{"id":41427,"date":"2026-05-26T08:44:00","date_gmt":"2026-05-26T06:44:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41427"},"modified":"2026-05-27T08:47:13","modified_gmt":"2026-05-27T06:47:13","slug":"mali-i-zi-ne-20-vjetorin-e-pavaresise-shqiptaret-ne-mal-te-zi-mes-kontributit-historik-dhe-pritshmerive-te-papermbushura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41427","title":{"rendered":"MALI I ZI N\u00cb 20-VJETORIN E PAVAR\u00cbSIS\u00cb &#8212; SHQIPTAR\u00cbT N\u00cb MAL T\u00cb ZI MES KONTRIBUTIT HISTORIK DHE PRITSHM\u00cbRIVE T\u00cb PAP\u00cbRMBUSHURA"},"content":{"rendered":"\n<h2 class=\"wp-block-heading\">NJ\u00cb SHTET I RI ME PLAG\u00cb T\u00cb VJETRA <\/h2>\n\n\n<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"900\" height=\"675\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Keshilli_Kombetar_Shqiptaro-Amerikan_viti_2005_vizite_ballkan.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Keshilli_Kombetar_Shqiptaro-Amerikan_viti_2005_vizite_ballkan.jpg 900w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Keshilli_Kombetar_Shqiptaro-Amerikan_viti_2005_vizite_ballkan-300x225.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Keshilli_Kombetar_Shqiptaro-Amerikan_viti_2005_vizite_ballkan-768x576.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center wp-block-paragraph\"><em>Korrik 2005: K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA\/NAAC) vizituan Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn dhe Malin e Zi <\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi me 21&nbsp;maj&nbsp;2006, ishte nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb rajonit t\u00eb Ballkanit Perendimor. &nbsp;N\u00eb at\u00eb referendum historic 20-vjet m\u00eb pare , shqiptar\u00ebt luajt\u00ebn nj\u00eb rol vendimtar, duke mb\u00ebshtetur, masivisht, projektin e shtetit t\u00eb pavarur malazez. Vota e shqiptar\u00ebve n\u00eb trevat e Ulqinit, Mal\u00ebsis\u00eb, An\u00ebs s\u00eb Malit, Plav\u00eb-Gucis\u00eb e t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb konsideruar dhe konsiderohet gjithnj\u00eb nga v\u00ebrejt\u00ebs t\u00eb jasht\u00ebm dhe t\u00eb brendsh\u00ebm, si gj\u00ebja ky\u00e7e q\u00eb p\u00ebrcaktoi rezultatin p\u00ebrfundimtar n\u00eb favor t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi nga Serbia.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, pavar\u00ebsia e Malit t\u00eb Zi nuk ishte vet\u00ebm rezultat i nj\u00eb procesi t\u00eb brendsh\u00ebm politik. Ajo u mb\u00ebshtet fuqish\u00ebm edhe nga diaspora shqiptaro-amerikane nga ato troje, me arsyetimin dhe bindjen n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, se Mali i Zi, shtet i pavarur nga Serbia do t\u00eb ishte nj\u00eb vend m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre. M\u00ebrgata shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebr dekada kishte nd\u00ebrtuar ura komunikimi mes shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe institucioneve m\u00eb t\u00eb larta federale dhe shtet\u00ebrore amerikane, si asnj\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij komuniteti. M\u00ebrgata shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs me prejardhje nga Mal\u00ebsia, Ulqini, Kraja, Plav\u00eb-Guci e tjera, luajti rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik, diplomatik dhe ekonomik p\u00ebr disa dekada t\u00eb fund shekullit t\u00eb kaluar. P\u00ebrmes organizatave si\u00e7 ishte K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), aktivist\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb arrit\u00ebn t\u00eb sensibilizojn\u00eb politik\u00ebn amerikane p\u00ebr gj\u00ebndjen e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi duke argumentuar p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve, p\u00ebrfshir shqiptar\u00ebt autokton\u00eb n\u00eb at\u00eb vend, p\u00ebr vetvendosje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, vizita e Kongresmenit amerikan Eliot Engel n\u00eb at\u00eb vend, n\u00eb Korrik, 2005 s\u00eb bashku me p\u00ebrfaqsues t\u00eb NAAC-ut, kishte simbolik\u00eb dhe pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb politike. Kongresisti Engel, nj\u00ebri prej z\u00ebrave