{"id":41130,"date":"2026-03-16T09:01:47","date_gmt":"2026-03-16T08:01:47","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41130"},"modified":"2026-03-16T09:01:48","modified_gmt":"2026-03-16T08:01:48","slug":"ironia-dhe-hipokrizia-rreth-pronesimit-te-katedrales-ne-shkoder","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41130","title":{"rendered":"IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRON\u00cbSIMIT T\u00cb KATEDRAL\u00cbS N\u00cb SHKOD\u00cbR"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"343\" height=\"350\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13355\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 343px) 100vw, 343px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Vendimi q\u00eb Katedralja e Shkodr\u00ebs t\u00eb marr\u00eb m\u00eb n\u00eb fund pron\u00ebsin\u00eb e saj t\u00eb ligjshme mund t\u00eb duket si nj\u00eb akt normal drejt\u00ebsie. Por, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai zbulon nj\u00eb ironi t\u00eb thell\u00eb dhe nj\u00eb hipokrizi q\u00eb shoq\u00ebron historin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb shtetit shqiptar, jo vet\u00ebm me trash\u00ebgimin\u00eb fetare dhe kulturore t\u00eb vendit, por edhe qendrimet aktuale t\u00eb shtetit shqiptar p\u00ebr pron\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Po \u00e7far\u00eb \u00e7 po ndodh realisht? Nj\u00eb institucion fetar, q\u00eb e nd\u00ebrtoi vet\u00eb k\u00ebt\u00eb tempull, q\u00eb e ruajti me sakrifica dhe q\u00eb e mbrojti me gjakun e martir\u00ebve t\u00eb tij, sot trajtohet sikur Kish\u00ebs Katolike n\u00eb Shqip\u00ebri po i b\u00ebhet nj\u00eb \u201cdhurat\u00eb\u201d pron\u00ebsie nga pushteti vendor, nd\u00ebrsa shohim e d\u00ebgjojm\u00eb deklarata triumfale, sikur pushteti vendor po dhuron di\u00e7ka nga xhepi i vet.&nbsp; Kjo pasi shteti shqiptar, n\u00ebn sundimin komunist e kishte zhdukur nga faqja e dheut, p\u00ebr pothuaj 50-vjet\u00eb, fen\u00eb dhe entet e tjera fetare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duke e kthyer at\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb &#8212; Katedral\u00ebn e Shkodr\u00ebs &#8212; n\u00eb sall\u00eb sportive, duke vrar\u00eb e burgosur klerik\u00ebt e saj q\u00eb, lirisht, mund t\u00eb thuhet se ishin ajka e kultur\u00ebs komb\u00ebtare dhe t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, por varret e t\u00eb cil\u00ebve &#8212; n\u00ebqoftse eshtrat e tyre nuk i ka marr\u00eb Drini &#8212; as sot nuk dihet se ku jan\u00eb. Nj\u00eb regjim, si asnj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, me nj\u00eb vendim e ligj absurd, kishte shpallur Shqip\u00ebrin\u00eb shteti i par\u00eb ateist n\u00eb bot\u00eb, kund\u00ebr fes\u00eb dhe Zotit. K\u00ebshtuq\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb pranohet nj\u00eb padrejt\u00ebsi historike q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb dekadave Kish\u00ebs Katolike dhe enteve t\u00eb tjera fetare n\u00eb Shkod\u00ebr dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, duhej t\u00eb k\u00ebrkohej falje n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit p\u00ebr krimet e komunizmit kund\u00ebr klerit dhe Kish\u00ebs. E drejt\u00eb dhe morale do t\u00eb ishte q\u00eb t\u00eb pranoheshin krimet e regjimit komunist, t\u00eb korigjohet me, p\u00ebrul\u00ebsi, padrejt\u00ebsia historike ndaj t\u00eb gjitha enteve fetare n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb vend q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb vendor t\u00eb shtetit aktual n\u00eb Shkod\u00ebr dhe kudo tjet\u00ebr t\u00eb krijojn\u00eb p\u00ebrshtypjen sikur shteti po tregon bujari, duke \u201clegjitimuar\u201d, me let\u00ebr \u201cpron\u00ebsie\u201d, Katedral\u00ebn e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb po e quaj k\u00ebt\u00eb veprim si ironik dhe hipokritik! &nbsp;Sepse nuk e dij\u00eb n\u00ebse, k\u00ebta zot\u00ebrinj dhe zonja t\u00eb pushtetit vendor n\u00eb Shkod\u00ebr dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb jan\u00eb ose jo t\u00eb vetdijsh\u00ebm se Katedralja e Shkodr\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb guri e tullash. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb as nj\u00eb banes\u00eb private e buldozuar nga shteti, n\u00eb Theth dhe asnj\u00eb nj\u00eb cop\u00eb tok\u00eb n\u00eb Rrjoll t\u00eb Velipoj\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Katedralja e Shkodr\u00ebs ka qen\u00eb dhe mbetet nj\u00eb simbol i historis\u00eb s\u00eb qytetit dhe i rezistenc\u00ebs shpirt\u00ebrore dhe komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve ndaj pushtuesve t\u00eb huaj. N\u00eb at\u00eb altar jan\u00eb lutur breza besimtar\u00ebsh, nd\u00ebrsa shum\u00eb nga bijt\u00eb e bijat e saj u persekutuan, u burgos\u00ebn dhe u martirizuan gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Po ai shtet q\u00eb dikur e grabiti pron\u00ebn dhe e p\u00ebrdhosi fen\u00eb, sot paraqitet si arbit\u00ebr q\u00eb vendos, n\u00ebse duhet apo jo dhe kur t\u2019ia kthej\u00eb at\u00eb prone, por q\u00eb nuk duhej t\u2019i ishte marr\u00eb kurr\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb hipokrizia, por mund t\u00eb interpretohet edhe si k\u00ebrc\u00ebnim, nj\u00ebkohsisht me mesazhin se un\u00eb si pushtet, dje t\u00eb kam zhdukur klerik\u00ebt dhe kam kthyer katedral\u00ebn n\u00eb sall\u00eb sporti, sot t\u00eb njoh pron\u00ebsin\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se nes\u00ebr, un\u00eb si pushtet, nuk t\u2019a heq prap k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, pron\u00ebsie, n\u00ebse dhe kur t\u00eb m\u00eb teket!?<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse, si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb qindra her\u00eb, tashti e m\u00eb shum\u00eb se tri dekada pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit zyrtar, Shqip\u00ebria ende nuk ka b\u00ebr\u00eb, zyrtarisht, nj\u00eb p\u00ebrballje dhe distancim t\u00eb ndersh\u00ebm nga krimet dhe padrejt\u00ebsit\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs komuniste, as me kthimin e pronave private tek i zoti. Pronat e konfiskuara nga diktatura komuniste vazhdojn\u00eb t\u00eb trajtohen si nj\u00eb problem administrativ dhe jo si nj\u00eb plag\u00eb morale e historis\u00eb komb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, rasti i Katedrales n\u00eb Shkod\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim. Ai \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb simbol i nj\u00eb mentaliteti arrogant pushtetor shqiptar nga i cili shoq\u00ebria shqiptare ende nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7liruar, seriozisht dhe zyrtarisht, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimia e shtetit grabitqar komunist dhe nga mentaliteti se partia e shteti jan\u00eb mbi t\u00eb gjitha.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;N\u00eb vend q\u00eb kthimi i pron\u00ebs t\u00eb shihet si nj\u00eb akt drejt\u00ebsie historike, ai akt shpesh shoq\u00ebrohet me retorik\u00eb politike, me fotografi ceremoniale, si n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, dhe me deklarata q\u00eb ata, si pushtetar\u00eb, vendor\u00eb ose qendror\u00eb meritojn\u00eb dhe k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019u thurin lavdi, atyre dhe partis\u00eb, p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb, n\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri normale, thjesht, detyrim moral e ligjor dhe nuk \u00ebsht\u00eb e tyre p\u00ebr tu \u201cdhuruar\u201d, as p\u00ebr t\u2019u mohuar. &nbsp;I nderuar lexues, ironia m\u00eb e madhe e k\u00ebsaj pune, \u00ebsht\u00eb se n\u00eb nj\u00eb vend ku drejt\u00ebsia p\u00ebr pron\u00ebn&#8211; pas 35-viteve &#8212; duhej t\u00eb ishte nj\u00eb akt i natyrsh\u00ebm, si n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb ish-komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs, n\u00eb Shqip\u00ebri, ajo shitet si \u201csukses politik\u201d i nj\u00eb individi ose &nbsp;nj\u00eb partie n\u00eb pushtet.