{"id":41175,"date":"2026-03-27T17:11:30","date_gmt":"2026-03-27T16:11:30","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41175"},"modified":"2026-03-27T17:11:31","modified_gmt":"2026-03-27T16:11:31","slug":"me-dr-elez-biberajn-ne-tirane-ne-castin-kur-u-thye-vet-izolimi-komunist-mars-1991","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41175","title":{"rendered":"ME Dr. ELEZ BIBERAJN N\u00cb TIRAN\u00cb N\u00cb \u00c7ASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"400\" height=\"256\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Elez-biberaj.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Elez-biberaj.jpg 400w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Elez-biberaj-300x192.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 400px) 100vw, 400px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Midis shpres\u00ebs dhe realitetit t\u00eb ashp\u00ebr shqiptar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli\u00a0 <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Marsi i vitit 1991 sh\u00ebnon nj\u00eb kthes\u00eb themelore n\u00eb historin\u00eb moderne shqiptare, nj\u00eb moment kur vet-izolimi gjys\u00ebmshekullor i regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs nisi t\u00eb \u00e7ahej, p\u00ebrfundimisht. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sfond dramatik, p\u00ebrve\u00e7 delegacionit t\u00eb Departmentit Amerikan t\u00eb Shtetit (DASH) q\u00eb kishte shkuar m\u00eb heret, n\u00eb Tiran\u00eb arrijti edhe nj\u00eb delegacion i Kongresit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, i kryesuar nga Senatori Dennis DeConcini, pjes\u00eb e t\u00eb cilit ishte edhe\u00a0Dr. Elez Biberaj \u2013 n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Shef i Sh\u00ebrbimit shqip e m\u00eb von\u00eb edhe Drejtor p\u00ebr Euro-Azin\u00eb dhe m\u00eb n\u00eb fund edhe Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs Frank Shkreli: Elez Biberaj em\u00ebrohet Drejtor i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm i \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d | Gazeta Telegraf &#8212; Arritja n\u00eb Tiran\u00eb e dy delegacioneve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb amerikane &#8212; Deg\u00ebs Ekzekutive dhe Deg\u00ebs Legjislative &#8212; \u00a0merrte p\u00ebrmasa q\u00eb tejkalonin nj\u00eb akt diplomatik t\u00eb zakonsh\u00ebm. Vizita e tyre, pothuaj menj\u00ebher\u00eb pas n\u00ebnshkrimit, nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Washington, t\u00eb Memorandumit p\u00ebr rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy kombeve tona, ishte nj\u00eb shenj\u00eb e qart\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb Washingtoni zyrtar i kushtonte Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve. Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe rikthimit, m\u00eb n\u00eb fund, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb hart\u00ebn e bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb per\u00ebndimore. Por, p\u00ebr Elezin dhe mua, si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebto dy delegacione zyrtare n\u00eb Shqip\u00ebri mars\/prillin e 1991, ajo vizit\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte jo vet\u00ebm interesin institucional amerikan p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebt por edhe lidhjen &#8212; shpirt\u00ebrore dhe familjare t\u00eb mij\u00ebra familjeve anti-komuniste t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb &#8212; me atdheun e origjin\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Marsi i vitit 1991 n\u00eb Tiran\u00eb nuk ishte thjesht nj\u00eb stin\u00eb kalimtare, nga nj\u00eb sistem n\u00eb tjetrin. Ishte nj\u00eb \u00e7arje n\u00eb koh\u00eb, nj\u00eb moment kur nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria komuniste, i mbyllur e i vet-izoluar p\u00ebr gati pes\u00eb dekada, po p\u00ebrpiqej t\u00eb hapte syt\u00eb drejt bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. N\u00eb ato dit\u00eb t\u00eb pazakonta, kisha privilegjin t\u00eb jem n\u00eb Tiran\u00eb, si pjes\u00eb e delegacionit t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit i SHBA, krah p\u00ebr krah, p\u00ebr disa dit\u00eb, me mikun, kolegun dhe bashk\u00ebpun\u00ebtorin e ngusht\u00eb prej 5-dekadash, Dr Elez Biberaj. Ai ishte pjes\u00eb e delegacionit t\u00eb Kongresit amerikan, kryesuar nga Senatori \u00a0Dennis DeConcini i shtetit Arizona. Former Senator, Dennis DeConcini at VOA Albanian Service&#8217;s 70th Anniversary.