{"id":41167,"date":"2026-03-25T16:54:59","date_gmt":"2026-03-25T15:54:59","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41167"},"modified":"2026-03-27T16:59:19","modified_gmt":"2026-03-27T15:59:19","slug":"kur-historia-trokiti-ne-dere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41167","title":{"rendered":"KUR HISTORIA TROKITI N\u00cb DER\u00cb:"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"450\" height=\"300\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-2391\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg 450w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 450px) 100vw, 450px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>\u201cLiria erdhi\u2014po a u nd\u00ebrtua shteti?\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kujtime dhe emocione: Nga zbarkimi i delegacionit t\u00eb par\u00eb amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, 20 mars 1991 e deri tek d\u00ebshtimet e zgjatura t\u00eb tranzicionit shqiptar: nj\u00eb reflektim!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00a0Kujtime dhe emocione nga vizita e par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e posa dal\u00eb nga err\u00ebsira komuniste gjys\u00ebm shekullore \u2013 20 mars 1991. Kjo ishte data e arritjes s\u00eb delegacionit amerikan t\u00eb par\u00eb zyrtar n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0 Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i nj\u00eb pjes\u00ebtari t\u00eb delegacionit t\u00eb\u00a0Departamenti i Shtetit i SHBA, udh\u00ebtimi drejt Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb mars t\u00eb vitit 1991, nuk ishte nj\u00eb mision rutin\u00eb diplomatik. Ishte hyrje n\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb panjohur p\u00ebr dekada \u2013 nj\u00eb vend q\u00eb sapo kishte dal\u00eb nga izolimi m\u00eb i thell\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb<em>.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas pothuaj 50-vjet komuniz\u00ebm, izolimi ideologjik dhe politik, Shqip\u00ebria priti 15 marsin 1991 &#8212; rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike Shqip\u00ebri-Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs &#8212; si nj\u00eb dat\u00eb q\u00eb\u00a0do sh\u00ebnonte nj\u00eb kthes\u00eb historike p\u00ebr vendin.\u00a0 Me urdh\u00ebr t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit (DASH), nj\u00eb jav\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb Memorandumit t\u00eb (15 marsit 1991) n\u00eb Uashington p\u00ebr rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara &#8212; pa vones\u00eb, Washingtoni\u00a0ka vendosur t\u00eb d\u00ebrgonte delegacionin e par\u00eb diplomatik amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, \u201cp\u00ebr p\u00ebrgatitjet dhe hapjen e misjonit diplomatik,,,\u201d amerikan n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/strong><strong>Mendime t\u00eb hedhura<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Kujtime dhe emocione<\/strong> \u2013 P\u00ebr mua, arritja ime n\u00eb Tiraan\u00eb m\u00eb 20-Mars, 1991, me delegacionin e par\u00eb amerikan zyrtar n\u00eb Shqip\u00ebri, plot emocione, nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb kthim n\u00eb tok\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb mi, q\u00eb i p\u00ebrkiste jo vet\u00ebm nj\u00eb personi si mua, por i p\u00ebrkiste edhe nj\u00eb brezi t\u00eb t\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebsh, kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb komunizmit, t\u00eb arratisur nep\u00ebr bot\u00eb, \u00e7\u2019prej Luft\u00ebs s\u00eb II Bot\u00ebrore dhe m\u00eb von\u00eb. &nbsp;Nj\u00eb brez q\u00eb kishte jetuar larg atdheut, por p\u00ebr dekada me mallin p\u00ebr atdheun