{"id":41492,"date":"2026-06-17T20:19:51","date_gmt":"2026-06-17T18:19:51","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41492"},"modified":"2026-06-17T20:19:51","modified_gmt":"2026-06-17T18:19:51","slug":"shkreli-protestat-dhe-fundi-i-nje-epoke-politike-ne-shqiperi-nje-domosdoshmeri-e-kohes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41492","title":{"rendered":"Shkreli: PROTESTAT DHE FUNDI I NJ\u00cb EPOKE POLITIKE N\u00cb SHQIP\u00cbRI NJ\u00cb DOMOSDOSHM\u00cbRI E KOH\u00cbS"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqip\u00ebria po p\u00ebrjeton s\u00ebrish dit\u00eb protestash kund\u00ebr qeveris\u00eb. Nga Tirana deri n\u00eb jug e n\u00eb veri t\u00eb vendit, qytetar\u00eb t\u00eb moshave dhe bindjeve t\u00eb ndryshme po shprehin pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me qeverisjen e keqe, munges\u00eb-transparenc\u00ebs, me mbrojtjen e pasurive publike dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit. Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm objekti i protestave, por mesazhi m\u00eb i thell\u00eb q\u00eb ato p\u00ebrcjellin: lodhjen e nj\u00eb shoq\u00ebrie me klas\u00ebn politike t\u00eb tranzicionit 35-vje\u00e7ar t\u00eb pafund. \u00a0Sipas raportimeve t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, n\u00eb protestat e organizuara kund\u00ebr projekteve t\u00eb debatueshme n\u00eb zon\u00ebn e Zv\u00ebrnecit dhe n\u00eb manifestime t\u00eb tjera qytetare, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re pjes\u00ebmarrja e gjer\u00eb dhe p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb e m\u00eb e madhe e t\u00eb rinjve dhe k\u00ebrkesa e tyre p\u00ebr ndryshim t\u00eb kast\u00ebs aktuale politike, pasi vendi \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar. V\u00ebzhguesit e kan\u00eb cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb fenomen q\u00eb po fiton terren jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb mbar\u00eb rajonin dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas 35 vitesh \u201cpluraliz\u00ebm\u201d, shqiptar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pyesin: \u00e7far\u00eb ka prodhuar kjo klas\u00eb politike? Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb raport me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste, por mbetet e goditur nga emigracioni masiv, korrupsioni n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e qeveris\u00eb, pabarazia ekonomike, mos p\u00ebrballimi me krimet e ish-diktatur\u00ebs komuniste enveriste, mungesa e besimit t\u00eb shqiptar\u00ebve tek institucionet, e t\u00eb tjera halle. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e elit\u00ebs politike shqiptare t\u00eb tranzicionit, pavar\u00ebsisht, dallimeve partiake, mbart ende kultur\u00ebn, mentalitetin dhe m\u00ebnyr\u00ebn e ushtrimit t\u00eb pushtetit autoritar, t\u00eb trash\u00ebguar nga diktatura komuniste. Disa emra mund t\u00eb ken\u00eb ndryshuar gjat\u00eb viteve, partit\u00eb jan\u00eb riorganizuar, por shpesh praktikat kan\u00eb mbetur t\u00eb nj\u00ebjta: p\u00ebrqendrimi i pushtetit, klientelizmi, mungesa e meritokracis\u00eb dhe vendosja e interesave partiake mbi interesin komb\u00ebtar. Tema k\u00ebto t\u00eb cilat jam munduar t\u2019i trajtoj shpesh, sidomos, gjat\u00eb k\u00ebtyre 15-20 viteve t\u00eb kaluara. &nbsp;Breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb jan\u00eb rritur duke d\u00ebgjuar t\u00eb nj\u00ebjtat premtime boshe dhe duke par\u00eb pothuajse t\u00eb nj\u00ebjtat figura politike q\u00eb dominojn\u00eb gjithnj\u00eb sken\u00ebn publike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb shum\u00eb nga protestat e sotme nuk drejtohen vet\u00ebm kund\u00ebr nj\u00eb vendimi apo nj\u00eb projekti t\u00eb caktuar. N\u00eb thelb, ato shprehin nj\u00eb revolt\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb sistemi politik q\u00eb shihet si i mbyllur, i vet\u00ebk\u00ebnaqur dhe i shk\u00ebputur nga hallet e qytetar\u00ebve. Kur t\u00eb rinjt\u00eb dalin n\u00eb rrug\u00eb dhe k\u00ebrkojn\u00eb ndryshim, ata nuk po k\u00ebrkojn\u00eb thjesht nj\u00eb politik\u00eb tjet\u00ebr: ata po k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb tjet\u00ebr politike, me njer\u00ebz t\u00eb rinj\u00eb, n\u00eb shekullin XXI, q\u00eb do duhej t\u00eb ishte shekulli i shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, protestat aktuale duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si kamban\u00eb alarmi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb spektrin politik shqiptar. Jo vet\u00ebm p\u00ebr qeverin\u00eb, por edhe p\u00ebr opozit\u00ebn. Qytetar\u00ebt po japin sinjalin se nuk mjafton m\u00eb rotacioni i t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve aktor\u00eb politik\u00eb. Shqiptar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, meritokraci dhe nj\u00eb brez t\u00eb ri udh\u00ebheq\u00ebsish q\u00eb nuk mbartin barr\u00ebn e konflikteve dhe d\u00ebshtimeve t\u00eb tranzicionit.