00ebr drejtuesit e Qendr\u00ebs Kulturore Shqiptaro-Amerikane t\u00eb Teksasit, duke mbajtur edhe detyr\u00ebn e N\u00ebnkryetarit p\u00ebr Komunitetin Shqiptar t\u00eb Dallas\u2013Fort \u00cborth (DF\u00cb), nj\u00eb zon\u00eb metropolitane (\u201cMetroplex\u201d) me 22.470 km<sup>2<\/sup> (MSA), dy her\u00eb ma i madh se Republika e Kosov\u00ebs dardane dhe me 8.5 milion\u00eb banor\u00eb, mbi dy her\u00eb ma shum\u00eb se popullsia e Shqip\u00ebris\u00eb. Komuniteti shqiptar atje\/aty \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me shum\u00eb veprimtari komb\u00ebtare, kulturore e humanitare: festa t\u00eb Flamurit, shkolla shqipe, ndihma p\u00ebr bashkatdhetar\u00ebt dhe aksione t\u00eb ndryshme n\u00eb trojet shqiptare, etj. \u00cbsht\u00eb nd\u00ebr komunitetet shqiptare ma t\u00eb mir\u00eb-organizuara n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Diaspor\u00ebn Shqiptare n\u00eb Bot\u00eb. Ka nj\u00eb Qend\u00ebr Kulturore p\u00ebr komunitetin shqiptar t\u00eb Teksasit q\u00eb rrall\u00ebkund e gjen n\u00eb m\u00ebrgatat e tjera shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, n\u00eb Dallas (Teksas) vlera e shkoll\u00ebs shqipe \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. Mund t\u00eb nd\u00ebrtohen shum\u00eb godina. Mund t\u00eb ngrihen shum\u00eb biznese. Por nj\u00eb klas\u00eb ku nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb shqiptaro-amerikan m\u00ebson germat e Shqipes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga investimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb Diaspora mund t&#8217;i b\u00ebj\u00eb s\u00eb ardhmes komb\u00ebtare. Sepse Gjuha \u00ebsht\u00eb Atdheu q\u00eb njeriu e merr me vete kudo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Veprimtaria e shqiptar\u00ebve t\u00eb Teksasit nuk ka mbetur vet\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb, ku nj\u00eb varg ndihmash humanitare kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb spitale t\u00eb trojeve shqiptare. E, patjet\u00ebr, ndihet dhe kontributi i Zek Nokshiqit, i Vllaznis\u00eb Nokshiqi. N\u00eb vitin 2021, p\u00ebr shembull, komuniteti shqiptaro-amerikan i Teksasit d\u00ebrgoi n\u00eb Spitalin Klinik t\u00eb Tetov\u00ebs rreth 500 pako me batanije, \u00e7ar\u00e7af\u00eb, jast\u00ebk\u00eb dhe materiale t\u00eb tjera. Ndihma t\u00eb tjera mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Spitalin e Strug\u00ebs, u d\u00ebrguan edhe n\u00eb Spitalin e Dibr\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Edhe n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe n\u00eb fund t\u00eb majit 2021 ndihmat shqiptaro-amerikane mb\u00ebrrit\u00ebn edhe n\u00eb Spitalin \u201cIsa Zllami\u201d t\u00eb Tropoj\u00ebs, n\u00eb qytetin alpin Bajram Curri, ku institucioni sh\u00ebndet\u00ebsor i shprehu mir\u00ebnjohjen Komunitetit Shqiptar t\u00eb Teksasit. Nj\u00eb mir\u00ebnjohje q\u00eb vazhdimin edhe k\u00ebt\u00eb gusht 2026, me shpalljen e Zek Nokshiqit \u201cQytetar Nderi i Tropoj\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kat\u00ebr qytete. Tre shtete &#8211; Shqip\u00ebri-Maqedoni e Veriut-Kosov\u00eb. Nj\u00eb gjuh\u00eb. Nj\u00eb komb. Nj\u00eb solidaritet. K\u00ebtu shihet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb konkrete kuptimi i Diaspor\u00ebs Shqiptare. Diaspora nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ajo q\u00eb d\u00ebrgon para n\u00eb familje, por edhe ajo q\u00eb d\u00ebrgon nj\u00eb batanije p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb q\u00eb nuk e njeh, nj\u00eb pajisje p\u00ebr nj\u00eb spital. Nj\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shkoll\u00eb. Nj\u00eb