{"id":41638,"date":"2026-08-14T08:00:24","date_gmt":"2026-08-14T06:00:24","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41638"},"modified":"2026-08-14T08:00:24","modified_gmt":"2026-08-14T06:00:24","slug":"flamuri-shqiptar-ne-gjyq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41638","title":{"rendered":"FLAMURI SHQIPTAR N\u00cb GJYQ"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"450\" height=\"300\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-2391\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg 450w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 450px) 100vw, 450px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"> KU JAN\u00cb VLERAT EVROPIANE T\u00cb MALIT T\u00cb ZI? Drejt\u00ebsia Selektive n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe &#8220;Kompromisi&#8221; i Heshtur i Politik\u00ebs Shqiptare n\u00eb at\u00eb vend<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Flamuri shqiptar i padeshiruar n\u00eb Mal te Zi \u2014 nje vend q\u00eb pretendon vlerat e NATO-s dhe antar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian dhe NATO nuk jan\u00eb vet\u00ebm organizata politike dhe ushtarake. Ato p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb sistem vlerash q\u00eb mb\u00ebshtetet mbi lirin\u00eb, demokracin\u00eb, shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, respektimi i identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb favor q\u00eb u b\u00ebhet atyre, por nj\u00eb detyrim q\u00eb buron nga standardet demokratike q\u00eb Mali i Zi ka pranuar vet\u00eb.\u00a0 Un\u00eb, personalisht, jam d\u00ebshmitar se Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe n; Shtetet e Bashkuara t; Amerik\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb nd\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb orientimit per\u00ebndimor t\u00eb atij vendi. Ata kan\u00eb kontribuar n\u00eb jet\u00ebn politike, ekonomike dhe kulturore t\u00eb shtetit dhe kan\u00eb mb\u00ebshtetur integrimin euroatlantik t\u00eb Podgoric\u00ebs.<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkrelinje-shtet-i-ri-me-plage-te-vjetra-mali-i-zi-ne-20-vjetorin-e-pavaresise-shqiptaret-ne-mal-te-zi-mes-kontributit-historik-dhe-pritshmerive-te-papermbushura\/\"><u>Frank Shkreli:Nj\u00eb shtet i ri me plag\u00eb t\u00eb vjetra, Mali i Zi n\u00eb 20-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi mes kontributit historik dhe pritshm\u00ebrive t\u00eb pap\u00ebrmbushura | Gazeta Telegraf<\/u><\/a>.\u00a0Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7do veprim q\u00eb krijon p\u00ebrshtypjen e diskriminimit ndaj simboleve komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb at\u00eb vend rrezikon t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb besimin e nj\u00eb komuniteti q\u00eb ka treguar vazhdimisht lojalitet qytetar ndaj shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr vite tani, raportime dhe raste t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb lidhen me p\u00ebrdorimin e flamurit shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi kan\u00eb nxitur diskutime publike mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si zbatohen rregullat p\u00ebr simbolet komb\u00ebtare dhe si respektohen t\u00eb drejtat e pakicave. P\u00ebr shqiptar\u00ebt e atyre trojeve, nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e vjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb permanente. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7eshtje q\u00eb jam munduar ta trajtoj p\u00ebr pothuaj 15- vjet\u00eb tani. Asgj\u00eb nuk ka ndryshuar, fatkeqsisht. Shqiptar\u00ebt e atyre trojeve vazhdojn\u00eb t\u2019a ndjejn\u00eb veten si t\u00eb huaj n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet.&nbsp;<a href=\"https:\/\/www.zemrashqiptare.net\/frank-shkreli-shqiptaret-nen-mal-te-zi-si-te-huaj-ne-token-e-vet-26098.html\"><u>Frank Shkreli: Shqiptar\u00ebt n\u00ebn Mal t\u00eb Zi &#8211; si t\u00eb huaj n\u00eb tok\u00ebn e vet &#8211; Zemra Shqiptare<\/u><\/a>. &nbsp;P\u00ebr shqiptar\u00ebt autokton\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, flamuri komb\u00ebtar nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol i huaj. Ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e identitetit historik, kulturor dhe komb\u00ebtar t\u00eb nj\u00eb komuniteti q\u00eb ka jetuar n\u00eb trojet e veta n\u00eb Ulqin, Tuz, Plav\u00eb, Guci dhe vise t\u00eb tjera shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara krijimit t\u00eb shteteve moderne n\u00eb rajon dhe n\u00eb bot\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta trajtuar flamurin shqiptar si problem, provokim ose simbol t\u00eb pad\u00ebshiruar prek drejtp\u00ebrdrejt ndjenj\u00ebn e barazis\u00eb dhe dinjitetit t\u00eb k\u00ebtij komuniteti.