\u00a0\u00a0 Mendoj se edhe Elezi do ishte dakort, se prania e tij ato dit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb \u2013 35-vjet m\u00eb par\u00eb &#8212; nuk ishte nj\u00eb mision i zakonsh\u00ebm zyrtar, si\u00e7 ishim m\u00ebsuar t\u00eb nd\u00ebrmirrnim dikur n\u00eb vende t\u00eb tjera, si pjes\u00eb e funksioneve tona zyrtare. Por ishte nj\u00eb kthim \u2013 ndon\u00ebse i vonuar, por i shum\u00ebpritur dhe thell\u00ebsisht personal \u2013 n\u00eb nj\u00eb atdhe, q\u00eb p\u00ebr vite ekzistonte vet\u00ebm n\u00eb kujtimet tona, rr\u00ebfime dhe mall. Tirana, 35-vjet m\u00eb par\u00eb, ishte e zymt\u00eb n\u00eb pamje dhe e trazuar n\u00eb shpirt. Rrug\u00ebt mbanin gjurm\u00ebt e nj\u00eb sistemi t\u00eb lodhur, nd\u00ebrtesat flisnin p\u00ebr izolimin, nd\u00ebrsa njer\u00ebzit \u2013 p\u00ebrkundrazi \u2013 p\u00ebr\u00e7onin, ndon\u00ebse me pak frik\u00eb, nj\u00eb energji t\u00eb re, nj\u00eb etje p\u00ebr ndryshim q\u00eb nuk mund t\u00eb fshihej m\u00eb nga askush.\u00a0 N\u00eb Tiran\u00ebn e atyre dit\u00ebve, realiteti ekonomik e politik ishte i zymt\u00eb: kudo varf\u00ebri ekstreme, munges\u00eb infrastrukture dhe nj\u00eb popullsi e etur p\u00ebr ndryshim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, ajo q\u00eb binte n\u00eb sy ishte shpresa p\u00ebr dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira. Turmat dhe individ\u00ebt q\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndesnin dy delegacionet amerikane nuk shihnin thjesht p\u00ebrfaq\u00ebsues diplomatik\u00eb amerikan\u00eb ose p\u00ebrfaqsues t\u00eb VOA-s.&nbsp; N\u00eb pranin\u00eb e delegacioneve amerikane, shqiptar\u00ebt vendas shihnin simbolin e nj\u00eb bote tjet\u00ebr. &nbsp;Nj\u00eb bote t\u00eb lir\u00eb dhe demokratike, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund po afrohej edhe p\u00ebr \u2018ta.&nbsp; Vet\u00eb prezenca e Elez Biberajt \u2013 nj\u00eb z\u00eb i besuesh\u00ebm nd\u00ebr vite p\u00ebr d\u00ebgjuesit e shumt\u00eb t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; ato dit\u00eb t\u00eb marsit, 1991 &#8212; sh\u00ebrbei gjithashtu si nj\u00eb sinjal politik, shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr elit\u00ebn e at\u00ebhershme shqiptare intelektuale, se epoka e vet-izolimit politik dhe ekonomik po merrte fund. Kontakti i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit amerikan\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb figura si&nbsp;Dr Elez Biberaj, patjet\u00ebr q\u00eb ndikoi n\u00eb p\u00ebrshpejtimin e proceseve, jo vet\u00ebm t\u00eb mendimit t\u00eb pavarur dhe fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, por edhe t\u00eb hapjes dhe pluralizmit politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb num\u00ebr intelektual\u00ebsh t\u00eb koh\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt, jo m\u00eb larg se nj\u00eb muaj a dy p\u00ebrpara, nga frika refuzonin t\u2019i dilnin n\u00eb telefon Elezit p\u00ebr intervista tek VOA shqip, tani u gj\u00ebnd\u00ebn ball-p\u00ebrball me \u2018t\u00eb mu n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs. Nuk besoj se kishte nevoj\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb prov\u00eb tjet\u00ebr se edhe p\u00ebr \u2018ta di\u00e7ka po ndryshonte, rr\u00ebnj\u00ebsisht dhe shpejt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mars\u2013prill 1991 ishte nj\u00eb nga ato \u00e7aste t\u00eb rralla kur historia nuk shkruhej n\u00eb libra, por p\u00ebrjetohej