{"id":41072,"date":"2026-03-04T15:09:00","date_gmt":"2026-03-04T14:09:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41072"},"modified":"2026-03-05T15:11:03","modified_gmt":"2026-03-05T14:11:03","slug":"pa-u-distancuar-nga-e-kaluara-nuk-fitohet-besimi-i-se-ardhmes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41072","title":{"rendered":"PA U DISTANCUAR NGA E KALUARA, NUK FITOHET BESIMI I S\u00cb ARDHMES"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb duket sikur Shqip\u00ebria ka \u201carritur\u201d kulmin e krizave ciklike politiko-ekonomike t\u00eb k\u00ebtyre 35-viteve tranzicion, si pasoj\u00eb e skandaleve, korrupcionit dhe polarizimit politik, duke rezultuar n\u00eb nj\u00eb munges\u00eb besueshm\u00ebrie t\u00eb thell\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve ndaj klas\u00ebs politike t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb tranzicionit t\u00eb pafund.<\/p>\n\n\n\n<p>Mungesa e besimit t\u00eb shqiptar\u00ebve ndaj politik\u00ebs aktuale nuk \u00ebsht\u00eb thjesht pasoj\u00eb e skandaleve t\u00eb fundit apo e krizave ciklike. Ajo i ka rr\u00ebnj\u00ebt m\u00eb t\u00eb thella, n\u00eb shekullin e kaluar. Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj krize lidhet me faktin se Shqip\u00ebria nuk u p\u00ebrball kurr\u00eb plot\u00ebsisht me trash\u00ebgimin\u00eb e hidhur t\u00eb krimeve t\u00eb regjimit t\u00eb&nbsp;Enver Hoxha. P\u00ebr pothuaj 20-vjet\u00eb tani jam p\u00ebrpjekur q\u00eb me dyzina shkrimesh modeste, her\u00eb pas here, t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen e publikut, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare dhe n\u00eb diaspor\u00eb, rrezikun &#8212; e mos-distancimit zyrtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga e kaluara komuniste &#8212; ndaj liris\u00eb dhe demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb vend, duke paralajm\u00ebruar se Demokracia nuk pret! Me ndihm\u00ebn e (ai), po sjell, shkurtimisht, n\u00eb vija t\u00eb p\u00ebrgjithshme, nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb mendimeve t\u00eb mia modeste dhe paralajm\u00ebrimet e hershme n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje, p\u00ebrball kriz\u00ebs aktuale politike n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>R\u00ebnia e sistemit zyrtar komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb vitin 1991 sh\u00ebnoi fundin formal t\u00eb diktatur\u00ebs, por jo fundin e kultur\u00ebs s\u00eb saj politike. Nuk pati nj\u00eb proces t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb lustracioni. Nuk pati nj\u00eb gjykim t\u00eb gj\u00ebr\u00eb moral dhe institucional t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. Dosjet u hap\u00ebn pjes\u00ebrisht dhe me vones\u00eb. P\u00ebr shum\u00eb vite, tranzicioni u fokusua m\u00eb shum\u00eb n\u00eb stabilitet politik, pjell\u00eb e nj\u00eb autoritarizmi individual qeveris\u00eb dhe jo n\u00eb drejt\u00ebsi historike dhe n\u00eb t\u00eb drejtat t\u00eb njeriut, t\u00eb liris\u00eb e demokracis\u00eb. Me shembjen e Murit t\u00eb Berlinit, 1989, shqiptar\u00ebt besuan se edhe n\u00eb Shqip\u00ebri do shembej kultura e pushtetit t\u00eb pakontrolluar diktatorial komunist prej pothuaj nj\u00eb gjy\u00ebsm shekulli. U premtua demokraci, treg i lir\u00eb, shtet ligjor. Parulla ishte, \u201cE duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Evropa.\u201d &nbsp;Por tre dekada m\u00eb pas, nj\u00eb pjes\u00eb e brezit t\u00eb ri politik \u2013 t\u00eb pak\u00ebn ai q\u00eb mendohet se nuk mban mbi supe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb direkte t\u00eb krimeve t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste \u2013 ndon\u00ebse n\u00ebn rrethana t\u00eb reja politike, duket se ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pus t\u00eb err\u00ebt: korrupsionin e thell\u00eb dhe kapjen e shtetit. Propozimi i fundit RAMA-VU\u00c7IQ, botuar dit\u00ebt e fundit n\u00eb gazet\u00ebn gjermane Frankfurter Allgemaine Zeitung, duket se varros p\u00ebrgjithmon\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve: Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Evropa. &nbsp;E kam then\u00eb vazhdimisht besimin tim se tranzicioni shqiptar nuk ishte as nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shk\u00ebputje radikale nga e kaluara e ish-regjimit dhe as nga mentaliteti komunist, por ka provuar gjat\u00eb viteve se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ishte nj\u00eb riciklim i asaj kulture t\u00eb flliqt politike konfliktuale, por n\u00eb forma t\u00eb reja. P\u00ebrfshir, mentalitetin e pushtetit komunist si pron\u00eb private q\u00eb nuk u zhduk por thjesht nd\u00ebrroi gjuh\u00eb dhe kostum.