{"id":41331,"date":"2026-04-18T09:19:27","date_gmt":"2026-04-18T07:19:27","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41331"},"modified":"2026-04-18T09:19:41","modified_gmt":"2026-04-18T07:19:41","slug":"lufta-ne-ish-jugosllavi-fat-apo-dobesi-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41331","title":{"rendered":"Lufta n\u00eb ish-Jugosllavi, fat apo dob\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"433\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-14722\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p><strong>Akad. Nik\u00eb GASHAJ<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb viteve tet\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, pak kush ka besuar se shp\u00ebrb\u00ebrja e Jugosllavis\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundshme, kurse edhe m\u00eb pak se ajo do t\u00eb ndodh\u00eb me luft\u00eb. Nj\u00eb bindje e till\u00eb e qytetar\u00ebve ka qen\u00eb e formuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj se n\u00eb ish-Jugosllavi ishin&nbsp; t\u00eb zhvilluara marr\u00ebdh\u00ebniet e shumta nd\u00ebrnjer\u00ebzore t\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb pun\u00ebs, lidhjet farefisnore, afariste, profesionale, pron\u00ebsore, politike dhe kulturore.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e pamohueshme se n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ishin t\u00eb pranishme format e ndryshme t\u00eb bashk\u00ebpunimit midis kombeve, konfesioneve, kulturave dhe rajoneve. Mir\u00ebpo, megjithat\u00eb erdhi deri tek shthurja e ish-Jugosllavis\u00eb. M\u00eb se gjysma e popullsis\u00eb s\u00eb saj, dmth m\u00eb se 12 milion\u00eb njer\u00ebz formuan shtetet e reja, p\u00ebrfshi dhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Ezistojn\u00eb shifra t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb t\u00eb vrar\u00ebve, t\u00eb t\u00eb p\u00ebrsekutuarve, t\u00eb refugjat\u00ebve, t\u00eb t\u00eb pik\u00eblluarve, t\u00eb t\u00eb trishtuarve dhe t\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruarve si pasoj\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb pam\u00ebshirshme, me rastin e shkat\u00ebrrimit t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb faktor\u00eb dhe akter\u00eb me koh\u00eb kan\u00eb punuar dhe vepruar pik\u00ebrisht n\u00eb favor t\u00eb shkat\u00ebrrimit t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb dhe at\u00eb me luft\u00eb. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ve\u00e7anti duhet theksuar verbimin historik t\u00eb ideolog\u00ebve dhe t\u00eb politikan\u00ebve serb\u00eb mbi projektin&nbsp; e tyre n\u00eb krijimin e Serbis\u00eb s\u00eb Madhe me mjete jodemokratike. Nd\u00ebrkaq, ambienti politik n\u00eb Evrop\u00ebn e Mesme dhe at\u00eb Lindore, r\u00ebnia e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb tyre komuniste, si dhe rr\u00ebnimi i Murit t\u00eb Berlinit kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb favor t\u00eb nd\u00ebrrimeve n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e eks-Jugosllavis\u00eb. Mir\u00ebpo, nuk \u00ebsht\u00eb tragjike q\u00eb \u00ebsht\u00eb harxhuar nj\u00eb sistem ideologjik dhe politik. Nuk \u00ebsht\u00eb tragjike se \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb nj\u00eb shtet, por \u00ebsht\u00eb tragjike se t\u00eb dy k\u00ebto procese jan\u00eb realizuar me konflikte, me luft\u00ebra dhe shkat\u00ebrrime. Nga shkaqet t\u00eb cilat kan\u00eb \u00e7uar deri te shp\u00ebrthimi i Jugo-dram\u00ebs po cekim disa prej tyre:<\/p>\n\n\n\n<p>1.Shmangia, minimizimi, mosnjohja dhe mospranimi i krimeve nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim real i ndarjes paq\u00ebsore t\u00eb eks-republikave