e t\u00eb pareve tan\u00eb, p\u00ebrjet\u00ebsisht, t\u00eb ndaluar ta vizitonim tok\u00ebn e shqipeve. Por, me 20 mars 1991, vet\u00ebm pak dit\u00eb pas ngjarjeve historike t\u00eb&nbsp;rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike SHBA-Shqip\u00ebri n\u00eb Washington, (15, mars, 1991) toka shqiptare e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb mi, p\u00ebr mua, por jo vet\u00ebm, nuk ishte m\u00eb nj\u00eb ishull i ndaluar, as i izoluar m\u00eb n\u00eb hart\u00ebn e Europ\u00ebs, por ishte nj\u00eb vend q\u00eb sapo kishte filluar t\u00eb merrte frym\u00eb n\u00eb liri e demokraci. Delegacioni yn\u00eb u nis drejt Tiran\u00ebs m\u00eb 19 mars, 1991 me nj\u00eb ndjenj\u00eb p\u00ebrzierje mes p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb historike dhe kureshtjes njer\u00ebzore. <strong>Mb\u00ebrritja n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb mbyllur &#8212; <\/strong>q\u00eb n\u00eb momentin e zbritjes, ndjesia dhe p\u00ebrvoja jon\u00eb ishte e pazakont\u00eb. Aeroporti i Tiran\u00ebs ishte shum\u00eb i thjesht\u00eb, pothuaj i zhveshur nga \u00e7do element modern t\u00eb trasnportit ajror. Gjith\u00e7ka dukej e ngrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb. Nuk kishte pamjen as gjall\u00ebrin\u00eb e aeroporteve t\u00eb tjera evropiane e amerikane; kishte nj\u00eb heshtje vras\u00ebse q\u00eb fliste m\u00eb shum\u00eb se fjal\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nj\u00eb kthim n\u00eb vendin e t\u00eb par\u00ebve<\/strong> &#8212; P\u00ebr nj\u00eb shqiptaro-amerikan si un\u00eb, me origjin\u00eb nga Shkreli i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe por i lindur n\u00eb trojet iliro-arb\u00ebrore sot n\u00ebn Mal t\u00eb Zi, kthimi n\u00eb Shqip\u00ebri pas dekadash n\u00eb m\u00ebrgim, nuk ishte thjesht nj\u00eb udh\u00ebtim fizik. Por ishte nj\u00eb p\u00ebrplasje emocionesh: mall, dhimbje, shpres\u00eb, nd\u00ebrsa duke par\u00eb gj\u00ebndjen e mjeruar politike dhe ekonomike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vizit\u00ebn ton\u00eb mars\/prill t\u00eb vitit 1991, nuk e di se pse, por m\u00eb mbuloi edhe nj\u00eb ndjenj\u00eb e thell\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie, \u201cguilt feeling\u201d n\u00eb anglisht, nj\u00eb ndjejn\u00eb faji.&nbsp; P\u00ebr mua, pra kjo vizit\u00eb nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb mision zyrtar-shtet\u00ebror. Por ishte edhe nj\u00eb kthim shum\u00eb i vonuar n\u00eb vendin e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb mi \u2013 nj\u00eb tok\u00eb q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb kishte qen\u00eb e pa-arritshme, pothuaj mitike, si p\u00ebr mua dhe p\u00ebr shum\u00eb bashkatdhetar\u00eb tan\u00eb. Shqip\u00ebria e imagjinuar n\u00eb mendjen time gjat\u00eb viteve nuk p\u00ebrputhej aspak me realitetin q\u00eb gjet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb atij vendi: nj\u00eb vend i varf\u00ebr, i lodhur, megjithse me nj\u00eb shpirt t\u00eb pathyer. Nd\u00ebrsa avioni i afrohej aeroportit t\u00eb Tiran\u00ebs, ndjeva nj\u00eb p\u00ebrzierje emocionesh q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruhet: mall, krenari, por edhe nj\u00eb trishtim i thell\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn e humbur. Pse, duhej t\u00eb ishte k\u00ebshtu, pyesja veten.