{"id":41432,"date":"2026-05-26T06:56:00","date_gmt":"2026-05-26T04:56:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41432"},"modified":"2026-05-27T09:01:00","modified_gmt":"2026-05-27T07:01:00","slug":"shen-nene-tereza-dhe-diplomacia-e-vlerave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41432","title":{"rendered":"\u00a0SH\u00cbN N\u00cbN\u00cb TEREZA DHE DIPLOMACIA E VLERAVE"},"content":{"rendered":"\n<h2 class=\"wp-block-heading\">Vizita e Sekretarit Amerikan t\u00eb shtetit, Marco Rubio n\u00eb Kalkut\u00eb si mesazh i humanizmit amerikan dhe fuqis\u00eb universale t\u00eb figur\u00ebs shqiptare t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs<\/h2>\n\n\n<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"698\" height=\"376\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Roland_Regan_nene_tereza_1985.png\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Roland_Regan_nene_tereza_1985.png 698w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Roland_Regan_nene_tereza_1985-300x162.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 698px) 100vw, 698px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center wp-block-paragraph\"><em>Presidenti Ronald Reagan n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb \u2013 qershor, 1985 duke i dor\u00ebzuar N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs \u201cMedaljen Presidenciale t\u00eb Liris\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vizita e Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit Marco Rubio n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Misionareve t\u00eb Bamir\u00ebsis\u00eb t\u00eb themeluar nga N\u00ebn\u00eb Tereza n\u00eb Kalkuta gjat\u00eb turneut t\u00eb tij zyrtar kat\u00ebrditor n\u00eb Indi nuk ishte thjesht nj\u00eb ndales\u00eb protokollare apo nj\u00eb akt formal respekti fetar. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-nje-yll-i-ri-i-partise-republikane-ne-shba\/\">-Frank Shkreli\/ Nj\u00eb yll i ri i partis\u00eb Republikane n\u00eb SHBA? | Gazeta Telegraf<\/a>&nbsp;\u2013Ajo ishte nj\u00eb ngjarje me simbolik\u00eb t\u00eb thell\u00eb politike, diplomatike dhe morale, e cila tregoi se n\u00eb politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb shekullit XXI vazhdon t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb vend i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr figurat universale t\u00eb humanizmit dhe p\u00ebr diplomacin\u00eb e vlerave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb koh\u00ebn kur marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dominohen nga rivalitetet gjeopolitike, luft\u00ebrat ekonomike, tensionet ushtarake dhe p\u00ebrplasjet strategjike mes fuqive t\u00eb m\u00ebdha, zgjedhja e diplomatit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan p\u00ebr t\u00eb vizituar vendin ku ka jetuar dhe sh\u00ebrbyer N\u00ebn\u00eb Tereza kishte nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb: Amerika k\u00ebrkon t\u00eb projektoj\u00eb n\u00eb bot\u00eb, jo vet\u00ebm fuqin\u00eb e saj politike dhe ushtarake, por edhe dimensionin moral dhe human t\u00eb lidershipit global.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebn\u00eb Tereza mbetet nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha morale t\u00eb koh\u00ebs moderne. E lindur si Gonxhe Bojaxhiu n\u00eb nj\u00eb familje shqiptare, ajo u shnd\u00ebrrua n\u00eb simbol universal t\u00eb dhembshuris\u00eb njer\u00ebzore. Misioni i saj n\u00eb Kalkut\u00eb, mes m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve dhe t\u00eb braktisurve, krijoi nj\u00eb trash\u00ebgimi morale q\u00eb kap\u00ebrceu kufijt\u00eb komb\u00ebtar\u00eb, fetar\u00eb dhe ideologjik\u00eb. Ajo nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb murgesh\u00eb katolike; ajo u b\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrgjegje morale globale.&nbsp; Pik\u00ebrisht kjo e b\u00ebn figur\u00ebn e saj jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme edhe p\u00ebr diplomacin\u00eb moderne. Kur Rubio b\u00ebri homazhe pran\u00eb varrit t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs dhe takoi motrat e Misionareve t\u00eb Bamir\u00ebsis\u00eb, ai nuk po nderonte vet\u00ebm nj\u00eb figur\u00eb fetare. Ai po lidhej simbolikisht me nj\u00eb trash\u00ebgimi universale t\u00eb humanizmit, sakrific\u00ebs dhe sh\u00ebrbimit ndaj njeriut.&nbsp; N\u00eb thelb, kjo vizit\u00eb ishte nj\u00eb shembull i asaj q\u00eb quhet \u201csoft power\u201d \u2014 fuqia e ndikimit p\u00ebrmes kultur\u00ebs, moralit dhe vlerave njer\u00ebzore. SHBA-t\u00eb e kuptojn\u00eb se partneriteti strategjik me Indin\u00eb nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet vet\u00ebm n\u00eb marr\u00ebveshje ushtarake, tregti apo teknologji. Aleancat afatgjata nd\u00ebrtohen edhe mbi respektin kulturor, ndjeshm\u00ebrin\u00eb historike dhe simbolik\u00ebn morale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">India sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga partner\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Indo-Paq\u00ebsor, sidomos p\u00ebrball\u00eb rritjes s\u00eb ndikimit kinez. Por diplomacia amerikane k\u00ebrkon q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Nju Delhin t\u00eb mos perceptohen vet\u00ebm si aleanc\u00eb kund\u00ebr Kin\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, vizita n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs krijoi nj\u00eb dimension njer\u00ebzor dhe emocional t\u00eb turneut diplomatik t\u00eb Rubios.