n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs, n\u00eb korridoret e nd\u00ebrtesave shtet\u00ebrore dhe n\u00eb fytyrat e njer\u00ebzve, q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, pas disa dekadash ndiheshin t\u00eb lir\u00eb t\u00eb shpresonin. T\u00eb gjendeshe n\u00eb Shqip\u00ebri me Elez Biberaj nuk ishte thjesht nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb profesionale \u2014 ishte nj\u00eb privilegj historik megjithse p\u00ebrkonte me nj\u00eb periudh\u00eb trazimi dhe shprese, nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Regjimi komunist po jepte shpirt, nd\u00ebrsa nj\u00eb realitet i ri, ende i paqart\u00eb, po p\u00ebrpiqej t\u00eb merrte form\u00eb e frym\u00eb.&nbsp; N\u00eb Tiran\u00eb, gjith\u00e7ka dukej n\u00eb tranzicion: institucionet, retorika politike, madje edhe vet\u00eb gjuha e komunikimit publik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb, prania e Elez Biberaj, me p\u00ebrvoj\u00ebn e tij n\u00eb analiz\u00ebn e zhvillimeve politike n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore dhe Ballkan, ishte nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes i \u00e7muar. &nbsp;Ai e kuptonte Shqip\u00ebrin\u00eb jo vet\u00ebm si nj\u00eb rast studimi, por edhe si nj\u00eb plag\u00eb historike q\u00eb k\u00ebrkonte sh\u00ebrim t\u00eb thell\u00eb. Takimet e atyre dit\u00ebve \u2014 me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb rr\u00ebnuar komuniste, me figura t\u00eb reja t\u00eb opozit\u00ebs, me intelektual\u00eb dhe qytetar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb \u2014 kishin nj\u00eb element t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: etjen p\u00ebr ndryshim dhe frik\u00ebn nga e panjohura. Shqip\u00ebria ishte n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq, dhe askush nuk kishte nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebn p\u00ebrpara. Mbaj mend diskutimet e gjata me Elezin, ku ai theksonte se sfida m\u00eb e madhe nuk ishte rr\u00ebzimi i sistemit t\u00eb vjet\u00ebr \u2014 kjo tashm\u00eb kishte filluar \u2014 por nd\u00ebrtimi i institucioneve t\u00eb q\u00ebndrueshme demokratike. \u201cDemokracia,\u201d thoshte ai, \u201cnuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt, por nj\u00eb proces q\u00eb k\u00ebrkon koh\u00eb, durim dhe mbi t\u00eb gjitha, vullnet politik.\u201d N\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs, njer\u00ebzit na ndalonin, na pyesnin p\u00ebr Amerik\u00ebn, p\u00ebr lirin\u00eb, p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e reja. Kishte nj\u00eb idealiz\u00ebm t\u00eb past\u00ebr, pothuaj naiv, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte Amerika. P\u00ebr shum\u00eb prej tyre, Amerika ishte sinonim i demokracis\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb dhe mir\u00ebqenies, nj\u00eb kontrast i fort\u00eb me realitetin q\u00eb kishin p\u00ebrjetuar p\u00ebr dekada.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas atij entuziazmit fshihej edhe nj\u00eb realitet i ashp\u00ebr: ekonomia e rr\u00ebnuar, mungesa e p\u00ebrvoj\u00ebs demokratike, dhe mbi t\u00eb gjitha, hija e gjat\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs komuniste shihej gjithkund. Kjo ishte dilema e madhe e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb vitit 1991 \u2014 si t\u00eb nd\u00ebrtohej e ardhmja pa u \u00e7liruar plot\u00ebsisht nga e kaluara.