{"id":41220,"date":"2026-03-31T08:54:56","date_gmt":"2026-03-31T06:54:56","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41220"},"modified":"2026-04-02T08:57:59","modified_gmt":"2026-04-02T06:57:59","slug":"masakra-e-tivarit-1945-heshtja-zyrtare-qe-vazhdon-te-vrase","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41220","title":{"rendered":"MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE\u00a0Q\u00cb VAZHDON T\u00cb VRAS\u00cb\u00a0"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"450\" height=\"300\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-2391\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg 450w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 450px) 100vw, 450px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Nj\u00eb simpozium i cil\u00ebsuar si \u201cnd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d, me tem\u00ebn&nbsp;\u201cMasakra e Tivarit 1945 \u2013 E v\u00ebrteta e fshehur\u201d&nbsp;do t\u00eb zhvillohet dit\u00ebn e mart\u00eb m\u00eb 31 mars 2026, n\u00eb Tivar,&nbsp; &nbsp;<a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41179\">Tivar: Simpozium nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr \u201cMasakr\u00ebn e Tivarit 1945\u201d, thirrje p\u00ebr ndri\u00e7imin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike &#8211; Ulqini Online &#8211; Lajme nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Tivari, Tuzi, Plava dhe Gucia<\/a>, njoftoi tre dit\u00eb m\u00eb par\u00eb portali Ulqinionline.&nbsp; Sipas portalit, kjo veprimtari po organizohet n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit, 1945, \u201cku n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1945 u vran\u00eb pa gjyq qindra t\u00eb rinj t\u00eb paarmatosur, kryesisht shqiptar\u00eb, si dhe nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm boshnjak\u00ebsh\u201d, shton Ulqinionline, duke iu referuar njoftimit zyrtar t\u00eb organizator\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij tubimi. Se si e sa \u201cboshnjak\u00eb\u201d paskan qen\u00eb pjes\u00eb e asaj masakre un\u00eb nuk e di dhe as nuk kam par\u00eb deri m\u00eb sot ndonj\u00eb referenc\u00eb t\u00eb besueshme p\u00ebr nj\u00eb konstatim t\u00eb till\u00eb. Ne e dinim se t\u00eb masakruarit n\u00eb Tivar m\u00eb 1945 kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb djelmosha shqiptar\u00eb nga Kosova. Por presim q\u00eb ky simpozium t\u00eb hedh drit\u00eb mbi tez\u00ebn e \u201cboshnjak\u00ebve\u201d t\u00eb masakruar n\u00eb Tivar, gjoja s\u00eb bashku me shqiptar\u00ebt nga Kosova.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, shpresojm\u00eb q\u00eb organizator\u00ebt e k\u00ebtij simpoziumi t\u00eb mos p\u00ebrhapin dezinformacion pa prova mbi identitetin e t\u00eb masakruarve, madje pa filluar ende tubimi shkencor.<\/p>\n\n\n\n<p>Qoft\u00eb kjo si t\u00eb jet\u00eb \u2013 por me k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim modest nuk e kisha n\u00eb mend q\u00eb \u201cboshnjak\u00ebt\u201d t\u00eb ishin subjekt diskutimi, por vet\u00ebm t\u00eb sh\u00ebnoj k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar edhe nj\u00ebher\u00eb, ashtu si\u00e7 kam b\u00ebr\u00eb disa her\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, masakr\u00ebn e 2-3 mij\u00eb djelmoshave shqiptar\u00eb n\u00eb Tivar, n\u00eb vitin 1945, duke b\u00ebr\u00eb thirrje, nj\u00ebkohsisht, p\u00ebr ndri\u00e7imin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit, nd\u00ebr krimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jo vet\u00ebm kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, por edhe n\u00eb mbar\u00eb rajonin e Ballkanit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Masakra e Tivarit 1945, nj\u00eb plag\u00eb e hapur q\u00eb k\u00ebrkon kujtes\u00eb dhe ndri\u00e7imin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/strong><strong> <\/strong>Ka momente n\u00eb histori kur detyra m\u00eb e thjesht\u00eb &#8212; t\u00eb kujtosh &#8212; b\u00ebhet edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja. Jo p\u00ebr t\u00eb ushqyer dhimbjen, por p\u00ebr t\u00eb zbuluar dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe&nbsp;Masakra e Tivarit, nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe m\u00eb pak t\u00eb trajtuara t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1945, nd\u00ebrsa Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore po i afrohej fundit, mij\u00ebra shqiptar\u00eb nga Kosova u mobilizuan nga autoritetet jugosllave t\u00eb luft\u00ebs dhe u drejtuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar drejt Tivarit, nep\u00ebrmjet rrug\u00ebve dhe shtigjeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut. T\u00eb \u00e7armatosur, t\u00eb lodhur dhe t\u00eb mashtruar p\u00ebr fatin q\u00eb i priste, ata u p\u00ebrball\u00ebn, me kushte t\u00eb v\u00ebshtira gjat\u00eb rrug\u00ebtimit