{"id":41288,"date":"2026-04-14T14:01:00","date_gmt":"2026-04-14T12:01:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41288"},"modified":"2026-04-15T14:02:44","modified_gmt":"2026-04-15T12:02:44","slug":"lahuta-e-malesise-zeri-qe-nuk-shuhet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41288","title":{"rendered":"LAHUTA E MAL\u00cbSIS\u00cb, Z\u00cbRI Q\u00cb NUK SHUHET"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"290\" height=\"400\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/lahuta-e-malcise.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/lahuta-e-malcise.jpg 290w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/lahuta-e-malcise-218x300.jpg 218w\" sizes=\"auto, (max-width: 290px) 100vw, 290px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>SI MBAN GJALL\u00cb IDENTITETIN SHQIPTAR N\u00cb SHEKULLIN E XXI \u00a0<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 8 prill 1937, n\u00eb Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnua dalja n\u00eb drit\u00eb e botimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb \u201cLahut\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb\u201d, kryevepra e At Gjergj Fisht\u00ebs. Data kur Lahuta e Mal\u00ebsis\u00eb u b\u00eb z\u00ebri i pavdeksh\u00ebm i Kombit shqiptar. Ndon\u00ebse e ndaluar, dhe p\u00ebrjashtuar nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs e sot e anashkaluar, zyrtarisht, p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli, <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/aktualitet\/frank-shkreli-vazhdon-krimi-shteteror-ndaj-at-gjergj-fishtes-i-perjashtuar-nga-shteti-qe-ai-mbrojti\/\">Frank Shkreli: Vazhdon krimi shtet\u00ebror ndaj At Gjergj Fisht\u00ebs, i p\u00ebrjashtuar nga shteti q\u00eb ai mbrojti | Gazeta Telegraf<\/a> &#8212; Lahuta e Mal\u00ebsis\u00eb ishte dhe mbetet epopeja komb\u00ebtare e shqiptar\u00ebve, q\u00eb p\u00ebrshkruan luft\u00ebrat dhe q\u00ebndres\u00ebn e mal\u00ebsor\u00ebve nd\u00ebr shekuj kund\u00ebr pushtuesve sllavo-turq. Ideja p\u00ebr Lahut\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb lindi n\u00eb fund t\u00eb shekullit XIX.&nbsp; Fishta filloi ta shkruante Lahut\u00ebn rreth vitit 1905&nbsp;&nbsp; &#8212; 30 k\u00ebng\u00eb dhe mbi 15,000 vargje, gjithsejt &#8212; n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shqiptar\u00ebt po p\u00ebrballeshin me rrezikun e cop\u00ebtimit t\u00eb trojeve nga fuqit\u00eb ballkanike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Perandoria Osmane ishte n\u00eb r\u00ebnie. Gjergj Fishta u frym\u00ebzua nga k\u00ebng\u00ebt epike popullore t\u00eb veriut, t\u00eb k\u00ebnduara me lahut\u00eb nga rapsod\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb maleve tona. Ai donte t\u00eb krijonte nj\u00eb epope komb\u00ebtare shqiptare, t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb kombeve t\u00eb tjera evropiane.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Ve\u00e7 se po, moj Zan\u00eb Shqyptare<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;Krah m\u00eb krah bashk\u00eb na tue k\u00ebndue<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;Nd\u00ebrtue kemi nji pomendore,<\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Rrfe as mot mos m\u2019e d\u00ebrmue\u201d.<\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>E frym\u00ebzuar pra nga tradita gojore, lahuta ruan shpirtin epik dhe identitetin shqiptar, nd\u00ebrsa sh\u00ebrben gjithashtu edhe si nj\u00eb monument i gjuh\u00ebs shqipe dhe i kultur\u00ebs komb\u00ebtare. N\u00eb Lahut\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb, Fishta ka trajtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr madhore, luft\u00ebrat kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane dhe fqinj\u00ebve sllav\u00eb, heroizmin dhe nderin e mal\u00ebsor\u00ebve, duke theksuar, nj\u00ebherazi, edhe vlerat e tyre st\u00ebrgjyshore, bes\u00ebn, burr\u00ebrin\u00eb, tradit\u00ebn, zakonet iliro-arb\u00ebrore shqiptare dhe dashurin\u00eb p\u00ebr atdheun. Nderi, besa, trim\u00ebria, mikpritja e t\u00eb tjera vlera jan\u00eb elemente ky\u00e7e t\u00eb identitetit shqiptar q\u00eb, fatkeqsisht, rrezikojn\u00eb t\u00eb zbehen me kalimin e koh\u00ebs, duke marr\u00eb parasysh\u00eb anashkalimin zyrtar t\u00eb Fisht\u00ebs dhe veprave t\u00eb tij, si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb.&nbsp; \u201cLahuta\u201d duhej t\u00eb sh\u00ebrbente si nj\u00eb manual kulturor dhe moral p\u00ebr brezat e rinj. Sepse Lahuta e Mal\u00ebsis\u00eb mbetet nj\u00eb nga veprat m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe p\u00ebr forcimin e identitetit komb\u00ebtar shqiptar, p\u00ebr ruajtjen e kujtes\u00ebs historike dhe p\u00ebr edukimin e brezave t\u00eb rinj me vlera atdhetare, por edhe nj\u00eb thirrje aktuale shqiptar\u00ebve p\u00ebr kujtes\u00eb, unitet dhe krenari komb\u00ebtare n\u00eb shekullin XXI. Por klasa aktuale politike shqiptare as akademit\u00eb e shkencave dhe as entet e tjera t\u00eb gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs shqiptare, n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shqiptaro-shqiptar, nuk jan\u00eb t\u00eb interesuara t\u00eb brumosin brezat e rinj me vlerat komb\u00ebtare shekullore t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb cilave Fishta u k\u00ebndon n\u00eb Lahut\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb, botuar e plot p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me 8 prill, 1937.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj n\u00eb munges\u00eb t\u00eb interesimit zyrtar p\u00ebr Fisht\u00ebn dhe veprat e tija, n\u00eb trojet shqiptare, po kujtojm\u00eb, aq sa mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb prej s\u00eb largu, k\u00ebt\u00eb epope komb\u00ebtare, e punuar p\u00ebr dekada nga At Gjergj Fishta, jo, thjesht, si nj\u00eb krijim letrar, por si nj\u00eb monument i gjall\u00eb i shpirtit, historis\u00eb, tradit\u00ebs, trim\u00ebris\u00eb, atdhedashuris\u00eb dhe vlerave t\u00eb tjera kombtare, p\u00ebrfshir\u00eb q\u00ebndres\u00ebn shqiptare nd\u00ebr shekuj. E nd\u00ebrtuar mbi tradit\u00ebn gojore dhe frym\u00ebn epike t\u00eb lahut\u00ebs, vepra sjell me forc\u00eb t\u00eb rrall\u00eb jet\u00ebn, luft\u00ebrat dhe sakrificat e mal\u00ebsor\u00ebve shqiptar\u00eb, por jo vet\u00ebm, p\u00ebrball\u00eb pushtuesve. N\u00eb vargjet e saj mish\u00ebrohen virtytet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb kombit. Lahuta e Mal\u00ebsis\u00eb p\u00ebrshkruan sakrificat dhe luft\u00ebrat p\u00ebr liri, sidomos n\u00eb kontekstin e Lidhjes s\u00eb Prizrenit: historin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, rr\u00ebnj\u00ebt e tyre dhe mbi t\u00eb gjitha vler\u00ebn dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e unitetit komb\u00ebtar duke zhvilluar respekt p\u00ebr figurat e harruara historike t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe sakrificat e s\u00eb kaluar\u00ebs me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb respekuar tradit\u00ebn por pa humbur hapin me modernitetin.<\/p>\n\n\n\n<p>Lahuta e Mal\u00ebsis\u00eb nuk u krijua brenda nj\u00eb dite. Ajo u botua pjes\u00eb-pjes\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX, p\u00ebr t\u00eb arritur kulmin botimin e plot\u00eb t\u00eb saj n\u00eb vitin 1937, kur u paraqit si nj\u00eb e t\u00ebr\u00eb e p\u00ebrfunduar. Ai botim p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb moment kulmor n\u00eb historin\u00eb kulturore shqiptare, duke e vendosur Fisht\u00ebn n\u00eb piedestalin e poet\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb kombit.