{"id":41670,"date":"2026-08-18T13:50:36","date_gmt":"2026-08-18T11:50:36","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41670"},"modified":"2026-08-18T13:50:36","modified_gmt":"2026-08-18T11:50:36","slug":"cfare-ka-mbetur-sot-nga-mendimi-politik-i-arben-xhaferit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41670","title":{"rendered":"\u00c7FAR\u00cb KA MBETUR SOT NGA MENDIMI POLITIK I ARB\u00cbN XHAFERIT"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"365\" height=\"365\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Arber_xhaferi_libri.png\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Arber_xhaferi_libri.png 365w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Arber_xhaferi_libri-300x300.png 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Arber_xhaferi_libri-150x150.png 150w\" sizes=\"auto, (max-width: 365px) 100vw, 365px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga politika e ideve te politika e pushtetit \u2013 nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi trash\u00ebgimin\u00eb e nj\u00ebrit prej mendjeve m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb politik\u00ebs shqiptare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga\u00a0Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka figura politike q\u00eb kujtohen p\u00ebr postet q\u00eb kan\u00eb mbajtur, p\u00ebr partit\u00eb q\u00eb kan\u00eb drejtuar apo p\u00ebr betejat elektorale q\u00eb kan\u00eb fituar. Ka edhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb, p\u00ebrtej karrier\u00ebs politike, l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb menduari. Arb\u00ebn Xhaferi i p\u00ebrkiste k\u00ebsaj kategorie t\u00eb dyt\u00eb.&nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-ne-kujtim-te-arben-xhaferit\/\"><u>Frank Shkreli: N\u00eb kujtim t\u00eb Arb\u00ebn Xhaferit | Gazeta Telegraf<\/u><\/a>&nbsp;&nbsp;N\u00eb kujtim t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim, k\u00ebsaj radhe po kujtoj Arb\u00ebn Xhaferin jo si figur\u00eb t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, por si nj\u00eb mendimtar politik, idet\u00eb e t\u00eb cilit mund t\u00eb maten me realitetin shqiptar t\u00eb sot\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vitet q\u00eb kan\u00eb kaluar nga ndarja e tij nga kjo jet\u00eb nuk e kan\u00eb zvog\u00ebluar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e pyetjes: \u00e7far\u00eb ka mbetur sot nga mendimi politik i Arb\u00ebn Xhaferit? P\u00ebrkundrazi, zhvillimet aktuale politike t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs shqiptare e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje edhe m\u00eb t\u00eb nevojshme. Xhaferi nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb politikan shqiptar n\u00eb Maqedoni. Ai ishte nj\u00eb intelektual q\u00eb e shihte politik\u00ebn si p\u00ebrballje idesh, si proces historik dhe si p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj s\u00eb ardhmes. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur politika shpesh dominohet nga slogane, emocione dhe interes i dit\u00ebs, ai p\u00ebrpiqej ta vendoste debatin n\u00eb nj\u00eb plan m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb historik, filozofik dhe institucional.&nbsp; Nj\u00eb nga ve\u00e7orit\u00eb m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb Xhaferit ishte bindja se \u00e7\u00ebshtjet komb\u00ebtare nuk mund t\u00eb zgjidheshin vet\u00ebm p\u00ebrmes deklaratave patriotike. Ato k\u00ebrkonin institucione, strategji politike dhe nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb.&nbsp; P\u00ebr t\u00eb, identiteti komb\u00ebtar dhe demokracia nuk ishin dy rrug\u00eb t\u00eb kund\u00ebrta. P\u00ebrkundrazi, t\u00eb drejtat komb\u00ebtare duhej t\u00eb mbroheshin p\u00ebrmes mjeteve demokratike dhe institucionale. Kjo ishte nj\u00eb pik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e filozofis\u00eb s\u00eb tij politike.