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Mb\u00ebrritja n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb mbyllur<\/strong><strong>&#8212; <\/strong>Delegacioni yn\u00eb u nis nga Washingtoni drejt Tiran\u00ebs m\u00eb 19 mars, 1991 ssis\u00e7p thash\u00eb m\u00eb lart\u00eb, me nj\u00eb p\u00ebrzierjeje ndjenjash t\u00ebt\u00eb pa kontrolluara mes p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb historike, misionit t\u00eb detyr\u00ebs profesionale dhe&nbsp; kureshtjes njer\u00ebzore<strong>. &nbsp;<\/strong><strong>Q<\/strong>\u00eb n\u00eb momentin e zbritjes, ndjesia ishte e pazakont\u00eb. Aeroporti i Tiran\u00ebs ishte shum\u00eb i thjesht\u00eb, pothuaj i zhveshur nga \u00e7do element modern t\u00eb trasnportit ajror. Gjith\u00e7ka dukej e ngrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb. Nuk kishte pamjen as &nbsp;gjall\u00ebrin\u00eb e aeroporteve t\u00eb tjera evropiane e amerikane. Aeroportin e Tiran\u00ebs e kishte mbuluar nj\u00eb heshtje vras\u00ebse q\u00eb fliste m\u00eb shum\u00eb se fjal\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Ball\u00eb-p\u00ebrball\u00eb me realitetin &#8212; <\/strong>Shqip\u00ebria e marsit 1991 nuk ishte si\u00e7 paraqitej n\u00eb revistat propagnadtiskie t\u00eb Tiran\u00ebs komuniste q\u00eb i shp\u00ebrndante an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr \u201csukseset\u201d e komunizmit shqiptar dhe as ajo e kujtimeve t\u00eb trash\u00ebguara, apo e rr\u00ebfimeve t\u00eb idealizuara t\u00eb mia ose t\u00eb tjer\u00ebve. Shqip\u00ebria komuniste ishte nj\u00eb vend i xhveshur nga mjaft tradita, \u00a0i rraskapitur nga varf\u00ebria, i zbehur nga izolimi dhe i lodhur, shpirt\u00ebrisht dhe fizikisht, nga abuzimet dhe vuajtjet e njerz\u00ebve nga \u00a0nj\u00eb regjim diktatorial komunist q\u00eb p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli kishte shtypur lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat themelore t\u00eb shqiptar\u00ebve \u2013 nj\u00eb regjim q\u00eb nuk kishte shok n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr nga trajtimi barbar i shtetasve t\u00eb vet. Frank Shkreli: K\u00ebshtu e gjet\u00ebm Shqip\u00ebrin\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs dhe t\u00eb Ramiz Alis\u00eb, 30-vjet m\u00eb par\u00eb | Gazeta Telegraf \u2013 Nj\u00eb regjim q\u00eb kishte izoluar Shqip\u00ebrin\u00eb nga bota dhe kishte shuar iniciativ\u00ebn dhe besimin e shqiptar\u00ebve ndaj \u00e7do t\u00eb mire dhe vlerave, jo vet\u00ebm n\u00eb vetveten, por edhe n\u00eb besimin e tyre n\u00eb Zotin \u2013 nj\u00eb regjim q\u00eb si asnj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, kishte shpallur Shqip\u00ebrin\u00eb, \u201csi vendi i par\u00eb ateist n\u00eb bot\u00eb\u201d. \u00a0Rrug\u00ebt ishin t\u00eb heshtura, nd\u00ebrtesat t\u00eb zymta dhe njer\u00ebzit \u2013 megjith\u00ebse t\u00eb etur p\u00ebr ndryshim \u2013 mbanin ende, n\u00eb sy dhe n\u00eb fytyr\u00eb, hijen e frik\u00ebs nga regjimi dhe nga Sigurimi i Shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rrug\u00ebs nga aeroporti, drejt qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, pamjet ishin trondit\u00ebse: nd\u00ebrtesa gri, infrastruktur\u00eb e rr\u00ebnuar dhe nj\u00eb munges\u00eb e theksuar e jet\u00ebs ekonomike. Por edhe n\u00eb k\u00ebto kushte t\u00eb v\u00ebshtira politike dhe ekonomike, ajo q\u00eb binte m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sy ishte kontrasti midis varf\u00ebris\u00eb s\u00eb theksuar materiale dhe ngroht\u00ebsis\u00eb njer\u00ebzore me bashkbiseduesit e rastit. &nbsp;Ato q\u00eb mbeten m\u00eb t\u00eb gjalla n\u00eb kujtes\u00eb nuk jan\u00eb sallat e mbledhjeve, as takimet zyrtare por kontaktet e drejtp\u00ebrdrejta me njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm. N\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb hotel Dajti, apo n\u00eb biseda t\u00eb shkurtra spontane me njer\u00ebz t\u00eb thjesht, ndjeje nj\u00eb etje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb tyre p\u00ebr komunikim me njer\u00ebz t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb jashtme.