{"id":41216,"date":"2026-04-02T08:49:26","date_gmt":"2026-04-02T06:49:26","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41216"},"modified":"2026-04-02T08:50:15","modified_gmt":"2026-04-02T06:50:15","slug":"pozita-e-shqiptareve-ne-jugosllavine-e-vjeter-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41216","title":{"rendered":"POZITA E SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb\u00a0 JUGOSLLAVIN\u00cb E VJET\u00cbR"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"433\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-14722\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p><strong>Nga Akad.<\/strong> \u00a0<strong>Nik\u00eb GASHAJ<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pozita e shqiptar\u00ebve n\u00eb Jugosllavin\u00eb e vjet\u00ebr&nbsp; \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej periudhave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve. M\u00eb 1918 u b\u00eb themelimi i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Serb\u00ebve, Kroat\u00ebve e Slloven\u00ebve. Ky shtet ka qen\u00eb unitarist, i mb\u00ebshtetur n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie borgjeze-feudale dhe i rregulluar n\u00eb parimet e monarkis\u00eb e t\u00eb etatizmit centralist. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak kjo krijes\u00eb shtet\u00ebrore u b\u00eb instrument i rob\u00ebrimit dhe i eksploatimit t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm social e komb\u00ebtar, n\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb nacionalitetit shqiptar<\/p>\n\n\n\n<p>Jugosllavia e vjet\u00ebr u b\u00eb vendi m\u00eb tipik i shtypjes komb\u00ebtare n\u00eb Evrop\u00eb. Kroat\u00ebt, Slloven\u00ebt dhe Malazez\u00ebt ishin t\u00eb n\u00ebnshtruar,&nbsp; Shqiptar\u00ebt, Maqedon\u00ebt dhe t\u00eb tjer\u00eb, ishin t\u00eb rob\u00ebruar e t\u00eb n\u00ebnshtruar padrejt\u00ebsive.&nbsp; Udh\u00ebheq\u00ebsia hegjemoniste serbomadhe, n\u00eb gryk\u00ebsin\u00eb e vet p\u00ebr pasurim, n\u00eb krye me mbretin, sundoi 22 vjet Jugosllavin\u00eb, krijoi nj\u00eb regjim t\u00eb xhandar\u00ebve, t\u00eb gllavnja\u00e7ave, regjim t\u00eb rob\u00ebrimit social dhe komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Me \u00e7far\u00eb n\u00ebn\u00e7mimi dhe posht\u00ebrimi u trajtuan shqiptar\u00ebt nga qarqet sunduese t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr mund t\u00eb shihet mir\u00eb nga nj\u00eb raport i komad\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb xhandarmeris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb m\u00eb 1924, n\u00eb t\u00eb cilin, nd\u00ebr t\u00eb tjera, thuhet: \u201cN\u00ebp\u00ebr shum\u00eb rrethe t\u00eb Serbis\u00eb Jugore jetojn\u00eb arnaut\u00eb, popull brutal, i pakultur\u00eb, i pabes\u00eb, dinak, i pagjunj\u00ebzuar, me norma juridike nga priudha m\u00eb e vjet\u00ebr e zhvillimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs penale\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Jugosllavin\u00eb e till\u00eb antipopullore, komb\u00ebsia shqiptare p\u00ebrjetoi rob\u00ebrim m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb komb\u00ebtar dhe social. Ajo jo vet\u00eb q\u00eb nuk g\u00ebzoi kurrfar\u00eb t\u00eb drejtash komb\u00ebtare, madje as ato q\u00eb pakicave komb\u00ebtare iu garantuan me Kushtetut\u00ebn e Vidovdanit dhe me obligimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Jugosllavis\u00eb, por mbi t\u00eb u zbatua edhe shtypja totale e brutale, ekonomike, sociale dhe politike, deri te gjenocidi fizik dhe zbatimi i t\u00eb gjitha metodave t\u00eb njohura t\u00eb diskriminimit e t\u00eb rob\u00ebrimit nga arsenali i politik\u00ebs s\u00eb metropolave evropiane n\u00eb vendet koloniale.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah pozit\u00ebn specifike e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare n\u00eb Jugosllavin\u00eb e vjet\u00ebr, Zhivko Avramovski tha:\u201d N\u00eb pik\u00ebpamje komb\u00ebtare, kulturore, ekonomike dhe politike shqiptar\u00ebt ishin n\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se cilido pakic\u00eb komb\u00ebtare\u201d n\u00eb Jugosllavi.<\/p>\n\n\n\n<p>Pozit\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Jugosllavin\u00eb e vjet\u00ebr e vun\u00eb n\u00eb pah n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme t\u00eb gjitha dokumentet partiake t\u00eb PKJ, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. Duke theksuar pozit\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare n\u00eb Mbretnin\u00eb e Jugosllavis\u00eb, n\u00eb rezolut\u00ebn e Konferenc\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Krahinor Nacional\u00e7lirimtar t\u00eb Kosov\u00ebs e Metohis\u00eb, q\u00eb u mbajt kah fundi i vitit 1943, nd\u00ebr t\u00eb tjera, thuhet: \u201cPopulli shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb e Metohi jo vet\u00ebm q\u00eb u shtyp n\u00eb pik\u00ebpamje politike, komb\u00ebtare e ekonomike, por i qe n\u00ebnshtruar edhe \u00e7farosjes fizike. Atij iu mohuan t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat komb\u00ebtare. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij ishin agjent\u00eb besnik\u00eb t\u00eb klikave hegjemoniste serbom\u00ebdha p\u00ebr pla\u00e7kitje dhe shtypje.