dor\u00eb p\u00ebr nj\u00eb familje t\u00eb goditur nga fatkeq\u00ebsia. Etj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb episod tjet\u00ebr q\u00eb e karakterizon Zek Nokshiqin \u00ebsht\u00eb edhe vizita e tij e 6 n\u00ebntorit 2019 n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Rrozhaj\u00ebs, n\u00eb Dacaj, n\u00eb vatr\u00ebn e arsimit shqip t\u00eb asaj treve alpine, etnike shqiptare n\u00eb Malin e Zi. Nuk shkoi atje p\u00ebr nj\u00eb protokoll t\u00eb madh. Aty u prit nga m\u00ebsues, drejtues t\u00eb shkoll\u00ebs dhe nga personalitete t\u00eb kultur\u00ebs e arsimit shqip, mes tyre Ali Daci. Pra, nj\u00eb veprimtar komb\u00ebtar njihet edhe nga vendet ku ndalon.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe t\u00eb ndalosh te nj\u00eb shkoll\u00eb shqipe n\u00eb nj\u00eb trev\u00eb ku mbajtja gjall\u00eb e gjuh\u00ebs amtare k\u00ebrkon sakrific\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjest me dometh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Zek Nokshiqin. Sepse aty nuk shkon vet\u00ebm tek nx\u00ebn\u00ebsit. Shkon tek e ardhmja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zek Nokshiqi udh\u00ebton me t\u00eb ardhmen p\u00ebrmes angazhimeve komb\u00ebtare, humanizmit njer\u00ebzor, kontributit kulturor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Kosova, Rugova dhe nj\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb sheh nga bjeshk\u00ebt, alpet<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kosova dardane z\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e Zek Nokshiqit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb ver\u00ebn e vitit 2021, erdhi nga Teksasi s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten, znj. Nafije Prozllomi-Nokshiqi, duke vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn dhe Malin e Zi. Duke pas\u00eb nj\u00eb mision t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Qaf\u00eb t\u00eb Rexhaje t\u00eb Shkrelit n\u00eb Rugov\u00eb t\u00eb Pej\u00ebs e filloi nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb re alpine, q\u00eb tashti ia ka ngrit\u00eb \u00e7atin\u00eb dhe brenda saj ka aq shum\u00eb shqiptari. Aty gjen edhe Amerik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe makina e tij amerikane mbante nj\u00eb targ\u00eb q\u00eb thoshte shum\u00eb: Nokshiq. Vet\u00ebm gjasht\u00eb shkronja t\u00eb Alfabetit Shqip. Por brenda tyre nj\u00eb histori e madhe. Amerika n\u00eb targ\u00eb. Nokshiqi n\u00eb em\u00ebr. Rugova p\u00ebrpara syve. Dhe Alpet p\u00ebrreth.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Asokohe, n\u00eb korrik 2021, familjar\u00eb t\u00eb tij, p\u00ebrfshir\u00eb edhe poetin e memorialistin Shaban Bali Nokshiqi (i ndjer\u00eb) e vizituan edhe Memorialin e Rexhajve kushtuar Luft\u00ebs s\u00eb Nokshiqit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt af\u00ebr kull\u00ebs s\u00eb re alpine t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb raste t\u00eb tilla kupton se p\u00ebr Zek Nokshiqin lidhja me historin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb abstrakte. Ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>K\u00ebnga, nj\u00eb tjet\u00ebr m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb shqiptar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb portretin e Zek Nokshiqit ka edhe nj\u00eb dimension tjet\u00ebr t\u00eb bukur: k\u00ebnga. Ai \u00ebsht\u00eb k\u00ebng\u00ebtar i odave mal\u00ebsore, i skenave dhe i ekraneve, interpretues i k\u00ebng\u00ebs shqipe. Edhe n\u00eb Tropoj\u00eb, edhe n\u00eb Trojet Etnike Shqiptare n\u00eb Ballkan, edhe n\u00eb Teksas. Gjithandej. Gjithmon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb materialet e mahershme shkrimore p\u00ebrmenden interpretime solo dhe bashk\u00ebpunime me k\u00ebng\u00ebtar\u00eb t\u00eb mir\u00ebnjohur si G\u00ebzim Nika, Fatmira Bre\u00e7ani, Shk\u00eblzen Jetishi\u2013Xeni, Rifat Kida, Shefqet Ademi, Arben Gjeloshi e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo an\u00eb e tij nuk duhet par\u00eb si di\u00e7ka e shk\u00ebputur nga pjesa tjet\u00ebr e portretit t\u00eb tij shum\u00ebdimensional.