&nbsp; Shum\u00eb prej tyre nuk kishin par\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb amerikan. Kur m\u00ebsonin se ishim nga Shtetet e Bashkuara, reagimi ishte i menj\u00ebhersh\u00ebm: kureshtje, respekt, por edhe nj\u00eb lloj shprese q\u00eb nuk mund t\u00eb fshihej, megjith\u00eb frik\u00ebn q\u00eb ende kishin nga regjimi komunist ende n\u00eb fuqi. Por dallohej nj\u00eb drit\u00eb e re shprese se, m\u00eb n\u00eb fund, liria po agonte n\u00eb atdheun e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb mi.&nbsp; Takimet me njer\u00ebzit mbeten ndoshta momentet m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb vizit\u00ebs. &nbsp;Nuk ishin ato zyrtare, por ato t\u00eb thjeshtat: shtr\u00ebngimet e duarve, p\u00ebrqafimet me t\u00eb panjohur \u2013 q\u00eb pasi merrnin vesh se un\u00eb vija nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs ku kam sh\u00ebrbyer p\u00ebr tre dekada &#8212; m\u00eb trajtonin si t\u00eb tyrin. M\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb mbres\u00eb syt\u00eb q\u00eb mbusheshin me lot kur d\u00ebgjonin se nj\u00eb delegacion zyrtar kishte ardhur, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 50-vjet nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Ishte pra nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb rilindte, dhe njer\u00ebzit e saj, edhe pse t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb mjete, ishin t\u00eb pasur n\u00eb dinjitet dhe me shpres\u00eb se dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira do agonin p\u00ebr veten, familjet e tyre dhe mbar\u00eb Kombin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Takimet zyrtare dhe n\u00ebnteksti i tyre<\/strong> \u2013Takimet me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qeveris\u00eb shqiptare ishin t\u00eb kujdesshme, shpesh t\u00eb ngarkuara me formaliz\u00ebm dhe nj\u00eb lloj pasigurie t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb. Ata po p\u00ebrpiqeshin t\u00eb hapeshin ndaj bot\u00ebs, nd\u00ebrsa ne p\u00ebrpiqeshim t\u00eb kuptonim se deri ku ishte real kjo d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr transformim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Pas dekadash n\u00ebn regjimin e&nbsp;Enver Hoxha, institucionet shqiptare mbanin ende gjurm\u00ebt e nj\u00eb sistemi t\u00eb mbyllur e fanatik. Gazeta Z\u00ebri i Popullit, si organ i Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs n\u00eb pushtet, nuk raportoi arritjen e delegacionit t\u00eb par\u00eb amrikan n\u00eb Shqip\u00ebri, deri pothuaj n\u00eb fund t\u00eb vizit\u00ebs, kur antar\u00ebt e delegacionit takuan Xhelil Gjonin, 2-3 dit\u00eb para se t\u00eb ktheheshim n\u00eb Washington. Megjithat\u00eb, pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet kishte shenja t\u00eb qarta se nj\u00eb epok\u00eb kishte marr\u00eb fund dhe nj\u00eb tjet\u00ebr po p\u00ebrpiqej t\u00eb lindte.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Ndjenja e detyr\u00ebs dhe e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb<\/strong> \u2013 P\u00ebr mua, ajo vizit\u00eb si pjes\u00ebtar i nj\u00eb delegacioni zyrtar amerikan, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb vend, nuk ishte vet\u00ebm emocionale q\u00eb m\u00eb kujtote historin\u00eb e tmershme t\u00eb komunizmit n\u00eb at\u00eb vend, vuajtjet e shum\u00eb familjeve q\u00eb njihja n\u00eb m\u00ebrgim, por nj\u00ebkohsisht, ajo ishte, nj\u00ebkohsisht, edhe nj\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr at\u00eb vend. Ishte nj\u00eb thirrje edhe p\u00ebr diaspor\u00ebn shqiptaro-amerikane \u2013 si individ\u00eb dhe si komunitet &#8212; q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment t\u00eb historis\u00eb, t\u00eb mos mbetej spektatore, por t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb aktive e rind\u00ebrtimit moral, politik dhe ekonomik t\u00eb vendit.