{"id":41372,"date":"2026-05-08T14:19:43","date_gmt":"2026-05-08T12:19:43","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41372"},"modified":"2026-05-08T14:19:43","modified_gmt":"2026-05-08T12:19:43","slug":"amerika-ne-250-vjetorin-e-saj-nje-aleate-historike-e-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41372","title":{"rendered":"AMERIKA N\u00cb 250-VJETORIN E SAJ, NJ\u00cb ALEATE HISTORIKE E SHQIPTAR\u00cbVE"},"content":{"rendered":"\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p>An\u00eb e mban\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs po organizohen aktivitete madh\u00ebshtore p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar 250-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit, nj\u00eb jubile historik q\u00eb po bashkon qytetar\u00eb, komunitete dhe institucione n\u00eb frym\u00ebn e patriotizmit dhe krenaris\u00eb komb\u00ebtare. Festimet p\u00ebrfshijn\u00eb parada, koncerte, ekspozita historike, aktivitete kulturore, programe edukative dhe ceremoni p\u00ebrkujtimore q\u00eb nderojn\u00eb rrug\u00ebtimin 250-vje\u00e7ar t\u00eb Amerik\u00ebs, si simbol i liris\u00eb dhe demokracis\u00eb n\u00eb bot\u00eb.&nbsp; N\u00eb qytete t\u00eb m\u00ebdha si Uashingtoni, Nju Jorku, Filadelfia dhe n\u00eb shum\u00eb shtete t\u00eb tjera t\u00eb Amerik\u00ebs, institucionet federale dhe vendore kan\u00eb nisur nj\u00eb kalendar t\u00eb gjer\u00eb aktivitetesh q\u00eb do t\u00eb kulmojn\u00eb me festimet zyrtare t\u00eb vitit 4 Korrikut, 2026. Ve\u00e7an\u00ebrisht, Filadelphia &#8212; qyteti ku u shpall pavar\u00ebsia amerikane m\u00eb 1776 \u2014 mbetet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb shum\u00eb ceremonive historike dhe kulturore.<\/p>\n\n\n\n<p>Besoj se dhe komuniteti shqiptaro-amerikan do b\u00ebhet pjes\u00eb aktive e k\u00ebtyre kremtimeve, duke organizuar aktivitete kulturore, artistike dhe patriotike q\u00eb theksojn\u00eb kontributin e shqiptar\u00ebve n\u00eb jet\u00ebn amerikane dhe miq\u00ebsin\u00eb e fort\u00eb nd\u00ebrmjet dy kombeve tona. P\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, ky p\u00ebrvjetor \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb fest\u00eb komb\u00ebtare amerikane, por edhe nj\u00eb moment mir\u00ebnjohjeje p\u00ebr &#8212; vendin ton\u00eb t\u00eb adaptuar, Amerik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb t\u00eb dashur &#8212; q\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi, liri dhe t\u00eb ardhme brezave t\u00eb emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb.&nbsp; 250-vjetori i Amerik\u00ebs po sh\u00ebrben gjithashtu si nj\u00eb moment reflektimi mbi historin\u00eb, sakrificat dhe vlerat mbi t\u00eb cilat u nd\u00ebrtua shteti amerikan \u2014 liria, demokracia, barazia dhe mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. &nbsp;&nbsp;N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb madh \u2013 250-vjetorin e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs \u2013 mir\u00ebnjohja, jo vet\u00ebm e komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe e shqiptar\u00ebve nga Shqip\u00ebria, Kosova dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare vjen e thell\u00eb, e sinqert\u00eb dhe shpresojm\u00eb, e p\u00ebrhershme. N\u00eb rrjedh\u00ebn e historis\u00eb moderne shqiptare, roli i Shteteve t\u00eb Bashkuara ka qen\u00eb vendimtar n\u00eb momente ky\u00e7e p\u00ebr fatin, lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare. Nga mb\u00ebshtetja p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb fillimshekullin XX, te p\u00ebrkrahja e pal\u00ebkundur n\u00eb fund-shekullin XX, p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan, Amerika ka qen\u00eb nj\u00eb z\u00eb i fuqish\u00ebm n\u00eb mbrojtje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe dinjitetit njer\u00ebzor, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb prag t\u00eb 250-vjetorit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, komuniteti shqiptaro-amerikan ka nj\u00eb arsye t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb kremtuar k\u00ebt\u00eb jubile historik. P\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb, ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrvjetor komb\u00ebtar amerikan, por edhe nj\u00eb d\u00ebshmi e lidhjes s\u00eb fort\u00eb nd\u00ebrmjet idealeve amerikane t\u00eb liris\u00eb dhe rrug\u00ebtimit t\u00eb shqiptar\u00ebve drejt dinjitetit, demokracis\u00eb dhe suksesit.&nbsp; P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull, shqiptar\u00ebt kan\u00eb gjetur n\u00eb Amerik\u00eb nj\u00eb vend mund\u00ebsish, hap\u00ebsir\u00eb lirie dhe mbrojtjeje. Secili prej nesh ka nj\u00eb histori dhe lidhje t\u00eb ve\u00e7ant me Amerik\u00ebn. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-thank-you-america-mbi-gjysem-shekulli-ne-amerike-nje-falenderim\/\">Frank Shkreli: Thank you, America! Mbi gjys\u00ebm shekulli n\u00eb Amerik\u00eb \u2013 nj\u00eb falenderim | Gazeta Telegraf<\/a> Emigrant\u00ebt e par\u00eb shqiptar\u00eb, q\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX, soll\u00ebn me vete dashurin\u00eb p\u00ebr atdheun dhe besimin tek vlerat demokratike amerikane. N\u00eb qytete si Boston, New York City dhe Detroit, ata nd\u00ebrtuan komunitete, hap\u00ebn shkolla, qendra fetare e biznese dhe krijuan organizata patriotike q\u00eb luajt\u00ebn rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb k\u00ebsaj historie mbetet Fan S. Noli, i cili jo vet\u00ebm kontribuoi n\u00eb jet\u00ebn shpirt\u00ebrore e politike t\u00eb shqiptar\u00ebve, por mish\u00ebroi frym\u00ebn amerikane t\u00eb liris\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit demokratik. Po ashtu, Faik Konica dhe me qindra patriot\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptaro-amerikan\u00eb punuan p\u00ebr forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane dhe p\u00ebr njohjen e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.&nbsp; N\u00eb dekadat moderne, komuniteti shqiptaro-amerikan \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb aktive e jet\u00ebs amerikane \u2014 n\u00eb biznes, arsim, kultur\u00eb, ushtri, politik\u00eb dhe media. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb sh\u00ebrbyer me krenari n\u00eb forcat e armatosura amerikane, kan\u00eb nd\u00ebrtuar kompani t\u00eb suksesshme dhe kan\u00eb kontribuar n\u00eb pasurimin e mozaikut kulturor amerikan. 250-vjetori i Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment reflektimi p\u00ebr vlerat q\u00eb bashkojn\u00eb popullin amerikan dhe komunitetin shqiptaro-amerikan: liria, puna, besimi tek demokracia dhe respekti p\u00ebr dinjitetin njer\u00ebzor, pa dallim. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb jan\u00eb sot pjes\u00eb e historis\u00eb amerikane dhe krenar\u00eb q\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e k\u00ebtij vendi. &nbsp;Por ky jubile i madh komb\u00ebtar amerikan \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb nderuar trash\u00ebgimin\u00eb e brezave t\u00eb emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me pun\u00eb dhe p\u00ebrkushtim nd\u00ebrtuan nj\u00eb ur\u00eb t\u00eb fuqishme miq\u00ebsie nd\u00ebrmjet Kombit shqiptar dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Por mb\u00ebshtetja historike e Amerik\u00ebs p\u00ebr shqiptar\u00ebt mbetet nj\u00eb nga kapitujt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet dy popujve. Nga roli i Woodrow Wilson n\u00eb mbrojtjen e kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, deri te p\u00ebrkrahja e Kosov\u00ebs gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs s\u00eb viteve 1998-1999, Amerika ka qen\u00eb dhe embetet nj\u00eb aleate vendimtare p\u00ebr shqiptar\u00ebt. &nbsp;Historia e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane \u00ebsht\u00eb e mbushur me kapituj mir\u00ebnjohjeje. Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX, kur ekzistenca e Shqip\u00ebria rrezikohej nga cop\u00ebtimi, ishte presidenti amerikan Woodrow Wilson ai q\u00eb ngriti z\u00ebrin fuqish\u00ebm n\u00eb mbrojtje t\u00eb shtetit shqiptar. N\u00eb Konferenca e Paqes n\u00eb Paris, Wilson kund\u00ebrshtoi planet p\u00ebr ndarjen e Shqip\u00ebris\u00eb nd\u00ebrmjet fqinj\u00ebve dhe mbrojti parimin e vet\u00ebvendosjes s\u00eb kombeve. P\u00ebr shqiptar\u00ebt, ky q\u00ebndrim mbetet nj\u00eb nga aktet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha diplomatike n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb kombit. M\u00eb pas, gjat\u00eb dekadave t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb izolimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, Amerika mbeti simbol i liris\u00eb dhe demokracis\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs luajt\u00ebn rol vendimtar n\u00eb mb\u00ebshtetjen e tranzicionit demokratik, forcimin e institucioneve, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euro-atlantik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. An\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO n\u00eb vitin 2009 ishte nj\u00eb moment historik, i mb\u00ebshtetur fuqish\u00ebm nga Amerika dhe partner\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndihma amerikane p\u00ebr shqiptar\u00ebt u b\u00eb edhe m\u00eb jetike gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb viteve 1990, bota pa spastrimin etnik, masakrat dhe d\u00ebbimin masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve nga regjimi terrorist serb i Slobodan Milloshevi\u00e7. N\u00eb ato dit\u00eb t\u00eb err\u00ebta, Amerika u b\u00eb z\u00ebri m\u00eb i fuqish\u00ebm n\u00eb mbrojtje t\u00eb popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs.&nbsp; Presidenti amerikan Bill Clinton, s\u00eb bashku me administrat\u00ebn amerikane dhe aleat\u00ebt e NATO, udh\u00ebhoqi nd\u00ebrhyrjen ushtarake kund\u00ebr forcave serbe n\u00eb vitin 1999. Fushata ajrore e NATO-s ndali spastrimin etnik dhe hapi rrug\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs. P\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb, nd\u00ebrhyrja amerikane konsiderohet si shp\u00ebtim historik i nj\u00eb populli nga zhdukja dhe d\u00ebbimi.