dhe n\u00eb mb\u00ebrritje n\u00eb Tivar, me nj\u00eb tragjedi q\u00eb do t\u00eb mbetej p\u00ebr dekada n\u00eb hijen e historis\u00eb. Shum\u00eb prej tyre u vran\u00eb n\u00eb rrethana t\u00eb dhunshme, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb nga episodet m\u00eb t\u00eb dhimbshme t\u00eb asaj periudhe dhe nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe m\u00eb pak t\u00eb trajtuara, t\u00eb historis\u00eb&nbsp; komb\u00ebtare. &nbsp;Si e till\u00eb ajo tragjedi lidhet ngusht\u00eb me marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-jugosllave t\u00eb koh\u00ebs dhe me politik\u00ebn sllavo-komuniste t\u00eb Josip Broz Tito-s p\u00ebr konsolidimin e kontrollit mbi shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe ekzistonte nga frika e komunist\u00ebve jugosllav\u00eb dhe e regjimit komunist n\u00eb Tiran\u00eb, nga nj\u00eb rezistenc\u00eb shqiptare anti-komuniste n\u00eb trojet shqitare. Si\u00e7 dihet, n\u00eb historiografin\u00eb zyrtare t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, kjo ngjarje u hesht p\u00ebr dekada. Edhe n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste, e deri n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme t\u00eb tranzicionit t\u00eb turpsh\u00ebm, Tirana zyrtare politike dhe akademike e 35-viteve t\u00eb fundit, Masakr\u00ebn e Tivarit e ka &nbsp;&nbsp;filtruar politikisht, duke e trajtuar at\u00eb si nj\u00eb tem\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk flitet. Se \u00e7far\u00eb fshehin sot autoritetet politike dhe akademike shqiptare n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit, vet\u00ebm ata e dijn\u00eb!?<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr dekada me radh\u00eb, kjo ngjarje nuk mori v\u00ebmendjen q\u00eb meritonte nga historiografia shqiptare. Rrethanat politike t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit, nd\u00ebrtimi i nj\u00eb narrative zyrtare dhe mungesa e nj\u00eb vullneti institucional p\u00ebr ta trajtuar t\u00eb plot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, b\u00ebn\u00eb q\u00eb Masakra e Tivarit t\u00eb mbetej n\u00eb periferi t\u00eb kujtes\u00ebs historike shqiptare. N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb shqyrtimi t\u00eb hapur dhe t\u00eb balancuar, mbizot\u00ebroi heshtja zyrtare. Dhe me heshtjen, si\u00e7 ndodh\u00eb, gjith\u00ebmon\u00eb, erdhi edhe harresa.&nbsp; Megjithat\u00eb, kujtesa nuk mund t\u00eb shuhet plot\u00ebsisht. N\u00eb vitet e m\u00ebvonshme, ndonj\u00eb studiues, d\u00ebshmitar\u00eb dhe familjar\u00eb t\u00eb viktimave kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb drit\u00eb faktet, p\u00ebr dokumentimin e asak masakre dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur dinjitetin e atyre q\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn. K\u00ebto p\u00ebrpjekjet, ndon\u00ebse t\u00eb pamjaftueshme, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt nj\u00eb kuptimi m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb historis\u00eb shqiptare dhe t\u00eb Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit. Uroj q\u00eb edhe simpoziumi i dit\u00ebs s\u00eb mart\u00eb n\u00eb Tivar, t\u00eb zhvillohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb \u2013 q\u00eb t\u00eb trajtohet, seriozisht dhe shkenc\u00ebrisht, e vervet e asaj tragjedie.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse sot, m\u00eb shum\u00eb se 8-dekada m\u00eb von\u00eb, Masakra e Tivarit mbetet gjithnj\u00eb plag\u00eb e hapur. Jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb dhimbjes q\u00eb ajo p\u00ebrfaq\u00ebson, por edhe p\u00ebr munges\u00ebn e nj\u00eb ballafaqimi t\u00eb plot\u00eb institucional dhe historik me k\u00ebt\u00eb ngjarje, qoft\u00eb nga Tirana ashtu edhe nga Prishtina zyrtare, sikur ata t\u00eb shkret\u00eb q\u00eb u vran\u00eb n\u00eb Tivar t\u00eb mos kishin qen\u00eb shqiptar\u00eb. Njohja e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, n\u00eb t\u00eb gjitha dimensionet e saj, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb detyrim ndaj s\u00eb kaluar\u00ebs \u2014 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb t\u00eb ardhmeje m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme mp\u00ebr shqiptar\u00ebt. T\u00eb kujtosh nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mbetesh peng i s\u00eb shkuar\u00ebs, sado tragjike t\u00eb jet\u00eb ajo. P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt p\u00ebrgjegj\u00ebsie qytetare dhe historike. Por kujtesa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb nderuar viktimat dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb ngjarje t\u00eb tilla t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten m\u00eb. Sepse nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb nuk p\u00ebrballet me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj, sidomos me krimet e