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, fakte dhe qendrime t\u00eb shumta nga dokumentet partiake t\u00eb PKJ&nbsp; dhe deklaratat e revolucionar\u00ebve Kosta Novakoviq, Mosha Pijade, Josip Broz Tito, Eduard Kardel, Velko Vllahoviq, si dhe Llasllo Rehak, Zhivko Avramovski etj. V\u00ebrtetojn\u00eb se pozita e nacionalitet shqiptar n\u00eb Jugosllavin\u00eb e Vjet\u00ebr ishte m\u00eb e r\u00ebnda n\u00eb krahasim me pozit\u00ebn t\u00eb t\u00eb gjitha kombeve dhe komb\u00ebsive&nbsp; t\u00eb tjera n\u00eb Jugosllavin\u00eb e vjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra udh\u00ebheq\u00ebsia politike serbe ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb ve\u00e7anti ka p\u00ebrdorur metoda koloniale dhe ka b\u00eb eksploatimin dhe rob\u00ebrimin e popullit shqiptar\u00eb n\u00eb Jugosllavi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>L\u00ebvizjet demografike t\u00eb shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb Turqin\u00eb osmane&nbsp; n\u00eb viset ku jetonin shqiptar\u00ebt, kah mbarimi i shekullit XIX ka pasur rreth 550-600 mij\u00eb shqiptar\u00eb.Nd\u00ebrkaq, sipas regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb m\u00eb 1921 n\u00eb Jugosllavi at\u00ebher\u00eb jetonin 439.613 pjestar\u00eb t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse regjistrimi i popullsis\u00eb i vitit 1921 u b\u00eb 3-4 dekada pas regjistrimeve t\u00eb p\u00ebrmendura turke, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb i njohur shtimi i madh natyror i popullsis\u00eb shqiptare, prap\u00ebseprap\u00eb sipas regjistrimit t\u00eb vitit 1921 numri i shqiptar\u00ebve qe radikalisht i paksuar n\u00eb viset ku jetonin shqiptar\u00ebt n\u00eb Jugosllavi. Kjo \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e shum\u00eb shkaqeve:<\/p>\n\n\n\n<p>1.Vet\u00eb regjistrimi i popullsis\u00eb n\u00eb vitin 1921 nuk ishte real sa i p\u00ebrket gjendjes faktike, sepse qarqet sunduese t\u00eb Jugosllavis\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn me q\u00ebllim t\u00eb paraqesin num\u00ebr m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb shqiptar\u00ebve; prandaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim b\u00ebn\u00eb keqp\u00ebrdorime t\u00eb shumta gjat\u00eb regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb. K\u00ebshtu, shqiptar\u00ebt u paraqit\u00ebn turq ose thjesht mysliman\u00eb, duke keqp\u00ebrdorur mosdijen ose munges\u00ebn e vet\u00ebdijes s\u00eb qart\u00eb komb\u00ebtare dhe religjiozitetin e thell\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve me rastin e dh\u00ebnies s\u00eb deklaratave gjat\u00eb regjistrimit.<\/p>\n\n\n\n<p>2. Gjat\u00eb luft\u00ebrave ballkanike dhe n\u00eb koh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore nj\u00eb num\u00ebr i madh shqiptar\u00ebsh humb\u00ebn jet\u00ebn gjat\u00eb vet\u00eb operacioneve t\u00eb luft\u00ebs ose n\u00eb masakrat dhe terrorin e njohur q\u00eb zbatuan ushtrit\u00eb serbe, malazeze e bullgare me rastin e arritjes n\u00eb viset ku jetonin shqiptar\u00ebt. Ekziston lista se vet\u00ebm me rastin e arritjes s\u00eb ushtris\u00eb serbe e malazeze n\u00eb k\u00ebto vise n\u00eb vitin 1912, u vran\u00eb 12.777 shqiptar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00eb prag dhe gjat\u00eb vet\u00eb luft\u00ebrave ballkanike, si dhe gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore edhe menj\u00ebher\u00eb pas saj, nj\u00eb num\u00ebr i madh shqiptar\u00ebsh iku n\u00eb shtete t\u00eb tjera, e kjo solli n\u00eb pak\u00ebsim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb numrit t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e Jugosllavis\u00eb s\u00eb vitit 1918.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, edhe pse ekzistojn\u00eb shkaqe t\u00eb shumta t\u00eb paksimit t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare sipas regjistrimit t\u00eb vitit 1921, prap\u00ebseprap\u00eb me numrin prej 439.613 pjestar\u00ebve t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare, kjo komb\u00ebsi ishte pakica m\u00eb e madhe komb\u00ebtare&nbsp; n\u00eb Jugosllavin\u00eb e vjet\u00ebr dhe, pas serb\u00ebve, kroat\u00ebve, slloven\u00ebve dhe eventualisht mysliman\u00ebvet, ishte nacionaliteti m\u00eb i madh n\u00eb vet\u00eb Jugosllavin\u00eb e vjet\u00ebr. Por p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebtyre, si\u00e7 theksuam, shqiptar\u00ebt n\u00eb Jugosllavin\u00eb e vjet\u00ebr nuk g\u00ebzonin kurrfar\u00eb t\u00eb drejtash komb\u00ebtare, por ndaj tyre u b\u00ebn\u00eb presione totale e t\u00eb pam\u00ebshirshme n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e jet\u00ebs shoq\u00ebrore<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pozita juridike e shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse, si\u00e7 theksuam, pakica komb\u00ebtare shqiptare ishte pakica m\u00eb e madhe dhe territorialisht m\u00eb homogjene n\u00eb Jugosllavin\u00eb e vjet\u00ebr, ajo faktikisht nuk&nbsp; g\u00ebzonte as ato t\u00eb drejtat e pakic\u00ebs, q\u00eb ishin t\u00eb garantuara me Kushtetut\u00eb dhe me obligimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Jugosllavis\u00eb, por ndaj saj ushtroheshin presione totale.