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr mal\u00ebsorin alpin k\u00ebnga \u00ebsht\u00eb kujtes\u00eb, histori, amanet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb me lahut\u00eb, \u00e7ifteli apo z\u00eb at\u00eb q\u00eb historia e shkruan me dokument.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe kur k\u00ebnga shqipe k\u00ebndohet n\u00eb Teksas, ajo merr nj\u00eb kuptim tjet\u00ebr. Ajo b\u00ebhet nj\u00eb cop\u00eb Atdheu p\u00ebrtej Atlantikut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Njeriu q\u00eb flet pak p\u00ebr veten<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb prej kujtimeve t\u00eb mia m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr Zek Nokshiqin lidhet me nj\u00eb bised\u00eb telefonike q\u00eb e zhvilluam kur po shkruaja p\u00ebr Aksionin e Madh Komb\u00ebtar p\u00ebr Varrezat e Nokshiqit n\u00eb Plav\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I b\u00ebja pyetje p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr jet\u00ebn e veprimtarit\u00eb e tij.&nbsp; Zeka m\u00eb fliste p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E pyesja p\u00ebr pun\u00ebn e tij. Zeka m\u00eb fliste p\u00ebr Komunitetin Shqiptar t\u00eb Teksasit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E pyesja p\u00ebr kontributet personale. Zeka m\u00eb fliste p\u00ebr Nokshiqin, Plav\u00eb-Gucin\u00eb, Tropoj\u00ebn, shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb shkrimin e asaj kohe kam sh\u00ebnuar se intervista ishte disi e v\u00ebshtir\u00eb pik\u00ebrisht sepse Zek Nokshiqi nuk d\u00ebshironte t\u00eb fliste p\u00ebr veten, por p\u00ebr komunitetin dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detaj i vog\u00ebl. Por ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb detaj i vog\u00ebl tregon m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr njeriun sesa nj\u00eb biografi e t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr kontributet e tij Zek Nokshiqi \u00ebsht\u00eb nderuar edhe me vler\u00ebsime publike, para vler\u00ebsimit me titullin e lart\u00eb \u201cQytetar Nderi i Tropoj\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb 1 gusht 2019, n\u00eb \u201cTakimi Komb\u00ebtar i Plav\u00eb-Gucis\u00eb\u201d, tek hoteli \u201cKrojet e Vuthajve\u201d, veprimtari i shquar atdhetar, kulturor, humanitar, Zek Nokshiqi u nderua me \u00c7mimin e Madh \u201cDardania\u201d, si vler\u00ebsim p\u00ebr veprimtarin\u00eb dhe kontributet e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb, mir\u00ebnjohja m\u00eb e madhe nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb ajo q\u00eb shkruhet n\u00eb diplom\u00eb. \u00cbsht\u00eb fjala e mir\u00eb q\u00eb mbetet pas, dera q\u00eb t\u00eb hapet, besimi q\u00eb t\u00eb jepet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zek Nokshiqi ishte Kryeorganizatori i Takimit t\u00eb Madh t\u00eb Nokshiqit (n\u00eb shkurt 2025), q\u00eb me fjal\u00ebn e tij, me pun\u00ebn e tij angazhuese, me fondet e tij e t\u00eb vllaznis\u00eb nokshiqase, i mblodhi n\u00eb \u201cEmerald Hotel\u201d me pes\u00eb yje n\u00eb kryeqytetin e Prishtin\u00ebs 714 t\u00eb ftuar nderi, dhe mbi 