{"id":41344,"date":"2026-04-24T11:41:13","date_gmt":"2026-04-24T09:41:13","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41344"},"modified":"2026-04-24T11:41:15","modified_gmt":"2026-04-24T09:41:15","slug":"rexhep-qosja-iluministi-i-mendimit-dhe-i-letrave-shqipe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41344","title":{"rendered":"Rexhep Qosja \u2013 iluministi i mendimit dhe i letrave shqipe"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"427\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/rexhep-qosja.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/rexhep-qosja.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/rexhep-qosja-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">\u201cVdes i qet\u00eb\u201d, kishte shkruar ai n\u00eb amanet. Por lajmi p\u00ebr vdekjen e tij ka qen\u00eb i bujsh\u00ebm ani pse n\u00eb letr\u00ebn p\u00ebr nipin e tij \u201cSi dua t\u00eb jet\u00eb varrosja ime\u201d kishte qen\u00eb i prer\u00eb: pa fjalime, pa lule, pa prani zyrtare\u201d. Akademik Rexhep Qosja vdiq t\u00eb enjten n\u00eb mosh\u00ebn 89-vje\u00e7are. La pas nj\u00eb thesar t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm si rilind\u00ebs i koh\u00ebs s\u00eb sotme, iluminist i mendimit dhe i letrave shqipe. \u201cRexhep Qosja \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb veprat e tij\u201d, do t\u00eb thoshte ai p\u00ebr veten<\/h2>\n\n\n\n<p>Nga:\u00a0Shaban Maxharraj<\/p>\n\n\n\n<p>Dita Bot\u00ebrore e Librit t\u00eb enjten s\u2019e ka p\u00ebrshkruar Kosov\u00ebn dhe krejt gjeografin\u00eb shqiptare ve\u00e7 me aktivitete kushtuar librit. Por edhe me lajmin se nj\u00eb prej penave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb krijimtaris\u00eb letrare, t\u00eb historis\u00eb e kritik\u00ebs letrare dhe nj\u00eb prej personaliteteve m\u00eb me pesh\u00eb t\u00eb dy shekujve n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jetoi, iku n\u00eb heshtje. Me besim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb shkenc\u00eb e me pun\u00eb kolosale p\u00ebr emancipim kulturor, si iluminist e idealist i dit\u00ebve t\u00eb v\u00ebshtira, akademik Rexhep Qosja i till\u00eb deshi edhe t\u2019i thot\u00eb lamtumir\u00eb k\u00ebsaj bote: pa ceremoni fetare e shtet\u00ebrore a publike. Ai vdiq t\u00eb enjten dhe u varros n\u00eb prani t\u00eb familjes s\u00eb ngusht\u00eb, me porosin\u00eb q\u00eb lajmi t\u00eb b\u00ebhej i ditur ve\u00e7 pasi t\u2019i jepet lamtumira n\u00eb nj\u00eb ceremoni krejt private. Ishte 89 vje\u00e7.<\/p>\n\n\n\n<p>Lajmi p\u00ebr vdekjen e tij shpejt kaploi t\u00eb madh e t\u00eb vog\u00ebl dhe kush me ndonj\u00eb foto skaj tij e kush me ndonj\u00eb kujtim p\u00ebr t\u00eb, u kujtua dhe u nderua n\u00eb forma t\u00eb ndryshme. P\u00ebrfshir\u00eb nga ata q\u00eb jo ve\u00e7 polemizuan, por edhe e kritikuan keqas n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb. E vdekja e tij \u00ebsht\u00eb par\u00eb si humbje e madhe p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb n\u00eb shum\u00eb dimensione e mendimin intelektual. Mbi t\u00eb gjitha si humbje e njeriut q\u00eb i dha frym\u00eb rilindjes shqiptare n\u00eb koh\u00eb moderne.<\/p>\n\n\n\n<p>I lindur m\u00eb 25 qershor t\u00eb vitit 1936 n\u00eb Vuthaj t\u00eb Malit t\u00eb Zi, ai p\u00ebrfundoi Shkoll\u00ebn Normale n\u00eb Prishtin\u00eb dhe m\u00eb pas studioi p\u00ebr Gjuh\u00eb dhe Let\u00ebrsi Shqipe n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb Prishtin\u00ebs. M\u00eb pas specializoi n\u00eb shkenc\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb studimet e shkall\u00ebs s\u00eb tret\u00eb n\u00eb Fakultetin Filologjik t\u00eb Universitetit t\u00eb Beogradit. N\u00eb vitin 1971 mbrojti tez\u00ebn e doktorat\u00ebs mbi jet\u00ebn dhe krijimtarin\u00eb e Asdrenit.