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt nuk g\u00ebzonin as t\u00eb drejtat e pakicave t\u00eb garantuara me Kushtetut\u00ebn e Vidovdanit t\u00eb vitit 1921. N\u00eb nenin 16 t\u00eb k\u00ebsaj kushtetute proklamohet se \u201cpakicave t\u00eb rac\u00ebs e t\u00eb gjuh\u00ebs tjet\u00ebr u sigurohet m\u00ebsimi fillor n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre, sipas kushteteve q\u00eb do t\u2019i p\u00ebrcaktoj\u00eb ligji\u201d. N\u00eb ligjin e aprovuar m\u00eb von\u00eb, lidhur me k\u00ebt\u00eb thuhet:\u201d N\u00eb vendeet ku jetojn\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme shtetas t\u00eb gjuh\u00ebs tjet\u00ebr do t\u00eb hapenparalele t\u00eb shkoll\u00ebs fillore p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre&#8230; M\u00ebsimet n\u00eb k\u00ebto paralele zhvillohen n\u00eb gjuh\u00ebn m\u00ebsimore t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, pakica komb\u00ebtare shqiptare u diskriminua sa u p\u00ebrket t\u00eb drejtave t\u00eb p\u00ebrmendura kushtetuese dhe ligjore, sepse gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs&nbsp; s\u00ebJugosllavis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u b\u00ebn\u00eb aspak t\u00eb mundshme m\u00ebsimet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, por q\u00eb kjo komb\u00ebsi t\u00eb l\u00ebhet analfabete dhe e pa dije, nuk iu b\u00eb e mundshme as p\u00ebrfshirja m\u00eb e madhe e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb shkollat n\u00eb gjuh\u00ebn serbokroate.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe sipas traktatave t\u00eb Sen Zhermentit mbi t\u00eb drejtat e pakicave, Jugosllavia ishte e obligueshme t\u00eb siguronte disa t\u00ebdrejta t\u00eb pakicave edhe p\u00ebr pakic\u00ebn komb\u00ebtare shqiptare, t\u00eb cilat p\u00ebrndryshe ua siguroi disa pakicave t\u00eb tjera komb\u00ebtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Megjithat\u00eb qeveria e Pashiqit&nbsp; ua b\u00ebri t\u00eb pamundshme \u00e7far\u00ebdo t\u00eb drejtash pakic\u00ebs komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb Jugosllavi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Politika e terrorit dhe presionit fizik mbi shqiptart\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Politika e terrorit dhe e presionit fizik ndaj komb\u00ebsis\u00eb shqiptare n\u00eb Jugosllavi ishte praktik\u00eb permanente e t\u00eb gjitha qeverive dhe t\u00eb gjitha organeve t\u00eb pushtetit n\u00eb Jugosllavin\u00eb e vjet\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb synohej q\u00eb popullsia shqiptare t\u00eb detyrohej t\u00eb l\u00ebshonte Jugosllavin\u00eb ose, t\u00eb pakt\u00ebn, t\u00eb shp\u00ebrngulet n\u00eb vise t\u00eb tjera t\u00eb Jugosllavis\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb eliminohej homogjenizimi i tyre n\u00eb territoret p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p>Me rastin e arritjes s\u00eb ushtris\u00eb serbe m\u00eb 1918 n\u00eb vise ku sot jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Jugosllavi pati m\u00eb pak terror, gjenocid fizik dhe keqp\u00ebrdorime&nbsp; t\u00eb popull\u00ebsis\u00eb shqiptare se n\u00eb vitin 1912, n\u00eb saje t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb ushtris\u00eb franceze n\u00eb ato momente n\u00eb ato vise. Mir\u00ebpo, pas t\u00ebrheqjes s\u00eb ushtris\u00eb franceze, e gjat\u00eb q\u00ebrimit t\u00eb hesapeve me popullsin\u00eb e shumt\u00eb shqiptare, q\u00eb u arratis n\u00eb male n\u00eb radh\u00ebt e ka\u00e7ak\u00ebve, n\u00eb periudh\u00ebn e viteve 1919-1924 u zbatua nj\u00eb terror i r\u00ebnd\u00eb sistematik dhe keqp\u00ebrdorimi i masave t\u00eb gjera popullore t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare n\u00eb Jugosllavi. Qarqet sunduese nd\u00ebrmor\u00ebn gjenocid masiv fizik ndaj popullsis\u00eb shqiptare sidomos pas kryengritjes masive t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Dukagjin m\u00eb 1919, gjat\u00eb dhe pas kryengritjes s\u00eb madhe n\u00eb an\u00ebn e Llapit m\u00eb 1920, e gjithashtu edhe gjat\u00eb kryengritjeve t\u00eb tjera q\u00eb ishin karakteristike deri m\u00eb 1924. Vet\u00ebm gjat\u00eb dhe pas kryengritjes s\u00eb Llapit u vran\u00eb m\u00eb se nj\u00eb mij\u00eb shqiptar\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt shum\u00eb gra, f\u00ebmij\u00eb dhe pleq.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrndryshe, ka ekzistuar praktika permanente q\u00eb zakonisht n\u00eb \u00e7do 2-3 vjet t\u00eb organizohet i ashtuquajturi aksion p\u00ebr mbledhjen e arm\u00ebve nga popullsia shqiptare. N\u00eb ato raste ushtria dhe xhandarmeria rrihnin n\u00eb mas\u00eb dhe publikisht shqiptar\u00ebt, gjoja p\u00ebr dor\u00ebzimin e arm\u00ebve, t\u00eb cilat shpesh qytetar\u00ebt nuk i posedonin.