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo krijoi nj\u00eb paradoks: ndryshoi sistemi, por jo plot\u00ebsisht mentaliteti politik. Edhe nga klasa e re politike q\u00eb e quan veten \u201cjo komuniste\u201d, pushteti vazhdoi t\u00eb perceptohej si privilegj, jo si p\u00ebrgjegj\u00ebsi e sh\u00ebrbim p\u00ebr qytetar\u00ebt. &nbsp;Besnik\u00ebria partiake, ashtu si n\u00eb koh\u00ebn e diktatorit komunist Enver Hoxha, vazhdoi t\u00eb mbetej jo mbi merit\u00ebn individuale, as mbi interesat dhe mir\u00ebqenjen ekonomike t\u00eb shqiptar\u00ebve duke l\u00ebn\u00eb pas dore duksh\u00ebm interesat e sh\u00ebnjta madhore afat-gjata komb\u00ebtare. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb transparenca publike, pjes\u00eb e pandar\u00eb e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb e demokratike \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga kontrolli i informacionit nga entet mediatike t\u00eb pushtetit n\u00eb fuqi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb terren politik dhe atmosfer\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb tranzicionit politik \u201cpost-komunist\u201d, korrupsioni, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e qeveris\u00eb, t\u00eb shtetit dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, (\u201ckap \u00e7\u2019a t\u00eb kap\u00ebsh\u201d), n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cpost-komuniste\u201d, nuk \u00ebsht\u00eb, n\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, nj\u00eb devijim nga e kaluara, jo. Por, ishte dhe mbetet nj\u00eb vazhdim\u00ebsi e nj\u00eb kulture komuniste ku shteti shihet dhe p\u00ebrdoret si pron\u00eb e atyre q\u00eb e zot\u00ebrojn\u00eb, p\u00ebrkoh\u00ebsisht, ose p\u00ebr periudha m\u00eb t\u00eb gjata qeverisjeje. Si rrjedhim, shpesh her\u00eb n\u00eb shkrimet e mia modeste gjat\u00eb viteve ia kam \u201cl\u00ebn\u00eb t\u00eb dera\u201d, fajin p\u00ebr &nbsp;pothuaj t\u00eb gjitha d\u00ebshtimet politike, ekonomike dhe shoq\u00ebrore dhe krimet barbare, &nbsp;regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn politike t\u00eb tranzicionit \u201cpost-komunist\u201d t\u00eb tre dekadave t\u00eb fundit \u201cpluraliz\u00ebm\u201d politik, ndoshta do t\u00eb ishte e padrejt\u00eb dhe e pasakt\u00eb t\u00eb faj\u00ebsohej vet\u00ebm e kaluara komuniste p\u00ebr d\u00ebshtimet e politik\u00ebs s\u00eb sotme, po t\u00eb merret parasysh niveli dhe p\u00ebrmasat e kriz\u00ebs aktuale politiko-ekonomike e shoq\u00ebrore, n\u00eb p\u00ebgjithsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se tre dekada \u201cpluraliz\u00ebm\u201d, brezi i ri politik \u2014 ai q\u00eb u formua pas viteve \u201990 &#8212; ka pasur koh\u00ebn e nevojshme dhe mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb institucione t\u00eb forta dhe standarde t\u00eb reja etike. N\u00eb shum\u00eb raste, kjo mund\u00ebsi, jo vet\u00ebm, \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrdoruar, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb ka d\u00ebshtuar, krejtsisht dhe mizorisht, nga nj\u00eb klas\u00eb q\u00eb tani mund t\u00eb quhet e d\u00ebshtuar politikisht dhe ekonomikisht. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mungesa e nd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb ka krijuar bindjen e vazhueshme se politika aktuale \u00ebsht\u00eb zon\u00eb imuniteti. Por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb krijuar, nuk \u00ebsht\u00eb krejt faji as i politik\u00ebs. &nbsp;Shoq\u00ebria shqiptare, e lodhur nga tranzicioni i pafund dhe i pa shpres\u00eb, shpesh ka relativizuar korrupsionin duke justifikuar me fjal\u00ebt se \u201ct\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt vjedhin\u201d, \u201cedhe ata t\u00eb m\u00ebparshmit b\u00ebnin nj\u00ebsoj\u201d, e tjera. Kjo filozofi e barazimit t\u00eb fajit \u00ebsht\u00eb armiku m\u00eb i madh i ndryshimit t\u00eb pritur p\u00ebr aq shum\u00eb koh\u00eb nga shqiptar\u00ebt e vuajtur, por q\u00eb, fatkeqsisht, nj\u00eb ndryshimi t\u00eb pritsh\u00ebm, por q\u00eb nuk po ndodh.