&nbsp; Xhaferi e kuptonte shum\u00eb mir\u00eb se shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni nuk mund t\u00eb k\u00ebrkonin vet\u00ebm njohje simbolike t\u00eb identitetit t\u00eb tyre. \u00c7\u00ebshtja ishte shum\u00eb m\u00eb e thell\u00eb: barazia politike, p\u00ebrfaq\u00ebsimi institucional, p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs, arsimi, decentralizimi dhe pjes\u00ebmarrja reale n\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fund t\u00eb viteve \u201990 dhe n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000, politika shqiptare n\u00eb Maqedoni kaloi n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme tensioni. Konflikti i vitit 2001 dhe zhvillimet q\u00eb \u00e7uan te Marr\u00ebveshja e Ohrit ndryshuan struktur\u00ebn politike t\u00eb vendit dhe marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve dhe maqedonasve. &nbsp;N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, Xhaferi ishte nj\u00eb prej aktor\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb politik\u00ebs shqiptare.&nbsp; Por trash\u00ebgimia e tij nuk duhet matur vet\u00ebm me marr\u00ebveshjet politike t\u00eb koh\u00ebs. Ajo duhet par\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ai p\u00ebrpiqej ta orientonte \u00e7\u00ebshtjen shqiptare drejt nj\u00eb zgjidhjeje politike dhe institucionale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Ohri nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm si nj\u00eb dokument politik, por si pjes\u00eb e nj\u00eb procesi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb e nj\u00eb kalimi nga konflikti te kompromisi politik dhe nga k\u00ebrkesat e komuniteteve te nd\u00ebrtimi i mekanizmave institucional\u00eb t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs.&nbsp;<a href=\"https:\/\/iwpr.net\/global-voices\/optimist-panic-interview-arben-xhaferi\"><u>An Optimist in Panic: an interview with Arben Xhaferi | Institute for War and Peace Reporting<\/u><\/a>&nbsp;&#8212; Megjithse Xhaferi nuk e konsideronte marr\u00ebveshjen e Ohrit si fundin e \u00e7eshtjes shqiptare n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb tjet\u00ebr dimension i mendimit t\u00eb Xhaferit ishte raporti midis \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare dhe Evrop\u00ebs.&nbsp; Ai nuk e shihte Evrop\u00ebn thjesht si nj\u00eb destinacion gjeografik. Evropa ishte, mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb model institucional: demokraci, shtet ligjor, t\u00eb drejta t\u00eb njeriut dhe respekt p\u00ebr diversitetin.&nbsp;<a href=\"https:\/\/www.bing.com\/search?pglt=299&amp;q=Frank+Shkreli%3A+N%C3%AB+10-vjetorin+e+shkuarjes+n%C3%AB+amshim+t%C3%AB+Arb%C3%ABn+Xhaferit%2C+kujtime+nga+takimi+i+vitit+2005%2C+gazeta+telegraf&amp;cvid=27182fcb8a9b478185a69806618ca414&amp;gs_lcrp=EgRlZGdlKgYIABBFGDkyBggAEEUYOTIHCAEQ6wcYQNIBCDYzNDlqMGo3qAIIsAIB&amp;FORM=ANNTA1&amp;adppc=EDGEINJP&amp;PC=HCTS\"><u>Frank Shkreli: N\u00eb 10-vjetorin e shkuarjes n\u00eb amshim t\u00eb Arb\u00ebn Xhaferit, kujtime nga takimi i vitit 2005, gazeta telegraf &#8211; Search<\/u><\/a>&nbsp;&#8212; Kjo pik\u00ebpamje mbetet aktuale edhe sot. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan nuk mund ta nd\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb ardhmen vet\u00ebm duke u mb\u00ebshtetur te kujtesa historike apo te retorika nacionaliste. Por as integrimi evropian nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces ku identiteti komb\u00ebtar lihet m\u00ebnjan\u00eb. Sfida \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht bashkimi i t\u00eb dyjave:&nbsp;<strong>identitetit komb\u00ebtar dhe demokracis\u00eb, patriotizmit dhe Evrop\u00ebs, interesit mbar\u00eb-komb\u00ebtar dhe institucioneve demokratike.&nbsp;&nbsp;<\/strong>\u00c7far\u00eb do t\u00eb mendonte Arb\u00ebn Xhaferi p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare t\u00eb sotme?Kjo \u00ebsht\u00eb ndoshta pyetja m\u00eb interesante e dit\u00ebs.\u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb flasim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij. Por, duke u nisur nga q\u00ebndrimet dhe disa nga shkrimet e tij, mund t\u00eb hamend\u00ebsojm\u00eb se ai do ta shihte me shqet\u00ebsim dob\u00ebsimin e debatit intelektual n\u00eb politik\u00ebn shqiptare.Ai ndoshta do t\u00eb pyeste: Ku jan\u00eb idet\u00eb? Ku jan\u00eb projektet? Ku \u00ebsht\u00eb vizioni p\u00ebr dhjet\u00eb apo nj\u00ebzet vitet e ardhshme? Arb\u00ebn Xhaferi \u00ebsht\u00eb i rend\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrgjigjet q\u00eb jep, por edhe p\u00ebr pyetjet q\u00eb le t\u00eb hapura.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Politika shqiptare sot ka shum\u00eb komunikim, por jo gjithmon\u00eb shum\u00eb mendim. Ka shum\u00eb deklarata, por jo domosdoshm\u00ebrisht strategji. Ka shum\u00eb beteja p\u00ebr pushtet, por m\u00eb pak debate p\u00ebr modelin e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb duan t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb<strong>.