{"id":41446,"date":"2026-05-29T09:03:41","date_gmt":"2026-05-29T07:03:41","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41446"},"modified":"2026-05-29T09:03:41","modified_gmt":"2026-05-29T07:03:41","slug":"diploma-pa-dije-dhe-politika-mbi-meriten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41446","title":{"rendered":"Diploma pa dije dhe politika mbi merit\u00ebn"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"444\" height=\"250\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/skandali-me-diploma.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/skandali-me-diploma.jpg 444w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/skandali-me-diploma-300x169.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 444px) 100vw, 444px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center wp-block-paragraph\"><em>Ilustrim<\/em><\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Nga<strong>\u00a0Gjek\u00eb Gjonaj<\/strong><\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vitet e tranzicionit soll\u00ebn ndryshime t\u00eb m\u00ebdha politike, ekonomike dhe shoq\u00ebrore n\u00eb jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve. Bashk\u00eb me lirin\u00eb, pluralizmin dhe hapjen ndaj bot\u00ebs, erdh\u00ebn edhe shum\u00eb dukuri negative q\u00eb me kalimin e koh\u00ebs u shnd\u00ebrruan n\u00eb plag\u00eb t\u00eb thella t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb. Nj\u00ebra nd\u00ebr m\u00eb shqet\u00ebsueset \u00ebsht\u00eb padyshim zhvler\u00ebsimi i dijes, i merit\u00ebs dhe i profesionalizmit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb paradoksale: kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk ka pasur kaq shum\u00eb njer\u00ebz me diploma universitare, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur kaq shum\u00eb munges\u00eb profesionalizmi dhe dijeje n\u00eb jet\u00ebn institucionale e publike. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket sikur kemi nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb arsimuar, por realiteti shpesh d\u00ebshmon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. N\u00eb shum\u00eb raste diploma \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr formale, q\u00eb sh\u00ebrben m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr prestigj personal apo p\u00ebr pun\u00ebsim politik, sesa si d\u00ebshmi e dijes dhe e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dikur shkollimi konsiderohej nj\u00eb mision fisnik. Familjet shqiptare sakrifikonin shum\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb ndiqnin shkoll\u00ebn. Nx\u00ebn\u00ebsi dhe studenti respektoheshin p\u00ebr mundin dhe dijen. Profesor\u00ebt kishin autoritet moral e profesional, nd\u00ebrsa diploma fitohej me sakrifica t\u00eb m\u00ebdha. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar studimet duhej disiplin\u00eb, p\u00ebrkushtim dhe net t\u00eb t\u00ebra mbi libra. Sot, fatkeq\u00ebsisht, ky kuptim i arsimit \u00ebsht\u00eb zbehur duksh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb shum\u00eb raste, diploma nuk fitohet m\u00eb me dije, por me para, me lidhje dhe me nd\u00ebrhyrje t\u00eb ndryshme. Nuk jan\u00eb t\u00eb pakta rastet kur student\u00ebt kalojn\u00eb provimet pa njohuri t\u00eb mjaftueshme, nd\u00ebrsa disa institucione arsimore jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb \u201cfabrika diplomash\u201d. Populli yn\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb thot\u00eb: \u201cPa e nxehur stolin\u201d. Kjo shprehje sot d\u00ebgjohet m\u00eb shpesh se kurr\u00eb, sepse shum\u00ebkush arrin tituj akademik\u00eb pa kaluar rrug\u00ebn normale t\u00eb dijes dhe p\u00ebrgatitjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb rinjve fakultetin e kryejn\u00eb n\u00eb afate shum\u00eb t\u00eb zgjatura, dhjet\u00eb e m\u00eb shum\u00eb vite, por as kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn penges\u00eb p\u00ebr pun\u00ebsim. Shpesh nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se \u00e7far\u00eb di, sa je p\u00ebrgatitur apo sa je aft\u00ebsuar profesionalisht. Mjafton t\u00eb jesh af\u00ebr nj\u00eb partie politike, t\u00eb kesh mb\u00ebshtetje nga ndonj\u00eb funksionar apo t\u00eb jesh militant i bindur. At\u00ebher\u00eb rruga p\u00ebrpara b\u00ebhet m\u00eb e leht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vend t\u00eb merit\u00ebs dhe profesionalizmit, sot shpesh vendos p\u00ebrkat\u00ebsia politike. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr s\u00ebmundjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb. N\u00ebse i sh\u00ebrben partis\u00eb, puna t\u00eb sigurohet m\u00eb shpejt. N\u00ebse nuk je pjes\u00eb e strukturave politike, edhe diploma e fituar me mund, madje edhe me sukses t\u00eb shk\u00eblqyer, shpesh mbetet pa vler\u00eb praktike. T\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb kan\u00eb investuar vite t\u00eb t\u00ebra n\u00eb arsimim ndihen t\u00eb zhg\u00ebnjyer kur shohin se vende pune fitojn\u00eb njer\u00ebz m\u00eb pak t\u00eb aft\u00eb, por m\u00eb t\u00eb lidhur politikisht.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu krijohet nj\u00eb padrejt\u00ebsi e madhe shoq\u00ebrore. P\u00ebrpar\u00ebsi nuk ka m\u00eb dijetari, profesionisti apo njeriu i ndersh\u00ebm, por servili politik dhe militanti partiak. Kjo gjendje ka prodhuar nj\u00eb administrat\u00eb t\u00eb dob\u00ebt dhe institucione joefikase. N\u00eb shum\u00eb raste, poste me r\u00ebnd\u00ebsi u besohen njer\u00ebzve pa p\u00ebrgatitjen e duhur profesionale. Juristi mbulon pun\u00ebn e ekonomistit, ekonomisti nd\u00ebrhyn n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb arsimit, inxhinieri i nd\u00ebrtimtaris\u00eb merret me politik\u00eb, inxhinieri i bujq\u00ebsis\u00eb kryen detyr\u00ebn e ekologut , &nbsp;farmacisti drejton kultur\u00ebn, &nbsp;nd\u00ebrsa specialist\u00eb t\u00eb fushave krejt t\u00eb tjera udh\u00ebheqin sektor\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb njohurit\u00eb e nevojshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebta njer\u00ebz, t\u00eb em\u00ebruar jo mbi baz\u00ebn e merit\u00ebs, por t\u00eb interesave politike, krijojn\u00eb p\u00ebrshtypjen sikur din\u00eb gjith\u00e7ka. N\u00eb realitet, shpesh nuk zot\u00ebrojn\u00eb si duhet as profesionin q\u00eb ua d\u00ebshmon diploma. Pasojat e k\u00ebsaj dukurie jan\u00eb t\u00eb shumta: vendime t\u00eb gabuara, munges\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie, dob\u00ebsim i institucioneve dhe ngecje n\u00eb zhvillimin ekonomik e shoq\u00ebror.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb shtet normal dhe demokratik, institucionet nd\u00ebrtohen mbi profesionalizmin dhe konkurrenc\u00ebn e ndershme. Vendet e pun\u00ebs u takojn\u00eb m\u00eb t\u00eb aft\u00ebve. N\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, shpesh ndodh e kund\u00ebrta. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb humbin besimin te drejt\u00ebsia dhe te perspektiva n\u00eb vendin e vet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e k\u00ebsaj gjendjeje \u00ebsht\u00eb largimi masiv i inteligjenc\u00ebs shqiptare. T\u00eb rinjt\u00eb m\u00eb t\u00eb aft\u00eb, m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur dhe m\u00eb ambicioz\u00eb nuk gjejn\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e merituar n\u00eb vendin e tyre. Ata detyrohen t\u00eb largohen drejt vendeve per\u00ebndimore, ku puna dhe dija vler\u00ebsohen m\u00eb shum\u00eb se libreza partiake. Atje ata gjejn\u00eb mund\u00ebsi zhvillimi profesional, kushte m\u00eb t\u00eb mira jetese dhe respekt p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo ikje e trurit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje e madhe komb\u00ebtare. Shoq\u00ebria jon\u00eb humb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur, ata q\u00eb mund t\u00eb sillnin zhvillim, ide t\u00eb reja dhe p\u00ebrparim. \u00cbsht\u00eb tragjike kur nj\u00eb shtet investon n\u00eb arsimimin e t\u00eb rinjve, nd\u00ebrsa frytet e atij investimi i p\u00ebrfitojn\u00eb vendet e tjera. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vendin e tyre e z\u00ebn\u00eb njer\u00ebz pa p\u00ebrgatitje t\u00eb mjaftueshme, t\u00eb cil\u00ebt shpesh e shohin postin vet\u00ebm si privilegj personal dhe jo si p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj qytetar\u00ebve. K\u00ebshtu krijohet nj\u00eb rreth vicioz: paaft\u00ebsia prodhon paaft\u00ebsi, mediokriteti ushqen mediokritetin dhe politika vazhdon t\u00eb dominoj\u00eb mbi merit\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb tjet\u00ebr problem \u00ebsht\u00eb se kjo dukuri po ndikon negativisht edhe te brezat e rinj. Kur nj\u00eb i ri sheh se puna dhe dija nuk vler\u00ebsohen, ai humb motivimin p\u00ebr t\u00eb studiuar seriozisht. N\u00eb vend t\u00eb dijes, ai k\u00ebrkon lidhje; n\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrkushtimit, mb\u00ebshtetje politike; n\u00eb vend t\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb ndershme, rrug\u00eb t\u00eb shkurtra p\u00ebr sukses. Kjo \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e rrezikshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen e kombit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Asnj\u00eb shoq\u00ebri nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb ardhmen mbi diplom\u00ebn pa dije, mbi politik\u00ebn pa moral dhe mbi pushtetin pa profesionaliz\u00ebm. Nj\u00eb shtet serioz k\u00ebrkon institucione t\u00eb forta, njer\u00ebz kompetent\u00eb dhe respekt p\u00ebr merit\u00ebn. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb administrat\u00eb efikase dhe nj\u00eb shoq\u00ebri me perspektiv\u00eb. Prandaj \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb shoq\u00ebria jon\u00eb t\u00eb reflektoj\u00eb seriozisht. Arsimi duhet t\u00eb rikthehet n\u00eb tempull t\u00eb dijes dhe jo n\u00eb treg diplomash. Pun\u00ebsimi duhet t\u00eb bazohet n\u00eb merit\u00eb dhe profesionaliz\u00ebm, jo n\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsi politike. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb ndalet largimi i inteligjenc\u00ebs dhe t\u00eb rikthehet besimi i qytetar\u00ebve te shteti dhe institucionet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse vazhdohet me k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb t\u00eb mbrapsht\u00eb, do t\u00eb kemi gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb diploma, por m\u00eb pak dije; m\u00eb shum\u00eb poste, por m\u00eb pak profesionaliz\u00ebm; m\u00eb shum\u00eb institucione, por m\u00eb pak shtet dhe t\u00eb rinj pa shpres\u00eb n\u00eb vendin e tyre. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga fatkeq\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb mund t\u2019i ndodh\u00eb nj\u00eb kombi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ilustrim Nga\u00a0Gjek\u00eb Gjonaj Vitet e tranzicionit soll\u00ebn ndryshime t\u00eb m\u00ebdha politike, ekonomike dhe shoq\u00ebrore n\u00eb jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve. Bashk\u00eb me lirin\u00eb, pluralizmin dhe hapjen ndaj bot\u00ebs, erdh\u00ebn edhe shum\u00eb dukuri negative q\u00eb me kalimin e koh\u00ebs u shnd\u00ebrruan n\u00eb plag\u00eb t\u00eb thella t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb. Nj\u00ebra nd\u00ebr m\u00eb shqet\u00ebsueset \u00ebsht\u00eb padyshim zhvler\u00ebsimi i dijes, i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2210,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41446","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41446","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41446"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41446\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41447,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41446\/revisions\/41447"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2210"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41446"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41446"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41446"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}