100 t\u00eb tjer\u00eb u larguan sepse nuk kishte tavolina e karrike hoteli i madh i Kosov\u00ebs dardane. Aty u p\u00ebrkujtua me madh\u00ebshti p\u00ebrvjetori i Betejave t\u00eb Nokshiqit, u festua edhe nderimi me dekorat\u00ebn e lart\u00eb: Urdhrin \u201cHasan Prishtina\u201d nga Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vet\u00ebm nj\u00eb personalitet si Zek Nokshiqi, nj\u00eb em\u00ebr familje t\u00eb madhe e t\u00eb mir\u00eb si Nokshiqasit e Plav\u00eb-Gucis\u00eb, t\u00eb Tropoj\u00ebs e t\u00eb Teksasit, vet\u00ebm emri i nj\u00eb Beteje historike si e Nokshiqit, mundet t\u2019iu shkojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb aktivitet kaq shum\u00eb personalitete, t\u00eb ftuar nderi n\u00eb Takimi i Madh i Nokshiqit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb fakti q\u00eb, kur b\u00ebhet nj\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb, njer\u00ebzit bashkohen rreth teje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>DY ATDHE, NJ\u00cb ZEM\u00cbR<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E tham\u00eb edhe ma her\u00ebt, ma nelt, se&nbsp; m\u00eb 31 janar 2021, n\u00eb 30-vjetorin e mb\u00ebrritjes s\u00eb tij n\u00eb Shtetet e Bashkuara, Zek Nokshiqi shkroi: \u201cFaleminderit, Amerik\u00eb!\u201d Dhe n\u00eb fund: \u201cZoti e bekoft\u00eb Amerik\u00ebn!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk ka kontradikt\u00eb k\u00ebtu. P\u00ebrkundrazi. Mund ta duash Amerik\u00ebn q\u00eb t\u00eb dha lirin\u00eb, mund\u00ebsin\u00eb dhe suksesin, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht ta duash Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn, Plav\u00eb-Gucin\u00eb, Tropoj\u00ebn dhe trojet e tua t\u00eb origjin\u00ebs, kombin tand.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zek Nokshiqi \u00ebsht\u00eb shembulli i shqiptarit q\u00eb nuk ka pasur nevoj\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb mes k\u00ebtyre dy dashurive. Ai e ka Amerik\u00ebn atdhe t\u00eb dyt\u00eb. Por origjin\u00ebn shqiptare e ka amanet t\u00eb par\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ur\u00eb njer\u00ebzore mbi Atlantik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fund, n\u00ebse do t\u00eb duhej ta p\u00ebrmblidhnim Zek Nokshiqin n\u00eb nj\u00eb fjali, do t\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb, tejet e v\u00ebshtir\u00eb. Sepse ai \u00ebsht\u00eb biznesmen, por portreti i tij nuk mbaron tek biznesi. \u00cbsht\u00eb veprimtar, por jo vet\u00ebm. \u00cbsht\u00eb humanist. \u00cbsht\u00eb k\u00ebng\u00ebtar. \u00cbsht\u00eb familjar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb Nokshiqas i Plav\u00eb-Gucis\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mal\u00ebsor &nbsp;alpin i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Gjakov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb shqiptaro-amerikan i Dallasit. \u00cbsht\u00eb mik i Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb, kur vjen n\u00eb Ballkan, kalon nga Tropoja n\u00eb Rugov\u00eb, kalon nga Plav\u00eb-Gucia n\u00eb Rrozhaj\u00eb, kalon nga nj\u00eb shkoll\u00eb shqipe n\u00eb nj\u00eb memorial, kalon nga nj\u00eb mik tek nj\u00eb i af\u00ebrm, sikur kufijt\u00eb shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb mos mund ta ndanin at\u00eb q\u00eb historia dhe gjaku e kan\u00eb lidhur prej shekujsh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe ndoshta k\u00ebtu q\u00ebndron thelbi i tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zek Nokshiqi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ur\u00eb njer\u00ebzore nd\u00ebrmjet Amerik\u00ebs dhe trojeve shqiptare. Nj\u00eb ur\u00eb q\u00eb nuk e nd\u00ebrpreu Atlantiku. Nj\u00eb ur\u00eb q\u00eb nuk e dob\u00ebsoi larg\u00ebsia. Nj\u00eb ur\u00eb q\u00eb u forcua nga puna dhe mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb i dha Amerika.