t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe Krahin\u00ebs Autonome t\u00eb Kosov\u00ebs. Si zjarri q\u00eb digjet pa flak\u00eb dhe ngadal\u00eb, ashtu ka qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb i pranish\u00ebm motivi hakmarr\u00ebs dhe \u201cshpagimi i borxheve\u201d nga e kaluara historike. Ajo ishte nj\u00eb nd\u00ebr shkaqet e instalimit t\u00eb k\u00ebsaj lufte. K\u00ebtu mund t\u00eb thuhet se frika e gjenocidit masiv i ka ushqyer dhe nxitur jo vet\u00ebm antagonizmat e aktor\u00ebve publik\u00eb dhe politik\u00eb, por edhe ata t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>2. Pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs dhe statusi i saj \u00ebsht\u00eb rregulluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jodemokratike, pa p\u00eblqimin dhe d\u00ebshir\u00ebn e popullit shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Njohjet empirike dhe teorike-shkencore tregojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb, se zgjidhjet jodemokratike mbi \u00e7\u00ebshtjet kruciale, sikurse \u00ebsht\u00eb statusi i Kosov\u00ebs, shikuar n\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb, nuk kan\u00eb gjasa t\u00eb jen\u00eb t\u00eb suksesshme. Fatkeq\u00ebsisht, nj\u00eb njohje t\u00eb till\u00eb nuk e ka pasur n\u00eb dijeni, apo nuk nuk ka dashur ta respektoj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsia politike e ish Jugosllavis\u00eb. Prandaj, statusi i pavolitsh\u00ebm i Kosov\u00ebs dhe demonstratat studenteske m\u00eb 1981 n\u00eb Kosov\u00eb, ishin fillimi i shthurjes n\u00eb gjak t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>3. Mosbesimi nd\u00ebrnacional dhe mbyllja e ish-republikave n\u00eb feudet e veta nacionale, t\u00eb artikuluara n\u00eb vitet para shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb, domosdoshm\u00ebrisht e ka gjeneruar variantin e ndarjes me luft\u00eb t\u00eb ish republikave dhe t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>4. Neveritja dhe urrejtja ndaj t\u00eb tjer\u00ebve, ndaj kolektiviteteve t\u00eb ndryshme nacionale\/etnike, t\u00eb cilat monoliti i m\u00ebparsh\u00ebm politik-ideologjik me decenie t\u00eb t\u00ebra i ka amortizuar dhe kontrolluar, i ka krijuar presupozimet p\u00ebr q\u00ebrimin e hesapeve me luft\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>5. Prapambeturia, moszhvillimi, ndarja jo e drejt\u00eb e \u201cmjeteve t\u00eb veta\u201d n\u00eb republika t\u00eb tjera (kolektivitete), shpesh her\u00eb ka paraqitur nj\u00eb arsenal p\u00ebr akuzime reciproke.<\/p>\n\n\n\n<p>6. Popullsia e ateizuar, pa besim n\u00eb zotin dhe n\u00eb kish\u00eb, ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr shkaqet e krimeve dhe t\u00eb rr\u00ebnimeve.<\/p>\n\n\n\n<p>7. Egoizmi i personave dhe i grupeve dhe stimulimi i formuar p\u00ebr fitim, p\u00ebr pla\u00e7kitje dhe pasuri, ka kontribuar n\u00eb krijimin e nj\u00eb ambienti luftarak, n\u00eb t\u00eb cilin merret, grabitet dhe pla\u00e7kitet pa d\u00ebnim.<\/p>\n\n\n\n<p>8. N\u00eb ish-Jugosllavi ka munguar krijimi i institucioneve t\u00eb reja t\u00eb demokracis\u00eb dhe t\u00eb tregut, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr vendet n\u00eb tranzicion. Institucionet e vjetra nuk kan\u00eb mundur t\u2019i p\u00ebrgjigjen konstelacionit t\u00eb ri shoq\u00ebror.<\/p>\n\n\n\n<p>9. Matrica popullistike joracionale, e cila i ka mobilizuar&nbsp; masat n\u00eb aksion ka \u00e7uar drejt shkat\u00ebrrimit t\u00eb eks-Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>10. N\u00eb ish-Jugosllavi, pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, problem i pajtimit nd\u00ebrmjet t\u00eb fituesve dhe humb\u00ebsve, t\u00eb \u00e7lirimtar\u00ebve dhe t\u00eb tradhtar\u00ebve, t\u00eb mbijetuesve dhe t\u00eb viktimave, gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs ka mbetur i shtangur.