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Q\u00ebndrimi i administrat\u00ebs shtet\u00ebrore ndaj shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse administrata shtet\u00ebrore n\u00eb viset ku banonin shqiptar\u00ebt ishte e ngjashme me at\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb Jugosllavin\u00eb, ajo prap\u00ebseprap\u00eb n\u00eb&nbsp; k\u00ebto an\u00eb qe specifike dhe u soll n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb brutale e m\u00eb mizore ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb viset ku jetonin shqiptar\u00ebt, n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore gati nuk kishte vend p\u00ebr shqip\u00ebtar\u00ebt, e t\u00ebr\u00eb administrata zhvillohej ekskluzivisht n\u00eb gjuh\u00ebn serbokroate, t\u00eb cil\u00ebn shqiptar\u00ebt n\u00eb shumic\u00eb&nbsp; d\u00ebrmuese nuk e kuptonin. Pati di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb funksione zgjedhore politike, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetar\u00ebvet\u00eb komunave ose t\u00eb deputet\u00ebve, por k\u00ebta politikisht ishin bashk\u00ebpuntor\u00eb t\u00eb qarqeve sunduese dhe instrument p\u00ebr manipulimin me organet lokale t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Cil\u00ebsit\u00eb morale e profesionale t\u00eb n\u00ebpun\u00ebs\u00ebve shtet\u00ebror\u00eb dhe sjelljet e tyre ndaj qytetar\u00ebve, sidomos t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare, ishin n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. P\u00ebrve\u00e7 disa p\u00ebrjashtimeve, n\u00ebpun\u00ebsit shtet\u00ebror\u00eb ishin t\u00eb ngarkuar me shoviniz\u00ebm ndaj shqiptar\u00ebve dhe, vazhdimisht t\u00eb nxitur nga qarqet sunduese t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr, silleshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb brutale e jokoshiente ndaj qytetar\u00ebve, sidomos ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare. As n\u00eb vet\u00eb parlamentin jugosllav nuk mund t\u00eb fshehej ky realitet, prandaj nj\u00eb deputet deklaroi se n\u00eb Serbin\u00eb Jugore \u201cadministrata jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb&#8230; nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb ligj, p\u00ebr fat t\u00eb keq n\u00eb&nbsp; shum\u00eb raste \u00ebsht\u00eb e korruptuar\u201d. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, punonj\u00ebsit e komb\u00ebsis\u00eb shqiptare nuk mund t\u00eb kryenin asnj\u00eb pun\u00eb pa dh\u00ebnie t\u00eb ryshfetit ose t\u00eb t\u00eb ashtuquejturit bakshish. Mbasi shqiptar\u00ebt e varf\u00ebr nuk kishin mund\u00ebsi q\u00eb, si ata t\u00eb pasurit, t\u2019u jepnin ryshfet n\u00ebpun\u00ebsve, ata maltretoshin posa\u00e7\u00ebrisht. U b\u00ebn\u00eb keqp\u00ebrdorime dhe malverzime t\u00eb r\u00ebnda, sidomos me ikasimin e shumfisht\u00eb t\u00eb tatimeve, t\u00eb taksave t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb tagrave shtet\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, mund t\u00eb konstatohet se administrata shtet\u00ebrore n\u00eb viset ku jetonin shqiptar\u00ebt sillej ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gati identike me administrat\u00ebn e metropoleve evropiane ndaj popujve t\u00eb vendeve koloniale.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Presioni ekonomik ndaj shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb prej formave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb shtypjes s\u00eb masave punonj\u00ebse t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare n\u00eb Jugosllavi ishte presioni ekonomik bashk\u00eb me format e llojllojshme t\u00eb eksploatimit t\u00eb masave shqiptare, e sidomos t\u00eb fshatar\u00ebsis\u00eb s\u00eb varf\u00ebr, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare.&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb&nbsp; qe marrja e tok\u00ebs prej fshatar\u00ebve shqiptar\u00eb&nbsp; dhe kolonizimi i viseve t\u00eb tyre. Me q\u00ebllim presioni ndaj masave shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe t\u00eb shpartallimit t\u00eb t\u00ebr\u00ebsive homogjene shqiptare, prej vitit 1912 u zbatua politika e t\u00eb ashtuquejtur\u00ebs reform\u00eb agrare, p\u00ebrkat\u00ebsisht e marrjes s\u00eb tokave t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe sjedhja e kolonist\u00ebve n\u00eb viset ku jetonin shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Vendosja e kolonist\u00ebve t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb serbe dhe malazeze n\u00eb Kosov\u00eb filloi qysh n\u00eb vitin 1912, por u zbatua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb intensive gjat\u00eb viteve 1919-1924, si dhe atyre 1934-1941. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb u vendos\u00ebn m\u00eb se 39 mij\u00eb serb\u00eb e malazez\u00eb dhe u krijuan 374 koloni, p\u00ebrkat\u00ebsisht vendbanime t\u00eb reja fshatare. K\u00ebto koloni u shp\u00ebrndan\u00eb me plan dhe sistematikisht n\u00eb ambientet homogjene shqiptare, n\u00eb viset kufitare me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe n\u00eb pikat strategjike e komunikative t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Fshatar\u00ebt e varf\u00ebr, q\u00eb u soll\u00ebn nga Serbia, Mali i Zi dhe Hercegovina, u mashtruan se n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb marrin tok\u00eb t\u00eb plleshme e do t\u00eb ken\u00eb kushte ideale t\u00eb jet\u00ebs, duke i indoktrinuar me patriotizmin e rrejsh\u00ebm se vijn\u00eb k\u00ebtu t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb Kosov\u00ebn serbe. Mir\u00ebpo numri m\u00eb i madh i kolonist\u00ebve u d\u00ebshpruan nga fakti se ata u vendos\u00ebn n\u00eb tok\u00ebn q\u00eb u ishte marr\u00eb fshatar\u00ebve t\u00eb varf\u00ebr shqiptar\u00eb ose n\u00ebp\u00ebr mera q\u00eb iu desht\u00ebn vite t\u2019i hapin dhe t\u2019i aft\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr prodhim. Gjithashtu, nuk iu nd\u00ebrtuan sht\u00ebpit\u00eb e premtuara dhe ata, edhe vet\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, u desht t\u00eb b\u00ebnin p\u00ebrpjekje shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr strehimin e familjeve t\u00eb veta.