{"id":4154,"date":"2015-06-25T09:15:22","date_gmt":"2015-06-25T07:15:22","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4154"},"modified":"2015-06-25T09:17:45","modified_gmt":"2015-06-25T07:17:45","slug":"humbi-zgjedhjet-por-doli-fitues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4154","title":{"rendered":"HUMBI ZGJEDHJET, POR DOLI FITUES"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/halim-kosova.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-full wp-image-4156 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/halim-kosova.jpg\" alt=\"halim-kosova\" width=\"300\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/halim-kosova.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/halim-kosova-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/halim-kosova-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>T\u00eb diel\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb Shqip\u00ebri u mbajt\u00ebn zgjedhjet vendore an\u00eb e mban\u00eb vendit, por ajo q\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen m\u00eb t\u00eb madhe ishte natyrisht konkurenca p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs midis kandidatit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Dr. Halim Kosova dhe rivalit t\u00eb tij socialist, Z. Erion Veliaj. Pas nj\u00eb fushate agresive progandistike n\u00eb ekran dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb fort\u00eb nga partia e tij &#8212; gj\u00eb q\u00eb i mungonte kandidatit demokrat Dr. Halim Kosova &#8212; kandidati i Partis\u00eb Socialiste sh\u00ebnoi nj\u00eb fitore d\u00ebrmuese n\u00eb kryeqytetin shqiptar.<\/p>\n<p>Por, ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje duke e ndjekur fushat\u00ebn nga larg, \u00ebsht\u00eb fakti se Dr. Halim Kosova ishte nj\u00eb kandidat ndryshe nga \u00e7\u2019kemi par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri k\u00ebto 25-vitet e fundit.\u00a0 Duke pranuar humbjen, ai falenderoi p\u00ebrzem\u00ebrsisht qytetar\u00ebt e kryeqytetit, si\u00e7 u shpreh ai, \u201cpa asnj\u00eb dallim partiak, ve\u00e7an\u00ebrisht ata q\u00eb votuan me besim n\u00eb platform\u00ebn time q\u00eb kishte themel pun\u00ebn dhe dinjitetin, pun\u00eb jo fjal\u00eb\u201d, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb i dhan\u00eb atij dhe platform\u00ebs s\u00eb tij. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht ai uroi kund\u00ebrshtarin e tij p\u00ebr fitoren n\u00eb postin e kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj. Ishte kjo nj\u00eb shfaqje qytet\u00ebrimi politik dhe njer\u00ebzor ndaj nj\u00eb kund\u00ebrshtari politik, q\u00eb i ka munguar dhe vazhdon t\u2019i mungoj\u00eb politik\u00ebs shqiptare t\u00eb 25-viteve t\u00eb fundit.\u00a0 Fenomeni tjet\u00ebr pozitiv i fushat\u00ebs s\u00eb tij ishte se si nj\u00eb kandidat i cili nuk konsiderohet si politikan i karier\u00ebs, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb zhvillonte fushat\u00ebn nga studiot e fresk\u00ebta t\u00eb televizionit, \u201cUn\u00eb zgjodha kontaktin me qytetarin dhe jo fushat\u00ebn e luksit n\u00eb ekran\u201d, tha Dr. Kosova n\u00eb fjal\u00ebn e tij pas humbjes s\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr kryebashkiakun e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Dr. Kosova i humbi zgjedhjet p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb Tiran\u00eb, ai duhet ta ndjej\u00eb veten krenar sepse me kultur\u00ebn e tij politike q\u00eb tregoi gjat\u00eb k\u00ebsaj fushate, ai mund t\u00eb ket\u00eb sjellur nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re n\u00eb zhvillimin e fushatave politike n\u00eb vend si dhe nj\u00eb shembull p\u00ebr tu ndjekur n\u00eb t\u00eb ardhmen, sidomos n\u00eb relacionet midis humb\u00ebsit dhe fituesit n\u00eb zgjedhje, gj\u00eb q\u00eb deri tani ka munguar &#8212; n\u00eb nivel vendor dhe komb\u00ebtar.\u00a0\u00a0 Madje edhe rivali i tij politik, Z. Veliaj vler\u00ebsoi zhvillimin e fushat\u00ebs duke i njohur merit\u00ebn Dr. Kosov\u00ebs, p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e procesit zgjedhor, si\u00e7 tha ai, \u201cKund\u00ebrshtarit ton\u00eb, Dr. Halim Kosov\u00ebs, i cili meriton respektin ton\u00eb, p\u00ebr p\u00ebrpjekjet q\u00eb b\u00ebri p\u00ebr tu ndar\u00eb nga linja zyrtare e partis\u00eb s\u00eb tij me kultur\u00ebn e shpifjes, p\u00ebrgojimeve e goditjeve n\u00ebn brez q\u00eb e helmojn\u00eb politik\u00ebn ton\u00eb.