<\/p>\n\n\n\n<p>11. Pohimi mbi lidhjen e jugo-dram\u00ebs me p\u00ebr\u00e7arjen dhe konfliktin serbo-kroat, q\u00eb i ka \u201cringjall\u00eb\u201d atavizmat dhe antagonizmat e vjet\u00ebr, nuk \u00ebsht\u00eb i gabuar.<\/p>\n\n\n\n<p>12. Paaft\u00ebsia e elitave politike, jokompetente dhe inferior, q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb afta, q\u00eb me pun\u00ebt shtet\u00ebrore t\u00eb udh\u00ebheqin me dituri, urti dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, n\u00eb drejtim t\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb domosdosh\u00ebm t\u00eb sistemit politik, i ka gjeneruar&nbsp; shp\u00ebrthimit t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>13. Nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr skenarin e luft\u00ebs n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira e ka patur edhe Bashk\u00ebsia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nuk ka qen\u00eb n\u00eb pyetje vet\u00ebm mosgjeturia dhe mosnjohja e marr\u00ebdh\u00ebnieve subtile t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, por edhe hysteria anti-komuniste, t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb prodhuar, duke i nxitur kohortat nacionale\/nacionaliste si ekzekutues t\u00eb pun\u00ebve n\u00eb shthurjen e shtetit socialist.<\/p>\n\n\n\n<p>Argumentimi i lartp\u00ebrmendur tregon se n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen me luft\u00eb t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb ka dominuar instrumentalizimi politik i marr\u00ebdh\u00ebnieve nacionale\/nacionaliste dhe pranimi q\u00eb nga e kaluara historike dhe traditat, t\u00eb ringjallen dhe t\u00eb kthehen, kryesisht, format anakrone. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb Llatinka Peroviq pohon se kah fundi i viteve tet\u00ebdhjet\u00eb proceset e modernizimit jan\u00eb nd\u00ebrruar me tradicionaliz\u00ebm, mitologji dhe me reinkarnimin e s\u00eb \u201ckaluar\u00ebs historike t\u00eb lavdishme\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb temporale, fillimi dhe grumbullimi i proceseve t\u00eb cilat m\u00eb von\u00eb do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb konflikte luftarake, shikuar nga nj\u00eb priz\u00ebm manifestues, mund t\u00eb ofrohet si vijon:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cShorti \u00ebsht\u00eb hedhur\u201d n\u00eb demonstratat e Kosov\u00ebs m\u00eb 1981. Kryesia e at\u00ebhershme politike ka qen\u00eb e burokratizuar dhe e paaft\u00eb, e preokupuar se si t\u00eb mbahet n\u00eb pushtet, nuk ka arritur q\u00eb t\u00eb sanoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate antagonizmat e ndrysh\u00ebm, apo t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb gjendjen e \u00e7rregulluar ekonomike, sociale, politike dhe nacionale. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb publikisht shp\u00ebrtheu dhe gufoi nacionalizmi serb.<\/p>\n\n\n\n<p>D.m.th. nacionalizmi serb filloi ofensiv\u00ebn. Gjat\u00eb pes\u00eb viteve, mbi Kosov\u00ebn, shenjt\u00ebrit, manastiret, brezat apo fisin mbret\u00ebror, mbi viktimat e serb\u00ebve etj., u botua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakrahasueshme m\u00eb tep\u00ebr se deri at\u00ebher\u00eb. Mjetet e informimit masiv shqiptar\u00ebt i kan\u00eb paraqitur si armiq&nbsp; dhe me tiparet m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija, k\u00ebrc\u00ebnuese dhe t\u00eb rrezikshme p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb p\u00ebr serb\u00ebt. Nj\u00eb ngjarje vendimtare n\u00eb p\u00ebrcaktimin politik t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb Serbis\u00eb ka qen\u00eb Memorandumi i \u201cpakryer\u201c i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe Arteve t\u00eb Serbis\u00eb (1986).