m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm pro-shqiptar n\u00eb Kongresin Amerikan dhe kryetar i Grupit t\u00eb \u00c7eshtjeve Shqiptare n\u00eb legjislativin amerikan, mb\u00ebshteti publikisht procesin demokratik dhe t\u00eb drejt\u00ebn e Malit t\u00eb Zi p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi pavar\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb ardhmen e vet politike. &nbsp;Ajo vizit\u00eb u pa, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, si nj\u00eb sinjal i qart\u00eb se komunitetit shqiptaro-amerikan kishte fituar ndikim real n\u00eb qarqet e larta vendimarr\u00ebse n\u00eb Washingtonin zyrtar. Eliot Engel dhe grupi i ligjven\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb amerikan\u00eb, p\u00ebrfshir Grupin e antar\u00ebve t\u00eb Kongresit q\u00eb merrej me \u00e7eshtjet shqiptare, kan\u00eb mb\u00ebshtetur, fuqimisht. integrimin euro-atlantik t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, sidomos, avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedonin\u00eb e Veriut dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrve\u00e7 dimensionit politik, diaspora shqiptare, sidomos, ajo nga trevat shqiptare n\u00ebn Malin e Zi, kontriboi fuqish\u00ebm edhe n\u00eb fush\u00ebn ekonomike duke financuar projekte t\u00eb ndrysh\u00ebm si rrug\u00eb, shkolla e tjera n\u00eb trojet nga vinin, origjinalisht. Investimet e mergimtar\u00ebve n\u00eb infrastrutur\u00eb, arsim, kultur\u00eb dhe biznes, ndihmuan duksh\u00ebm zhvillimin e zonave shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb tranzicioni shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ekonomike p\u00ebr to. N\u00eb shum\u00eb raste, diaspora zevend\u00ebsoi munges\u00ebsn e investimeve shtet\u00ebrore n\u00eb ato krahina t\u00eb banuara nga shqiptar\u00ebt, q\u00eb fatkeqsisht, vazhdodn edhe sot.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj, &nbsp;sot dy dekada pas shpallljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi, mbetet pyetja thelb\u00ebsore q\u00eb pret ende p\u00ebrgjigje t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebnaqshme: A jan\u00eb realizuar pritshm\u00ebrit\u00eb e shqiptar\u00ebve, megjith\u00eb mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e atij vendi, 20-vite m\u00eb par\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrlikuar. Nga nj\u00ebra an\u00eb, me pavar\u00ebsin\u00eb e vendit, mund t\u00eb thuhet se shqiptar\u00ebt kan\u00eb fituar deri diku, m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb demokratike dhe institucionale, n\u00eb krahasim me periudh\u00ebn, para pavar\u00ebsis\u00eb. Gjuha shqipe p\u00ebrdoret, zyrtarisht, n\u00eb komunat shqiptare. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e Parlamentit dhe qeverive malazeze, nd\u00ebrsa themelimi i komun\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb Tuzit n\u00eb vitin 2018 \u2013 q\u00eb ishte tem\u00eb kryesore n\u00eb bisedimet me zyrtar\u00ebt e lart\u00eb malazez\u00eb gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb delegacionit t\u00eb NACC-ut n\u00eb Korrik t\u00eb viti 2005 &#8212; \u00ebsht\u00eb konsideruar si nj\u00eb fitore historike politike p\u00ebr Mal\u00ebsin\u00eb. Po ashtu edhe orientimi euroatlantik i Malit t\u00eb Zi dhe antar\u00ebsimi i Podgoric\u00ebs n\u00eb NATO, megjithse kund\u00ebrshtohej nga nj\u00eb pjes\u00eb e popullsis\u00eb serbe n\u00eb vend, jan\u00eb par\u00eb si nj\u00eb garanci p\u00ebr stabilitet dhe p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb gj\u00ebndjes s\u00eb komuniteteve t\u00eb pakicave, ve\u00e7an\u00ebrisht, shqiptar\u00ebve. &nbsp;Por nga ana tjet\u00ebr, shum\u00eb nga pritshm\u00ebrit\u00eb ekonomike dhe institucionale &#8212; por jo vet\u00ebm &#8212; mbeten t\u00eb pa realizuara. Krahinat shqiptare vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me emigrim masiv t\u00eb t\u00eb rinjve, me nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb dukshme t\u00eb investimeve strategjike, papun\u00ebsi t\u00eb theksuar, zhvillim t\u00eb ngadalsh\u00ebm ekonomik dhe asmilim n\u00eb zonat me shumic\u00eb shqiptare. Shqiptar\u00ebt shpesh ankohen p\u00ebr p\u00ebrfaqsim jo