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, nd\u00ebrsa reforma n\u00eb drejt\u00ebsi dhe veprimet e&nbsp;Struktu\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar&nbsp;(SPAK) duket se ka krijuar deri diku nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb re llogaridh\u00ebnieje dhe nd\u00ebshkueshm\u00ebrie. t\u00eb pak\u00ebn tani p\u00ebr tani, por mbetet p\u00ebrtu par\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrplasja mes kultur\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr politike komuniste, p\u00ebrfshir drejt\u00ebsin\u00eb dhe k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr standarde moderne qeveris\u00ebse, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dukshme dhe m\u00eb e eg\u00ebr se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Kjo p\u00ebrplasje shpjegon tensionet, rezistenc\u00ebn, polarizimin ekstrem politik dhe mbi t\u00eb gjitha largimin masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve thell\u00ebsisht t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vet dhe t\u00eb familjeve t\u00eb tyre n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb qeverisur nga klas\u00eb politike q\u00eb p\u00ebr 35-vjet refupon me kryene\u00e7si t\u2019i p\u00ebrshtatet rrethanave politike vendore, rajonale dhe bot\u00ebrore t\u00eb shekullit XXI. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Mosbesimi dhe zhg\u00ebnjimi i thell\u00eb qytetar nuk lind vet\u00ebm nga korrupsioni faktik ose nga polarizimi politik. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mos-besimi dhe zhg\u00ebnjimi shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve ndaj pushtetit t\u00eb shfrenuar dhe t\u00eb pa kontrolluar, ushqehet edhe nga mungesa e nj\u00eb narrative t\u00eb qart\u00eb morale e komb\u00ebtare. Kur e kaluara relativizohet, zyrtarisht, patjet\u00ebr q\u00eb edhe e tashmja do t\u00eb relativizohet. Kur krimet e djeshme t\u00eb komunizmit nuk d\u00ebnohen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb trajtohen me ambiguitet me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb hidhen n\u00eb harres\u00eb, at\u00ebher\u00eb edhe shkeljet e sotme flagrante &#8212; p\u00ebrfshir korrupsionin zyrtar n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e shoq\u00ebris\u00eb &#8212; minimizohen me justifikimin se, \u201ck\u00ebto ndodhin kudo\u201d, edhe n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj besoj se problemet e sot\u00ebme nd\u00ebr shqiptar\u00ebt jan\u00eb, thelb\u00ebsisht, jo vet\u00ebm politike, por edhe t\u00eb nj\u00eb natyre morale t\u00eb d\u00ebshtuar shoq\u00ebrore. Sepse nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb nuk e ndan qart\u00eb vij\u00ebn e kuqe midis autoritarizmit t\u00eb pa kontrolluar dhe demokracis\u00eb, e g\u00ebnjeshtres nga e v\u00ebrteta, ajo shoq\u00ebri rrezikon ta mbaj\u00eb at\u00eb vij\u00eb t\u00eb paqart\u00eb n\u00eb vazhdimsi, sidomos n\u00eb praktik\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb pushtetit qendror e lokal, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve ndaj atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb e t\u00eb shtetit, e nga t\u00eb cil\u00ebt populli pret ndershm\u00ebri, llogaridh\u00ebnie dhe nd\u00ebshkueshm\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, m\u00eb duhet t\u00eb them me keqardhje sa u p\u00ebrket ndryshimeve t\u00eb fundit n\u00eb qeverin\u00eb shqiptare, mos t\u00eb pritet ndonj\u00eb ndryshim i madh, p\u00ebrsa i p\u00ebrket ndikimit t\u00eb tyre n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb shqiptar\u00ebve.