{"id":41578,"date":"2026-07-27T13:19:30","date_gmt":"2026-07-27T11:19:30","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41578"},"modified":"2026-07-27T13:19:30","modified_gmt":"2026-07-27T11:19:30","slug":"besa-nuk-eshte-slogan-eshte-ndergjegjja-morale-e-kombit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41578","title":{"rendered":"BESA NUK \u00cbSHT\u00cb SLOGAN \u2013 \u00cbSHT\u00cb ND\u00cbRGJEGJJA MORALE E KOMBIT"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"450\" height=\"300\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-2391\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg 450w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 450px) 100vw, 450px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb historin\u00eb e popujve ka fjal\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb thjesht pjes\u00eb e fjalorit. Ato jan\u00eb simbole t\u00eb identitetit, t\u00eb karakterit dhe t\u00eb nd\u00ebrgjegjes s\u00eb nj\u00eb kombi. Edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt, ka fjal\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb thjesht pjes\u00eb e fjalorit, por p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb shtyllat morale mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb ngritur identiteti komb\u00ebtar i shqiptar\u00ebve. Dy prej tyre jan\u00eb Rilindja dhe Besa.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb, emri Rilindje evokon menj\u00ebher\u00eb Rilindjen Komb\u00ebtare, at\u00eb epok\u00eb t\u00eb ndritur kur mendimtar\u00eb, shkrimtar\u00eb dhe patriot\u00eb, me sakrifica t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, hodh\u00ebn themelet e nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare dhe t\u00eb shtetit shqiptar. Megjithat\u00eb, n\u00eb vitet e fundit kjo fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga qeveria aktuale socialiste si em\u00ebrtim politik, duke zbehur p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd kuptimin e saj historik dhe simbolik.&nbsp; Sot duket se nj\u00eb fat i ngjash\u00ebm po i kanoset edhe fjal\u00ebs Besa. Thjesht, nj\u00eb keqp\u00ebrdorim i fjal\u00ebve me pesh\u00eb komb\u00ebtare!&nbsp; Ashtu, si\u00e7 p\u00ebrdoret gjithnj\u00eb nga partia n\u00eb pushtet, fjala Rilindje e cila n\u00eb historin\u00eb shqiptare lidhet me Rilindjen Komb\u00ebtare dhe sakrificat e rind\u00ebsve p\u00ebr gjuh\u00ebn, kultur\u00ebn dhe shtetin shqiptar, sot po rrezikon t\u00eb banalizohet edhe fjala Besa.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur qeverit\u00eb ose partit\u00eb politike p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb simbole t\u00eb tilla p\u00ebr q\u00ebllime politike propagandistike, lind pyetja: a po u japin atyre p\u00ebrmbajtje p\u00ebrmes veprave, apo thjesht po p\u00ebrpiqen t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga pesha emocionale dhe historike q\u00eb ato mbartin?&nbsp; Fjal\u00ebt me pesh\u00eb komb\u00ebtare nuk duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si dekor politik. Ato duhet t\u00eb mbeten pron\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Asnj\u00eb qeveri nuk mund t\u00eb monopolizoj\u00eb Bes\u00ebn, ashtu si\u00e7 nuk mund t\u00eb monopolizoj\u00eb Rilindjen. Besa nuk shpallet; ajo mbahet. Rilindja nuk mund t\u00eb dekretohet.&nbsp; Ajo nd\u00ebrtohet me pun\u00eb, ndershm\u00ebri dhe p\u00ebrkushtim ndaj interesit komb\u00ebtar.&nbsp; Prandaj vendimi i Kryeministrit Edi Rama, dit\u00ebt&nbsp; e fundit, p\u00ebr ta pag\u00ebzuar programin e ri qeveritar me emrin &#8220;Besa&#8221;, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje e zakonshme politike. Ai prek nj\u00eb trash\u00ebgimi morale q\u00eb nuk i p\u00ebrket asnj\u00eb partie dhe asnj\u00eb qeverie. &#8220;Besa&#8221; nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e nj\u00eb partie politike as e ndonj\u00eb pushteti ose individi.&nbsp; Ajo \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e Kombit shqiptar.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb tradit\u00ebn shqiptare, Besa nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb dekor retorik, as nj\u00eb mjet politik. AP\u00ebr shqiptar\u00ebt, ajo ishte dhe mbetet fjala e dh\u00ebn\u00eb, e cila nuk shkeltj. Ishte garancia e nderit personal dhe e dinjitetit familjar e komb\u00ebtar. N\u00eb Kanunin e Lek\u00eb Dukagjinit, t\u00eb mbledhur nga At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi, Besa p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga shtyllat kryesore t\u00eb rendit shoq\u00ebror. Ajo siguronte paqen, mbronte mikun dhe vendoste besimin aty ku mungonin institucione.&nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-na-ishte-dikur-besa-e-shqiptarit\/\"><u>Frank Shkreli\/ Na ishte dikur besa e shqiptarit! | Gazeta Telegraf<\/u><\/a>&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edith Durham, mikja e madhe e shqiptar\u00ebve, kishte mbetur e mahnitur nga pesha q\u00eb kishte fjala e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve. P\u00ebr t\u00eb, si e huaj, &nbsp;besa ishte d\u00ebshmi se nderi te shqiptar\u00ebt kishte m\u00eb shum\u00eb fuqi se frika dhe se morali kishte m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb se forca.&nbsp; Nd\u00ebrkaq, Faik Konica i madh e konsideronte nderin dhe karakterin si themelet mbi t\u00eb cilat mund t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb Shqip\u00ebri e qytet\u00ebruar. Ai paralajm\u00ebronte, vazhdimisht, se nj\u00eb komb nuk ngrihet me fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, por me p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale dhe me respekt ndaj s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.&nbsp; Edhe At Gjergj Fishta i madh, n\u00eb vepr\u00ebn e tij, e ngriti Bes\u00ebn n\u00eb rangun e nj\u00eb virtyti komb\u00ebtar. N\u00eb bot\u00ebn shqiptare t\u00eb &#8220;Lahut\u00ebs s\u00eb Malcis&#8221;, nderi, fjala e dh\u00ebn\u00eb dhe Besa jan\u00eb shtyllat mbi t\u00eb cilat q\u00ebndron dinjiteti mal\u00ebsorit, i burrit shqiptar dhe i kombit, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. P\u00ebr Fisht\u00ebn, shqiptari humb gjith\u00e7ka kur humbet Bes\u00ebn. Nd\u00ebrsa, &nbsp;At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi, n\u00eb p\u00ebrmbledhjen e Kanunit t\u00eb Lek\u00eb Dukagjinit, e paraqet Bes\u00ebn si nj\u00eb nga shtyllat themelore t\u00eb rendit zakonor shqiptar. Ajo ishte garanci paqeje, sigurie dhe besueshm\u00ebrie. Edhe kur kishte gjakmarrje, Besa krijonte nj\u00eb periudh\u00eb paqeje q\u00eb respektohej nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt, nj\u00eb praktik\u00eb shoq\u00ebroroe q\u00eb edhe sot respektohet n\u00eb mal\u00ebsit\u00eb tona. Kjo tregon se Besa nuk ishte nj\u00eb slogan emocional, por nj\u00eb norm\u00eb juridike e morale p\u00ebr shqiptar\u00ebt.&nbsp; Edhe shkrimtari Ismail Kadare e ka trajtuar Bes\u00ebn si nj\u00eb nga simbolet m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb qytet\u00ebrimit shqiptar. N\u00eb veprat e tij, ajo nuk paraqitet thjesht si zakon, por si nj\u00eb kategori morale q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson, jo vet\u00ebm identitetin por edhe dinjitetin komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por ndoshta d\u00ebshmia m\u00eb e fuqishme e k\u00ebsaj vlere nuk gjendet vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebrsi apo n\u00eb Kanun. Ajo gjendet n\u00eb historin\u00eb e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.&nbsp; Kur mij\u00ebra hebrenj\u00eb k\u00ebrkonin streh\u00eb p\u00ebr t&#8217;i shp\u00ebtuar shfarosjes naziste, shqiptar\u00ebt, pa dallime fetare, krahinore a politike t\u00eb koh\u00ebs,&nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkrelipse-nuk-permendet-roli-unik-i-kol-bib-mirakes-per-shpetimin-e-hebrejve-ne-shqiperi-ne-luften-e-dyte-boterore\/\"><u>Frank Shkreli:Pse nuk p\u00ebrmendet roli unik i Kol Bib Mirak\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebtimin e hebrejve n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebror\u00eb? | Gazeta Telegraf<\/u><\/a>&nbsp;&#8211;hap\u00ebn dyert e sht\u00ebpive t\u00eb tyre. Ata nuk pyet\u00ebn p\u00ebr fen\u00eb, kombin, as politik\u00ebn &nbsp;apo prejardhjen e tyre. Shqiptar\u00ebt e asaj kohe, pa dallim, i mbrojt\u00ebn hebrenj\u00ebt nga nazist\u00ebt sepse e ndienin si detyrim moral \u2013 bazuar n\u00eb Bes\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb. N\u00eb shum\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb mbijetuarish p\u00ebrs\u00ebritet e nj\u00ebjta ide: shqiptar\u00ebt e mbajt\u00ebn fjal\u00ebn, sepse kishin dh\u00ebn\u00eb Bes\u00ebn! Pik\u00ebrisht, si\u00e7 dihet tanim\u00eb edhe p\u00ebrtej kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ky gjest b\u00ebri q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mbetej nj\u00eb nga rastet m\u00eb t\u00eb rralla n\u00eb Evrop\u00eb ku numri i hebrenjve pas luft\u00ebs ishte m\u00eb i madh se para saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky \u00ebsht\u00eb kuptimi i v\u00ebrtet\u00eb i Bes\u00ebs shqiptare. Prandaj lind pyetja: a mund t\u00eb p\u00ebrdoret nj\u00eb trash\u00ebgimi e till\u00eb si em\u00ebr i nj\u00eb programi politik qeveritar, sot?