{"id":41124,"date":"2026-03-10T14:29:00","date_gmt":"2026-03-10T13:29:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41124"},"modified":"2026-03-11T14:35:34","modified_gmt":"2026-03-11T13:35:34","slug":"klasa-politike-ne-shqiperi-dhe-ne-kosove-po-tradhton-shpresen-dhe-besimin-e-shqiptareve-per-te-ardhmen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41124","title":{"rendered":"KLASA POLITIKE N\u00cb SHQIP\u00cbRI DHE N\u00cb KOSOV\u00cb PO TRADHTON\u00a0SHPRES\u00cbN DHE BESIMIN E SHQIPTAR\u00cbVE P\u00cbR T\u00cb ARDHMEN"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"343\" height=\"350\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-13355\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista.jpg 343w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-294x300.jpg 294w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/frank-shkreli-intervista-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 343px) 100vw, 343px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Deshta t\u00eb them \u201cElita Politike Shqiptare\u201d, por jo, se lexuesit e nderuar q\u00eb kan\u00eb ndjekur shkrimet e mia modeste gjat\u00eb viteve e din\u00eb se un\u00eb nuk kam menduar as besuar ndonj\u00ebher\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebtyre dekadave t\u00eb fundit, por as pothuaj n\u00eb gjys\u00ebm shekull komuniz\u00ebm sllavo-aziatik &#8212; q\u00eb bota shqiptare t\u00eb ket\u00eb pasur nj\u00eb \u201celit\u00eb politike t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb\u201d. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, (2005) n\u00eb kapacitetin tim si Drejtor Ekzekutiv i K\u00ebshillit Komb\u00ebtare Shqiptaro-Amerikan\u00eb, (NAAC) n\u00eb Washington &#8212; \u00a0Pavar\u00ebsia, zgjidhja e vetme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs- jam shprehur se shqiptar\u00ebt, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk kan\u00eb q\u00ebn\u00eb kurr\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb se n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij shekulli. Kam shprehur gjithashtu shpres\u00ebn dhe d\u00ebshir\u00ebn time, at\u00ebher\u00eb, se kishte ardhur koha p\u00ebr shqipot tona ta shfryt\u00ebzonin k\u00ebt\u00eb moment historik, ashtuq\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb b\u00ebhen sa m\u00eb shpejt pjes\u00eb e Evrop\u00ebs demokratike dhe si dy shtete shqiptare, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb organizmave evro-atlantike.\u00a0 Q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhej sa m\u00eb par\u00eb an\u00ebtare e NATO-s, q\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebhej sa m\u00eb shpejt shtet i pavarur, fillimisht, dhe m\u00eb pas an\u00ebtare e NATO-s dhe, m\u00eb n\u00eb fund, dy shtetet shqiptare t\u00eb b\u00ebheshin an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e realizimit t\u00eb k\u00ebtyre mund\u00ebsive historike p\u00ebr kombin \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u arritur, jam shprehur me at\u00eb rast. \u201cUn\u00eb besoj se shqiptar\u00ebt e Ballkanit i pret nj\u00eb e ardhme shum\u00eb e ndritur\u201d, ishte bindja dhe shpresa ime at\u00ebher\u00eb. \u201cKurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, Kombi shqiptar nuk ka patur m\u00eb shum\u00eb liri, m\u00eb shum\u00eb demokraci dhe e ardhmja e tij \u00ebsht\u00eb shum\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse\u201d. Un\u00eb nuk isha i vetmi q\u00eb mendoja k\u00ebshtu n\u00eb fillim t\u00eb \u00e7erekut t\u00eb par\u00eb t\u00eb shekullit XXI. Besimi dhe shpresat, n\u00eb shum\u00eb qarqe komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ishin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, se shekulli XXI do t\u00eb jet\u00eb, \u201cShekulli i Shqiptar\u00ebve\u201d. Sot, nj\u00eb deklarat\u00eb e till\u00eb do t\u00eb dukej si nj\u00eb tallje.