{"id":41090,"date":"2026-03-06T11:25:39","date_gmt":"2026-03-06T10:25:39","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41090"},"modified":"2026-03-06T11:25:40","modified_gmt":"2026-03-06T10:25:40","slug":"nje-histori-bese-nderi-dhe-sakrifice-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41090","title":{"rendered":"Nj\u00eb histori bese, nderi dhe sakrifice komb\u00ebtare"},"content":{"rendered":"\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><em>&nbsp;<\/em><\/h2>\n\n\n<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"199\" height=\"326\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Tome_Nika_i_hotit.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Tome_Nika_i_hotit.jpg 199w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Tome_Nika_i_hotit-183x300.jpg 183w\" sizes=\"auto, (max-width: 199px) 100vw, 199px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>\u00a0Tom\u00eb Nika i Hotit (Foto:Shtjef\u00ebn Goj\u00e7aj) <\/em><\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>Hotiani dhe krajani q\u00eb sfiduan burgun, perandorit\u00eb dhe frik\u00ebn<\/strong><\/h2>\n\n\n\n<p>\u00a0Nga Gjek\u00eb Gjonaj<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb koh\u00ebt e pushtimit, shqiptari nuk d\u00ebnohej sepse kishte b\u00ebr\u00eb keq, por sepse nuk pranonte t\u00eb n\u00ebnshtrohej. Shqiptari, kur i merret liria, nuk thyhet &#8211; p\u00ebrkundrazi, ngrihet. K\u00ebshtu ndodhi edhe me&nbsp; arratisjen &nbsp;e dy shqiptar\u00ebve &#8211; nj\u00ebri nga Hoti, tjetri nga Kraja- nga burgu fam\u00ebkeq i Tivarit. Aty ku muret nuk mbyllnin vet\u00ebm trupat, por synonin t\u00eb thyenin shpirtrat. Aty ku muret ishin t\u00eb trasha dhe shpresa e holl\u00eb, Tom\u00eb &nbsp;Nik\u00eb Goj\u00e7aj i njohur si Tom\u00eb Nika &nbsp;i Hotit&nbsp; dhe nj\u00eb krajan, emrin e t\u00eb cilit &nbsp;nuk arrita ta zbujoj, &nbsp;nuk e humb\u00ebm shpres\u00ebn. Ata e dinin &nbsp;se burgu nuk ishte fundi, por nj\u00eb prov\u00eb tjet\u00ebr e karakterit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb historin\u00eb shqiptare, ka momente kur njeriu p\u00ebrballet me pushtetin dhe zgjedh, ose t\u00eb thyhet, ose t\u00eb ngrihet. Hotiani dhe krajani&nbsp; zgjodh\u00ebn t\u00eb dyt\u00ebn. Ata n\u00eb err\u00ebsirat e burgut nuk k\u00ebrkonin m\u00ebshir\u00eb, por&nbsp;&nbsp; bashk\u00ebkomb\u00ebs, sepse shqiptari n\u00eb burg k\u00ebrkon v\u00eblla. Dhe fati i solli p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. &nbsp;Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm histori trim\u00ebrie, por \u00ebsht\u00eb histori dinjiteti dhe besimi te tjetri, t\u00eb cil\u00ebn ma tregoi m\u00ebrgimtari &nbsp;hotinan, Shtjef\u00ebn Goj\u00e7aj, me banim n\u00eb Mi\u00e7igan-Detroit. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Hoti dhe Kraja n\u00eb nj\u00eb qeli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb qelit\u00eb e err\u00ebta t\u00eb&nbsp; burgut t\u00eb Tivarit, Toma pa shum\u00eb t\u00eb burgosur, por k\u00ebrkonte me ngulm ndonj\u00eb shqiptar nga Shkodra ose rrethinat. Aty takoi nj\u00eb fshatar nga Kraja. U bashkuan&nbsp; dy burra, dy treva, nj\u00eb fat. Hoti dhe Kraja u takuan n\u00eb nj\u00eb qeli. Jo si krahina shqiptare, por si nd\u00ebrgjegje shqiptare. Ky nuk ishte thjesht nj\u00eb takim i rast\u00ebsish\u00ebm. Ishte bashkim i dy krahinave q\u00eb ndanin t\u00eb nj\u00ebjtin ideal: lirin\u00eb. Pa njohje t\u00eb m\u00ebparshme,&nbsp; pa interesa personale. Vet\u00ebm nj\u00eb fjali mjaftoi: \u201cKam nd\u00ebrmend t\u00eb iki\u201d. P\u00ebrgjigjja erdhi si betim: \u201cJam gati t\u00eb vij me ty. Por si\u201d?