<\/p>\n\n\n\n<p>Akademik Qosja ishte k\u00ebshilltar shkencor n\u00eb Institutin Albanologjik t\u00eb Prishtin\u00ebs, si dhe profesor n\u00eb Fakultetin Filozofik t\u00eb Prishtin\u00ebs. Po ashtu ishte drejtor i Institutit Albanologjik t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe an\u00ebtar i rregullt i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb autor i mbi tridhjet\u00eb librave me studime p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb dhe kritik\u00eb letrare, proz\u00eb artistike, tregime, romane, drama dhe publicistik\u00eb. Ai, nd\u00ebr t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb edhe laureat i \u00e7mimit \u201cPjet\u00ebr Bogdani\u201d, i dekorat\u00ebs \u201cNderi i Kombit\u201d dhe i \u00e7mimit \u201cLet\u00ebrsia Shqipe\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Krijimtaria e Rexhep Qosjes z\u00eb fill qysh n\u00eb vitet \u201960. Si\u00e7 kishte treguar vet\u00eb, q\u00ebllim si i ri kishte t\u00eb studionte mjek\u00ebsin\u00eb. Por meqen\u00ebse kishte p\u00ebrfunduar Normalen e Prishtin\u00ebs, s\u2019i lejohej. Dhe p\u00ebr fat t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, Qosja pos q\u00eb e studioi, si pakkush tjet\u00ebr e pasuroi me shum\u00eb vepra q\u00eb prekin thjesht fiksionin, por edhe identitetin shqiptar e mendimin filozofik n\u00eb raport me kultur\u00ebn e k\u00ebtyre an\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb biografin\u00eb e tij z\u00ebn\u00eb vend botimet, si: \u201cEpisode letrare\u201d (1967), \u201cDialogje me shkrimtar\u00ebt\u201d (1968), \u201cKritika letrare\u201d (1969), \u201cAntologjia e lirik\u00ebs shqipe\u201d (1970), \u201cKontinuitete\u201d (1972), \u201cAsdreni \u2013 jeta dhe vepra e tij\u201d (1972), \u201cPanteoni i rralluar\u201d (1973), \u201cVdekja m\u00eb vjen prej syve t\u00eb till\u00eb\u201d (1974), \u201cShkrimtar\u00ebt dhe periudha\u201d (1975), \u201cAnatomia e kultur\u00ebs\u201d (1976), \u201cMite t\u00eb zhveshura\u201d (1978), \u201cPrej tipologjis\u00eb deri te periodizimi\u201d (1979), \u201cMorfologjia e nj\u00eb fushate\u201d (1980), \u201cNocione t\u00eb reja albanologjike\u201d (1983), \u201cHistoria e let\u00ebrsis\u00eb shqipe \u2013 Romantizmi I-II-III\u201d (1984-1985), \u201cAntologjia historike e let\u00ebrsis\u00eb shqipe. Poezia dhe Proza\u201d (1985), \u201cPorosia e madhe\u201d (1986), \u201cPopulli i ndaluar\u201d (1990), \u201cFjalori demokratik\u201d (1997), \u201c\u00c7\u00ebshtja shqiptare, Historia dhe politika\u201d (1998) e \u201cLigj\u00ebrime paravajt\u00ebse\u201d (1998). Po ashtu aty renditen edhe \u201cStrategjia e bashkimit komb\u00ebtar\u201d (1998), (Paqja e p\u00ebrgjakshme, Konferenca nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Kosov\u00ebn (1999), \u201cTronditja e shekullit I, II\u201d (2001), \u201cNj\u00eb dashuri dhe shtat\u00eb faje\u201d (2001), \u201cI ringjalluri i penduar, tregim satirik\u201d (2002), \u201cPrej let\u00ebrsis\u00eb romantike deri te let\u00ebrsia moderne \u2013 Shkrimtar\u00eb dhe periudha\u201d (2006), \u201cIdeologjia e shp\u00ebrb\u00ebrjes, trajtes\u00eb mbi idet\u00eb \u00e7integruese n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e sotme shqiptare\u201d (2006), \u201cRealiteti i shp\u00ebrfillur,&nbsp;V\u00ebshtrim kritik mbi pik\u00ebpamjet e Ismail Kadares\u00eb p\u00ebr identitetin shqiptar\u201d (2006), \u201cT\u00eb v\u00ebrtetat e vonuara: p\u00ebrgjigje e dyt\u00eb n\u00eb polemikat e Ismail Kadares\u00eb dhe t\u00eb bashk\u00ebmendimtar\u00ebve t\u00eb tij\u201d (2006), \u201cRilindja e dyt\u00eb\u201d, (2007), \u201cNata \u00ebsht\u00eb dita jon\u00eb\u201d (2007) dhe \u201cBijt\u00eb e askujt I, II\u201d (2010). Po ashtu midis t\u00eb tjerash ka botuar edhe v\u00ebllimet \u201cD\u00ebshmitar n\u00eb koh\u00eb historike\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 2010 Instituti Albanologjik i Prishtin\u00ebs botoi kompletin e veprave n\u00eb 29 v\u00ebllime.