{"id":41382,"date":"2026-05-11T09:14:11","date_gmt":"2026-05-11T07:14:11","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41382"},"modified":"2026-05-13T09:17:34","modified_gmt":"2026-05-13T07:17:34","slug":"ne-diten-e-evropes-9-maj-2026-shqiptaret-evropiane-pa-evrope","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41382","title":{"rendered":"\u00a0N\u00cb \u201cDIT\u00cbN E EVROP\u00cbS\u201d, 9 Maj 2026,\u00a0SHQIPTAR\u00cbT EVROPIAN\u00cb, PA EVROP\u00cb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"448\" height=\"252\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/bashkimi-evropian-flamuri-europa.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/bashkimi-evropian-flamuri-europa.jpg 448w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/bashkimi-evropian-flamuri-europa-300x169.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 448px) 100vw, 448px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><em><strong>Si e tradhtoi klasa politike shqiptare fatin per\u00ebndimor t\u00eb Kombit<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Maji, Dita e \u201cEvrop\u00ebs\u201d, 22026 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb reflektimi p\u00ebr popujt q\u00eb e lidh\u00ebn fatin e tyre me qytet\u00ebrimin per\u00ebndimor, me demokracin\u00eb liberale, shtetin ligjor dhe dinjitetin njer\u00ebzor. P\u00ebr shqiptar\u00ebt, kjo dit\u00eb duhej t\u00eb ishte gjithashtu nj\u00eb fest\u00eb natyrore e identitetit komb\u00ebtar evropian, historik e kulturor. Sepse shqiptar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb nd\u00ebr popujt m\u00eb pro-evropian\u00eb n\u00eb kontinent, ndoshta m\u00eb shum\u00eb se vet\u00eb disa kombe an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian (BE). N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, shqiptar\u00ebt q\u00eb nga koha e Gjergj Kastriotit \u2013 Sk\u00ebnderbeu e k\u00ebtej, kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb mur\u00eb, mbrojt\u00ebs i qytet\u00ebrimit evropian. Me gjak, sakkrifica dhe qendres\u00eb, Kombi shqiptar ka mbrojtur identitetin e vet per\u00ebndimor mu n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Ballkanit the kontinentit evropian, edhe at\u00ebher\u00eb kur Evropa shpesh heshti p\u00ebrball fatit t\u00eb shqiptar\u00ebve. Por ironia m\u00eb e madhe sot \u00ebsht\u00eb kjo: armiku m\u00eb i madh i Shqip\u00ebris\u00eb modern\u00eb nuk rezultoi t\u00eb ishin pushtuesi e huaj, por shqiptar\u00ebt vet &#8212; vet klasa politike shqiptare e tri dekadave t\u00eb fundit, p\u00ebr fat t\u00eb keq, si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb si\u00e7 duket nuk e duan antar\u00ebsimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb BE.&nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-klasa-politike-ne-shqiperi-dhe-ne-kosove-po-tradheton-shpresen-dhe-besimin-e-shqiptareve-per-te-ardhmen\/\">Frank Shkreli: Klasa politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb po tradh\u00ebton shpres\u00ebn dhe besimin e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ardhmen | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Ja ku jan\u00eb sot shqiptar\u00ebt n\u00eb Dit\u00ebn e Evrop\u00ebs, 9 maj, 2026. Ata mbeten, paradoksalisht, \u201cEvropian\u00eb, pa Evrop\u00eb\u201d. Jo p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb popullit p\u00ebr integrim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare, e cila p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tri dekada, jo vet\u00ebm, nuk ka plot\u00ebsuar kriteret p\u00ebr antar\u00ebsim, ndon\u00ebse e ka p\u00ebrdorur integrimin evropian si slogan elektoral dhe jo si projekt komb\u00ebtar. Pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, dhe \u201ctranzicionit post-komunist\u201d, Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebt nuk i pengoi historia, gjeografia apo identiteti q\u00eb t\u00eb ishin tanim\u00eb antar\u00eb me t\u00eb drejta, p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe detyrime. Shqiptar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb pengohen, nga korrupsioni, kapja e shtetit, klientelizmi dhe mungesa e elit\u00ebs shtetformuese. E v\u00ebrteta e k\u00ebsaj gjndjeje t\u00eb mjerueshme, \u00ebsht\u00eb e hidhur. Shqip\u00ebria nuk mbetet jasht\u00eb Bashkimit Evropian sepse shqiptar\u00ebt si komb nuk e meritojn\u00eb nj\u00eb antar\u00ebsim t\u00eb till\u00eb. Shqip\u00ebria mbeti jasht\u00eb Evrop\u00ebs sepse politika shqiptare e t\u00eb ashtuquajturit \u201ctranzicion demokratik\u201d post-komunist, shkat\u00ebrroi &#8212; p\u00ebr dekada tani, me sjelljet e saj politike &#8212; mund\u00ebsin\u00eb historike t\u00eb nj\u00eb kombi t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Me 1991, shqiptar\u00ebve iu premtua nj\u00eb \u201cShqip\u00ebri si e gjith\u00eb Evropa\u201d, rikthimi n\u00eb familjen natyrore evropiane, aty ku e kishte vendin, historikisht. Politikan\u00ebt \u201cpost-komunist\u00eb\u201d, premtuan n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se sakrificat e shqiptar\u00ebve n\u00ebn diktatur\u00ebn komuniste do shp\u00ebrbleheshin me liri-demokraci, t\u00eb drejta t\u00eb barabarta, drejt\u00ebsi, zhvillim ekonomik dhe dinjitet komb\u00ebtar. Por \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb?&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Politikan\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb folur dhe flasin p\u00ebr Evrop\u00ebn duke premtuar integrim t\u00eb shpejt, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nd\u00ebrtuan nj\u00eb sistem vlerash anti-evropiane. Ata premtuan drejt\u00ebsi, por mbrojt\u00ebn pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb. Premtuan institucione demokratike, por nd\u00ebrtuan pushtete personale. Premtuan ekonomi tregu, por krijuan oligarki t\u00eb lidhura ngusht me politik\u00ebn. N\u00eb vend t\u00eb shtetit ligjor, u ngrit shteti i korrupsionit. N\u00eb vend t\u00eb elit\u00ebs komb\u00ebtare u krijua kasta e oligark\u00ebve politik\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb demokracis\u00eb funksionale \u00ebsht\u00eb themeluar kultura e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb dhe e mashtrimit publik.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb largohen, masivisht, drejt vendeve t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pun\u00eb, siguri, meritokraci dhe dinjitet, politika shqiptare vazhdon t\u00eb prodhoj\u00eb kriz\u00eb, konflikte politike dhe tranzicion t\u00eb pafund. Eksodi i t\u00eb rinjve, sidomos, \u00ebsht\u00eb aktakuza m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb ndaj k\u00ebtij sistemi t\u00eb krijuar jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb Kosov\u00eb. Kur rinia largohet, nuk ik\u00ebn vet\u00ebm fuqia pun\u00ebtore. Me ikjen e rinis\u00eb, largohet besimi tek shteti.&nbsp; Ironia m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb se shqiptar\u00ebt jan\u00eb ndoshta populli m\u00eb pro-amerikan dhe m\u00eb pro-evropian n\u00eb Ballkan, por kan\u00eb shtetin m\u00eb pak funksional n\u00eb raport me aspirat\u00ebn e tyre per\u00ebndimore. Shqiptar\u00ebt shkojn\u00eb drejt Per\u00ebndimit, nd\u00ebrsa politika i mban peng.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Dit\u00ebn e Evrop\u00ebs, 2006 duhet th\u00ebn\u00eb qart\u00eb se integrimi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces teknik, por proces moral dhe civilizues. Nuk mjafton t\u00eb \u201chappen\u201d kapituj negociatash n\u00ebse vendi mbetet i mbyllur nga korrupsioni, frika dhe propaganda. Evropa nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm financim apo burokraci. Mbi t\u00eb gjitha, Evropa \u00ebsht\u00eb kultur\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie politike ndaj qytetar\u00ebve. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu ka d\u00ebshtuar elita politike shqiptare.