<\/p>\n\n\n\n<p>Toma kur m\u00ebsoi se n\u00ebna krajane i binte &nbsp;ushqim djalit&nbsp; t\u00eb saj dhe se kishin dele, e porositi: \u201dThuaji n\u00ebn\u00ebs t\u00eb z\u00ebr\u00eb kos shum\u00eb t\u00eb trash\u00eb. Brenda kosit t\u00eb fus\u00eb nj\u00eb lim\u00eb pa bisht, q\u00eb t\u00eb mos duket se ka di\u00e7ka t\u00eb fshehur\u201d. &nbsp;Kaq mjaftoi. Kjo \u00ebsht\u00eb besa shqiptare, nj\u00eb marr\u00ebveshje morale q\u00eb nuk thyhet, nj\u00eb nga shtyllat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb etik\u00ebs dhe tradit\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare. Thyerja e saj konsiderohej turpi m\u00eb i madh moral n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb tradicionale shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00ebna krajane &#8211; heroina e heshtur<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Plani i arratisjes u mb\u00ebshtet mbi nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb rrall\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb kronikat zyrtare: n\u00ebn\u00ebn e krajanit, e cila &nbsp;nuk mban arm\u00eb, por mban bot\u00ebn mbi supe. Ajo pranoi t\u00eb rrezikonte jet\u00ebn p\u00ebr djalin dhe p\u00ebr nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb nuk e kishte par\u00eb kurr\u00eb. Por e dinte se \u00ebsht\u00eb shqiptar. N\u00eb nj\u00eb kusi me kos t\u00eb trash\u00eb fshehu lim\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn&nbsp; do t\u2019i prenin &nbsp;hekurat. N\u00ebna e guximshme dhe burr\u00ebrersh\u00eb krajane kaloi p\u00ebrmes kontrollit t\u00eb rojeve t\u00eb burgut, por nuk i gjet\u00ebn asgj\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb dhe ia dor\u00ebzoi djalit mjetin e shp\u00ebtimit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebna shqiptare, n\u00eb koh\u00eb pushtimi, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00ebn\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb shtyll\u00eb e q\u00ebndres\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrgjegje komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb symbol, \u00ebsht\u00eb zemra morale e kombit, pa zhurm\u00eb, pa lavdi, pa flamuj, pa k\u00ebng\u00eb. Vet\u00ebm me sakrific\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Plani i arratisjes<\/h3>\n\n\n\n<p>Me vegl\u00ebn n\u00eb dor\u00eb, Toma i tha krajanit: \u201cK\u00ebt\u00eb lim\u00eb do ta p\u00ebrdorim p\u00ebr me i pre hekurat\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Krajani u step: \u201cJemi n\u00eb nj\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb madhe. N\u00ebse hidhemi, do t\u00eb b\u00ebhemi cop\u00eb-cop\u00eb mbi shk\u00ebmbinjt\u00eb g\u00eblqeror\u00eb\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Toma ia shpjegoi planin me qet\u00ebsi ushtarake: \u201cKur t\u00eb vijn\u00eb rojat, do t\u00eb jen\u00eb dy. Nj\u00ebri do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i madh, kurse tjetri m\u00eb i vog\u00ebl. &nbsp;Un\u00eb hidhem mbi t\u00eb madhin, ti mbi t\u00eb voglin. Kur ta rr\u00ebzosh, shkk\u00ebputia ( thyeja) &nbsp;&nbsp;qaf\u00ebn\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ata prit\u00ebn \u00e7astin e volitsh\u00ebm. Kur rojat po ndiznin cigaret, Toma i b\u00ebri shenj\u00eb krajanit. Nga kati i dyt\u00eb u hodh\u00ebn nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Toma, m\u00eb i fuqish\u00ebm fizikisht, ia theu qaf\u00ebn roj\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Por kur u kthye, pa rojen&nbsp; tjet\u00ebr duke e mbytur krajanin me thonj n\u00eb fyt. Me nj\u00eb k\u00ebrcim t\u00eb dyt\u00eb, po aq t\u00eb shpejt\u00eb e t\u00eb sakt\u00eb, Toma u hodh mbi roj\u00ebn tjet\u00ebr dhe e shp\u00ebtoi krajanin.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Arratisja n\u00ebp\u00ebr shk\u00ebmbinj e gjemba<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pasi ata&nbsp; i shp\u00ebtuan rojes s\u00eb burgut, pren\u00eb &nbsp;me lim\u00eb grilat e hekurit. I shp\u00ebrthyen ato dhe &nbsp;u ngjit\u00ebn drejt nj\u00eb kreshte mali, p\u00ebrmes terrenit t\u00eb eg\u00ebr me shk\u00ebmbinj t\u00eb mpreht\u00eb si thika dhe gjemba t\u00eb eg\u00ebr. Rojet e tjera u alarmuan, u vun\u00eb n\u00eb veprim &nbsp;&nbsp;dhe nis\u00ebn ndjekjen, duke q\u00eblluar pa pushim. Plumbat fishk\u00ebllenin rreth tyre, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebt u \u00e7aheshin mbi gur\u00eb dhe trupat u g\u00ebrvishteshin n\u00eb shkurre. Lan\u00eb pas gjak e mish n\u00eb shkurre, por arrit\u00ebn t\u00eb shp\u00ebtonin. Ata nuk ik\u00ebn vet\u00ebm nga burgu. Ata&nbsp; ik\u00ebn nga posht\u00ebrimi drejt dinjitetit .<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Besa e Kraj\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb n\u00eb fund mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e krajanit, ku u fsheh\u00ebn me kujdes t\u00eb madh.T\u00eb plagosur e t\u00eb rraskapitur, hotinai dhe krajani&nbsp; kur arrit\u00ebn n\u00eb Kraj\u00eb, banor\u00ebt nuk i prit\u00ebn si t\u00eb arratisur, por si bij. U dhan\u00eb ushqim, rroba, ua pastruan trupat e p\u00ebrgjakur, plag\u00ebt dhe nuk kursyen asgj\u00eb. Pasi Toma u forcua pak &nbsp;nga lodhja &nbsp;&nbsp;u tha krajan\u00ebve&nbsp; t\u2019ia tregojn\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Hot, t\u00eb cil\u00ebn nuk e njihte. Edhe pse ai ishte i ndjekur nga dy ushtri armike, turke e malazeze &nbsp;dhe nga nj\u00eb familje shqiptare, nuk donte t\u2019i vinte n\u00eb rrezik. Megjithat\u00eb, ata e shoq\u00ebruan deri p\u00ebrtej liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs. Solidariteti i k\u00ebsaj treve u shnd\u00ebrrua n\u00eb mburoj\u00eb njer\u00ebzore. Askush nuk pyeti p\u00ebr pasojat,&nbsp; askush nuk u t\u00ebrhoq. K\u00ebtu komuniteti foli m\u00eb fort se frika.<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">Kalimi i liqenit &#8211; betim kolektiv p\u00ebr jet\u00eb a vdekje<\/h2>\n\n\n\n<p>Vendimi i krajan\u00ebve p\u00ebr ta shoq\u00ebruar s\u00eb bashku Tom\u00ebn p\u00ebrtej liqenit&nbsp; t\u00eb Shkodr\u00ebs ishte kulmi moral&nbsp; dhe emocional i k\u00ebsaj historie: \u201cO kalojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, o vdesim t\u00eb gjith\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo fjali p\u00ebrmbledh filozofin\u00eb e mbijetes\u00ebs shqiptare: individi nuk lihet vet\u00ebm, fati ndahet bashk\u00eb. Ky nuk ishte thjesht kalim gjeografik, ishte rit p\u00ebrkushtimi. Ky \u00ebsht\u00eb kodi &nbsp;i mbijetes\u00ebs son\u00eb historike.