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rilind\u00ebsi i koh\u00ebve moderne<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Rexhep Qosja, an\u00ebtar i rregullt i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe an\u00ebtar nderi i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si figur\u00eb poliedrike ka dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb trajtimin e historis\u00eb s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe dhe kthimin e frym\u00ebs s\u00eb rilindjes n\u00eb qasjen e tij jo ve\u00e7 ndaj studimit t\u00eb saj, por edhe n\u00eb emancipimin e shoq\u00ebris\u00eb. Shpesh \u00ebsht\u00eb quajtur edhe rilind\u00ebsi i fundit. Studiuesi Arben Hoxha, nj\u00ebher\u00ebsh k\u00ebshilltar shkencor i Institutit Albanologjik t\u00eb Prishtin\u00ebs, t\u00eb enjten ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb raste t\u00eb tilla zakonisht thuhet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje e madhe.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPor un\u00eb do t\u00eb thosha se humbje e madhe do t\u00eb ishte sikur vet\u00eb Rexhep Qosja t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb jet\u00eb pa aktivitet intelektual e krijues. Aktiviteti i tij krijues, puna e tij kolosale, e ka p\u00ebrmbushur jet\u00ebn, sepse jeta e tij, veprimtaria e tij ku gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs ka qen\u00eb n\u00eb aktivitet q\u00eb ka krijuar lidhje m\u00eb t\u00eb gjera, me jet\u00ebn p\u00ebr nevojat e moralit t\u00eb dijes dhe t\u00eb shpirtit t\u00eb kombit shqiptar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. Sipas tij, m\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst aktiviteti i tij jet\u00ebsor intelektual i ka kaluar kufijt\u00eb e ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij biologjike.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPrandaj jeta e tij \u00ebsht\u00eb jet\u00eb gjeneroze p\u00ebr shkak t\u00eb aktivitetit t\u00eb tij krijues. Pra \u00ebsht\u00eb jet\u00eb q\u00eb gjeneron jet\u00eb. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn dhimbja do t\u00eb ishte m\u00eb e madhe n\u00eb kuptimin fizik t\u00eb fjal\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. Sipas Hoxh\u00ebs, Rexhep Qosja do ta jet\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00eb aq sa shoq\u00ebria dhe kombi shqiptar do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ruajtjen e vazhdim\u00ebsis\u00eb dhe kohezionit moral, p\u00ebr ruajtjen e etik\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs shkencore dhe p\u00ebr nj\u00eb vet\u00ebdije kritike kulturore.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim mund t\u00eb them se Rexhep Qosja s\u2019mburrej p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebnte<\/p>\n\n\n\n<p>dhe nuk krenohej. Nuk d\u00ebshironte t\u00eb krenohej n\u00eb koh\u00eb t\u00eb mira pasi nuk d\u00ebshironte t\u00eb rr\u00ebzohej n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. Sipas Hoxh\u00ebs, Qosja ka kultivuar arsye emancipuese e joinstrumentale.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cGabimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb koncept do t\u00eb prodhoj\u00eb gabime n\u00eb perspektiv\u00ebn historike, vetvetja jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pjesa, te Rexhep Qosja ka qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsia e kombit shqiptar. Q\u00eb n\u00eb vitet \u201960 ai let\u00ebrsin\u00eb e shqipe e sheh mbi paradigm\u00ebn integraliste\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. N\u00eb perspektiven e Hoxh\u00ebs, Qosja let\u00ebrsin\u00eb shqipe e ka par\u00eb si nj\u00eb koncept unitarist p\u00ebr kultur\u00ebn shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPra k\u00ebt\u00eb koncept nuk e ka krijuar, \u00ebsht\u00eb koncept rilind\u00ebs. Por \u00ebsht\u00eb objektifikuar n\u00eb realitetin ton\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb ri t\u00eb p\u00ebrplasjeve ideologjike midis liberalizmit kolonialist jugosllav dhe t\u00eb ideologjis\u00eb klasore n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebt\u00eb linj\u00eb emancipuese, q\u00eb \u00ebsht\u00eb parim doktrinar i filozofis\u00eb s\u00eb iluminizmit, e g\u00ebrsheton me doktrin\u00ebn epistemologjike t\u00eb realizmit kritik. K\u00ebto dy shtylla boshte e b\u00ebjn\u00eb q\u00eb ai t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrim kritik dhe t\u00eb reagoj\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hoxha.