&nbsp; Pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron nj\u00eb prej m\u00ebsimeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Xhaferit: nj\u00eb kauz\u00eb komb\u00ebtare nuk mund t\u00eb mbijetoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes emocioneve e sloganeve. Ajo ka nevoj\u00eb p\u00ebr mendim, argument, institucione stabile demokratike dhe njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb shohin p\u00ebrtej ciklit t\u00eb ardhsh\u00ebm elektoral<\/strong>.&nbsp;<strong>Nj\u00eb trash\u00ebgimi kjo q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb lexohet urgjentisht.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, Arb\u00ebn Xhaferi nuk ishte nj\u00eb figur\u00eb pa kund\u00ebrshti. Si \u00e7do politikan me ide t\u00eb forta, ai pati mb\u00ebshtet\u00ebs dhe kund\u00ebrshtar\u00eb. U debatua me t\u00eb, u kritikua dhe shpesh u keqkuptua. Por pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb rilexuar sot mendimet e tija.&nbsp; Trash\u00ebgimia e nj\u00eb intelektuali nuk matet me numrin e njer\u00ebzve q\u00eb pajtohen me t\u00eb. Matet edhe me aft\u00ebsin\u00eb e ideve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb provokuar pyetje t\u00eb reja.&nbsp; Dhe pyetjet q\u00eb Xhaferi ngriti p\u00ebr shqiptar\u00ebt, identitetin komb\u00ebtar, demokracin\u00eb, shtetin, Evrop\u00ebn dhe bashk\u00ebjetes\u00ebn, mbeten ende t\u00eb hapura. Ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimia e tij m\u00eb e madhe q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim tu kujtoj\u00eb shqiptar\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb veta se,&nbsp;<strong>politika shqiptare ka nevoj\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr politikan\u00eb, por edhe p\u00ebr mendimtar\u00eb politik\u00eb<\/strong>.&nbsp; A do t\u00eb arrij\u00eb politika shqiptare t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb poliik\u00eb idesh apo do t\u00eb mbetet p\u00ebrgjithmon\u00eb peng i politik\u00ebs s\u00eb pushtetit t\u00eb korruptuar?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur politika rrezikon t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb administrim t\u00eb pushtetit dhe komunikimi publik n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb sloganesh, rikthimi te mendimi i Arb\u00ebn Xhaferit nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb akt kujtese. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar.&nbsp; Sepse, n\u00eb fund t\u00eb fundit, pyetja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se \u00e7far\u00eb ka mbetur nga mendimet e Arb\u00ebn Xhaferit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pyetja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb:&nbsp; A ka sot nj\u00eb politik\u00eb shqiptare n\u00eb Tiran\u00eb, Prishtin\u00eb apo Shkup q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb prodhoj\u00eb mendime t\u00eb reja me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pesh\u00eb, vizion dhe guxim intelektual t\u00eb Arb\u00ebn Xhaferit?&nbsp; &nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga politika e ideve te politika e pushtetit \u2013 nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi trash\u00ebgimin\u00eb e nj\u00ebrit prej mendjeve m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb politik\u00ebs shqiptare Nga\u00a0Frank Shkreli Ka figura politike q\u00eb kujtohen p\u00ebr postet q\u00eb kan\u00eb mbajtur, p\u00ebr partit\u00eb q\u00eb kan\u00eb drejtuar apo p\u00ebr betejat elektorale q\u00eb kan\u00eb fituar. Ka edhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb, p\u00ebrtej karrier\u00ebs politike, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41673,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41670","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41670","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41670"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41670\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41674,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41670\/revisions\/41674"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/41673"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41670"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41670"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41670"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}