\u201d<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb gjysma e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, sepse po t\u00eb ishte i sinqert Z. Veliaj do ta pranonte se edhe partia e tij ka ndjekur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kultur\u00eb politike, duke u\u00a0 angazhuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat \u201cshpifje, p\u00ebrgojime e goditje n\u00ebn brez q\u00eb e helmojn\u00eb politik\u00ebn ton\u00eb\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilat ai akuzon partin\u00eb rivale n\u00eb opozit\u00eb.\u00a0 Atmosfera dhe kultura politike q\u00eb\u00a0 mbizot\u00ebron n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb \u201cmerit\u00eb\u201d e t\u00eb dy partive kryesore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, qe Dr. Halim Kosova ai i cili me fushat\u00ebn e tij p\u00ebr kryetar t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrpoq ta ndryshonte k\u00ebt\u00eb kultur\u00eb politike dhe atmosfer\u00eb shpifjesh e akuzash politike dhe personale, me vend e pa vend.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pozitiv fakti se Dr. Kosova u premtoi tiranasve se do t\u00eb mbetet i angazhuar\u00a0 n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb tyre, edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.\u00a0 Tirana dhe Shqip\u00ebria kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt vendosin interesat e qytetarit dhe t\u00eb vendit mbi interesat politike, partiake, personale dhe financiare.\u00a0\u00a0 Mbi t\u00eb gjitha, Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb qytet\u00ebruar p\u00ebr ta nxjerrur vendin nga mo\u00e7alet politike t\u00eb Ballkanit ku ka mbetur tash nj\u00eb \u00e7erek shekulli.\u00a0 Kandidatura e Dr. Halim Kosov\u00ebs, ndon\u00ebse humbi n\u00eb zgjedhjet vendore, mund t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb fillimin e di\u00e7kaje ndryshe.<\/p>\n<p>Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb fitues i zgjedhjeve p\u00ebr kryebashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, por Dr. Halim Kosova, me fushat\u00ebn e tij tregoi se ai ishte i interesuar n\u00eb di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr se n\u00eb postin e Kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs. Se, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb presidenti i par\u00eb i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Xhorxh Uashingtoni n\u00eb inaugurimin e tij si president i kombit t\u00eb ri amerikan, ai ishte p\u00ebr \u201cnj\u00eb angazhim t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb realizuar premtimet e kombit nep\u00ebrmjet qytet\u00ebrimit politik, guximit, m\u00ebshir\u00ebs dhe karakterit moral.\u201d\u00a0 Dr. Kosova u p\u00ebrpoq t\u00eb tregonte respekt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs pa dallim partiak ose dallime t\u00eb tjera,\u00a0 duke i konsideruar rregullat e fushat\u00ebs dhe t\u00eb qytet\u00ebrimit politik, nj\u00ebkohsisht edhe si rregulla t\u00eb moralit.\u00a0 Mungesa e qytet\u00ebrimit civil e politik n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb ekspert amerikan,\u00a0 simbolizon jo vet\u00ebm nj\u00eb kriz\u00eb politike, por p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr pasqyron nj\u00eb munges\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe morale shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shkrim disa vite m\u00eb par\u00eb mbi nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb m\u00eb t\u00eb qytet\u00ebruar zhvillimet politike dhe n\u00eb fushata elektorale n\u00ebnvijohet ato q\u00eb cil\u00ebsohen si qytet\u00ebrim ose sjelljet t\u00eb mira politike, p\u00ebr t\u00eb cilat n\u00eb anglisht p\u00ebrdoret fraza, &#8220;political civility&#8221; dhe n\u00eb fr\u00ebngjisht p\u00ebrdoret fjala, &#8220;civilite\u201d e q\u00eb e ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rr\u00ebnj\u00eb etimologjike me fjal\u00ebt &#8220;qytet\u00ebrim&#8221;, ose i &#8220;qytetruar&#8221;, e q\u00eb me fjal\u00eb t\u00eb tjera n\u00ebnkupton\u00a0 nj\u00eb grup njer\u00ebzish t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, ose pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb familjeje.