<\/p>\n\n\n\n<p>Qosja s\u2019e ka pasur problem t\u00eb reagoj\u00eb e t\u00eb polemizoj\u00eb. Madje ashp\u00ebr. Njihej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Polemikat e tij me personalitet e mendime t\u00eb ndryshme jan\u00eb t\u00eb shumta. Nganj\u00ebher\u00eb jan\u00eb par\u00eb edhe si kontroverse. N\u00eb publik nj\u00eb prej polemikave m\u00eb t\u00eb forta e m\u00eb kuptimplota \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr identitetin shqiptar me shkrimtarin e madh Ismail Kadare. Shkrimtar\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit e miq t\u00eb kahersh\u00ebm m\u00eb 2006 ata polemizuan fort. E me rastin e vdekjes s\u00eb Kadares\u00eb, Qosja sqaroi publikisht se e vler\u00ebsonte at\u00eb si ask\u00ebnd tjet\u00ebr p\u00ebr pasurimin e let\u00ebrsis\u00eb shqipe dhe se polemikat i ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mospajtimeve normale n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku respektohet mendimi i lir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Figura qendrore e mendimit kritik letrar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Krijuesja letrare, studiuesja e let\u00ebrsis\u00eb e drejtoresha e Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs, Blerina Rogova-Gaxha, e cila Qosjen e ka pasur profesor t\u00eb estetik\u00ebs, ka th\u00ebn\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej figurave kryesore t\u00eb mendimit kritik letrar n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej emrave t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe n\u00eb Kosov\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb prej emrave t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb mendimit kritik letrar n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri dhe n\u00eb t\u00eb gjitha trevat shqiptare. Humbja e tij \u00ebsht\u00eb e madhe, pasi \u00ebsht\u00eb humbje e nj\u00eb prej figurave m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta, m\u00eb komplekse e nganj\u00ebher\u00eb edhe kontroverse jo vet\u00ebm t\u00eb shkrimtarit, por edhe t\u00eb kritikut e mendimtarit mbi let\u00ebrsin\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo. Sipas saj, shoq\u00ebria shqiptare \u00ebsht\u00eb me fat p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb Qosja. Ka ve\u00e7uar romanin \u201cVdekja m\u00eb vjen prej syve t\u00eb till\u00eb\u201d, si nj\u00eb prej prurjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb moderne shqiptare. Ky roman bashk\u00eb me disa vepra t\u00eb tjera t\u00eb Qosjes jan\u00eb botuar n\u00eb disa gjuh\u00eb t\u00eb huaja.<\/p>\n\n\n\n<p>Studiuesi i let\u00ebrsis\u00eb, shkrimtari e profesori universitar, Ag Apolloni, ka shkruar se Qosja si nj\u00eb intelektual q\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e ka mbrojtur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn me fjal\u00eb e vep\u00ebr, ka vendosur q\u00eb vdekja e tij ta luftoj\u00eb me heshtje hipokrizin\u00eb institucionale dhe mediatike.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cProfesori \u00ebsht\u00eb larguar m\u00eb 23 prill, k\u00ebshtu q\u00eb ai p\u00ebr \u00e7do vit do t\u00eb kujtohet nga lexuesit e tij pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb Dit\u00eb t\u00eb Librit, sepse (e kam th\u00ebn\u00eb sa ishte gjall\u00eb dhe mund ta p\u00ebrs\u00ebris edhe tani) Rexhep Qosja nuk ishte vet\u00ebm shkrimtari m\u00eb i madh i Kosov\u00ebs, por edhe nj\u00eb nga shkrimtar\u00ebt dhe studiuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb ka njohur historia e let\u00ebrsis\u00eb shqipe. P\u00ebr mua, ai ishte edhe profesori m\u00eb i mir\u00eb dhe m\u00eb i dashur\u201d, ka shkruar ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Historiani i let\u00ebrsis\u00eb, Fadil Graj\u00e7evci, nj\u00ebher\u00ebsh ushtrues detyre i drejtorit t\u00eb Institutit Albanologjik, ka th\u00ebn\u00eb se Qosja ngelet nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb kompletuara t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe. Graj\u00e7evci, q\u00eb