r\u00ebnda, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb masakra e Tivarit, rrezikon ta p\u00ebrs\u00ebris\u00eb at\u00eb, qoft\u00eb fjala p\u00ebr krimet e shtetit shqiptar n\u00eb komuniz\u00ebm, qoft\u00eb krimet e ish-Jugosllavin\u00eb komuniste kund\u00ebr shqiptar\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb trojeve, n\u00ebn ish-Jugosllavi, qofshin krimet tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb komunist[ve shqiptar\u00eb e jugosllav\u00eb, sa ishin miq e bashkpuntor\u00eb t\u00eb ngusht t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n\n\n\n<p>Tivari k\u00ebrkon drejt\u00ebsi historike. Dhe drejt\u00ebsia fillon me pranimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs \u2014 edhe kur ajo na v\u00eb p\u00ebrball\u00eb vetvetes. Tirana zyrtare por edhe Prishtina e kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb morale e kombtare hapjen e plot\u00eb t\u00eb arkivave dhe nj\u00eb hetim t\u00eb ndersh\u00ebm histtorik, p\u00ebrndryshe p\u00ebrgigjja dhe e v\u00ebrteta mbeten peng. Mos mendoni se heshtja zyrtare dhe mungesa e p\u00ebrgjigjeve p\u00ebr Masakr\u00ebn e Tivarit do zbeh edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb zyrtare sot p\u00ebr ju.&nbsp;&nbsp; P\u00ebrkundrazi, e r\u00ebndon at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse tragjedia nuk mbaron me krimin, por ajo thellohet me heshtjen. Prandaj, kujtesa p\u00ebr Tivarin nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrkujtim. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje edhe p\u00ebr reflektim, p\u00ebr maturi dhe p\u00ebr p\u00ebrkushtim ndaj s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive zyrtare t\u00eb shtetit aktual. Sepse ndonj\u00ebher\u00eb, kujtesa \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e q\u00ebndrueshme e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb kemi.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, Masakra e Tivarit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje historie. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e vet dinjitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve. Nj\u00eb komb q\u00eb nuk k\u00ebrkon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr viktimat e veta gjat\u00eb historis\u00eb, rrezikon t\u00eb humbas\u00eb jo vet\u00ebm kujtes\u00ebn, por edhe drejtimin p\u00ebr t\u00eb ardhmen.&nbsp; Nuk k\u00ebrkohet hakmarrje, jo. K\u00ebrkohet zbulimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Nuk k\u00ebrkohet propagand\u00eb, por k\u00ebrkohet drejt\u00ebsi historike. Se Masakra e Tivarit, nuk \u00ebsht\u00eb, thjesht, nj\u00eb episod i err\u00ebt i historis\u00eb \u2013por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim i pambyllur, nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e shtypur dhe nj\u00eb nd\u00ebrgjegje e paqart\u00ebsuar komb\u00ebtare.&nbsp; Sepse pa e quajtur krimin me emrin e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pa e nxjerr\u00eb at\u00eb nga hija e ideologjis\u00eb komuniste dhe frik\u00ebs, masakra e Tivarit do t\u00eb mbetet nj\u00eb plag\u00eb q\u00eb nuk sh\u00ebrohet \u2013 por vet\u00ebm mbulohet. Dhe plag\u00ebt e mbuluara, her\u00ebt a von\u00eb, rihapen.<\/p>\n\n\n\n<p>Urojm\u00eb q\u00eb Simpoziumi p\u00ebr \u201cMasakr\u00ebn e Tivarit 1945\u201d, dit\u00ebn e mart\u00eb me 31 mars, 2026 n\u00eb Tivar, t\u00eb hedh\u00eb n\u00eb drit\u00eb dokumentacione t\u00eb reja p\u00ebr ndri\u00e7imin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike t\u00eb asaj tragjedie komb\u00ebtare e njer\u00ebrzore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp;Nj\u00eb simpozium i cil\u00ebsuar si \u201cnd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d, me tem\u00ebn&nbsp;\u201cMasakra e Tivarit 1945 \u2013 E v\u00ebrteta e fshehur\u201d&nbsp;do t\u00eb zhvillohet dit\u00ebn e mart\u00eb m\u00eb 31 mars 2026, n\u00eb Tivar,&nbsp; &nbsp;Tivar: Simpozium nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr \u201cMasakr\u00ebn e Tivarit 1945\u201d, thirrje p\u00ebr ndri\u00e7imin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike &#8211; Ulqini Online &#8211; Lajme nga Ulqini, Ana e Malit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2391,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41220","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41220","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41220"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41220\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41223,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41220\/revisions\/41223"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2391"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41220"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41220"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41220"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}