&nbsp; Sepse r\u00ebnia e komunizmit \u2013 si\u00e7 jemi d\u00ebshmitar\u00eb sot 35-vjet m\u00eb von\u00eb, nuk ishte fundi i nj\u00eb beteje \u2013 por ishte vet\u00ebm fillimi i ngadalt i nj\u00eb prove shum\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar &#8212; e q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosja dhe nd\u00ebrtimi i liris\u00eb, vlerave t\u00eb demokracis\u00eb dhe respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, pa dallim, n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb nuk kishte par\u00eb as nuk kishte p\u00ebrjetuar vlera t\u00eb tilla n\u00eb historin\u00eb e tij. Thirrja e atyre dit\u00ebve, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ende edhe sot, 35-vjet m\u00eb von\u00eb, \u201cE duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Evropa\u201d, reklamohej ato dit\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs, e q\u00eb vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u00eb e pa realizuar e shqiptar\u00ebve, sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nj\u00eb kujtim q\u00eb mbetet<\/strong> &#8212; 20 marsi i vitit 1991, nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb dat\u00eb n\u00eb kalendarin e historis\u00eb shqiptare. Por \u00ebshte nj\u00eb moment i kthimit t\u00eb shpres\u00ebs, i ribashkimit fizik dhe shpirt\u00ebror t\u00eb shqiptar\u00ebve nga kudo ishin por edhe e nj\u00eb premtimi t\u00eb heshtur se Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb mbetej m\u00eb kurr\u00eb e izoluar nga bota dhe nga bijt\u00eb e saj t\u00eb p\u00ebrjashtuar e t\u00eb d\u00ebbuar n\u00eb m\u00ebrgim &#8212; t\u00eb arratisur si kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb regjimit sllavo-aziatik komunist. Nga Washington, D.C. n\u00eb Tiran\u00eb, historia e shqiptar\u00ebve n\u00eb pragun e vitit 1991 nuk ishte thjesht nj\u00eb rrug\u00ebtim diplomatik por ishte nj\u00eb rikthim shpirt\u00ebror, nj\u00eb ribashkim vlerash dhe aspiratash q\u00eb kishin mbijetuar p\u00ebrtej oqeanit dhe p\u00ebrtej dekadave t\u00eb izolimit komunist. N\u00eb nj\u00ebrin kryeqytet, zemra e bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, kishin ruajtur dhe kultivuar z\u00ebrin e shqiptar\u00ebve p\u00ebrmes diaspor\u00ebs dhe institucioneve si Z\u00ebri i Amerik\u00ebs. N\u00eb tjetrin, n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb popull i t\u00ebr\u00eb priste me padurim hapjen e nj\u00eb dere q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb kishte qen\u00eb e mbyllur me dry ideologjik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe p\u00ebr ata q\u00eb pat\u00ebn fatin e p\u00ebrjetuan at\u00eb kthim t\u00eb par\u00eb si un\u00eb n\u00eb atdheun e t\u00eb par\u00ebve \u2013 ajo dit\u00eb dhe ajo vizit\u00eb p\u00ebr mua mbetet nj\u00eb plag\u00eb e hidhur por e \u00ebmb\u00ebl, nj\u00ebkoh\u00ebsisht: po, edhe si nj\u00eb kujtes\u00eb e dhimbjes s\u00eb krimeve t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste por edhe e besimit kok\u00ebfort\u00eb t\u00eb nj\u00eb shprese kund\u00ebr shpres\u00ebs se \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet mir\u00eb. Por edhe nj\u00eb kujtes\u00eb e emb\u00ebl, gjithashtu, bazuar n\u00eb nj\u00eb besim dhe shpres\u00eb m\u00eb reale dhe shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, pa dallim, brenda dhe jasht\u00eb Atdheut. Se krimet e shqiptarit kund\u00ebr shqiptarit, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb komunizmit dhe t\u00eb k\u00ebqiat e regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e shkeullit XX nuk