&nbsp; N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur identitetet komb\u00ebtare p\u00ebrballeshin me sfida t\u00eb m\u00ebdha, kjo vep\u00ebr sh\u00ebrbeu si nj\u00eb thirrje p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsim dhe unitet nd\u00ebr shqiptar\u00ebt. Lahuta e Fisht\u00ebs forcoi ndjenj\u00ebn e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb dhe i dha z\u00eb historis\u00eb s\u00eb nj\u00eb populli q\u00eb kishte luftuar me shekuj p\u00ebr t\u00eb mbijetuar dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur dinjitetin dhe identitetin e tij komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe sot, \u201cLahuta e Mal\u00ebsis\u00eb\u201d mbetet nj\u00eb burim frym\u00ebzimi p\u00ebr brezat e rinj t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kujtim i s\u00eb kaluar\u00ebs, por nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr t\u00eb ardhmen \u2013 nj\u00eb d\u00ebshmi se kultura dhe gjuha jan\u00eb shtyllat mbi t\u00eb cilat nd\u00ebrtohet identiteti dhe interesat komb\u00ebtare t\u00eb nj\u00eb populli. Prandaj, n\u00eb nj\u00eb &nbsp;p\u00ebrvjetor\u00eb si ky, kujtesa kolektive do duhej t\u00eb rikthehet te vlerat e p\u00ebrjetshme q\u00eb kjo vep\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebson, jo vet\u00ebm an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, por edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt jasht trojeve, n\u00eb diaspor\u00eb. P\u00ebr brezin tim, por jo vet\u00ebm &#8212; n\u00eb m\u00ebrgim p\u00ebr pothuaj gjith\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, Lahuta e Mal\u00ebsis\u00eb ka qen\u00eb dhe mbetet nj\u00eb ur\u00eb lidh\u00ebse me atdhe duke na ndihmuar t\u00eb ruajm\u00eb identitetin n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb huaj gjuh\u00ebsh e kulturash &#8212; duke na sh\u00ebrbyer, nj\u00ebherazi, edhe si simbol krenarie e prejardhjes komb\u00ebtare n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri grupesh etnike t\u00eb bot\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb globalizuar si sot, kjo ndjenj\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsie \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb mos humbur identitetin si komb, jo vet\u00ebm n\u00eb trojet shqipotare n\u00eb balalkanin Per\u00ebndomor, por sidomos n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mesazhi origjinal i Lahut\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs \u2013 ndon\u00ebse pothuaj nj\u00eb shekull m\u00eb von\u00eb, edhe sot mbetet i qart\u00eb: nj\u00eb komb q\u00eb ruan gjuh\u00ebn, historin\u00eb dhe kultur\u00ebn e tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komb q\u00eb nuk shuhet kurr\u00eb. Si e till\u00eb, vepra e At Gjergj Fisht\u00ebs, Lahuta e Mal\u00ebsis\u00eb, mbetet edhe sot e k\u00ebsaj dite nj\u00eb nga shtyllat m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb vet\u00ebdijes komb\u00ebtare shqiptare. Edhe pse u shkrua n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr, mesazhi i saj vazhdon t\u00eb jet\u00eb aktual dhe tep\u00ebr i nevojsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Se nj\u00eb komb q\u00eb harron k\u00ebng\u00ebn e vet, rrezikon t\u00eb humbas\u00eb z\u00ebrin e tij!<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SI MBAN GJALL\u00cb IDENTITETIN SHQIPTAR N\u00cb SHEKULLIN E XXI \u00a0 Nga Frank Shkreli M\u00eb 8 prill 1937, n\u00eb Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnua dalja n\u00eb drit\u00eb e botimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb \u201cLahut\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb\u201d, kryevepra e At Gjergj Fisht\u00ebs. Data kur Lahuta e Mal\u00ebsis\u00eb u b\u00eb z\u00ebri i pavdeksh\u00ebm i Kombit shqiptar. Ndon\u00ebse e ndaluar, dhe p\u00ebrjashtuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30105,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41288","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41288","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41288"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41288\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41291,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41288\/revisions\/41291"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/30105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41288"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41288"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41288"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}