{"id":41244,"date":"2026-04-08T18:18:51","date_gmt":"2026-04-08T16:18:51","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41244"},"modified":"2026-04-08T18:18:52","modified_gmt":"2026-04-08T16:18:52","slug":"115-vjet-nga-kryengritja-e-malesise-se-madhe-nga-pushka-te-shteti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41244","title":{"rendered":"115-VJET NGA KRYENGRITJA E MAL\u00cbSIS\u00cb S\u00cb MADHE:\u00a0NGA PUSHKA TE SHTETI"},"content":{"rendered":"\n<p>Flamuri i Bratil\u00ebs n\u00eb De\u00e7iq: Nj\u00eb Kujtes\u00eb q\u00eb akuzon<\/p>\n\n\n<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"250\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Dede-gjon-luli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli \u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1911, shp\u00ebrtheu nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve. Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe \u2014 nj\u00eb akt i guximit dhe i vet\u00ebdijes komb\u00ebtare q\u00eb paralajm\u00ebroi pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/aktualitet\/frank-shkreli-at-gjergj-fishta-per-dede-gjon-lulin\/\"><\/a><\/p>\n\n\n\n<p>115 vjet m\u00eb par\u00eb filloi kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe (me 23 mars 1911) e q\u00eb kulmoi me ngritjen e Flamurit n\u00eb Bratil\u00eb t\u00eb De\u00e7iqit nga Heroi Ded Gjon Luli me mal\u00ebsor\u00eb. &nbsp;N\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje q\u00ebndronte figura legjendare e Ded\u00eb Gjon Lulit &#8212;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/aktualitet\/frank-shkreli-at-gjergj-fishta-per-dede-gjon-lulin\/\"><\/a> <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/aktualitet\/frank-shkreli-at-gjergj-fishta-per-dede-gjon-lulin\/\">Frank Shkreli:&nbsp;At Gjergj Fishta p\u00ebr Ded\u00eb Gjon Lulin | Gazeta Telegraf<\/a> &#8212; i cili me mal\u00ebsor\u00ebt e vet sfidoi drejtp\u00ebrdrejt Perandorin\u00eb Osmane. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur perandoria osmane p\u00ebrpiqej t\u00eb mbante me forc\u00eb, territoret e saj n\u00eb Ballkan, mal\u00ebsor\u00ebt shqiptar\u00eb vendos\u00ebn t\u00eb mos presin m\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo nuk ishte, thjesht, nj\u00eb kryengritje vendore ose krahinore me karakteristikat e nj\u00eb p\u00ebrballjeje t\u00eb hapur me pushtetin osman, por ishte nj\u00eb shpallje e hapur e d\u00ebshir\u00ebs shekullore t\u00eb Kombit shqiptar p\u00ebr liri dhe identitet komb\u00ebtar.&nbsp; Kulmi i k\u00ebsaj kryengritjeje u arrit m\u00eb 6 prill 1911, kur n\u00eb Bratil\u00eb, mbi malin e De\u00e7iqit, u ngrit Flamuri Komb\u00ebtar i shqiptar\u00ebve &#8212; p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga koha e t\u00eb P\u00ebrgjithmonshmit t\u00eb Kombit, Gjergj Kastriotit-Skenerbe &#8212; pas pes\u00eb shekujsh pushtimi t\u00eb dhun\u00ebsh\u00ebm osman. Ky akt simbolik, i udh\u00ebhequr nga Ded\u00eb Gjo Luli, ishte nj\u00eb paralajm\u00ebrim, nj\u00eb sfid\u00eb e hapur ndaj sundimit t\u00eb huaj dhe nj\u00eb mesazh i qart\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn, mjaft ishte mjaft: shqiptar\u00ebt ishin gati p\u00ebr shtetin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrplasje me arm\u00eb; ajo ishte edhe nj\u00eb projekt politik i artikuluar m\u00eb von\u00eb me Memorandumin e Gre\u00e7\u00ebs, me t\u00eb cilin u k\u00ebrkua autonomi dhe drejta t\u00eb tjera komb\u00ebtare p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Ajo ishte nj\u00eb revolt\u00eb q\u00eb i dha hov l\u00ebvizjeve t\u00eb tjera an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare kund\u00ebr osman\u00ebve duke p\u00ebrgatitur, si asnj\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb terrenin p\u00ebr shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb 28-N\u00ebntorin e vitit 1912 n\u00eb Vlor\u00eb. Sot,115 vjet m\u00eb von\u00eb, ajo kryengritje mbetet nj\u00eb kujtes\u00eb e fuqishme se liria nuk dhurohet \u2013 por ajo fitohet me luft\u00eb, sakrific\u00eb, me vizion dhe me bashkim. Por mbi t\u00eb gjitha, Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb mbetet nj\u00eb testament i shpirtit t\u00eb pathyesh\u00ebm t\u00eb mal\u00ebsorit shqiptar, q\u00eb n\u00eb momentet vendimtare t\u00eb historis\u00eb, ka ditur t\u00eb ngrej\u00eb, jo vet\u00ebm arm\u00ebn p\u00ebr tu mbrojtur nga armiq\u00ebt shekullor\u00eb, por edhe Flamurin e Kombit, pas 5-shekujsh rob\u00ebrie. Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe &#8212; ishte nj\u00eb akt i organizuar rezistence q\u00eb i parapriu dhe i dha frym\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Perandoria Osmane p\u00ebrpiqej t\u00eb mbante me forc\u00eb territoret e saj n\u00eb Ballkan. Por mal\u00ebsor\u00ebt shqiptar\u00eb ia prish\u00ebn Sulltanit, duke vendosur, t\u00eb bashkuar, t\u00eb mos presin m\u00eb. K\u00ebsaj kryengritjeje i q\u00ebndronte n\u00eb krye figura emblematike e Ded\u00eb Gjo Luli, prij\u00ebsi i Hotit, i cili bashkoi fiset e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb rrall\u00eb uniteti e vendosm\u00ebrie, p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Ky bashkim nuk ishte i rast\u00ebsisht, por ishte produkt i nj\u00eb vet\u00ebdijeje t\u00eb re komb\u00ebtare, q\u00eb kishte filluar t\u00eb merrte form\u00eb n\u00eb fund t\u00eb shekullit XIX dhe q\u00eb tashm\u00eb k\u00ebrkonte shprehje konkrete politike dhe ushtarake. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Kryengritja shp\u00ebrtheu n\u00eb mars t\u00eb vitit 1911 dhe mori shpejt p\u00ebrmasa t\u00eb gj\u00ebra, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb armiku shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb num\u00ebr dhe n\u00eb mjete luftarake, por mal\u00ebsor\u00ebt luftuan me nj\u00eb vendosm\u00ebri q\u00eb habiti jo vet\u00ebm Stamboll\u00ebn, por edhe kancelarit\u00eb e m\u00ebdha evropiane. Mal\u00ebsor\u00ebt, nuk k\u00ebrkonin privilegje t\u00eb vogla apo l\u00ebshime t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshme. Jo! Ata k\u00ebrkonin dinjitet, autonomi dhe njohje si komb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, nj\u00ebkohsisht, duhet t\u00eb jemi t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb sinqert\u00eb n\u00eb interpretim t\u00eb rolit t\u00eb paz\u00ebvendsuesh\u00ebm t\u00eb ballafaqimit t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve me perandorin\u00eb Otomane, se ajo kryengritje nuk ishte vet\u00ebm vep\u00ebr e pushk\u00ebs. Se ajo kryengritje u mb\u00ebshtet dhe u artikulua nga mendje komb\u00ebtare t\u00eb ndritura t\u00eb koh\u00ebs.&nbsp;<strong>Luigj Gurakuqi<\/strong>&nbsp;i dha asaj nj\u00eb z\u00eb politik, duke qen\u00eb nd\u00ebr hartuesit kryesor\u00eb t\u00eb Memorandumit t\u00eb Gre\u00e7\u00ebs &#8212; dokument drejtuar Perandoris\u00eb turke dhe Fuqive t\u00eb m\u00ebdha evropiane, dokument q\u00eb p\u00ebrmblodhi k\u00ebrkesat e pothuaj t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr autonomi, t\u00eb drejt\u00ebn gjuh\u00ebsore dhe p\u00ebrfaq\u00ebsim politik. Gurakuqi, sh\u00ebrbeu si ur\u00eb-lidh\u00ebse mes luft\u00ebs n\u00eb terren t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve dhe diplomacis\u00eb evropiane, duke e kthyer kryengritjen e mal\u00ebsor\u00ebve n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb artikuluar politike, me q\u00ebllim t\u00eb nd\u00ebrkombtarizimit t\u00eb \u00e7eshtjes shqiptare dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Me besimin se \u201cdiplomacia dhe lufta shkojn\u00eb dor\u00eb p\u00ebr dor\u00eb\u201d, si\u00e7 citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb ish-presidenti amerikan, Theodore Roosevelt-i. &nbsp;N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, edhe&nbsp;<strong>Ismail Qemali<\/strong>&nbsp;i ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje dimension nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Nga qendrat evropiane, ai punoi p\u00ebr ta paraqitur kryengritjen e mal\u00ebsor\u00ebve si shprehje t\u00eb nj\u00eb kombi q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb drejtat e veta, duke t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, n\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb terrenit politik p\u00ebr aktin e madh t\u00eb vitit 1912 n\u00eb&nbsp;Vlor\u00eb.