do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten m\u00eb n\u00eb ato troje iliro-arb\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nj\u00eb moment q\u00eb kap\u00ebrcen gazetarin\u00eb dhe diplomacin\u00eb<\/strong> \u2013 Dhe m\u00eb n\u00eb fund, p\u00ebr ne si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb delegacionit, megjith\u00eb v\u00ebshtirsit\u00eb q\u00eb has\u00ebm gjat\u00eb asaj vizite, mbeti bindja se kishim qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb momenti historik \u2013 nj\u00eb fillimi t\u00eb brisht\u00eb, por t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb popull t\u00eb vuajtur. Hapja e ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb akt diplomatik. Ishte nj\u00eb simbol i fort\u00eb i kthimit t\u00eb Shtetetve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Shqip\u00ebri pas 5-dekadash dhe i kthimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar per\u00ebndimor, aty ku e ka vendin historikisht, dhe nj\u00ebherazi ishte edhe nj\u00eb nj\u00eb mesazh i qart\u00eb se vet-izolimi komunist i Shqip\u00ebris\u00eb kishte marr\u00eb fund. &nbsp;Dhe se Shqip\u00ebria po me hapa t\u00eb pasigurt por t\u00eb vendosur po shkonte drejt bot\u00ebs s\u00eb vlerave demokratike. &nbsp;P\u00ebr mua, si shqiptaro-amerikan dhe si an\u00ebtar i atij misioni, ai moment historik mbetet nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit e jet\u00ebs sime. Ishte nj\u00eb bashkim i identitetit personal me detyr\u00ebn profesionale \u2013 nj\u00eb rast q\u00eb, rrall\u00ebher\u00eb, historia dhe jeta individuale, ecin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin drejtim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Kthimi p\u00ebr n\u00eb Uashington &#8211; <\/strong>Por nd\u00ebrsa po largohesim nga Tirana pas asaj vizit\u00eb historike p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane ma merrte mendja se ajo vizit\u00eb nuk ishte fundi i nj\u00eb udh\u00ebtimi, por fillimi i nj\u00eb angazhimi m\u00eb t\u00eb madh \u2013 p\u00ebr t\u00eb ndihmuar, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar dhe p\u00ebr t\u00eb mos harruar kurr\u00eb se ku ishin rr\u00ebnj\u00ebt e mia dhe t\u00eb familjes time. U largova s\u00eb andejmi edhe me ndjenj\u00ebn e fal\u00ebnderimit t\u00eb thell\u00eb ndaj Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Prandaj p\u00ebr mua, kjo histori nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb kapitull i lexuar apo i analizuar\u2014\u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjetim i jetuar dhe nj\u00eb kujtes\u00eb e paharruar. Si pjes\u00eb e atij delegacioni t\u00eb par\u00eb amerikan q\u00eb zbriti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb 20 marsin e vitit 1991, pata privilegjin t\u00eb isha d\u00ebshmitar nga af\u00ebr i nj\u00eb kthes\u00eb historike p\u00ebr atdheun e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb mi dhe p\u00ebr atdheun tim t\u00eb adaptuar Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.Prandaj, mbi \u00e7do vler\u00ebsim kritik p\u00ebr at\u00eb q\u00eb erdhi m\u00eb pas, ajo vizit\u00eb mbetet nj\u00eb ndjenj\u00eb q\u00eb nuk ndryshon: mir\u00ebnjohja e thell\u00eb p\u00ebr atdheun tim t\u00eb adaptuar, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen historike t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, t\u00eb liris\u00eb dhe vlerave t\u00eb demokracis\u00eb p\u00ebr Kombin shqiptar nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb e deri n\u00eb dit\u00eb e sot\u00ebme. Sepse n\u00eb at\u00eb \u00e7ast vendimtar t\u00eb muajit mars, 1991, Amerika nuk ishte thjesht nj\u00eb aleat, mike dhe mbrojt\u00ebse e vjet\u00ebr e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve &#8212; por ishte dhe mbetet