&nbsp; Sigurisht q\u00eb askush nuk mund ta ndaloj\u00eb ligj\u00ebrisht p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj fjale, qoft\u00eb, nga nj\u00eb qeveri ose individ. Por, ama, ekziston edhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale dhe komb\u00ebtare q\u00eb nuk guxon t\u00eb shkelet nga askush. Zakonisht, simbolet komb\u00ebtare do duhej t\u00eb fitojn\u00eb respekt kur q\u00ebndrojn\u00eb mbi ndarjet politike, dhe jo kur b\u00ebhen pjes\u00eb e tyre. Duke pasur parasysh se, normalisht, nj\u00eb qeveri nuk gjykohet nga emri q\u00eb i v\u00eb programeve t\u00eb saj, por gjykohet nga mbajtja e premtimeve, nga drejt\u00ebsia q\u00eb ushtron ose jo, nga transparenca dhe nga sh\u00ebrbimi dhe respekti ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb vet, n\u00eb p\u00ebrgjithsi dhe pa dallim. N\u00ebse k\u00ebto mungojn\u00eb, at\u00ebher\u00eb edhe emri dhe fjala m\u00eb fisnike rrezikon t\u00eb humbas\u00eb kuptimin e vet. &nbsp;Se Besa nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mark\u00eb politike dhe as nj\u00eb slogan fushate. Besa, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vlerat m\u00eb t\u00eb lashta t\u00eb kombit shqiptar, e mish\u00ebruar n\u00eb Kanunin e Lek\u00eb Dukagjinit, (shpesh subjekt talljeje nga ish-regjimi komunist por edhe sot). P\u00ebr shekuj me radh\u00eb, besa ka n\u00ebnkuptuar fjal\u00ebn e mbajtur, nderin, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb morale dhe komb\u00ebtare, si dhe gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur tjetrin madje edhe me sakrifica personale.&nbsp; Prandaj, kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse shum\u00ebkush mund ta shoh\u00eb p\u00ebrdorimin sot t\u00eb Bes\u00ebs p\u00ebr q\u00ebllime politike &#8212; si nj\u00eb banalizim t\u00eb nj\u00eb ideje q\u00eb, historikisht, u p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, pavar\u00ebsisht bindjeve partiake, politike, krahinore a fetare. \u00cbsht\u00eb e turpshme q\u00eb vlera historike dhe komb\u00ebtare e Bes\u00ebs t\u00eb monopolizohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, nga cilado parti, qeveri, parti apo lider politik, qoft\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si mund t\u00eb p\u00ebrdoret ose t\u00eb konsiderohet Besa si nj\u00eb strategji komunikimi t\u00eb nj\u00eb program politik? &nbsp;Historia nuk do t\u00eb kujtoj\u00eb emrin e nj\u00eb programi qeveritar politik me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr, por do t\u00eb kujtoj\u00eb n\u00ebse fjala e dh\u00ebn\u00eb u mbajt apo u thye. Sepse, n\u00eb tradit\u00ebn shqiptare, Besa nuk matet me deklarata, as me programe politike. Ajo matet me vepra. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Besa duhet t\u00eb mbetet e paprekshme, gjithmon\u00eb mbi politik\u00ebn dhe jo t\u00eb monopolizohet, politikisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb! &nbsp;P\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb sensin dhe respektin e historis\u00eb, Besa dhe vlera tjera komb\u00ebtare duhet t\u00eb mbeten dhe t\u00eb ruhen si porosi e t\u00eb par\u00ebve, si nder i shqiptarit q\u00eb e dallon nga popuj t\u00eb tjer\u00eb dhe jo t\u00eb \u00e7oroditet dhe t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nga politika dhe pushteti n\u00eb fuqi, p\u00ebr q\u00ebllimet politike t\u00eb rastit, n\u00ebn presioniet e protestave dhe revolt\u00ebs mbar\u00eb popullore n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Besa shqiptare nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb banale, se ajo nuk ka lindur n\u00eb zyrat e shtetit dhe nuk \u00ebsht\u00eb krijuar nga politika. Ajo ka lindur n\u00eb jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve nd\u00ebr shekuj, n\u00eb familje, n\u00eb fis, n\u00eb kuvend dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet njer\u00ebzve. Ajo ishte garancia m\u00eb e fort\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb, shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb ekzistonin kontratat e shkruara t\u00eb korrupcionit, manipulimet politike, apo institucionet moderne shtet\u00ebrore. Historikisht, shqiptari mund t\u00eb humbiste pasurin\u00eb, por jo Bes\u00ebn. Humbja e Bes\u00ebs n\u00ebnkuptonte humbjen e nderit\u2026 humbjen e gjith\u00e7kaje. Shkelja e bes\u00ebs, n\u00eb disa raste konsiderohej si nj\u00eb nd\u00ebr fajet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda morale e shoq\u00ebrore, me pasoj\u00eb q\u00eb personi t\u00eb p\u00ebrjashtohej ose t\u00eb izolohej nga fisi ose nga katundi \u2013 ose n\u00eb minimum t\u00eb mos i jepj m\u00eb bes\u00eb dhe t\u00eb mos merrej fjala e tij m\u00eb si e besueshme!