{"id":41444,"date":"2026-05-29T07:56:00","date_gmt":"2026-05-29T05:56:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41444"},"modified":"2026-05-29T09:00:09","modified_gmt":"2026-05-29T07:00:09","slug":"kur-nje-komb-harron-gjigantet-e-vet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41444","title":{"rendered":"KUR NJ\u00cb KOMB HARRON GJIGANT\u00cbT E VET"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>Naim Frash\u00ebri, Gjergj Fishta dhe kriza e kujtes\u00ebs komb\u00ebtare shqiptare<\/strong><\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb subjekt q\u00eb e kam trajtuar sa her\u00eb gjat\u00eb viteve, si p\u00ebr sh\u00ebmb\u00ebll dhe sa p\u00ebr ilustrim:<strong> &nbsp;<\/strong><a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-a-eshte-trashegimia-kulturore-dhe-historike-shqiptare-ne-zhdukje-e-siper\/\">Frank Shkreli: A \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimia kulturore dhe historike shqiptare n\u00eb zhdukje e sip\u00ebr? | Gazeta Telegraf<\/a><strong> . &nbsp;<\/strong>Sot, shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim u b\u00eb 180-vjetori i lindjes s\u00eb Naim Frash\u00ebrit (25 maj t\u00eb vitit 1846) sepse, p\u00ebr fat t\u00eb keq, historia e trajtimit\/mos trajtimit t\u00eb kujtes\u00ebs s\u00eb figurave komb\u00ebtare, &nbsp;vazhdon.<strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka popuj q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb shtete me forc\u00ebn e arm\u00ebve.&nbsp; Por ka edhe kombe q\u00eb mbijetojn\u00eb fal\u00eb forc\u00ebs s\u00eb mendjes, gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs.<strong>&nbsp; <\/strong>Shqiptar\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb prej tyre.<strong>&nbsp; <\/strong>N\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb historis\u00eb, kur Shqip\u00ebria ende nuk ekzistonte si shtet, kur gjuha shqipe ndalohej, kur shqiptar\u00ebt ishin t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb n\u00eb fe, krahina e vilajete, dol\u00ebn disa burra t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb nd\u00ebrtuan me pen\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk ekzistonte ende n\u00eb hart\u00eb: nd\u00ebrgjegjen komb\u00ebtare shqiptare.<strong> <\/strong>Mes tyre q\u00ebndrojn\u00eb si dy maja t\u00eb pashlyeshme Naim Frash\u00ebri dhe Gjergj Fishta &#8212; dy figura q\u00eb i dhan\u00eb kombit shpirt, gjuh\u00eb, krenari dhe ideal.<strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Naim Frash\u00ebri i m\u00ebsoi shqiptar\u00ebt ta duan Shqip\u00ebrin\u00eb si atdhe shpirt\u00ebror. Ai ngriti gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb nivelin e nj\u00eb gjuhe kulture dhe i dha shqiptar\u00ebve ndjenj\u00ebn se ishin nj\u00eb komb i vet\u00ebm. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb rob\u00ebrie dhe padijeje, ai mbolli shpres\u00eb, vet\u00ebdije dhe drit\u00eb.&nbsp; Fishta, nga ana tjet\u00ebr, u dha shqiptar\u00ebve epik\u00ebn komb\u00ebtare, forc\u00ebn morale dhe krenarin\u00eb e q\u00ebndres\u00ebs. Me \u201cLahut\u00ebn e Malcis\u201d, ai ngriti n\u00eb art shpirtin heroik t\u00eb &nbsp;shqiptar\u00ebve mal\u00ebsor\u00eb, dhe e b\u00ebri gjuh\u00ebn shqipe t\u00eb jehoj\u00eb me madh\u00ebshtin\u00eb europiane.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pa k\u00ebta njer\u00ebz &#8212; dhe pa rilindas t\u00eb tjer\u00eb si Faik Konica, Luigj Gurakuqi, Mid&#8217;hat Frash\u00ebri, Ndre Mjeda apo Ernest Koliqi e Martin Camaj &#8212; kombit shqiptar do t\u2019i mungonte vet\u00eb themeli i identitetit t\u00eb tij. Do t\u2019i mungonte gjuha shqipe e kultivuar, vet\u00ebdija komb\u00ebtare, ndjenja patriotike, arsimi komb\u00ebtar, kultura europiane dhe rezistenca shpirt\u00ebrore ndaj asimilimit.&nbsp; Sepse Shqip\u00ebria nuk u krijua as nga komunist\u00ebt e sbhkullit t\u00eb kaluar as nga klasa politike pseudo-komuniste 35-viteve trannzicion, as nga lufta. Ajo u krijua, fillimisht, n\u00eb mendje, n\u00eb libra, n\u00eb poezi dhe n\u00eb sakrificat e k\u00ebtyre gjigant\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj, ka di\u00e7ka thell\u00ebsisht t\u00eb dhimbshme n\u00eb heshtjen q\u00eb po shoq\u00ebron figurat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kultur\u00ebs dhe identitetit shqiptar. N\u00eb vitin e 180-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Naim Frash\u00ebrit, mungesa e nj\u00eb p\u00ebrkujtimi dinjitoz mbar\u00ebkomb\u00ebtar nuk \u00ebsht\u00eb thjesht neglizhenc\u00eb institucionale, por ajo \u00ebsht\u00eb simptom\u00eb e nj\u00eb krize m\u00eb t\u00eb thell\u00eb: kriz\u00ebs s\u00eb kujtes\u00ebs, kultur\u00ebs dhe atdhedashuris\u00eb shqiptare.