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam i mendimit se n\u00ebse Shqip\u00ebria d\u00ebshiron, v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb besuesh\u00ebm vendor e qendror, ajo duhet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga kjo hipokrizi ironike. Pronat e grabitura nga diktatura komuniste \u2013 qofshin ato t\u00eb Kish\u00ebs Katolike, t\u00eb komuniteteve t\u00eb tjera fetare, apo t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb \u2013 nuk jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje favori, as merite askujt. Prona private \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare e sanksionuar me konventa dhe marrveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pronat jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje drejt\u00ebsie. Dhe drejt\u00ebsia nuk jepet me bujari. &nbsp;Ajo rikthehet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe pa buj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Rasti i Katedrales n\u00eb Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pasqyr\u00eb e k\u00ebsaj tragjikomedie komb\u00ebtare. Dihet se mij\u00ebra prona t\u00eb tjera t\u00eb pronar\u00ebve legjitim, t\u00eb konfiskuara nga diktatura komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, mbeten ende t\u00eb bllokuara n\u00eb labirintet e burokracis\u00eb shqiptare, nd\u00ebrsa politika vazhdon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb merita p\u00ebr \u00e7do korigjim minimal t\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsie t\u00eb madhe historike, si\u00e7 ishte dor\u00ebzimi i letr\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00ebs Katedral\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs, para disa dit\u00ebsh. Nj\u00eb shtet serioz nuk k\u00ebrkon duartrokitje kur ndalon s\u00eb mbajturi nj\u00eb pron\u00eb t\u00eb grabitur ilegalisht, si kjo. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, pushteti normal k\u00ebrkon falje dhe e kthen pron\u00ebn pa zhurm\u00eb, tek i zoti legjitim.&nbsp; Derisa kjo t\u00eb kuptohet seriozisht, nga klasa politike shqitare, \u00e7do ceremoni p\u00ebr \u201cdh\u00ebnien bujare\u201d t\u00eb Katedrales ose ndonj\u00eb prone tjet\u00ebr, do t\u00eb mbetet ajo q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb: nj\u00eb akt simbolik q\u00eb zbulon, jo bujarin\u00eb e pushtetit, por zbardh\u00eb rishtas ironin\u00eb dhe hipokrizin\u00eb e tij ndaj kthimit t\u00eb pronave private tek i zoti, sidomos pronat e enteve fetare.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Vendimi q\u00eb Katedralja e Shkodr\u00ebs t\u00eb marr\u00eb m\u00eb n\u00eb fund pron\u00ebsin\u00eb e saj t\u00eb ligjshme mund t\u00eb duket si nj\u00eb akt normal drejt\u00ebsie. Por, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai zbulon nj\u00eb ironi t\u00eb thell\u00eb dhe nj\u00eb hipokrizi q\u00eb shoq\u00ebron historin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb shtetit shqiptar, jo vet\u00ebm me trash\u00ebgimin\u00eb fetare dhe kulturore t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41130","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41130","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41130"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41130\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41133,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41130\/revisions\/41133"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41130"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41130"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41130"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}