&nbsp; N\u00eb disa situata, jan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime nga komuniteti shqiptar atje, lidhur me kufizimet ose keqinterpretimet e rregullave p\u00ebr p\u00ebrdorimin e flamurit. Rasti fundit \u00ebsht\u00eb reflektues i situat\u00ebs aktuale. Rasti i Vatra Balidemajt me 1 gusht. &nbsp;E reja shqiptare u shoq\u00ebrua nga policia dhe u gjobit nga gjykata lokale n\u00eb Plav\u00eb-Guci, vet\u00ebm e vet\u00ebm, se mbante n\u00eb dor\u00eb flamurin \u201cAutochthonous\u201d nd\u00ebrsa merrte pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb festival veror muzikor n\u00eb vendlindjen e saj. Ka simbole q\u00eb nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr leje p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb. Flamuri shqiptar \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej tyre. N\u00eb trevat shqiptare t\u00eb Malit t\u00eb Zi ai nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol i importuar, as nj\u00eb shenj\u00eb provokimi politik ndaj askujt. Ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e vazhdim\u00ebsis\u00eb historike t\u00eb nj\u00eb populli autokton q\u00eb ka ruajtur gjuh\u00ebn, kultur\u00ebn dhe identitetin e vet nd\u00ebr shekuj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj, sa her\u00eb q\u00eb ngritja e flamurit shqiptar shoq\u00ebrohet me polemika, pengesa ose trajtime q\u00eb perceptohen si t\u00eb pabarabarta, nuk vihet n\u00eb diskutim vet\u00ebm nj\u00eb simbol komb\u00ebtar. Por vihet n\u00eb prov\u00eb vet\u00eb besueshm\u00ebria e shtetit malazez si demokraci evropiane.Mali i Zi \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i NATO-s dhe synon t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e Bashkimit Evropian. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb angazhim q\u00eb k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb se deklarata politike. &nbsp;K\u00ebrkon respekt t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm p\u00ebr lirit\u00eb themelore, p\u00ebr dinjitetin e njeriut dhe p\u00ebr t\u00eb drejtat e pakicave komb\u00ebtare, p\u00ebrfshir shqiptar\u00ebt. &nbsp;K\u00ebto nuk jan\u00eb koncesione; jan\u00eb standarde.&nbsp; Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk k\u00ebrkojn\u00eb privilegje.&nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-historia-kombetare-shqiptare-ne-shkollat-e-malit-te-zi-mbetet-nje-prove-e-paperfunduar-e-demokracise-dhe-e-pergjegjesise-politike-shqiptare\/\"><u>Frank Shkreli: Historia komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb shkollat e Malit t\u00eb Zi mbetet nj\u00eb prov\u00eb e pap\u00ebrfunduar e demokracis\u00eb dhe e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike shqiptare | Gazeta Telegraf<\/u><\/a>&nbsp; Ata k\u00ebrkojn\u00eb at\u00eb q\u00eb u takon si qytetar\u00eb t\u00eb atij vendi dhe si komunitet autokton: t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb jetuar identitetin e tyre pa paragjykime, pa frik\u00eb dhe pa u ndjer\u00eb se simbolet e tyre komb\u00ebtare jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb pranueshme se t\u00eb komuniteteve t\u00eb tjera n\u00eb at\u00eb vend. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Historia e Ballkanit ka treguar se shtetet nuk dob\u00ebsohen nga respektimi i identitetit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tyre. Ato dob\u00ebsohen kur krijojn\u00eb ndjesin\u00eb se ligji zbatohet ndryshe &#8212; n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur diskriminuese &#8212; p\u00ebr komunitete t\u00eb ndryshme, sdimos p\u00ebr shqiptar\u00ebt. &nbsp;Besimi nd\u00ebrtohet me barazi, jo me standarde t\u00eb dyfishta. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7do rast q\u00eb ngre pik\u00ebpyetje mbi trajtimin e flamurit shqiptar duhet t\u00eb trajtohet me seriozitet, transparenc\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin. &nbsp;Institucionet zyrtare malazeze kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00eb sqarojn\u00eb \u00e7do rast t\u00eb diskutuesh\u00ebm dhe t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb ligji t\u00eb zbatohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrfshir rastin e Vatra Balidemajt. Standardi nuk mund t\u00eb jet\u00eb i ndrysh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb simbol komb\u00ebtar n\u00eb krahasim me t\u00eb tjer\u00ebt. Demokracia matet pik\u00ebrisht nga m\u00ebnyra se si trajtohen pakicat dhe jo nga deklaratat formale p\u00ebr respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre. Nj\u00eb shtet modern nuk ka arsye t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga nj\u00eb simbol q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson identitetin e nj\u00eb pjese t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tij. N\u00eb fund t\u00eb fundit, demokracia nuk matet nga m\u00ebnyra se si shumica ushtron pushtetin, por nga m\u00ebnyra se si mbrohen t\u00eb drejtat e atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pakic\u00eb. N\u00ebse Mali i Zi d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shembull i suksesit euroatlantik n\u00eb Ballkan, at\u00ebher\u00eb duhet ta d\u00ebshmoj\u00eb k\u00ebt\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb forumet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por edhe n\u00eb Ulqin, Tuz, Plav\u00eb, Guci, Rozhaj\u00eb e kudo ku shqiptar\u00ebt jetojn\u00eb dhe ruajn\u00eb identitetin e tyre.&nbsp; Ishte Gucia, nj\u00eb vat\u00ebr e lasht\u00eb e historis\u00eb dhe q\u00ebndres\u00ebs shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, q\u00eb u kthye, s\u00eb fundmi, n\u00eb sken\u00ebn e nj\u00eb paradoksi ligjor q\u00eb ngre pik\u00ebpyetje t\u00eb m\u00ebdha mbi barazin\u00eb qytetare n\u00eb Mal t\u00eb Zi. &nbsp;Vatra Balidemaj, nj\u00eb vajz\u00eb 19-vje\u00e7are nga Martinajt, u shoq\u00ebrua n\u00eb polici dhe u gjobit nga gjykata vendase deri n\u00eb 250 euro. &#8220;Krimi&#8221; i saj? Val\u00ebvitja e flamurit &#8220;Autochthonous&#8221; \u2013 nj\u00eb simbol i dizajnuar mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike t\u00eb t\u00eb par\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb ato troje.&nbsp; Ky akt nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb incident i izoluar administrativ, por nj\u00eb pasqyr\u00eb e qart\u00eb vazhdim\u00ebsie e asaj q\u00eb quhet drejt\u00ebsi selektive nga ana e shtetit malazez. &nbsp;Autoritetet u nxituan t\u00eb aplikojn\u00eb Nenin 23 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Rendin Publik, duke e klasifikuar stem\u00ebn si &#8220;provokim&#8221;, nd\u00ebrsa mbyllin syt\u00eb rregullisht p\u00ebrpara val\u00ebve t\u00eb st\u00ebrgjyr\u00ebshave serb\u00eb dhe parullave shoviniste serbe q\u00eb pushtojn\u00eb rrug\u00ebt e Malit t\u00eb Zi n\u00ebp\u00ebr dasma e festa fetare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, p\u00ebrtej fajit t\u00eb qart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb Podgoric\u00eb, kjo ngjarje nxjerr n\u00eb drit\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb hidhur: p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e madhe t\u00eb vet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb shqiptar\u00eb.&nbsp; Sot, politikan\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk jan\u00eb m\u00eb n\u00eb opozit\u00eb e as n\u00eb periferi t\u00eb vendimmarrjes. Ata mbajn\u00eb poste me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore malazeze. Qytetari shqiptar nuk i voton lider\u00ebt e vet vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opozit\u00eb brenda qeveris\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb ndryshuar ligjet diskriminuese dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb policia e shtetit q\u00eb ata vet\u00eb bashk\u00eb-drejtojn\u00eb t\u00eb mos persekutoj\u00eb f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb. Me keqardhje t\u00eb thell\u00eb e them se p\u00ebrgjegj\u00ebsia e faktorit politik shqiptar \u2013 me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim aty k\u00ebtu &#8212; q\u00ebndron te gatishm\u00ebria e tyre p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kompromise t\u00eb shpejta p\u00ebr karrige e pushtet, duke l\u00ebn\u00eb pas dore reformat jetike ligjore t\u00eb nevojshme p\u00ebr mbrojtjen e votuesve shqiptar\u00eb. Ligji aktual p\u00ebr simbolet \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb q\u00ebllimisht me ekuivoke dhe kurthe burokratike, t\u00eb cilat lejojn\u00eb policin\u00eb t&#8217;i interpretoj\u00eb simbolet komb\u00ebtare sipas d\u00ebshir\u00ebs. P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb partit\u00eb shqiptare pranojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb dekor i qeverive n\u00eb Podgoric\u00eb pa kusht\u00ebzuar pjes\u00ebmarrjen e tyre me fshirjen e k\u00ebtyre neneve diskriminuese, ato b\u00ebhen bashk\u00ebfajtore n\u00eb heshtje p\u00ebr \u00e7do gjob\u00eb dhe fyerje q\u00eb u b\u00ebhet bashk\u00ebkomb\u00ebsve t\u00eb tyre.&nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-diktatura-e-shumices-ndaj-pakices-shqiptare-ne-mal-te-zi\/\"><u>Frank Shkreli: Diktatura e shumic\u00ebs ndaj pakic\u00ebs shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi | Gazeta Telegraf<\/u><\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vatra Balidemaj u shpreh e l\u00ebnduar se u gjobit n\u00eb tok\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb saj. Por gjoba e saj shp\u00ebrfaqi rishtas dy d\u00ebshtime t\u00eb m\u00ebdha: t\u00eb nj\u00eb shteti malazez q\u00eb ende trembet nga identiteti shqiptar, dhe t\u00eb nj\u00eb klase politike shqiptare q\u00eb ka pushtet n\u00eb Podgoric\u00eb, por nuk ka fuqi (ose vullnet) t\u00eb mbroj\u00eb popullin e vet dhe t\u00eb drejtat ligjitime t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Respekti p\u00ebr flamurin shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb favor ndaj shqiptar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb respekt p\u00ebr parimet mbi t\u00eb cilat nd\u00ebrtohen demokracit\u00eb evropiane. Dhe pik\u00ebrisht aty fillon prova e v\u00ebrtet\u00eb e nj\u00eb shteti q\u00eb pretendon t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e familjes evropiane. Mali i Zi duhet t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb demokratike, apo nj\u00eb sistem q\u00eb p\u00ebrdor ligjin si mjet penalizimi selektiv ndaj shqiptar\u00ebve.Rasti i Vatra Balidemajt duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb gjithashtu edhe si nj\u00eb moment reflektimi, jo vet\u00ebm p\u00ebr Podgoric\u00ebn dhe p\u00ebr p\u00ebrfaqsuesit politik[ shqiptar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, por edhe p\u00ebr Evrop\u00ebn.&nbsp; Sepse n\u00ebse nj\u00eb flamur shqiptar shihet si k\u00ebrc\u00ebnim, problemi nuk q\u00ebndron te flamuri. Problemi \u00ebsht\u00eb te frika q\u00eb dikush ka prej tij.&nbsp; Megjithse flamuri nuk \u00ebsht\u00eb arm\u00eb. Dhe as identiteti komb\u00ebtar nuk \u00ebsht\u00eb krim!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Flamuri shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb arm\u00eb q\u00eb dikush duhet t\u2019i frik\u00ebsohet. Ai nuk k\u00ebrc\u00ebnon, nuk pushton dhe nuk k\u00ebrkon luft\u00eb. Flamuri kuqezi \u00ebsht\u00eb simbol i identitetit, i liris\u00eb dhe i dinjitetit komb\u00ebtar t\u00eb nj\u00eb populli. T\u00eb respektosh flamurin shqiptar nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kesh frik\u00eb nga Shqip\u00ebria apo shqiptar\u00ebt. Por do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb respektosh nj\u00eb komb, historin\u00eb e tij dhe t\u00eb drejt\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb krenar p\u00ebr identitetin e vet. Edhe NATO &#8212; an\u00ebtare e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe Mali i Zi &#8212; nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ngjall\u00eb frik\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb, para s\u00eb gjithash, nj\u00eb aleanc\u00eb e vendeve q\u00eb kan\u00eb zgjedhur t\u00eb mbrojn\u00eb lirin\u00eb dhe paqen s\u00eb bashku. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, flamuri shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk \u00ebsht\u00eb simbol k\u00ebrc\u00ebnimi, por simbol i nj\u00eb vendi q\u00eb ka zgjedhur t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e bot\u00ebs euroatlantike.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KU JAN\u00cb VLERAT EVROPIANE T\u00cb MALIT T\u00cb ZI? Drejt\u00ebsia Selektive n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe &#8220;Kompromisi&#8221; i Heshtur i Politik\u00ebs Shqiptare n\u00eb at\u00eb vend \u00a0Nga Frank Shkreli Flamuri shqiptar i padeshiruar n\u00eb Mal te Zi \u2014 nje vend q\u00eb pretendon vlerat e NATO-s dhe antar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian dhe NATO nuk jan\u00eb vet\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2391,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41638","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41638"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41638\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41639,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41638\/revisions\/41639"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2391"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}