<\/p>\n\n\n\n<p>V\u00ebrshimi popullist i luft\u00ebs p\u00ebr unitetin e Serbis\u00eb, n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1988, me manipulimin politik t\u00eb popullsis\u00eb&nbsp; serbe t\u00eb Kosov\u00ebs, gjithsesi ka \u00e7uar deri te gufimi dhe shkall\u00ebzimi i konfliktit, jo vet\u00ebm n\u00eb kryesin\u00eb e Federat\u00ebs s\u00eb eks-Jugosllavis\u00eb, por edhe midis udh\u00ebheq\u00ebsive politike t\u00eb ish-republikave.<\/p>\n\n\n\n<p>Kongresi i XIV-t\u00eb i LKJ-s\u00eb, i cili nuk p\u00ebrfundoi dhe t\u00eb cilin t\u00eb par\u00ebt e l\u00ebshuan p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e LK t\u00eb Sllovenis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb presioneve t\u00eb delegacioneve serbo-malazeze, si dhe acarimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebretnike dhe ushtrimi i territorit shtet\u00ebror serb ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, kan\u00eb shtyr\u00eb edhe m\u00eb tutje rrokullisjen e rrotave, tashm\u00eb t\u00eb skuqura, drejt pamjes s\u00eb nj\u00eb flake t\u00eb madhe t\u00eb l\u00ebkundjeve gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shtetit jugosllav.<\/p>\n\n\n\n<p>Referendumi dhe pastaj, m\u00eb 1991, ndarja e Sllovenis\u00eb nga ish-Jugosllavia, me nj\u00eb indiferenc\u00eb dhe gjakftoht\u00ebsi t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb federale, e cila tashm\u00eb ishte e hutuar dhe e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Transferimi i potencialeve ushtarake prej Sllovenie n\u00eb Jugosllavin\u00eb e mbetur dhe instrumentalizimi i armatosur i momentit etnik. Nd\u00ebrkaq, le t\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb fillimin e luft\u00ebs n\u00eb Kroaci m\u00eb 1992.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr\u00e7arjet dhe mosmarr\u00ebveshjet etnike n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb m\u00eb 1992, kan\u00eb rezultuar&nbsp; me daljen demonstrative t\u00eb delegat\u00ebve nga Parlamenti dhe p\u00ebrhapjen e tyre n\u00ebp\u00ebr rrugat dhe sheshet e Sarajev\u00ebs, Mostarit dhe t\u00eb qyteteve t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>Mbrojtja e armatosur e shteteve t\u00eb reja, t\u00eb krijuara, n\u00eb Kroaci dhe Bosnje e Hercegovin\u00eb ka zgjatur n\u00eb vitet e ardhshme, deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs, m\u00eb 1995 dhe 1996, me intervenimin e Bashkis\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Hapja dhe eskalacioni i luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 1998. Terrori masiv, vrasjet dhe masakrimet e shqiptar\u00ebve nga shteti serb.<\/p>\n\n\n\n<p>Intervenimi i NATO-s n\u00eb Serbi dhe Mal t\u00eb Zi m\u00eb 24 mars 1999, si dhe hakmarrja dhe shpagimi mbi regjimin, q\u00eb nuk ka patur aft\u00ebsi dhe fuqi, q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb matric\u00ebs paq\u00ebsore dhe demokratike t\u00eb zgjidh\u00eb statusin e shqiptar\u00ebve dhe \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs. P\u00ebrkundrazi, shteti serb nd\u00ebrmori masat m\u00eb t\u00eb ashpra dhe m\u00eb brutale, q\u00eb i njeh historia e njer\u00ebzimit, t\u00eb ashtuquajtura \u2013 gjenocid.