&nbsp; Sepse besimi ndaj qeveris\u00eb dhe ndaj politik\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjithsi, p\u00ebrfshir opozit\u00ebn, nuk vendoset me ndryshime t\u00eb her\u00eb-pas-hershme emrash t\u00eb rinj as t\u00eb vjet\u00ebr. Pas 35-vjet\u00ebsh t\u00eb k\u00ebsaj politike d\u00ebshtuese, shqiptar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shkundje t\u00eb fort\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj kulture politike dhe shoq\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, \u201cpost-komuniste\u201d si vend an\u00ebtar i NATO-s. me ambicje p\u00ebr antar\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb edhe n\u00eb Bashkimin Evropian, n\u00ebse zgjedhim t\u2019i besojm\u00eb propagand\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj klase politike nd\u00ebr vite, pa asnj\u00eb prove a rezultati konkret deri m\u00eb tani. &nbsp;Sepse besimi i qytetar\u00ebve ndaj pushtetit, qoft\u00eb edhe ai shqiptar, k\u00ebrkon standarde t\u00eb q\u00ebndrueshme demokratike, me ndarje reale pushtetesh, me drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur dhe me nj\u00eb kultur\u00eb ku dor\u00ebheqja dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia, por edhe nd\u00ebshkueshm\u00ebria jan\u00eb norma dhe jo p\u00ebrjashtime. Prandaj, pa nj\u00eb ndarje t\u00eb qart\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb \u2014 jo vet\u00ebm nj\u00eb distancim politik, por edhe moral nga e kaluara komuniste, Shqip\u00ebria do ta ket\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme me institucione t\u00eb besueshme me standard demokratike.&nbsp; Sepse besimi, krydesisht, \u00ebsht\u00eb produkt i kujtes\u00ebs s\u00eb ndershme, nd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb dhe i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb vazhdueshme t\u00eb pushtetit n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetarve.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbyllur &#8212; k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb mendimeve t\u00eb mia t\u00eb shprehura&nbsp; gjat\u00eb viteve n\u00eb shkrimet e mia modeste mbi zhvillimet politike n\u00eb Shqip\u00ebri &#8212; me nj\u00eb not\u00eb shprese se kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shkundje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb politike duke u distancuar nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga e kaluara, n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e koh\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij brezi t\u00eb shqiptar\u00ebve. Megjith\u00eb horizontin e err\u00ebt politik, un\u00eb gjithnj\u00eb jam i besimit se \u00e7do periudh\u00eb i qet njerzit e vet t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr ndryshimet e duhura t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie. Besoj pra se edhe brezi i ri politik i shqiptar\u00ebve ka ende mund\u00ebsi t\u00eb zgjedh\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebnse, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, pa dallim: Q\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vazhdim\u00ebsi e nj\u00eb tranzicioni t\u00eb korruptuar e autoritar, apo themel i nj\u00eb republike funksionale, v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb lir\u00eb e demokratike. Koha e justifikimeve ka mbaruar. Koha e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb morale dhe komb\u00ebtare, sapo ka filluar!&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli M\u00eb duket sikur Shqip\u00ebria ka \u201carritur\u201d kulmin e krizave ciklike politiko-ekonomike t\u00eb k\u00ebtyre 35-viteve tranzicion, si pasoj\u00eb e skandaleve, korrupcionit dhe polarizimit politik, duke rezultuar n\u00eb nj\u00eb munges\u00eb besueshm\u00ebrie t\u00eb thell\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve ndaj klas\u00ebs politike t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb tranzicionit t\u00eb pafund. Mungesa e besimit t\u00eb shqiptar\u00ebve ndaj politik\u00ebs aktuale nuk \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41072","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41072","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41072"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41072\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41075,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41072\/revisions\/41075"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41072"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41072"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41072"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}