{"id":41388,"date":"2026-05-15T16:40:24","date_gmt":"2026-05-15T14:40:24","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41388"},"modified":"2026-05-15T16:40:24","modified_gmt":"2026-05-15T14:40:24","slug":"disa-aspekte-te-ceshtjes-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41388","title":{"rendered":"Disa aspekte t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"433\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-14722\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p><strong>Nga Akad. <\/strong><strong>Nik\u00eb GASHAJ<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris\u00eb 1919-1920, Greqin\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar presidenti Venizelos dhe miku i tij i af\u00ebrm Politis. Venizelos ka sjellur p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr Greqin\u00eb, n\u00eb krahasim me &nbsp;Shqip\u00ebrin\u00eb, e cila jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e kishte nj\u00eb&nbsp; p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb till\u00eb, t\u00eb aft\u00eb, por n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes kan\u00eb ardhur disa delegacione, t\u00eb cilat nuk i kishin harmonizuar q\u00ebndrimet dhe nuk vepruan n\u00eb marr\u00ebveshje. Rasti i Esad Pash Toptanit meriton nj\u00eb kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. S\u00eb pari do t\u00eb themi se Esad-Pasha, q\u00eb nga fillimi ka figuruar si president i Shqip\u00ebris\u00eb, duke pasur p\u00ebrkrahjen e qeverive aleate. Pas luft\u00ebs ai ishte n\u00eb Lond\u00ebr dhe pastaj shkoi n\u00eb Paris, ku u paraqit si p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb Durr\u00ebs, m\u00eb 25 dhjetor 1918, \u00ebsht\u00eb formuar qeveria e p\u00ebrkohshme, n\u00eb krye me Turhan-Pash\u00ebn, i cili s\u00eb bashku me Mehmed Konic\u00ebn dhe Mihailo Tortulin e kan\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb delegacionin shqiptar n\u00eb Paris. Kur n\u00eb prill t\u00eb vitit 1919 ka ardhur deri te mosmarr\u00ebveshja n\u00eb k\u00ebt\u00eb delegacion, n\u00eb lidhje me bashk\u00ebpunimin me Itali, Turhan-Pasha e ka braktisur delegacionin, e n\u00eb vend t\u00eb tij n\u00eb krye t\u00eb delegacionit ka ardhur Luigj Bum\u00e7i, ipesh\u00ebv katolik. Delegacionin at\u00ebher\u00eb i jan\u00eb ky\u00e7ur Luigj Gurakuqi dhe Zef Moshi, nd\u00ebrsa Mehmed Konica dhe Mihail Turtuli kan\u00eb mbetur n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb delegacionit. Organizatat shqiptare m\u00ebrgimtare n\u00eb Turqi, Rumuni dhe SHBA i kan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e vet, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb vepruar n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb me delegacionin e qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme shqiptare. Esad-Pasha mbeti plot\u00ebsisht i izoluar dhe i vetmuar.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr arsye t\u00eb k\u00ebtij opinioni relativisht t\u00eb papritur dhe t\u00eb popullaritetit t\u00eb Konferenc\u00ebs, propaganda dhe influenca kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol t\u00eb madh n\u00eb opinionin publik, delegacioni shqiptar ka pasur p\u00ebrkrahjen e dy organizatave: Federata Pan-Shqiptare \u201dVatra\u201d, e themeluar m\u00eb 1909 dhe Shoqata Anglo-Shqiptare, e themeluar m\u00eb 1918, n\u00eb Lond\u00ebr. Ato jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u2019i japin kontributin e vet\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, n\u00eb rrafshin propagandistik. Emigrantat shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e ve\u00e7anarisht ata n\u00eb Amerik\u00eb, kishin varur shpresa t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes, n\u00eb ve\u00e7anti, n\u00eb Presidentin wilson. \u201cList\u00ebs se miqeve tan\u00eb tani ua kemi shtuar dhe dy emra m\u00eb t\u00eb ndritsh\u00ebm t\u00eb Amerik\u00ebs dhe t\u00ebt\u00ebr\u00eb bot\u00ebs, Presidenti Wilson dhe ish Presidenti Ruzvelt\u201d, shkruan\u201dThe Adriatic Review!.