\u00a0 Normalisht, n\u00eb jet\u00ebn e \u00e7do familjeje ka disa rregulla q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb an\u00ebtaret e familjes t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb paq\u00eb e harmoni me nj\u00ebri tjetrin.\u00a0\u00a0 Edhe n\u00eb sistemin dhe jet\u00ebn politike t\u00eb \u00e7do vendi, ekzistojn\u00eb disa rregulla t\u00eb qytet\u00ebrimit politik q\u00eb, n\u00ebqoftse zbatohen, duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur t\u00eb jetuarit n\u00eb paq\u00eb me dhe n\u00eb respekt p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin, si dhe duke treguar toleranc\u00eb p\u00ebr mendimet e ndryshme t\u00eb njeri tjetrit, qofshin ata edhe kund\u00ebrshtar\u00eb politik\u00eb dhe sidomos p\u00ebr rival\u00ebt politik\u00eb.\u00a0\u00a0 Ashtu si\u00e7 ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi \u00e7do an\u00ebtar i familjes p\u00ebr mir\u00ebvajtjen e familjes s\u00eb vet n\u00eb ter\u00ebsi, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, secili prej nesh si pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ku jetojm\u00eb, kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe obligime jo vetem karshi nj\u00ebri tjet\u00ebrit, por edhe ndaj shoq\u00ebris\u00eb, kombit dhe shtetit ku jetojm\u00eb. Kjo vlen\u00eb sidomos p\u00ebr kla\u00ebsn politike.\u2028\u2028Xhim Li\u00e7, nj\u00eb ish-kongresmen republikan i cili ka sh\u00ebrbyer 30 vjet\u00eb ne Kongresin amerikan, thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb artikull mbi k\u00ebt\u00eb subjekt se, \u201cqytet\u00ebrimi politik nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me sjellje t\u00eb mira dhe nuk do t\u00eb thot\u00eb se debatet e ashp\u00ebra duhet t\u00eb shmangen.\u00a0 P\u00ebrkundrazi, ajo q\u00eb nevojit\u00eb qytet\u00ebrimi politik \u00ebsht\u00eb gatishm\u00ebria nga ana e nj\u00eb individi ose grupi individ\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar me respekt pik\u00ebpamjet dhe qendrimet e t\u00eb tjer\u00ebve, duke qen\u00eb t\u00eb vetdijsh\u00ebm se t\u00eb gjith\u00eb ne jemi t\u00eb lidhur dhe varemi nga nj\u00ebri tjetri\u201d, pa marr\u00eb parasysh\u00eb dallimet ose ndryshimet n\u00eb pik\u00ebpamje.\u00a0\u00a0 Ky si\u00e7 duket ishte edhe mesazhi i fushat\u00ebs q\u00eb zhvilloi Dr. Kosova, por fatkeqsisht ishte nj\u00eb z\u00eb q\u00eb nuk u d\u00ebgjua nga elektorati. Ishte nj\u00eb z\u00eb q\u00eb u duk se mund t\u00eb ishte nj\u00eb fillim t\u00eb ri n\u00eb diskursin politik shqiptar jo vet\u00ebm gjat\u00eb fushat\u00ebs por edhe n\u00eb jet\u00ebn demokratike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, duke l\u00ebn\u00eb pas armiqsit\u00eb politike t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs dhe frustrimet e shum\u00ebta t\u00eb popullit me proceset politike n\u00eb vend.\u00a0 Procese k\u00ebto q\u00eb gjat\u00eb viteve kan\u00eb p\u00ebrfunduar vet\u00ebm n\u00eb fortifikimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb dy kampeve politike t\u00eb vendit, t\u00eb cilat suksesin e k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb debate dhe argumente p\u00ebr t\u00eb posht\u00ebruar kund\u00ebrshtarin dhe jo n\u00eb gjetjen e zgjidhjeve t\u00eb problemeve me t\u00eb cilat p\u00ebrballen Tirana dhe e mbar\u00eb Shqip\u00ebria.\u00a0 \u00cbsht\u00eb pjes\u00eb e demokracis\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb krejt normale q\u00eb udh\u00ebheqsit politik\u00eb dhe votuesit t\u00eb ken\u00eb mendime t\u00eb kund\u00ebrta me nj\u00ebri tjetrin p\u00ebrsa u p\u00ebrket kandidat\u00ebve dhe partive, por k\u00ebto mosmarrveshje zgjidhen m\u00eb n\u00eb fund\u00a0 me an\u00eb t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjedhsit e kryqytetit e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn e tyre.