si nj\u00eb \u201cqytet q\u00eb shk\u00eblqen mbi nj\u00eb kod\u00ebr\u201d, sipas Ronald Reagan-it. Si nj\u00eb nj\u00eb drit\u00eb orientimi p\u00ebr nj\u00eb popull q\u00eb po dilte nga err\u00ebsira e komunizmit &#8212; megjithse nuk pretendon t\u00eb jet\u00eb vet\u00eb e p\u00ebrsosur. Fan Noli ka th\u00ebn\u00eb se \u201cShqip\u00ebria i ka shum\u00eb borxhe Amerik\u00ebs\u201d. \u00a0Prandaj nj\u00eb komb q\u00eb njeh historin\u00eb e tij, nuk harron kurr\u00eb dor\u00ebn q\u00eb iu shtri n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb liris\u00eb dhe gjat\u00eb historis\u00eb. Sot e 35 vjet m\u00eb par\u00eb, liria erdhi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por sot pyetja \u00ebsht\u00eb dhe mbetet aktuale: a u nd\u00ebrtua shteti i ligjit dhe i vlerave demokratike q\u00eb shqiptar\u00ebt donin e d\u00ebshironin!?\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm mund t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb ndryshme ndaj k\u00ebsaj pyetjeje, bazuar n\u00eb bindjet e tyre politiko-partiake dhe n\u00eb rrethanat e tyre ekonomike. Megjith\u00ebate, sot, 35vjet m\u00eb pas, kjo dat\u00eb duhet t\u00eb mbetet pik\u00eb historike referimi. Ajo na kujton se demokracia nuk erdhi si dhurat\u00eb, por si nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb duhej nd\u00ebrtuar me p\u00ebrpkjekje, p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe vizion. Por mbi t\u00eb gjitha na kujton se marr\u00ebdh\u00ebnia shqiptaro-amerikane nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb aleanc\u00eb strategjike &#8212; ndon\u00ebse edhe kjo e ka r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb kritike p\u00ebr mbijetes\u00ebn e Kombit shqiptar \u2013 por t\u00eb jet\u00eb mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb lidhje e thell\u00eb vlerash dhe aspiratash t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta midis dy kombeve tona. Prandaj, vizita e par\u00eb zyrtare amerikane e 20 marsit, 1991 nuk ishte thjesht nj\u00eb zbritje turistike e rastit p\u00ebr kat\u00ebr amerikan\u00eb n\u00eb aeroportin e (Rinasit) n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, por simbolizonte edhe fillimin e nj\u00eb ngritjeje morale e politike t\u00eb nj\u00eb Kombi nga err\u00ebsira komuniste gjys\u00ebm shekullore &#8212; drejt nj\u00eb horizonti t\u00eb ri lirie e demokracie.\u00a0<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cLiria erdhi\u2014po a u nd\u00ebrtua shteti?\u201d Nga Frank Shkreli Kujtime dhe emocione: Nga zbarkimi i delegacionit t\u00eb par\u00eb amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, 20 mars 1991 e deri tek d\u00ebshtimet e zgjatura t\u00eb tranzicionit shqiptar: nj\u00eb reflektim! \u00a0Kujtime dhe emocione nga vizita e par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e posa dal\u00eb nga err\u00ebsira komuniste gjys\u00ebm shekullore \u2013 20 mars [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2391,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"both","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":301,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41167","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41167","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41167"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41167\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41170,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41167\/revisions\/41170"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2391"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41167"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41167"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41167"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}