\u00cbsht\u00eb interesant p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmendur se Fan Noli, me rastin e nj\u00eb takimi me Wilsonin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joformale e shtroi gjendjen e Shqip\u00ebris\u00eb. Wilsoni, sipas deklarat\u00ebs s\u00eb Fan Nolit, prezentimin e gjendjes shqiptare e degjoi me vemendje dhe me nj\u00eb interesim&nbsp; dashamir\u00ebs dhe se i premtoi Nolit se kishte vendosur t\u2019i ndihmonte Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrkaq, Fan Noli \u00ebsht\u00eb takuar edhe me ish-presidentin Ruzvelt, p\u00ebr t\u00eb cilin ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Shqip\u00ebris\u00eb ishte informuar shum\u00eb mir\u00eb. Ai ka qen\u00eb i bindur se Shqip\u00ebria n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes duhet ta fitoj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb n\u00ebn garancin\u00eb e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha. Emigrantet shqiptar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb qysh n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1915, kan\u00eb protestuar kund\u00ebr shkeljes s\u00eb traktatit t\u00eb Londr\u00ebs prej vitit 1913, qe Shqip\u00ebris\u00eb i ka garantuar pavar\u00ebsin\u00eb dhe integritetin e saj, duke apeluar te Wilsoni q\u00eb n\u00eb emer t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb normave morale nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb ndikimin e vet dhe ta ndaloj\u00eb ndarjen e Shqip\u00ebris\u00eb. Meqen\u00ebse, prapa kuliseve diplomatike \u00ebsht\u00eb b\u00eb nj\u00eb Traktat i Fsheht\u00eb i Londr\u00ebs, n\u00eb prill 1915, q\u00eb kishte si nj\u00eb nder objektivat kryesore cop\u00ebtimin e plot\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Organizata \u201cVatra\u201d, n\u00eb nj\u00eb memorandum dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb zyrtare, ia ka paraqitur Presidentit Wilson \u00e7\u00ebshtjen e Shqip\u00ebris\u00eb, duke k\u00ebrkuar nga ai q\u00eb ta p\u00ebrkrah\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e saj. Wilsoni, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr sekretarit shtet\u00ebror Robert Lasing, k\u00ebrkoi q\u00eb ai ta marr p\u00ebrsip\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Shqip\u00ebris\u00eb, respektivisht apelet e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebkaq, nder t\u00eb tjerat, ka ekzistuar nj\u00eb faktor, q\u00eb i ka kontribuar situat\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb delegacionit shqiptar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris: pjes\u00ebmarr\u00ebsit e Konferenc\u00ebs nuk e kan\u00eb ditur se k\u00ebnd t\u00eb marrin seriozisht si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, delegacionin e qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme shqiptare apo Esad-Pash\u00ebn. Delegacioni amerikan, si dhe sekretari i Konferenc\u00ebs paq\u00ebsore, kan\u00eb marr\u00eb letra dhe memorandume nga nj\u00ebra dhe nga&nbsp; tjetra pal\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb&nbsp; dokument mund t\u00eb v\u00ebrehet se Eriksoni i ka d\u00ebrgar Presidentiz Wilsonit nj\u00eb memorandum, ku k\u00ebrkon intervist\u00eb p\u00ebr veten dhe n\u00eb t\u00eb cilin e diskrediton Turhan-Pash\u00ebn, \u201ci cili i \u00ebsht\u00eb shit Italis\u00eb\u201d dhe i cili as n\u00eb nj\u00eb pik\u00ebpamje nuk p\u00ebrfaq\u00ebson Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebtin memorandum ai e hedh posht\u00eb Esad-Pash\u00ebn si njeri q\u00eb ka humbur \u00e7do lidhje me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe i cili nuk p\u00ebrfaq\u00ebson kurrk\u00ebnd p\u00ebrpos personalisht veten (Haris Silajd\u017ei\u010d, \u201cAlbanija i SAD kroz arhive Va\u0161ingtona\u201c, 1991, Sarajevo).