&nbsp; Sepse kur flitet p\u00ebr Naim Frash\u00ebrin, nuk kujtojm\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb poet t\u00eb zakonsh\u00ebm.&nbsp; Po flasim p\u00ebr njeriun q\u00eb i dha shpirt gjuh\u00ebs shqipe, q\u00eb mbolli iden\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb moderne n\u00eb zemrat e shqiptar\u00ebve shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara se shteti shqiptar t\u00eb ekzistonte. Naim Frash\u00ebri ishte z\u00ebri i nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare shqiptare. Ai nuk kishte pushtet, ushtri apo shtet. Kishte vet\u00ebm pen\u00ebn, idealin dhe dashurin\u00eb p\u00ebr kombin.&nbsp; Dhe megjithat\u00eb, 180 vjet pas lindjes s\u00eb tij, Shqip\u00ebria zyrtare, por edhe shqiptar\u00ebt kudo, ky p\u00ebrvjetor duket i ftoht\u00eb, rutinor dhe pothuaj t\u00eb painteresuar p\u00ebr t\u00eb nderuar si\u00e7 meriton, Naim Frash\u00ebri.N\u00eb vende t\u00eb tjera europiane, por edhe n\u00eb \u00e7do shtet normal t\u00eb bot\u00ebs, figura t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb tilla do t\u00eb shoq\u00ebroheshin me akademi komb\u00ebtare, botime speciale, konferenca shkencore, aktivitete n\u00eb shkolla, emisione televizive, ekspozita, ribotime t\u00eb veprave, dhe homazhe shtet\u00ebrore. Nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00ebn e pavarur, deri tani, p\u00ebrkujtimet publike n\u00eb 180-vjetorin e Naim Frash\u00ebrit, duken t\u00eb kufizuara, kryesisht, me ndonj\u00eb lajm t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb media individuale apo iniciativa private. Ashtu si zakonisht n\u00eb t\u00eb kaluar[n me raste t\u00eb tilla,nuk pati jehon\u00ebn q\u00eb meriton poeti i cili u b\u00eb vet\u00eb nd\u00ebrgjegjja e kombit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por Naim Frash\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi n\u00eb k\u00ebt\u00eb munges\u00eb kujtese.&nbsp; Nj\u00eb nd\u00ebr ta edhe At Gjergj Fishta \u2014 kolosi i let\u00ebrsis\u00eb shqipe, autori i \u201cLahut\u00ebs s\u00eb Malcis\u201d, poeti q\u00eb i dha kombit epik\u00ebn, krenarin\u00eb dhe dinjitetin e fjal\u00ebs shqipe &#8212; vazhdon t\u00eb mbetet figur\u00eb e nderuar, m\u00eb shum\u00eb nga populli, por jo edhe nga institucionet zyrtare t\u00eb shtetit shqiptar.&nbsp; P\u00ebr dekada, diktatura komuniste e p\u00ebrjashtoi Fisht\u00ebn nga kultura zyrtare shqiptare. Veprat e tij u ndaluan, emri iu fshi nga tekstet, nd\u00ebrsa kujtesa komb\u00ebtare u deformua me vet\u00ebdije ideologjike. Tragjikisht, edhe sot duket sikur Shqip\u00ebria ende nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7liruar plot\u00ebsisht nga ajo frym\u00eb harrese zyrtare. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/aktualitet\/frank-shkreli-vazhdon-krimi-shteteror-ndaj-at-gjergj-fishtes-i-perjashtuar-nga-shteti-qe-ai-mbrojti\/\">Frank Shkreli: Vazhdon krimi shtet\u00ebror ndaj At Gjergj Fisht\u00ebs, i p\u00ebrjashtuar nga shteti q\u00eb ai mbrojti | Gazeta Telegraf<\/a>&nbsp; &#8211;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por \u00e7\u2019t\u00eb themi p\u00ebr Naimin e Fisht\u00ebn, kur kjo harres\u00eb institucionale nuk ka kursyer as figur\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb historis\u00eb shqiptare: Gjergj Kastriotin Sk\u00ebnderbeu. Dhe ky \u00ebsht\u00eb paradoksi m\u00eb i madh i Shqip\u00ebris\u00eb \u201cmodern\u201d. Kombi q\u00eb, ndonj\u00ebher\u00eb, mburret me Sk\u00ebnderbeun n\u00eb \u00e7do fjalim patriotik, shpesh nuk arrin ta trajtoj\u00eb at\u00eb me dinjitetin kulturor dhe shtet\u00ebror q\u00eb meriton figura e tij. P\u00ebrvjetor\u00ebt historik\u00eb kalojn\u00eb shpesh me aktivitete t\u00eb fragmentuara, pa nj\u00eb vizion serioz komb\u00ebtar p\u00ebr ta kthyer figur\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb edukimit, kultur\u00ebs dhe vet\u00ebdijes qytetare t\u00eb mbar\u00eb Kombit. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-gjergj-kastrioti-skenderbeu-i-harruari-i-kombit-ne-ditelindjen-e-tij-6-maji-1405-shenon-625-vjetorin-e-lindjes-se-heroit-kombetar\/\">Frank Shkreli: Gjergj Kastrioti- Sk\u00ebnderbeu, i harruari i Kombit n\u00eb dit\u00eblindjen e tij | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb, Gjergj Kastrioti-Sk\u00ebnderbeu njihet si nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme bot\u00ebrore dhe rezistenc\u00ebn kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane. Emri i tij gjendet n\u00eb historiografin\u00eb europiane si simbol i q\u00ebndres\u00ebs dhe identitetit per\u00ebndimor t\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe si shp\u00ebtimtari i Evrop\u00ebs. Nd\u00ebrsa n\u00eb vet\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, shpesh duket sikur ai p\u00ebrmendet m\u00eb shum\u00eb si dekor ceremonial sesa si themel moral e historik i Kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo krijon nj\u00eb pyetje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, por t\u00eb domosdoshme: Duke mos-kujtuar figura t\u00eb tilla komb\u00ebtare, ashtu si\u00e7 u ka hije, &nbsp;apo humbet Shqip\u00ebria &nbsp;dhe shqiptar\u00ebt, lidhjen me vetveten?&nbsp; Sepse atdhedashuria nuk matet me retorik\u00eb politike, me flamuj n\u00eb festa apo me deklarata patriotike n\u00eb rrjete sociale. Atdhedashuria matet me respektin ndaj njer\u00ebzve q\u00eb nd\u00ebrtuan shpirtin e kombit. Duhet theksuar edhe nj\u00eb here se nj\u00eb komb q\u00eb harron poet\u00ebt, mendimtar\u00ebt dhe rilindasit e vet, domosdoshm\u00ebrisht, mfillon t\u00eb humbas\u00eb busull\u00ebn e vet morale. Sepse kombet e shtetet nuk jetojn\u00eb vet\u00ebm me ekonomi, pallate t\u00eb larta, pushtet apo propagand\u00eb. Kombet jetojn\u00eb me kujtes\u00eb, kultur\u00eb dhe identitet.&nbsp; Sot, p\u00ebr fat t\u00eb keq, shum\u00eb t\u00eb rinj shqiptar\u00eb njohin m\u00eb mir\u00eb personazhe virtuale t\u00eb rrjeteve sociale sesa vepr\u00ebn e Naimit apo madh\u00ebshtin\u00eb e Fisht\u00ebs, e lere m\u00eb figur\u00ebn e madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve, kudo q\u00eb jan\u00eb. &nbsp;Shkollat shpesh i trajtojn\u00eb si kapituj formal\u00eb provimesh, jo si shtylla t\u00eb nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb hap\u00ebsira publike dominohet nga konfliktet politike e partiake, nga banaliteti, spektakli dhe kultura e harres\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe kjo \u00ebsht\u00eb drama modern e shqiptar\u00ebve. Ndon\u00ebse shqiptar\u00ebve nuk u mungojn\u00eb gjigant\u00ebt gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb, Kombi shqiptar q\u00eb prodhoi gjigant\u00eb kulturor\u00eb si Naim Frash\u00ebri e Gjergj Fishta, po rrezikon t\u00eb mbetet pa kujtes\u00eb komb\u00ebtare.&nbsp; Por ende nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb. Sepse rikthimi te Naimi, te Fishta, te Faik Konica, te Luigj Gurakuqi, te Mid&#8217;hat Frash\u00ebri dhe te rilindasit e tjer\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nostalgji p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb &nbsp;e madhe p\u00ebr identitetin e shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00eb ardhmen . Sepse pa ta, Shqip\u00ebria ndoshta do t\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr n\u00eb hart\u00ebn e Evrop\u00ebs dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr. Kur nj\u00eb nj\u00eb komb q\u00eb nuk kujton me respekt gjigant\u00ebt e vet t\u00eb kultur\u00ebs e t\u00eb historis\u00eb, rrezikon q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb mbetet, jo vet\u00ebm, pa gjigant\u00ebt e historis\u00eb s\u00eb vet \u2013 por edhe pa shpirt!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Naim Frash\u00ebri, Gjergj Fishta dhe kriza e kujtes\u00ebs komb\u00ebtare shqiptare Nga Frank Shkreli N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb subjekt q\u00eb e kam trajtuar sa her\u00eb gjat\u00eb viteve, si p\u00ebr sh\u00ebmb\u00ebll dhe sa p\u00ebr ilustrim: &nbsp;Frank Shkreli: A \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimia kulturore dhe historike shqiptare n\u00eb zhdukje e sip\u00ebr? | Gazeta Telegraf . &nbsp;Sot, shkak p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41444","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41444","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41444"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41444\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41445,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41444\/revisions\/41445"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41444"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41444"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41444"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}