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai e ka provuar se nj\u00eb shqiptar mund t\u00eb jetoj\u00eb mij\u00ebra kilometra larg vendlindjes dhe prap\u00ebseprap\u00eb t\u00eb jet\u00eb \u00e7do dit\u00eb pran\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sepse atdheu nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vendi ku jeton. Atdheu \u00ebsht\u00eb edhe vendi p\u00ebr t\u00eb cilin mendon. \u00cbsht\u00eb vendi p\u00ebr t\u00eb cilin shqet\u00ebsohesh. \u00cbsht\u00eb vendi ku ndihmon. \u00cbsht\u00eb vendi ku kthehesh. \u00cbsht\u00eb varri i t\u00eb parit q\u00eb nuk e l\u00eb t\u00eb humbas\u00eb. \u00cbsht\u00eb shkolla shqipe q\u00eb e ndihmon t\u00eb mbetet hapur. \u00cbsht\u00eb spitali ku d\u00ebrgon ndihm\u00eb. \u00cbsht\u00eb k\u00ebnga q\u00eb e k\u00ebndon n\u00eb Dallas. \u00cbsht\u00eb flamuri q\u00eb e ngre n\u00eb Amerik\u00eb. \u00cbsht\u00eb Nokshiqi q\u00eb e mban edhe n\u00eb targ\u00ebn e makin\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj, p\u00ebrtej \u00e7do posti, titulli, biznesi apo \u00e7mimi, Zek Nokshiqi mund t\u00eb p\u00ebrkufizohet me di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb dhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe: Zek Nokshiqi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burr\u00eb shqiptar q\u00eb nuk e harroi kurr\u00eb nga erdhi. Nj\u00eb njeri t\u00eb cilit Amerika i dha mund\u00ebsi dhe ai i dha Amerik\u00ebs pun\u00ebn e tij. Nj\u00eb njeri t\u00eb cilit t\u00eb par\u00ebt i lan\u00eb nj\u00eb em\u00ebr dhe ai u p\u00ebrpoq ta lart\u00ebsonte. Nj\u00eb njeri q\u00eb nga Nokshiqi i Plav\u00eb-Gucis\u00eb, Tropoja e Kosova deri n\u00eb Dallas t\u00eb Teksasit, e ka nd\u00ebrtuar jet\u00ebn si nj\u00eb udh\u00ebtim mes dy kontinenteve, por me nj\u00eb busull t\u00eb pandryshueshme: Shqiptarin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe ndaj Zek Nokshiqit, \u201cQytetar Nderi i Tropoj\u00ebs\u201d, i shkon p\u00ebr shtat nj\u00eb p\u00ebrcaktim: Njeriu q\u00eb mendja dhe zemra i punojn\u00eb p\u00ebr Kombin e vet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Nga Nokshiqi i Plav\u00eb-Gucis\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb e Gjakov\u00ebs (Tropoj\u00eb) dhe deri n\u00eb Dallas\u2013Teksas t\u00eb Amerik\u00ebs: nj\u00eb jet\u00eb shqiptarie, pune, humanizmi e misioni komb\u00ebtar) Nga RAMIZ LUSHAJ Tropoja e nderoi me titullin \u201cQytetar Nderi\u201d Nj\u00eb nga momentet m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse, kulmore, lartnore, n\u00eb vler\u00ebsimin publik t\u00eb jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb shqiptaro-amerikanit atdhetar, humanitar, kulturor, Zek Nokshiqi, \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41682,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-41681","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41681","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41681"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41681\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41683,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41681\/revisions\/41683"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/41682"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41681"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41681"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41681"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}