&nbsp; Gjat\u00eb qendrimit ton\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, marsin e 1991 me Elezin e kishim ber\u00eb zakon e dilnim n\u00eb Sheshin Skenderbeu p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar atmosfer\u00ebn, duke d\u00ebgjuar dhe duke p\u00ebrthithur \u00e7do detaj. Nuk kishim nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar situat\u00ebn as edhe nj\u00ebri-tjetrin. T\u00eb dy e ndjenim se po jetonim nj\u00eb moment q\u00eb do t\u00eb mbetej n\u00eb histori, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebtve por edhe n\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebrgjithmon\u00eb. Por, si\u00e7 kam theksuar edhe n\u00eb shkrimin e para disa dit\u00ebve n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, ajo q\u00eb na preku m\u00eb shum\u00eb ishin njer\u00ebzit. N\u00eb \u00e7do kontakt \u2013 t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm apo zyrtar \u2013 ndjehej nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb komunikuar, p\u00ebr t\u00eb treguar p\u00ebrvojat, shpesh t\u00eb tmershme nga jeta e tyre dhe p\u00ebr tu d\u00ebgjuar hallet e tyre nga t\u00eb huajt q\u00eb ato dit\u00eb kishin ardhur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, nga Amerika dhe nga Evropa Per\u00ebndimore<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Elezi n\u00eb Tiran\u00eb me nj\u00eb delegacion t\u00eb Kongresit Amerikan e un\u00eb me delegacionin e DASH, gjat\u00eb dit\u00ebs kishim agjenda t\u00eb ndryshme, por takoheshim n\u00eb hotelin e \u201cfamsh\u00ebm\u201d Dajti, ku q\u00ebndronin t\u00eb gjitha delegacionet e huaja.&nbsp; Prandaj, mbr\u00ebmjet ishin m\u00eb t\u00eb lira p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbyer biseda e p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb krahasime. N\u00eb biseda t\u00eb gjata, shpesh t\u00eb thjeshta n\u00eb form\u00eb, por t\u00eb thella n\u00eb p\u00ebrmbajtje &#8212; larg agjent\u00ebve t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit fam\u00ebkeq q\u00eb gjithnj\u00eb bredhnin brenda dhe jasht\u00eb hotel Dajtit \u2013 diskutonim p\u00ebr ngjarjet q\u00eb po zhvilloheshin aq shpejt. \u00c7far\u00eb rruge do t\u00eb ndiqte Shqip\u00ebria? A do t\u00eb mundte t\u00eb nd\u00ebrtonte institucione demokratike? A do t\u00eb arrinte t\u00eb \u00e7lirohej jo vet\u00ebm nga sistemi komunist, por edhe m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, nga mend\u00ebsia komuniste q\u00eb regjimi i eg\u00ebr i Enver Hoxh\u00ebs kishte l\u00ebn\u00eb pas. Si njoh\u00ebs i thell\u00eb i realitetit shqiptar nd\u00ebr vite, Dr Elez Biberaj si, gjithmon\u00eb, sillte nj\u00eb qart\u00ebsi analitike q\u00eb m\u00eb ndihmonte mua dhe koleg\u00ebve tan\u00eb ato dit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb kuptonim m\u00eb mir\u00eb kompleksitetin e asaj q\u00eb po ndodhte para syve tan\u00eb. Nd\u00ebrsa un\u00eb e p\u00ebrjetoja at\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb emocionale, ndoshta edhe me pak eg\u00ebrsi, Elezi arrinte t\u2019a vendoste \u00e7do zhvillim e dukuri t\u00eb atyre dit\u00ebve n\u00eb nj\u00eb kontekst m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb historik dhe politik, ashtu si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, si nj\u00ebri prej ekspert\u00ebve m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb \u00e7eshtjeve komb\u00ebtare dhe evropiane.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si i till\u00eb,Elezi gjithashtu e ndjente qart\u00eb pesh\u00ebn e atij momenti. Nuk ishim thjesht d\u00ebshmitar\u00eb por ishim, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, pjes\u00eb e tij &#8212; t\u00eb nderuar dhe t\u00eb privilegjuar &#8212; p\u00ebr at\u00eb moment &nbsp;n\u00eb historin\u00eb e fillimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Nder m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr dy shqiptaro-amerikan\u00eb nuk kishte!&nbsp; Kur kujtoj sot ato dit\u00eb t\u00eb marsit\/prillit 1991, ato q\u00eb m\u00eb mbeten m\u00eb fort n\u00eb kujtes\u00eb nuk jan\u00eb vet\u00ebm ngjarjet, takimet zyrtare e tjera, por ishin edhe ndjenjat: nj\u00eb p\u00ebrzierje e rrall\u00eb e historis\u00eb me p\u00ebrvoj\u00ebn personale. Edhe p\u00ebr Elez Biberajn ajo vizit\u00eb, ishte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb kapitull n\u00eb jet\u00ebn e tij profesionale. Ishte edhe nj\u00eb d\u00ebshmi se si, n\u00eb momente t\u00eb caktuara, secilit prej nesh, jeta na vendos n\u00eb kryq\u00ebzimin e historis\u00eb \u2013 dhe t\u00eb jep mund\u00ebsin\u00eb t\u2019a p\u00ebrjetosh at\u00eb, jo si spektator, por si pjes\u00ebmarr\u00ebs.