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00eb procesin intensiv t\u00eb vendosjes n\u00eb viset ku jetonin shqiptar\u00ebt n\u00eb Jugosllavi, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb kolonizimit dhe t\u00eb sjelljes s\u00eb n\u00ebpun\u00ebsve e t\u00eb puntor\u00ebve publik\u00eb nga viset tjera t\u00eb Jugosllavis\u00eb, p\u00ebr arsye t\u00eb shtimit t\u00eb madh natyror t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare, struktura komb\u00ebtare e popull\u00ebsis\u00eb nuk u keq\u00ebsua, por u p\u00ebrmir\u00ebsua sa u p\u00ebrketshqiptar\u00ebve. Duke konstatuar k\u00ebt\u00eb fakt n\u00eb nj\u00eb diskutim teorik mbi metodat e eliminimit t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare n\u00eb Jugosllavi, n\u00eb Klubin kulturor t\u00eb Serbis\u00eb m\u00eb 1936, Vasa \u00c7ubrilloviq tha: \u201d Kolonizimi nuk mund t\u00eb pengoj\u00eb shtimin m\u00eb t\u00eb madh natyror t\u00eb arnaut\u00ebve ndaj serb\u00ebve, sepse qeveria nuk pati kurs t\u00eb vendosur lidhur me arnaut\u00ebt dhe nuk u mori atyre tok\u00ebn t\u00eb plleshme&#8230; t\u00eb rikapitulojm\u00eb, arnaut\u00ebt \u00ebsht\u00eb e pamundshme t\u2019i asgj\u00ebsojm\u00eb vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb kolonizimit. Prandaj rekomandoi q\u00eb, si tha ai, \u201ckolonist\u00ebve tan\u00eb, sipas nevoj\u00ebs, t\u2019u jepen arm\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebto vise t\u00eb plasohet aksioni i vjet\u00ebr \u00e7etnik e t\u00eb ndihmohet fshehtazi n\u00eb detyrat e tij\u201d t\u00eb ndjekjes s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Politika kulturo-arsimore dhe fetare ndaj shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebngimit t\u00eb afirmimit komb\u00ebtar e duke synuar asimilimin e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe eliminimin e tyre nga Jugosllavia, regjimet e Jugosllavis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr zbatuan politik\u00eb arsimore diskriminuese ndaj shqiptar\u00ebve. Ato nuk lejonin kurrfar\u00eb veprimtarie kulturore dhe arsimore n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, q\u00eb popullsin\u00eb shqiptare ta linin n\u00eb mosdije dhe n\u00eb analfabetiz\u00ebm, qarqet sunduese sabotuan edhe p\u00ebrfshirjen e f\u00ebmij\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb shkollat n\u00eb gjuh\u00ebn serbokroate, k\u00ebshtu q\u00eb m\u00eb 1936 afro 95 p\u00ebr qind t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare ishin analfabet\u00eb. N\u00eb vitin shkollor 1939\/1940 prej afro 120 mij\u00eb f\u00ebmij\u00ebve shqiptar\u00eb, q\u00eb p\u00ebrkah&nbsp; mosha duhej t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb shkollat fillore, u regjistruan vet\u00ebm 21 mij\u00eb sish, madje n\u00eb m\u00ebsimet n\u00eb gjuh\u00ebn serbokroate. Madje edhe qarqet m\u00eb t\u00eb larta ushtarake insistuan q\u00eb \u201cn\u00eb lokalitetet thjesht shqiptare t\u00eb mos k\u00ebrkohet q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb ndjekin shkoll\u00ebn, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb arsimohen\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfshirja e f\u00ebmijve shqiptar\u00eb n\u00eb numrin shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb shkollave t\u00eb mesme ekzistuese n\u00eb viset ku jetonin shqiptar\u00ebt ishte gj\u00eb shum\u00eb e rrall\u00eb , kryesisht n\u00ebp\u00ebr qytete dhe prej familjeve m\u00eb t\u00eb pasura.&nbsp; Regjistrimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb fakultete dhe n\u00eb shkolla t\u00eb larta gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr ishte dukuri shum\u00eb e rrall\u00eb. K\u00ebshtu, m\u00eb 1939 kishte vet\u00ebm 17 student\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e Jugosllavis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u l\u00ebjua kurrfar\u00eb veprimtarie arsimore dhe kulturore n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, jo vet\u00ebm q\u00eb u&nbsp; ndalua rrept\u00ebsisht p\u00ebrdorimi i k\u00ebsaj gjuhe, por qarqet sunduese zbatuan edhe kontroll t\u00eb rrept\u00eb rreth asaj se mos p\u00ebrdoret ilegalisht \u00e7far\u00ebdo teksti n\u00eb gjih\u00ebn shqipe, q\u00eb eventualisht do t\u00eb dep\u00ebrtonte nga Shqip\u00ebria. N\u00ebse dyshohej se ekziston ndonj\u00eb tekst i till\u00eb, b\u00ebheshin kontrollime e bastisje t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb banesave dhe n\u00ebse gjendeshin t\u00eb tilla at\u00ebher\u00eb, pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrmbajtja e tyre, poseduesit e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb till\u00eb d\u00ebnoheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Politika fetare e qarqeve sunduese ndaj shqiptar\u00ebve ishte e p\u00ebrqendruar n\u00eb zhvillimin sa m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb aktiviteteve religjioze, q\u00eb vet\u00ebdija e punonj\u00ebsve t\u00eb ngarkohej me fanatiz\u00ebm dhe mashtrime, e k\u00ebshtu t\u00eb pengohej dep\u00ebrtimi i vet\u00ebdijes komb\u00ebtare.