qe edhe mik e lexues i disa veprave t\u00eb tij qysh n\u00eb dor\u00ebshkrim, ka folur edhe p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e Qosjes q\u00eb varrimi t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb ceremoni private. Sipas Graj\u00e7evcit, k\u00ebt\u00eb gj\u00eb Qosja e mendonte dhe e ka reflektuar n\u00eb veprat e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNga bisedat q\u00eb kemi pasur koh\u00ebve t\u00eb fundit, por edhe nga vepra e tij q\u00eb l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar, profesori nuk e ka dashur gjuh\u00ebn zmadhuese, pa marr\u00eb parasysh p\u00ebr \u00e7far\u00eb personaliteti. Shpeshher\u00eb e ka par\u00eb q\u00eb vdekjet e personaliteteve jan\u00eb keqp\u00ebrdorur&#8230;\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cMeqen\u00ebse jam kujdesur t\u00eb jetoj thjesht, ashtu thjesht dua t\u00eb jem edhe i varrosur\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nipi i akademik Qosjes, Valjet Rexhepi, i cili edhe \u00ebsht\u00eb kujdesur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb, ka publikuar amanetin e gjyshit t\u00eb tij, t\u00eb shkruar me makin\u00eb shkrimi.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMeqen\u00ebse kam jetuar duke besuar n\u00eb mendimin shkencor, n\u00eb ngritjen shpirt\u00ebrore e n\u00eb p\u00ebrparimin shoq\u00ebror, q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb mundsh\u00ebm ai, dua t\u00eb jem i varrosur pa ritual fetar. Meqen\u00ebse kam jetuar dhe kam menduar, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs, duke shprehur pik\u00ebpamje kritike ndaj sundimtar\u00ebve e pushteteve t\u00eb tyre, dua t\u00eb jem i varrosur pa kurrfar\u00eb pranie zyrtare. Varrimin tim dua ta b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm familjar\u00ebt e mi. Meqen\u00ebse jam kujdesur t\u00eb jetoj thjesht, ashtu thjesht dua t\u00eb jem edhe i varrosur: pa fjalime, pa medie, pa lule, af\u00ebr varrit t\u00eb gruas sime Shpres\u00ebs. Vdes i qet\u00eb\u201d, do t\u00eb shkruante ai m\u00eb 30 prill 2016. Aty akademik Qosja do t\u00eb shkruante se meqen\u00ebse jet\u00ebn, krijimtarin\u00eb mendore dhe veprimtarin\u00eb politike ua ka kushtuar liris\u00eb, bashkimit dhe mir\u00ebqenies demokratike t\u00eb popullit shqiptar, as Shqip\u00ebris\u00eb shtet\u00ebrore e as Kosov\u00ebs, s\u00eb sotmes e ardhm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre nuk u ka mbetur borxh.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb qoft\u00eb se Kosova m\u00eb ka mbetur borxh mua \u2013 k\u00ebt\u00eb do t\u00eb mund ta thon\u00eb historian\u00ebt e ardhsh\u00ebm t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, t\u00eb kultur\u00ebs e t\u00eb mendimit politik shqiptar. Nuk mendoj se vdes pa asnj\u00eb m\u00ebkat. Meqen\u00ebse jam rritur, kam jetuar e kam punuar n\u00eb kushte politike e shoq\u00ebrore, q\u00eb edhe pas \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs e t\u00eb krijimit t\u00eb shtetit t\u00eb saj, ishin shum\u00eb t\u00eb vrazhda, nuk mund t\u00eb them se mospajtimet e mia t\u00eb shprehura ishin gjithnj\u00eb t\u00eb liruara prej disa gjykimeve e vler\u00ebsimeve m\u00eb t\u00eb ashpra se \u00e7\u2019do t\u00eb duhej. Megjithat\u00eb, varrosjen e pres i bindur se kam jetuar, krijuar e vepruar duke b\u00ebr\u00eb mir\u00eb, duke predikuar t\u00eb mir\u00ebn e duke p\u00ebrhapur njer\u00ebzill\u00ebkun. K\u00ebto mendime i shkrova duke qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm dhe mendjeqart\u00eb\u201d, p\u00ebrfundon letra e n\u00ebnshkruar nga Qosja.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Konsolidues i mendimit albanologjik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dihet publikisht se marr\u00ebdh\u00ebnia e akademik Rexhep Qosjes me Akademin\u00eb e Shkencave dhe Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs s\u2019qe e mir\u00eb n\u00eb dy dekadat e fundit. Jo rrall\u00eb ka pasur polemika e fjal\u00eb t\u00eb r\u00ebnda midis dy pal\u00ebve, Akademis\u00eb dhe Qosjes. Por AShAK t\u00eb enjten ka shprehur ngush\u00ebllime publike s\u00eb bashku me Akademin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe t\u00eb premten do t\u00eb mbahet mbledhje komemorative.