\u00a0 Mbetet p\u00ebr tu pa n\u00ebse kandidati dhe partia q\u00eb fitoi Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs kan\u00eb seriozitetin e duhur dhe kurajon e nevojshme p\u00ebr t\u00eb ndjekur shembullin q\u00eb tregoi Dr. Kosova gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale, p\u00ebr tu angazhuar p\u00ebr nj\u00eb bashkpunim me t\u00eb gjith\u00eb pa dallim politik ose partiak, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn dhe n\u00eb favor t\u00eb interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta madhore t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb kryeqytetit shqiptar dhe t\u00eb mbar\u00eb kombit.<\/p>\n<p>Dr. Halim Kosova zhvilloi nj\u00eb fushat\u00eb politike ndryshe nga e kaluara dhe ndryshe nga shum\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb zgjedhjet e fundit dhe m\u00eb par\u00eb.\u00a0 Ai dha shembull duke evituar debatet e ligshta politike dhe duke mos ra n\u00eb kurth\u00ebn e sulmeve t\u00eb dob\u00ebta personale ndaj kund\u00ebrshtarit dhe partis\u00eb s\u00eb tij, sulme t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tani pjes\u00eb e debatit t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsh\u00ebm politik .\u00a0 Dr Halim Kosova humbi zgjedhjet, por jo reputacionin q\u00eb g\u00ebzon si mjek dhe si indidvid dhe tani edhe si politikan.\u00a0 Si i till\u00eb, ai doli fitues!\u00a0\u00a0 Xhorxh Uashingtoni ka th\u00ebn\u00eb, \u201cB\u00ebn shoq\u00ebri me burra me cil\u00ebsi t\u00eb mira n\u00ebqoftse vler\u00ebson reputacionin t\u00ebnd, sepse \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb jesh\u00eb vet\u00ebm se sa t\u00eb jesh\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb keqe\u201d politike.\u00a0 Edhe p\u00ebr Dr. Kosov\u00ebn, humbja n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs t\u00eb djel\u00ebn q\u00eb kaloi duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e leht\u00eb se humbja e reputacionit t\u00eb tij dhe besoj se e ndjen\u00eb veten se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm, se sa n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb keqe politike.\u00a0 Dr. Halim Kosova kishte th\u00ebn\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale se po t\u00eb fitonte postin e kryebashkiakut ai do t\u00eb bashkpunonte me Kryeministrin Rama. Pa marr\u00eb parasysh\u00eb meritat ose jo t\u00eb qeveris\u00eb Rama, besoj se ishte hera e par\u00eb q\u00eb nj\u00eb politikan shqiptar i periudh\u00ebs post komuniste t\u00eb ket\u00eb deklaruar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebr bashkpunim me nj\u00eb kund\u00ebrshtar politik.\u00a0 Fushata e Dr. Halim Kosov\u00ebs vler\u00ebsohet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi se sh\u00ebnoi nj\u00eb hap t\u00eb ri p\u00ebrpara n\u00eb diskursin midis kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Si i till\u00eb, megjith\u00eb humbjen n\u00eb zgjedhjet e s\u00eb diel\u00ebs q\u00eb kaloi p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, Dr. Kosova doli fitues me kontributin e tij ndaj nj\u00eb diskursi m\u00eb t\u00eb qytet\u00ebruar politik midis pal\u00ebve rivale,\u00a0 p\u00ebr t\u00eb cilin ka aq nevoj\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli T\u00eb diel\u00ebn q\u00eb kaloi n\u00eb Shqip\u00ebri u mbajt\u00ebn zgjedhjet vendore an\u00eb e mban\u00eb vendit, por ajo q\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen m\u00eb t\u00eb madhe ishte natyrisht konkurenca p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs midis kandidatit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Dr. Halim Kosova dhe rivalit t\u00eb tij socialist, Z. Erion Veliaj. Pas nj\u00eb fushate agresive progandistike n\u00eb ekran [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4156,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,10],"tags":[],"class_list":["post-4154","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4154","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4154"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4154\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4158,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4154\/revisions\/4158"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4156"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4154"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4154"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4154"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}