proporcional n\u00eb adminstrat\u00eb, n\u00eb polici dhe n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor. Probleme t\u00eb pazgjidhura mbeten edhe \u00e7\u00ebshtjet e pronave, urbanizimit dhe zhvillimit t\u00eb qendruesh\u00ebm, sidomos n\u00eb komun\u00ebn e &nbsp;Ulqinit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb faktor tjet\u00ebr q\u00eb ka ndikuar negativisht dhe q\u00eb nuk ndihmon p\u00ebrmir\u00ebsimin e gj\u00ebndjes politike dhe ekonomike t\u00eb komunitetit shqiptar atje, \u00ebsht\u00eb edhe fragmentarizimi politik i vet shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, nj\u00eb plag\u00eb e r\u00ebnd\u00eb kjo, fatkeqsisht, n\u00eb jet\u00ebn politike shqiptare kudo. Ndarjet, p\u00ebr\u00e7arjet dhe rivalitetet mes partive politike shqiptare shpesh kan\u00eb dob\u00ebsuar fuqin\u00eb negociuese t\u00eb shqiptar\u00ebve gjat\u00eb viteve, p\u00ebrball\u00eb qeverive qendrore n\u00eb Podgoric\u00eb. &nbsp;Megjithat\u00eb, pavarsisht zhg\u00ebnjimeve dhe sfidave politike dhe ekonomike t\u00eb kaluara dhe aktuale, shqiptar\u00ebt mbeten nj\u00eb faktor i rend\u00ebsish\u00ebm shtetformues dhe pro-per\u00ebndimor n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Ata duhet t\u00eb jen\u00eb krenar\u00eb se kontributi i tyre n\u00eb procesin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb atij vendi 20-vjet m\u00eb par\u00eb, ishte historik, nd\u00ebrsa roli i diaspor\u00ebs shqiptaro-amerikane fund shekullin e kaluar, n\u00eb p\u00ebrgjithsi, mbetet nj\u00eb nga kapitujt m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs t\u00eb angazhimit shqiptar &#8212; me mb\u00ebshtetjen e pa kursyer t\u00eb miq\u00ebve amerikan\u00eb n\u00eb Washington &#8212; n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri, Maqedoni t\u00eb Veriut, Mal t\u00eb Zi Preshev\u00eb kudo tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb 20-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi, rikujtimi i k\u00ebtij kontributi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb reflektim historik. Por \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb kujtes\u00eb se stabiliteti dhe demokracia nd\u00ebrtohen mbi partneritet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, si dhe barazi e rerspekt t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb. Dhe pik\u00ebrisht, kjo pik\u00eb, pas dy dekadash pavar\u00ebsi, vazhdon t\u00eb mbetet sfida m\u00eb e madhe e shtetit malazez n\u00eb raport me shqiptar\u00ebt n\u00eb at\u00eb vend, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e objektivave politike, ekonomike dhe institucionale mbeten ende t\u00eb pap\u00ebrmbushura.&nbsp; Si rrjedhim, sa u p\u00ebrket shqiptar\u00ebve, mbetet p\u00ebr tu par\u00eb n\u00ebse pavar\u00ebsia e Malit t\u00eb Zi &#8212; e shpallur para dy dekadave &#8212; ishte v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb fitore historike edhe p\u00ebr ta, apo nj\u00eb projekt i pap\u00ebrfunduar?&nbsp;&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NJ\u00cb SHTET I RI ME PLAG\u00cb T\u00cb VJETRA Korrik 2005: K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA\/NAAC) vizituan Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn dhe Malin e Zi Nga Frank Shkreli Shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi me 21&nbsp;maj&nbsp;2006, ishte nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb rajonit t\u00eb Ballkanit Perendimor. &nbsp;N\u00eb at\u00eb referendum historic 20-vjet m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41428,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41427","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41427","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41427"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41427\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41429,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41427\/revisions\/41429"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/41428"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41427"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41427"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41427"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}