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb ngush\u00ebllimin publik t\u00eb dyja institucionet e cil\u00ebsojn\u00eb Qosjen nj\u00eb prej figurave m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb mendimit shkencor, letrar dhe komb\u00ebtar shqiptar<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cAkademik Rexhep Qosja p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb personalitet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb kultur\u00ebs mbar\u00ebshqiptare, studiues i p\u00ebrkushtuar, shkrimtar dhe intelektual me ndikim t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb zhvillimet shkencore, letrare dhe shoq\u00ebrore. Veprimtaria e tij shum\u00ebdimensionale u karakterizua nga nj\u00eb qasje kritike, e argumentuar dhe e mb\u00ebshtetur n\u00eb parime t\u00eb larta akademike, duke kontribuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb konsolidimin e mendimit albanologjik dhe n\u00eb afirmimin e identitetit kulturor e historik shqiptar\u201d, shkruhet n\u00eb let\u00ebr. Sipas Akademive, trash\u00ebgimia q\u00eb Qosja la pas, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb \u00e7muar shkencore dhe letrare, e cila do t\u00eb mbetet burim frym\u00ebzimi p\u00ebr studiuesit dhe brezat q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebrmes angazhimit t\u00eb tij intelektual dhe publik, ai luajti rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb mbrojtjen e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare dhe n\u00eb nd\u00ebrtimin e diskursit kritik n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. T\u00eb dy akademit\u00eb tona shprehin mir\u00ebnjohje dhe vler\u00ebsim t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontribut t\u00eb pashlyesh\u00ebm n\u00eb zhvillimin e shkenc\u00ebs, kultur\u00ebs dhe mendimit bashk\u00ebkohor shqiptar, si dhe p\u00ebr rolin e tij n\u00eb forcimin e institucioneve akademike dhe t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrakademik n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare\u201d, shkruhet n\u00eb let\u00ebr. Sipas k\u00ebtyre institucioneve, kujtimi, vepra dhe kontributi i akademik Rexhep Qosjes do t\u00eb mbeten t\u00eb p\u00ebrhershme n\u00eb fondin e kultur\u00ebs dhe shkenc\u00ebs shqiptare dhe n\u00eb nd\u00ebrgjegjen kolektive t\u00eb kombit ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb mbledhje komemorative po t\u00eb premten do ta mbaj\u00eb edhe Instituti Albanologjik i Prishtin\u00ebs. Familja ka njoftuar se s\u2019do t\u00eb presin ask\u00ebnd p\u00ebr ngush\u00ebllime e as s\u2019do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb organizime institucionale.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cIkona e mendimit dhe shkrimit shqip nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb mes nesh\u201d, mban titullin letra e IAP-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cRexhep Qosja ishte nj\u00eb punonj\u00ebs i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm i Institutit Albanologjik dhe ne, punonj\u00ebsit e tash\u00ebm t\u00eb tij, jemi krenar\u00eb q\u00eb e pat\u00ebm mes nesh. Ai ishte m\u00ebsuesi yn\u00eb, bashk\u00ebpun\u00ebtori dhe miku q\u00eb nderohej dhe respektohej n\u00eb secilin hap t\u00eb ecejakeve t\u00eb tij shkencore dhe intelektuale. Do t\u00eb na mungojn\u00eb k\u00ebshillat e tij t\u00eb vyeshme dhe udh\u00ebzimet akademike!