&nbsp; Nd\u00ebrsa&nbsp;<strong>Ernest Koliqi&nbsp;<\/strong>q\u00eb i p\u00ebrket nj\u00eb brezi m\u00eb t\u00eb vonsh\u00ebm &#8212; ndon\u00ebse nuk kishte rol t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb ngjarjet e vitit 1911, kontributi i tij q\u00ebndron n\u00eb ruajtjen dhe p\u00ebrpunimin e k\u00ebsaj trash\u00ebgimie m\u00eb von\u00eb, e deri n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme, t\u00eb nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve. P\u00ebrmes let\u00ebrsis\u00eb dhe arsimit, ai dhe t\u00eb tjer\u00eb intelektuaa\u00eb shqiptar\u00eb ndihmuan q\u00eb fryma e Kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe e vitit 1911, t\u00eb mos mbetej vet\u00ebm histori, por t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e identitetit kulturor, jo vet\u00ebm t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve, por mbar\u00eb shqiptaris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 dihet, kulmi historik i k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje u arrit m\u00eb 6 prill 1911, n\u00eb Bratil\u00eb, mbi Malin e De\u00e7iqit, ku Ded\u00eb Gjon Luli ngriti Flamurin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptarve, simbolin e identitetit dhe t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs s\u00eb tyre gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb. Ky akt kishte nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme historike: p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas pes\u00eb shekujsh sundimi otoman, Flamuri i Kastriot\u00ebve po val\u00ebvitej s\u00ebrish n\u00eb tok\u00ebn shqiptare, jo si kujtim i s\u00eb kaluar\u00ebs, por si premtim p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Ky moment nuk ishte thjesht simbolik. Ai ishte, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe nj\u00eb deklarat\u00eb politike e hapur: shqiptar\u00ebt nuk ishin m\u00eb nj\u00eb popull i shp\u00ebrndar\u00eb pa z\u00eb, por nj\u00eb Komb q\u00eb k\u00ebrkonte vendin e vet n\u00eb hart\u00ebn e Evrop\u00ebs. N\u00eb vazhd\u00ebn e k\u00ebsaj kryengritjeje ishte edhe Memorandumi i Gre\u00e7\u00ebs, nj\u00eb dokument i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb artikulonte qart\u00eb k\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve p\u00ebr autonomi, p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb administrat\u00eb e arsim, si dhe t\u00eb drejta t\u00eb tjera themelore, mohuar shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan, me shekuj nga Perandoria osmane.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, r\u00ebnd\u00ebsia e Kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe nuk q\u00ebndron vet\u00ebm n\u00eb fitoret e saj t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta apo n\u00eb aktet e m\u00ebvonshme heroike q\u00eb prodhoi. Por ishte me r\u00ebnd\u00ebsi, p\u00ebr faktin se, ajo ishte shk\u00ebndia q\u00eb ndezi nj\u00eb proces m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb komb\u00ebtar. Fryma e saj u p\u00ebrhap n\u00eb vise t\u00eb tjera shqiptare, duke p\u00ebrgatitur terrenin p\u00ebr kryengritjet e viteve 1912 dhe, p\u00ebrfundimisht, p\u00ebr shpalljen historike t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, me 28 N\u00ebntor, 1912.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe,1911: Liria q\u00eb u fitua, por edhe ideali i saj q\u00eb me koh\u00eb u zbeh nd\u00ebr shqiptar\u00eb, jo vet\u00ebm gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb komunizmit, por edhe n\u00eb dit\u00ebt tona. &nbsp;Prandaj,kur kujtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje historike, nuk mund t\u00eb mos reflektojm\u00eb mbi kontrastin mes asaj kohe dhe realitetit t\u00eb sot\u00ebm shqiptar. Mal\u00ebsor\u00ebt e vitit 1911, pa shtet, pa mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb garantuar, por me nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie komb\u00ebtare, arrit\u00ebn t\u00eb b\u00ebjn\u00eb histori. Ata nuk ishin t\u00eb p\u00ebrkryer, por kishin nj\u00eb cil\u00ebsi q\u00eb shpesh mungon sot: bashkimin rreth nj\u00eb q\u00ebllimi madhor komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Pse Flamuri i Ded Gjo\u2019 Lulit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kujtes\u00eb q\u00eb na akuzon edhe sot, 115-vjet m\u00eb von\u00eb?