&nbsp; Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, mbetemi thell\u00ebsisht, mir\u00ebnjoh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim m\u00eb kritik, ajo vizit\u00eb ngre edhe pyetje q\u00eb mbet\u00ebn aktuale p\u00ebr Elezin dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne: a u shfryt\u00ebzua si\u00e7 duhet ai moment historik? A arrijti klasa politike shqiptare ta p\u00ebrkthej\u00eb at\u00eb kapital simbolik, n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm institucional? &nbsp;Apo shpresa e marsit 1991 u konsumua shpejt nga tranzicioni i gjat\u00eb dhe shpesh i dhimbsh\u00ebm?&nbsp; Megjith\u00eb munges\u00ebn e p\u00ebrgjigjeve t\u00eb sakta ndaj k\u00ebtyre pyetjeve, n\u00eb retrospektiv\u00eb, vizita e marsit 1991 mbetet nj\u00eb nga ato \u00e7aste kur historia hapi nj\u00eb dritare t\u00eb rrall\u00eb mund\u00ebsish. &nbsp;Roli i&nbsp;Elez Biberajt n\u00eb at\u00eb moment t\u00eb historis\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb narrative m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb&#8211;at\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptaro-amerikane, e cila jo vet\u00ebm e mb\u00ebshteti, por edhe e shoq\u00ebroi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb hapat e saj t\u00eb par\u00eb drejt demokracis\u00eb. Por ai moment &nbsp;nuk \u00ebsht\u00eb thjesht kujtim. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb standard me t\u00eb cilin duhet matur edhe e tashmja. Sepse marsi i vitit 1991 nuk ishte vet\u00ebm fundi i nj\u00eb epoke t\u00eb dhimbshme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb ne n\u00eb diaspor\u00eb \u2013por ishte dhe premtimi p\u00ebr nj\u00eb fillim t\u00eb ri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, v\u00ebzhgimet dhe analizat e&nbsp;Elez Biberaj&nbsp;sh\u00ebrbyen si nj\u00eb pasqyr\u00eb realiste p\u00ebr politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit amerikan\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb interesuarit, at\u00ebher\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb.&nbsp; N\u00eb thelb, vizita e tij ishte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb episod zyrtar, diplomatik, ose gazetaresk, por ishte nj\u00eb moment reflektimi p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb. Ajo vizit\u00eb ngriti pritshm\u00ebri t\u00eb m\u00ebdha por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, paralajm\u00ebroi p\u00ebr sfidat q\u00eb do t\u00eb vinin. Sot, kur shikojm\u00eb pas, vizita e&nbsp;Elez Biberaj&nbsp;mbetet nj\u00eb pik\u00eb referimi. Jo vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte at\u00ebher\u00eb, por p\u00ebr pyetjen q\u00eb vazhdon t\u00eb na ndjek\u00eb: a arriti Shqip\u00ebria t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb e atij momenti historik, apo mbeti peng i nj\u00eb tranzicioni t\u00eb pafund.&nbsp; Nj\u00eb nga aspektet m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb k\u00ebsaj vizite ishte perceptimi i publikut shqiptar. P\u00ebr shum\u00eb qytetar\u00eb, prania e nj\u00eb figure si&nbsp;Elez Biberaj\u2014bashk\u00eb me delegacionin e Kongresit amerikan &#8212; ishte nj\u00eb garanci morale se Shqip\u00ebria nuk ishte m\u00eb e braktisur. Ishte nj\u00eb sinjal se Per\u00ebndimi jo vet\u00ebm po v\u00ebzhgonte, por edhe ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb angazhohej.&nbsp; Megjithat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb lexim m\u00eb kritik, vizita nxori n\u00eb pah edhe kufijt\u00eb e entuziazmit fillestar. Nd\u00ebrsa shpresa ishte e madhe, strukturat shtet\u00ebrore mbeteshin t\u00eb dob\u00ebta, mentalitetet e vjetra t\u00eb rr\u00ebnjosura n\u00eb komuniz\u00ebm dhe tranzicioni i pashmangsh\u00ebm do t\u00eb rezultonte m\u00eb i gjat\u00eb dhe m\u00eb i dhimbsh\u00ebm se sa pritej. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, v\u00ebzhgimet dhe analizat e&nbsp;Elez Biberaj&nbsp;sh\u00ebrbyen edhe si nj\u00eb pasqyr\u00eb realiste p\u00ebr politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit amerikan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb kujtim q\u00eb mbetet &#8212; Sot, kur i rikthehem atyre dit\u00ebve, m\u00eb kujtohet jo vet\u00ebm varf\u00ebria apo v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha shpresa e shqiptar\u00ebve p\u00ebr dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr veten e familjet e tyre. Nj\u00eb shpres\u00eb e past\u00ebr, e pafiltruar, q\u00eb buronte nga njer\u00ebz q\u00eb kishin duruar shum\u00eb, por megjithk\u00ebt\u00eb nuk kishin humbur besimin.&nbsp; Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kujtes\u00eb, figura e&nbsp;Elez Biberaj&nbsp;mbetet e lidhur pazgjidhshm\u00ebrisht me ato dit\u00eb \u2013 si mik, si bashk\u00ebpun\u00ebtor dhe si nj\u00eb nga z\u00ebrat q\u00eb e kuptoi heret se Shqip\u00ebria, megjith\u00eb plag\u00ebt e saj, kishte ende nj\u00eb t\u00eb ardhme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar.&nbsp; Ato dit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, pran\u00eb Elez Biberajt, mbeten nj\u00eb kujtes\u00eb e gjall\u00eb e nj\u00eb kohe kur gjith\u00e7ka dukej e mundur, por asgj\u00eb nuk ishte e sigurt. Ishte fillimi i nj\u00eb rruge t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb \u2014 nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb, edhe sot, vazhdon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetjet e l\u00ebna pezull at\u00eb pranver\u00eb t\u00eb larg\u00ebt.&nbsp; N\u00eb fund, ajo q\u00eb mbetet m\u00eb e fort\u00eb nga ajo p\u00ebrvoj\u00eb \u00ebsht\u00eb bindja se historia nuk ndryshon vetvetiu &#8212; por ajo ndryshohet p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb guximin, moralin dhe vullnetin e fort\u00eb politik t\u00eb p\u00ebrballen me t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn historike, jo vet\u00ebm me fjal\u00eb por dhe me vepra.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nj\u00eb koment personal si post-scriptum, n\u00ebse m\u00eb lejohet:&nbsp; <\/strong>P\u00ebrvoja e p\u00ebrbashk\u00ebt me Elez Biberajn n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e mars\u2013prillit 1991 nuk ishte thjesht nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb po hapej ndaj bot\u00ebs ishte nj\u00eb p\u00ebrballje e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me historin\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje. &nbsp;Shkuam dhe pam\u00eb nj\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb trazuar, ku rr\u00ebzimi i regjimit komunist nuk kishte sjell\u00eb ende qart\u00ebsi, por kishte hapur nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb madh politik, institucional dhe moral. Ishte nj\u00eb Shqip\u00ebri ku e kaluara dhe e ardhmja p\u00ebrplaseshin \u00e7do dit\u00eb, n\u00eb \u00e7do takim, n\u00eb \u00e7do debat, n\u00eb \u00e7do shpres\u00eb t\u00eb shprehur me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb.&nbsp; Si pjes\u00eb e angazhimit amerikan pas rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike SHBA-Shqip\u00ebri 1991, prania e dy delegacioneve amerikane, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb ekzekutivit dhe t\u00eb legjislativit t\u00eb qeveris\u00eb amerikane, kishte nj\u00eb dimension t\u00eb dyfisht\u00eb: nga nj\u00ebra an\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsonim nj\u00eb lidhje t\u00eb shum\u00ebpritur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Per\u00ebndimin; nga ana tjet\u00ebr, ishim d\u00ebshmitar\u00eb kritik\u00eb t\u00eb nj\u00eb realiteti q\u00eb k\u00ebrkonte m\u00eb shum\u00eb sesa entuziaz\u00ebm &#8212; k\u00ebrkonte transformim t\u00eb thell\u00eb.