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Rruga e vetmis\u00eb<\/h3>\n\n\n\n<p>N\u00eb ndarje, burrat u p\u00ebrqafuan. Krajan\u00ebt u kthyen pa pasoja n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Toma mori rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Hot, i plagosur, i&nbsp; uritur , duke u fshehur gjat\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebtimit, sepse ndiqej nga osman\u00ebt, shkijet, administrata e burgut dhe armiqt\u00eb e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>I rraskapitur nga plag\u00ebt dhe uria, ai mbante me vete dhurat\u00ebn e fundit t\u00eb krajan\u00ebve: pak ushqim, krip\u00eb dhe nj\u00eb thik\u00eb q\u00eb, n\u00eb rast nevoje, t\u00eb mund t\u00eb therte ndonj\u00eb bag\u00ebti, ta piqte dhe t\u00eb mbijetonte. Nj\u00eb histori q\u00eb d\u00ebshmon se, edhe n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb err\u00ebta, <strong>besa, guximi dhe solidariteti njer\u00ebzor<\/strong> mund t\u00eb b\u00ebhen ura shp\u00ebtimi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mesazhi p\u00ebr sot<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kjo histori nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr dje.Ajo na flet sot. Na kujton se shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb komb me fjalime, por me sakrifica. Jo me deklarata, por me plag\u00eb. Jo me privilegje, por me bes\u00eb. Dy burra &#8211; nj\u00eb hotian dhe nj\u00eb krajan &#8211; pa ushtri, pa shtet, pa mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sfiduan burgun, perandorit\u00eb dhe frik\u00ebn. Ata na lan\u00eb nj\u00eb testament moral: se liria nuk dhurohet, se v\u00ebllaz\u00ebria nuk negociohet, se kombi mbijeton vet\u00ebm kur njer\u00ebzit jan\u00eb gati t\u00eb rrezikojn\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe sa her\u00eb q\u00eb flasim p\u00ebr lirin\u00eb, duhet t\u00eb kujtojm\u00eb edhe k\u00ebta dy burra. Ata na treguan se a<strong>tdheu fillon aty ku nj\u00eb shqiptar vendos t\u00eb mos e l\u00ebr\u00eb tjetrin vet\u00ebm.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; \u00a0Tom\u00eb Nika i Hotit (Foto:Shtjef\u00ebn Goj\u00e7aj) Hotiani dhe krajani q\u00eb sfiduan burgun, perandorit\u00eb dhe frik\u00ebn \u00a0Nga Gjek\u00eb Gjonaj N\u00eb koh\u00ebt e pushtimit, shqiptari nuk d\u00ebnohej sepse kishte b\u00ebr\u00eb keq, por sepse nuk pranonte t\u00eb n\u00ebnshtrohej. Shqiptari, kur i merret liria, nuk thyhet &#8211; p\u00ebrkundrazi, ngrihet. K\u00ebshtu ndodhi edhe me&nbsp; arratisjen &nbsp;e dy shqiptar\u00ebve &#8211; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41093,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18,15],"tags":[],"class_list":["post-41090","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41090","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41090"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41090\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41094,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41090\/revisions\/41094"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/41093"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41090"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41090"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41090"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}