&nbsp; Se, Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe duhej t\u00eb mbetej nj\u00eb m\u00ebsim i hapur p\u00ebr brezat. Duke u kujtuar shqiptar\u00ebve se liria dhe shteti nuk jan\u00eb produkte t\u00eb rast\u00ebsis\u00eb, por t\u00eb sakrific\u00ebs, t\u00eb organizimit, bashkimit t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb vizionit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Ajo kryengritje sfidon sot shqiptar\u00ebt me pyetjen: a jan\u00eb shqiptar\u00ebt si komb sot &#8212; politikisht, komb\u00ebtarisht dhe si klas\u00eb politike q\u00eb i prin\u00eb Kombit n\u00eb shekullin XXI &#8212; n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas ata burra, por edhe gra mal\u00ebsore?<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, pra n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shpesh dominojn\u00eb p\u00ebr\u00e7arjet, konfliktet, interesat e ngushta dhe harresa historike, kujtesa e vitit 1911 duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si thirrje p\u00ebr reflektim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi komb\u00ebtare. Sepse flamuri q\u00eb u ngrit n\u00eb Bratil\u00eb t\u00eb De\u00e7iqit nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb cop\u00eb p\u00eblhur\u00eb &#8212; por ishte edhe nj\u00eb betim komb\u00ebtar. Nj\u00eb betim q\u00eb brezat pasues t\u00eb shqiptar\u00ebve, an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb veta iliro-arb\u00ebrore, nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb morale as komb\u00ebtare ta harrojn\u00eb, sot as kurr\u00eb. Se kryengritja e vitit 1911 d\u00ebshmoi se kur bashkohen sakrifica, mendimi politik dhe vizioni shtetformues, historia merr drejtim. Ajo nuk ishte nj\u00eb episod i izoluar, por nj\u00eb hallk\u00eb ky\u00e7e n\u00eb zinxhirin e ngjarjeve q\u00eb \u00e7uan n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sot, 115 vjet m\u00eb pas, kjo kryengritje mbetet nj\u00eb pasqyr\u00eb sfiduese p\u00ebr realitetin shqiptar. Ajo na kujton se liria dhe shteti nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme n\u00ebse nuk mbrohen me t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrkushtim me t\u00eb cilin u fitua.&nbsp; Kryengritja e mal\u00ebsorve duhet tu kujtoj\u00eb sot shqiptar\u00ebve, gjithashtu, se uniteti komb\u00ebtar, p\u00ebrgjegj\u00ebsia e elitave politike dhe intelektuale si dhe vet\u00ebdija historike jan\u00eb po aq t\u00eb domosdoshme sot, po aq sa ishin edhe n\u00eb vitin 1911. Flamuri q\u00eb u ngrit n\u00eb maje t\u00eb De\u00e7iqit nga mal\u00ebsor\u00ebt, me n\u00eb krye Heroin komb\u00ebtar, Ded Gjon Lulin,&nbsp;nuk ishte, pra, vet\u00ebm nj\u00eb simbol i nj\u00eb fitoreje t\u00eb p\u00ebrkohshme. Ai ishte edhe nj\u00eb betim p\u00ebr t\u00eb ardhmen &#8212; nj\u00eb betim q\u00eb vazhdon t\u2019i th\u00ebrras\u00eb edhe sot shqiptar\u00ebt an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb tyre iliro-arb\u00ebrore &#8212; p\u00ebr nj\u00eb zgjim t\u00eb nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Flamuri i Bratil\u00ebs n\u00eb De\u00e7iq: Nj\u00eb Kujtes\u00eb q\u00eb akuzon Nga Frank Shkreli \u00a0 N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1911, shp\u00ebrtheu nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve. Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe \u2014 nj\u00eb akt i guximit dhe i vet\u00ebdijes komb\u00ebtare q\u00eb paralajm\u00ebroi pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb. 115 vjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3396,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41244","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41244","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41244"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41244\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41247,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41244\/revisions\/41247"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41244"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41244"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41244"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}