<\/p>\n\n\n\n<p>Si p\u00ebrfundim: N\u00eb ish-Jugosllavi nuk ka qen\u00eb e nevojshme t\u00eb vihet deri te lufta. Edhe shtetet e tjera t\u00eb bllokut t\u00eb Lindjes jan\u00eb ndar\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite, por jo me luft\u00eb. N\u00eb prapavij\u00ebn e luft\u00ebs, n\u00eb hap\u00ebsirat e ish-Jugosllavis\u00eb ka q\u00ebndruar&nbsp; nj\u00eb utilitariz\u00ebm i thell\u00eb dhe nj\u00eb interes i madh i oligarkive politiko-ushtarake, t\u00eb cilat jan\u00eb fshehur prapa floskulave mbi patriotizmin, or\u00ebn e fundit, shpagimin e padrejt\u00ebsive historike, mbrojtjen e dinjitetit etj. N\u00eb realitet, puna m\u00eb profitabile, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr edhe m\u00eb tragjike, n\u00eb k\u00ebto vise, ishte tregtia me luft\u00eb. Hap\u00ebsira kulturore, pa dyshim, ka qen\u00eb poligon stimulues i konflikteve n\u00eb ish-Jugosllavi. Nuk \u00ebsht\u00eb e panjohur se nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00ebl i intelektual\u00ebve t\u00eb lart\u00eb ka qen\u00eb i ky\u00e7ur n\u00eb vallen e luft\u00ebs dhe t\u00eb krimeve. Lufta dhe akter\u00ebt e k\u00ebtyre koh\u00ebve nuk mund t\u00eb shtyhen, t\u00eb amnistohen dhe as t\u00eb mbesin n\u00eb harres\u00eb. Parashtrohet pyetja: a kan\u00eb kuptim projektet politike, t\u00eb lara me gjak dhe me jet\u00ebn e njer\u00ebzve? natyrisht, jo. Sido q\u00eb t\u00eb arsyetohet, lufta \u00ebsht\u00eb krim i palejuesh\u00ebm. Njeriu ka vet\u00ebm nj\u00eb jet\u00eb dhe pse duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohet me luft\u00eb? Civilizimi dhe korpusi i vlerave t\u00eb tij, shikohet pik\u00ebrisht n\u00eb ndalimin, shmangien dhe mposhtjen e asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e keqe, e err\u00ebt, e paar\u00ebsyeshme dhe iracionale, qoft\u00eb tek individi apo n\u00eb bashk\u00ebsit\u00eb njer\u00ebzore. Sot katarza \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr drejt\u00ebsimin e nj\u00ebmend\u00ebsis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb komponim t\u00eb ri t\u00eb ardhm\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb i nevojsh\u00ebm rishqyrtimi i vet\u00ebdijes, i nd\u00ebrgjegjes dhe i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, meq\u00ebn\u00ebse prej saj varet fati i njer\u00ebzve dhe i popujve.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm grumbullimi i nj\u00eb energjie pozitive dhe nd\u00ebrmarrjes s\u00eb nj\u00eb hapi demokratik p\u00ebrpara, i cili do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb uj\u00ebra m\u00eb t\u00eb qeta t\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb krijimtaris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb ve\u00e7anti \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe njohja reciproke shtet\u00ebrore&nbsp; nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, si dhe integrimi i Kosov\u00ebs n\u00eb NATO dhe BE.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Akad. Nik\u00eb GASHAJ N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb viteve tet\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, pak kush ka besuar se shp\u00ebrb\u00ebrja e Jugosllavis\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundshme, kurse edhe m\u00eb pak se ajo do t\u00eb ndodh\u00eb me luft\u00eb. Nj\u00eb bindje e till\u00eb e qytetar\u00ebve ka qen\u00eb e formuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj se n\u00eb ish-Jugosllavi ishin&nbsp; t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41331","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41331","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41331"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41331\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41334,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41331\/revisions\/41334"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41331"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41331"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41331"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}