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj, fjal\u00ebt si Besa, Rilindja, simbolet dhe vlerat q\u00eb u kan\u00eb mbijetuar shekujve meritojn\u00eb respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse ato nuk jan\u00eb pron\u00eb e qeverive t\u00eb radh\u00ebs. Jan\u00eb pasuri e mbar\u00eb Kombit! Sidomos Besa \u00ebsht\u00eb amanet i brezave q\u00eb paraprin\u00eb. Ajo nuk fitohet me nj\u00eb vendim qeverie dhe nuk shpallet me konferenca p\u00ebr shtyp ose n\u00eb mtingje partiake. Ajo fitohet \u00e7do dit\u00eb, me ndershm\u00ebri, p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe mbajtje t\u00eb fjal\u00ebs. Se Besa e shqiptarit nuk shitet pazarit, sipas qejfit!&nbsp; N\u00ebse politika shqiptare sot, d\u00ebshiron t&#8217;i sh\u00ebrbej\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Bes\u00ebs, nuk ka nevoj\u00eb ta p\u00ebrdor\u00eb si slogan. Mjafton ta zbatoj\u00eb si parim. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb fjala &#8220;Bes\u00eb&#8221; do t\u00eb ruaj madh\u00ebshtin\u00eb q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb historia, kultura, tradita dhe nd\u00ebrgjegjja e Kombit shqiptar, n\u00eb shekuj. &nbsp;\u201cBesa, kjo mrekulli e bot\u00ebs shqiptare, me t\u00eb cil\u00ebn ndiesia heroike e detyr\u00ebs dhe e nder\u00ebs, e sh\u00ebroi gjat\u00eb shekujve plag\u00ebn etnike t\u00eb indvidualizm\u00ebs\u201d, &nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-kjo-ndodhe-vetem-ne-shqiperi-gjithmone-per-mire\/\"><u>Frank Shkreli: Kjo ndodh\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, gjithmon\u00eb p\u00ebr mir\u00eb! | Gazeta Telegraf<\/u><\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja, pra se pse BESA duhet t\u00eb mbetet mbi politik\u00ebn, si porosi e t\u00eb par\u00ebve, si nder i shqiptarit dhe si nj\u00eb nga dhuratat m\u00eb t\u00eb \u00e7muara q\u00eb Kombi shqiptar i ka dh\u00ebn\u00eb qytet\u00ebrimit evropian dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb. Edhe njpher\u00eb, Besa nuk shpallet me dekret, ajo provohet. Besa as nuk trash\u00ebgohet me pushtet, as nuk dekretohet nga pushteti, por fitohet me karakter. Nj\u00eb kujtes\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb as sot nuk ia din\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb fjal\u00ebs Bes\u00eb: p\u00ebr shqiptarin, Besa nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb fjal\u00eb q\u00eb thuhet, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb q\u00eb mbahet!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli N\u00eb historin\u00eb e popujve ka fjal\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb thjesht pjes\u00eb e fjalorit. Ato jan\u00eb simbole t\u00eb identitetit, t\u00eb karakterit dhe t\u00eb nd\u00ebrgjegjes s\u00eb nj\u00eb kombi. Edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt, ka fjal\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb thjesht pjes\u00eb e fjalorit, por p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb shtyllat morale mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb ngritur identiteti komb\u00ebtar i shqiptar\u00ebve. Dy [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2391,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41578","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41578","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41578"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41578\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41579,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41578\/revisions\/41579"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2391"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41578"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41578"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41578"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}