&nbsp; Fakti q\u00eb vizita ndodhi n\u00eb Kalkut\u00eb kishte gjithashtu r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ky qytet mbetet i lidhur pazgjidhshm\u00ebrisht me misionin historik t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs dhe me kujtes\u00ebn morale t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb saj ndaj m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve. Z. Rubio doli p\u00ebrtej itinerarit tradicional diplomatik t\u00eb kufizuar n\u00eb kryeqytete politike dhe tregoi v\u00ebmendje ndaj dimensionit shpirt\u00ebror e social t\u00eb Indis\u00eb moderne.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr vet\u00eb Marco Rubion, kjo vizit\u00eb ndihmon n\u00eb form\u00ebsimin e profilit t\u00eb tij si Sekretar Shteti. Gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij politike ai \u00ebsht\u00eb identifikuar me mbrojtjen e liris\u00eb fetare, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe rolit moral t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb bot\u00eb. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-senatori-republikan-antikomunist-marco-rubio-ne-krye-te-diplomacise-amerikane\/\">Frank Shkreli: Senatori Republikan antikomunist Marco Rubio n\u00eb krye t\u00eb Diplomacis\u00eb Amerikane? | Gazeta Telegraf<\/a>.&nbsp; Nderimi ndaj N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs p\u00ebrforcoi pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb identitet politik dhe diplomatik.&nbsp; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-marco-rubio-kryediplomati-i-ri-i-shteteve-te-bashkuara\/\">Frank Shkreli: Marco Rubio, kryediplomati i ri i Shteteve t\u00eb Bashkuara | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por kjo ngjarje ka nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt. N\u00ebn\u00eb Tereza \u00ebsht\u00eb figura shqiptare m\u00eb universale e shekullit XX dhe nj\u00eb nga emrat m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb njer\u00ebzimit. Origjina e saj shqiptare i jep Kombit shqiptar nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb hart\u00ebn morale t\u00eb bot\u00ebs. \u00c7do homazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar ndaj saj \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe njohje e trash\u00ebgimis\u00eb shpirt\u00ebrore shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kombet e vogla shpesh luftojn\u00eb p\u00ebr dukshm\u00ebri n\u00eb aren\u00ebn globale, figura e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs vazhdon t\u00eb mbetet d\u00ebshmia m\u00eb e fuqishme, se ndikimi i nj\u00eb kombi nuk matet vet\u00ebm me territorin, ekonomin\u00eb apo fuqin\u00eb ushtarake, por edhe me kontributin moral q\u00eb ai i jep njer\u00ebzimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj vizita e Sekretarit amerikan t\u00eb Shtetit n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e motrave t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs nuk ishte rast\u00ebsi. Ishte nj\u00eb akt i menduar diplomatik, nj\u00eb mesazh politik dhe nj\u00eb njohje e fuqis\u00eb universale t\u00eb humanizmit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson figura e saj.&nbsp; Kjo vizit\u00eb rikujtoi nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb politika bot\u00ebrore shpesh harron: fuqia m\u00eb e q\u00ebndrueshme nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ajo e arm\u00ebve apo ekonomis\u00eb, por ajo e vlerave njer\u00ebzore. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb dimension, figura e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb nga z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm moral\u00eb t\u00eb historis\u00eb moderne \u2014 nj\u00eb figur\u00eb shqiptare q\u00eb i p\u00ebrket tashm\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vizita e Kryediplomatit amerikan, Marco Rubios n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Misionareve t\u00eb Bamir\u00ebsis\u00eb t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terezes n\u00eb Kalkut\u00eb, mund t\u00eb konsiderohet v\u00ebrtet nj\u00eb moment i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr diplomacin\u00eb amerikane, jo sepse ishte nj\u00eb akt politik klasik, por pik\u00ebrisht sepse kap\u00ebrceu kufijt\u00eb e diplomacis\u00eb tradicionale dhe hyri n\u00eb territorin e simbolik\u00ebs morale globale.