&nbsp; Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rilindje t\u00eb kultur\u00ebs politike. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb nuk e shohin politik\u00ebn si profesion t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, por si sh\u00ebrbim ndaj qytetar\u00ebve. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb e kuptojn\u00eb se pushteti nuk \u00ebsht\u00eb privilegj, por p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr individ\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb ngarkuar me konfliktet, armiq\u00ebsit\u00eb dhe bagazhin e tranzicionit t\u00eb pafund. Sepse, brezi i ri shqiptar ka treguar se zot\u00ebron talent, arsimim dhe aft\u00ebsi konkurruese n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb bot\u00ebs. Mjek\u00eb, inxhinier\u00eb, sip\u00ebrmarr\u00ebs, studiues dhe profesionist\u00eb shqiptar\u00eb po dallohen n\u00eb Evrop\u00eb dhe Amerik\u00eb p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb dhe p\u00ebr kontributet e tyre n\u00eb fushaa t\u00eb ndryshme, n\u00eb vendet per\u00ebndimore ku jetojn\u00eb. Pyetja \u00ebsht\u00eb: pse ky potencial nuk reflektohet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb n\u00eb udh\u00ebheqjen politike t\u00eb vendit?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb demokraci e sh\u00ebndetshme rinovohet, vazhdimisht. Ajo nuk mbijeton duke u mb\u00ebshtetur, pafund\u00ebsisht, tek figurat e s\u00eb kaluar\u00ebs. Asnj\u00eb komb nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb ardhmen duke mbetur peng i s\u00eb kaluar\u00ebs konflikteve, rivaliteteve dhe mentaliteteve t\u00eb vjetra autoritare-diktatatoriale.&nbsp; Prandaj, largimi i klas\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr politike nga qendra e vendimarrjes politike nuk duhet par\u00eb si akt hakmarrjeje apo p\u00ebrjashtimi, por si nj\u00eb domosdoshm\u00ebri demokratike p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, pa dallim. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr nj\u00eb kalim paq\u00ebsor t\u00eb stafet\u00ebs. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb drejtuar Shqip\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 35-viteve t\u00eb kuptojn\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment historik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, se sh\u00ebrbimi m\u00eb i madh q\u00eb mund t&#8217;i b\u00ebjn\u00eb vendit dhe interesave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kombit mbar\u00eb, \u00ebsht\u00eb t&#8217;u hapin rrug\u00eb brezave t\u00eb rinj. Historia nuk i gjykon udh\u00ebheq\u00ebsit vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, por edhe p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ditur se kur \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb largohen, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vetes dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt meritojn\u00eb nj\u00eb fillim t\u00eb ri. Por ky fillim k\u00ebrkon fytyra t\u00eb reja, ide t\u00eb reja dhe nj\u00eb vizion t\u00eb ri p\u00ebr Kombin shqiptar n\u00eb shekullin XXI.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Historia na m\u00ebson se protestat jan\u00eb shpesh paralajm\u00ebruesit e ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha shoq\u00ebrore. Ato nuk duhen demonizuar, por d\u00ebgjuar.&nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-kur-zgjohet-rinia-dridhen-elitat-a-po-vjen-me-ne-fund-ndryshimi-ne-trojet-shqiptare\/\">Frank Shkreli: Kur zgjohet rinia, dridhen elitat.&nbsp;A po vjen m\u00eb n\u00eb fund ndryshimi n\u00eb trojet shqiptare?! | Gazeta Telegraf<\/a>. &nbsp;<strong>Nj\u00eb qeveri e men\u00e7ur pyet veten pse protestojn\u00eb qytetar\u00ebt kund\u00ebr saj. Nj\u00eb opozit\u00eb e men\u00e7ur pyet veten pse qytetar\u00ebt nuk besojn\u00eb m\u00eb verb\u00ebrisht tek ajo. Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja, por edhe mesazhi q\u00eb del edhe nga analizat dhe raportimet e fundit nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fund t\u00eb fundit, \u00e7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb Zv\u00ebrneci, as nj\u00eb protest\u00eb e vetme, as nj\u00eb qeveri e vetme. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse Shqip\u00ebria do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbetet peng i elitave politike t\u00eb 35-viteve t\u00eb fundit, apo do t\u00eb hap\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb gjenerat\u00eb t\u00eb re q\u00eb e sheh politik\u00ebn si sh\u00ebrbim dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, jo si pron\u00eb private e personale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shenjat e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb dhe zem\u00ebrimit n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb tashm\u00eb t\u00eb dukshme. Z\u00ebri i protestuesve mund t\u00eb mos sjell\u00eb ndryshim brenda nat\u00ebs, por ai po artikulon nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb injorohet. Koha e tranzicionit t\u00eb pafund po mbaron. Dhe bashk\u00eb me t\u00eb, po afrohet edhe fundi i epok\u00ebs s\u00eb klas\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr politike shqiptare, t\u00eb lodhur e t\u00eb korruptuar deri n\u00eb palc. Prandaj, largimi i k\u00ebsaj klase t\u00eb vjet\u00ebr politike nga qendra e vendimmarrjes dhe nga skena politike, nuk duhet par\u00eb si akt hakmarrjeje apo p\u00ebrjashtimi, por si nj\u00eb domosdoshm\u00ebri demokratike. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr nj\u00eb kalim paq\u00ebsor t\u00eb stafet\u00ebs. Klasa aktuale politike e t\u00eb gjitha ngjyrave ka treguar se nuk ka \u00e7far\u00eb t\u2019i ofroj\u00eb m\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb as shqiptar\u00ebve. Ajo duhet t\u2019ia l\u00ebr\u00eb vendin alternativave t\u00eb reja p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer popullit&nbsp; dhe p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur sfidave t\u00eb reja t\u00eb Kombit. &nbsp;\u00cbsht\u00eb koha q\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb drejtuar Shqip\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 35-viteve t\u00eb kuptojn\u00eb se sh\u00ebrbimi m\u00eb i madh q\u00eb mund t&#8217;i b\u00ebjn\u00eb vendit, sot p\u00ebr sot, \u00ebsht\u00eb t&#8217;u hapin rrug\u00eb brezit t\u00eb ri &#8212; p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb cilit t\u00eb zgjidhen n\u00eb votime t\u00eb lira e t\u00eb ndershme nga votuesit shqiptar\u00eb. Jo si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-zgjedhjet-e-30-qershorit-nje-poshtersi-per-qeverine-shqiptare-nje-deshtim-per-opoziten-nje-turp-per-nderkombetaret-dhe-nje-fatkeqesi-per-kombin-shqiptar\/\">Frank Shkreli\/ Zgjedhjet e 30-qershorit: Nj\u00eb posht\u00ebrsi p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare, nj\u00eb d\u00ebshtim p\u00ebr opozit\u00ebn, nj\u00eb turp p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt dhe nj\u00eb fatkeq\u00ebsi p\u00ebr kombin shqiptar! | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe nj\u00ebher\u00eb, historia nuk i gjykon lider\u00ebt politik\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, ose nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e atdheut, por edhe p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ditur kur \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb largohen. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr nj\u00eb fillim t\u00eb ri, tani! Dhe ky fillim k\u00ebrkon fytyra t\u00eb reja, ide t\u00eb reja dhe nj\u00eb vizion t\u00eb ri p\u00ebr Kombin shqiptar n\u00eb shekullin XXI.&nbsp; Ka ardhur koha, pra, p\u00ebr nj\u00eb rinovim t\u00eb thell\u00eb moral politik dhe institucional, q\u00eb tu jap\u00eb shqiptar\u00ebve arsye p\u00ebr t\u00eb besuar te politika dhe shteti i tyre. \u00c7do vones\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces vet\u00ebm sa zgjat\u00eb kriz\u00ebn e besimit dhe pengon zhvillimin demokrataik dhe ekonomik t\u00eb vendit.&nbsp; \u00cbsht\u00eb&nbsp; nj\u00eb domosdoshm\u00ebri e koh\u00ebs dhe nj\u00eb kusht p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Shqip\u00ebria po p\u00ebrjeton s\u00ebrish dit\u00eb protestash kund\u00ebr qeveris\u00eb. Nga Tirana deri n\u00eb jug e n\u00eb veri t\u00eb vendit, qytetar\u00eb t\u00eb moshave dhe bindjeve t\u00eb ndryshme po shprehin pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me qeverisjen e keqe, munges\u00eb-transparenc\u00ebs, me mbrojtjen e pasurive publike dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit. Ajo q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_title%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41492","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41492","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41492"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41492\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41493,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41492\/revisions\/41493"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41492"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41492"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41492"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}