{"id":41537,"date":"2026-07-14T19:26:07","date_gmt":"2026-07-14T17:26:07","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41537"},"modified":"2026-07-14T19:37:38","modified_gmt":"2026-07-14T17:37:38","slug":"istoria-nuk-eshte-privilegj-eshte-e-drejte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41537","title":{"rendered":"ISTORIA NUK \u00cbSHT\u00cb PRIVILEGJ &#8212; \u00cbSHT\u00cb E DREJT\u00cb!"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"450\" height=\"300\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-2391\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg 450w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 450px) 100vw, 450px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Historia komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb shkollat e Malit t\u00eb Zi mbetet nj\u00eb prov\u00eb e pap\u00ebrfunduar e demokracis\u00eb dhe e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike shqiptare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga viti n\u00eb vit, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi vazhdojn\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ruajtur identitetin e tyre komb\u00ebtar, nj\u00eb pyetje b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb shqet\u00ebsuese: pse nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb n\u00eb shkollat shqipe nuk m\u00ebsojn\u00eb sa duhet p\u00ebr historin\u00eb e kombit t\u00eb tyre?\u00a0 Prej koh\u00ebsh, studiues, arsimtar\u00eb dhe veprimtar\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare kan\u00eb ngritur z\u00ebrin p\u00ebr mang\u00ebsit\u00eb e programeve m\u00ebsimore dhe teksteve t\u00eb historis\u00eb n\u00eb shkollat shqipe t\u00eb atij vendi. Nd\u00ebr z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb njohur \u00ebsht\u00eb edhe historiani dhe studiuesi Dom Nik\u00eb Ukgjinaj, i cili ka shprehur shqet\u00ebsimin se brezat e rinj shqiptar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi po privohen nga njohja e thell\u00eb e historis\u00eb, kultur\u00ebs dhe trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tyre komb\u00ebtare. Sipas tij, nj\u00eb popull q\u00eb nuk njeh historin\u00eb e vet rrezikon t\u00eb humbas\u00eb vet\u00ebdijen p\u00ebr identitetin dhe t\u00eb ardhmen e tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb sfond, p\u00ebrgjegj\u00ebsia nuk mund t\u00eb k\u00ebrkohet vet\u00ebm te institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Edhe klasa politike shqiptare mban pjes\u00ebn e saj t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, gjat\u00eb viteve e dekadave t\u00eb kaluara. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tri dekada, partit\u00eb politike shqiptare kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs institucionale dhe, n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme, edhe pjes\u00eb e qeverive malazeze. Megjithat\u00eb, rezultatet konkrete n\u00eb fush\u00ebn e arsimit komb\u00ebtar p\u00ebr f\u00ebmijt shqiptar\u00eb kan\u00eb mbetur larg pritshm\u00ebrive t\u00eb historian\u00ebve dhe studiuesve shqiptar\u00eb t\u00eb atyre trojeve.&nbsp; Ndon\u00ebse, shqiptar\u00ebt nuk k\u00ebrkojn\u00eb privilegje n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, ata me plot t\u00eb drejt\u00eb, k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn elementare q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb historin\u00eb e popullit t\u00eb cilit i p\u00ebrkasin, figurat e tij komb\u00ebtare, q\u00ebndres\u00ebn e tij shekullore dhe kontributin e tij n\u00eb qytet\u00ebrimin evropian dhe historin\u00eb komb\u00ebtare. N\u00ebse partit\u00eb politike shqiptare arrijn\u00eb t\u00eb bashkohen rreth k\u00ebsaj kauze, ato do t\u2019u l\u00ebn\u00eb brezave nj\u00eb trash\u00ebgimi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vlefshme se \u00e7do mandat politik: t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb \u00e7do f\u00ebmij shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi t\u00eb njoh\u00eb historin\u00eb e popullit t\u00eb vet me dinjitet dhe me sakt\u00ebsi shkencore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb arsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe q\u00eb nuk pasqyron historin\u00eb shqiptare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb denj\u00eb mbetet i paplot\u00eb. &nbsp;Prandaj, kritika e Dr Dom Nik\u00eb Ukgjinajt dhe e shum\u00eb intelektual\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb ato an\u00eb, nuk duhet par\u00eb si sulm politik kund\u00ebr askujt, por t\u00eb shikohet si nj\u00eb thirrje nd\u00ebrgjegjsimi qytetar. Sepse \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb shpesh se nj\u00eb shtet demokratik nuk matet vet\u00ebm me zgjedhje t\u00eb lira, me institucione funksionale apo me ritmin e nevojsh\u00ebm t\u00eb integrimit evropian. Sepse, demokracia n\u00eb nj\u00eb vend duhet t\u00eb matet edhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si nj\u00eb shtet q\u00eb pretendon t\u00eb jet\u00eb \u201cdemokratik\u201d, u garanton komuniteteve t\u00eb veta t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb njohur historin\u00eb, gjuh\u00ebn dhe identitetin e tyre komb\u00ebtar, sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, ekspert\u00eb dhe studiues, q\u00eb i ndjekin k\u00ebto pun\u00eb nga af\u00ebr n\u00eb terren, shteti dhe qeveria e Malit t\u00eb Zi ende nuk e ka p\u00ebrfunduar provimin.&nbsp; Sepse, shqiptar\u00ebt jan\u00eb dhe njihen si popull autokton n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Si t\u00eb till\u00eb, ata kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb \u00e7muar n\u00eb historin\u00eb, kultur\u00ebn dhe jet\u00ebn politike t\u00eb atij vendi dhe rajonit. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb ndjekin m\u00ebsimin n\u00eb gjuh\u00ebn amtare n\u00eb shkollat e vendit, vazhdojn\u00eb t\u00eb mos ken\u00eb nj\u00eb pasqyrim t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb balancuar dhe dinjitoz t\u00eb historis\u00eb s\u00eb kombit t\u00eb tyre n\u00eb programet zyrtare t\u00eb historis\u00eb s\u00eb vendit t\u00eb tyre. Kjo situat\u00eb, p\u00ebr shqiptar\u00ebt, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie dyt\u00ebsore. Por shikohet, n\u00eb qarqet e informuara mir\u00eb, si nj\u00eb mang\u00ebsi serioze q\u00eb prek vet\u00eb themelin e identitetit komb\u00ebtar dhe t\u00eb vet\u00ebdijes historike t\u00eb brezave t\u00eb rinj t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb at\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Natyrisht, se historia p\u00ebr njerzit dhet shtetet serioze nuk \u00ebsht\u00eb propagand\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb e till\u00eb. Por po aq i papranuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb fakti, q\u00eb debatohet sot, kur historia e nj\u00eb populli, si\u00e7 jan\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, reduktohet n\u00eb disa faqe t\u00eb librave t\u00eb historis\u00eb ose t\u00eb trajtohet si nj\u00eb shtojc\u00eb fakultative. Nj\u00eb arsim i mir\u00eb nuk nd\u00ebrtohet mbi harres\u00ebn e askujt historike. Arsimi i mir\u00ebfillt\u00eb nd\u00ebrtohet mbi njohjen dhe respektimin e historis\u00eb s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, pa dallim, t\u00eb nj\u00eb shteti. Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat &nbsp;q\u00eb zhvillohet n\u00eb at\u00eb vend, nuk mund t\u00eb shmanget as roli dhe as p\u00ebrgjegj\u00ebsia e klas\u00ebs politike shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb historia komb\u00ebtare shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar kurr\u00eb n\u00eb nj\u00eb prioritet t\u00eb panegociuesh\u00ebm nga politika shqiptare vendase, shpeshher\u00eb, energjit\u00eb politike t\u00eb partive shqiptare jan\u00eb p\u00ebrqendruar, kryesisht dhe historikisht, te ndarja e posteve dhe tek interesat afatshkurtra politiko-ekonomike, nd\u00ebrsa arsimi i brezave \u2013 investimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e brezave t\u00eb shqiptar\u00ebve \u2013 ka mbetur n\u00eb hije.