&nbsp; N\u00eb diplomacin\u00eb e fuqive t\u00eb m\u00ebdha, sidomos t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, \u00e7do gjest publik i Sekretarit t\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb i kalkuluar me kujdes. Zakonisht, vizitat zyrtare p\u00ebrqendrohen tek takimet me lider\u00eb politik\u00eb, marr\u00ebveshjet ekonomike, \u00e7\u00ebshtjet ushtarake dhe interesat strategjike. Por Rubio zgjodhi t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Indi jo n\u00eb nj\u00eb institucion shtet\u00ebror, por n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lidhur me dhembshurin\u00eb, varf\u00ebrin\u00eb dhe humanizmin universal. Kjo e b\u00ebn vizit\u00ebn t\u00eb pazakont\u00eb dhe jasht\u00ebzakonisht, dometh\u00ebn\u00ebse.&nbsp; N\u00eb fakt, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rralla rastet kur diplomacia amerikane i jep kaq shum\u00eb pesh\u00eb simbolike nj\u00eb figure morale dhe humanitare gjat\u00eb nj\u00eb misioni strategjik n\u00eb Azi. Kjo tregon se Uashingtoni e kupton se, si\u00e7 thashe m\u00eb lart\u00eb, &nbsp;fuqia globale nuk nd\u00ebrtohet vet\u00ebm mbi ushtri, ekonomi dhe teknologji, por edhe mbi autoritetin moral dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb komunikuar vlera universale.&nbsp; Vizita ishte gjithashtu e dometh\u00ebnse sepse ndodhi n\u00eb nj\u00eb moment kur bota po kalon polarizime t\u00eb forta gjeopolitike. N\u00eb nj\u00eb klim\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb mbushur me luft\u00ebra, rivalitete mes fuqive t\u00eb m\u00ebdha dhe tensione ideologjike, ndalesa n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs krijoi nj\u00eb kontrast t\u00eb fort\u00eb simbolik: mes logjik\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb dhe logjik\u00ebs s\u00eb humanizmit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vizita ishte po ashtu e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr shkak t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb vet\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb figur\u00eb fetare. Po ajo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb simbol global i nd\u00ebrgjegjes njer\u00ebzore. Edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt, kjo e b\u00ebn ngjarjen edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Nuk ndodh shpesh q\u00eb figura m\u00eb e lart\u00eb diplomatike e SHBA-ve t\u00eb nderoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq t\u00eb dukshme nj\u00eb personalitet me origjin\u00eb shqiptare gjat\u00eb nj\u00eb vizite nd\u00ebrkomb\u00ebtare me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike. Kjo p\u00ebrforcon edhe nj\u00ebher\u00eb, statusin unik t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs si figura shqiptare me ndikimin m\u00eb t\u00eb madh moral n\u00eb historin\u00eb moderne bot\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb p\u00ebrfundim \u2013 edhe nj\u00ebher\u00eb, n\u00eb nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, pra, kjo vizit\u00eb tregoi se edhe n\u00eb epok\u00ebn e superfuqive, teknologjis\u00eb dhe rivaliteteve globale, diplomacia vazhdon t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr figura q\u00eb mish\u00ebrojn\u00eb nd\u00ebrgjegjen morale t\u00eb njer\u00ebzimit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Sh\u00ebn N\u00ebn\u00eb Tereza shqiptare. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron jasht\u00ebzakonshm\u00ebria e asaj vizite se Amerika, p\u00ebrmes diplomatit t\u00eb saj m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, zgjodhi t\u00eb flas\u00eb me gjuh\u00ebn e humanizmit p\u00ebrpara se t\u00eb fliste me gjuh\u00ebn e strategjis\u00eb politike t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vizita e Sekretarit Amerikan t\u00eb shtetit, Marco Rubio n\u00eb Kalkut\u00eb si mesazh i humanizmit amerikan dhe fuqis\u00eb universale t\u00eb figur\u00ebs shqiptare t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs Presidenti Ronald Reagan n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb \u2013 qershor, 1985 duke i dor\u00ebzuar N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs \u201cMedaljen Presidenciale t\u00eb Liris\u00eb. Nga Frank Shkreli Vizita e Sekretarit Amerikan t\u00eb Shtetit Marco Rubio n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41433,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12,1],"tags":[],"class_list":["post-41432","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41432","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41432"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41432\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41434,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41432\/revisions\/41434"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/41433"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41432"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41432"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41432"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}