&nbsp; P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb klerit t\u00eb korruptuar, sidomos t\u00eb lart\u00eb e t\u00eb mes\u00ebm, me zhvillimin e aktivitetit fetar duhej arsyetuar sa m\u00eb shum\u00eb politik\u00ebn e presioneve e t\u00eb keqp\u00ebrdorimeve ndaj shqiptar\u00ebve si t\u00eb domosdoshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye shteti nxiti nd\u00ebrtimin e objekteve fetare dhe hapjen e shkollave fetare, u siguroi pastaj rroga t\u00eb m\u00ebdha klerit t\u00eb lart\u00eb e t\u00eb mes\u00ebm( dr. Hajredin Hoxha). Qellimi ishte p\u00ebrfitimi i klerit p\u00ebr p\u00ebrkrahjen e politik\u00ebs s\u00eb shtetit, megjih\u00ebse ajo ishte n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve si popull dhe komb\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, politika arsimore dhe fetare e Jugosllavis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr ndaj shqiptar\u00ebve u sh\u00ebrbeu intresave t\u00eb qarqeve sunduese p\u00ebr denacionalizimin e shqiptar\u00ebve, p\u00ebr pengimin e dep\u00ebrtimit t\u00eb vet\u00ebdijes komb\u00ebtare shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Politika e eliminimit total t\u00eb shqiptar\u00ebve nga Jugosllavia e vjet\u00ebr<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke vazhduar pa nd\u00ebprerje politik\u00ebn e qeveris\u00eb serbe e malazeze qysh nga viti 1912, qarqet sunduese t\u00eb Jugosllavis\u00eb gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb sundimit pat\u00ebn si q\u00ebllim strategjik eliminimin total t\u00eb shqiptar\u00ebve nga trualli i Jugosllavis\u00eb, ose t\u00eb pakt\u00ebn shp\u00ebrnguljen e tyre n\u00eb vise t\u00eb tjera t\u00eb Jugosllavis\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb shkat\u00ebrrimit t\u00eb homogjenizimit t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb territore p\u00ebrkat\u00ebse. Gjithashtu, q\u00ebllimi strategjik u p\u00ebrqendrua n\u00eb procesin e denacionalizimit dhe asimilimit t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare n\u00eb Jugosllavi. Programin e k\u00ebtill\u00eb t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr shqiptar\u00ebve qarqet sunduese e realizuan me metoda dhe forma t\u00eb shumta, nd\u00ebr t\u00eb cilat po p\u00ebrmendim k\u00ebto:<\/p>\n\n\n\n<p>Qarqet m\u00eb ekstreme dhe m\u00eb reaksionare shoviniste t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr synuan eliminimin e shqiptar\u00ebve nga trualli i Jugosllavis\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb gjenocidit fizik. Ky q\u00ebllim u realizua n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb masakrimit masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve m\u00eb 1912 dhe prej 1918 deri m\u00eb 1924, si&nbsp; dhe n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb vrasjes e t\u00eb likudimit individual t\u00eb njer\u00ebzve deri n\u00eb vitin 1941. Gjithashtu, pas sulmit t\u00eb forcave fashiste kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb m\u00eb 1941 u keq\u00ebp\u00ebrdor ushtria p\u00ebr masakrimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb vise t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebrndryshe, gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs s\u00eb sundimit t\u00eb Serbis\u00eb monarkiste dhe t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr k\u00ebto forca ekstreme zbatuan terror dhe keqp\u00ebrdorime permanente ndaj popullsis\u00eb shqiptare me q\u00ebllim t\u00eb zhdukjes s\u00eb tyre fizike.<\/p>\n\n\n\n<p>Pjes\u00ebt m\u00eb liberale t\u00eb qarqeve sunduese n\u00eb Jugosllavin\u00eb e vjet\u00ebr shpresuan se shqiptar\u00ebt do t\u2019i eliminojn\u00eb nga trualli i Jugosllavis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb denacionalizimit dhe t\u00eb asimilimit t\u00eb tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim optimisti m\u00eb i madh ishte Nikolla Pashiqi, i cili m\u00eb 1918 deklaroi se n\u00eb periudh\u00ebn e 25 vjet\u00ebve t\u00eb ardhshme shqiptar\u00ebt do t\u00eb eliminohen. Mir\u00ebpo, p\u00ebr ar\u00ebsye t\u00eb vet\u00ebdijes komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb rezistenc\u00ebn ndaj politik\u00ebs s\u00eb asimilimit, p\u00ebr arsye t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb eliminimin e gjuh\u00ebs shqipe dhe p\u00ebr arsye t\u00eb kund\u00ebrv\u00ebnies s\u00eb vendosur t\u00eb masave shqiptare procesi i denacionalizimit, ky q\u00ebllim p\u00ebr asimilimin e popullsis\u00eb shqiptare nuk mund t\u00eb realizohej gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke par\u00eb se eliminimi i shqiptar\u00ebve me ndihm\u00ebn e gjenocidit fizik dhe t\u00eb asimilimit nuk dha rezultate t\u00eb d\u00ebshiruara, qeveria jugosllave bashk\u00eb me shtatmadhorin\u00eb inicoi debatin \u201cshkencor\u201d n\u00eb Klubin