&nbsp; Shqip\u00ebria humbi vite historike \u2013 nga t\u00eb dy partit\u00eb kryesore shqiptare, duke z\u00ebvend\u00ebsuar shtetin me partin\u00eb, merit\u00ebn me militantizmin partiak, duke ven\u00eb mbijetes\u00ebn e pushtetit, mbi interesat komb\u00ebtare. &nbsp;N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonte institucione t\u00eb forta, politika shqiotare ka krijuar var\u00ebsi. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb prodhonte elit\u00eb, prodhoi serviliz\u00ebm. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb forconte demokracin\u00eb, normalizoi arroganc\u00ebn dhe kontrollin. Por megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb pesimiz\u00ebm,<\/p>\n\n\n\n<p>shpresa dhe \u00ebnd\u00ebrra e shqiptar\u00ebve p\u00ebr antar\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shuar. Ai jeton tek qytetar\u00ebt, tek diaspora, tek rinia q\u00eb ende beson se Shqip\u00ebria mund t\u00eb b\u00ebhet shtet normal. Sepse, Evropa p\u00ebr shqiptar\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb thjesht destinacion politik por \u00ebsht\u00eb rikthim tek vetja dhe vlerat evropiane.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Por ky rikthim k\u00ebrkon &#8212; nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb &#8212; nj\u00eb ndarje historike me modelin e vjet\u00ebr politik t\u00eb komunizmit. K\u00ebrkon lidership q\u00eb nuk e p\u00ebrdor Evrop\u00ebn, sipas qejfit dhe nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet, duke e p\u00ebrdorur integrimin si dekor propagandistik dhe jo si standard nd\u00ebrtimi t\u00eb shtetit, n\u00eb p\u00ebrputhje me vlerat dhe politikat e p\u00ebrbashk\u00ebta. Integrimi me Evrop\u00ebn, k\u00ebrkon drejt\u00ebsi reale, institucione shtet\u00ebrore funksionale dhe nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb re morale dhe politike me qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. N\u00ebse Dita e Evrop\u00ebs, 9 Maji, ka nj\u00eb kuptim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e vitit 2026, ai \u00ebsht\u00eb se populli shqiptar nuk e ka tradhtuar Evrop\u00ebn. Por \u00ebsht\u00eb klasa politike shqiptare e \u201ctranzicionit\u201d, ajo q\u00eb n\u00eb, t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ka tradhtuar shpresat e shqiptar\u00ebve!<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse \u00ebnd\u00ebrra e shqiptar\u00ebve p\u00ebr antar\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb BE ende nuk \u00ebsht\u00eb realizuar, 9 Maji mbetet nj\u00eb dit\u00eb shprese dhe besimi p\u00ebr shqiptar\u00ebt. G\u00ebzuar Dit\u00ebn e Evrop\u00ebs, me besimin se nj\u00eb dit\u00eb, jo t\u00eb larg\u00ebt, Flamuri i Gjergj Katriotit-Skenderbe do t\u00eb valoj\u00eb denj\u00ebsisht n\u00eb familjen e madhe evropiane.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si e tradhtoi klasa politike shqiptare fatin per\u00ebndimor t\u00eb Kombit Nga Frank Shkreli Maji, Dita e \u201cEvrop\u00ebs\u201d, 22026 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb reflektimi p\u00ebr popujt q\u00eb e lidh\u00ebn fatin e tyre me qytet\u00ebrimin per\u00ebndimor, me demokracin\u00eb liberale, shtetin ligjor dhe dinjitetin njer\u00ebzor. P\u00ebr shqiptar\u00ebt, kjo dit\u00eb duhej t\u00eb ishte gjithashtu nj\u00eb fest\u00eb natyrore e identitetit komb\u00ebtar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25739,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41382","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41382","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41382"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41382\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41384,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41382\/revisions\/41384"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25739"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41382"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41382"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41382"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}