\u00a0 Natyrisht, se edhe pik\u00ebpamjet e mia kan\u00eb ndryshuar gjat\u00eb 15-20-viteve t\u00eb kaluara, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike, dhe p\u00ebr m\u00eb keq, n\u00eb lidhje me tranzicionin e grabitur dhe p\u00ebr rolin e klas\u00ebs politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb, q\u00eb po d\u00ebbon shqiptar\u00ebt nga trojet shqiptare.\u00a0 Por, qe ku jemi sot!\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>Ja nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb disa mendimeve t\u00eb mia (me ndihm\u00ebn e ai) t\u00eb shprehura n\u00eb shkrimet e shumta gjat\u00eb viteve si &#8212;\u00a0 dhe n\u00eb disa nga intervistat&#8211; Frank Shkreli: Politika n\u00eb Shqip\u00ebri dhe sfidat e \u00a0\u00a0me t\u00eb cilat ajo p\u00ebrballet | Gazeta Telegraf &#8212; gjat\u00eb viteve mbi k\u00ebt\u00eb subjekt, si nj\u00eb thirrje e kot\u00eb q\u00eb binte n\u00eb vesh\u00eb t\u00eb shurdh\u00ebr \u2013 se n\u00ebqoftse vazhdohet k\u00ebshtu klasa politike shqiptare, n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i mbronte, po tradhton shpres\u00ebn dhe besimin e nj\u00eb populli p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Por, fatkeqsisht, qe ku jemi sot! \u00a0\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>Kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se tri dekada nga r\u00ebnia e diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb&nbsp;Shqip\u00ebri d he pothuaj dy dekada nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb&nbsp;Kosov\u00ebs. Dy momente historike q\u00eb duhej t\u00eb sh\u00ebnonin lindjen e nj\u00eb epoke t\u00eb re p\u00ebr Kombin shqiptar: me demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, institucione t\u00eb forta, liri e drejt\u00ebsi dhe shtete t\u00eb ss\u00eb drejt\u00ebs q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb &nbsp;qytetarve shqiptar\u00eb dhe jo klas\u00ebs politike n\u00eb pushtet dhe interesave t\u00eb tyre personale e partiake. Andaj nj\u00eb pyetje e r\u00ebnd\u00eb vazhdon t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb mbi nd\u00ebrgjegjen komb\u00ebtare shqiptare:&nbsp;si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb shpresa e nj\u00eb populli p\u00ebr demokraci, liri, &nbsp;drejt\u00ebsi dhe mir\u00ebqenie t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb kaq t\u00eb thell\u00eb besimi ndaj klas\u00ebs politike shqiptare si n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, p\u00ebrball\u00eb realitetit t\u00eb mjeruesh\u00ebm politik n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mos pranohet nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e hidhur se shpresa e madhe e shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve dhe miqve t\u00eb tyre nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij n\u00eb Ko, \u00ebsht\u00eb &nbsp;tradhtuar nga kjo klas\u00eb politike e recikluar q\u00eb sot shihet qart\u00eb se ka d\u00ebshtuar n\u00eb misionin e saj historik. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonte shtetin, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e k\u00ebsaj klase politike nd\u00ebrtoi&nbsp;rrjete pushteti. &nbsp;N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb forconte institucionet e shtetit, politika shqiptare e k\u00ebtyre dekadave, ajo i&nbsp;n\u00ebnshtronte ato. Dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb udh\u00ebhiqte shoq\u00ebrin\u00eb drejt zhvillimit dhe dinjitetit komb\u00ebtar, e p\u00ebrdori shtetin si instrument p\u00ebr karrier\u00eb, klienteliz\u00ebm, pasurim t\u00eb vetin, dhe poste p\u00ebr familjar\u00ebt dhe miq\u00ebt e tyre. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb&nbsp;Shqip\u00ebri, tranzicioni u kthye n\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb pafund krizash politike, polarizimi ekstrem dhe korrupsioni sistemik, pasoj\u00eb e regjimit diktatorial gjys\u00ebm shekullor, sllavo-komunist, gjurm\u00ebt e t\u00eb cilit shihen ende sot kudo me nj\u00eb prani n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta politike dhe administrative t\u00eb shtetit shqiptar. &nbsp;Politikan\u00ebt e ricikluar, q\u00eb n\u00eb fushata zgjedhjesh, t\u00eb blear e t\u00eb shitura, &nbsp;premtojn\u00eb liri, demokraci dhe drejt\u00ebsi, kan\u00eb prodhuar sistemin politik aktual, ku pushteti qarkullon brenda t\u00eb nj\u00ebjtave rrethe politike dhe ekonomike. Emrat mund t\u00eb ndryshojn\u00eb nga koha n\u00eb koh\u00eb, partit\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb vendet n\u00eb pushtet, por modeli &nbsp;korruptiv dhe autoritar mbetet pothuajse i nj\u00ebjt\u00eb, p\u00ebr faqe t\u00eb zez\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kombit \u2013 nj\u00eb model i cili po p\u00ebrfundon me zbrasjen serioze t\u00eb trojeve shqiptare, nj\u00eb fenomen, q\u00eb nga p\u00ebrmasat, \u00ebsht\u00eb i papar\u00eb n\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb&nbsp;Kosov\u00eb shteti q\u00eb lindi nga nj\u00eb sakrific\u00eb historike dhe me mb\u00ebshtetjen e aleat\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kishte nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb rrall\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonte institucione t\u00eb reja, t\u00eb lira e demokratike, t\u00eb pastra nga trash\u00ebgimia e korrupsionit dhe autoritarizmit t\u00eb diktatur\u00ebs sllavo-komuniste. Por, mjerisht edhe aty, shum\u00eb shpejt, politika u p\u00ebrfshi nga s\u00ebmundjet e njohura t\u00eb rajonit: nepotiz\u00ebm, luft\u00eb p\u00ebr pushtet, kapje t\u00eb institucioneve dhe korrrupcion. N\u00eb Kosov\u00eb, megjith\u00ebse dihet se realiteti politik \u00ebsht\u00eb deri diku ndryshe nga ai Shqip\u00ebris\u00eb dhe sfidat shtetformuese jan\u00eb ende t\u00eb pranishme, kriza e besimit ndaj elit\u00ebs politike mbetet po aq e dukshme, sin \u00eb shtetin am\u00eb. P\u00ebrplasjet e brendshme politike, zgjedhjet e shpeshta, ndon\u00ebse t\u00eb lira, nuk p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb qeveri t\u00eb forta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tensionet institucionale &#8212; si ato t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit &#8212; dhe akuzat p\u00ebr korrupsion po d\u00ebmtojn\u00eb besimin e qytetar\u00ebve tek institucionet q\u00eb duhej t\u00eb simbolizonin sakrific\u00ebn dhe idealin e liris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb komb q\u00eb ka vuajtur aq shum\u00eb e gjat\u00eb n\u00ebn thundr\u00ebn terroriste serbe.<\/p>\n\n\n\n<p>Por klasa politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb duhet t\u00eb kuptoj\u00eb se legjitimiteti nuk fitohet vet\u00ebm n\u00eb zgjedhje, qofshin ato edhe t\u00eb lira, por ai duhet t\u00eb ruhet dhe t\u00eb kultivohet p\u00ebrmes integritetit moral e komb\u00ebtar, transparenc\u00ebs dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb politik\u00ebs ndaj qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Shpresohej se nj\u00eb brez tjet\u00ebr politikan\u00ebsh do b\u00ebnte m\u00eb mir\u00eb se i pari. Ironia m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb se edhe ata pak politikan\u00eb t\u00eb brezit t\u00eb rinj politik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt premtuan dhe duhej t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin nj\u00eb ndryshim moral, politik dhe kulturor, si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb, shpesh p\u00ebrfunduan duke kopjuar t\u00eb nj\u00ebjtin model t\u00eb para-ardh\u00ebsve t\u00eb tyre, megjithse pretendonin se do ta rr\u00ebzonin at\u00eb model sistemi qeveris\u00ebs, por m\u00eb