&nbsp; N\u00eb ato dit\u00eb, me Elez Biberajn ndam\u00eb jo vet\u00ebm axhendat dhe takimet, por edhe reflektime t\u00eb vazhdueshme mbi at\u00eb q\u00eb po shihnim. Pam\u00eb nga af\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb etur p\u00ebr liri, por t\u00eb pa-p\u00ebrgatitur p\u00ebr kompleksitetin e saj. Pam\u00eb lider\u00eb q\u00eb flisnin p\u00ebr demokraci, por q\u00eb shpesh mbartnin mend\u00ebsit\u00eb e vjetra. Pam\u00eb nj\u00eb popull q\u00eb besonte fort tek Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb mit, sesa nj\u00eb realitet politik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb diskutimet mes nesh, Elez Biberaj theksonte se Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb kishte sukses vet\u00ebm duke p\u00ebrmbysur t\u00eb kaluar\u00ebn; sfida e v\u00ebrtet\u00eb ishte nd\u00ebrtimi i nj\u00eb kulture demokratike dhe p\u00ebrpjekjet serioze, konkrete p\u00ebr nd\u00ebrtimin e institucioneve dhe t\u00eb mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb re politike e shoq\u00ebrore.&nbsp; Por ajo q\u00eb na bashkoi m\u00eb shum\u00eb n\u00eb at\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb ishte jo vet\u00ebm ndjenja se po jetonin nj\u00eb moment historik, por edhe vet\u00ebdija se ky moment ishte vet\u00ebm fillimi. Shqip\u00ebria e vitit 1991 nuk kishte nevoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr miq dhe mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare; kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb brendshme \u2014 t\u00eb mendimit, t\u00eb etik\u00ebs publike, t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies mes shtetit e qytetarit, por mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb p\u00ebrballim zyrtar me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste.&nbsp; P\u00ebrvoja e jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt mbetet nj\u00eb d\u00ebshmi e asaj kohe kur shpresa ishte e madhe, por rruga p\u00ebrpara ishte e pasigurt. Ishte nj\u00eb koh\u00eb kur dy shqiptaro-amerikan\u00eb, nga dy realitete t\u00eb ndryshme, u gjend\u00ebn s\u00eb bashku n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kthese p\u00ebr kombin e tyre \u2014 duke par\u00eb, duke analizuar dhe duke besuar se Shqip\u00ebria mund t\u00eb b\u00ebhej ndryshe.&nbsp; Dhe ndoshta, vlera m\u00eb e madhe e asaj p\u00ebrvoje nuk q\u00ebndron vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb q\u00eb pam\u00eb, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si e kuptuam: me realiz\u00ebm, pa iluzione t\u00eb tep\u00ebrta, por me nj\u00eb besim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm se ndryshimi, sado i v\u00ebshtir\u00eb, ishte i pashmangsh\u00ebm, mgjith\u00eb zhg\u00ebnjimet e m\u00ebdha t\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare k\u00ebto 35-vite e deri n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Midis shpres\u00ebs dhe realitetit t\u00eb ashp\u00ebr shqiptar Nga Frank Shkreli\u00a0 Marsi i vitit 1991 sh\u00ebnon nj\u00eb kthes\u00eb themelore n\u00eb historin\u00eb moderne shqiptare, nj\u00eb moment kur vet-izolimi gjys\u00ebmshekullor i regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs nisi t\u00eb \u00e7ahej, p\u00ebrfundimisht. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sfond dramatik, p\u00ebrve\u00e7 delegacionit t\u00eb Departmentit Amerikan t\u00eb Shtetit (DASH) q\u00eb kishte shkuar m\u00eb heret, n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7174,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"both","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":301,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-41175","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41175","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41175"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41175\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41178,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41175\/revisions\/41178"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7174"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41175"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41175"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41175"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}