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, p\u00ebrgjegj\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e politik\u00ebs shqiptare, si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb lart\u00eb. &nbsp;Jan\u00eb edhe institucionet zyrtare arsimore t\u00eb shtetit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, ato q\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb, seriozisht, se respektimi i identitetit komb\u00ebtar t\u00eb pakicave nuk p\u00ebrfundon, thjesht, me lejimin e m\u00ebsimit n\u00eb gjuh\u00ebn amtare. Por, ai duhet t\u00eb p\u00ebrfshij edhe t\u00eb drejt\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, p\u00ebr nj\u00eb arsim p\u00ebrtej gjuh\u00ebs amtare nj\u00eb arsim serioz q\u00eb pasqyron drejt edhe historin\u00eb, kultur\u00ebn dhe trash\u00ebgimin\u00eb e tyre komb\u00ebtare. Kjo, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e shqiptar\u00ebve sot n\u00eb Mal t\u00eb Zi ose diku tjet\u00ebr.&nbsp; N\u00eb bot\u00ebn e sot\u00ebme, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb standard i panegociuesh\u00ebm i demokracive evropiane, pjes\u00eb e t\u00eb cilave pretendon t\u00eb jet\u00eb edhe Mali i Zi, nd\u00ebrsa mbetet edhe nj\u00eb kusht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb barabart\u00eb an\u00eb e mban\u00eb n\u00eb kontinentit evropian. Kjo k\u00ebrkes\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me standardet evropiane p\u00ebr mbrojtjen e pakicave komb\u00ebtare, sipas K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrgjegjsis\u00eb dhe rolit t\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, q\u00eb theksova m\u00eb lart\u00eb, aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe roli dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e elit\u00ebs intelektuale shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb realizimit t\u00eb k\u00ebsaj nisme. Historian\u00ebt, studiuesit, akademik\u00ebt, m\u00ebsuesit dhe organizatat kulturore shqiptare duhet t\u00eb flasin me nj\u00eb z\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje me r\u00ebnd\u00ebsi. Ata duhet t\u00eb kontribojn\u00eb me argumente shkencore, me projekte konkrete dhe me bashk\u00ebpunim institucional p\u00ebr hartimin e programeve dhe teksteve q\u00eb shkenc\u00ebrisht, pasqyrojn\u00eb me objektivitet historin\u00eb shqiptare t\u00eb atyre trojeve, nd\u00ebr shekuj. &nbsp;Kjo pra nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb betej\u00eb e partive politike, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb mbar\u00eb-komb\u00ebtare. Historia e v\u00ebrtet\u00eb, nuk mund t\u00eb mbrohet vet\u00ebm me akademi p\u00ebrkujtimore, me deklarata patriotike apo me fjalime n\u00eb p\u00ebrvjetor\u00eb t\u00eb caktuar historik\u00eb. Ajo duhet t\u00eb mbrohet n\u00eb klas\u00eb. N\u00eb bankat e shkoll\u00ebs, aty ku formohet mendja dhe nd\u00ebrgjegjja komb\u00ebtare e nj\u00eb brezi t\u00eb ri.&nbsp; N\u00ebse nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi ose kudo tjet\u00ebr, p\u00ebrfundon arsimin pa njohur rrug\u00ebtimin historik t\u00eb popullit t\u00eb vet n\u00eb ato troje, pa njohur figurat q\u00eb nd\u00ebrtuan identitetin komb\u00ebtar atje, dhe pa kuptuar kontributin e shqiptar\u00ebve n\u00eb historin\u00eb e Malit t\u00eb Zi dhe t\u00eb Ballkanit, at\u00ebher\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtuar, t\u00eb gjith\u00eb: shteti zyrtar, partit\u00eb politike shqiptare zyrtare, intelektual\u00ebt, historian\u00ebt, studiuesit shqiptar\u00eb dhe shoq\u00ebria, n\u00eb p\u00ebrgjithsi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj, ka ardhur koha q\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb m\u00ebsimit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi t\u00eb d\u00ebgjohen z\u00ebrat e informuar mir\u00eb dhe z\u00ebrat e respektuar t\u00eb arsyes dhe t\u00eb dijes si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Dr Dom Nik\u00eb Ukgjinaj e t\u00eb tjer\u00eb studiues e historian shqiptar\u00eb t\u00eb atyre an\u00ebve. &nbsp;Ka ardhur koha p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb re morale dhe institucionale, sidomos, n\u00eb radh\u00ebt e faktorit shqiptar\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje. &nbsp;Se arsimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nuk duhet t\u00eb kufizohet vet\u00ebm te p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs shqipe. Por q\u00eb arsimi i brezave t\u00eb rinj t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, duhet t\u00eb p\u00ebrfshij, patjet\u00ebr, edhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar historin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb balancuar dhe shkencore. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, nuk nuk cenon as nuk k\u00ebrc\u00ebnon ask\u00ebnd. P\u00ebrkundrazi, nj\u00eb trajtim i till\u00eb i historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb ato troje shekullore do forconte besimin nd\u00ebrmjet komuniteteve etnike dhe e b\u00ebn Malin e Zi nj\u00eb shtet m\u00eb demokratik dhe m\u00eb evropian n\u00eb syt\u00eb e Evrop\u00ebs dhe bot\u00ebs, por \u00e7ka \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb syt\u00eb e vet shqiptar\u00ebve autokton\u00eb t\u00eb atyre trojeve shekullore.&nbsp; Sepse historia nuk \u00ebsht\u00eb privilegj as nuk \u00ebsht\u00eb koncesion politik p\u00ebr ask\u00ebnd. Nuk \u00ebsht\u00eb as favor q\u00eb i b\u00ebhet nj\u00eb komuniteti t\u00eb caktuar, si\u00e7 jan\u00eb shqiptar\u00ebt. Historia \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e nj\u00eb populli! Historia nuk \u00ebsht\u00eb privilegj q\u00eb jepet ose merret sipas vullnetit t\u00eb pushtetit. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb legjitime e \u00e7do populli dhe nj\u00eb pjes\u00eb e pandashme e identitetit t\u00eb tij komb\u00ebtar, bazuar n\u00eb marrveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir Deklarat\u00ebn Universale t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut t\u00eb vitit 1948.&nbsp; Prandaj, &nbsp;nj\u00eb shtet q\u00eb synon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nuk duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga e v\u00ebrteta historike e asnj\u00ebrit prej grupeve t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por sa u p\u00ebrket shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb fund t\u00eb fundit, nj\u00eb komb nuk humbet kur harron datat e historis\u00eb. Ai fillon t\u00eb humbas\u00eb, keqas dhe p\u00ebrgjithmon\u00eb, kur harron se kush \u00ebsht\u00eb. Pik\u00ebrisht, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, historia komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb shkollat e Malit t\u00eb Zi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat i s\u00eb kaluar\u00ebs. Por duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb investim serioz komb\u00ebtar dhe n\u00eb bashkpunim, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike, ku \u00e7do f\u00ebmij\u00eb, pa dallim etnie, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb njoh\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e veta dhe t\u00eb ec\u00eb drejt s\u00eb ardhmes me dinjitet, vet\u00ebbesim dhe respekt p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. P\u00ebr ndryshe, t\u00eb mohosh historin\u00eb e nj\u00eb populli do t\u00eb thot\u00eb t\u2019i mohosh identitetin dhe dinjitetin e tij komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb shkollat e Malit t\u00eb Zi mbetet nj\u00eb prov\u00eb e pap\u00ebrfunduar e demokracis\u00eb dhe e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike shqiptare Nga Frank Shkreli Nga viti n\u00eb vit, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi vazhdojn\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ruajtur identitetin e tyre komb\u00ebtar, nj\u00eb pyetje b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb shqet\u00ebsuese: pse nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb n\u00eb shkollat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2391,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41537","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41537","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41537"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41537\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41538,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41537\/revisions\/41538"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2391"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41537"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41537"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41537"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}