\u201d, shkruhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Studiuesi i paepur<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Reagimet e udh\u00ebheq\u00ebsve shtet\u00ebror\u00eb e institucional\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta. Ushtruesja e detyr\u00ebs s\u00eb presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, Albulena Haxhi, t\u00eb premten e ka shpallur dit\u00eb zie n\u00eb nderim t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb akademik Qosjes. Ajo ka shkruar se Kosova e humbi akademikun Rexhep Qosja, nd\u00ebrkaq bota shqiptare humbi nj\u00eb nga personalitetet e saj m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb mendimit kritik, t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe t\u00eb studimit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cTek ai bashk\u00ebjetonin studiuesi i let\u00ebrsis\u00eb, kritiku, romancieri, eseisti, profesori dhe polemisti publik. N\u00eb studimet letrare, ai la pas trash\u00ebgimi t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb shqipe dhe p\u00ebr periudhat e saj vendimtare. N\u00eb proz\u00eb, me romanin \u2018Vdekja m\u00eb vjen prej syve t\u00eb till\u00eb\u2019, solli nj\u00eb nga veprat q\u00eb zgjeruan kufijt\u00eb e romanit shqiptar, duke e kthyer p\u00ebrvoj\u00ebn e frik\u00ebs, pushtetit dhe shtypjes n\u00eb let\u00ebrsi me vler\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme. Te \u2018T\u00eb fshehtat e treguara\u2019, Qosja d\u00ebshmoi se edhe n\u00eb fund t\u00eb rrug\u00ebtimit krijues mbeti i mpreht\u00eb ndaj koh\u00ebs, shoq\u00ebris\u00eb dhe ndaj r\u00ebnies s\u00eb vlerave\u201d, ka shkruar ajo. Sipas saj, akademik Qosja ishte hero i mendjes, ndaj si i till\u00eb do t\u00eb jet\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr brezat.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNgush\u00ebllimi na vjen prej jet\u00ebs s\u00eb till\u00eb\u201d, e ka titulluar reagimin kryeministri Albin Kurti. Ai ka shkruar se dhjet\u00ebra libra t\u00eb Rexhep Qosjes tash fitojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr lloj leximi dhe sigurisht edhe lexues t\u00eb rinj.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNga studimet gjuh\u00ebsore dhe kritika letrare te ditar\u00ebt historik\u00eb, nga tregimet e dramat te romanet voluminoze, tani do t\u00eb mund t\u00eb rip\u00ebrjetohen ndryshe. Dhe nga ai rilexim i yni dhe i gjeneratave n\u00eb vijim do t\u00eb varen m\u00ebsimet e inspirimet e s\u00eb ardhmes. \u00cbsht\u00eb fat i madh p\u00ebr nj\u00eb komb t\u00eb ket\u00eb regjistrues t\u00eb k\u00ebtill\u00eb t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb veta, t\u00eb mendimit dhe t\u00eb situatave\u201d, ka shkruar ai. Sipas Kurtit, natyrisht q\u00eb askush nuk do t\u00eb mund t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ky apo ai shkrimtar a veprimtar ishte rilind\u00ebsi yn\u00eb i fundit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPor sigurisht q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb duhet ta themi q\u00eb askush nuk i ka njohur dhe ditur m\u00eb thell\u00eb, si dhe \u00e7muar e afirmuar m\u00eb lart rilind\u00ebsit tan\u00eb sa akademik Rexhep Qosja. N\u00eb akademi ishte gjuh\u00ebtar e n\u00eb gjuh\u00eb ishte historian, n\u00eb publik ishte shkrimtar e n\u00eb shkrim ishte mendimtar, n\u00eb shoq\u00ebri ishte politikan e n\u00eb politik\u00eb dijetar. Midis trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb iluminizmit evropian dhe jet\u00ebshkrimit t\u00eb Gjergj Kastriotit Sk\u00ebnderbeut, sikurse edhe midis romantizmit dhe postmodernes, qarkullonte mahnitsh\u00ebm dhe frym\u00ebzonte pareshtur\u201d, ka shkruar ai midis t\u00eb tjerash. Ka shtuar se populli shqiptar nuk ka nj\u00eb akademik tjet\u00ebr bashk\u00ebkohor, i cili kaq shum\u00eb kontribuoi p\u00ebr gjuh\u00ebn dhe kombin e nj\u00ebkoh\u00ebsisht aq shum\u00eb u sulmua nga politika dhe koleg\u00ebt e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDo t\u00eb mbahet mend si\u00e7 ishte dhe ishte si\u00e7 mbeti \u2013 i paepur\u201d, ka shkruar Kurti.<\/p>\n\n\n\n<p>Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, Bajram Begaj, ka shkruar se nj\u00eb akademik i rrall\u00eb iku nga Panteoni.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cRexhep Qosja ishte nj\u00eb nga mendjet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb kultur\u00ebs dhe mendimit shqiptar. Ngush\u00ebllimet m\u00eb t\u00eb sinqerta familjes s\u00eb tij, t\u00eb af\u00ebrmve dhe miqve. Pusho n\u00eb paqe, Profesor!