&nbsp; Pas luft\u00ebs, Amerika vazhdoi mb\u00ebshtetjen p\u00ebr nd\u00ebrtimin e institucioneve demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr sigurin\u00eb, ekonomin\u00eb dhe njohjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb shtetit m\u00eb t\u00eb ri n\u00eb Evrop\u00eb. Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2008 u p\u00ebrkrah fuqish\u00ebm nga Administrata e Presidentit Xhorxh Bush (i ri), nd\u00ebrsa Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, mbeten edhe sot mb\u00ebshtet\u00ebsja kryesore e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por ndihma amerikane nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm politike apo ushtarake, sado t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ishin e jan\u00eb ato. P\u00ebr dekada, Amerika ka investuar gjithashtu n\u00eb arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi, kultur\u00eb, zhvillim ekonomik dhe forcim t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare. Mij\u00ebra student\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb studiuar n\u00eb universitete amerikane; organizata dhe fondacione amerikane kan\u00eb ndihmuar zhvillimin e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe mediave t\u00eb lira; nd\u00ebrsa diaspora shqiptaro-amerikane ka sh\u00ebrbyer si ur\u00eb lidh\u00ebse nd\u00ebrmjet dy kombeve.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, Malin e Zi dhe Serbi, ku jetojn\u00eb shqiptar\u00eb autokton\u00eb n\u00eb trojet e tyre etnike, Amerika ka mb\u00ebshtetur vazhdimisht, respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebrfaq\u00ebsimin e tyre politik, barazin\u00eb dhe stabilitetin rajonal. Politika amerikane n\u00eb Ballkan ka synuar ruajtjen e paq\u00ebs dhe garantimin e t\u00eb drejtave demokratike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popujt, p\u00ebrfshir\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb trojet e tyre iliro-arb\u00ebrore.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb 250-vjetor t\u00eb Amerik\u00ebs, shqiptar\u00ebt kujtojn\u00eb me respekt dhe mir\u00ebnjohje t\u00eb gjith\u00eb ata udh\u00ebheq\u00ebs amerikan\u00eb, diplomat\u00eb, ushtar\u00eb dhe qytetar\u00eb q\u00eb kontribuan p\u00ebr lirin\u00eb dhe mbrojtjen e kombit shqiptar. Nga Woodrow Wilson te Bill Clinton, Xhorxh Bush e nga ushtar\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb NATO-s te diaspora shqiptaro-amerikane, historia e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane mbetet nj\u00eb histori besimi, aleance dhe miq\u00ebsie t\u00eb pathyeshme.&nbsp; 250-vjetori i Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb, p\u00ebr shqiptar\u00ebt, jo vet\u00ebm fest\u00eb e nj\u00eb kombi mik, por edhe nj\u00eb moment reflektimi p\u00ebr rrug\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt drejt liris\u00eb, demokracis\u00eb. Shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjitha trojet iliro-arb\u00ebrore dhe n\u00eb diaspor\u00eb e konsiderojn\u00eb Amerik\u00ebn nj\u00eb shtyll\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb tyre historike dhe komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 250-vjetor t\u00eb Amerik\u00ebs, &nbsp;nga bashk\u00ebpunimi politik e ushtarak, te zhvillimi ekonomik dhe shk\u00ebmbimet kulturore, miq\u00ebsia e ngusht mes dy popujve tan\u00eb &#8212; pas shembjes s\u00eb komunizmit &#8212; \u00ebsht\u00eb forcuar brez pas brezi. Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb jubile historik, shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb \u2013 n\u00eb diaspior\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare n\u00eb Ballkan \u2013 p\u00ebrkulen me respekt dhe mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb ndaj popullit amerikan. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fal\u00ebnderim q\u00eb nuk i p\u00ebrket vet\u00ebm s\u00eb kaluar\u00ebs, por edhe t\u00eb tashmes dhe s\u00eb ardhmes, si nj\u00eb d\u00ebshmi e lidhjes s\u00eb q\u00ebndrueshme mes kombeve tona n\u00eb dekadat q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli An\u00eb e mban\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs po organizohen aktivitete madh\u00ebshtore p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar 250-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit, nj\u00eb jubile historik q\u00eb po bashkon qytetar\u00eb, komunitete dhe institucione n\u00eb frym\u00ebn e patriotizmit dhe krenaris\u00eb komb\u00ebtare. Festimet p\u00ebrfshijn\u00eb parada, koncerte, ekspozita historike, aktivitete kulturore, programe edukative dhe ceremoni p\u00ebrkujtimore q\u00eb nderojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41372","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41372","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41372"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41372\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41373,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41372\/revisions\/41373"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41372"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41372"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41372"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}