kulturor t\u00eb S\u00ebrbis\u00eb m\u00eb 1936, i cili duhej t\u00eb gjente rrug\u00eb dhe m\u00ebnyra t\u00eb reja p\u00ebr eleminimin e komb\u00ebsis\u00eb shqiptare nga trualli i Jugosllavis\u00eb, ose t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr eliminimin e homogjenizimit t\u00eb saj n\u00eb territoret p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb t\u00eb ashtuquejtura Serbi Jugore. Konstatimi kryesor n\u00eb k\u00ebto diskutime u p\u00ebrqendrua n\u00eb at\u00eb se n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb asimilimit dhe t\u00eb kolonizimit t\u00eb deriat\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb viseve ku jetonin shqiptar\u00ebt nuk mundi t\u00eb eliminohej homogjenizimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb territoret gjegj\u00ebse t\u00eb t\u00eb ashtuquejur\u00ebs Serbi Jugore dhe se&nbsp; kjo do t\u00eb mund t\u00eb arrihej vet\u00ebm me&nbsp; shp\u00ebrngulen masive e t\u00eb dhunshme t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb bot\u00ebn e jashtme, n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb n\u00eb Turqi. Shp\u00ebrngulja e k\u00ebtill\u00eb, sipas debatit t\u00eb lartp\u00ebrmendur, kishte me pas\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe komb\u00ebtare, strategjike dhe politike p\u00ebr shtetin jugosllav.<\/p>\n\n\n\n<p>Alternativa m\u00eb e pranueshme p\u00ebr eliminimin e shumic\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb shqiptare nga territoret p\u00ebrkat\u00ebse ishte ajo e Vasa \u00c7ubranoviqit, i cili p\u00ebr k\u00ebt\u00eb diskutim p\u00ebrgatiti studimin m\u00eb voluminoz, n\u00eb t\u00eb cilin u shkoqit\u00ebn konkretisht t\u00eb gjitha metodat dhe instrumentet q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb shfryt\u00ebzoheshin p\u00ebr eliminimin e shqiptar\u00ebve nga trualli i Jugosllavis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr shp\u00ebrnguljen masive t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb bot\u00ebn e jashtme \u2013 n\u00eb Shqip\u00ebri, e sidomos n\u00eb Turqi.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00c7ubrilloviqi thot\u00eb: \u201c Duhet p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha mjetet diplomatike q\u00eb Tirana t\u00eb bindet p\u00ebr t\u00eb pranuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulurve tan\u00eb\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, sipas tij, duhej b\u00ebr\u00eb presion mbi qeverin\u00eb shqiptare dhe \u201cn\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb kanaleve t\u00eb fshehta t\u00eb angazhohen materialisht njer\u00ebz t\u00eb dalluar\u201d. Mir\u00ebpo, si\u00e7 theksoi \u00c7ubranoviqi, gjasat p\u00ebr shp\u00ebrnguljen m\u00eb masive t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ishin reale edhe p\u00ebr shkak t\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb Italis\u00eb ndaj k\u00ebsaj shp\u00ebrngulje. P\u00ebrndryshe, qeveria jugosllave nuk ishte shum\u00eb e impresionuar p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse k\u00ebt\u00eb nuk e konsideronte zgjidhje t\u00eb p\u00ebrhershme p\u00ebr eliminimin e shqiptar\u00ebve prej trojeve t\u00eb tyre nga se p\u00ebrvoja tregoi se ata, p\u00ebr arsye t\u00eb af\u00ebrsis\u00eb, ktheheshin p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb trojet e veta sapo u jipej rasti historik.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Vasa \u00c7ubrilloviq konsideroi se alternativa m\u00eb reale p\u00ebr eliminimin e shqiptar\u00ebve nga Jugosllavia ishte shp\u00ebrngulja e tyre masive dhe e dhunshme n\u00eb Turqi.&nbsp; Duke b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ai thot\u00eb : \u201d Turqia \u00ebsht\u00eb e gatshme q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb pranoj\u00eb afro 200 mij\u00eb t\u00eb m\u00ebrguar tan\u00eb, por kusht\u00ebzon q\u00eb, \u00e7ka p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e pranueshme, k\u00ebta t\u00eb jen\u00eb arnaut\u00eb. D\u00ebshir\u00ebn e turq\u00ebve duhet pranuar sa m\u00eb par\u00eb me plot vullnet dhe t\u00eb realizohet sa m\u00eb shpejt\u00eb konventa mbi shp\u00ebrnguljen\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Qeveria&nbsp; jugosllave, duke vazhduar kontaktet dhe bisedat me Turqin\u00eb rreth \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb shp\u00ebrnguljes s\u00eb popullsis\u00eb nga Jugosllavia, t\u00eb cilat filluan qysh n\u00eb vitin 1924 e vazhduan intensivisht m\u00eb 1935, arriti n\u00ebnshkrimin nd\u00ebrmjet dy qeverive t\u00eb marr\u00ebveshjes mbi shp\u00ebrnguljen e t\u00eb ashtuquejturve emigrant\u00eb n\u00eb Turqi. Me at\u00eb marr\u00ebveshje ishte parapar\u00eb shp\u00ebrngulja e 250 mj\u00eb emigrant\u00ebve, p\u00ebrkat\u00ebsisht shqiptar\u00ebve n\u00eb Turqi. Mir\u00ebpo, me marr\u00ebveshje t\u00eb fsheft\u00eb nd\u00ebrmjet Jugosllavis\u00eb dhe Turqis\u00eb u vendos q\u00eb n\u00eb Turqi t\u00eb shp\u00ebrngulen afro 400 mij\u00eb banor\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb subvencioneve q\u00eb i jipte qeveria jugosllave, pala turke duhej t\u00eb nd\u00ebrtonte n\u00eb Anadolli nd\u00ebrtesa banimi dhe baraka p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrngulurit. Gjithasht, n\u00eb Jugosllavi u mor\u00ebn masa q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb shp\u00ebrnguleshin me dhun\u00eb n\u00eb Turqi. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb ligjin civil u p\u00ebrfshi klauzula se banor\u00ebve mysliman\u00eb mund t\u2019u&nbsp; l\u00ebshoheshin lejet p\u00ebr shp\u00ebrngulje n\u00eb bot\u00ebn e jashtme brenda 24 or\u00ebsh.<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb kuadrin e presionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm mbi masat shqiptare p\u00ebr shp\u00ebrngulje t\u00eb dhunshme n\u00eb Turqi m\u00eb 1937 u nd\u00ebrmor\u00ebn aksione t\u00eb reja p\u00ebr marrjen masive t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb punueshme shqiptar\u00ebve me q\u00ebllim t\u00eb kolonizimit t\u00eb ri ose t\u00eb shitjes s\u00eb k\u00ebsaj toke serb\u00ebve vendas.&nbsp; N\u00eb studimin e p\u00ebrmendur t\u00eb \u00c7ubranoviqit shkoqiten me precizitet metodat e llojllojshme t\u00eb presionit mbi masat shqiptare, duke filluar prej marrjes masive t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb punueshme deri te zbatimi i presionit e t\u00eb terrorit m\u00eb brutal dhe gjenocidi fizik. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ai rekomandoi nxitjen e urrejtjes fetare dhe komb\u00ebtare ndaj myliman\u00ebve shqiptar\u00eb, si dhe keqp\u00ebrdorimin, maltretimin dhe fyerjen e tyre permanente n\u00eb \u00e7do pik\u00ebpamje.<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Zbatimit efikas t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb shp\u00ebrnguljes masive dhe t\u00eb dhunshme t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Turqi iu kund\u00ebrvun\u00eb vendosm\u00ebrisht masat popullore t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb fillim t\u00eb Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore, e sidomos pas okupimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 1939, n\u00eb mbar\u00eb Jugosllavin\u00eb u krijua psikoza e luft\u00ebs, prandaj qeveria jugosllave nuk mundi t\u00eb zbatoj\u00eb marr\u00ebveshjen e arritur me Turqin\u00eb rreth shp\u00ebrnguljes masive t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebr shkak t\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve ndaj k\u00ebsaj shp\u00ebrngulje si dhe t\u00eb p\u00ebrkrahjes q\u00eb iu dha atyre edhe nga forcat progresive t\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, qeveria turke n\u00ebn ndikimin e Gjermanis\u00eb dhe Italis\u00eb, n\u00ebn presionin e inteligjenc\u00ebs shqiptare n\u00eb ambasad\u00ebn&nbsp; turke n\u00eb Beograd, dhe me veprimtarin\u00eb e forcave demokratike n\u00eb vet\u00eb Turqin\u00eb, v\u00ebshtir\u00ebsoi e madje edhe sabotoi procesin e realizimit t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb p\u00ebrmendur mbi shp\u00ebrnguljet nga Jugosllavia n\u00eb Turqi.<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pra, megjith\u00eb zbatimin e formave dhe t\u00eb metodave t\u00eb llojllojshme t\u00eb presioneve p\u00ebr eliminimin e popull\u00ebsis\u00eb shqiptare nga Jugosllavia, regjimet e Jugosllavis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr nuk arrit\u00ebn t\u00eb realizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb&nbsp; q\u00ebllim strategjik p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave p\u00ebrkat\u00ebse historike, shoq\u00ebrore e politike, p\u00ebr arsye t\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb vendosur t\u00eb masave shqiptare ndaj politik\u00ebs s\u00eb till\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb p\u00ebrkrahjes shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ua dhan\u00eb k\u00ebtyre forcat progresive t\u00eb t\u00eb gjitha komb\u00ebve e komb\u00ebsive t\u00eb Jugosllavis\u00eb n\u00eb krye me PKJ, Duke iukund\u00ebrv\u00ebn\u00eb politik\u00ebs s\u00eb mohimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe t\u00eb eliminimit t\u00eb saj total nga trualli i Jugosllavis\u00eb.<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Akad. \u00a0Nik\u00eb GASHAJ Pozita e shqiptar\u00ebve n\u00eb Jugosllavin\u00eb e vjet\u00ebr&nbsp; \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej periudhave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve. M\u00eb 1918 u b\u00eb themelimi i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Serb\u00ebve, Kroat\u00ebve e Slloven\u00ebve. Ky shtet ka qen\u00eb unitarist, i mb\u00ebshtetur n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie borgjeze-feudale dhe i rregulluar n\u00eb parimet e monarkis\u00eb e t\u00eb etatizmit centralist. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-41216","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41216","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41216"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41216\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41219,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41216\/revisions\/41219"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41216"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41216"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41216"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}