\u201d, ka shkruar ai. Kurse kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, ka shkruar: \u201cLamtumir\u00eb shqiptar i mir\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cRexhep Qosja \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb veprat e tij\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Akademik Qosja gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe me politik\u00eb. N\u00eb vitet \u201990 ai doli nga kabineti prej studiuesi e shkrimtari duke iu dh\u00ebn\u00eb hov thirrjeve p\u00ebr m\u00ebvet\u00ebsi. N\u00eb veprat e tij k\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt. M\u00eb pas n\u00eb vitet \u201980 mbahet mend p\u00ebr polemikat e ashpra me mendimtar\u00ebt serb\u00eb q\u00eb i jepnin zjarr ndjenj\u00ebs kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb ish-Jugosllavi. Qosja kishte afinitet e guxim t\u00eb polemizonte e argumentonte edhe n\u00eb takime t\u00eb mbajtura n\u00eb Serbi. K\u00ebt\u00eb s\u2019e b\u00ebnte n\u00eb vitet \u201880 bash secili shqiptar. M\u00eb 1999 qe pjes\u00eb e delegacionit t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Rambouillet dhe \u00ebsht\u00eb midis kat\u00ebr n\u00ebnshkruesve t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Rambouillet, e cila i hapi rrug\u00eb intervenimit ushtarak t\u00eb bot\u00ebs demokratike kund\u00ebr Serbis\u00eb duke sjell\u00eb lirin\u00eb e m\u00eb pas edhe Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb dokumentarin \u201cRexhep Qosja \u2013 Rilindasi i fundit\u201d t\u00eb autores Rudina Xhunga, shkrimtari, studiuesi e intelektuali, Moikom Zeqo ka nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Qosjen.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMbrojtja e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare nga Rexhep Qosja n\u00eb librat e tij, ka qen\u00eb nj\u00eb teori p\u00ebr t\u00eb argumentuar se liria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri, nj\u00eb logjik\u00eb historike, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb\u201d, thot\u00eb ai n\u00eb dokumentarin e transmetuar n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2014.<\/p>\n\n\n\n<p>Rexhep Qosja njihej se thoshte at\u00eb q\u00eb e mendonte. Dhe jo rrall\u00eb mospajtimet me t\u00eb b\u00ebnin q\u00eb atij t\u2019i jepeshin epitete t\u00eb shumta. Por veprat e tij studimore prekin dhe zbardhin boshtin e let\u00ebrsis\u00eb shqipe. E ato t\u00eb krijimtaris\u00eb letrare forcojn\u00eb k\u00ebt\u00eb bosht.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht atyre q\u00eb thuhen p\u00ebr mua dhe shkruhen p\u00ebr mua, un\u00eb mund t\u00eb them me bindje t\u00eb plot\u00eb se Rexhep Qosja \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb veprat e tij\u201d, do t\u00eb thoshte ai n\u00eb dokumentar. E veprat e tij jan\u00eb prej trash\u00ebgimis\u00eb m\u00eb kuptimplot\u00eb e me identitare q\u00eb ka kultura shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>\/Koha Net\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cVdes i qet\u00eb\u201d, kishte shkruar ai n\u00eb amanet. Por lajmi p\u00ebr vdekjen e tij ka qen\u00eb i bujsh\u00ebm ani pse n\u00eb letr\u00ebn p\u00ebr nipin e tij \u201cSi dua t\u00eb jet\u00eb varrosja ime\u201d kishte qen\u00eb i prer\u00eb: pa fjalime, pa lule, pa prani zyrtare\u201d. Akademik Rexhep Qosja vdiq t\u00eb enjten n\u00eb mosh\u00ebn 89-vje\u00e7are. La pas nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17961,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41344","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41344","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41344"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41344\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41347,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41344\/revisions\/41347"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17961"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41344"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41344"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41344"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}