kot. Pasojat e k\u00ebtij d\u00ebshtimi n\u00eb vazhdim\u00ebse, jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb dukshme sot n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shqiptaro-shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb lart\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto pasoja serioze, qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb kan\u00eb zgjedhur emigrimin si vot\u00ebn m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb mosbesimit dhe humbjes s\u00eb shpres\u00ebs s\u00eb tyre ndaj politik\u00ebs aktuale t\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shqiptaro-shqiptar. &nbsp;T\u00eb rinjt\u00eb, q\u00eb duhej t\u00eb ishin energjia e zhvllimit, dhe intelektual\u00ebt nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e Kombit, po largohen n\u00eb mas\u00eb nga&nbsp;Shqip\u00ebria&nbsp;dhe&nbsp;Kosova, nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb institucionet qeveritare e shtet\u00ebrore, perceptohen, me t\u00eb drejt\u00eb, nga qytetar\u00ebt, jo si garanci drejt\u00ebsie, por si instrumente t\u00eb interesave t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs. Me k\u00ebto fjal\u00eb, un\u00eb nuk po them asgj\u00eb t\u00eb re, sepse, modestsisht, i kam th\u00ebn\u00eb shpesh n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, as nuk jan\u00eb t\u00eb reja p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb, pasi jan\u00eb ata q\u00eb i vuajn\u00eb k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb hidhura, nga dita n\u00eb dit\u00eb, pa asnj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi. Por, fatkqesisht, duhet t\u00eb kujtojm\u00eb me dhimbje n\u00eb zem\u00ebr, se duke qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb i zhvillimeve t\u00eb fundit politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, konstatojm\u00eb edhe sot, ashtu si 15-20 vjet m\u00eb par\u00eb, se kjo ishte dhe mbetet tragjedia e tranzicionit shqiptar. Brezi aktual politik \u201cpost-komunist\u201d nd\u00ebr shqiptar\u00ebt, q\u00eb duhej t\u00eb nd\u00ebrtonte shtetin, t\u00eb vendoste lirin\u00eb, drejt\u00ebsin\u00eb dhe demokracin\u00eb e mohuar shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, po e p\u00ebrjet\u00ebson at\u00eb sistem politik t\u00eb korruptuar e autoritar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb penges\u00ebn kryesore p\u00ebr themelimin e nj\u00eb shtetit modern demokratik, me nj\u00eb sistem politik t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb drejt\u00eb e demokratik, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, pa dallim.<\/p>\n\n\n\n<p>Natyrisht se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb krijuar, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm politike individuale por ajo p\u00ebrfshin pothuaj t\u00eb gjitha veprimtarit\u00eb e jet\u00ebs shoq\u00ebrore, mbar\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb, pra. Problemi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, tanim\u00eb, strukturor q\u00eb prek pothuaj t\u00eb gjitha nivelet e jet\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb krijuar nj\u00eb sistem i nd\u00ebrtuar mbi klientelizmin politik i cili me kontrollin partiak t\u00eb institucioneve prodhon vazhdimisht t\u00eb nj\u00ebjtin rezultat: nj\u00eb elit\u00eb politike q\u00eb manipulon dhe i mbijeton sistemit, nd\u00ebrsa shoq\u00ebria mbetet n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb vazhdueshme besimi, p\u00ebrball emigrimit, largimit masiv nga trojet st\u00ebrgjyshore \u2013 si alternativ\u00eb e vetme e njer\u00ebve, ndon\u00ebse kund\u00ebr vullnetit personal, familjar e komb\u00ebtar, jo e d\u00ebshiruar prej shum\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb historia na m\u00ebson nj\u00eb gj\u00eb: asnj\u00eb sistem i padrejt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm.&nbsp; Por, ndryshimi nuk do t\u00eb vij\u00eb vet\u00ebm nga rotacioni i pushtetit, sepse tranzicioni shqiptar ka treguar se nd\u00ebrrimi i partive shpesh nuk ndryshon pothuaj asgj\u00eb e sidomos jo kultur\u00ebn e pushtetit. Pas 35-vjet, \u201cpost-komuniz\u00ebm\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri dhe pothuaj dy dekada pavar\u00ebsi t\u00eb Kosov\u00ebs, ndryshimi i v\u00ebrtet\u00eb dhe urgjent k\u00ebrkon gjithashtu nj\u00eb transformim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb. K\u00ebrkon institucione t\u00eb pavarura, drejt\u00ebsi q\u00eb nuk i sh\u00ebrben politik\u00ebs dhe nj\u00eb elit\u00eb t\u00eb re q\u00eb e sheh politik\u00ebn si sh\u00ebrbim publik dhe jo si pron\u00eb personale.<\/p>\n\n\n\n<p>Paradoksi \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm i dhimbsh\u00ebm, por edhe pabesuesh\u00ebm: dy shtete shqiptare q\u00eb kan\u00eb kaluar p\u00ebrmes historive dramatike t\u00eb vuajtjeve e t\u00eb sakrific\u00ebs komb\u00ebtare, sot p\u00ebrballen me nj\u00eb zhg\u00ebnjim t\u00eb thell\u00eb qytetar ndaj politik\u00ebs. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonin nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb re politike, shum\u00eb aktor\u00eb t\u00eb tranzicionit kan\u00eb riprodhuar modele t\u00eb vjetra t\u00eb pushtetit \u2013 centralizim t\u00eb vendimmarrjes, klienteliz\u00ebm dhe politizim t\u00eb institucioneve dhe shkelje t\u00eb lirive baz\u00eb t\u00eb njeriut, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb liria e .<\/p>\n\n\n\n<p>Demokracia nuk mund t\u00eb mbijetoj\u00eb vet\u00ebm me retorik\u00eb patriotike apo me fjalime elektorale. Ajo k\u00ebrkon institucione t\u00eb forta, drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur dhe nj\u00eb elit\u00eb politike q\u00eb e kupton se pushteti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, jo privilegj.<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit, pyetja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kush qeveris sot. Pyetja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb: a do t\u00eb vazhdoj\u00eb Kombi shqiptar t\u00eb mbetet peng i nj\u00eb klase politike q\u00eb, sot p\u00ebr sot, ka humbur besimin e qytetar\u00ebve t\u00eb vet?&nbsp; Patjet\u00ebr q\u00eb historia do t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigjen n\u00eb koh\u00ebn e duhur. &nbsp;Por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt. Nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb humb besimin te politika \u2013 p\u00ebr mir\u00eb ose p\u00ebr keq, heret ose von\u00eb &#8212; k\u00ebrkon ta rind\u00ebrtoj\u00eb at\u00eb nga e para, por me pasoja t\u00eb pa-parashikueshme p\u00ebr Kombin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Deshta t\u00eb them \u201cElita Politike Shqiptare\u201d, por jo, se lexuesit e nderuar q\u00eb kan\u00eb ndjekur shkrimet e mia modeste gjat\u00eb viteve e din\u00eb se un\u00eb nuk kam menduar as besuar ndonj\u00ebher\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebtyre dekadave t\u00eb fundit, por as pothuaj n\u00eb gjys\u00ebm shekull komuniz\u00ebm sllavo-aziatik &#8212; q\u00eb bota shqiptare t\u00eb ket\u00eb pasur nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41124","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41124","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41124"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41124\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41128,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41124\/revisions\/41128"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41124"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41124"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41124"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}