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Nikolla Pashiqi dhe shqiptar\u00ebt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nikolla Pashiqi, m\u00eb 19918 deklaroi se n\u00eb priudh\u00ebn e 25&nbsp; vjet\u00ebve t\u00eb ardhme shqiptar\u00ebt do t\u00eb eliminohen. Mir\u00ebpo duke par\u00eb se eliminimi i shqiptar\u00ebve me ndihm\u00ebn e gjenocidit fizik dhe t\u00eb asimilimit nuk dha rezultate t\u00eb d\u00ebshiruara, qeveria jugosllave inicoi debatin \u201cshkencor\u201d n\u00eb Klubin kulturor t\u00eb Serbis\u00eb m\u00eb 1936, i cili duhej t\u00eb gjente rrug\u00eb dhe m\u00ebnyra t\u00eb reja p\u00ebr eliminimin e komb\u00ebsis\u00eb shqiptare nga trualli i Jugosllavis\u00eb, ose t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr eliminimin e homogjenizimit t\u00eb saj n\u00eb territoret p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs Serbi Jugore.<\/p>\n\n\n\n<p>Alternativa m\u00eb e pranueshme p\u00ebr eliminimin e shumic\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb shqiptare nga territoret p\u00ebrkat\u00ebse ishte ajo e Vasa \u00c7ubrilloviqit, i cili p\u00ebr k\u00ebt\u00eb diskutim p\u00ebrgatiti studimin m\u00eb voluminoz, n\u00eb t\u00eb cilin u shkoqit\u00ebn konkretisht t\u00eb gjitha metodat dhe instrumentet q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb shfryt\u00ebzoheshin p\u00ebr eliminimin e shqiptar\u00ebve nga trualli i Jugosllavis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr shp\u00ebrnguljen masive t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb bot\u00ebn e jashtme \u2013 n\u00eb Shqip\u00ebri, e sidomos n\u00eb Turqi.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00c7ubrilloviqi thot\u00eb:\u201dDuhet p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha mjetet diplomatike q\u00eb Tirana t\u00eb bindet p\u00ebr t\u00eb pranuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulurve tan\u00eb\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, sipas tij, duhej b\u00ebr\u00eb presion mbi qeverin\u00eb shqiptare dhe \u201cn\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb kanaleve t\u00eb fshehta t\u00eb angazhohen materialisht njer\u00ebz t\u00eb dalluar\u201d(Hajredin Hoxha).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Koferenca e &nbsp;Ambasador\u00ebve &nbsp;n\u00eb Lond\u00ebr<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Konferenca e Ambasador\u00ebve i filloi punimet n\u00eb Lond\u00ebr, m\u00eb 17 dhjetor 1912, n\u00ebn kryesin\u00eb e p\u00ebrhershme t\u00eb ministrit t\u00eb jasht\u00ebm anglez, Eduard Grej. Q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb punimeve t\u00eb saj, Konferenca mori n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen shqiptare. \u00c7\u00ebshtja u diskutua n\u00eb dy aspekte t\u00eb saj kryesore: e ardhmja politike e Shqip\u00ebris\u00eb dhe caktimi i kufijve<strong>. <\/strong>Sikurse dihet, Konferenca e Ambasador\u00ebve, m\u00eb 29 korrik 1913 mori vendimin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, sipas k\u00ebtij vendimi Shqip\u00ebria shpallej principat\u00eb autonome dhe sovrane. &nbsp;Shqip\u00ebria b\u00ebhej shtet asnjan\u00ebs n\u00ebn garancit\u00eb e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha. Andaj Vendimi i 29 korrikut 1913 \u00ebsht\u00eb akti nd\u00ebrkomb\u00ebtar kryesor mbi pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, akti me an\u00ebn e t\u00eb cilit Fuqit\u00eb e M\u00ebdha e njihnin shtetin e ri shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Konferenc\u00ebn e Ambasador\u00ebve t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha( dhjetor 1912- gusht 1913.) ka qen\u00eb dhe ajo e caktimit t\u00eb kufijve midis\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shteteve fqinje. N\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Konferenc\u00ebs v\u00ebmendja u p\u00ebrqendrua n\u00eb caktimin e kufirit n\u00eb veri e verilindje, dmth. me Malin e Zi dhe me Serbin\u00eb. Serbis\u00eb iu plot\u00ebsuan t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat. Nga trungu i Shqip\u00ebris\u00eb u shk\u00ebput\u00ebn Rrafshi i Dukagjinit, Kosova dhe toka shqiptare n\u00eb perendim t\u00eb Maqedonis\u00eb. Serbia ishte ajo q\u00eb p\u00ebrfitoi m\u00eb shum\u00eb, duke e ndar\u00eb kombin shqiptar m\u00eb dysh. Kurse Mali i Zi iu kudervu vendimeve t\u00eb Fuqive. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb mosmarrveshjes ishte \u00e7\u00ebshtja e Shkodr\u00ebs, q\u00eb iu caktua Shqip\u00ebris\u00eb. Mir\u00ebpo, Shkodra ishte e rrethuar nga trupa malazeze qysh nga tetori 1912. N\u00eb krah t\u00eb trupave malazeze u vun\u00eb edhe reparte serbe me jo m\u00eb pak se 20000 ushtar\u00eb t\u00eb rregullt. Megjithat\u00eb, mbrojtja e qytetit doli m\u00eb e fort\u00eb sesa e mendonin n\u00eb Cetin\u00eb. Nj\u00eb rol jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb rezistenc\u00ebn e Shkodr\u00ebs, gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb mbeti e rrethuar, luajti pa dyshim q\u00ebndrimi i banor\u00ebve t\u00eb saj dhe t\u00eb mal\u00ebsis\u00eb p\u00ebrreth.<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo,&nbsp; mbrojt\u00ebsi kryesor i Shkodr\u00ebs ishte komandati i garnizonit turk, Hasan Riza Pasha i cili ishte i vendosur t\u00eb vijonte luft\u00ebn. Sipas vet\u00eb burimeve malazeze, thirrjes s\u00eb Kral Nikoll\u00ebs p\u00ebr ta dor\u00ebzuar qytetin komandanti turk iu p\u00ebrgjigj se do t\u00eb vepronte n\u00eb p\u00ebrshtatje me vendimet e Konferenc\u00ebs s\u00eb Londr\u00ebs dhe shpalli se \u201cShkodra \u00ebsht\u00eb tanim\u00eb qyteti i Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Pasi u njoh me vendimet e Fuqive p\u00ebr autonomin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, komandanti turk pati deklaruar q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb janarit se ai nuk do ta mbronte m\u00eb Shkodr\u00ebn ne emer t\u00eb Turqis\u00eb, por t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Z\u00ebvend\u00ebs i tij ishte Esat Pash\u00eb Toptani, n\u00ebn komad\u00ebn e tij ishte nj\u00eb divizion i rezervistave shqiptar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por ai kishte ambicie t\u00eb b\u00ebhej me \u00e7do kusht sundimtar i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Si hap i par\u00eb Esati organizoi vrasjen e komandantit turk t\u00eb qytetit Riza Hasan Pash\u00ebs, dhe mori n\u00eb dor\u00eb komand\u00ebn e gjith\u00eb garnizonit. Ai me 3 janar 1913 e ftoi Kryekomandantin Riza Hasan Pash\u00ebn( nj\u00ebher\u00eb vali dhe komandant i k\u00ebshtjell\u00ebs) p\u00ebr nj\u00eb dark\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Pas buke e shoq\u00ebroi mikun dhe eprorin e vet deri te dera e kopshtit dhe urdh\u00ebroi Osman Balin, nj\u00ebri nga ndjek\u00ebsit m\u00eb besnik\u00eb t\u00eb tij, t\u2019i ndri\u00e7oj me fener rrug\u00ebn pashait turk deri n\u00eb sht\u00ebpin e vet. Osman Bali, luajti k\u00ebshtu rolin e nd\u00ebrmjet\u00ebsit dhe t\u00eb p\u00ebrgatit\u00ebsit t\u00eb vrasjes. Dy vrasit ishin fshehur pas murit t\u00eb nj\u00eb kopshti, duke pritur sa t\u00eb kalonte gjenerali turk. Osman Bali ecte 30 hapa p\u00ebrpara Hasan Riza Pash\u00ebs. Pran\u00eb prit\u00ebs ai ngriti lart fenerin dhe po at\u00eb \u00e7ast ushtuan edhe krismat dhe e vran\u00eb Kryekomandantin turk.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky ishte akti i par\u00eb i pashait p\u00ebr dorzimin e Shkodr\u00ebs Malit t\u00eb Zi me nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb fsheft\u00eb. Esati i shtyr\u00eb, nga ambica dhe injoranca e tij, u b\u00eb nj\u00eb tradhtar i vendit t\u00eb vet. Pas vrasjes s\u00eb komandantit turk, E. Toptani e ndjeu veten t\u00eb lir\u00eb t\u00eb vendoste kontakte me Cetin\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb u n\u00ebnshkrua nj\u00eb marr\u00ebveshje e fsheht\u00eb me Malin e Zi m\u00eb 22 prill 1913: Shkodra do t\u2019u dor\u00ebzohej malazez\u00ebve, nd\u00ebrsa E. Toptani do t\u00eb lihej i lir\u00eb t\u00eb largohej nga qyteti n\u00eb krye t\u00eb trupave turke e shqiptare. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, atij i premtohej gjith\u00eb ndihma e nevojshme jo vet\u00ebm nga Mali i Zi, por edhe nga aleat\u00ebt e tij Serbia p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e ardhshme. K\u00ebshtu at\u00eb q\u00eb s\u2019 kishte mundur t\u00eb arrinte me forc\u00ebn e arm\u00ebve, pas shtat\u00eb muajsh rrethimi, Mali i Zi e arriti n\u00eb saje t\u00eb tradhtis\u00eb s\u00eb E. Toptanit, t\u00eb shtinte n\u00eb dor\u00eb Shkodr\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Lajmi i dor\u00ebzimit t\u00eb Shkodr\u00ebs u dha 2 or\u00eb pas mesit t\u00eb nat\u00ebs. Pas r\u00ebnies s\u00eb Shkodr\u00ebs, ambasador\u00ebt u mblodh\u00ebn menj\u00ebher\u00eb, m\u00eb 23 prill, p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar situat\u00ebn e re me procedur urgjente. Ambasadori austro-hungarez Mensdorff nd\u00ebhyri i pari duke k\u00ebrkuar q\u00eb Fuqit\u00eb t\u00eb vepronin bashk\u00ebrisht p\u00ebr ta detyruar Malin e Zi t\u00eb l\u00ebshonin Shkodr\u00ebn. Madje, ai e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se Vjena\u201dishte e vendosur t\u00eb vepronte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme, duke nd\u00ebhyr\u00eb me forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebbuar nga qyteti trupat malazeze\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Konferenca konstatoj se pushtimi i Shkodr\u00ebs nuk i ndryshonte aspak vendimet e Fuqive lidhur me kufijt\u00eb n\u00eb veri dhe verilindje dhe se Shkodra duhej t\u2019i dor\u00ebzohej sa m\u00eb par\u00eb komandantit t\u00eb forcave detare nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebball\u00eb bllokut t\u00eb Fuqive, t\u00eb nxitur sidomos nga Vjena, Mali i Zie pa situat\u00ebn t\u00eb pashpres\u00eb dhe u detyrua t\u00eb cedoj\u00eb. Trupat malazeze filluan t\u00eb t\u00ebrhiqeshin nga Shkodra m\u00eb 13 maj dhe&nbsp; t\u00eb nes\u00ebrmen m\u00eb 14 maj n\u00eb qytet hyri nj\u00eb brigad\u00eb detare nd\u00ebrkomb\u00ebtare( Arben Puto, Shqip\u00ebria Politike 1912-1939, fq. 72, Tiran\u00eb, 2009).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Intervencioni jugosllav dhe rikthimi i Zogut<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Jugosllavi Zogu kishte arritur t\u00eb organizonte nj\u00eb kontigjent t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mercenar\u00ebsh me nj\u00eb ndihm\u00eb q\u00eb nuk iu kursye nga autoritetet jugosllave.&nbsp; N\u00eb dokumentet diplomatike q\u00eb u referohen burimeve jugosllave, b\u00ebhet fjal\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb fsheht\u00eb q\u00eb Zogu lidhi me Beogradin p\u00ebrpara se t\u00eb kalonte kufinin. Kjo, nd\u00ebr t\u00eb tjera, do t\u00eb thot\u00eb se serb\u00ebt do t\u00eb marrin tok\u00ebn shqiptare: Sh\u00ebn Naumin si shp\u00ebrblim, ashtu dhe ndolli.<\/p>\n\n\n\n<p>Zogu ishte nisur p\u00ebr n\u00eb Prizren p\u00ebr ta drejtuar operacionin. Zogu mori me pages\u00eb 800 mercenar\u00eb t\u00eb gjeneralit Vrangel, t\u00eb komanduar nga oficer\u00eb bjellogardist\u00eb. Beogradi, ve\u00e7 nj\u00ebsive ushtarake, i dha Zogut edhe mjete t\u00eb mjaftueshme lufte. Sipas burimeve britanike, forcat q\u00eb pati Zogu ishin k\u00ebto: 1000 vullnetar\u00eb nga ushtri e rregullt jugosllave, 1000 rezervist\u00eb nga Krusheva, Tetova, Dibra e Gostivari(t\u00eb g\u00ebnjyer se n\u00eb rast fitoreje do t\u00eb bashkoheshin me shtetin am\u00eb, mbanin flamurin shqiptar), 800 mercenar\u00eb t\u00eb paguar t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb Vrangelit, azilant n\u00eb Jugosllavi, etj.; 40 oficer\u00eb t\u00eb Vrangelit; 16 oficer\u00eb me uniform\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb jugosllave. N\u00eb dispozicion t\u00eb Zogut u vun\u00eb: 2 bateri artilerie malore t\u00eb modelit austriak, 10 mitroleza t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, 20 mitraleza t\u00eb leht\u00eb, mjetet e nevojshme t\u00ebtransportit. P\u00ebr intervencionin kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb sh\u00ebrbeu si pik\u00ebnisje edhe territori grek. Baza e operacionit n\u00eb jug ka qen\u00eb Janina. Nuk mungoi as p\u00ebrkrahja nga ana e ushtris\u00eb greke. Nd\u00ebrhyrja e autoriteteve ushtarake greke ishte flagrante, bandat ishin furnizuar me t\u00eb gjitha mjetet e&nbsp; nevojshme; madje nuk p\u00ebrjashtohej edhe nd\u00ebhyrja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e trupave t\u00eb rregullta greke. Brenda m\u00eb pak se dy jav\u00ebsh, gjendja u p\u00ebrmbys. Forcat qeveritare nuk&nbsp; ishin n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb p\u00ebrballonin sulmin. Pra nd\u00ebrhyrja jugosllave ishte flagrante. M\u00eb 24 dhjetor 1924, Zogu&nbsp; hyri n\u00eb Tiran\u00eb. Qeveria demokratike n\u00eb krye me Fan Nolin u rr\u00ebzua. Noli u largua p\u00ebr n\u00eb Itali bashk\u00eb me Luigj Gurakuqin dhe shok\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb( Arben Puto, Shqip\u00ebria Politike, fq.379, Tiran\u00eb 2009.).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Vrasja e Lugj Gurakuqit dhe Bajram Currit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ahmet Zogu po sa erdhi n\u00eb pushtet me ndihm\u00ebn e Qeveris\u00eb dhe ushtris\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, zhduku dhe vrau disa nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij kryesor\u00eb, pavar\u00ebsisht n\u00ebse ata&nbsp; ishin atdhetar\u00eb t\u00eb shquar dhe njer\u00ebz t\u00eb nderuar nga populli. T\u00eb till\u00eb ishin Luigj Gurakuqi dhe Bajram Curri.M\u00eb 2 mars t\u00eb 1925-s\u00eb n\u00eb Bari t\u00eb Italis\u00eb u vra&nbsp; nga njer\u00ebzit e qeveris\u00eb atdhetari e luftari i shquar Luigj Gurakuqi. Qeveria premtoi shp\u00ebrblime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr vrasjen e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb t\u00eb arratisur. P\u00ebr njoftimin e vendit ku ndollej Bajram Curri u shpall nj\u00eb shp\u00ebrblim prej 10 mij\u00eb franga ari. I shtr\u00ebguar nga kushtet e dimrit t\u00eb ashp\u00ebr, Bajram Curri e shp\u00ebrndau pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bash\u00ebluftar\u00ebve, me mendimin p\u00ebr t\u2019u ribashkua n\u00eb pranver\u00eb. Gjat\u00eb muajve shkurt-mars u srehua n\u00eb&nbsp; shpell\u00eb te &nbsp;Dragobis\u00eb. Por nga fundi i marsit forcat qeveritare e diktuan srehimin e tij. M\u00eb 29 mars 1925 vendi u rrethua nga&nbsp; forca t\u00eb shumta. Bajram Curri dhe shok\u00ebt e tij, nuk u dor\u00ebzuan. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrleshje Bajram Curri, udh\u00ebheq\u00ebsi i shquar i kryengritjeve t\u00eb viteve 1910 e 1912, q\u00eb kish luftuar me vite p\u00ebr liri e demokraci, ra me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Vrasja e L. Gurakuqit dhe B. Currit, e k\u00ebtytre dy figurave q\u00eb b\u00ebn\u00eb aq shum\u00eb p\u00ebr atdheun, shkaktoi tronditje e pik\u00ebllim t\u00eb madh n\u00eb Shqip\u00ebri dhe te atdhetar\u00ebt n\u00eb m\u00ebrgim.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/strong><strong>Ndarja e Kosov\u00ebs, opsion strategjik i Serbis\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ndarja e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb opsion i politik\u00ebs strategjike serbe t\u00eb cilin Beogradi e mban n\u00eb tryez\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tri decenie. P\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs i pari ka folur Dobrica Qosiq, i cili nd\u00ebr t\u00eb tjerat ka th\u00ebn\u00eb: \u201cZgjidhja e antagonizmit shekullor nd\u00ebrmjet serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb gjindet n\u00eb kompromis n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs historike dhe etnike. Nj\u00eb kompromis i till\u00eb n\u00ebnkupton t\u00eb drejt\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u2019u bashkuar me Shqip\u00ebri, me territore n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb shumic\u00eb. Nd\u00ebrsa, Serbis\u00eb do t\u2019i bashkoheshin territoret me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Po p\u00ebrkujtojm\u00eb se Dobrica Qosiq, m\u00eb 2005. e ka publikuar librin n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur p\u00ebr shpjegimin e ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs. Libri i tij \u00ebsht\u00eb promovuar pothuajse, n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet e Sebis\u00eb. Kryetari aktual i Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, si dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt para tij, nj\u00eb ide t\u00eb till\u00eb politike mbi Kosov\u00ebn e kan\u00eb miratuar si strategji shtet\u00ebrore. Andaj, Vu\u00e7iqi n\u00eb vitet 2017 dhe 2018, haptasi ka folur p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e Kufijve Kosov\u00eb -Serbi, respektivisht p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs, udhheq\u00ebsia politike e Serbis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb gjat\u00eb ka b\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ky\u00e7jen e Shqip\u00ebris\u00eb, por pa sukses. M\u00eb n\u00eb fund, sipas fjal\u00ebve t\u00eb Sonja Biserko, kryetares s\u00eb Komitetit t\u00eb Helsinkit t\u00eb Serbis\u00eb, Beogradi n\u00eb Tiran\u00eb e ka gjetur bashk\u00ebbiseduesin p\u00ebr realizimin e nj\u00eb strategjie t\u00eb till\u00eb-p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb udhheq\u00ebs t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar i cili n\u00eb bashk\u00ebpunim me Aleksad\u00ebr vu\u00e7iqin dhe Hashim Tha\u00e7in kan\u00eb p\u00ebrgatitur planin p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje p\u00ebr nj\u00eb plan t\u00eb till\u00eb, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, Vu\u00e7iqi \u00ebsht\u00eb shprehur: gjith\u00eb\u00e7ka ka qen\u00eb e dakorduar nd\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsues\u00ebve politik\u00eb serb\u00eb dhe shqiptar, por nj\u00eb shtet i fuqish\u00ebm evropian e ka ndaluar nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb till\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund mud t\u00eb konstatohet se ai shtet ka qen\u00eb Gjermania n\u00eb krye me miken e madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve, ish Kancelaren Angela Merker e cila e shp\u00ebtoi Kosov\u00ebn nga ndarja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Akad. Nik\u00eb GASHAJ N\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris\u00eb 1919-1920, Greqin\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar presidenti Venizelos dhe miku i tij i af\u00ebrm Politis. Venizelos ka sjellur p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr Greqin\u00eb, n\u00eb krahasim me &nbsp;Shqip\u00ebrin\u00eb, e cila jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e kishte nj\u00eb&nbsp; p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb till\u00eb, t\u00eb aft\u00eb, por n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes kan\u00eb ardhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41388","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41388","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41388"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41388\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41389,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41388\/revisions\/41389"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41388"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41388"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}